EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Orakulli që deshifron mistere

Shko poshtë

Mistere - Orakulli që deshifron mistere Empty Orakulli që deshifron mistere

Mesazh  Equinox 28.11.14 9:27

Mistere - Orakulli që deshifron mistere Thumbnail.php?file=albert_verria_253145564

Libri "Misteri" i Albert Verrisë

(esse)

 S'ka si të  jetë ndryshe: jeta vazhdon edhe pas vdekjes. Historikisht  apo shkencërisht, kjo mandej lë vënd për ekuivoke dhe hamëndësira. Për këdo, po jo për mua. Për mua, mbasi kam lexuar librin "Misteri" të Albert Verrisë. Se është e qartë  që, në këtë botën tonë mbushur me homosapiens, ka prej nesh që janë gjeni, siç ka, mandej, dhe mediokër.

Gjenitë dihen: paraprijnë dhe lënë kumte me vlera epokale. Me- diokrit-frymorëkoti dhe aq. Si pak poet  që jam, pa modesti të rreme, them në njërën prej poezive të mia: " Bota është një skenë e madhe (gjigande në gjuhë poetike!) ku ne frymorët jemi që të gjithë aktorë/ ca lënë gjurmë dhe nuk vdesin kurrë/ ca ikin dhe harrohen sikur nuk kanë qenë kurrë. NJë nga ata që lënë gjurmë të pashlyeshme ( e ka arritur për së gjalli) është dhe Artisti i Popullit, Albert Verria. Është dhe do të mbetet i tillë përjetësisht dhe jo vetëm si artist, por dhe si shkrimtar. Po kur vjen puna për këto "por"  tek Alberti duhet të shtosh se sa "zbërthen" dhe "lexon" papiruse, aq është i zoti të zbërthej mistere. Këto "por" nuk janë atribute që vijnë prej penës sime apo disa të tjerëve, por është një dëshmi që bën  mu, pasi lexon librin e tij "Misteri".

                                                    *    *   *  
Mos kujtoni se është lehtë që të hysh në "universin" krijues të këtij shkrimtari unik. Po ta shohësh, nga  ana e vullnetit. ky më kujton atë Diogjenin e lashtë, të mbyllur në atë "fuçinë e tij mitike", për të ndriçuar ,sado pak mëndjet e njerëzve. Mua më duket se nuk ekzagjeroj me këtë shëmbull analogjik, se pa një vullnet titani, pa e ngulur mirë "bririn" në dije të thella filozofike e mistike, në shkencë e në kanune të koduara, tashmë, nga fusha e katekizmit dhe religjioneve të tjera,  kurrë nuk arrije që të ktheheshe  në një "orakull" dhe të zbërtheje mistere siç ka ndodhur me Albert Verrrinë.

Pa shkuar në të "thella" (aq sa mundem, natyrisht), vetëm mënyra se si e ka shkruar librin, të sjellë përpara një njeri të papërsëritshëm: krejt libri ka 260 faqe dhe i gjithi është i shkruar me gërma kapitale. Askund dhe me askënd nuk ka ndodhur kështu. Ustallarët ( nënkupto mjeshtërat, mbi të gjitha kanë vullnet titanësh!) ndaj dhe dallojnë nga çirakët. Në fund të fundit, duke u futur në labirinthet me shumë  të panjohura, ai jo vetëm nuk e ka humbur toruan, por   ka derdhur më shumë "vajë" nga  kandili i tij i punës, se sa kuturisje dhe "fluturime Pindarike" për të hallakatur lexuesin.

                                            *   *   *
Unë i jam kthyer dhe  stërkthyer kësaj orvajtjeje të bukur të autorit, për të deshifruar mistere që shqetësojnë njerëzimin dhe për t'u kthyer me shkrimet e tyre në pika referimi permanente. Me bëmat e shkrimet e tyre, këta njerëz nuk kanë zbritur nga qielli, por janë këtu tok me ne. Tok me ne, por shohin atje ku syri ynë do "lente zmadhuese": në mënyrë  pak historike, Albert Verria sikur ka  atë hundën proverbiale të Demostenit (thonë që hunda e tij "nuhaste" veç të tjerëve) dhe vjen e kthehet: nga tokësor, në mistik e qiellor; pak  a shumë, duke zhbiruar e zhbiruar "mistere", ai zhdrrohet në një "orakull". Këtë atribut nuk e arrin me apriori, por me prova të gjalla. Orakull nuk bëhesh me astrologjira e lojra fjalësh. Orakull bëhesh, kur ç'thuaj e nxjerr nga goja, zë vënd. Ca më tepër ky atribut merr vlera të pakontestueshme kur "grigja" sheh me ato "sytë që  duan lente zmadhuese", se ç'ka thënë, është e vërtetë.

Kur vjen puna për "orakuj", popujt kanë të tyret. Le të kujtojmë "Orakullin e Delfit",  të "Baba Tomorit apo Dodonës" në Shqipëri. Shën Kozmanë në Myzeqe (Çoban-babai në besimin mysliman e bektashian), atë të Françeskut të Azisit, plazmuar te Kisha e Shën Nout në Kurbin, të Shën-Gjon Vladimirit në Elbasan e të tjerë e të tjerë.

                                       *    *   *
Por le ta ndjekim sadopak këtë "orakull". Duke kundërvënë Ipnosin ( perëndinë e harresës) me djallin, ai, si të thuash, vë koshienten me subkoshienten, tregon se këta dy "përfaqësues" do t'i kemi përjetësisht vërdall: si një mister brënda misterit. Në këtë mes,  vetëm Zoti është jo vetëm i plotfuiqshëm, por dhe i paarritshëm. Pra, jetën na i jep dhe na i merr Zoti. Askush tjetër. Zoti me gjykimin e tij racional: disa i dërgon në ferr e disa në parajsë.

E sa për shpirtin, "orakulli" thotë:- Nuk shkëputet shpirti, por subkoshienca. E sa për vdekjen, ka këtë "diagnozë":- Vdekja nuk është fundi, por një" stacion i thjeshtë ndërmjetës", në një varg të pandërprrë rilindjesh.

Po si arriti ky"orakull" në këtë përfundim. Përgjigja është e thjeshtë: "Orkaulli" Albert Verria ka "kullotur" në çairet e Budës. I çuditshëm është përkimi i Platonit me Budën (për rilindjen e shpirtit) dhe konkluzioni:- Çdo njohje është një rinjohje. Në këtë thënie dhe filozofi  është shkruar "Misteri". Por të njohësh një "orakull" nuk është aq vështirë, por të hysh në botën e tij, gati, kozmike është tepër e vështirë. Vështtirë e kam dhe unë. Se "materiali bruto" është i tillë që duhet hulumtuar në çdo qelizë të tij. Mandej, varet se sa i zoti je ti (në rastin në fjalë,sa i zoti jam unë) që të lexosh  ato që nuk shihen. E them troç: nuk mundesh që në një "esse" të japësh gjithë atë kuintesencën e gjithë veprës. Se ky "mister" fillon që nga Atlatinda dhe vazhdon me epoka historike të tillla, si: lashtësia, mesjeta dhe deri në ditët tona.

Të gjitha vijnë para syve të lexuesit si në një kaleidoskop, por që kanë nevojë për një Ciceron. Ciceroni është "orakulli" Albert Verria. Duke e lexuar gjithë këtë "deshifrim misteresh" arrin në përfundimin aktual: ende ka mistere që kanë mbetur mistere. Por unë nuk mund ta mbyll shkrimin tim, pa të përshtypjen më madhore nga libri. Një përshtypje që të këndellë dhe ta ngre adrenalinën e gjakut.

... ti do bëhesh vrasës!!!  Nuk ka mbresë më emocionale se sa kjo në gjithë  misterin. Është e njohur historikisht që Kajni vrau të vëllanë,Abelin. Kjo "vëllavrasje", për fat  të keq, vazhdon dhe  në ditët tona. Lakohet pohimi:- Ti do bëhesh vrasës! Dhe,sa  pa  marrë veten nga ky "pohim" tronditës, "orakulli" flet:- Po. Do  bëhem vrasës!!! Dhe ky pohim nuk është hipotetik. Ndërsa pret "vrasjen" i tronditur, si një finale e bukur (gëzim pa kufi pas një tragjedie mbushur të vrarë), vjen sihariqi: "  e zëri kumboi në të katër anët e planetit:- Unë do të vras! Do të vras ligësinë që kemi përbrënda, për të jetuar në paqe e lumturi! Nuk ka finale  më të bukur! Kam po atë ndjesi që kam ndjerë  duke lexuar Mjedën ( në vizionin tim dhe shijen time letrare, Mjeda është Poeti më poet i gjithë  trevës së Veriut) dhe për ta bërë pak më të përafërt ndjesinë, po mundohem, të risjell vargjet e Mjedës (aq sa mbaj mend, natyrisht)

... e nalt, në qiell: bukuri madhore
Hapi flatrat e përshndrtishme
Me thonjë të harkuem

Shqipeja arbnore."
                                                 *    *   *
Duke deshifruar  misteret, "orakulli" Albert Verria ka vetëm një qëllim: të vras të ligën, në dobi të së mirës. Të vras luftën,se do paqen. Të vras qelizat kanceroze që kanë pushtuar drejtësinë; të vras korrupsionin dhe të vras çdo gjë të ligë. Tani më gjeni a ka "vrasës" më të bukur? A nuk është ky  një "orakull" që duhet dëgjuar? Unë kësaj pyetjeje i përgjigjem me po dhe ndaj po e ngre zërin tim në disa oktavë.

Por, në fund të fundit, sado që nuk  jam ndonjë besimtar i thekur, kam lexuar që Shën Thomai thotë: " Që të të besoj, plaga duhet zënë  me dorë". Dhe ju zëreni me dorë këtë libër ku do gjeni një "Orakull" kaq të ditur.

Nga Përparim Hysi
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi