EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

OFJI - Objekte fluturuese jo të identifikuara

Shko poshtë

OFJI - Objekte fluturuese jo të identifikuara Empty OFJI - Objekte fluturuese jo të identifikuara

Mesazh  Jon 16.10.09 1:19

UFO - E nëse me të vërtetë do të ishin këtu?

OFJI - Objekte fluturuese jo të identifikuara Ufoq

Ndoshta kapsula kineze. Ndoshta. Apo sfera e zjarrtë që udhëtonte, duke lënë një rrip të shndritshëm nga pas, e parë nga 8 mijë metra lartësi nga një pilot i Aeronautikës italiane në tetor 2008?

Me shumë mundësi bëhet fjalë për një fenomen atmosferik. Ndoshta. Cilindri fluturues me drita të çuditshme në bordin e tij, që ndryshonte formën e më pas zhdukej mes reve, e zbuluar nga një pilot anglez në janar të një viti më parë, në Staffordshire, mund të ishte një avion pak i pazakontë, dhe ishte trajtuar, kushedi si një objekt cilindrik që ishte nisur nga zona e Aquitanisë në Francë në 2004. Kushedi. Do të kenë qenë disa nga shënjat, të cilat janë ruajtur me fanatizëm në arkivat online të Ufove, aty ku çdo njeri nga ne hyn në një dimension tjetër.

E realizuar nga drita të shndritshme, forma të pashpjegueshme, objekte bizarre. Të fundit që e bënë publik këtë dosje X-files, kanë qenë anglezët pak muaj më parë (në mbështetje të Lirisë së informimit) përreth 800 raste mes 1980 dhe 1996. Së fundmi e kanë bërë francezët, suedezët, kanadezët për vepër të aeronautikës të ministrive të Mbrojtjes dhe qëndrave studimore. Edhe italianët në faqen e internetit të Aeronautikës kanë shfaqur rastet e parjes së ufove (pesëdhjetë në total) nga ana e pilotëve dhe qytetarëve nga 2001 deri në 2008.

UFO: Unidntified flying objects

OFJI: Objekte fluturuese jo të identifikuara

OVNI: Oggetti volanti non identificati

PAN, në frëngjisht: phénomènes aérospatiaux non identifiés

Ose RIV, res inesplicata volans, sic preferon të thuhet në Vatikan

Apo ekstrakomunitarë të ardhur nga planete të tjera si në filmin e sapo dalë District 9? Ndërkohë, le të marrim në konsideratë faktet dhe shifrat. "Nga 1947 deri më sot, në botë janë identifikuar më shumë se 1 milion raste. Rreth 80% duhen skartuar", pohon Vladimir Bibolotti, president i Cun, Qendra e Ufologjisë nga 1965 dhe që bashkëpunon dhe me Aeronautikën italiane.

"Përreth 20% e rasteve janë interesantë, por sjellin në vëmendje fenomene të njohura. Rreth 10% nuk ka një shpjegim racional". Pasi janë vlerësuar shifrat mbeten sipas Cun, 150 mijë objekte të paidentifikuara në 60 vitet e fundit: "Mesatarisht, tre ose katër në ditë. Nesë janë tokësorë, duhet të jenë forcat ushtarake ose aeronautike që prej dhjetëra vitesh vendosin nëpër fluturime të njëjtët prototipe, nga momenti që këto objekte kanë forma karakteristike të ngjashme", thotë Bobolotti.

"Çfarë kuptimi do të kishte?". Për gati të gjithë rastet e rregjistruara në faqen e aeronautikës italiane komenti që bëhet është: "Nga të dhënat e mbledhura nga entet e forcave të armatosura, nuk ka qenë e mundur të bashkojmë ngjarjen me aktivitetin fluturues në vetvete". Me disa variante sipas rastit: "I pyetur për prezencën e fenomeneve sizmikë në zonën e interesuar, Instituti i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka dhënë një përgjigje negative". Në Aeronautikën ushtarake merren me rastet e Ufove nga 1978.

Nga atëhere, pati një boom rastesh (ishte viti në të cilin Steven Spielberg realizoi "Takime të afërta të tipit të tretë"). Në atë kohë, presidenti i Këshillit Giulio Adreotti ngarkoi Ministrinë e Mbrojtjes të sigurohej dhe të hetonte mbi çështjen, dhe ia delegoi më pas Aeronautikës. "Qëllimi ynë është të verifikojmë që aktiviteti i këtyre objekteve të mos interferojnë në sigurinë e hapësirës ajrore", shpjegon koloneli për sigurinë në Aeronautikën ushtarake, Andrea Venanzi.

"Si organ shtetëror, ne nuk mund t'i japim një shpjegim këtij fenomeni". Bëhet fjalë për një rast të çuditshëm apo për një rast të pazakontë? "Duke fluturuar më ka rënë rasti të shoh drita të largëta pa kuptuar çfarë ishin, por asgjë më tepër. Vite më parë, disa pilotë ndoqën disa objekte fluturuese të paidentifikuar në Sardenjë. Por nuk mundën t'i afroheshin. Ndoshta ishin drita të provokuara nga fenomene metereologjike.

Krijohet bindja, që ekzistojnë qytetërime të tjera inteligjente, që vijnë deri tek ne. Në fakt...rreth viteve 1980 ka patur shumë mendime mbi shumë pilotë që deklaronin që shihnin disa pseudo objekte fluturues, pa një shpjegim të mirëfilltë. Ose ishte një psikozë kolektive ose... ku i dihet". Mes Ufove të vëzhguara ka disa tipologji të përbashkëta: sfera të kuqe ose të bardha, cilindra ngjyrë gri metalike, objekte trekëndore që lëvizin në mënyrë të pazakontë.

Sipas Giuseppe Galletta, doktor shkencash i Astro Biologjisë në Universitetin e Padovës, nuk ka asgjë enigmatike. "Një rast i tanishëm, është ai i disa dhjetëra pilotëve ushtarake dhe civilë, që kanë parë globa të ndritshëm ngjyrë të kuqe. Ngjajnë si gjysëm cilindra letre me një kandele brenda që hidhen kur ka festa popullore në Kinë. Qendrojnë në ajër dhe lëvizin të transportuara në kuota të larta në rryma ku mund të shquhen nga avionë".

Në fund të viteve 1940 e deri në vitet 1960 u morën 12.818 raste për objekte fluturuese të paidentifikuara: të gjitha u shpjeguan përveç 701 rasteve. Në vijim, Galletta zbuloi rastet misterioze (të paktën gati të gjitha) ishin fluturime provë të avionëve spiunë U2. Ndërsa në ditët tona, Ufot trekëndore mund të jenë bombarduesit e padukshëm B2, që kanë formë trekëndëshi.

Të tjera shpjegime të mirëpritura? "Rrufetë globulare, shkarkesa elektrike që në vend që të shkojnë nga lartësitë në tokë apo nga një re tek tjetra kanë një formë sferike", pohon Constante De Simone, drejtor i Qendrës Kombëtare të Metereologjisë dhe Klimës të Aeronautikës në Pratica del Mare. "Duken si sfera të shndritshme dhe mund të duken si Ufo.

Ashtu si retë që kanë një formë disku fluturues, Os, sondat në formë topash, dërgojnë si ato në ajër 24 në ditë, në të gjithë Italinë: reflektojnë dritën e diellit dhe kur ngrihen në lartësi mund të shihen si objekte të lëvizshëm". Disa ditë më parë, raportin De Simone, vjen një rast i një objekti me formë të pacaktuar, gri, që rrinte në lartësinë 200 m dhe që rrotullohej rreth vetes. "Ishte ndoshta një shkulm që digjej dhe që më pas u shpërbë".

Por, në fakt asgjë nuk është kaq e thjeshtë dhe as kaq banale. "Është e vërtetë, pas shumë Ufo-ve qëndrojnë re, fenomene atmosferike, gabime të matjeve.

Dhe personat që merren me Ufo-t, shohin kudo Alienë". Thotë Bibolotti. "Në fakt, ka raste që shpjegohen dhe të tjera të pashpjegueshme. Për shembull shumë nga këto objekte kanë sjellje që duken si të qëllimshme: aftësi operative të fluturimit që nuk mund të realizohen nga avionët aktualë, akrobaci të paparashikueshme, kthesa me 30 gradë që një pilot normal nuk mund të mbijetonte".

Cili ekuipazh, për shembull, mund t'i rezistonte në bordin e "pesëdhjetë objekteve që rrotullohen rreth vetes" dhe që largoheshin me shpejtësi në 4 gusht 2007 sipër Sheffild në Britaninë e Madhe? Dhe për të cituar një rast italian (i vëzhguar OVNI në 12.10.2008 në afërsi të Napolit): kush mund të ishte piloti që drejtonte një objekt sferik të verdhë zjarri, që lëvizte në mënyrë rrethore në fillim në drejtim të tokës e më pas në drejtimin e sipërm". Por këto dhe të tjera pyetje nuk janë bërë vetëm nga ufologë të apasionuar dhe shkencëtarë të tjerë.

Në Univers, ne nuk jemi të vetëm

Mundësia që të ekzistojnë forma jete aliene inteligjente, në gradë për të udhëtuar në hapësirë, është një pyetje që është bërë, pa paragjykime edhe nga Kisha.

Në 2002 u realizua një konferencë me dyer të mbyllura në Vatikan me titull: "OVNI, mes dyshimeve dhe sigurive", në të cilën morën pjesë përfaqësues të CIFAS, Këshillit të Federatës të studimeve të avancuara, që mes të tjerash, merret dhe me UFOT. Konkluzionet nuk u përçuan më tej. Por një vit më parë në 1999, disa pohime të Monsignor Corrado Balduci kishin shkaktuar ilaritet, i cili deklaronte i bindur ekzistencën e qytetërimeve jashtëtokësore të afta për të reaguar dhe me ne.

Ndërsa vitin që shkoi, në Observatorin roman, At Jose Funes, drejtor i Specola, në Vatikan, mbështeste tezën që "ashtu siç ekziston një shumëllojshmëri krijesash në Tokë, mund të ekzistojnë edhe krijesa të tjera inteligjente të krijuara nga Zoti".

Më tej, shkon ish-astronauti Edgar Mitchel, njeriu i gjashtë që eci mbi Hënë. Së fundmi, gjatë një emisioni radiofonik amerikan, ka deklaruar që "planetin e kanë vizituar shumë krijesa, dhe fenomeni Ufo është i vërtetë, përsa ky fakt është mbajtur i fshehur nga qeveritë". Nasa nuk i është bashkuar fjalëve të tij.

Por, përsa e vërtetë mund të jetë, nga pikvështrimi teknik dhe shkencor një qytetërim i zhvilluar mund të kapërcejë universin?". "Supozojmë që forma të tjera inteligjente jete kanë teknologjinë për të udhëtuar në hapësirë", arsyeton astrofizikanti Galletta. "Duhet medoemos të llogarisë energjinë e shpenzuar për këtë qëllim".

Për të dërguar në hapësirë një shuttle (2400 ton) do të duhet një energji e konsumuar në një vit nga një qytet me 35 mijë banorë. "Për të dërguar një anije kozmike 1000 ton, do të duhej të përdorej e gjithë energjia e përdorur nga Italia në një vit. Një anije kozmike si ajo e Star Trek, për të mbërritur në Tokë nga qendra e Galaktikës, do të duhej të digjte të gjithë energjinë diellore të prodhuar në një orë. E përveç të tjerash do të merrte një kohë afro 326 mijë vjet".

Kjo është e mjaftueshme për të cinurajuar të gjitha udhëtimet kozmike. Në fakt, Galeta vazhdon të pohojë: "Me procesin e viteve kilometrike, kontrolluar nga materia dhe antimateria, mund të nisësh një objekt me shpejtësi të afërt me atë të dritës, duke ulur gjatësinë e udhëtimit në kohë të konsiderueshme".

I vetmi problem: për të vijuar me lëvizjet, anija kozmike aliene do të duhet të përshkojë çdo ditë një masë sa ajo e tokës. Pa llogaritur që për të prodhuar disa mikrogram antimaterie (si në Cern të Gjenevës) do të nevojitej një nxitës i grimcave me diametër kilometrik. E gjitha kjo do të ishte e pamundur, të paktën për ne.

Po në rastin e një qytetërimi më të zhvilluar? "Ekziston mundësia teorike, parashikuar nga teoria e Ajnshtajnit, i harkimit të pëlhurës së hapësirës kohore: në këtë mënyrë 15 mijë vite dritë do të zhbëhehin. Janë të ashtuquajturat wormhole, anomali në hapësirë që do të funksiononin si rrugë të shkurtra.

Një hipotezë, sigurisht. Por mbi këto ka edhe projekte të Nasa për eksplorimet ndëryjore", tregon Bobolotti i Cun. Nëse Nasa po mendon, një agjensi hapësinore më të avancuar mund t'ja ketë dalë. Roberto Pinotti, sekretar i përgjithshëm i Cun dhe ekspert i fenomenit të Ufo-ve nuk ka dyshime: "Lëvizin me sisteme magnetike e hidrodinamike, dinamika e rrymave elektrike të vazhduara dhe anti gravitacionale.

Dhe sikur të ishin të mbështjella nga një jastëk i jonizuar që lejon spostimin në boshllëkun absolut ose në një rrymë me dendësi si uji". Uji? "Po, sepse ato janë këtu prej kohësh. Nëpër oqeane, në pjesën më të madhe ende të paeksploruar. Nuk janë të deklaruara zyrtarisht, sepse e dinë që një kontakt masiv do të na trondiste nga pikëpamja psikologjike. Presin një moment në të cilin do të dimë të përballojmë këtë takim". Absurde? Në fund, ashtu si kujtonte Mbretëresha e Bardhë tek Liza në Botën e Çudirave, të besosh në gjërat e pamundura nuk është e pamundur. Është vetëm çështje praktike.

Sa tipa ekzistojnë

Josef Allen Hynek, astronom amerikan, propozoi një klasifikim të Ufo-ve: mes vëzhgimeve dhe takimeve me to

Drita nate, trajektorja e të cilave nuk po përshkohet dot nga avionë, sonda sferike, meteorë, satelitë artificialë, që japin idenë e një sjelljeje inteligjente.

Objekte metalike, të formave rrethore, që duket se thyejë rregullat e fizikës të njohura: shpejtësi supersonike pa karakteristikën bang, ndalesa të menjëhershme, shpejtësi marramendëse, kthesa pa ndalesa, oshilacione, lëvizje rreth rrotulluese, humbje kuotash me rënie të lirë. Radare-vizualë: shfaqje në radar i pikave pa referenca të kapshme ose fenomene atmosferike me perceptim bashkëkohor të dritës dhe objekteve të pazakontë.

Tipi i parë: observimi i një objekti të pazakontë, të ndritshëm, strukturë rrethore, me një kullë ose kupolë në majë. Jo i zhurmshëm, dhe emetues i një tingulli të ngjashëm me një gugatje, e aftë për të qëndruar në ajër, për t'u ngritur dhe zbritur me shpejtësi marramendëse.

Tipi i dytë: takime me ambjentin apo persona. Për shëmbull: - gjurmë në terren si zona rrethore bari të djegur ose e përthyer, vrima të ndryshme në terrene me forma të ndryshme gjeometrike (trekëndësha, kuadratë);

- Efekte elektromagnetike

- Efekte të ndritshme të pazakonta

- Efekte mbi kafshët, si terror, vetmi, acarim.

Tipi i tretë: observimi i të ashtuquajturve "zaptues" të përshkruar si njësi me aspekt njerëzor, me staturë të shkurtës, me kafkë shumë të zhvilluar.

Meteoritë apo jashtëtokësorë?

Në 30 qershor 1908, në agim një top i zjarrtë godet në afërsi Tunguskën, në Siberi, duke shkatërruar më shumë se 2 mijë kilometra katrorë dhe 60 milion pemë. Mendohej asokohe për rënien e një asteroidi, por një inxhinier rus, Aleksandër Kazantsev, në 1946 hodhi tezën e një anije kozmike aliene.

Për pjesën më të madhe të shkencëtarëve bëhej fjalë për një kometë, e cila u shkatërrua në afërsi të tokës. Edhe sot të shumtë janë ata që vazhdojnë të besojnë në teorinë e alienëve.

Daniela Mattalia
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi