EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu-flutur

+2
Fikrro
Jon
6 posters

Shko poshtë

Njeriu-flutur Empty Njeriu-flutur

Mesazh  Jon 28.02.10 0:11

Njeriu-flutur

Njeriu-flutur Mothma10Njeriu-flutur Mothma11 Njeriu-flutur Rad08a10

Njeriu-flutur është një krijesë misterioze me krahë që ka qenë e vëzhguar në disa vende, duke përfshirë Point Pleasant në shtetin e Virxhinias Perëndimore, Shtetet e Bashkuara në vitin 1966.

E njohur në Amerikën e Veriut si Mothman, kjo krijesë mitologjike, duket se paraqitet pak para një katastrofe.
Koncepti i njeriut-flutur është lindur nga dëshmitarët në 1966 në Virxhinian Perëndimore: ku shumë njerëz pretendojnë se kanë parë një krijesë humanoide me krahë dhe sy të kuq që flakëronin.

Disa vëzhgime u ndoqën deri në 15 dhjetor 1967, kur u bë rrëzimi i urës së Silver Bridge në Point Pleasant, ku vdiqën 36 njerëz .

Paraqitja e tij është parë edhe pas ngjarjes.

Në vitet e 70-ta, studiuesi i ufologjisë John Keel mblodhi prova në një libër të quajtur Mothman Prophecies (Profecia e Hijeve) dhe sugjeron se njeriu flutur është një krijesë nga një botë tjetër, funksioni i të cilit është që të paralajmëroj një fatkeqësi të afërt.

Autorë të tjerë si Jeff Wamsley dhe Andi Covin e rimarrin këtë temë, e cila merr një dimension universal: njeriu flutur është identifikuar me shumë entitete të ngjashme, të tilla si garuda aziatike apo zogjtë tonerre amerindien, dhe paraqitjet janë konsideruar si një formë e një dukuri globale të lidhura me UFO-t.

Sipas tyre, kjo krijesë është vënë re dhe është përshkruar në mënyrë të njëjtë në shumë vende, duke përfshirë Kinën, Rusi, Kili, Gjeorgji, dhe në shumë pjesë të Lindjes së Mesme.

Shumëllojshmëria e këtyre raporteve, ku raportimi i parë shkon në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, e kombinuar me përshkrimet çuditërisht të ngjashme, sikur ndërlikon analizat e kërkuesve.

Një shfaqje më mahnitëse e njeriut-flutur që është dokumentuar ka ndodhur më 12 nëntor 1966 në Point Pleasant.

Dita e rënies së World Trade Center në Nju Jork me 11 shtator 2001 është shënuar me dëshmi në lidhje me praninë e njeriut-fltur pranë skenës së krimit.

Një foto mahnitëse e krijesë ka qenë marrë edhe nga grafiku Steven Moran, nga Kanali WTC.
Ekspertët nuk janë në gjendje deri tani të konfirmojnë apo të mohojnë vërtetësinë e fotografive.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu-flutur Empty Re: Njeriu-flutur

Mesazh  Fikrro 08.09.10 23:25

Ja edhe disa fotografi qe mund te konfirmojn qe njeriu flutur mund te ''ekzistoj''.

Njeriu-flutur Butterfly-man-dota-seo-03

Njeriu-flutur Butterflyman_1

Njeriu-flutur Butterfly+Man+JasPari10

Njeriu-flutur Butterfly+Man+JasPari07

Njeriu-flutur Butterfly_man_02

Njeriu flutur paraqitet edhe ne Qarqet Pri:

Njeriu-flutur HumanButterfly

Njeriu-flutur ButterflyCropCircleNetherlands2009
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu-flutur Empty Re: Njeriu-flutur

Mesazh  Berti69 10.09.11 23:53

Hulumtuesit amerikanë kanë propozuar dy teori për origjinën e "qenieve fluturuese".

- Sipas teorisë së parë, ushtria ka kryer një serë eksperimentesh që përfshijnë banorët e zonave pranë instalimeve sekrete ushtarake.Eksperimentet kanë qenë të vendosura rreth një programi kërkimor për kontrollin e mendjes, të cilat do të kanë përfshirë përdorimin e sinjaleve elektronike për të prodhuar hallucinacione.

- Teoria e dytë thotë se krijesat me krahë ekzistojnë. Origjina e tyre është mjaft e errët dhe e mbinatyrshme. Krijesat janë gjetur në dimensionin tonë kohë pas kohe për tu zhdukur pa gjurmë në një dimension tjetër.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu-flutur Empty Re: Njeriu-flutur

Mesazh  maqomaqo3 11.09.11 5:31

shume interesant ky informacjon ,por ai qe fikro ka nxjere me duket si nje dicka tjeter ,krijese mitike eshte dhe ajo por zbesoj se eshte njeri flutur ,ai me shume i perngjan lakuriqit te nates sesa njeriut . lajmet dhe fotot qe jane bere i cfare madhesie thone se eshte ? nqs korespondojne me ate te figures qe ka paraqitur fikro atehere mund te jete nje lloj specie inteligjente apo jo se dime akoma . fikro ku e ke mare ate figure dhe cfare thuhej atje ku e more ? dikush ne kte forum ka thene se zanat jane sa nje pellembe dore ,ndoshta eshte nje zane e vdekur ajo qe ke paraqitur ti .
maqomaqo3
maqomaqo3

96


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu-flutur Empty Re: Njeriu-flutur

Mesazh  Jon 11.09.11 23:46

Ato janë krijesa të natës.
Sytë e tyre janë të kuq dhe kanë shkëlqim në terr dhe kanë krahë për të fluturuar.
Ato janë të lidhura me legjendat e së kaluarës në Gargoyles dhe Valkyries.
Në kohën tonë ata nuk kanë shumë ndikim në tokë, përveç që krijojnë panik dhe janë shkak i kureshtjes.
Ata janë shpesh të fshehur në vende nëntokësore dhe nuk dëshirojnë të tërheqin vëmendjen.

Njeriu-flutur L_3ac310

Njeriu-flutur L_3b4110

Kjo informatë është dhënë nga Preston Nichols (i kontaktuar).
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu-flutur Empty Re: Njeriu-flutur

Mesazh  Admin 09.04.12 14:17

Njeriu-flutur Mothman-t%e9moin
Krijesa, ashtu siç ishte parë nga një prej dëshmitarëve

Njeriu-flutur Mothman-artiste

Reprezentimi artistikë në bazë të dëshmitarëve

Njeriu-flutur Mothman-artiste2
Vizatimi e Mothman-it nga artisti Frank Frazetta

Njeriu-flutur Mothman-artiste3

Krijesa, e ri-imagjinuar nga C.Wilkins

Njeriu-flutur Mothman-artiste4

Njeriu-flutur Mothman-maddie

Njeriu-flutur Mothman-journal1

Njeriu-flutur Mothman-journal2

Njeriu-flutur Mothman-journal3

Në shtyp
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu-flutur Empty Re: Njeriu-flutur

Mesazh  Luli 23.04.12 13:38

Mothman

Njeriu-flutur 46870_10

Njeriu-flutur 46869_10

Mothman eshte emri i nje krijese misterioze qe pretendohet te jete pare duke u lajmeruar zyrtarisht ne Virginia Occidentale, e ne zonen e Ohio midis nentorit te vitit 1966 e dhjetorit 1967..

Deshmintaret e kane pershkruar ne dimesionet e nje njeriu me krahe te stermedha, sy te kuq ndriçues, fluturues me nje shpejtesi krejtesisht te pa matshme!

Njeriu Flutur eshte pare per here te pare ne 12 nentor te vitit 1966.

Nje grup prej pese burrash qe po pergatitnin nje varr ne nje varreze afer Clendenin, vune re nje krijese te habiteshme! ..ishte nje figure humane ne ngjyre gri varaku, me krah te stermedhenje, i cili fluturonte tek pemet aty afer!

Ky rast nuk u paraqit menjehere ”zyrtarisht” por u paraqit pas sinjalizimeve nga te tjere rreth kesaj krijese misterioze por edhe te frikshme.

Sinjalizimi i radhes vjen ne naten e dates 15 nentor, nga dy çifte te rinjsh (familjar) te cilet ishin banues te zones Point Pleasant:
Roger & Linda Scarberry e Steve & Mary Mallette.

Sipas kallzimit te tyre- (Linda Scerberry, ishte e vetmja qe nuk deshironte te fliste apo me qarte; nuk deshironte te ngaterrohej me kete mesele) -ishin duke kaluar afer zones fabrikale (TNT) e cila dikur ishte centrali i vjeter elektrik Point Pleasant, ne kohen e luftes se dyte boterore u perdore per armatime, etj prodhime e depozitime ushtarake.

Perbri kangjellave prane nje gjeneratori te vjeter elektrik, vune re dy drita te kuqe te shendritshme!
Ndaluan makinen edhe u qasen me kurreshtje te shikonin se ç’fare ishte, por u tmerruan kur pane qe dritat e kuqe e te shendritshme, ishin sy te nje krijese te madhe ne forme njeriu, me krahe te palosura ne shpine!

Te terrorizuar, morren aratine per ta braktisur ate vend sa me pare.
Pa u cenuar fizikisht nga krijesa misterioze i cili kerkonte vetem te demostronte prezencen e tij, makina e tyre u shoqerua me fluturim nga vet ai deri diku afer qytetit.

Pasi arriten ne Mason Contry, kallzojne menjehere tek zevendes Sherifi i zones, Millard Halstead, i cili me vone deklaroi:
”I njoh keta te rinj qe kur kane lindur pasi jane vendas, nuk kane qene kurr ne probleme, por ate nate qe erdhen tek une, ishin me te vertet te tmerruar.. Une e mora seriozisht situaten e tyre duke e konsideruar akoma te tille”

Nje telekronist lokal i zones, e emeroji krijesen e mistershme me emrin ”Mothman” per analogjine e Batmanit, filmi-serial i cili asaj kohe ishte ne vrullet televizive ne Amerike.

Ne ditet pasuese, krijesa e mistershme tashme me nje emer ”Mothman” (Njeriu Mole) u pa edhe nga shume banore te tjere te zones duke e bere me faktuese prezencen e tij.
Rastet me te shumta ishin kallzimet per zonen e fabrikes.

Ne pergjithesi, te gjitha kallzimet flisnin ekzaktesisht per nje forme te kesaj krijese, i cili vetem demostronte prezencen e tij pa cenuar askend fizikisht!

Ja edhe nje liste e tyre, qe natyrisht secila ka versionin e saj shokues, por gjithnje te njejtin protagonsit; Mothman, Njeriun Flutur.

1 shtator 1966 – Scott Missouri
Shume persona treguan se kishin pare nje diçka ne forme njeriu qe fluturonte ne nje kuote te ulet.

1 nentor 1966 – Camp Conley Road
Garda Nacionale shenoji si raport, venien re te nje figure humane te erret mbi nje dege peme.

12 nentor 1966 – Varreza Clendenin
Pese burra aprovuan se kishin pare nje diçka fluturuese ne forme njeriu.

15 nentor 1966 – Zona TNT fabrika ushtarake ose centrali i vjeter elektrik Point Pleasant
Dy çifte denoncuan rastin se kishin pare nje krijese me sy te kuq te ndritshem e cila i kishte ndjekur deri ne nje pjese rruge.

16 nentor 1966 – Zona TNT
Tre te rritur deklaruan se kishin pare nje gje ngjyre gri ne te murrme, i gjate, me sy te kuq te ndritshem.

17 nentor 1966 – Statale 7 Cheschire Ohio
Nje djale ishte terrorizuar nga nje diçka gri ne forme njeriu me sy te kuq te ndritshem, kishte nje hapesire krahesh rreth tre metra.

18 nentor 1966 – Zona TNT
Dy zjarrfikes faktuan qe kishin pare nje krijese gjigante me sy te kuq te ndritshem.

20 nentor 1966 – Campbells Creek
Gjashte adolishenta lajmeruan se kishin pare nje njeri fluturues, ngjyre gri, me sy te kuq e te ndritshem.

24 nentor 1966 – Point Pleasant
Dy te rritur e dy femije deshmuan se kishin pare nje gje gjigante qe fluturonte, me sy te kuq e te ndritshem.

25 nentor 1966 – Rruga perbri zones TNT
Nje burre me makine deklaroji se ishte terorizuar me ndjekje nga nje qenie misterioze, ngjyre gri me sy te kuq ndriçues.

26 nentor 1966 – Lowell Ohio
Dy te rritur e dy femije deshmuan se kishin pare kater zogje te medhenje te kolorit te murrme te gjate rreth 1.5 metra me nje hapje krahesh rreth tre metra.

27 nentor 1966 – Statale Albans
Nje grua shtepiake deshmon se kishte pare nje krijese ngjyre gri me sy te kuq e te ndritshem, me i gjate se nje njeri, ndaluar tek qendronte ne fushen aty prane.

27 nentor 1966 – Manson
Nje vajze deshmoji se kishte pare nje gje te pa imagjinueshme ne forme njeriu, ngjyre gri me sy te kuq te ndritshem qe po ndiqte makinen e saj nga mbas.

4 dhjetor 1966 – Aeroporti Gallipolis Ohio
Pese pilote deklaruan se kishin pare nje krijese te stermadhe fluturuese i cili arriti perbri avionit te tyre duke i shoqeruar per nje pjese kohe me nje shpejtesi 110 km/h konstante pa rrahur krahet.

6 dhjetor 1966 – Mayswille Kentucky
Nje postier deshmoi se kishte pare diçka misterioze e te pa shpjegueshme qe fluturonte.

6 dhjtetor 1966 – Zona TNT
Dy te rritur deshmuan per nje figure ngjyre gri me sy te kuq te ndritshem qe i ndiqte duke i trembur.

7 dhjetor 1966 – Statale 33 Ohio
Kater gra deshmuan per nje krijese fluturuese ne forme njeriu, ngjyre varaku me sy te kuq te ndritshem.

8 dhjetor 1966 – Statale 35
Dy gra deshmuan se kishin pare diçka misterioze mbi ne kodren aty prane, kishte sy te kuq e te ndritshem.

11 dhjetor 1966 – Zona TNT
Nje djale edhe nje burr deshmuan se kishin pare nje krijese fluturuese ne forme njeriu qe fluturonte me nje shpejtesi marramendese.

11 dhjetor 1966 – Statale 35
Nje grua deshmoji se ishte ndjekur nga pas teksa udhetonte me makinen e saj nga nje krijese e t’merrshme ngjyre gri me sy te kuq te ndritshem.

11 janar 1967 – Point Pleasant
Nje grua shtepiake deshmoji se kishte pare nje diçka te pa shpjegueshme porsi nje aeroplan i vogel i cili fluturonte ne nje kuote te ulet.

12 mars 1967 – Letert Falls Ohio
Nje grua deklaroji se kishte pare nje diçka fluturuese me krahe te stermedha qe kaloji perpara makines se saj.

19 maj 1967 – Area TNT
Nje grua deshmoi se nje krijese misterioze fluturuese me sy te kuq te ndritshem, i afrohej nje diçkaje tjeter te kuqe ne ajer duke u zhdukur menjehere.

2 nentor 1967 – Area TNT
Nje grua deshmoi se kishte pare nje krijese te stermadhe ne formen e nje njeriu i cili bente disa veprime te çuditshme; rremonte token ne nje fushe aty prane (rremime te faktuara).

7 nentor 1967 – Chief Cornstalk Park
Kater burra teksa ishin ne gjueti, u shtangen nga pamja e nje figure gjigante me sy te kuq te ndritshem.. Njeri prej tyre theksoi se nuk ishte ne gjendje ta qellonte pasi ishte krejtesisht i terrorrizuar.

Njeriu flutur apo siç njihet ndryshe ne anglisht; Mothman, solli apo ju ngarkua faji i disa shkaterrimeve qe ndodhen ne kohet ne vazhdim.

Point Pleasant, nje ure e madhe u krodh duke u shkaterruar.. po ate dite kishin denoncuar zyrtarisht rastin Monthman, te cilin e kishin pare teksa qendronte siper mbi ure.

Edhe sot ne kohet me te avancuara, Mothman eshte deshmuar duke qene serisht pergjegjes i disa shkaterrimeve!

Ne nje fabrike nukleare ne Cernobil (Černobyl) te Ukraines, ndodhi nje shperthim fatal i cili solli shume pasoja te renda.

Disa punonjes te fabrikes, deklaruan se disa dite perpara se te ndodhte shperthimi, kishin pare ne xhiro aty prane nje krijese te çuditshme qe fluturonte.
U deshen disa dite qe fabrika e kthyer ne ferr te shuhej nga flaket.

Mbas disa diteve pasi flaka ishte shuar duke lene ne pamje nje shkaterrim ngado, serisht u pa krijesa Mothman qe qendronte siper tymrave.. dukej sikur i thithte ato.
Qe prej asaj kohe Mothman mori edhe nje emer te dyte; Demoni i zi!

Rasti i fundit eshte rasti me i degjuar:
Kullat binjake ne Amerike!
Te gjithe kemi degjuar per kullat binjake, per shperthimin qe ndodhi atje.
Pergjate asaj skene terrori, shume njerez gjeten edhe kohe per te shkrepur foto nga me te ndryshme te kullave ne pervelim.
Disa nga nga fotografite, madje amatoriale, kishte kapur ne fluturim Mothman apo Demonin e zi i cili sillej rrotull kullave ne momentin e mposhtjes se tyre.

Fotografite u verifikuan nga FBI edhe nuk dolen askund pjese anomalie ne piksel, gje qe deshmonte se ishin foto reale por te pa pranueshme!
Per mos te lejuar hapjen e ketyre fotografive, FBI bllokoji daljet e tyre ne publik, duke mohuar kategorikisht jo vetem rastet e fotografive por edhe hipoteza te tjera jashte faktit aktual qe tashme te gjithe e dine.

Faktikisht.. fotografite kishin xhiruar me perpara se te vinte ne dore te FBI-se edhe keshtu ngelen ne xhiron multimediale edhe sot, por pa as edhe nje lloj aprovimi zyrtar.

Njeriu-flutur Rdeskt10

Sot ne Point Pleasant gjendet nje sklupture qe prezantone krijesen e mistershme Mothman, sklupture e realizuar nga Robert Roach, gjithashtu gjendet edhe nje muze i cili tregone enkas per Njeriun Mole, duke mbajtur perbrenda dokumente zyrtare te rasteve te denoncuara, foto te fabrikes, skluptura, etj materiale qe te ngjallin me te vertet kurreshtje.

Muzeumi eshte quajtur; Mothman Museum.

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu-flutur Empty Re: Njeriu-flutur

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi