EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mohenjo - Daro

Shko poshtë

Mohenjo - Daro Empty Mohenjo - Daro

Mesazh  Jon 22.06.09 18:43

Fundi Misterioz i Mohenjo - Daro

Mohenjo - Daro Mohenjodarosindh

Mahabharata teksti epik i Indise eshte plot me legjenda rreth nje arme me shkatrrim masiv.

Kerkimi Arkeologjik qe ka germuar mbetjet e Mohenjo-Daro ( mund te gjeni referime rreth qytetit ne te gjitha librat Historik, fundi i i saj eshte permbledhur ne nje mister) eshte gjendur perballe nje qyteti shume te perhapur.

Nuk jane te qarta çeshtjet e shkaterrimit te saj, por aty jane gjetur disa reperte: asnje gjurme te katastrofave klimatike (Termete, ose Permbytje) jane gjetur arme dhe mbetje skeletash njerzish (Sigurisht Lufte). Arkeoloket mbeten te çuditur, ku sipas atyre katastrofa nuk zgjati shume...

Davneport & Vincenti dy shkenctare mbas espediktave qe kryen formuluan nje teori te habitshme: Qyteti u shpartallua nga nje eksplozion berthamor ose nje gje e tille...

Gjeten disa strate xhamash "Jeshile" ajo qe ndodh kur toka dhe rera shkrihen ne temperatura shume te larta (pastaj ftohen dhe behen te forta mbas pak) si ç'do eksperiment berthamor qe kane bere njerzit (psh ne shkretiren eNevadas).

Analizat moderne nxorren ne drite qe shume mbetje te qyteti Antik ishin shkrir ne temperatura shum te larta ( te pakten 1500 grad), eshte gjendur dhe epiqendra e supozimit te eksplozionit dhe nga e cila te gjitha shtepit ishin karbonizuar deri ne thellesin e tyre...dhjetra & qindra skeleta u gjenden ne zonen e Mohenjo-Daro me nje nivel radioaktiviteti qe kalonte nivelin normal mbi 50 here (!!!)

Teksti Indian ne te cilin referohemi ne fillim te ketij artikulli, risjelle nje shkrim ne nje kapitull qe flet per nje objekt qe bente zjarr pa shkaktuar tym...kur ky objekt preku ne toke erresira mbuloi qiellin, uragane dhe stuhi shkatarruan tersisht qytetin, nje shperthim i tmerrshem dogji mijra persona duke i bere hi... Qytetar, burra te qytetit dhe luftetar per shume dite kerkuan ta pastrojn pluhrat helmuese me ndihmen e lumit...

Ky mister eshte dhe tani i pa zgjidhur, Arkeologjia tradicionale vazhdon t’i klasifikoj si mite te gjitha tekstet e mbijetuara me mijera vjet.

Te gjithe legjendat mbi permbytjen, shkrimet ne librat Vediçi qe flasin per anije kozmike dhe shperthime te tilla, mbahen me nje ane dhe nuk vlersohen; shkrimet Maya ( te kujtojm qe kishin aftesit te krijonin nje kalendar me te avancuar se i yni) dhe gjithe profecite e popujve antik injorohen sistematikisht.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mohenjo - Daro Empty Re: Mohenjo - Daro

Mesazh  Jon 04.08.09 15:08

MITI I QYTETIT TË HUMBUR

Azia është një kontinent ku civilizimet e lashta kanë ekzistuar dhe janë zhvilluar si askund tjetër më parë.

Aventurierët nga të gjitha anët e botës, po ashtu edhe arkeologët, gjeologët dhe shkencëtarë të profileve të ndryshme, shpesh kanë rënë në gjurmë të gërmadhave të qyteteve të lashta, pallateve mbretërore, varrezave katakombe dhe shumë e shumë gjërave të tjera, të cilat koha dhe dheu i ka mbajtur të fshehura.

Azia është një kontinent ku civilizimet e lashta kanë ekzistuar dhe janë zhvilluar si askund tjetër më parë. India po ashtu paraqet një nga pjesët e mozaikut të civilizimeve të vjetra, e cila ende në vete mban sekrete të pasqaruara dhe mirë të analizuara.

Thellë në territorin e Indisë, në kufi me Nepalin, nga arkeologët evropianë u gjet një qytet në xhungël gati i paprekur fare nga kushtet e jashtme atmosferike dhe nga dëmtimet e kohës. Aty tani nuk jetonte më askush dhe zbulimi i tij ishte fare i rastësishëm. Pallatet dhe ndërtesat që ndodheshin në qytet ishin të mbuluara me gjethe dhe bimë tropikale të xhunglës, gjë që kishte bërë që qyteti të konservohej.

Në qytet u zbulua edhe një tunel i gjatë 1.6 km, që të çonte në një vend të fshehur, në afërsi të malit aty afër. Me të mbërritur në pikën tjetër të tunelit, shfaqet një hapësirë e madhe nëntokësore, që ishte ndërtuar me një mjeshtëri arkitektonike të paparë deri atëherë dhe në të cilën ndodheshin objekte dhe gjëra të çuditshme që nuk dihej se çfarë përdorimi mund të kishin. Ky vend i ngjasonte shumë një laboratori të madh shkencor, por mjetet e vendosura aty ishin të panjohura dhe nuk dihej principi i punës së tyre.

Në muret e këtij vendi u gjetën mbishkrime të vjetra hinduse, por deshifrimi i tyre ishte pak i vështirë, sepse në to ishin të përziera edhe terma të vjetra kineze, gjë që ishte e pazakonshme. Nga mbishkrimet e deshifruara u kuptua se, vendi të cilin e kishin zbuluar quhej MOHENGJO - DARO. Për këtë qytet flitej vetëm në mitet e vjetra dhe në legjenda.

Njerëzit dhe banorët e hershëm të atij qyteti e quanin veten Moh. Lidhur me këtë emër ka pasur të dhëna edhe nga mitologjia e vjetër indase dhe sidomos tek kinezët e vjetër. Nga legjendat kuptohej se, mohasit ishin një civilizim i vjetër që shtriheshin nga lindja e Azisë e deri tek India e sotme. Mbishkrimet aty tregonin se vendi në të cilin ndodheshin arkeologët ishte vetëm njëri nga kompleksi i gjerë i ndërtesave nëntokësore që ndodheshin në afërsi.

Dhe, në të vërtetë në diapazonin prej 3 km u zbuluan edhe dy vende të tjera të ngjashme. Mirëpo, befasia më e madhe ishte se në ato dy objekte të tjera nuk u zbuluan gjërat e njëjta si në të parën, por diçka që për kohën kur kanë ekzistuar civilizimet e lashta, ky zbulim nuk duhet të ekzistonte - pra, ishte fjala për bomba atomike, siç quhej nga mohasit - SHATAGNI!

Mohasit kanë qenë një civilizim që kishte një nivel të lartë të njohurive. Ata kishin zbuluar, siç shkruhej në mbishkrimet, sekretin e jetës, gjërat e vdekura mund t'i ringjallnin, zbërthimin e dritës dhe kishin pasur një shkallë të lartë të zhvillimit, çka shihet edhe nga mënyra e ndërtimit të qytetit dhe nga vetë fakti se me mijëra vjet para erës së re, dikush paska ditur të përdorë energjinë atomike. Më tutje nga mbishkrimet merret vesh se në një vend tjetër të botës ekzistonte edhe një civilizim i lashtë, i cili u afrohej shumë mohasve për nga shkalla e zhvillimit dhe kjo ishte Atlantida.

Edhe ata kishin zbuluar sekretin e atomit dhe të dritës, kishin pra njohuri të larta teknike dhe teknologjike. Për dallim nga mohasit, të cilët njiheshin si sundues të tokës, atlantidasit, njiheshin si sundues të detit.

Mohasit për aleat të tyre kishin paraardhësit e kinezëve të sotëm, ndërsa atlantidasit kishin për aleatë paraardhësit e Majëve, Astekëve dhe Inkëve që jetonin në Amerikë. Rivaliteti i tyre sa vinte e shtohej, për shkak të dominimit të njërës anë në tjetrën, gjersa në një periudhë të lashtë kohore, me mijëra vjet para erës së re, kjo gjë u bë edhe kritike.

Luftimet e tyre filluan me gjithë intensitetin që kishin dhe me gjithë potencialin e mundshëm të armatimit që dispononin ata në atë kohë. Se sa ka zgjatur kjo, është vështirë të zbulohet, sepse faktet tregojnë rezultate të ndryshme, që do të thotë se është e mundur që luftimet të mos jenë bërë të gjitha në të njëjtën kohë.

Lidhur me këto luftëra mitologjike, është shkruar edhe nëpër libra të vjetër, siç janë: "Ramajana", "Mahabharata", "Epi i Gilgameshit", "Suria panati" ose "Njohja e diellit" etj. Në to përshkruhet fshehtësia e energjisë së Diellit, si dhe bëhet e ditur se mjete me të cilat kishin luftuar mohasit dhe atlantidasit u përkisnin perëndive që ata i adhuronin dhe prej të cilëve kishin marrë njohuri se si t'i përdorin ato!

Në këto libra tregohet se qytete të shumta të asaj kohe u zhdukën nga faqja e dheut, e ndër to përmenden: Dundaik - Kështjellë e shkrirë me themel; Nan-madol-dëshmi e energjisë kolosale që është përdorur këtu; Sodoma dhe Gomora - dëshmi e konfliktit nuklear; Jerihon II - një nga shtatë shtresat, e shkatërruar me energji të madhe të një "zjarri" të paidentifikuar.

Prej armëve që kanë përdorur në këto luftëra, përmenden këto: darpana, sandagara, pashupati, pinaka, tvashar etj., disa nga këto armë shfrytëzonin energjinë nukleare e disa nga këto shfrytëzonin edhe dritën me anë të së cilës shkriheshin edhe gurët, pra është e mundur të jenë përdorur lazer shumë të fuqishëm.

Nga ana tjetër, përmenden edhe disa armë të tjera, e ndër to është edhe parashu-rama, e cila paraqiste një lloj të armës që punonte në principin e ultrazërit.

Siç duket, kjo armë ka qenë e përdorur nga ana e atlantidasve. Kjo gjë shpjegohet me faktin se, në kohën kur është bërë sulmi me to, janë shkatërruar pjesët e sipërme të shtëpive dhe ndërtesave të atëhershme, prandaj është për t'u çuditur se kinezët në atë kohë i kanë ndërtuar shtëpitë me çati harkore, duke e ditur se kjo gjë i bënë valët që të kthehen përsëri nga kanë ardhur. Edhe sot e kësaj dite, kinezët i ndërtojnë shtëpitë në po të njëjtën mënyrë.

Në mbishkrime të qytetit të vjetër u gjet edhe një pjesë e tekstit e shkruar në kinezishte të vjetër, me ç'rast përmenden ushtarët prej balte. Këta ushtarë kanë pasur për detyrë që kur të vinte koha të aktivizoheshin dhe të mbronin perandorinë e atëhershme Muh. Këta ushtarë janë gjetur gjithashtu edhe në Kinë, në vargmalet e Kuen Lunit dhe të gjithë ishin të ruajtur mirë.

Se sa ka zgjatur lufta legjendare ndërmjet këtyre dy palëve, është vështirë të vërtetohet nga vetë fakti se, shumica e qyteteve që përmenden në legjenda dhe në mite, sot nuk ekzistojnë më. Mohengjo-Daro është një thesar i vërtetë i së kaluarës sonë të hershme. Në këtë qytet ka gjëra, të cilat njeriu ende nuk i di se çfarë janë dhe për çfarë shërbejnë.

Përgatiti:
Klarita Bajraktari
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mohenjo - Daro Empty Re: Mohenjo - Daro

Mesazh  Jon 13.09.09 23:57

Mohenjo-Daro/Hiroshima e lashtësisë

Imagjinoni një qytetërim që zhvillohet në Indinë perëndimore, në Pakistanin e sotëm, diku rreth vitit 2500 para Krishtit dhe që bën tregti me sumerët dhe kinezët; imagjinoni një mbretëri të zhvilluar edhe nga pikëpamja territoriale, me mijëra fshatra të ndërlidhur nga rrugë të shtruara, qytete të ndërtuar mbi sheshe kuadratikë dhe rrugë që ndërpriten në kënd të drejtë; imagjinoni pesë milionë persona që kanë shtëpi me dy apo tre kate me një shpërndarje shumë eficiente të ujit të pijshëm, me ndërlidhje hidrike të formuara me tuba argjile dhe një rrjet furnizues në cdo apartament; imagjinoni që ky qytetërim, i përbërë nga mijëra qyteza dhe dy metropole të vegjël me 40 mijë banorë (më të mëdhenjtë e kohës mbi planet) të jetë shkatërruar nga një shpërthim me përmasa kolosale, një i nxehtë kaq i madh sa që të ishte në gjendje të shkretojë tokën; imagjinoni në fund që skeletët e banorëve të këtyre qyteteve të pafat të jenë gjetur ashtu si në Pompei, të befasuar prej katastrofës dhe që të paraqesin një nivel radioaktiviteti që në pothuajse pesë mijë vite distancë është pesëdhjetë herë më i lartë se sa normalja.

Cfarë mendoni për gjithë këtë? Mohenjo-Daro, Harappa dhe qytetet e tjerë të popujve të Luginës së Indos janë një mister autentik që sfidon historianin para se të sfidojë arkeologun. Cilët ishin këta njerëz? Nga vinin? Ku përfunduan? Kush i shkatërroi? Dhe mbi të gjitha, përse shkrimet në ideogramë, që kanë mbetur të padeshifruar u ngjajnë në mënyrë shumë të habitshme atyre të Ishullit të Pashkës?

Gjithcka nisi atëherë kur, në vitin 1856, dy vëllezër anglezë, John dhe William Brunton, të përkushtuar pas ndërtimit të hekurudhës në Indinë Lindore, gjetën rrënojat e një qyteti: Harappa. Pavarësisht se rrënojat kishn qenë të varrosura, arritën që të nxjerrin tulla mjaftueshëm sa për të arritur të shtrojnë 150 kilometra shtresë anësore për hekurudhën e tyre.

Megjithatë, një racizëm i shfrenuar ("është e pamundur që indianët të jenë kaq të lashtë") futi në harresë zbulimin dhe vetëm në vitin 1920 u vendos që të studioheshin deri në fund rrënojat; zbulimi (ndodhi në 1872 pas punës së arkeologut robert Cuningham dhe fillimisht e minimizuar) i qytetit të Mohenjo-Daro, 560 kilometra më në jug u bëri të kuptojnë arkeologëve ekzistencën e qytetit më të lashtë indian.

Mëkat që karakteristikat e kësaj kulture janë të pashpjegueshme në dritën e dijeve tradicionale... Ky qytetërim është shpikësi i banjës alla turke dhe gjithashtu asaj WC; ka ideuar dushin, rubinetët dhe tubaturat, e shumë të tjera. Qytetet e tij ishin të ngjashme me tonat dhe numri i banorëve të dy qyteteve kryesrë, 40 mijë është i ngjashëm edhe me atë të ditëve tona. Të gjithë persona "të pastër e të shëndetshëm"... Dhe që patën një fund tragjik.

Një fund që të bën të mendosh jo aq për një zjarr të zakonshëm, ndoshta të shkaktuar nga ata popuj arianë që pushtuan Indinë nga veriu diku rreth vitit 1800 para Krishtit: kush mundte në lashtësi që të prodhonte një zjarr diku mes 900 dhe 1500 centigradë?

E megjithatë shenjat e shkatërrimit, mes trotuarëve të vetrifikuar dhe nivelet e lartë të radioaktivitetit bashkë me befasinë që ka ndodhur kjo (dy vetë u gjetën të kapur për dore) janë të ngjashme me pamjet që ne trishtueshëm i kemi parë në një prej bombave atomike të lëshuara kundër një kundërshtari me banorë: Hiroshima dhe Nagasaki.

Në të dy qytetet japoneze janë gjetur shenja të shkatërrimit si ai në Mohenjo-Daro, me shtëpitë e shkatërruara deri në themel si të jenë shkulur nga një vaë gjigande e shoqëruar nga një shi zjarri...

Nëse është e mundur, duke parë edhe radioaktivitetin, që "kodra e të vdekurve" (domethënë Mohenjo-Daro) është shkatërruar nga një shpërthim i ngjashëm bërthamor, mbetet një pikëpyetje në vetvete shumë e madhe: kush, në vitin 2000 para Krishtit, kishte një armë bërthamore? Shkatërrimi përfshiu jo vetëm këtë qytet por edhe Harappan, Kot Diji, Kalibangan, Lothal dhe pothuajse të 140 qendrat e banuara kryesore të asaj mbretërie indiane të shkatërruar në një kohë shumë të shkurtër.

Të gjitha të shkatërruara nga një armë kalorifike jashtëzakonisht shumë intense, të gjithë në një farë mënyre të sulmuar në mënyrë të befasishme... Ato pak statuja që janë gjetur të lënë të mendosh për një popullsi njerëzish mjekërrgjatë, me një stil artistik që në sytë tanë i ngjan shumë atij protokelt. Ndoshta pikërisht prej këtu vjen populli i uellsianëve?

Ajo që tani na duhet të sqarojmë është një cështje në vetvete shumë delikate. Përdorim tehun e Occam: ose më saktë, cfarë ka më shumë gjasa të ketë ndodhurnë Luginën e Indit dy mijë vite para krishtit?

Arkeologët, në banalitetin e tyre të zakonshëm e pa pikë fantazie, thonë se në të vërtetë njerëzit e braktisën atë territor për shkak të varfërimit të tokës si dhe për shkak të një thatësire të jashtëzakonshme e cila solli edhe shterimin e lumit Indo.

Të tjerë studiues, më mendjehapur, hedhin hipotezën e rënies së një meteori apo edhe një lloj shpërthimi i tipit Tunguska... Do të kishte kuptim, po të mos kish qenë fakti që njerëzit u larguan nga qyteti me rrëmbim dhe ata relativisht pak kufoma janë kapur në befasi prej zjarrit. Hipoteza bërthamore është kundërshtuar ashpër sidomos nga bota akademike.

Fizikani bërthamor indian Surendra Gadekar këmbëngul se radioaktiviteti vjen për shkak të testit të parë bërthamor të pakistanezëve, i cili u krye në 18 maj të vitit 1978 në Pokhran, në rajonin e rajasthanit, disa qindra kilometra larg nga Mohenjo-Daro.

Shpërthimi i nëndheshëm shkaktoi një krater menjë diametër afro 60 metra dhe 10 metra të thellë: fuqia e bombës ishte 5 kilotonë, ose më saktë sa një e katërta i asaj të lëshuar në Hiroshimë.

Por, përvec Mohenjo-Daros, edhe të tjerë vende industrialë dhe civilë do të duhej të ishin helmuar nga radioaktiviteti, por ai gjendet vetëm në ata vende arkeologjikë. Përse? Përgjigjen e jep ndoshta një linguist anglez shumë i zoti i lindur në Indi.

David Davenport, i cili disa vjet mëparë vdiq në moshën 40 vjecare, ishte një prej të paktëve ekspertë të vërtetë botërorë të sanskrinishtes. Mes teksteve themelorë të kësaj gjuhe janë edhe dy vepra epike dhe monumentale të cilat ai i ka studiuar për një kohë të gjatë, Mahabarata dhe Ramajana...

Kushdo që guxon të lexojë njëqind mijë vargjet që i përbëjnë (shtatë herë më shumë se Iliada) nuk mund të mos mbetet i shtangur dhe i mahnitur para përshkrimeve të mjeteve që perënditë indianë përdornin në kohërat e lashta.

Mjete fluturues antikë të quajtur Vimana e në gjendje të fluturonin edhe më shpejtë se sa zëri dhe që viheshin në lëvizje prej motorrëve që furnizoheshin me mërkur; avionë gjuajtës njëvendësh por edhe karroca fluturuese dy kate të larta me shumë dritare, pallate "që rendnin në qiell e që u ngjanin shumë kometave"; më pas ishin Mohanastrat, shigjetat inteligjente që ishin në gjendje të bënin të pafuqishme ushtri të tëra...

Ishte gjithashtu arma Agneya, e përshkruar tek Drona Parva: "Një plumb i vogël i ngarkuar me të gjithë fuqinë e universit, një kolonë e shndritshme tymi dhe flakësh, me dritë sa dhjetë mijë diej, që shfaqej në të gjithë shkëlqimin e saj.

Një armë e panjohur, një rrufe e hekurt, një mesazher gjigand i vdekjes që katandisi në rrënoja të gjithë racën e Vrishnis dhe Andhakas..."

Këta tekste indianë janë mijëra vjecarë dhe janë studiuar nga linguistët anglezë duke filluar që nga viti tetëqind. Përkthimi integral i Mahabaratas në gjuhën angleze u krye në fundin e shekullit XIX nga një Brahmin indu, një erudit që kish studiuar edhe në Europë, P. Chandra Roy: nuk është i mundur kontaminimi me elementë modernë në përkthim, duke parë që jo vetëm armët bërthamore por edhe avionët ishin joekzistentë në atë epokë.

I vetëdijshëm për këta fakte si dhe ngjashmërinë e mundshme, Davenport përpunoi në vitin 1979 teorinë e tij të famshme ufologjike në librin me titull "Viti 2000 para krishtit. Shkatërrim bërthamor", i shkruajtur në bashkëpunim me gazetarin italian Ettore Vincenti.

Në libër, Davenport demonstronte se Mohenjo-daro kish qenë teatër i një beteje ajrore mes forcave jashtëtokësore kundërshtare.

Në libër, Davenport vë në dukje të gjithë papërputhshmëritë arkeologjike: konkludon se ashtu sic është përshkruar në tekstet e shenjtë të induve, ka ndodhur një betejë e vërtetë mes anijeve kozmike aliene, e që përfundoi me shpërthimin e një bombe të vogël atomike, me fuqi të kufizuar, por megjithatë në gjendje të shkaktonte shkatërrim të madh.

Një teori kjo e konfirmuar nga studiuesi i madh i teksteve të sumerëve Zecharia Sitchin: ndër të paktët linguistë që kanë qenë në gjendje të deshifrojnë gërmat jouniforme të shënimeve sumere. Ai thotë në librin e tij "Luftërat atomike në kohërat e perëndive" se pikërisht në vitin 2024 para Krishtit Anunnakët e Mëdhenj (alienët krijues të teksteve sumerikë) nisën përdorimin e armëve bërthamore në luftë.

Teksti flet për Arattan (i ngjashëm në emër si harappa) si kryeqytet i një toke të ndodhur përtej rajonit juglindor të Iranit: dhe Aratta, ashtu si Sodomi dhe Gomorra, për sumerët u bombardua nga Anunakët!

Ndoshta mund të të shkojë mendja tek diskutimi i Nibirusë dhe perëndive krijuese të qenies njerëzore, apo edhe luftërat mes tyre sic janë të përshkruara tek Enuma elish, bibla mesopotamike, e cila ka si një pjesë të vetën edhe Biblën Hebraike.

Flitet për qenie të pavdekshme që praktikisht kanë krijuar qenien njerëzore duke nisur nga një pjesë e Adn së Homo Erectus të fuqizuar me genomin e tyre...

Sigurisht, janë teori që duhet të demonstrohen, por gjithësesi janë në vetvete interesante. Sidoqë të jetë është shumë domethënës fakti që sumerët, të cilët sigurisht që bënin tregti me popujt e Luginës së Indit, kishin një memorie mitike të shkatërrimit të partnerëve të tyre në biznes.

Tekstet e shenjtë të Induve dhe poemat si Mahabarata dhe Ramajana nuk flasin shprehimisht për jashtëtokësorë, por e rishohin luftën në një plan më human: ndoshta shpërthimet e fundit të atij konflikti gjigand që sipas disave kishte përfshirë të gjithë planetin në kohërat e atlantidës dhe Mu.

Dy kontinente që ashtu si Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik dikur ndanin botën në blloqe dhe që luftonin me armë bërthamore, aq sa të provokonin shkrirjen e akujve të epokës së fundit të akullnajave si dhe lëvizjen e poleve... Fantazi?

Gjurmët e terreneve të ngjashëm janë gjetur në Peru, në Irlandë, në Maltë, në Irak e madhe edhe në shkretëtirën e gobit dhe pranë pueblos-ve të Anasazit në Amerikë... E cfarë mund të thuhet për armën bërthamore që bëri copë ushtarët e neoperandorit romak Komodus që po tërhiqeshin nga kufijtë mbi Danub?

Apo ajo arma tjetër që pranë vienës shkatërroi një tjetër legjion romak pak vite para krishtit? Në ato zona, edhe sot e kësaj dite radioaktiviteti është dhjetë herë më i madh se sa niveli normal... Sa shumë armë bërthamore paska patur në lashtësi?
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mohenjo - Daro Empty Re: Mohenjo - Daro

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi