EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meditim me imagjinatë të udhëhequr

Shko poshtë

meditim - Meditim me imagjinatë të udhëhequr Empty Meditim me imagjinatë të udhëhequr

Mesazh  gjilanasi 10.12.15 12:41

Si njerëz, esenca jonë është shpirti/fryma/kujtimet, ata qëndrojnë me ne përgjithmonë, edhe kur vdesim dhe rilindim, edhe mijëra herë.

Por trupat tanë zgjasin vetëm për një jetë, pra një kohë relativisht të shkurtër. Shumica e njerëzve besojnë se trupi i tyre është një pjesë e tyre, ndërsa në realitet është vetëm një mjet në të cilin rrinë për të përjetuar përvojën njerëzore. Por trupat tanë në të vërtetë janë diçka me vetë... kanë një kujtesë stërgjyshore (ADN-ja jonë biologjike) dhe janë të gjalla për vetë... po të mos banonim ne trupin që kemi, ndonjë shpirt tjetër do ta banonte. Por trupi prapë do të kishte atë kodin gjenetik nga prindërit dhe gjyshërit e vet nëpër gjihë kohën mbrapa. Fatkeqësisht nuk e falënderojmë këtë dhe priremi t'i abuzojmë trupat tanë në aq shumë mënyra.

Njëra nga më të këqiat është të mos e dëgjojmë kur mundohet të na thotë diçka. Trupi ynë dëshiruaka që të komunikojmë me të. Dëshiron të pranohet dhe të kuptohet dhe të respektohet. Kjo do të thotë t'i japim atë që dëshiron dhe i nevojitet, gjë që është e ndryshme për të gjithë ne.

Pra si mund të akordohesh me trupin tënd dhe të dëgjosh atë që përpiqet të të tregojë? Me një teknikë shumë të thjeshtë. Nëse mediton tashmë, kjo do të jetë mjaft e lehtë. Nëse meditimi është diçka e re për dy, do të të duhet pak ushtrim. Por mos u dorëzo. Sa më shumë e bën, aq më shumë lidhesh me qendrën e komunikimit të trupit tënd. Së paku ai do të dijë se po përpiqesh. Nuk më beson? Përpiqu megjithatë, çfarë ke për t'u humbur?

Relaksim:

Shtrihu në kurriz mbi një shtrat ose mbi dyshemenë. Vër re që je veshur me rroba të liruara dhe ndoshta mbulohu me një batanije.

Fillo me këmbët e tua dhe vazhdo për më sipër.

Shtendosi këmbët, gishtat e këmbëve, kyçet e këmbëve. Vizualizo ngjyrën e zezë, që është ngjyra e tokëzimit. Kalo rreth 3 minuta në çdo zonë.

Shtendosi këmbët, gjunjtë, kofshët dhe ijët. Vizualizo ngjyrën e kaftë për orientim dhe drejtim.

Shtendose trungun tënd të poshtëm, kjo është çakra jote bazë. Vizualizo ngjyrën e kuqe për bazamentin tënd. Këtu do të shkosh nëse ke probleme me kurrizin, infeksione fshikëze, organet riprodhuese, probleme seksuale, depresion.

Shtendose zonën e barkut, që është çakra sakrale. Vizualizo ngjyrën e portokalltë për forcën tënde vitale. Këtu do të shkosh nëse ke probleme me pikëllim, probleme me ankth, vetëbesim të ulët, probleme me inat ose obsesione me seks.

Shtendose pleksusin diellor, që është çakra diellore. Vizualizo ngjyrën e verdhë për unin. Këtu do të shkosh nëse ke probleme me tretje, probleme duke punuar me të tjerë, varësi nga droga...

Shtendose zonën e gjikosit, që është çakra e zemrës. Shtendosi njëkohësisht krahët, duart dhe gishtat. Kjo çakra ka dy ngjyra, kështu që mund të vizualizosh ose ngjyrën e gjelbër ose atë rozë. Këtu do të shkosh nëse ke probleme me dashuri dhe/ose probleme me marrëdhënie, zemrën, mushkëritë (siç është astma), sistemin imunitar, maniako-depresive (bipolare) probleme me para.

Shtendose zonën e grykës, që është çakra e grykës. Vizualizo ngjyrën e kaltër. Këtu do të shkosh nëse ke probleme me grykën (dhembje gryke etj.), flet tepër, nuk flet mjaft, probleme komunikimi të çfarëdo lloji, çrregullime tiroide, drojë.

Shtendose kokën dhe fytyrën, balli yt është çakra jote e syrit të tretë. Vizualizo ngjyrën vjollce. Këtu do të shkosk nëse ke probleme me spiritualitet, empati (të ndiesh atë që ndien të tjerë), githçka që ka të bëjë me mendjen/trurin, çrregullime mësimi, probleme gjumi. (Këtu shkova së fundit për të gjetur përse nuk më zinte gjumi. Zbulova që syri im i tretë ishte i vërshuar me një ngjyrë të ndritshme të verdhe si drita e diellit. Kur ndërrova atë ngjyrë për vjollcen, më erdhi gjumi menjëherë.

Tani kjo është pjesa e vështirë:

Ta bësh dhe ta kuptosh. Çakra jote e 7-të është çakra jote e majës së kokës dhe ndodhet rreth 5 centimetra mbi majën e kokës. Këtu fillon shpirti yt/fryma/aura jote dhe rrethon gjithë trupin tënd. Kjo është çakra më e vështirë për t'u hapur dhe për t'u pastruar. Mos u mërzit nëse nuk e kupton krejt. Por përpiqu të jesh pa paragjykime, se këtë do të thotë një çakër e hapur e majës së kokës. Vizualizo një dritë të bardhë ose të artë që fillon në majën e kokës sate dhe vorbullon kudo përreth teje, nga koka deri te majët e gishtërinjve të këmbës.

Pusho për një minutë a dy vetëm duke vizualizuar ylberin e ngjyrave të mbështjellur me një flluskë të bardhë ose të artë.

Tani imagjinoje veten se si ecën në një dhomë, një dhomë që duket aq e njohur dhe aq e rehatshme që ndien që kurrë s'dëshiron të largohesh. Mendo për atë që është në këtë dhomë: ngjyrat, mobiljet, sendet që bëjnë që të ndihesh aq shumë në shtëpi. Ky është vendi yt i sigurtë. A ndihesh më mirë jashtë? Atëherë shiko se dhoma ka dyer me xham, që hapen përjashta.

Ç'është atje jashtë? Por para se të dalësh, vër re se ka një dollap të madh me shumë sirtare dhe dyer, të gjitha me brava. Vendosi preokupimet, frikat dhe brengat tuaja në këto sirtare dhe mbylli mirë. Tani e tutje, asgjë nuk do të të dëmtojë. Bëje këtë edhe në qoftë se ke ndërmend të rrish në dhomën tënde të sigurtë.Vizualizo/imagjino një mjedis ku ndihesh më shumë me rehat. Për mua, ky është një plazh ku dallgët spërkasin në bregdet. Ka një shtëpizë të gjelbër plazhi, dhe mbi të është një Korb, udhëheqësi im kryesor shpirtëror. Ai ka unaza të bardha përreth syve dhe më lë të shoh gjëra të çuditshme nëpër sytë e tij. Çdo herë që meditoj ose kam terapi hipnoze ose bëj projektim astral (një teknikë ku shpirti del nga trupi), Korbi është me mua.

Në vendin tënd të sigurtë, çfarë po sheh? Çfarë po dëgjon? Unë dëgjoj zhurmën e dallgëve që vërsulen dhe pastaj rrjedhin prapa. Çfarë mund të nuhasësh? Unë mund të nuhas ajrin e kripur. Gjithashtu mund të shijoj kripën në ajër. Çfarë mund të shijosh? Çfarë mund të ndiesh? A është një plazh me rërë si ajo ku jam unë? Krijoje vendin tënd të sigurtë. Jepia një emër, nëse dëshiron. Tani çfarë të thotë intuita jote? Përdor imagjinatën tënde, që në fakt gjithsesi është vetëm intuita jote.

Kujto atë që intuita/imagjinata jote po të tregon.

Tani a të kujtohen çakrat e ndryshme? Çoje veten atje mendërisht, në varësi të zonës në të cilën duhet të shkosh dhe çfarë duhet të përmirësosh. Sonte për mua do të jetë këmba ime, pra do t'i drejtohem çakrës sime dytësore të këmbëve. Do t'u falënderoj këmbëve të mia për atë që më çojnë kudo që më duhet të shkoj, që qëndruan me mua kur mjeku donte të amputonte njërën. Do t'i kërkoj këmbës falje për atë që nuk u kam kushtuar vëmendje shenjave që më dërgonte më parë. Pastaj do ta pyes se ç'dëshiron dhe nevojitet prej meje. Do të premtoj se do të kujesem për gjërat që kërkon. Pastaj do të pyes se a do të largohet dhembja tani. Dhe shpresoj që do të thuajë po.

Nëse thotë jo, atëherë do të di se duhet të bëj atë që u duhet këmbëve të mia dhe pastaj do ta ribëj këtë meditim për të mësuar ç'tjetër duhet bërë. Me disa probleme shumë të thella mund të kesh nevojë ta përsëritësh këtë disa herë. Nëse dhembja ime thotë po, do të largohet, do t'u falënderoj përsëri këmbëve të mua për gjithçka që bëjnë për mua.

Por mos harro, po qe se nuk i bën gjërat që i duhen kësaj pjese të trupit për t'u shëruar, dhembja jote do të kthehet.

Pra edhe një herë, hapat e kësaj pjese janë:

Gjeje pjesën e trupit që duhet të shërohet.
Falënderoji kësaj pjese për çdo gjë që bën për ty.
Kërko falje.
Pyete për atë që i duhet.
Premto të ndryshohesh dhe të kujdesesh për atë që i duhet për t'u shëruar.
Pyetje dhembjen se a do të largohet.
Thuaj edhe një herë falëminderit.

Pusho për disa minuta dhe pastaj, një pas një, duke filluar në majën e kokës, mbylli cakrat... thjesht duke vizualizuar një derë që mbyllet.

Meditimi yt mbaroi. Mos harro që vendi yt i sigurtë do të jetë gjithmonë atje, ashtu siç e le, çdo herë që ke nevojë për të. Bile mund të shkosh atje në mendje pa kaluar gjithë procesin e meditimit. Çdo herë që ndihesh i trembur, i shqetësuar ose i kërcënuar, lëre mendjen tënde të shkosh në vendin tënd të sigurtë.

Po ato brenga, frika dhe preokupime? Mund t'i lësh atje në atë dollap, nëse dëshiron. Askush nuk do t'i prekë dhe kurrë s'do të humbasen, dhe ty nuk të duhet t'i mbash gjithmonë me veten.

Bekime, dhe unë lutem për një rezultat të suksesshëm të këtij meditimi për ty

Namasté (përshëndetje indiane: ana ime e shenjtë përshëndet anën tënde të shenjtë),

Cindi Wafstet
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi