Misteri i kafkave të gjata
Faqja 1 e 1
Misteri i kafkave të gjata
Rreth 300 kilometra në jug të Limës në Peru gjendet Gadishulli Parakas, pjesë e të cilit është edhe rezerva ekologjike, ku mund të shihen gjallesa të ndryshme. Kushtet e përshtatshme për jetesë, bëjnë të mendohet që shumë njerëz do të duhej të kishin gravituar në drejt këtij territori, në kërkim të kushteve më të përshtatshme.
Gjithsesi, duket se paraardhësit e njerëzimit nuk e kanë humbur këtë mundësi, pasi që analizat e objekteve që janë gjetur në këtë territor kanë treguar që ato datojnë para më shumë se 8000 viteve.
Njëri nga hulumtuesit më të famshëm, që ka gërmuar në këtë gadishull është Julio Tello, i cili në vitin 1928 kishte filluar iniciativën e tij për hulumtimin e këtij territori. Pas gërmimeve fillestare, ai kishte zbuluar disa varreza masive, në të cilat duket se kanë pushuar trupat e familjeve të tëra. Mirëpo, një gjë që ka shkaktuar më së shumti polemika janë kafkat e këtyre kufomave, që janë shumë më të gjata sesa kafkat e njerëzve normalë.
Zbulimi i këtyre kafkave kishte iniciuar kërkimet e mëtejme, ndërsa shumë hulumtues besojnë që këto kafka mund të jenë dëshmi për ekzistencën e një specie tjetër njerëzore, që ishte zhdukur para afro 8000 vjetësh.
Equinox- 207
Similar topics
» Misteri i kafkave te kristalit
» Misteri i UFO-ve
» Misteri i Yllësive
» Misteri i Dhomes 428
» Trekendeshi i Bermudeve
» Misteri i UFO-ve
» Misteri i Yllësive
» Misteri i Dhomes 428
» Trekendeshi i Bermudeve
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi