EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkencëtarët zbulojnë ‘syrin e tretë’ të njeriut

Shko poshtë

trete - Shkencëtarët zbulojnë ‘syrin e tretë’ të njeriut Empty Shkencëtarët zbulojnë ‘syrin e tretë’ të njeriut

Mesazh  Siroco 17.06.15 11:37

trete - Shkencëtarët zbulojnë ‘syrin e tretë’ të njeriut ThirdEye-600x358

Syri i tretë apo syri i brendshëm, është një koncept mistik dhe esoterik i cili i referohet ‘Chakras’ – traditave të lashta shpirtërore lindore dhe perëndimore. Por, shkencëtarët kohët e fundit janë munduar ta gjejnë këtë koncept mistik, dhe siç duket ia kan dalë.

Syri i tretë, sipas studiuesve, është një portë e cila e drejton të brendshmen dhe vetëdijen. Në epokat e lashta, syri i tretë simbolizonte një gjendje të ndritjes ose të ndjelljes së imazheve mendore të cilat kanë rëndësi të thella shpirtërore personale dhe psikologjike.

Syri i tretë është i lidhur zakonisht me vizionet, mendimet dhe pamjet që i shohim sapo mbyllim sytë.

trete - Shkencëtarët zbulojnë ‘syrin e tretë’ të njeriut Tumblr_mtibioGB0H1r0w7efo1_500-300x248

Pra, sipas studiuesve, njeriu ka një sy të tretë i cili në fakt është gjëndra pineale, që mendohet se ka fuqi mistike dhe që konsiderohet syri shpirtëror apo vizioni i brendshëm.

Gjëndra pineale është gjëndër me tajim të brendshëm, që është zbuluar së fundi. Kjo gjëndër gjendet thellë në tru dhe dëshmon edhe njëherë misteriozitetin e vet.

trete - Shkencëtarët zbulojnë ‘syrin e tretë’ të njeriut Pineal-gland-300x219

Kjo gjëndër besohet se është një ‘organ i fjetur’ i cili mund të ‘zgjohet’ nga shkencëtarët për të aktivizuar komunikimin telepatik, transmeton Lajmi.net.

Nga ana fizike, syri i tretë i dërgon imazhet që i observojmë trurit, duke ia interpretuar dhe kthyer në formën më të përsosur.

Kjo gjendet në qendrën gjeometrike të trurit dhe ka madhësinë e një kokrre bizeleje, dhe gjendet në qendrën e trurit si një ‘shpellë’ e vogël dhe mbi gjëndrën ‘pituitary’ e cila shtrihet pak prapa rrënjëve të hundës. Është e vendosur direkt pas syve dhe e lidhur me barkushen e tretë.

Kjo gjëndër aktivizohet nga drita dhe kontrollon bioritmet e ndryshme të trupit. Punon në harmoni me gjëndrën hipotalamus e cila kontrollon etjen, urinë, dëshirat seksuale dhe orën biologjike e cila përcakton procesin e plakjes.

Ju e aktivizoni ‘syrin e tretë’ duke mësuar dhe duke qëndruar të vëmendshëm për çdo gjë. Ushqimi i shëndetshëm është sigurisht i dobishëm për këtë gjëndër.

/lajmi.net/
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi