EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Perëndia

2 posters

Shko poshtë

Perëndia Empty Perëndia

Mesazh  Neo 11.05.08 13:47

Perëndia

Perëndia në fetë dhe filozofitë monoteiste, është qenia hyjnore, e përsosur, më e lartë, e amshuar, e pakufishme, e gjithëdijshme, e gjithëfuqishme, dhe e gjithëpranishme, krijuesi dhe drejtuesi i gjithësisë. Përkufizimet mbi Perëndinë mund të ndryshojnë në vende e popuj të ndryshëm.

Perëndia përshkruhet nga teologët si një qenie personale, patrup, burimi i detyrimeve morale, dhe më e madhe që mund të përfytyrohet.

Në filozofi janë zhvilluar shumë argumente që janë për dhe kundra ekzistencës së Perëndisë.

Emrat e Perëndisë ndër fe të ndryshme

Në gjuhën shqipe emri "Perëndia" është i përveçëm dhe i përket gjinisë femërore, (në shumë gjuhë të tjera "Perëndia" i përket gjinisë mashkullore, si p.sh. në gjuhën latine Deus, në gjuhën angleze: God; gjuhën franceze: Dieu; gjuhën gjermane: Gott; gjuhën greke: Theos; gjuhën italiane: Dio, gjuhën ruse: Bog etj.) por sipas teologëve Perëndia nuk është qenie trupore që ka trajtë apo gjini. Megjithëkëtë Perëndia paraqitet shpesh në arte si një burrë plak, i thinjur me mjekër.

Perëndia njihet në tradita të ndryshme fetare me emra të ndryshëm:

* Në fenë e krishterë Perëndia njihet me emrin "Abba", që në gjuhën aramike dhe hebraike do të përkthehej "baba, at", si nënkuptim i termit "Ati Perëndi".

* Allah është emri i Perëndisë në gjuhën arabe, i cili përdoret nga myslimanët dhe po ashtu nga arabët jo-myslimanë. Rrënja "ilah" në gjuhët semitike veriore El (hebraisht "El" ose më saktë "Eloha", aramisht "Eloi") është fjala lindëse për një perëndi (çdo hyjni), emri Allah përmban nyjën e shquar "Al", që i jep fjalë për fjalë kuptimin emrit "Allah" - "Perëndia". Në gjuhën shqipe, ndër myslimanët shqiptarë, Allahu nënkupton Perëndinë. Një traditë islamike pohon se Allahu ka 99 emra, apo veti, ndërsa të tjerë thonë se të gjithë emrat e mirë i përkasin Allahut. Ngjashmërisht, në gjuhën aramike, që besohet të jetë folur nga Jezusi, fjala "Alaha" përdorej për të treguar Perëndinë.

* JHVH - Jahveh (hebraisht:'Jud-Haj-Vav-Haj', יהוה) janë disa nga emrat e përdorur për Perëndinë në përkthimet e ndryshme të Biblës (të gjitha e përkthejnë njëlloj me shkurtimin e katër shkronjave - JHVH). Katërshkronjëshi është emri me të cilin Perëndia iu bë i njohur Moisiut (në Bibël), kur ky e pyeti për emrin dhe Perëndia iu përgjigj emri im është: "Unë Jam Ai që Jam". (Tekstualisht, «Kur të të pyesin kush të dërgoi, thuaju "Unë Jam Ai që Jam" më ka dërguar».)

* Elohim, "Perëndi" (me prapashtesën -im, që e kthen fjalën në shumës), përdoret nganjëherë me kuptimin "perënditë" apo më mirë gjykatësit e vdekatarëve.

* Trinia e Shenjtë (një Perëndi në tre veta, Ati Perëndia, Perëndia Biri (Jezusi, Krishti), dhe Perëndia Shpirti i Shenjtë) emërtim që tregon Perëndinë pothuajse në të gjithë krishterimin. Të krishterët arabë përdorin shpesh gjithashtu fjalën arabe "Allah" për të treguar Perëndinë.

Çështja e ekzistencës së Perëndisë

Janë parashtruar si edhe hedhur poshtë shumë argumente për dhe kundra çështjes së ekzistencës së Perëndisë nga filozofë, teologë dhe mendimtarë të ndryshëm. Në terminolologjinë filozofike, argumente të tilla lidhen me shkollat e mendimit mbi epistimologjinë e ontologjisë së Perëndisë.

Ka shumë tema filozofike që kanë të bëjnë me ekzistencën e Perëndisë. Disa përkufizime mbi Perëndinë janë aq të pacilësuara saqë diçka mund të ekzistojë që plotëson këto përkufizime, ndërsa përkufizime të tjera janë dukshëm vetëkundërshtuese.


Edituar për herë të fundit nga Paradox në 19.05.08 18:09, edituar 1 herë gjithsej
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Perëndia Empty Re: Perëndia

Mesazh  Admin 13.05.08 1:10

Zoti

Zoti fjalë në gjuhën shqipe me të cilën thirret krijuesi i gjithësis. Varrësisht nga besimet fetare dhe pikpamjet e tyre edhe formulimi i përkufizimeve për krijuesin e gjithësisë ndryshojnë.

Po ashtu në gjuhën shqipe të ndikuar nga disa fe të cilat nuk e lejojnë predikimin e librave të tyre të shenjtë në gjuhët tjera për Zotin përdoren edhe terme tjera me të njëjtin kuptim si p.sh.: Allahu. Në anën tjetër për të njëjtin kuptim përdoren edhe terme tjera si: natyra, perëndia dhe gjithësia. Si do që të jetë të gjitha këto shprehje edhe pse për nga përkufizimet dallojnë për bazë kanë krijuesin e gjithësi. Disa nga përkufizimet krijuesit të gjithësis d.m.th Zotit i japin edhe një rol aktiv në dukurit e ndryshme natyrore dhe shoqërore.

Përkufizimet

Përkufizimet e shprehjes Zoti dallojnë për nga formulimi si dhe për nga vetit. Kështu përderisa përkufizimet fetare dallojnë vetëm për nga formulimi i tyre, përkufizimet e tjera dallojnë edhe për nga kuptimi i shprehjes por që të gjitha e kanë për bazë krijuesin e gjithësis.

Shpjegimet mbi Zotin dhe rolin në gjithësi

Shpjegimet fetare për krijuesin e gjithësisë bazohen në lancimin e Zotit në një dimesion të pa arritëshem për njeriun dhe nga ky këndvështrim japin edhe shpjegime për rolin e tij. Për shpjegimin e dukurive në gjithësi d.m.th rolit të krijuesit të gjithësis, shpjegimet fetare bazohen në profetët e tyre. Shpjegimet e këtyre profetëve i kanë mbledhur në librat e tyre të shenjtë.

Në bazë të këtyre librave bëhen shpjegime dhe intepretime të ndryshme mbi rolin, ekzistencen, vetit etj. të krijuesit të gjithësis si dhe dukurive të përditëshme. Për mirëmbajtjen e intepretimit të shpjegmeve janë ngritur institucionet fetare si p.sh.: kisha, xhamia e që në popull thirren me një fjalë shtëpi të Zotit. Po ashtu me kalmin e kohës për ngritjen e nivelit të këtyre intepretimeve janë themeluar shkolla të ndryshme fetare.

Në anën tjetër shpjegimet tjera ndër të cilat edhe ato shkencore i ndjekin mendota tjera të shpjegimi të ekzistencës dhe rolit të tij. Shkenca me metoda dhe ligje që rrjedhin nga lëmi të ndryshme shkencore mundohet të shpjegojë dukurit natyrore si dukuri që ndodhin sipas ligjeve të natyrës të cilat i ka krijuar vetë natyra. Nëse merret parasysh kjo metod e shpjegimit atëherë vihet në konkludim që ekzistenca e krijuesit nuk vëhet në pyetje por shpjegimi dhe metodat e shpjegimit të ligjeve të tij.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi