EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krijimi i qytetërimeve

Shko poshtë

Krijimi i qytetërimeve Empty Krijimi i qytetërimeve

Mesazh  Neo 29.09.09 0:09

Krijimi i qyteteve dhe qytetërimit

Qytetërimi...

Qytetërimi përfshin gjithçka që ka bërë dora e njeriut mbi tokë, gjithçka e kultivuar përreth nesh, ajo strukturë ku brendësohet e gjithë jeta jonë.

Qytetërimi si dukuri e gjallë dhe e ndërlikuar vjen që nga muzgjet e historisë njerëzore të cilën e shohim edhe sot të pandërprerë rrotull nesh. Ai përcakton natyrën, strukturën dhe tipin e shoqërisë në një kohë dhe në një hapësirë të dhënë. Le të kthehemi te ndërlikimet e pasura që sjellin para nesh nocionet e mësipërme. Nga fjalët latine civis, civitatis e kanë prejardhjen nocionet: civil, qytetërim, i qytetëruar

Për të hyrë më në thellësi po japim tri nga pikëpamjet më të njohura mbi shoqërinë e qytetëruar. Së pari, shkenca e vë theksin tek aspekti organizativ i shoqërisë, te karakteri i një organizimi shumë kompleks si një formë e lartë që solli shkeputjen nga shoqritë primitive.

Shoqëria e qytetëruar shenjohet nga një shkallë e lartë kompleksiteti në ndërtimin e vetë të brendëshëm. Pikëpamja e dytë duke mbetur në aspektin po organizativ, thekson si thelbësor tipin e organizimit të brendëshëm social.

Pikëpamja e tretë jep formulimet më të hollësishme të shoqërisë së qytetëruar: a)qytete me mbi 5000 banorë, b)shkrimi, c)qëndrat, korpuset e monumenteve ceremonialë.

Sipas kësaj pikëpamjeje, shoqëria që përmban dy nga tre tiparet e mësipërme, quhet e qytetëruar. Varianti më i plotësuar i pikpamjes së tretë, qytetërimin e identifikon me dhjetë karakteristika të cilat i ndan në parësore dhe dytësore.

Parësore janë: Vendbanimi qytetar, kohë e plotë e punës së specializuar, depozitim I rezervave, strukturë e qartë klasore, organizim shtetëror. Dytësore janë: monumente publike, tregti në distanca të largëta, punime të standartizuara të artit monumental, shkrimi, aritmetikë, gjeometri dhe astronomi.

Qyteti një realitet njerëzor

Qytetërimi është shpikja jonë, është punë dhe aktivitet njerëzor, është mjeshtëria më e lartë e njeriut, një mjedis i tërë artificial që filloi ndoshta që nga ndërtimi më i thjeshtë si përcaktimi i një trualli, mandej ngritja e një banese, një shtëpie të cilën njeriu e shpiku për përfitimin e vetvetes.

Ky mjedis i njerëzuar, qytetërimi është ndërtuar në një periudhë kohore fare të ngjeshur.

Dhjetë mijë vjetët që kanë shkuar nga shfaqja e qyteteve të para në botë përbëjnë një thellësi kohore krejt të papërfillshme në krahasim me zhvillimin evolucionar të vetë njeriut i cili u shfaq mbi tokë rreth 5 milion vjet më parë, por duket mandej edhe më e papërfillshme me moshën gjeologjike të Tokës. Rreth 4500 milion vjet kanë rrjedhur që nga formimi i planetit tonë.

Qytetërimi është një mjedis me të vërtetë i brishtë Ne çuditemi se sa të qëndrueshëm na qenkan këto shpikje artificiale njerëzore përballë katastrofave dhe përmbysjeve të herëpashershme të qytetërimeve.

Qytetërimi dhe qyteti

Qytetet kanë qenë forca më e madhe lëvizëse e zhvillimit të qytetërimit. Qytetet e para u dukën rreth 10 mijë vjet më parë. Qyteti përqëndron dhe lartëson energjitë njerëzore, rrit dhe përparon mjeshtëritë, pasuron intelektin nëpërmjet kontakteve të shumëfishta njerëzore, nxit krijimtarinë më të lartësuar në të gjitha format e shkencës dhe të artit.

Nga një këndvështrim tjetër, qyteti është përgjegjës për shumë nga bëmat më të errëta të qytetërimit si: shkatërrimi dhe plaçkitja e mjedisit, shtrëngimi, detyrimi dhe rrënimi i shumë individëve prej qeverisjes, prej luftërave, prej shfrytëzimit ekonomik; përjashtimi I segmenteve të gjera të popullsisë nga përparimi social dhe ai intelektual; madje, qyteti është përgjegjës edhe për himnizimin e luftërave.

Qyteti furnizon shërbimet religjoze, shtetërore, ligjvënëse dhe tregtare. Ai është prodhues i mallrave nëpërmjet artizanatit në kohët paraindustriale dhe me anën e fabrikave pas revolucionit industrial.

Ai është edhe pushtues, bën luftëra që të sigurojë mirëqënie ekonomike për banorët e vet. Jeta intelektuale merr kuptim nga kahu, drejtimi i aktivitetit intelektual të qytetarëve. çdo qytet I madh ka sjellë arritjet e veta në përparimin intelektual të qytetërimit.

Athina është e përmendur në filozofi dhe dramaturgji. Roma në legjislacion, Chang-ani njihet për qeramikën e pikturën. Arritjet shkencore dhe kulturore të qyteteve reflektojnë konceptet e qytetarëve të tij mbi natyrën e njeriut, mbi Zotin, mbi të bukurën.

Shumica e krijimtarisë së tillë krijohet prej elitës. Partenoni grek na jep konceptin e athinasve për të bukurën; Venusi i Botiçelit shfaq konceptin Fiorentin për hyjnoren, ligji i Njutonit mbi lëvizjet paraqet rregullimin natyror të universit nëpërmjet gravitacionit. Qyteti i varrosur i Pekinit ilustron konceptin konfucian mbi rendin në shoqëri.

Origjina e qytetit

Sot njihen tipe të shumëllojshme qytetesh. Kryeqytetet e mëdha si Londra, Tokjoja janë qendra administrative tregtare dhe të mbipopulluara.

Meka dhe Jeruzalemi janë historikisht qëndra të besimeve fetare, janë më pak të populluara por herë-herë të pëmbytura nga batica e pelegrinëve. Detroiti dhe Mançesteri njihen si qytete industriale, qëndra të mëdha tregtare.

Ka edhe qytete me një prapavijë të ndjeshme imperiale si Nju Delhi, kryeqyteti i Indisë së dikurshme britanike. Pas shekujve të errët në Europë u rishfaqën qytetet si qëndra tregtare e si rezidenca mbretërish. Njihen qytetërime në qytetet e të cilëve pushtetin e mbështetnin në elita fetare si i quajturi qytetërimi i tempujve te sumerët, apo ai i pallateve te egjiptianët dhe te kinezët e lashtë.

Milosao


Edituar për herë të fundit nga Neo në 29.09.09 0:12, edituar 1 herë gjithsej
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijimi i qytetërimeve Empty Re: Krijimi i qytetërimeve

Mesazh  Neo 29.09.09 0:10

Qyteti antik dhe ai modern

Fillimet...

Ndryshimet dhe ngjashmëritë janë të tilla që në themel nuk kanë asgjë që të mund t'i konsiderojë të huaja në bazën e tyre natyrore, në atë që qytetet janë fenomeni më rrënjësor i qytetërimit. Forma e tyre fizike nuk të frikëson shumë. e dhe pse materialet ndërtuese ndryshojnë, është po ajo formë e qartë dhe e rreptë e ndërtesave të pranëvendosura.

Një vështrim në qytetërimin e lashtë në mbarë botën

M uret rrethues janë karak teristikë vetëm për qytetet antikë dhe sot ndërtesat e mëdha publike renditen në qendër të qyteteve. Dikur ndihej mbizotërimi i monumenteve fetare, kjo e fundit është veçanti e Mesjetës, sistemi i rrugëve disi i ngushtë, sot zgjerohet në bulevard, sistemi ujitës ndonjëherë i sofistikuarnë antikitet, po i tillë mbetet edhe në kohën tonë. Shtëpitë private kanë qenë gjithmonë, por dyqanet dhe punishtet nuk i gjen gjithandej në antikitet.

Qyteti antik karakterizohej nga organizimi shtetëror monolit, shpesh i natyrës teokratike, organizim që vinte nën kontroll të rreptë gjithë veprimtaritë prodhuese, tregtare dhe atë të krijimtarisë artistike. Shkëmbimet bëheshin me mall, në mënyrë individuale ose në treg, pa dyqane të cilët u shfaqën së pari në Romën antike e më vonë u përhapën në qytete e mëvonshme europiane.

Po ashtu, baret restorantet kafet, vendin e tyre të lindjes e kanë në Romën antike. Për aktivitetin teatror dhe sportive të sotëm gjejmë paralele të amfiteatrit, stadiumet dhe hipodromet e lashtësisë.

Në qytetin antik pa industri qielli ishte i pastër, nuk i gjejmë retë e smogur dhe as shirat acide. Diferencimi i shoqërisë në klasa e shtresa nuk ishte i njëjtë me pamjet e këtij fenomeni në kohët tona, por lashtësia me elitat e fuqishme ne majë të shoqërisë dhe me skllevërit në fund të saj ka shënuar ndarjet më të humnershme.

Qytetërimi pa qytete

Qytetërimi domosdoshmërisht përfshin qytetin, por disa dijetarë flasin për një qytetërim pa qytete. Në këtë rast vështrimi hidhet mbi jetesën e fermave të gjera dhe komplekse të bashkësive në Jeriko dhe në Katal Hujuk.

Megjithëse në këto ferma mungonin sistemet rrugore dhe sidomos ndërtesat e gjera publike, si treguesit kryesorë për një administratë të qendërzuara brenda një organizimi shtetëror, prapë se prapë këto qendra kanë luajtur rol të rëndësishëm qytetërues për hapësirat përreth tyre.

Termi qytetërim pa qytete përmendet edhe për fazën më të hershme të qytetërimit egjiptian, minoan, të Mikenës dhe të Omlekëve. Për qytetërimin e Minoanit thuhet se ai kapte vetëm pak hektarë.

Po ashtu në Mikenë haste një kështjellë mbrojtëse dhe pak ndërtesa përreth saj. Për t'i dalë në fund këtij problemi, termi qytetërim pa qytete, përdoret në rrjedhat zhvillimore të qytetërimit, për kohët kur ky fenomen ishte ende në fazat e tij më fillestare.

Elitat dhe qytetërimi i hershëm

Nga se erdhi hierarkia? Si shoqëria e gjuetarëve u shndërrua në qytetarë të sunduar nga një pushtet e nga një pasuri e pamatë me mbretër të trashëguar, me perandorë dhe klerikë të lartë?

Deri më tani dy gjëra janë të qarta: e para, shoqëria me një barazi të lehtë edhe midis më të fortëve, nëpërmjet një serie hapash, me një zhvillim gradual, u kulmua nga institucionalizmi i hierarkisë shtetërore.

E dyta, procesi i mësipërm ka ndodhur në prehistori dhe tani për tani, mund të dokumentohet vetëm me gjetjet e pakta arkeologjike.

Elitat kanë luajtur dhe luajnë rol me rëndësi në evoluciuonin social. Këtu përkufizohen edhe konceptet: rang, autoritet dhe pushtet. Rangu lidhet me një status të trashëguar i shoqëruar me pak privilegje dhe me pak përgjegjesi. Njeriu i rangut nuk është e nevojshme të gëzojë autoritet ose pushtet. Njerëz në rang kanë qenë prijësit e trashëguar në fise.

Autoriteti është atributi për të drejtuar sjelljet e të tjerëve pa përdorur kërcënimin ose forcën ndaluese. Sot ky atribut u shkon për shtat ekspertëve të cdo fushe. Këta njerëz dëgjohen me nderim.

Pushteti mbështetet tek aftësia për t'i kanalizuar sjelljet e të tjerëve nëpërmjet kërcënimit, nëpërmjet forcës detyruese. Burimet e pushtetit janë të shumëllojshme, por si parësore duhet veçuar forca, ashpërsia, aftësia që me dhunë t'u ndërpresësh individëve edhe mjetet e jetesës.

Përgatiti: Nisida Knezi
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijimi i qytetërimeve Empty Re: Krijimi i qytetërimeve

Mesazh  Neo 29.09.09 0:11

Dikur njerzit nuk kishin shtet, nuk kishin qeveri, nuk kishin burokraci, burokrat, dhe as demokrat.
Nje dite keta njerez donin te benin nje rruge, nje ure, dhe nje vend ku te mblidheshin e bisedonin per problemet e tyre.

Per realizimin e saj sejcili prej tyre vuri ne dispozicion nje shume qe u caktua sipas fitimeve dhe mundesise se sejcilit. Pastaj caktuan disa prej tyre qe te perdornin keto te ardhura per realizimin e ketij projekti.

Projekti u realizua me sukses dhe ata pane se te gjith se bashku mund te benin shum gjera te mira keshtu qe vendosen ta vazhdojne kete praktike me projekte te tjera qe i propozonin gjithmon ata.
Por c'ndodhi ?

Projekti i fundit ngeli ne mes sepse u mbaruan fondet keshtu qe ata u mblodhen dhe verifikuan nese kishin fonde per ta vazhduar ate vit apo vitin tjeter dhe meqe fonde nuk kishin e lane per vitin tjeter. Por nderkohe ju doli nje problem tjeter ai me njerzit qe merreshin me realizimin e ketyre projekteve te cilet ngelen pa pune dhe pa te ardhura, per te punuar nuk kishte me kohe as per te mbjelle e as per te korrur keshtu qe vendosen te paguanin sejcili nje takse per rrogen e tyre .

Dhe qe nga ajo dite lindi shteti i vogel, lindi burrokrati, burokracia, dhe zanati qe paguhet pa punuar ose me mire te themi qe per ta paguajne ata qe punojne ne prodhim.
Sepse vertet qe zyrtaret punojne por ajo pune nuk prodhon asgje pra nuk nxjerr te mira materiale por merr prej tyre.

Sa me shume shtoheshin projektet aq me shume shtoheshin edhe ata qe nuk punonin dhe per te jetuar ata filluan ti vinin vete taksa popullit, filluan te benin vete projektet,te krijonin policine, ushtrine etj, pra nje shtet ne kuptimin e plote te fjales dhe per ta mbajtur gjith kete ushtri te papunesh shumfishuan taksat e atyre qe punojne duke ulur ndjeshem fitimin e tyre.

Ne kete kohe nuk ishin njerzit e punes pra taksapaguesit qe merrnin vendime per projekte por shteti, pra individi u c'vesh nga roli i tij kryesor si motor i shoqerise dhe u kthye thjesht ne nje trasmision sidomos ne sistemin komunist dhe fashist ai humbi edhe vleren e te qenit njeri qe mendon, dhe u kthye ne ate njeri qe vetem zbaton.

Keta njerez qe sot rrine me kollare e xhaketa, kane krijuar grupime qe i quajne Parti dhe i vene nga pas disa emra te bukur per te genjyer ata qe punojne popullin e thjeshte se ata jane ne ate detyre pikerisht per ta pra per te zbatuar projekte te medhaja ne te miren e te gjithve. Dhe 1 here ne kater vjet ju kerkojne qe te votojne per ta.

Problemi ketu qendron se sot ne cdo komb dhe nacion ka brenda tij dy popuj nje qe punon gjith diten dhe nje qe rri gjith diten ne karrige.

Dhe problemi me i madh per te gjith eshte se ata qe rrine e hane ne kurriz te atyre qe punojne jane me shume dhe shfrytzojne akoma me shum ate popull qe ka ngelur duke punuar.RRine neper zyra e nxjerrin ligje cdo dite si te vjelin me shume popullin.

Midis ketyre dy lloj popujsh nuk do te kete kurre barazi sociale,ligjore,pushtetore etj,,, e si rrjedhim as demokraci.

Menyra e vetme eshte shkaterrimi i kesaj forme shteterore, dhe ngritja e nje shteti me te thjeshte nga ana strukturale qendrore duke i cuar te gjithe te tjeret te punojne per te prodhuar. Shkrirja e cdo lloj grupimi partiak duke mos i votuar me. Dhe ngritja e nje sistemi jo partiak per rregullimin dhe perparimin e shoqerise.

Sepse te gjitha grupimet partiake ne te gjith boten qellimin kryesor kane egzistencen e tyre dhe jo ate te popullit sepse e dine qe populli do jete gjithmone kurse ata jo nese nuk kujdesen per vete ne rradhe te pare. Por ne popullit kjo gje nuk na intereson dhe deshirojme ti shohim te gjithe me kazem e lopate ne dore, por qe nuk arrijme ta bejme dot sepse ata kane ne dore edhe gurin edhe arren per momentin.

Kjo kontradikte eshte nje nga shkaqet kryesore te krizes boterore dhe kjo krize do thellohet me tej nese kjo kontradikte nuk shuhet. Dhe meqense ata vete nuk e kuptojne dhe kur e kuptojne nuk duan ta shuajn paqesisht mund te kete edhe trazira sociale.

Ose me mir te them qe brenda 2 vjetesh kjo kontradikte do perfshije gjith shoqerine dhe shtetet sepse do krijohen kushte sociale shum te veshtira per popullin.

Si perfundim mund te them se populli e krijoi shtetin qe ta komandoj ai vete per interes te tij, ndersa tani shteti komandon popullin per interes te tij.

Shteti eshte dicka abstrakte por i perbere nga njerez konkrete qe i permenda me lart dhe qe kane interesa te ndryshme nga ato te popullit.

Kjo nuk vlen vetem per popullin dhe shtetin tone por per cdo popull dhe shtet.

Dardajan
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijimi i qytetërimeve Empty Re: Krijimi i qytetërimeve

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi