EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekretet e Nazizmit

+14
Berti69
Odin
Ushtari i krishtit
Androo
Luli
Equinox
Zattoo
Kinich-Ahau
Estilen
protoni
Neo
Jon
Big Bang
Admin
18 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Luli 18.10.12 21:02

Hitleri merrte kokainë për të qetësuar dhimbjet e sinusitit

Adolf Hitler vuante nga sinusiti dhe për ta kuruar përdorte kokainë, ndërsa për të arritur kënaqësi seksuale merrte ekstrakte testikujsh të demave.

Të dhënat mësohen nga kartela klinike e Fyhrerit, e përpiluar nga mjeku i tij personal, Theodor Morell. Kartela përmban 47 faqe dhe javën e ardhshme pritet të dal në ankand në adresën e internetit të “Alexander Historical Auctions” të Stamfordit, në Connecticut.

Sipas dokumentit duket se Hitleri përdorte kokainë për të qetësuar dhimbjet e kokës së shkaktuara nga sinusiti dhe gëlltiste rreth 30 ilaçe në ditë për të kontrolluar fryrjen e zorrëve, nga e cila vuante sistematikisht. Kartela klinike përmban edhe radiografinë e kafkës së Hitlerit dhe vizatime që paraqesin pjesën e brendshme të hundës së tij.

Ndërkaq mësohet se diktatori nazist kurohej me “stricnin”, një lloj helmi, për të zgjidhur problemet me aparatin tretës. Gjithsesi kurat nuk e qetësonin, përkundrazi i shtonin dhimbjet e stomakut.

Në pjesën e fundit të dokumentit të përpiluar nga doktor Morell citohet se Hitleri injektonte ekstrakte të testikujve të demave të rinj, për të rigjallësuar libidonë e tij. Sipas përllogaritjeve, secila prej të dhënave që përmban kartela klinike vlen të paktën dy mijë dollarë.

Luli

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Luli 29.10.12 19:57

50 FAKTE TE RRALLA NGA JETA E ADOLF HITLER

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 AdolfHitlerPortrait

1. Adolf Hitler lindi në orën 18:30, më 20 prill 1889, në Braunau, një qytet në Austri dhe vrau veten në Berlin, në Bunkerin e Kancelarisë Perandorake, që ishte ndërtuar posaçërisht për të, në orën 15:30, në mesditën e 30 prillit 1945. Jetoi 56 vite, një javë e tri ditë.

2. Ishte fëmija e tretë i Alos Hitler, i martuar me Klara Polz, që ishte dhe mbesa e xhaxhit të tij. Motra dhe vëllai më i madh i Hitlerit ishin fëmijët e martesës së parë të të atit. Ndërsa Paola dhe Hitleri ishin dy fëmijët më të vegjël të familjes.

3. Schickelgruber është mbiemri i tij nga i ati Alos, që ishte një fëmijë i jashtëligjshëm. Një mbiemër që edhe në gjermanisht nuk shqiptohet lehtë. Gjatë ngjitjes në karrierën politike ai e ndërroi mbiemrin. Kjo i dha lehtësi në shqiptim, pasi nuk dihet nëse mbiemri i vjetër do ta ndihmonte të merrte atë famë.

4. Nuk ishte gjerman, por austriak, e megjithatë arriti t’i imponohej një populli prej 50 milionësh, duke u kthyer në idhullin e tyre. Një rast i veçantë, ku një jogjerman arrin duke përdorur patriotizmin të kthehet në lider kryesor.

5. Është cilësuar si diktatori më i madh i të gjitha kohërave. Krimineli nazist numër 1 në botë. Sundoi në Gjermani për 17 vite. Në këtë kohë u vranë 12 milionë gjermanë dhe u masakruan 6 milionë hebrenj. Ideator dhe zbatues i Holokaustit, dhe shkaktar i Luftës së Dytë Botërore.

6. Hitleri nuk ka shkëlqyer në shkollë. Në matematikë dhe në frëngjisht ka ngelur gjithmonë. E vetmja lëndë që e tërhiqte ka qenë historia dhe luftërat e Gjermanisë. Mësuesit e përshkruanin si një fëmijë të keq që nuk mund të shtrohej.

7. Adolf Hitlerin e kujtojnë si një njëri të zbehtë, shëndetlig, të dobët dhe përgjithësisht të ndrojtur dhe të përmbajtur, por ishte i aftë për shpërthime të befasishëm, zemërim dhe histerizëm ndaj atyre që i kundërshtonin fjalën.

8. Pesë ishin gratë që janë njohur si shoqëruese të Hitlerit. Aktorja Renate Muller, e cila vrau veten; Geili Rojball, e cila ishte mbesa e tij dhe thuhet se e vrau veten nga xhelozia. Leni Eiefenstal dhe Miss Midford, si dhe Eva Braun, që u bë gruaja e tij vetëm për një ditë të vetme.

9. Gjatë gjithë jetës ndaj tij janë kryer 42 atentate. U përdorën thuajse të gjitha armët, helmet, aksidentet, pistoletat, bombat me sahat, por asnjë nga atentatorët nuk arriti të realizonte qëllimin e eliminimit final.

10. Pas Luftës së Parë qëndron në ushtri, ku futet me shërbimin sekret. Ngarkohet të spiunojë takimet e Partisë Gjermane të Punëtorëve, ku u regjistrua si anëtar i saj, me numër 555. Spiunonte shokët, por aty ra në kontakt të parë dhe me frymën anti-semite që ekzistonte në Gjermani.

11. Krimineli numër një i botës ka hyrë në histori dhe si strateg ushtarak. Reparti ushtarak në kohën e tij arriti një nivel të lartë. Ishte e vetmja ushtri që mund të marshonte 20 km në ditë në atë kohë. Në fillim hidhte në sulm këmbësorinë, më pas mjete të rënda dhe në fund bombardimet.

12. Në pesë vite që Hitleri nisi Luftën e Dytë Botërore u vranë dhe u masakruan mesatarisht 11 mijë persona në çdo ditë. 6 milionë hebrenj, 6 milionë civilë sllavë, 4 milionë robër lufte, 1.5 milionë dezertorë politikë, 800 mijë romë, 300 mijë njerëz me handikap, 2 mijë dëshmitarë të Jehovait.

13. Sundimi i tij në Gjermani, nga momenti që u zgjodh kancelar dhe deri në kapitullimin e Gjermanisë, zgjati 12 vite, katër muaj e tetë ditë. Në një kohë kaq të shkurtër, asnjëherë një vend nuk ka arritur t’i imponohet gjithë botës në një mënyrë të tillë.

14. Ëndrra e tij më e madhe ishte që të bëhej piktor dhe për këtë ai shpenzoi dy vjet, duke ardhur vërdallë në lice dhe duke ushqyer veten me mendime madhështore për t’u bërë një njeri i famshëm, pa bërë asnjë përpjekje tjetër për të siguruar jetesën. Këto ishin vite që për biografët Hitleri i ngjante një endacaku të pashpresë.

15. Adolf Hitleri në moshën 39-vjeçare u martua me vajzën e gjysmë-motrës së tij nga martesa e parë e të atit. Inçesti, sipas studiuesve të ndryshëm të jetës së Hitlerit, e ka shoqëruar për shumë breza familjen e tij. E dashura e fundit e Hitlerit ishte Eva Braun, me të cilën diktatori ndenji i martuar vetëm një natë. Ajo lindi më 6 shkurt të 1912-s, në Munih të Gjermanisë; vdiq më 30 prill 1945, së bashku me Hitlerin, në një vetëvrasje në çift.

16. Hitleri dështoi dy herë për t’u futur në Institutin e Arteve të Bukura, megjithëse ambicia e tij ishte për të studiuar për artet. Fitonte shuma të vogla duke pikturuar kartolina dhe reklama, duke u endur nga një bashki në tjetrën. Gjatë kësaj periudhe ai bëri një jetë të izoluar dhe të vetmuar.

17. I vrazhdë në komunikim, cinik dhe mosbesues te askush, Hitleri nga biografët përshkruhet si një njeri që ishte pak i shoqërueshëm. Veç pikturës, librat e historisë dhe studimet mbi popullin gjerman ishin një tjetër pasion i Hitlerit. Por kishte dhe një dhunti, për të joshur turmat.

18. 35 vite pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, rusët në vendin ku u varros Hitleri ndërtojnë një rezidencë. Kufomat e Hitlerit, Eva Braunit, Joseph Goebbelsit dhe fëmijëve të Goebbelsit, i dogjën dhe hirin e hodhën në lumin Elba. Një dëshirë e lënë kjo në testamentin e Hitlerit.

19. Për mësuesin e frëngjishtes djaloshi Hitler ishte një “idiot i lindur”. Për një tjetër mësues, që nuk kishte as përshtypje të mirë dhe as të keqe, e ka cilësuar njeri të rëndomtë. Ndërsa i vetmi mësues i Hitlerit që ka lënë ndikim te ai, ishte i Historisë, nga ku mori mësimet e para për popullin gjerman. Hitleri pikturonte panorama të vogla me pamje të Vjenës, tablo të rëndomta, që përfaqësonin zakonisht një vend apo një monument shumë të njohur: Katedralen e Shën Stefanit, operën, Burgteatrin, Pallatin e Shën Brunit ose rrënojat romake të parkut të tij.

20. Pamja e Hitlerit nga mënyra e veshjes në rininë e tij ishte për të ardhur keq, në këtë kohë pamja e tij në Vjenë me atë mantelin e tij të gjatë e të vjetruar shumë që zbriste deri në nyjën e këmbës, tamam si një xhybe që ia kishte dhënë një hebre shitës rrobash të vjetra.

21. Ishte i gjatë 1 metër e 73 centimetra dhe sipas kartelës ushtarake, peshonte 70 kilogramë. Kishte një fytyrë të ashpër dhe asnjëherë nuk i hoqi mustaqet. Vishej gjithmonë me uniformë ushtarake, pallto të murrme dhe pantallona të zeza.

22. Dy ishin partitë politike që e tërhoqën fort Hitlerin e ri. Ai admiroi në fillim Partinë e Nacionalistëve Pangjermanë, të themeluar nga Georg Riter fon Shënerer. Dhe analiza e tij ndaj taktikave naziste ishte ndër më të saktat. Hitleri konsiderohej si një njeri fanatik, i verbër deri në fundin e tij tragjik. Ai e shkroi testamentin një orë para vdekjes. Ai ia ngarkoi hebrenjve përgjegjësinë e një lufte të cilën e nisi vetë dhe që i shkaktoi fundin e tij dhe Rajhut të Tretë.

23. Që në adoleshencën e tij, Adolf Hitleri u bë një nacionalist gjerman fanatik dhe i tillë mbeti deri në frymën e tij të fundit. Dashuria e Hitlerit për gjithçka që ishte gjermane ishte shumë e egër. Në pranverën e vitit 1913, Hitleri e braktisi përfundimisht Vjenën dhe shkoi të jetonte në Gjermani. Në moshën 24 vjeç atë e konsideronin të gjithë si njeri të dështuar plotësisht. Ai nuk u bë dot as piktor as arkitekt.

24. Riçard Vagner ishte kompozitori gjerman i referuar i Hitlerit. Jo vetëm për faktin se ishte gjerman, por edhe sepse muzika e tij tingëllonte si një simfoni lufte dhe pushteti për Hitlerin. Biografët thonë se Hitleri e dëgjonte për orë dhe orë të tëra, dhe merrte frymëzim nga arti.

25. Autori i preferuar i Adolf Hitlerit ishte filozofi gjerman Frederik Niçe. Ideja e nihilizmit dhe e mosnjohjes së çdo gjëje që ka ekzistuar më parë ishte një ide e marrë nga Niçe. Po ashtu dhe absolutizmi, dhe etja për pushtet, u huazuan nga Niçe. Vetëm se realizmi i njeriut të Niçes te Hitleri u bë në mënyrën më të egër.

26. Adolf Hitleri nuk kishte as miq, as familje, as plan e shtëpi, megjithëse ai zotëronte një besim të palëkundur në ndjenjën e thellë dhe të zjarrtë të misionit. Mesa duket ai nuk ishte asgjë tjetër veçse një vagabond mjaft i çuditshme dhe me kokën e mbushur me lexime.

27. Njeri me fytyrë të ashpër, kishte një dashuri të çuditshme për qentë. Besonte më shumë te qentë e tij që ishin race “Bari Gjerman”, sesa te gjeneralët e tij. “Wolf” ishte qeni i tij i parë, ndërsa “Bond” ishte qeni që e mori me vete edhe në bunkerin ku u strehua në fund të jetës. Thuhet se helmin me të cilin u vetëvra bashkë Eva Braun e provoi fillimisht te qeni.

28. Njeriu që do të sillte Luftën e Dytë Botërore në 1913-n zhvendoset nga Bavaria për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak të detyruar në ushtrinë e Austro-Hungarisë. Por një vit më vonë do të dilte vullnetar, kur Gjermania hyri në Luftën e Parë Botërore. Në moshën 25-vjeçare, në frontin Francës merr gradën “Rreshter”. Plagoset në luftë dhe për merita të veçanta në një nga betejat më të përgjakshme merr medaljen e “Kryqit të Hekurt” të klasit të dytë, ndërsa më pas merr “Urdhrin e Klasit të Parë”, një medalje që asnjë ushtar i thjeshtë nuk e ka marrë më parë.

29. Në shërbimin ushtarak Hitleri ishte një ushtar i veçantë në krahasim me shokët e tij. Ai nuk merrte asnjëherë as letra, as pako, ai nuk kërkonte kurrë leje. Ndryshe nga të gjithë ushtarët, ai nuk interesohej për gra. Hitleri nuk qahej as nga pisllëku, as nga pleshtat. Humbjen e Gjermanisë në Luftën e Parë Hitleri e përjetoi gjatë momenteve që ndodhej në spital. Së bashku me shumë ushtarakë të tjerë që nuk e pranonin dështimin e tyre, vendosi të angazhohej në politikë për të shkatërruar marrëveshjen e paqes mes Francës dhe Gjermanisë.

30. Ishte viti 1920 kur Hitleri u bë përgjegjës për propagandën e partisë dhe la ushtrinë për t’i dedikuar kohën dhe jetën riorganizimit të partisë, të riemëruar si Partia Nacional Socialiste e Punëtoreve Gjermanë (NSDAP), e njohur shkurt si naziste. Adolf Hitleri u zgjodh në korrik të vitit 1921 president nga përfaqësuesit e Partisë Naziste, me idenë se ai ishte një person i cili u ofronte publicitet dhe dinte të tërhiqte fonde nga simpatizantë, udhëheqësit e Partisë Naziste e zgjodhën atë president të partisë me fuqi të pakufizueshme.

31. Më 24 shkurt të vitit 1920, Hitleri organizoi mitingun e parë për të. Në fjalimin e tij ai shpalli për të parën herë 25 pikat e Partisë Punëtore Gjermane. Pjesa më e madhe e fjalëve therëse dhe ndërprerjeve që bënin, drejtoheshin kundër pjesëve të programit që lexonte. Në vitin 1928, Hitleri zgjodhi Geringun për të qenë një nga dymbëdhjetë deputetët nazistë që do të përfaqësonin partinë në Rajhshtag dhe kryetar i të cilit u bë kur nazistët përbënin partinë më të rëndësishme në Parlament, më 1932.

32. Në moshën 35-vjeçare organizon një grusht shteti, duke përdorur strukturat paramilitare që ia bashkëngjiti Partisë Naziste, “Freikorps”, që ishin ushtarët e Luftës së Parë Botërore. Grushti shtetit dështoi dhe Hitleri dënohet me pesë vite burg.

33. “Mein Kamf” (Lufta Ime). Libri që Hitleri shkroi në burg. Në këtë libër ideatori i nazizmit shpalos të gjitha idetë e tij për racën, gjuhën gjermane dhe urrejtjen ndaj hebrenjve. Libri u bë një udhërrëfyes i brezave nazistë. Për fat të keq, askush nuk i mori seriozisht idetë e shkruara nga Hitleri, deri sa ai i vuri në zbatim ato. Në 1935, Hitleri ua shpërndau falas librin të gjithë gjermanëve për ta lexuar me detyrim. Ndërsa pas Gjyqit të Nurenbergut, libri “Mein Kamf” u ndalua, hyri në librat e ndalur për botim dhe shitje.

34. Në moshën 44-vjeçare themelon Partinë Nacionaliste të Punëtorëve Gjermane, që më pas u quajt Partia Naziste, pas rënies së Republikës së Vajmarit më 1933. Megjithëse kushtet ishin tepër të favorshme për rritjen e partisë, Hitleri i nuk i shfrytëzoi ato plotësisht. Ai e gjeti partinë të vogël, të pamjaftueshme, me një program me principe nacionaliste dhe socialiste, por me një udhëheqje të përçarë dhe me mjete të pamjaftueshme.

35. Më 30 janar 1930 emërohet kancelar (kryeministër) i Gjermanisë dhe që nga ky moment nis vendosjen e diktaturës naziste. Nazistët tashmë kishin arritur t’i imponoheshin popullit dhe kapën majat më të larta të pushtetit. Por kjo ishte vetëm nisja e idesë për pushtimin e botës. Një vit pasi u zgjodh kryeministër, në qershor të vitit 1934, Hitleri nisi spastrimet brenda partisë për të larguar rivalët, madje dhe ata që dikur e kishin ndihmuar. Brenda një nate vrau 71 njerëz të lartë të partisë gjermane, shumica njerëz që ndihmuan të vinte në pushtet. Kjo ngjarje njihet ndryshe në histori si “Nata e thikave të gjata”.

36. Djegia e Parlamentit Gjerman (Rajshtagut), më 23 shkurt 1933, ishte nisja e diktaturës hitleriane. Kishte postin e kancelarit, por jo aq pushtet sa i duhej. Për zjarrvënien u akuzua një komunist, por, në fakt ngjarjet treguan se, Partisë Naziste në ato momente i interesonte më shumë rrëmuja në Gjermani për të marrë në dorë gjithë pushtetin. Më pas kjo djegie u përdor për të arrestuar kundërshtarët dhe për të zhdukur komunistët në Gjermani. Më 1933, Hitleri ngre shërbimin e fshehtë policor “Gestapo”. Ajo u ideua nga Geringu dhe Hitleri, dhe ishte struktura që grumbullonte të gjitha informacionet sekrete. Zbulimi i komploteve dhe kundërshtarëve brenda Gjermanisë, por edhe misionet sekrete jashtë saj, ishin detyrat kryesore të oficerëve të saj.

37. “Wolksvagen”, makina që edhe sot është një nga më populloret në Evropë, është ideuar nga Hitleri. Pas emërimit kryeministër, ai urdhëroi inxhinierët që të prodhonin një makinë që nuk do të kushtonte më shumë se 1 mijë marka për të pasur përdorim të gjerë në vend. Ai ideoi dhe emrin “Wolksvagen” (makina e popullit). Diktator, kriminel, sadist dhe mbartës i të gjitha epiteteve. Por kjo nuk e ka penguar të ishte “popullor”. Më 1938 revista prestigjioze “The Time” e zgjedh “Njeriun e Vitit”.

38. “Fyhrer” është titulli që mbante Hitleri. Në gjermanisht do të thotë udhëheqës, prijës. Një titull që askush tjetër nuk e kishte mbajtur në Gjermani. Përveç mikut të tij, gjeneralit Rem, të gjithë të tjerët i drejtoheshin vetëm me emrin “Fyhrer Hitler”. Rajhu i Tretë. Është emri që i vuri perandorisë së tij Aldolf Hitleri, që nënkuptonte një mbretëri ose bashkësinë gjermane si një e tërë. Rajhu i Parë quhej Perandoria Gjermane nga shekulli IX deri më 1802. Rajhu i Dytë quhej Perandoria Gjermane 1871-1818.

39. Kryqi i thyer Svatiska i ushtrisë gjermane është vendosur nga vetë Hitleri. Ai është një simbol i lashtë kelti dhe simbolizon diellin dhe fatin gjatë luftës. Por për studiues të ndryshëm ai simbolizon dhe racën e bardhë. Ndërkohë që simbole të ngjashme me të janë gjetur dhe në rrënojat e qytetërimit antik. Thuhet se Hitleri e ka marrë idenë gjatë studimeve për pikturë. Përshëndetja me dorën lartë ishte një tjetër shenjë, nderim që Hitleri e huazoi nga historia botërore. Shenja e nderimit me dorën lartë është përdorur për perandorët romakë “Ave Çezar” (Jetë të gjatë Çezarit). Hitleri e kthehu në “Heil Hitler” “Rroftë Hitleri”.

40. 1 shtator 1939 është dhe data zyrtare e nisjes së Luftës së Dytë Botërore. Pasi kish bërë një pakt me rusët, Hitleri vendos të pushtojë Poloninë, duke prishur marrëveshjet ndërkombëtare me Anglinë dhe Francën. Më 20 janar 1942, në Berlin Hitleri organizon konferencën për spastrimet që do të bëheshin ndaj popullsive joariane. 15 ushtarakë të lartë të drejtuar nga Hitleri, Reinhard Heydrich e Adolf Eichmann, ideojnë batimin e Holokaustit dhe dhanë urdhrin për ngritjen e kampeve të shfarosjes.

41. Holokausti është një teori, që do të thotë djegie totale. Në bazë të kësaj u ngritën me dhjetëra kampe përqendrimi në të gjithë Evropën dhe në Gjermani. Më të mëdhenjtë ishin Auschëitz-Birkenau, në kufi me Poloninë, ku u vranë në dhoma gazi dhe krematoriume rreth 70 mijë hebrenj. Janë mbi 50 kampe përqendrimi në të gjithë Evropën, ku u krye maskara kundër gjashtë milionë hebrenjve. Robërit grumbulloheshin në të gjitha shtetet që kishin pushtuar gjermanët dhe më pas dërgoheshin për në kampet më të afërta, që ishin vetëm kampe vdekjeje.

42. “Zgjidhja finale” u quajt aksioni që parashikonte shfarosjen e të gjitha racave inferiore me fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Hebrenj, romë, zezakë, sllavë, kundërshtarë të regjimit, u klasifikuan si gjahu i luftës. Në zbatim të këtij aksioni u vu një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Hitlerit, Himler. Adolf Hitler ishte njeri supersticioz. U besonte profecive dhe kërkonte nga astrologët parashikimin e yjeve për fatin e tij. Gjithashtu ishte i tërhequr dhe nga besimet okulte. Ndërkohë që nuk mungojë dhe autorë të tjerë që e lidhin besimin e tij me sekte të dyshimta fetare që praktikonin satanizmin.

43. Zhvillimi i shpejtë i ekonomisë është një kapitull më vete në historinë e perandorisë. Brenda pak vitesh Gjermania arriti të kishte numrin më të vogël të të papunëve në botë dhe ngrinte vlerën e markave njëlloj me paratë e vendeve të tjera të fuqishme. Hitleri organizoi dhomat duke vjelë shpërblime për arkën e shtetit. Humbja e Luftës së Parë Botërore e sanksionoi Gjermaninë në mbajtjen e një numri të kufizuar ushtarësh. Por, në 1934-n Hitleri kishte 100 mijë forca të armatosura. Ndërsa pas një viti ky numër shkon në 300 mijë.

44. Armatosja e Gjermanisë është një gabim që aleatët e paguan shtrenjtë. Hitleri urdhëroi ministrat të përgatisin një projekt të fshehtë që ishte armatosja e Rajhut, pa u vënë re nga aleatë. U ndërruan kryqëzorë deri në 26 mijë tonë. U fuqizua marina, këmbësoria dhe aviacioni. Në Zvicër u prodhuan armë të veçanta dhe teknologjia e luftës u bë më e rëndësishmja. U prodhuan 240 mijë makina lufte.

45. Lufta e Dytë Botërore, që nis nga Hitleri, më 1 shtator 1939, zgjati pesë vite, tetë muaj dhe shtatë ditë, dhe i kushtoi botës 50 milionë të vrarë. Atë që Hitleri e ngriti për 12 vite, u shkatërrua brenda pak ditësh. Kjo është dhe rënia më e shpejtë e një perandorie. Shqipëria u pushtua nga ushtria naziste më 11 shtator 1943. Gjashtë mijë trupa të armatës gjermane, ende pa kapitulluar Italia pushtuan Shqipërinë, duke zënë portet dhe pikat kryesore të vendit. Sipas ushtarakëve gjermanë, dislokimi i ushtrisë në Shqipëri ishte për të penguar zbarkimin e aleatëve nga Italia.

46. “Lufta rrufe” (Blickrig) ishte metoda më e pëlqyer e ushtarakëve gjermanë për të sulmuar kundërshtarët. Duke hedhur forcat në mënyrë të menjëhershme me të gjitha mjetet, kundërshtarët asgjësoheshin në afate sa më të shpejta. Më 1941, ushtria gjermane kishte arritur të mposhtte pjesën më të madhe të Evropës. Pushtoi Poloninë, Rumaninë, Bullgarin, Francën dhe në prill të 1941-shit sulmoi Bashkimin Sovjetik. Brenda një kohe të shkurtët pushtoi pjesën më të madhe të këtij vendi, por pa arritur të hyjë në kryeqytetin Stalingrad.

47. Përpara sulmit të aleatëve kundër Hitlerit, në 1944, ushtria gjermane kishte pushtuar pjesën më të madhe të Evropës. Franca, Holanda, Norvegjia, Belgjika, i gjithë Ballkani, Evropa Qendrore dhe pjesa më e madhe e Rusisë ishin nën armët e Gjermanisë. Asnjë herë në botë nuk ishte parë një pushtim i tillë që nga perandorët Mesjetës. Beteja e Stalingradit mes rusëve dhe gjermanëve është dhe ajo që shënoi fillimin e rënies së Hitlerit. Ajo filloi në verën e vitit 1942 dhe përfundoi me dorëzimin e gjermanëve në 31 janar 1943, dhe zgjati gati 200 ditë. Kjo betejë tregoi se ushtria gjermane nuk ishte e pamposhtur.

48. Në përplasjen mes rusëve dhe gjermanëve statistikat tregojnë se në çdo 25 sekonda është vrarë një ushtar. Rreth 800 mijë ushtarë të vdekur gjermanë dhe italianë, ndërsa 500 mijë ushtarë rusë të vrarë. Ndërkohë që shifrat e civilëve që u vranë edhe sot nuk janë të sakta. Në total vetëm beteja e Stalingradit mban edhe numrin rekord të viktimave, që arrin në 1,109,000 njerëz.

49. 10 ditë para vdekjes, gjeneralët e këshilluan të largohej nga Berlini. Ishte 20 prilli i vitit 1945, kjo datë përkonte me ditëlindjen e pesëdhjetë e gjashtë të tij. Po në këtë datë, në burgun e të dënuarve me punë të detyrueshme, Poletceneze, u ekzekutuan 27 veta.

50. I mundur tërësisht nga ushtria e forcave aleate, pasi Berlini dhe kuartieri i përgjithshëm i Hitlerit u rrethua, ai u detyrua të vrasë veten në Berlin më 30 prill të vitit 1945. Ai piu një kapsule helmuese e pastaj qëlloi veten me pistoletë. Hitleri kishte hyrë në bunker me 16 janar, pasi vendosi të qëndrojë në Berlin deri në momentet e fundit të luftës. Rreth 20m nën tokë, bunkeri kishte 18 dhoma të vogla dhe ishte plotësisht i furnizuar me ujë dhe elektricitet. Bashkë me të ishte Eva Braun, me të cilën u martua vetëm dy ditë para vetëvrasjes. I paralajmëruar nga vartësit e tij se rusët ishin vetëm një ditë tutje nga pushtimi i bunkerit, e nxitën që ai të largohej, por ai zgjodhi vetëvrasjen në vend të arratisë. Sipas të dhënave, besohet se ai dhe e shoqja, të dy kanë pirë kapsula helmuese. Për siguri ai ka qëlluar dhe veten me pistoletën e shërbimit. Trupat e Hitlerit dhe të Evës u dogjën në oborrin e bunkerit nga të mbijetuarit (siç ai kishte urdhëruar) dhe më vonë u gjetën pjesë të tyre nga rusët.

Luli

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Odin 07.11.12 21:35

Plani i Hitlerit për të pushtuar Irlandën

Dosja sekrete zbulon përmbajtjen e hartave të hollësishme dhe kartolinave rreth planit të Hitlerit për të pushtuar neutralisht Irlandën në Luftën e Dytë Botërore.

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Hartat

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Harta

Një dosje top-sekret naziste e periudhës së luftës ka nxjerrë në dritë planet trishtuese të Hitlerit për të pushtuar Irlandën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dokumenti përmban harta të hollësishme dhe kartolina të vendit, dhe është mbajtur nga një familje larg opinionit publik që prej përfundimit të luftës.

Kjo tregon se, edhe pse Irlanda ishte zyrtarisht neutrale gjatë konfliktit, Hitleri e shihte me objektivin e pushtimit. Irlanda lejoi anijet dhe nëndetëset gjermane “German U”, në ujërat e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, por broshura me titull ‘Militargeographische Angaben uber Irland” kishte të shënuar me simbole tepër të vogla, pikat kyçe të qyteteve dhe vende të tjera në Irlandë me synim shkatërrimin.

Dokumenti iu dorëzua zyrtarëve të rangut të lartë nazist, përfshirë edhe fotot e vendeve kyçe të tilla si diga, porte, qytete, toka të madhësive të mëdha dhe plazhe, të cilat, Komanda e Lartë Gjermane besonte se do të ishin me rëndësi strategjike kur ata të pushtonin. Këto vende kyçe u regjistruan nga zyrtarët ushtarakë para se të komplotonin një seri prej tetë rrethimesh jashtë harte, të cilat do të ishin të mirëpërdorura gjatë operacionit “Sealion”.

Më 17 shtator 1940 Hitleri u detyrua të heqë operacionin “Sealion” për shkak të dështimit të “Luftwaffe” për të fituar supremacinë përmes ajrit, mbi Angli, gjatë Betejës së Britanisë. Ofensiva naziste kurrë nuk preku terrene pas disfatës gjermane nga qielli, por ekspertët besojnë se libri bazohet mbi atë çfarë mund të kishte ndodhur nëse nazistët do të kishin pushtuar Britaninë.

Kopje të pakta të dokumentit, i cili u botua në vitin 1940, pritet të shiten deri në 600 paund. Eksperti i dokumenteve historike Richard Westwood Brookes, i Auctioneers Mullocks, tha se broshura tregon se si irlandezët kishin gabuar tek i kishin besuar se do të ishin të sigurt nga pushtimi pasi nuk ia kishin prishur qejfin nazistëve gjatë luftës.

Ai thotë: “Kjo situatë do të vinte si befasi as sa dhe irlandezët do të besonin se neutraliteti i vendit të tyre do të mbrohej nga nazistët. Ata ishin qartësisht të gabuar dhe kjo u kujtonte shumë kthjellët se askush në botë nuk mund të ishte i sigurt nga djalli Hitler”.

Përkundër faktit se shumë irlandezë ishin në favor të Gjermanisë gjatë luftës, ata ishin të ndarë në mënyrë të qartë nga AKSHI për pushtimin dhe me të njëjtin fat si të gjitha vendet e tjera në Evropë.

Z.Westwood Brookes tha gjithashtu se ka të ngjarë që Hitleri mund të konsideronte Irlandën të pushtuar që në fillim, para se ta niste me forcë luftën atje pas një tjetër pushtimi të arritur me forcë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai shton se: E gjithë kjo do të kishte përmbushur arsyen e plotë ushtarake për gjermanët për të pushtuar Irlandën si një nga vendet e përsosura për të vendosur në frena Anglinë, në një përpjekje për të marrë Britaninë pas gjermanëve. Irlanda kishte lidhje strategjike me Amerikën ndaj dhe siç dukej kishte bërë marrëveshjet taktike për ta zaptuar vendin sa më shpejt. Ne të gjithë kemi ardhur natyrshëm me planet për të pushtuar të parën Britaninë përpara, por unë kurrë nuk kam parë një për Irlandën. Ne me të vërtetë kemi pasur interesa nga koleksionistët irlandezë, në fund të fundit kjo është pjesë e historisë së tyre ku me shumë gjasa ata ishin plotësisht në dijeni të”.

Nga PHIL VINTER

Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Luli 02.06.13 23:53

“Pilula magjike” që iu jepte nazistëve fuqi mbinjerëzore

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 F1_02pervitin1370203858

Invadimi i Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore shkaktoi drojë dhe frikësim të madh të Evropës para ushtarëve të Rajhut të tretë. Mirëpo, hulumtimet më të reja tregojnë se ushtarët gjermanë nuk janë inspiruar vetëm nga retorika e zjarrtë e Hitlerit, por përkushtimi i tyre në luftë ishte pjesërisht pasojë edhe e pilulave të quajtura “Pervitin”.Në etiketë të këtij ilaçi shkruante se mjeti shërben për rritjen e “gatishmërisë” dhe se duhet marrë në mënyrë që të “ruhet syçeltësia” sot kjo substancë njihet si metamfetamin apo met i kristaltë.

Në periudhën e viteve 1939-1945 janë shpërndarë rreth 200 milionë pilula të tilla, të cilat ushtarët i quanin “çokollata tanke”.

Shtypi anglez në atë kohë raportonte se se ushtarët gjermanë marrin “pilula magjike” Është e njohur që e edhe vet Hitleri merrte dozë të kësaj droge por në mënyrë intravenoze.

Gjendja reale ishte shumë më e keqe – ushtarët vuanin nga varësia e madhe. Ndonëse pilulat iu lejonin të jenë të qëndrueshëm për intervale bukur të gjata të aktiviteteve fizike intensive, dukuritë anësore ishin të tmerrshme, alivanosje, djersitje, depresion dhe halucinacione.

Si transmeton Koha.net një shkrim të gazetës D. Avaz, disa nga ushtarët kishin probleme fatale me zemër, ndërsa disa të tjerë bënin vetëvrasje gjatë episodeve psikotike.

Për seriozitetin e pasojave që “Pervitin” linte në ushtarët dëshmojnë edhe përpjekjet e Leonardo Contit, njërin nga ekspertët liderë shëndetësorë të Rajhut të tretë, për të kufizuar përdorimin e këtij narkotiku, por ato ishin të kota.

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 F5_02-pervitin-foto-21370203931

Luli

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Odin 12.06.13 11:10

Ditari 400 faqësh i Adolf Hitler-it

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Ditari

Një ditar 400 faqësh të Adolf Hitlerit është zbuluar dhe ndodhet në Muzeun Memorial të Holokaustit në SHBA. Ditari është plot me fakte rreth komunikimeve mes personave të besuar të diktatorit.

Ditari konsiderohet i një rëndësie të madhe sa i përket planeve të shfarosjes së njerëzve gjatë Luftës së Dytë Botërore. "Ditari është i një rëndësie të madhe për studime rreth periudhës naziste, përfshirë historinë e Holokaustit"- thonë nga personeli i Muzeut në SHBA. Komunikimet më të shpeshta kanë qenë mes Hitlerit dhe Alfred Rosenberg, i cili u ekzekutua si një kriminel në 1946-ën. Rosenberg e ka mbajtur ditarin si dëshmi të krimeve të luftës, dhe ende është e paqartë se si është zbuluar ai.

Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Luli 20.07.13 0:43

Fotot që Hitleri donte të mos i shihte askush


Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 911

Ky është një set fotografik, që Adolf Hitleri donte që të shkatërroheshin, për të mos i parë kush.

Në foto shihet se si Hitleri bën përgatitje për të mbajtur një fjalim.

Ka shumë njerëz që thonë se mjafton ajo që ka bërë ai, që ta kuptosh se ishte i çmendur.

Por këto foto janë një ilustrim interesant i kësaj çmendurie.

Fotot janë realizuar nga Heinrich Hoffman dhe janë ruajtur në një koleksion privat.

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 227

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 323

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 418

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 517

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 614

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 712

Luli

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Luli 24.08.13 14:20

Hitleri ishte i varur nga droga

Adolf Hitleri konsumonte rregullisht kokteje amfetamine, bar miut dhe morfine kur dërgonte milionë njerëz të pafajshëm drejt vdekjes. Një gjë e tillë pretendohet në dokumentarin që zbulon regjistrime dhe letrat të liderit nazist me psikiatrin personal, Theodore Morell.

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Article-2401242-1B6F3D8C000005DC-78_634x351

Në përpjekje të dëshpëruar për t’u treguar ndjekësve të tij potencën mashkullore, Hitleri merrte më shumë se 80 drogëra të ndryshme çdo ditë – një sjellje tronditëse që disa psikiatër dhe historianë besojnë se e kthyen egoistin në sadist.

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Article-2401242-1B6F395E000005DC-176_634x352

Psikiatri Nassir Ghaemi pretendon se abuzimi me drogën e përkeqësoi depresionin maniak të Hitlerit duke e bërë atë më të dobët dhe të lëkundur.

“Nuk është e qartë nëse Hitleri ishte i varur apo jo nga amfetamina – por dihet që ai kishte çrregullim bipolar dhe amfetamina e bëri më keq atë”, thotë Ghaemi.

“Kjo është një çështje që nuk është përshkruar më parë dhe kjo mund të shpjegojë shumë gjëra pse Hitleri ndryshoi në fund të viteve 1930 dhe 1940.

“Irish Mirror”, raporton se shumë letra dhe raporte mjekësore për Hitlerin janë publikuar në Amerikë, pasi ushtria amerikane i mori këto pas luftës.

Raporti i klasifikuar prej 47 faqesh, thekson se Hitleri kishte sëmundje kronike të lëkurës, shtrëngime të vazhdueshme të stomakut dhe fryrje të tmerrshme të stomakut. Askush nuk ishte në gjendje të kuronte shqetësimet e tij deri në momentin që Morell i lehtësoi shtrëngimet. Kjo bëri që Hitleri ka merrte atë si psikiatër personal për nëntë vite. Raporti thotë se Hitleri përdorte kokainë për të pastruar sinuset dhe qetësuar fytin.

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Article-2401242-1B6875D5000005DC-169_306x611

Metodat e përdorura nga Morell ishin kontroverse, dhe doktorët e tjerë besonin se ai ishte agjent i dyfishtë që po përpiqej të helmonte Hitlerin.

Raporti gjithashtu thekson se, Morell i injektoi Hitlerit ekstrakte nga gjëndra e prostatës apo testikujve të demave të vegjël për të rritur libidon e tij kështu që ai mund të mbate të dashurën e tij shumë herë më të re, Eva Braun.

Morell shkruan se diktatori ishte i frikësuar nga kanceri dhe ishe paranojak nga e ftohura e zakonshme. Këto zbulime kanë bërë që disa historianë të spekulojnë se në gjendjen e tij ekstreme dhe dëshirën për luftë ka ndikuar varësia e tij nga droga.

Luli

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Odin 14.10.13 11:43

Hitleri - mjeshtër i manipulimit! Një biografi e re për diktatorin

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Largea_0-17130223_303-001381732567

Krimet e tij janë kaq mizore, sa edhe njeriu që qëndron pas tyre. Figura e Adolf Hitlerit ka shumë enigma. Një biografi e re e nxjerr diktatorin aktor brilant, tepër të aftë për inskenime dhe për të krijuar mitin e tij.


Tingëllon absurde, por ky njeri stërvitej përditë e për vite të tëra me susta: Adolf Hitler forconte kështu muskujt e krahut - mundësisht për të mbajtur sa më gjatë krahun lart e pa e ulur asnjëherë gjatë përshëndetjes së kolonave paramilitariste, SA. Një tik i Hitlerit? Një gjë e parëndësishme në kontekstin e monstruozitetit të këtij personi?

Në asnjë mënyrë pretendon biografia e re për Hitlerin e përgatitur nga historiani dhe gazetari i Hamburgut, Volker Ullrich, "Adolf Hitler - Vitet e karrierës". Ky historian fokusohet më shumë se kushdo biograf tjetër tek Hitleri si njeri. Ai analizon aftësinë e tij për vetëinskenime, për të kuptuar ngjitjen enigmatike të diktatorit.

Hitleri si njeri

Hitleri deri më sot është rrethuar nga një mjegullnajë mitesh dhe legjendash, për ngritjen e të cilave, vetë diktatori ka dhënë kontributin më të mirë. Që ai u rrit në një familje me probleme ekonomike - është gënjeshtër. Familja e Hitlerit parë me hollësi futej tek shtresa e mesme me të ardhura të mira. Një manovër tjetër e qëllimshme: Jeta asketike e "Führer-it" - "Udhëheqësit" dhe kancelarit që nuk kishte nevojë për të mira materiale. Por Hitleri gjithmonë linte t'i bëheshin kostumet me porosi, ai adhuronte makinat e shtrenjta dhe i mblidhte të gjitha fitimet nga shitja e librit të tij, "Mein Kampf".

Veçanërisht i suksesshëm, Hitleri ishte me idenë e përhapur, se ai nuk ka jetë private, sepse të gjithë fuqinë dhe jetën e tij e kishte vënë në shërbim të popullit gjerman. Edhe kësaj legjende i futet më thellë historiani, Volker Ullrich. "Jeta e Hitlerit ishte shumë më e pasur se sa kanë menduar bashkëkohësit tij dhe më vonë disa historianë." Hitleri kishte krijuar një rreth shumë familjar në rezidencën e Obersalcbergut, një rreth ky mjaft i përzgjedhur i miqve dhe mbështetësve politikë. Hitleri bëntë shëtitje me ta, shikonte së bashku filma, ministri i propagandës, (Goebbels i dhuroi vërtet Hitlerit për krishtlindje të vitin 1937 serinë e filmave Mickeymaus). E dashura e Hitlerit, Eva Braun sillej pak a shumë në rolin e zonjës së kështjellës.

Njeriu si demagog

Për historianin Volker Ullrich thelbi i talenteve të Hitlerit qëndron tek aftësia e tij retorike dhe akoriale. Ullrich ndryshe nga mendimi i përhapur nuk e sheh Hitlerin si një piktor të dështuar, Si piktor dhe arkitekt, Hitleri ishte si çdo profesionist i zakonshëm, por talenti i tij qëndronte pikërisht në fushën politike: "Në aftësinë e tij taktike, talentin për të kapur shpejt situatat dhe për t'i përdorur ato, Hitleri i linte pas të gjithë konkurrentët në partinë e tij, por edhe në partitë e tjera."

Një vështrim në personalitetin e tij mund të ndihmojë të kuptohet karriera si politikan. Hitleri zotëronte aftësinë e bërjes për vete të qëndrimeve nga më të ndryshmet, dhe si një aktor të hynte menjëherë në një rol të ri, sipas situatës. Kur bëhej fjalë për të përfituar zemrën e atyre që ishin të rezervuar, ai luante me kartën e simpatisë, madje mund të lëshonte lotët me sustë. Ai fitonte si zemrat e veteranëve të luftës, ashtu edhe të zonjave të fisnikërisë gjermane, krerëve të ekonomisë. Për të gjithë Hitleri kishte gati recetën e duhur. Pamja e jashtme e tij ishte vërtet e zakonshme, por në tribunën politike ai dinte të shndërrohej në një demagog të atillë, "siç nuk e ka njohur kurrë historia gjermane", thotë biografi Ullrich.

Nuk është biografia e parë për Hitlerin

Kush shkruan një biografi për Hitlerin duhet së pari ta legjitimojë këtë: Kemi nevojë vërtet një biografi të re për Hitlerin? Nuk është thënë gjithçka për të? Sipas historianit Volker Ullrich biografitë e mëparshme më të përmendurat, si ajo e gazetarit dhe historianit, Joachim Fest (1973)dhe e historianit britanik (Ian Kershaw (1998, 2000) nuk përqëndrohen mjaft në personalitetin e Hitlerit, por në aspekte të tjera si në strukturën shoqërore gjermane (Ian Kershaw) apo në përqëndrimin tek dëshmitë e ministrit të armatimit të Hitlerit, Albert Speer (Joachim Fest).

Volker UIlrich është mbështetur në zbulime të reja të arkivave gjermane. "Interesante për mua ishte kur kuptova se ka ende gjëra për të zbuluar, megjithëse jeta e Hitlerit bën pjesë ndër subjektet më të trajtuara të studiuesve." Megjithatë vështrimi më nga afër i Hitlerit si njeri nuk e bën këtë diktator aspak më njerëzor.

Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Arsenic 27.10.13 23:48

Nuk duhet harruar se edhe vetë nazizmi ka një origjinë konspirative, që shkon tek shoqatat e fshehta raciste gjermane, si “Thule”, të cilat donin të krijonin një pushtet okult duke infiltruar njerëzit e tyre brenda institucioneve dhe partive të Republikës së Weimarit. Do të ishin njerëzit okultë të këtyre shoqatave, të cilët nxitën dhe mbështetën krijuesit e Partisë Naziste.

Për nazizmin para vitit 1920 mund të flisje fare mirë në termat e një teorie konspiracioni që denonconte një pushtet okult. Prandaj nuk është a priori një gjë absurde dhe e rreme që të flasësh për një teori konspiracioni të hebrejve ekstremistë.

Një nga gjërat më interesante që ka thënë Hitleri në librin e vet «Mein Kampf» është se ai në fillimet e karrierës së vet politike armiqësinë e gjermanëve për hebrejtë e gjente të pamjaftueshme, më tepër një resntiment tradicional, si ai që ekzistonte në gjithë Europën.

Kjo nuk ishte ajo lloj armiqësíe që do të donte Hitleri të kishin gjermanët për hebrejtë, një armiqësi racionale, e ftohtë, që do t’ i bënte ata t’ i shkatërronin hebrejtë. Dhe vërtet, edhe një historian prohebre si Paul Johnson në librin e vet «Kohët moderne» thotë se gjermanët deri me hyrjen e Hitlerit në politikë nuk ishin ndër popujt që shquheshin për antisemitizëm, pra për urrejtje ndaj hebrejve. Paul Johnson thotë se kryeqyteti intelektual i antisemitizmit ishte Parisi, ndërsa vendi i masakrave kundër hebrejve ishte Rusia.

Ajo që bëri Hitleri ishte se u kultivoi gjermanëve, popullit më të arsimuar të botës, një armiqësi racionale kundër hebrejve, mbi bazën e resentimentit antihebre të tyre.

Ky aspekt i nazizmit deri më sot nuk është analizuar fare. Si mundi Hitleri, duke përdorur si expedient vetëm oratorinë e vet spekulative, që brenda 12 vitesh (1920-1932) ta bënte popullin më të arsimuar dhe më flegmatik të botës, që t’ i jepte shumësinë e votave njeriut që u paraqitej gjermanëve me tezën kryesore se të këqijat e gjermanëve vinin nga konspiracioni hebre kundër kombit gjerman? Kjo pyetje kërkon ende një përgjigje në rast se nuk duam që përgjigjia e saj të jetë e anasjellta e të keqes me bazë biologjike që nazistët u atriubonin hebrejve dhe që në këtë rast u atribuohet gjermanëve.

Sekreti i Hitlerit në bindjen që u kultivoi gjermanëve mbi vërtetësinë e teorisë së tij ishte tek aftësia e tij për ta shitur si të vërtetë teorinë e vet të konspiracionit hebre për dominimin e gjermanëve, duke sjellë të dhëna të shumta, të cilat ai i paraqiste si prova të vërtetësisë së teorisë së tij.

Nuk ka dyshim për atë që teoria e Hitlerit e konspiracionit të hebraizmit ndërkombëtar kundër kombit gjerman ishte e rreme. Por kjo nuk do të thotë se hebrej të veçantë të fuqishëm, financierë dhe intelektualë, me prirje ekstremiste, nuk e kishin idenë e dominimit, si Soros. Në rast se nuk do të ekzistonin këta njerëz, Hitleri nuk do të kishte gjetur dot provat minimale për t’ iu krijuar gjermanëve idenë e rreme të konspiracionit hebre kundër kombit gjerman. Këta hebrej ekstremistë janë bashkëfajtorë për ardhjen e Hitlerit në pushtet.

Në të shkuarën dhe sot ka një tendencë që çdo teori e këtij lloji të etiketohet si racizëm antihebre, ndryshe antisemitizëm, kur bëhet nga njerëzit e përkatësisë ariane. Antisemitizmi (racizmi antihebre) është një doktrinë urrejtjeje me anë të së cilës janë bërë krime të mëdha, që nga persekutimet e hebrejve në mesjetë, tek Holokausti dhe terrorizmi islamik bashkëkohor që ve në shenjë hebrejtë dhe shtetin e Izraelit.

Por, po aq i keq sa antisemitizmi është kapitalizimi spekulativ dhe cinik i viktimave të Holokaustit dhe gjithë persekutimit të hebrejve, nga ana e disa njerëzve të llojit të Soros, që duan ta përdorin reputacionin e popullit martir hebre si mburojë për goditjet që marrin për veprimet e tyre të dyshimta. Ky është një ekspedient i mjerueshëm dhe që nuk mund të shkojë gjatë, z. Soros.

Derisa, të thuash se Adolf Hitleri qe një njeri i keq nuk është antigjermanizëm, edhe të thuash se Soros është një njeri i keq nuk është antisemitizëm, ose më saktë antihebraizëm. Ajo që nuk duhet harruar Hitleri ishte në pikënisje të karrierës së vet politike anëtar i një konspiracioni racist, çka e bën të ngjashëm atë me konspiratorët hebrej të traditës së “Protokolleve të të Urtëve të Zionit”.

Unë nuk e kuptoj se përse “Protokollet e të Urtëve të Zionit” mohohen me aq ngulm, kur ato fare mirë mund të quhen si krijim i hebrejve ekstremistë dhe racistë, ashtu siç është “Main Kampf” dhe literatura e ngjashme me të si vepër e gjermanëve ekstremistë dhe racistë etj. Nëse ka pasur një konspiracion arian për të krijuar pushtet okult në Gjermani dhe në botë, nuk ka pse mos të ketë pasur dhe të ketë edhe sot një konspiracion hebre të këtij lloji të bërë nga ekstremistët. Kjo nuk e denigron popullin hebre, por vetëm ata që e kanë bërë dhe e bëjnë këtë gjë si Soros.

Kastriot Myftaraj

Arsenic

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Zattoo 28.10.13 14:27

A u arratis vërtet Hitleri për në Argjentinë?

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Hitleri-1

Edhe pse po afron mesnata, rrugët e Berlinit nuk janë të errëta. Në çdo kënd zjarret kanë dalë jashtë kontrollit, ndërkohë që bombardimet e artilerisë ruse i afrohen qendrës së Rajhut të Tretë.

Atë orë të vonë të 27 prillit 1945, nuk kishte njeri që mendonte se nazistët do të mbijetonin.

Thellë në bunker, edhe vetë njeriu që i kishte sjellë kaq shumë shkatërrim vendit të tij dhe botës, e dinte që lufta mbaroi.

Adolf Hitler e dinte se nuk kishte asnjë mundësi që të gjërat të ndryshonin.

Fyhreri kishte tre opsione:

T’i lejonte vetes që të kapej nga rusët, por turpërimi ishte i paimagjinieshëm.

Ai mund të vriste veten, por kush do e zëvendësonte?

Mbetej vetëm një opsion: arratisja.

Gjithçka ishte përgatitur deri në detaje nga kryetari në hije i Gestapo-s, Heinrich Mueller, deri tek rrobat që do të vishnin sozitë e Hitlerit dhe Eva Braun.

Kur ora e zyrës tregoi mbërritjen e mesnatës, Hitleri dremiti pak. 20 minuta më vonë, tre njerëz dolën nga një tunel sekret që lidhte bunkerin me sipërfaqen.

Nëse ndonjë gjerman do i kishte parë, do ishte tronditur që të shihte Fyhrerin teksa largohej si frikacak.

Bashkë me të ishte edhe Eva Braun dhe kunati, Hermann Fegelein.

Pasi shmangën zjarret dhe shpërthimet, ata mbërritën në stacionin gjigand Hohenzollerndamm, që kalonte përmes qendrës së Berlinit.

Dikur ishte një bulevard i shkëlqyer, por tani ishte kthyer në një pistë të improvizuar, ku ishte ulur një aeroplan Junkers-52.

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Hitleri-2-300x210

Hitleri dhe shoqëruesit e tij hipën në avion dhe kapiteni Peter Baumgart nuk priti asnjë sekondë.

Avioni u ngrit në ajër dhe u drejtua për në veri.

Fyhreri nuk donte që të shihte poshtë, pasi nuk donte të përballej me ferrin që po linte pas.

Ai ishte nisur për një jetë të re- në një botë të re. Ajo jetë do ishte në Argjentinë.

Udhëtimi i tij nuk ishte pa dredha. Pasi u ul në Danimarkë, ai fluturoi për në Spanjë, ku Gjenerali Franco i dha një avion për ta larguar për në Ishujt Kanarie.

Që andej, Fyhreri mori një nëndetëse për në brigjet e Argjentinës dhe ndaloi në portin e vogël Necochea, rreth 300 milje në jug të Buenos Aires.

Hitleri nuk doli më kurrë nga Argjentina.

Edhe pse nuk arriti kurrë që të kishte botën në dorë, ai gjeti lumturinë duke u martuar me Eva Braun, me të cilën lindi dy vajza.

Më në fund, pas 17 vitesh në arrati, një nga njerëzit më djallëzorë në historinë e njerëzimit vdiq më 13 shkurt 1962, në moshën 73- vjeçare.

Për shumicën prej nesh, kjo histori duket më shumë se fantazi. Por ka disa që e shohin si një të vërtetë absolute.

Fakti që Hitleri u arratis nga bunkeri i Berlinit i ka mbajtur gjallë teoritë konspirative që kur mbaroi lufta.

Por këtë fundjavë u zbulua se historia e arratisjes së supozuar të Hitlerit është bërë argument për sherr mes dy historianëve për plagjiaturë.

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Hitleri-3-300x193

Në librin e tyre “Ujku gri: Arratisja e Adolf Hitler”, autorët britanikë Gerrard Williams dhe Simon Dunstan e përshkruajnë arratisjen e Hitlerit si më sipër.

Megjithatë, një gazetar argjentinas, Abel Basti, që vjen nga qyteti Bariloche në Patagoni, ku ‘dolën në pension’ shumë nazistë, pretendon se britanikët i kanë vjedhur atij kërkimin dhe kërkon kompensim.

Williams dhe Dunstan mohojnë akuzat.

“Basti nuk shpiku ndonjë ide tani. Librat për këtë subjekt janë shkruar që në vitin 1953 dhe në vitin 987”.

Për ata që nuk janë në brendësi, kjo mund të duket si tre burra tullacë që zihen për një krehër.

Por ka shumë njerëz që e besojnë.

Mijëra nazistë u arratisën pas luftës, përfshi edhe famëkeqin Adolf Eichmann dhe Josef Mengele.

A është e mundur që Hitleri të jetë arratisur bashkë me ta?

Në vitet menjëherë pas luftës, në fakt nuk ka prova të forta që Hitleri vdiq.

Një nga problemet me të cilat u përballën hetuesit është edhe mungesa e një prove fizike për vdekjen e tij.

Perëndimi nuk e dinte deri në vitin 1968 që kishte një fragment kafke, që ishte zbuluar në rusët pranë bunkerit të Fyhrerit dhe që mendohej se ishte e tij.

Por në vitin 2009, analizat zbuluan se ishte kafka e një gruaje.

Si për të shtuar akoma më shumë teoritë konspirative, shërbimet e inteligjencës së SHBA dhe ato britanike pas luftës morën raportime të pafundme se Hitlerin e kishin parë të gjallë.

Shumë nga këto histori ishin pjesë e një fushate dizinformimi nga sovjetikët.

Ata besonin për një kohë të gjatë se aleatët po strehonin Hitlerin dhe shpiknin të tilla histori për të larguar vëmendjen nga e vërteta.

Në korrik të vitit 1945, komandanti rus, marshalli Georgi Zhukov pretendonte se trupi i Hitlerit nuk ishte gjetur, duke thënë se ai mund të ishte larguar.

Edhe në vitin 1952, ai tha se nuk është gjetur ndonjë provë bindëse për vdekjen e tij.

Sot, shumica e pranojnë se Hitleri vrau veten në bunker.

Pas luftës, historiani dhe oficeri britanik i MI6, Hugh Trevor- Roper u caktua që të hetonte vdekjen e tij.

Ai foli me shumë nga njerëzit që ishin në bunker ato ditë.

Të gjithë thanë se Hitleri kishte vrarë veten dhe trupi i tij dhe Eva Braun ishin djegur.

Nëse Hitleri do kishte ikur në hemisferën jugore, do ishte e pamundur që gjithë këta njerëz ta mbanin sekretin deri më sot.

Por ka nga ata që këmbëngulin në teoritë konspirative.

Williams dhe Dunstan thonë se ata që u vranë në bunker ishin sozitë e tyre.

Por a është e mundur që njerëzit që e njihnin Hitlerin prej vitesh të ishin mashtruar nga dy sozi?

Në fakt, lajmi për largimin e Hitlerit është si një lojë fjalësh.

Nuk ka asnjë historian serioz që e beson këtë gjë, e cila duket si të besosh që Elvis Presley është akoma i gjallë.

Nga Guy Walters (Daily Mail)

Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Zattoo 28.10.13 14:40

Hitleri u arratis dhe vdiq në Argjentinë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Libri

Adolf Hitler ka sajur vetëvrasjen e tij, ndërsa ka ikur në Argjentinë ku ka jetuar deri në një moshë të vonë, në bazë të disa të dhënave të reja. Autorët e librit të ri Grey Wolf: The Escape Of Adolf’ besonjë se provat e vetëvrasjes së tiranit janë me të meta. Ata besojnë se ai në fakt është arratisur në vitin 1945 për të filluar një jetë të re me gruan e tij Eva Braun.

Por këto pretendime janë hedhur poshte me “tallje” nga historiani Guy Walters. Gjithsesi, fluturimi i Hitlerit dhe Braun nga Berlini përshkruhet me detaje nga autorët britanikë të librit, Williams Gerrard dhe Simon Dunstan. Rruga e arratisjes; Berlin, Gjermani Tonder, Danimarke Travemunde, Gjermani Reus, Spanje Fuerteventura, Ishujt Kanarje Mar del Plata, Argjentine.


Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Vendi-ku-ka-jetuar-300x197
Vendi ku mendohet se ka jetuar Hitleri dhe Eva Braun

Ata refuzojnë pikëpamjen e cila tashmë është pranuar gjerësisht se Fyhreri qëlloi veten në Bunkerin e Berlinit më 30 prill të vitit 1945 dhe Braun kreu vetëvrasje duke marrë substanca helmuese. Ata besojnë se çifti në fund të Luftës së Dytë Botërore kanë nisur një jetë të re në një enklavë nazi-fashiste të kontrolluar, në Argjentinë. Dy britanikët mendojnë se fragmente të kafkës që mendohet se janë të Hitlerit mbahen aktualisht nga rusët. Libri citon një numër burimesh, të tilla si kuzhinierë dhe mjekë të cilët pretendojnë se e kanë njohur udhëheqësin nazist para se ai të vdise në moshën 73- vjeçare me 13 shkurt të vitit 1962.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Zattoo 28.10.13 14:41

A e ka vrare veten ne te vertete Hitleri?

Historia shpesh është shumë më e ndryshme nga ajo që na është servirur, apo na serviret. Por shpesh duhet të kalojë kohë që e vërteta të dalë në dritë. Gjithsesi ajo një ditë del. Së fundi disa pretendime të reja thonë se Adolf Hitler nuk e vrau aspak veten, sikurse thotë historia, por iku në Argjentinë ku jetoi deri në moshë të moçme. Bëhet fjalë për pretendimet e hedhura në një libër të ri me titullin “Arratia e Adolf Hitlerit”, në të cilin besojnë se dëshmia për vetëvrasjen e Hitlerit është e rreme dhe se në fakt ai arriti që të shpëtonte në vitin 1945 për të nisur një jetë të re me gruan e tij Eva Braun.

Megjithatë këto pretendime janë quajtur qesharake nga një historian i famshëm që i ka cilësuar tërësisht broçkulla. Ikja e Hitlerit me Braunin nga Berlini jepet shumë e detajuar në librin e ri. Autori i librit refuzon në mënyrë kategorike faktin se Fyhreri u vetëvra në bunkerin e tij në Berlin në vitin 1945 dhe se më pas Braun gjithashtu u vetëvra e helmuar. Sipas autorit të librit të ri, përmes fakteve sugjerohet se çifti u arratis në fund të Luftës së Dytë Botërore për të filluar një jetë të re në enklavën argjentinase të kontrolluar nga nazistët në Argjentinën fashiste.

Autori i librit, që e ka bërë atë në bashkëpunim me një tjetër gazetar, vazhdon duke thënë se Hitleri dhe bashkëshortja e tij sollën në jetë tri vajza para se Hitleri të vdiste në moshën 73-vjeçare në vitin 1962. Historiani, autor i librit, në një intervistë të fundit në televizionin britanik, deklaroi se ai nuk kishte aspak për qëllim që të rishkruante historinë, por, sipas tij, nuk ishte e drejtë që të injoroheshin të gjitha provat e reja që ta kishin zbuluar për fatin ndryshe të Hitlerit. Ai pretendon se nuk ka asnjë provë mjekoligjore për vdekjen e Hitlerit, apo të Eva Braunit dhe se rrëfimet e dëshmitarëve okularë që e kanë parë çiftin në Argjentinë janë befasuese. Libri gjithashtu thotë se Shërbimet Sekrete Amerikane janë bashkëpunëtore në largimin e Hitlerit nga Gjermania dhe mbulimin e këtij fakti me vetëvrasjen e tij të sajuar dhe se mes tyre dhe Hitlerit pati një marrëveshje për akses të amerikanëve në teknologjinë shumë të zhvilluar që kishin nazistët. Autori i librit dhe bashkëpunëtori i tij madje thonë se edhe fragmenti i kafkës që pretendohet se ishte i Hitlerit dhe që aktualisht ndihet në duart e rusëve është pjesë e kafkës së një gruaje të re të moshës 40-vjeçare. Hitleri ishte 56 kur supozohet se vrau veten.

Historiani dhe gazetari që kanë punuar për librin në fjalë e kanë zhvilluar kërkimin e tyre në terrenin e Argjentinës duke intervistuar gjithë dëshmitarët okularë që e kanë parë Hitlerin dhe kanë qenë në dijeni të pranisë së tij atje.

Sipas tyre, vetëm tani që Argjentina ka nisur të marrë frymë dhe të marrë më shumë formën e një demokracie, kanë nisur të dalin në shesh gjërat dhe të vërtetat e fshehta. Megjithatë, sipas tyre, pavarësisht hapjes së Argjentinës, dy nga dëshmitarët e tyre kishin marrë kërcënime me vdekje, pasi u mor vesh se po dëshmonin për Hitlerin. Pretendimet e jashtëzakonshme janë marrë me të tallur nga historianët, nga ata që kanë studiuar prej vitesh historinë e nazizmit dhe të personazheve famëkëqij të tij dhe që kanë shkruar libra të tërë në lidhje me luftën.

Ata thonë se ideja që Hitleri nuk e vrau veten dhe se ka jetuar në Argjentinë është jo vetëm qesharake, por edhe një mashtrim i madh me historinë, pasi provat e marra, sipas tyre, janë marrë nga burime të dorës së dytë dhe të dyshimta. Për ta të gjitha teoritë se Hitleri nuk është vetëvrarë, por ka ndërtuar jetën në Argjentinë, janë shpifje fund e krye. Megjithatë, në lidhje me kafkën u jepet e drejtë autorëve të librit, pasi ka shumë mundësi që duke qenë se në bunker kishte shumë kufoma, të jetë bërë ndonjë ngatërresë. Një nga burimet më të sigurta te të cilat historianët mbështesin pretendimin e vetëvrasjes së Hitlerit është rrëfimi i një njeriu të afërt të tij, që ende jeton sot në moshën 94-vjeçare, i cili thotë se e ka parë me sytë e tij ekzekutimin e Fyhrerit dhe helmimin e Eva Braunit më pas. Ndërkohë, në pretendimin e tyre autorët e librit të fundit bazohen në ditët kyçe të vitit 1945, ndërsa aleatët po i afroheshin bunkerit të Hitlerit. Sipas autorëve të librit, në vend të Hitlerit ka qenë një sozi e tij dhe në vend të Eva Braunit ka qenë një aktore.

Pikërisht në këtë moment çifti i vërtetë mundi që të ikte nga Berlini fillimisht në Danimarkë para se të ktheheshin në Travemunde në Gjermani. Prej aty, pretendohet se ata fluturuan në një bazë ushtarake spanjolle të Reus, në jug të Barcelonës, para se gjenerali Franko t’u jepte një avion që do ta çonte çiftin në ishujt Kanari në Fuerteventura. Një ditë më pas të arratisurit hynë në bordin e një nëndetëseje dhe ndërkohë zëvendësuesit e tyre në Berlin u ekzekutuan dhe mbetjet e tyre u dogjën për të humbur të gjitha gjurmët. Libri në fjalë citonte edhe dokumente të klasifikuara të FBI-së, të cilat flasin për arratinë e çiftit nga Berlini drejt Amerikës së Jugut për të filluar një jetë të re. Në të përfshihet edhe dëshmia e pilotit që mendohet se ka drejtuar avionin, në të cilin ndodhej Hitleri dhe Eva Brauni kur ikën nga Europa në Argjentinë në Mar de Plata. Aty thuhet se çifti jetoi në një shtëpi prej druri në një fshat shumë të largët, ku jetuan me paratë e fituara nga shitja e bizhuve të vjedhura dhe arit të marrë me forcë.

Libri i referohet një numri të madh burimesh si kuzhinierëve, apo mjekëve që pretendojnë se e kanë njohur liderin nazist para se ai të vdiste në moshën 73-vjeçare, më 13 shkurt të vitit 1962. Janë ata që pretendojnë se ADN-ja e Hitlerit vazhdon të jetojë te dy vajzat që ai dhe Eva Brauni sollën në jetë. Nëse kjo histori e Hitlerit është e vërtetë, atëherë ai nuk ka qenë i vetmi që ndoqi këtë rrugë, pra strehimin në Argjentinë, duke qenë se të njëjtën gjë bënë edhe disa prej njerëzve të tij të afërt, si Mengele, Eichmann dhe Barbie, të gjithë kriminelë nazistë që u strehuan dhe jetuan për një kohë shumë të gjatë në Argjentinë. Një film dokumentar i realizuar pikërisht mbi provat e mbledhura dhe parashtruara në këtë libër nga të dy autorët e tij është duke u përgatitur dhe do të transmetohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Në fakt nuk është hera e parë që dëgjohen histori të tilla për shpëtimin e Hitlerit dhe strehimin e tij gjetkë me një tjetër emër. Zakonisht kanë qenë teoritë konspirative ato që e kanë mbështetur një ide të tillë për njeriun që çoi botën në çmendinë dhe kasaphanën e Luftës së Dytë Botërore. Të njëjtin pretendim përmes një libri e ka pasur edhe autori Abel Basti në vitin 2003. Ai thoshte të njëjtin variant, që Hitleri vazhdoi jetën e tij në Argjentinë. Sipas variantit të tij, Hitleri dhe Eva Braun shkuan në Argjentinë me një nëndetëse dhe jetuan për shumë vjet në afërsi të San Carlos-it në Bariloche, një vend turistik për ski rreth 100 kilometra larg Buenos Airesit.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Zattoo 28.10.13 22:13

Libri sfidues: Adolf Hitleri? Një njeri si gjithë të tjerët

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Ball_458506

Përtej dënimit moral si një ndër kriminelët më të mëdhenj të historisë së njerëzimit, baza që i lejoi Adolf Hitlerit të kthehej në njeriun që tronditi botën, vijon të jetë e paqartë. Tentativa e kësaj sipërmarrjeje jepet në një biografi të re të shkruar nga Volker Ulrich me titull “Adolf Hitler: Die Jahre des Aufstiegs” (Adolf Hitler, vitet e ngjitjes), e cila përqendrohet në fazën para angazhimit të tij në politikë

Adolf Hitler, një njeri i zakonshëm, rreshter i ushtrisë austrohungareze, që nuk gëzonte as konsideratën e eprorëve të tij, në pak vite arriti të ndërtonte një perandori, e cila e projektoi njerëzimin në ferrin më të madh të përjetuar ndonjëherë. Një biografi e re monumentale mbi diktatorin nazist sapo ka dalë në Gjermani (“Adolf Hitler: Die Jahre des Aufstiegs” – “Adolf Hitler, vitet e ngjitjes”) dhe synon të hedhë një dritë të re duke u fokusuar në Hitlerin njeri, para se të kthehej në Fyhrerin që tronditi botën.

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Volker-Ulrich-460_779976
Volker Ulrich

“Kuptova se ka ende gjëra për të zbuluar edhe pse jeta e Hitlerit është ndër subjektet më të trajtuara nga studiuesit e historianët. Më duhet të pranoj se vështrimi më nga afër i Hitlerit si njeri, nuk e bën aspak këtë diktator më njerëzor”, shprehet Volker Ulrich, autori i biografisë i cili është mbështetur kryesisht në zbulimet e reja të arkivave gjermane.

Roman i madh

“Besoj se jeta ime është romani më i madh i historisë”, kështu e përshkroi ekzistencën e tij Adolf Hitleri në një letër drejtuar Adelheid Klein (anëtar i Partisë Nacionalsocialiste të Punëtorëve Gjermanë), në shtator të vitit 1934. Ky pohim mbetet ende një mister pjesërisht i pazgjidhur, sepse nëse dihet gjithçka mbi Adolf Hitlerin pas hyrjes së tij në politikë, ka akoma dyshime dhe fakte të paqarta mbi rininë dhe vitet e para të jetës së tij prej të rrituri.

Adolf Hitleri, i biri i një punëtori doganash me origjinë boheme, nuk ka pasur kurrë shenjën e të përzgjedhurit. Siç thekson shtypi gjerman, libri i Ulrich tregon aspekte të reja që shtjellojnë ose kundërshtojnë elemente deri më tani pak të studiuara. Vëllimi i Ulrich nënvizon se si mentaliteti kriminal i Hitlerit nuk është rrjedhojë e një adoleshence problematike, e abuzimeve të pësuara në mituri apo e ndonjë lloj motivimi tjetër të errët që mund të shpjegojë gjenoncidet e tij. Nuk ka pasur një familje të shthurur që e shndërroi në njeriun e vrazhdë, autori thekson se ai ka kaluar një fëmijëri dhe adoleshencë normale.

Vitet e para shkollore i kaloi në institutet e Passau-t dhe Limbach, qytete fqinje me atë të lindjes së tij: Branau am Inn. Në fazat pasardhëse të formimit, i riu Adolf shfaqi mungesë interesi për studimin, gjë që e çoi në ndërprejen e shkollimit që do t’i siguronte një të ardhme si funksionar doganash e që i ati kishte ëndërruar për të. Në “Mein Kampf”, lideri i ardhshëm nazist rrëfen se kishte vendosur qëllimisht të mos vazhdonte studimet, pasojë e frustrimit që ndjente nga presionet e të atit.

Vdekja e këtij të fundit në vitin 1903, ishte një tjetër zhvillim në kursin aksidental që do ta shndërronte Hitlerin në Fyhrerin e ardhshëm, por që siç nënvizon Ulrich nuk i japin shpjegim asaj që ndodhi në vitet e pushtetit të tij maksimal. Në adoleshencën e tij nuk gjenden gjurmë perversitetesh seksuale, të homoseksualitetit të fshehur apo të një mungese të pulsioneve erotike. Kërkimet e Ulrich konfirmojnë një kuadër normaliteti, edhe pse të trazuar për shkak të humbjeve të familjarëve në moshë të re. Një nga ngjarjet që ndryshoi më shumë ekzistencën e Hitlerit ishte vdekja e të vëllait, Edmund.

Periudha vjeneze e Hitlerit fillon në vitin 1905, falë mbështetjes financiare të shtetit për vdekjen e të atit dhe paratë e së ëmës të sëmurë, e cila do të ndërrojë jetë dy vite më vonë. Në kryeqytetin e Perandorisë Austro-Hungareze jeta e tij shënohet nga dështimet profesionale, ku spikat hyrja e munguar në Akademinë e Arteve të Bukura, ëndrra e madhe e tij. Ambiciet për pikturën, të kultivuara që në fëmijëri, do t’i lerë mënjanë, ndërsa gjen punë të përkohshme si dekorator muresh, që e lejojnë të mbijetojë pas humbjes të së ëmës.

Varfëria e detyron aspirantin për aktor që të strehohet në qendrën e të pastrehëve “Meldemannstraße 27”, në lagjen Brigittenau. Gjatë atyre viteve në Vjenë, ishte e fortë ndjenja e armiqësisë kundër hebrenjve, për shkak të frikës së pushtimit të emigrantëve nga lindja e Evropës, bartës të “mikrobeve” të ateizmit. Historianë të ndryshëm kanë pohuar se pikërisht në këtë periudhë Hitleri zhvilloi antisemitizmin, i ndikuar edhe nga propaganda e fuqishme e kryebashkiakut të kryeqytetit austro-hungarez, Karl Lueger.

Lueger, kryetar i bashkisë së Vjenës midis viteve 1897-1910, admirohej nga Hitleri edhe pse disa biografë të tij pohojnë se në qendrën e strehimit në këtë qytet, ai kishte më shumë se një mik hebre. Ulrich thotë se ata që e furnizonin me bojë në tregtinë e tij, ishin hebrenj.

Në vitin 1913, i riu austriak u transferua në Mynih dhe vendosi të bëhej pjesë e ushtrisë së perandorit gjerman Vilhelm II, pasi u refuzua nga ajo austo-hungareze. Gjatë luftës karriera ushtarake e diktatorit të ardhshëm nuk ishte veçanërisht brilante dhe siç nënvizon Ulrich nuk arriti kurrë te lidershipi, të cilin më pas diti ta fitojë si politikan. “Në tribunën politike ai u shndërrua në një demagog të atillë, siç nuk e ka njohur kurrë historia gjermane”, thotë.

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 KGrHqMOKpwFIDgPmGqwBSIOPdt9Cw60_35

Pasi u rekrutua si vullnetar në listën e regjimentit të këmbësorisë bavareze, Hitleri zhvilloi funksionet e stafetës gjatë betejës të madhe mbi lumin Somme, një nga më të përgjakshmet e Luftës së Parë Botërore. Fritz Wiedemann, ndihmësi personal i Fyhrerit, theksoi në gjyqin e Nurembergut se si gjatë konfliktit të madh botëror, te Hitleri nuk ishin shfaqur sinjalet e një predispozite të tij për të komanduar.

Lindja e anti-semitizmit

Ulrich thekson se te Hitleri, shndërrimi i antisemitizmit nga bindje pak a shumë radikale në esencë të personalitetit të tij ndodh në Mynih. Te “Mein Kampf” lideri i Partisë Nacionalsocialiste, thotë se e zhvilloi urrejtjen e tij raciale kundër hebrenjve gjatë viteve që jetoi në Vjenë, por shumë fakte e hedhin poshtë këtë tezë, të cilën ai mund ta ketë pohuar me qëllime të pastra propagandistike. Ulrich e lidh shpërthimin e antisemitizmit te Hitleri me epokën e revolucionit në Mynih, kur lindi një Republikë Sovjetike Bavareze (qeveri disamujore e formuar në Bavari, në vitin 1919, me synimin për të zëvendësuar monarkinë).

Në atë periudhë Hitleri u zgjodh në këshillin drejtues të shtetit bavarez për ta udhëhequr atë në mënyrë socialiste, episod të cilin e mohoi gjatë viteve pasardhëse. Republika Sovjetike Bavareze u shtyp nga formacione ushtarake të financuara nga një nukël sipërmarrësish dhe industrialistësh të mbledhur rreth një shoqërie sekrete, nga e cila, më pas lindi lëvizja naziste. Në këtë moment, Hitleri zhvendoset dhunshëm drejt së djathtës, duke radikalizuar ndjenjën e tij më shumë politike sesa raciale kundër hebrenjve.

Për Ulrich ishte pa dyshim e fuqishme propaganda nacionaliste e “thikës mbas shpine”, tradhtia socialiste që shtyu Gjermaninë të kërkonte fundin e një lufte të cilën perandoria mund ta fitonte. Miti politik i përhapur nga krahu i djathtë pretendonte se Gjermania e kishte humbur Luftën e Parë Botërore për shkak të revolucionit gjerman, e jo për shkak të mposhtjes ushtarake nga fuqitë perëndimore.

Një tezë e përgënjeshtruar nga çdo rrethanë historike e kohës, por që ndodhej në bazën e zemërimit gjerman, e që vendosi suksesin e lëvizjes nacionalsocialiste (naziste). Në biografinë e Ulrich, citohet një letër e Hitlerit (e vitit 1920), në të cilën ky pohon nevojën për të çrrënjosur virusin hebraik nga shoqëria. Një shpërthim urrejtjeje e përhapur në Mynih, duke qenë se në Republikën Sovjetike Bavareze disa persona me origjinë hebree si Ernst Toller, Eugen Leviné e Erich Mühsam, kishin mbajtur detyra me përgjegjësi të madhe.

Lidhja me gratë

Në këtë libër, një kapitull i tërë i është dedikuar raportit të Fyhrerit me gratë, në të cilin përgënjeshtrohet teza e hasur në një pjesë të historiografisë mbi homoseksualitetin e Adolf Hitlerit. Ulrich nënvizon bindjen e tij se dashuria për Eva Braun ishte një ndër përbërësit thelbësorë të diktatorit nazist. Një marrëdhënie që zgjati nga viti 1929 deri më 1945-n dhe përfundoi me vetëvrasjen e përbashkët në një bunker, një ditë pasi u martuan. Dy të dashurat e tjera të Hitlerit pësuan të njëjtin fund tragjik, Geli Raubal dhe Renate Müller, kryen vetëvrasje në vitin 1931 dhe 1937.

Mungesa e një prej testikujve, fakt i pranuar nga Ulrich, e kishte bërë Hitlerin veçanërisht të ndrojtur në raportet intime me partneret e tij, duke konsideruar sikletin që ndiente kur zhvishej. Pavarësisht kësaj pengese fizike, sipas historianit nuk janë mbledhur kurrë tregues që tregojnë një tendencë seksuale të ndryshme nga heteroseskualiteti. Për Ulrich, të kuptosh Hitlerin dhe aktet e tij kriminale nga perspektiva e marrëzisë së pastër është një gabim, pasi duhet pranuar se diktatori nazist ishte më afër normalitetit nga sa mund ta pohojnë historianët sot.

Dorina Gjuzi
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Zattoo 16.11.13 18:29

10 të fshehtat e Hitlerit

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Adolf_hitler_20100527_1185227214

Një ndër personat më të këqij që ka njohur historia është padyshim Adolf Hitler. Rreth sundimtarit gjerman ka shumë mistere dhe të pathëna, sidomos lidhur me vdekjen e tij.

Dihet që ai u vetëvra në bunker duke mos lejuar që të binte në dorën e armikut, por ka nga ata që thonë se nuk është e vërtetë sepse ai jetoi dhe për shumë vite më pas në arrati. Megjithatë ne po ju tregojmë 10 të fshehtat që ndoshta nuk i dini rreth Hitlerit:

1. Hitleri ishte përdorues i rregullt i viagrës. Si duket i kushtonte rëndësi të madhe jetës seksuale.

2. Nuk dinte t’i jepte makinës. Pavarësisht përpjekjeve për të mësuar ai nuk mundi të bëhej shofer.

3. Dashuria e tij e parë ka qenë një vajzë hebre. Kur ishte 16 vjeç ai u dashurua me një vajzë çifute të quajtur Stefanie Isak. Ai ishte aq shumë i dashuruar sa ka tentuar të vrasë dhe veten për të.

4. Ishte i pasionuar pas çokollatës. Hitleri i dashuronte aq shumë çokollatat saqë hante tej mase.

5. Nuk ka pranuar kurrë të zhvishet para mjekut. Ai ishte aq i turpshëm saqë nuk zhvishej para mjekëve.

6. Ishte vegjetarian. Pas vdekjes së mbesës së tij ai hoqi dorë nga mishi.

7. Kishte vetëm një testikul. E humbi njërin pas pësimit të një dëmtimi në Luftën e Parë Botërore.

8. Ka dyshime se ai ishte çifut.

9. Hitleri nuk lindi në Gjermani, por në Austri.

10. Fërshëllente gjatë gjithë kohës. Hitlerit i pëlqente jashtë mase të fërshëllente.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Odin 29.11.13 21:38

Ana tjetër e Hitlerit

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Hitler1_thumb_medium400_250

Nuk ka asnjë diskutim se Adolf Hitleri ishte përgjegjës për disa prej akteve më të përbindshme të kryera ndonjëherë. Megjithatë, në një intervistë rreth biografisë së re të tij, historiani Volker Ullrich diskuton një diktator që ishte antisemit, por gjithashtu edhe një njeri me sharm të konsiderueshëm.

- Zoti Ullrich, sa normal ishte Adolf Hitleri?

Ai nuk ishte aq i çmendur sa disa studiues të psikohistorisë do të donin që të besonim, që përkon me linjat e tyre tejet sempliciste të argumentimit. Bile ai mund të ketë qenë më shumë normal nga sa mund të dëshironim.

- Shumica e njerëzve e konsiderojnë Hitlerin si psikopat. Gjithashtu, shumë historianë besojnë se dikush i aftë që të kryejë krime të tilla nuk mund të ketë qenë normal.

Padyshim që Hitleri ishte i jashtëzakonshëm në aktet kriminale të tij. Megjithatë, në shumë aspekte, ai nuk qe aspak jashtë të zakonshmes. Ne nuk do të jemi kurrë në gjendje t’i kuptojmë gjërat e tmerrshme që ndodhën midis viteve 1933 dhe 1945 në qoftë se mohojmë qysh nga fillimi se Hitleri gjithashtu kishte karakteristika njerëzore dhe në qoftë se dështojmë për të marrë parasysh jo vetëm energjitë kriminale të tij, por gjithashtu edhe cilësitë tërheqëse që ai kishte. Për aq kohë sa e shohim atë vetëm si një përbindësh të frikshëm, joshja që ai padyshim ushtronte do të mbesin enigmë.

- Joachim Fest botoi një biografi të hollësishme të Hitlerit më 1973 dhe Ian Kershaw një tjetër, me dy vëllime, që fillon më 1998. Cili qe motivi juaj për botimin e një biografie të tretë të hollësishme?

Fest i afrohet Hitlerit nga një pozicion neverie dhe antipatie. Një kapitull qendror i librit të tij titullohet "Pamje e një Jopersoni". Kershaw ishte i interesuar më së pari në strukturat shoqërore që e bënë Hitlerin të mundshëm, ndërsa vetë personi mbetet disi i zbehtë në trajtimin e tij. Unë e nxjerr njeriun në ballë. Kjo krijon jo një portret krejtësisht të ri të Hitlerit, por një qëndrim akoma më kompleks dhe më kontradiktor nga se jemi familjarë.

- "Hitleri, Njeriu" është emri i një kapitulli që ju vetë e përshkruani si kapitullin kyç në librin tuaj, i cili do të botohet këtë javë. Si qe Hitleri si njeri?

Gjëja e jashtëzakonshme lidhur me Hitlerin ishte talenti i tij për maskim. Aftësitë e tij të mrekullueshme si aktor shpesh janë anashkaluar. Ka vetëm situata shumë të rralla ku ne mund të themi si ai po tregohej i sinqertë. Kjo është ajo që e bën të vështirë t’i përgjigjesh pyetjes se si qe ai si njeri. Ai mund të ishte mjaft i këndshëm, edhe për njerëzit që urrente. Megjithatë, ai ishte gjithashtu jashtëzakonisht i ftohtë edhe me njerëzit shumë të afërt me të.

- Në një pikë në libër, ju shkruani për një “sharm tërheqës”. Sharmi është një karakteristikë zakonisht jo e shoqëruar me këtë kriminel të shekullit.

Një shembull i mirë i aftësisë së tij për të përfituar është marrëdhënia e tij me Presidentin gjerman, Paul von Hindenburg, i cili fillimisht kishte rezerva të konsiderueshme për “tetarin bohemian”, siç e quante ai Hitlerin. Megjithatë, brenda pak javësh nga emërimi si Kancelar, Hitleri arriti që ta lidhë pas vetes Hindenburg aq fort sa që ky i fundit do t’i nënshkruante çdo gjë që ai do t’i kërkonte. Joseph Goebbels nënvizon shpesh në ditarët e tij se diktatori jo vetëm mund të bisedonte shumë këndshëm me të njohurit e afërt të tij, por dinte absolutisht edhe që të dëgjonte.

- Nga ana tjetër, nganjëherë do të ekzistonin ato shpërthime në sjellje të pakontrolluar. Incidenti më i vogël në dukje mund të shkaktonte një furtunë zemërimi.

Përshtypja ime është shumica e shpërthimeve të tij qenë aktrime. Ai e bënte qëllimisht një gjë të tillë, për të frikësuar njerëz, kur vetëm e folura me kundërshtarët e tij politikë nuk e arrinte atë që ai donte. Brenda pak minutash, ai sërish mund të sillej me kontroll të plotë të vetes dhe të bënte nikoqirin e vëmendshëm.

- Fillimisht ka pak në bekgraundin e Hitlerit që do të dukej të sugjeronte një karrierë si vrasës masiv. Në vend të përmbushjes së dëshirës së babait të tij që të bëhej një burokrat i ndershëm, Hitleri u zhyt tek piktura dhe leximet. “Librat qenë bota e tij”, thotë një shok i tij i fëmijërisë.

Hitleri ishte një lexues i etur, një pasion që qëndroi me të gjatë të gjitha fazave të karrierës së tij. Arkivat Federale në Berlin kanë fatura, që tregojnë tituj dhe çmime, nga një librari në Munich ku Hitleri blinte librat e tij. Këto tregojnë se çfarë sasie të madhe librash porosiste, sidomos për arkitekturën, megjithëse edhe biografitë dhe veprat filozofike i interesonin. Hitleri i konsumonte librat jashtëzakonisht shpejt, por ishte njëherazi edhe mjaft selektiv. Ai lexonte vetëm vepra që u përshtateshin pikëpamjeve të tij dhe kjo do t’i duhej në karrierën politike të tij.

- Do të shkonit aq larg sa ta quanit atë një person me mentalitet artistik?

Interesi i tij ndaj artit sigurisht që ishte i jashtëzakonshëm. Me leje pushimi në shtator të 1918, ai e kaloi kohën e tij jo nëpër bordele, siç vepruan shokët e tij, por në Museum Island të Berlinit.

- Me fjalë të tjera, ndoshta mund të thoshim: Ruaju nga artistët në politikë.

Kjo është një shprehje e goditur. Por Hitleri nuk qe asnjëherë më shumë se mesatar si artist. Talenti i tij i madh ishte për lojërat e politikës. Është e lehtë të nënvlerësohen cilësitë dhe aftësitë e jashtëzakonshme që ai dispononte me qëllim që të kishte sukses në këtë fushë. Në harkun e vetëm tri viteve, ai u ngjit nga një veteran i panjohur në mbretin e Munich, duke mbushur sallat më të mëdha të qytetit javë pas jave.

- Hitleri ishte një ujk vetmitar. Ai nuk pinte duhan, nuk pinte alkool dhe eventualisht u bë vegjetarian. Si arrin një eksentrik të bëhet një magnet për masat?


Munich i viteve njëzet ishte një mjedis ideal për një agjitator të djathtë, sidomos për një të tillë që mund të mbante fjalime aq pasionante si ato të Hitlerit. Por ai ishte gjithashtu një takticien i aftë, që e mundi konkurrencën e tij hap pas hapi. Ai e rrethoi veten me ndjekës që e shikonin atë me adhurim dhe siguroi mbështetje nga patronë me influencë, veçanërisht Bruckmanns, një çift i mirërespektuar në botën e botimit; familja Bechstein, e cila prodhonte piano dhe sigurisht familja Wagner në Bayreuth, që shpejt filloi ta trajtojë atë si një njeri të familjes.

- Edhe raportet më të hershme të Hitlerit si orator e nënvizojnë shkëmbimin e energjisë midis tij dhe ndjekësve të tij. "Kisha një ndjesi të veçantë”, shkruan një dëshmitar okular më 1919, "sikur eksitimi i  tyre ishte vepër e tij dhe kjo nga ana e saj i jepte zë atij në shkëmbim".

Për të kuptuar fuqinë e Hitlerit si orator, ne duhet të marrim në konsideratë se ai nuk ishte thjesht demagogu zëlartë i tavernave që kemi në mendje, por në fakt ai i ndërtonte fjalimet e tij me mjaft kujdes. Ai fillonte shumë qetë, në mënyrë të përkohshme, pothuajse sikur po nuhaste rrugën përpara dhe po përpiqej të gjente se deri në çfarë mase e kishte kapur audiencën deri në atë çast. Kjo deri kur ishte i sigurtë për miratimin e tyre, atëherë ai e përshpejtonte zgjedhjen e fjalëve dhe gjestet, duke u bërë më agresiv. Ai e vazhdonte këtë gjë për 2 apo 3 orë derisa arrinte apogjeun, një pik intoksikues që i linte shumë dëgjues me lotët që u rridhnin faqeve. Kur shikojmë sot pjesë të fjalimeve të tij, ne përgjithësisht jemi duke shikuar vetëm konkluzionin.

- Shkrimtari Klaus Mann, i cili e shikoi Hitlerin të kullufiste një copë ëmbëlsirë me luleshtrydhe në Carlton Tea Room të Munich në vitin 1932, shkroi më pas: "Ju doni të jeni diktator me atë hundë? Mos më bëni të qesh". A kërkonte një lloj të caktuar dispozicioni që të magjepseshe nga Hitleri?

Klaus Mann kishte një përbuzje instinktive estetikisht të motivuar qysh nga fillimi. Por ekzistojnë gjithashtu raportime njerëzish që kishin një pikëpamje mjaft negative për Hitlerin në fillim, që megjithatë u zhdukën dhe u flakën tej kur ata e përjetuan atë. Midis gjërave personale të Rudolf Hess, i cili shërbeu si sekretar privat i Hitlerit duke filluar nga viti 1925, unë gjeta letra në të cilat i përshkruan së fejuarës së tij turet e tyre të propagandës nëpër Gjermani. Në njërën letër, ai përshkruan një mbledhje drejtuesish biznesi në qytetin Essen në prill të 1927. Kur Hitleri hyri në sallë, ai u ndesh me një heshtje të akullt, refuzim të plotë. Pas 2 orësh pati duartrokitje të zjarrta. "Një atmosferë e tillë si në Cirkun Krone të Munich", shkruan Hess.

- Ethja skllavëruese e fjalimeve të Hitlerit në kongreset e partisë tingëllojnë në veshët tanë deri në ditët e sotme. Si ndryshon zëri i tij në privat nga ai që përdorte në publik?

Ekzistojnë shumë pak regjistrime në të cilat Hitleri mund të dëgjohet duke folur normalisht, por në ato që ekzistojnë është evidente se ai posedonte një zë të qetë, të ngrohtë. Është një ton krejtësisht i ndryshëm nga ai që përdorte në daljet publike të tij.

- Një herë Fest u pyet në një intervistë: "A ishte Hitleri antisemit?". Duke nënkuptuar, me fjalë të tjera, nëse urrejtja e tij për hebrenjtë buronte nga një bindje që ai vërtet e kishte apo ishte kryesisht një mjet për të eksituar masat. A ishte antisemit Hitleri?

Padyshim. Antisemitizmi – në fakt, në mënyrën më radikale të tij – ishte thelbi i personalitetit të tij. Është e pamundur të kuptohet Hitleri pa të. Saul Friedlander e përshkruante atë si "antisemitizëm ringjallës”, që përshtatet mjaft mirë. Hitleri i shikonte hebrenjtë si mishërimin e gjithçkaje të keqe, rrënjën e të gjithë së keqes në botë.

- Por nuk ishte kështu qysh nga fillimi.

Në manifestin e tij "Mein Kampf", Hitler e bëri të qartë sikur ishte bërë një fanatik antisemit në kohën që ndodhej në Vjenë. Por nuk ka asnjë dëshmi se ka bërë ndonjë koment denigrues rreth hebrenjve përpara se të vinte në Munich. Përkundrazi, në fjetoren e burrave ku jetoi për 3 vjet në Vjenë, ai mbajti kontakte pastërtisht miqësore me hebrenjtë. Ndërmjetësit që shisnin pikturat e tij me një çmim të mirë qenë gjithashtu hebrenj.

- A përjetoi ai diçka të ngjashme me një përvojë konvertimi në antisemitizëm?

Ne e dimë se Hitleri u bë antisemit radikal gjatë revolucionit në Munich në periudhën 1918–1919, të cilin ai e përjetoi drejtpërsëdrejti dhe që fillimisht e shtyu shumë larg drejt së majtës, pastaj e shtyu shumë larg drejt së djathtës. Republika Sovjetike e Bavarisë që jetoi shumë pak kishte disa hebrenj në poste drejtuese – Ernst Toller, Eugen Leviné dhe Erich Muhsam. Kjo çoi në antisemitizmin që u përhap nëpër qytet si një epidemi.

- Ju i referoheni një letre të panjohur më parë nga gushti i 1920, në të cilën një student juridiku nga Munich regjistroi pikëpamjet e Hitlerit pas një takimi me të. Kur vjen tek hebrenjtë, thotë Hitleri, ai besonte se virusi duhet të çrrënjoset dhe se ekzistenca e popullit gjerman ishte në lojë. Sa seriozisht i nënkuptonte Hitleri deklarata të tilla në këtë pikë?

Projekti politik që doli nga pikëpamjet e tij nuk konsistonte akoma në vrasjen masive. Pavarësisht të gjithë retorikës së shfarosjes, "heqja qafe e hebrenjve" në këtë pikë nënkuptonte përzënien e tyre nga Gjermania. E ashtuquajtura “zgjidhje finale”, që nënkuptonte vrasjen sistematike e hebrenjve të Europës, nuk hyri në plan deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

- Në kohën e pogromeve të Natës së Kristaltë më 9 nëntor 1938, jo më përpara, u bë e qartë se të gjithë ata që regjimi i konsideronte armiq të tij qenë tani pa të drejta apo mbrojtje. Ju shkruani, me të drejtë, se Gjermania në atë moment u largua nga kombet e civilizuara. Por edhe kjo dështoi që ta pakësonte popullaritetin e Hitlerit.


Nuk është e lehtë të thuash se cila qe pikëpamja e popullsisë në përgjithësi për pogromet. Bazuar në burime të tilla si raportet e Gestapos lidhur me atmosferën e përgjithshme në vend, unë prirem nga pikëpamja se shumica e njerëzve nuk e miratonin këtë dhunë. Në mënyrë interesante, Nata e Kristaltë nuk u lidh me Hitlerin. Ai arriti që të qëndrojë në prapaskenë, edhe pse ai qe njeriu që luante fijet, me liderët e tjerë nazistë të konsideruar përgjegjës. Ky shfajësim, bashkë me shprehjet e njerëzve që thonë "Sikur Fuhreri ta kishte ditur një gjë të tillë…" shfaqet në mënyrë të përsëritur.

- Fakti që Hitleri i kushtoi vëmendje të konsiderueshme imazhit të tij mund të shikohet gjithashtu në qasjen e tij ndaj problemit të parave. Ndërsa e paraqiste veten si një lider i thjeshtë, fshehurazi, ai e përjashtoi veten nga taksat, siç shkruani ju në librin tuaj.

Një nëpunës këmbëngulës në zyrën e taksave të Munich Lindor vërente në tetor të 1934 se Htileri detyrohej 405000 rajhsmarka në taksa. Çdo detyrim për t’i paguar këto taksa u hoq shpejt, duke e deklaruar tash e prapa Hitlerin të përjashtuar nga taksat dhe nëpunësi që e kish ngritur problemin mori një paralajmërim serioz.

- Duke filluar nga viti 1937, ekzistojnë bile pulla që mbajnë pamjen e tij, nga të cilat Hitleri përfitonte një përqindje të të ardhurave.

Hitleri e vlerësonte gjithmonë luksin. Nuk është koinçidencë që edhe në vitet e mëparshme ai voziste modelet më të fundit dhe më të kushtueshme “Mercedes”. As apartamenti i tij 9 dhomësh në Prinzregentenstrasse të Munich nuk përputhej saktësisht me imazhin e një njeriu të thjeshtë të popullit, që punonte si i marrë për hatër të Gjermanisë. Gjeta gjithashtu fatura nga hotelet ku Hitleri ka qëndruar me shpurën e tij përpara vitit 1933. Për shembull, ata shpenzuan 800 rajhsmarka për 4 ditë në Kaiserhof të Berlinit. Kjo shumë është ekuivalent me 3500 euro të sotme.

- Gjithashtu ju i kushtoni një kapitull të tërë marrëdhënieve të Hitlerit me femrat. Nuk e shikoni këtë si shumë të parëndësishme, të bësh pyetje rreth jetës private të diktatorit?


Besoj se ky është një aspekt që nuk duhet të hiqet nga një biografi. Në rastin e Hitlerit, ekziston gjithashtu fakti se nuk e ruante një ndarje të prerë midis sferave të tij private dhe publike, por në fakt i përziente ato në një mënyrë të çuditshme. Kjo është veçanërisht evidente në Berghof, ku hapësirat private dhe ato të punës qenë të përziera.

- Çfarë mendoni për teorinë se Hitleri ishte seksualisht i tërhequr nga meshkujt?

Gjithashtu thuhej se atij i mungonte një testikul, gjë që e bënte ngurrues për t’u zhveshur përpara femrave. Por mund ta harroni të gjithë këtë. Këtu, gjithashtu, Hitleri fsheh shumë dhe ka shumë pak që ne e njohim me saktësi. Por jam i bindur se kishte një marrëdhënie shumë më të afërt me dashnoren e tij të fundit, asistenten e fotografit të Munich, Eva Braun, sesa mendonim më parë.

- Kershaw shpreh teorinë se Hitleri e gjente kënaqësinë e tij në ekstazën e masave.

Nuk e besoj një gjë të tillë. Hitleri e paraqiste veten gjithmonë si një njeri që hiqte dorë nga e gjithë lumturia personale në shërbim të popullit të tij. Nuk ka dëshmi konkluduese lidhur me këtë, por besoj se prapa pretekstit të diskrecionit, Hitleri kishte një jetë mjaft normale me Eva Braun.

- Pa Hitlerin nuk do të kishte pasur asnjë nacional socializëm, por pa energjitë që e shtynin atë përpara nuk do të kishte pasur asnjë Hitler. Do të qenë shkarkuar këto forca shkatërrimtare sikur kjo figurë qendrore të mos kish ekzistuar?

Ato do të kishin gjetur një instrument tjetër. Një mundësi do të kishte qenë një qeveri autoritare e drejtuar në pjesën më të madhe nga ushtarakët. Njerëz të tillë si kancelarët Schleicher dhe Papen kishin treguar se qenë të aftë në ndjekjen e puçit të vitit 1932 në Prusi, duke shkarkuar nëpunësit publikë të prirur nga republika dhe duke spastruar qeverinë. Ligjet antihebre ka mundësi që do të ishin implementuar edhe pa Hitlerin, por Holokausti, ky ekstrem i fundit radikal i vizionit politik utopist të një shoqërie racialisht homogjene, nuk do të kishte ndodhur kurrë. Është i paimagjinueshëm pa Hitlerin. Kishte shumë gjermanë që e mbështesnin këtë ekstrem, por Hitleri qe ai që e drejtonte atë.

- Zoti Ullrich, faleminderit për këtë intervistë.

(Nga “Der Spiegel”)
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Berti69 05.12.13 13:47

Zbulohen planet sekrete të nazistëve ne Antarktidë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Bazat-1-300x211

Deri pak kohë më parë konsiderohej si “tabu” dhe utopi, por dokumentet e fundit e ardhur në dritë kanë përmbysur gjithçka!

Në dokumentarin në vijim jepen detaje dhe të dhëna rreth fushatës, rrënjëve dhe përpjekjeve të Rajhut të Tretë me teknologjinë që dispononte aso kohe të anti-gravitetit, të disqeve fluturues dhe të teknologjive dhe sekreteve të ardhur nga lashtësia!

Një nga çështjet më kryesore të dokumentarit, është ekzistenca e “Bazës 211” sekrete, si dhe bazën e nëndheshme naziste në Antarktidë. Dëshmitë e gjeneralëve gjermanë për nëndetëset U-Boat, si dhe zhdukja misterioze e disa qindra shkencëtarëve nazist dhe mekanikëve të luftë së dytë botërore.

Gjithashtu, i referohet pretendimeve të çështjes së aplikimit të teknologjisë jashtëtokësore, të riprodhimit të saj nga një studim të kryer nga një grup shkencëtarësh gjermanë dhe ekzistenca misterioze e “Kompanisë Thule” në fillim të shekullit të njëzetë.

Madje, në dokumentar paraqiten dhe një sërë shfaqjesh misterioze objektesh të pa identifikuara fluturimi, të cilat konsiderohen krijesë e dorës të njeriut që janë vëzhguar në rajonin e Antarktidës, si dhe vrimat e krimit si një pikë hyrje dhe dalje të anijeve jashtëtokësore, si dhe mundësin e implikimit të sistemit të qa shumë përfolur të HAARP.

Ndërkohë, përfshihen dhe të gjitha bazat sekrete amerikane që ndodhen në Antarktidë, të cilat banohen nga agjentët e CIA-s dhe Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Amerikës.

Atë çka përcakton ky dokumentar, që është nga më i miri i llojit të tij, janë dëshmitë e shkencëtarëve të lartë të Rusisë dhe të personelit ushtarak, të cilat janë shumë të besueshme.


Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Zattoo 26.01.14 14:15

Hitleri vdiq në moshën 95- vjeçare?

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 F1_25hitler1390671496

Ka shumë spekulime për vdekjen e tij. Së fundmi janë shtuar zërat se Hitleri ka vdekur diku në Amerikën Latine, pasi u arratis në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Një libër i ri thekson se ka edhe një foto që provon se Hitleri ka vdekur në Amerikën Latinë në moshën 95 vjeç.

Autorja e librit thotë se Hitleri u arratis në Argjentinë, më pas në Paraguai dhe vdiq në një qytet të vogël pranë kufirit brazilian me Bolivinë në vitin 1984, raporton “Tema”.

Autorja Simoni Renne Guerreiro, nga Brazili, thotë se Hitleri ishte vendosur në atë qytet në kërkim të thesareve, sipas një harte që i kishin dhënë aleatët e tij në Vatikan.

Në qytet, ai jetoi me emrin Adolf Leipzig dhe banorët e njihnin me emrin ‘Gjermani i vjetër’.

Simoni thotë se do bëjë edhe një test të ADN-së tek të afërmit e Hitlerit, që tani jetojnë në Izrael, pasi ka marrë leje për të zhvarrosur eshtrat e Adolf Leipzig në Nossa Senhora de Livramento.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Luli 10.02.14 20:31

Çfarë po përgadiste Hitleri në këto tunele në Austri?

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Hitleri

Një producent filmash ka gjetur prova që në Austrinë e sipërme ka disa tunelë, ku nazistët po bënin eksperimente për një armë sekrete. Menjeherë në qarkullim ka dalë fjala “bombë atomike”.

Austriaku Andreas Sulzer thotë se bëhet fjalë për një qendër atomike. Fakt është që Hitleri kishte ngritur një rrjet gjigand me tunele në këtë zonë. Kur mbërritën rusët, ato u hodhën në erë. Në vitin 2002, qeveria austriake nisi një projekt për betonimin e tyre. Më shumë se 60 mijë të burgosur ishin dërguar në këtë zonë.

Ata ndërtuan një fabrikë të nëndheshme. 40 mijë prej tyre humbën jetën duke punuar. Objekti është 45 mijë metër katror dhe quhej Bergkristall B8.

Aty janë ndërtuar edhe pjesë për avionë. Por niveli i lartë i rrezatimit ka nxitur dyshimet se aty mund të jenë bërë prova për armët bërthamore. Shumë shkencëtarë janë sjellë në atë zonë. Dokumentet e nazistëve, të siguruara nga Zeit, nuk flasin për ndonjë projekt të tillë. Megjithatë kjo nuk e përjashton plotësisht këtë mundësi.

Një gjë është e sigurt: Bergkristall nuk është hetuar plotësisht.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  gjilanasi 23.04.14 21:08

Hitleri i arratisur?

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 20140422033424_news

Edhe një herë rikthehet fantazma e Adolf Hitlerit dhe historia e shpëtimit të tij drejt Amerikës së Jugut. Një dokument që pretendohet si i deklasifikuar nga FBI, flet për udhëtimin e liderit famëkeq nazist drejt Argjentinës me anë të një nëndetëseje në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, një arratisje me dijeninë e shërbimeve sekrete amerikane.

Një informator ka kontaktuar me FBI-në në gusht të vitit 1945 duke thënë se Hitler udhëtoi nëpërmjet Atlantikut me një nëndetëse sekrete së bashku me partneren e tij Eva Braun.

Në një raport të FBI-së (në foto) lexohet se si një zyrtar argjentinas shpjegon se ishte një nga katër njerëzit që kishte takuar Hitlerin në momentin e zbritjes nga nëndetësja në Argjentinë rreth tre javë pas rënies së Berlinit. Hitleri është shpërngulur në Paraguaj dhe më pas në Mato Grosso të Brazilit.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Luli 10.11.14 19:55

Kur magjia e Leonardo da Vinçit i fshihej Hitlerit

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Leonardo_self

Një nga autoportretet më të famshme në botë, ai i Leonardo da Vinçit ka gjetur strehim në Torino të Italisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, vizatimi me shkumës të kuq iu fsheh Hitlerit, sepse mendohet se ka një ‘magji’ të fuqishme

Ekziston një mit në Torino, sipas së cilit shikimi i Leonardo da Vinçit në autoportretin e tij, është aq i thellë, saqë ata që e vështrojnë atë, mbarsen me fuqi të madhe.

Disa thonë se ishte kjo fuqi magjike, jo vlera kulturore apo ekonomike e vizatimit, që nxiti një zhvendosje sekrete nga Torino drejt Romës gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të mos rënë në duart e Hitlerit e për të ndaluar fuqinë që mund t’i jepte atij.

Për këtë arsye, kjo ishte vepra e vetme nga koleksioni i vizatimeve dhe dorëshkrimeve të Leonardo da Vinçit, që u zhvendos nga Biblioteka Mbretërore e Torinos në atë kohë.

Drejtori aktual i bibliotekës, Xhovani Saçani, thotë se askush madje nuk e di se ku u fsheh me saktësi. “Për të parandaluar që ta merrnin nazistët, një operacion i shërbimit sekret e transportoi atë në mënyrë sekrete dhe anonime drejt Romës”, thotë ai.

Në rrethana të tilla të vështira, ruajtja me kujdes nuk u mendua mirë qoftë prej mungesës së dijeve, qoftë prej asaj të teknikave. Sigurisht se kjo e rëndoi gjendjen e mirëmbajtjes së vizatimit.

Brenda Bibliotekës Kombëtare shtrihet një tapet i kuq që të çon për te vizatimi dhe përreth ka dyer të sigurisë së lartë.

Kjo ndërtesë ka qenë shtëpi e autoportretit të Leonardos dhe mijëra vizatimeve dhe dorëshkrimeve të paçmuara që prej vitit 1998. Trajtimi që u bëhet tani këtyre veprave me ndikim të madh për njerëzimin dhe zhvillimin e shkencave, është shumë i ndryshëm nga ai që i bëhej në gjysmën e parë të shekullit të 20-të.

Ndriçimi është ekskluzivisht me fibra optike – drita natyrale nuk mund të hyjë në këtë dhomë – dhe temperatura mbahet në një konstante 20 gradë Celsius, ndërsa lagështia në 55 për qind.

“Vitrinat” ku shfaqen veprat janë të përbëra nga xhami që Saçani e përshkruan si ‘anti-gjithçka’ dhe e gjithë zona është e pajisur me alarme dhe kamera sigurie.

Duke përdorur një ndriçues mirëmbajtës, Saçani hedh dritë në sipërfaqen e vizatimit për të treguar shtirjen e dëmit të njohur si procesin e njollave të kuqërreme që shfaqen në letrat e vjetra.

“Ky rast është veçanërisht i rëndë”, psherëtin ai – 200 vite më parë ky proces ishte më pak i dukshëm. “Në fund të anës së majtë të vizatimit, kishte një mbishkrim latin që shkruante Leonardus Vincius, por tani është zhdukur plotësisht”.

Meqë dëmi është i shtrirë dhe letra e brishtë, restaurimi do të jetë shumë i ndërlikuar. Analizat e lodhshme dhe diskutimet nga ekspertët botërorë në restaurim, kanë çuar në “vendimin për të ruajtur status quo-në”, thotë Saçani.

Dhe që prej ardhjes në këtë bibliotekë në vitin 1998, gjendja e vizatimit nuk është përkeqësuar.

“Kjo na bën të ndihemi më mirë, sepse e dimë se po e trajtojmë siç duhet tani. Duhet të kemi parasysh se është 500-vjeçare. Vizatimet që kemi bërë në shkollë, ndoshta nuk ekzistojnë më; dhe ky vizatim i bërë në një letër normale vazhdon të rrojë, ndaj mendoj se është e mahnitshme që kemi arritur ta ruajmë deri më sot”.

Njëlloj e jashtëzakonshme është historia sesi ky autoportret përfundoi në Torino. Ishte pjesë e një koleksioni të gjerë, të blerë në 1839 nga Mbreti Karlo Alberto i Savojës.

Një koleksionues i pasionuar, ai e bleu atë nga Xhovani Volpato, një tregtar arti dhe murator, i cili ka udhëtuar shumë nëpër Europë. Sesi ai arriti të shtinte në dorë Leonardon është një mister, por dihet se ai i kërkoi mbretit një shumë prej 70000 lirash piemonteze për koleksionin e vizatimeve.

“Një doktor që fitonte 1.000 lira në vit në atë kohë, ishte një shumë astronomike”, buzëqesh Saçani. “Mbreti arriti t’i jepte atij 50.000 lira, dhe iu deshën tetë vite që të paguante këstet.

Por Saçani thotë se Volpato nuk ishte një biznesmen aq i cekët, sa ç’mund të duket.

“Qëllimi i Volpatos nuk ishte vetëm financiar, në shkëmbim të uljes së çmimit për mbretin, ai kërkoi që të bëhej murator pa pagesë i vizatimeve në Bibliotekën Mbretërore. Dhe që atëherë, Torino mbeti shtëpi e portretit me shkumës të kuq”.

Është vërtet një autoportret?

Vizatimi besohet se daton nga viti 1515. Disa ekspertë besojnë se ai i përket stilit të Leonardos në vitet 1490, megjithatë, subjekti është një plak.

“Ai nuk ishte shumë i dhënë pas idesë së autoportretit”, thotë James Hall, autor i librit ‘Autoportreti: një histori kulturore’. Ai nuk beson se autoportreti i përket Leonardo da Vinçit.

“Atij nuk i pëlqente shumë ideja se arti duhej të ishte një portret i artistit. Ai donte që arti të përfaqësonte një ideal”.

Hall mendon se ky vizatim është bërë i famshëm, të paktën prej mungesës së autoportreteve të Leonardos. “Njerëzit i janë dhënë kësaj ideje dhe i kanë qëndruar deri në fund”.

Por të tjerë janë më pak skeptikë. “Jam shumë e lumtur të besoj se është një autoportret, por mendoj se çdo person vendos vetë nëse e ka bërë Leonardo, apo ia kanë bërë atij, kur e sheh nga afër”, thotë Liz Rideal, autore e dy librave mbi autoportretet dhe një lektore në Galerinë Britanike të Portreteve në Londër.

Ajo thotë se shumica e njerëzve duan të besojnë se është e Leonardos, “sepse ai ka status supermeni… mendoj se kemi të bëjmë me një gjeni dhe për këtë arsye e respektojmë autoportretin e tij, pasi duam të dimë si dukej”.

Si drejtor i Librarisë Mbretërore, Xhovani Saçani nuk ka dyshime: “Është një autoportret, çdokush që qëndron përballë këtij vizatimi, e ndien fuqinë. E para gjë që thonë kur e shohin, është se shikimi në fytyrën e tij është me shumë emocion dhe ka një cilësi që e gjen vetëm në veprat e Leonardo da Vinçit”.

Ky autoportret konsiderohet kaq i çmuar, saqë është objekt i një dekreti shtetëror për pronat e patundshme. Ai mund të zhvendoset vetëm me leje ministrore. Në vitin 2011, u çua në një ekspozitë që festonte 150-vjetorin e bashkimit të Italisë.

“Transportimi përfshiu një ‘kuti speciale klimatizuese’, të aftë të ruajë të njëjtin sistem ajrimi që është në vendin ku mbahet vizatimi zakonisht”, thotë Saçani.

Kjo kuti e veçantë, më pas u fut në një tjetër kuti, që mbështillej nga një mjet që ndalonte dridhjet. Vizatimi u shoqërua nga një eskortë e armatosur dhe u monitorua vazhdimisht me teknologji moderne.

Një zhvendosje e ndërlikuar, delikate dhe shumë e shtrenjtë që nuk besohet se do ndërmerret shpesh në të ardhmen.

Në javët në vijim, 50 njerëz do lejohen të hyjnë në Bibliotekën Mbretërore nga ora 09:00 deri në 18:00 për të parë autoportretin. Temperaturat e dhomës do të jenë shumë të ulëta për të mbajtur në baraspeshë nxehtësinë që çlirojnë trupat.

Megjithëse ka më shumë se 80 kryevepra në ekspozitën e Thesareve të Mbretit, përfshirë edhe punë të tjera të Leonardos, Rafaelit, Rembrandit, Peruxhinos dhe Van Duk – për shumicën e vizitorëve, kryesorja është të shohin fytyrën e përskuqur të mjeshtrit Leonardo.

Dhe ata mund të kenë në mendje një mit të fundit, sipas së cilit përpara një provimi, studentët duhet të vizitojnë Bibliotekën Mbretërore për të marrë pak nga magjia e Leonardos. Mendohet se kjo u sjell fat shumë studentëve.

Por përtej legjendave, mjeshtri i madh i artit dhe shkencës, mbetet një nga figurat kryesore të shekullit ku jetoi, dhe një nga të përkëdhelurit e koleksionuesve të artit.

I.D.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  gjilanasi 19.10.15 19:26

Hetimi mbi misterin e shekullit: A vdiq vërtet Hitleri në bunker?


Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Image

Mungojnë prova të vdekjes së diktatorit. Dossierët e fundit të deklasifikuar të FBI-së përshkruajnë arratisjen e tij nga Berlini. History Channel i ka ekzaminuar nga një ish-agjent i CIA-s dhe nga një nga gjuetarët e Bin Laden. Zbulimi i prezencës së tij që u raportua në Argjentinë në vitet ’50.


Një tunel ku një person arrin të ecë veç duke u përkulur, segmenti final për të kompletuar një mister kalimesh nëntokësore. Dhe të kërkosh të gjesh një çelës të fshehur për të rihapur misterin e shekullit të XX, që reziston i paprekur prej 70 vitesh. Sepse as teknologjitë e fundit nuk arrijnë të japin një provë të vetme objektive për vdekjen e Adolf Hitler.

Historianët kanë pak dyshime. Për ta Fuhreri u vetëvra më 30 prill 1945 në bunker, me një plumb pistoletë në kokë dhe ndoshta edhe një dozë helmimi. Edhe dëshmitarët direkt të epilogut u zhdukën në apokalipsin e Rajhut të Tretë: ngelën vetëm rrëfime të dorës së dytë ose të figurave me një besueshmëri relative. Asgjë që sot do ti lejonte një gjykatësi të vërtetonte vdekjen.

Jo rastësisht Thomas J. Dodd, shef i delegacionit amerikan në procesin e Nurimbergut përdori fjalë të qarta: “Asnjë nuk mund të thotë me siguri që Hitleri ka vdekur”. Ka një boshllëk përgjigjesh, shkencore dhe fotografike: pjesët e trupit të diktatorit dhe të gruas (Eva Braun) që u martuan në vigjilje të fundit u dogjën dhe u shpërndanë nga KGB në vitin 1970. 23 vite më vonë në arkivat e shtetit moskovit u rishfaqën dy fragmente kafke, që testi i ADN-së i realizuar në laboratorët amerikanë në 2009 ia atribuuan një gruaje në moshe të re në përputhje me ADN-në e Eva Braun.

Ndërkohë që në kafkë është edhe shenja e një plumbi në dalje, ndërsa tregimet e dala nga bunkeri kanë folur gjithnjë për një helmim. Dokumentet e deklasifikuara në kursin e kohës nuk ndihmojnë të bësh dritë në zgjidhjen e misterit, madje rrisin edhe më tej enigmën.

Dokumentet që dolën një vit më parë nga skedarët amerikanë janë pjesë nga raportet e FBI-së që i janë dorëzuar personalisht shefit të madh Edgar Hoover dhe që tregonin prezencën e Fuhrerit në vende të ndryshme.

Gjithçka nisi kur detektivët federalë, monopolistë të inteligjencës amerikane besuan fjalët e Stalinit pas luftës. Ajo “jo” që Stalini i dha si përgjigje në konferencën Potsdam pyetjes së presidentit Truman: “Hitleri është i vdekur?”.

Që nga atëherë dhjetëra eseistë, shkrimtarë kanë shkruar për hipotezën e një odiseje të nazistit të fshehur në ndonjë cep duke pritur rilindjen e çmendurisë ariane. Për ta marrë çështjen në një këndvështrim ndryshe vjen tani një projekt i History Channel, që prezantohet si premierë nga “l’Espresso”. Netuorku i dokumentarëve nuk ia la çështjen një skuadre akademikësh, por zbriti në fushë një skuadër investigatorësh të gjeneratës së fundit. Drejtimin e saj e ka një legjendë e CIA-s Robert Baer, që inspiroi agjentin e interpretuar nga George Clooney në filmin “Siriana”.

Një veteran ende në aktivitet: misioni i fundit ishte në Bejrut, ku hetoi për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri për llogari të Tribunalit special të Libanit. John Cencich është ndërkohë një ekspert i hetimeve shkencore dhe qe regjisori i hetimit ndërkombëtar që çoi drejt hekurave presidentin serb Sllobodan Milloveçi. Në krahun e tyre edhe një sulmues: Tim Kennedy, një rreshter i rangers-ave amerikanë që ka marrë pjesë në misionet e forcave speciale në Afganistan për të zbuluar strehën Osama Bin Laden dhe në Irak për të kapur Zarqawi. Një skuadër pragmatike që ndihmohet nga ekspertë të specializuar për të përballuar çdo problem: gazetarë investigativë britanikë, gjuetarë izraelitë të kriminelëve, studiues argjentinas të komuniteteve gjermane dhe studiues spanjollë që kanë hetuar mbi raportet mes Frankos dhe Rajhut të Tretë.

Puna e kësaj skuadre zgjati një vit, me një buxhet multimilioner dhe me mjetet të teknologjisë së lartë, gjeoradarët tek dronet. Burime që vështirë se shkencëtarët universitarë do ti posedonin. Rezultati është një dokumentar i gjatë i titulluar “Hunting Hitler”, me tetë pjesë, nga një orë secila, që do të nisin në transmtohen në kanalin History të Sky nga e hëna e 26 tetorit. Rrjeti televiziv që njihet për dinamikën e tij drejt filmit aksion, sigurisht që nuk ka kohë të marrë edhe konsensusin e historianëve, por është një produkt cilësor dhe është një investim për publikun e gjerë.

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 S-l1000

Çështja është të kuptojmë nëse pas spektaklit ka substancë, nëse ky prodhim mund të japë një kontribut real kërkimeve. Rezultatet duken interesante, edhe pse teknologjitë më të fundit që përdoren kundër Al Kaedës nuk arrijnë të japin një fjalë finale mbi fundin e Hitlerit.

Është e habitshme për shembull të vëresh se si studime në terren akoma edhe sot duhet të bëjnë llogaritë me muret e rezistencës në shumë vende. Ata kërkojnë më vullnet që të mos hapin një kapitull që preferojnë ta harrojnë: siç është rasti i familjarëve të fundit të Eva Braun, që nuk pranojnë krahasimin e kodit të tyre gjenetik me pjesët e gjetura në Moskë. “Kemi lindur pas luftës, për ne ajo histori është e mbyllur”, shpjegojnë.

Arkivi bazë i hetimeve janë skedarët e FBI-së që u bënë të disponueshme vitin e kaluar. Dhjetëra raporte pak a shumë të sakta mbi arratisjen e Hitlerit të transmetuara mes viteve 1945-1950. Baer i ka analizuar me programet informative që CIA përdor për të zbuluar gjurmët e terroristëve islamikë. Agjenti i CIA-s i ka kryqëzuar ato me lajmet e mbledhura nga historianët dhe me database-t marrjes në pyetje të aleatëve deri në krijimin e një harte e vendeve të mundshme ku mund të ishte fshehur Hitleri dhe më pas shkonte në terren për të verifikuar çdo lloj informacioni.

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 244

Investigimi nis nga rrugët për të lënë bunkerin në Berlin pa u vënë re. Në Berlinin që po bombardohej ekzistonin qindra kilometra të kalimeve nëntokësore, të vetme kalime të sigurta gjatë sulmit të Armatës së Kuqe. Janë katakombe që nga viti 1999 janë eksploruar nga një shoqatë speleologjistësh. Por deri tani mungonte lidhja finale i itinerarit nga bunkeri i Fuhrerit deri në aeroportin e Tempelhof: i vetmi instalim nazist i kursyer nga bombardimet e aleatëve dhe topat sovjetikë. Hangari ruhej nga aeroplanët bombardues Kondor që ishin në gjendje të bënin fluturime direkte deri në Spanjë.

Nën aeroport kishte vende të blinduara me impiante hidrikë dhe elektrikë të pavarur, një lloj manastiri prej betonin dhe çeliku. Një lloj bunkeri që i rezistoi prej ditësh sulmeve sovjetike deri sa u dogj i tëri.

“Pa rrugë arratisjeje, një bunker kthehet në një kurth”, nënvizon Baer.

Në fakt nga komanda e Kancelarit hyhej në tunelet e metros. Të mbijetuarit e rrethit të afërt të Hitlerit kanë mohuar që ekzistonte një rrugë direkte nga bunkeri deri në aeroportin e Tempelhof.

Duke përdorur një gjeoradar taktik, identik me atë që u përdor të inspektuar shpellat e Tora Bora ku prej një kohe të gjatë mendohej se kishte vdekur Bin Ladeni, skuadra e History zbuloi një tunel që lidh aeroportin me stacionin metros. Është bllokuar që nga ajo betejë dhe tani pritet leje për ta eksploruar. Në çdo rast ka patur edhe rrugë të tjera për ti shpëtuar sulmit sovjetik. Robert Ritter von Greim dhe Hanna Reitsch u ulën në një pistë të improvizuar pak metra nga porta Brandeburgut dhe u rinisën më 30 prill pasi kishin takuar Hitlerin brenda në tunel.

Por ku mund të arratisej një njeri aq i famshëm dhe aq i urryer? Ekzaminimi i dokumentave të FBI-së përjashtojnë mundësinë që ai mund të ketë përdorur rrugën e Tirolit Jugor, e shfrytëzuar nga shumë nazistë për të arritur Amerikën Jugore nëpërmjet porteve italiane dhe mbulimit të hierarkisë katolike. Në rastin e Hitlerit rreziku duhej eliminuar në minimum, duke llogaritur strehimore të fshehta në vendet akoma mike. Siç ishte Spanja e Françisko Frankos. Nga Spanja vijnë edhe të dhënat e mbledhura nga detektivët e Hoover-it dhe këto gjurmë e çuan skuadrën e Robert Baer në një manastir shumë të veçantë, sepse kishte një vendkalim sekret nëntokësor që lidhej direkt me komandën e policisë ushtarake.

Pastaj Ishujt Kanarie, vendi ku qëndruan U-boot që nuk donin t’u dorëzoheshin aleatëve. Tre ikën nga Gjermania menjëherë sapo u shpall dorëzimi dhe u dorëzuan vetëm tre muaj më vonë në Argjentinë. Pikërisht në vendin amerikanojugor ku erdhën të dhëna me shumicë për një vendndodhje të Hitlerit. Analiza e skedarëve e çoi skuadrën në një qytet të izoluar, Charata, dhe në një tjetër bunker i ndërtuar në një fermë qindra kilometra larg gjithçkaje. Aty në vitet ’40 një jetonte një koloni e gjerë gjermanësh. Por dossierët e FBI-së tregonin edhe një tjetër vend të fshehtë, akoma më shumë në veri, në Misiones, vendi i predikuesve jezuitë në kufi të tre shteteve: një pozicion gjithnjë i shfrytëzuar për trafiqe dhe kontrabandë.

Në Misiones nga marsi i kaluar një ekspeditë arkeologjikë po eksploron mbetjet e tre godinave të ndërtuara në vitet ’40 në zemër të xhunglës. Njëra është një banesë cilësore, me vaske banjoje dhe dekorime. Tjetra ishte një impiant hidroelektrik me disa zyra. Pra, një rezidencë e pavarur. Arkeologët kanë zbuluar rezerva ushqimesh të konservuara dhe ilaçe të saj kohe.

Në një mur ishte vulosur një kuti biskotash që mbante brenda monedha të Rajhut të Tretë dhe disa foto. Në njërën duket një rekrut i ri forcave SS, ndoshta jo gjerman, ndoshta një nga vullnetarët europianë që kërkonin të luftonin për kryqin e thyer. Një foto tjetër tregonte takimin e parë të Hitlerit me Benito Musolinin në Venecia, i vetmi takim ku diktatori gjerman ishte me rroba civile. Pra, një mori të dhënash të vogla dhe të mëdha të mbështetjes të të arratisurve nazistë, por që nuk e heqin misterin e shekullit.

Baer pranon që fillimisht edhe ai ka qenë skeptik dhe rreth mundësisë se Hitleri mund të kishte lënë Gjermaninë naziste i padiktuar. Si çdo njeri tjetër edhe ai kishte dëgjuar thashethemet, por kurrë nuk i kishte besuar.

Por tani pas gjithë këtyre zbulimeve ai ka ndryshuar mendje rreth kësaj çështje.

“Nuk mund ti rezistoja kësaj historie”, deklaroi ai. “Dhe nuk mund ti rezistoja oportunitetit për ti përdorur njohuritë për njerëzit arratisur në mundësinë që Hitleri mund të ishte arratisur nga Berlini më 21 prill 1945 dhe të largohej drejt Amerikës së Jugut. A ishte kjo e mundur? Po”.

Nga Gianluca Di Feo
L’Espresso
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Pansophia 21.10.15 19:46

Mundet kush te me sugjeroje ndonje liber ku te kete informacion mbi Geli Raubal?
avatar
Pansophia

97


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Luce 22.10.15 17:09

The Rise and Fall of the Third Reich
Luce
Luce

Jeta eshte si nje enderr qe kur zgjohesh kupton se ke vdekur.

13


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e Nazizmit - Faqe 2 Empty Re: Sekretet e Nazizmit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi