EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Energjia dhe Uni Njerëzor

Shko poshtë

energjia - Energjia dhe Uni Njerëzor  Empty Energjia dhe Uni Njerëzor

Mesazh  gjilanasi 25.03.15 21:32

energjia - Energjia dhe Uni Njerëzor  Ob_1b910

Bazuar në hulumtimet e psikologës Dion Fortune


Energjia është ligj themelor i natyrës. Ajo shpreh unitetin e botës materiale.

           Nuk lind, as nuk zhduket. Ajo vetëm shndërrohet nga një formë e caktuar në një formë tjetër; sasia e saj mbetet përherë e njëjtë. Energjia është ajo që e mbanë universin, që lëviz planetët, që bartë jetën dhe gjallërinë. Ndaj, si çdo qenie e gjallë, që ka energjinë e vet të caktuar, edhe njeriu, në esencën e tij, është krijesë energjetike.

           Kjo krijesë energjetike në njeriun - lëvizë dorën, vë në veprim syrin, inçizon në veshë, ndien dashuri, hidhërim e pikëllim në zemër si dhe vë në lëvizje e aktivizon mendimet e intelektin tonë. Kështu që, sipas një përkufizimi elementar do të thoshim se në njeriun ka tri përdegëzime:

           - Energjia e LËVIZJES,

           - Energjia EMOCIONALE dhe

           - Energjia INTELEKTUALE.

           Mirëpo, bota jonë energjetike është e inkorporuar gjithkah rreth nesh e në ne. Boshti i saj - është boshti ynë kurrizor. Gjeneratori i lëvizjes, që e vë në veprim dhe ia përcakton kahjen e veprimit, është truri ynë, përkatësisht mendimi, përkatësisht imagjinata e jonë.

           Atë që e mbjellim në mendjen tonë, si përfytyrim a ide, dhe i cili zë në trurin tonë e lëshon rrënjë - dirigjon me energji. Pra, energjia u referohet përfytyrimeve ideore, që janë të mbjella në ndërdijen e të cilat lulëzojnë dhe na e mbushin vetëdijen.

           Mirëpo ne, në këtë kontekst, do të ndalemi kryesisht në energjinë që i është dedikuar reproduktimit të jetës e që njihet në përditshmërinë tonë si “energji seksuale”. Kjo është forma më reale e energjisë, më konkrete dhe më e afërt për njeriun, por që njëherit më së tepërmi keqkuptohet, keqpërdoret e përdhoset në jetën tonë.

           Potencialin energjetik të reproduktimit duhet kundruar si shprehje më të drejtpërdrejtë të energjisë së lartë, përmes shtigjeve të organizmit tonë; por kjo nuk na takon neve. Fakti se akti i lartë i harxhimit të energjisë reproduktuese përmes mekanizmit organik të reproduktimit, është i përcjell me kënaqësi - është rastësi,  në krahasim me funksionin e lartë që ka. Dhe kjo, sipas kësaj, është esenca e jetës seksuale, prandaj kjo energji specifike aq e afërt, reale e konkrete, dhe njëherit aq  e lartë e hyjnore, përdoret drejt, vetëm nëse përdoret për qëllimet e llojit krijues, të cilit i takojmë, sakaq - zhvlerësohet - sa herë që aplikohet për kënaqësi individuale trupore. Sepse natyra vepron. Ajo vepron vërtet, por për grupin, jo individin. Mund ta marrim me mend se si jeta rrjedh nëpër miliona e miliona organizma individualë.

energjia - Energjia dhe Uni Njerëzor  Ob_fa54e7_bigbang-explosion2

Prandaj, jeta jonë është një kokërr - jetë, në hambarin e madh të grupit që i takojmë. Ajo kokërr - jetë duhet t’i shërbej jetës së tërësishme shoqërore, jo “jetërave” të vockla individuale. Sepse, etnikumi dhe jeta e etnikumit shprehet në individitetet e shumë individëve që e përbëjë atë.

Prandaj, instinkti për reproduktim, me të cilin jemi të pajisur si krijesa të gjalla të llojit të lartë (funksioni themelorë i të cilit është reproduktimi), nuk na takon ne. Ai i takon etnikumit. Vetëm vënia e tij në dispozicion të etnikumit është përdorim i drejt i tij. Çdo aplikim i tij për qëllime individuale, siç është kënaqësia e shfrenuar fizike, është ABUZIM.

           Dimë se reproduktimi tek llojet e ulëta të jetës është mekanik - instinktiv. Te reproduktimi i kurrizorëve kemi edhe ndjenja. Sakaq, vetëm tek njeriu rol primar luan MENDIMI dhe ARSYEJA. Së këndejmi, ne, si krijesa me arsye e gjykim, domosdo duhet kuptuar drejt instinktin seksual. Por, tani shtrohet pyetja: Si dhe çka duhet kuptuar drejt?

/mjellma/
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi