EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Derinkuju, qyteti i stërmadh nëntokësor turk

Shko poshtë

Derinkuju, qyteti i stërmadh nëntokësor turk Empty Derinkuju, qyteti i stërmadh nëntokësor turk

Mesazh  gjilanasi 22.07.14 19:52

Derinkuju është një qytet i stërmadh nëntokësor i cili shkon pas në kohë që prej fillimive të Perandorisë Bizantine. Nuk dihet saktë se kur ka filluar ndërtimi i qytetit, disa kanë ngritur hipoteza rreth shekullit të 7 para erës sonë.

Derinkuju, qyteti i stërmadh nëntokësor turk Underg10

Megjithatë qyteti do të ketë marë trajtën e tij të plotë nga viti 500 deri ne vitin 1000, kur ishte 5 kate i thellë me hapsirë për të mbajtur 20 000 njerëz, plus bagëti, kuzhina, një kishë dhe një hapsirë për të bërë verë. Vendasit gërmuan tunele nën shtëpitë e tyre, thellë në shkëmbinjtë e butë vullkanikë të rajonit qendror të Turqisë.

Një qytetërim i tërë nëntokësor lulëzonte këtu gjatë kohërave mesjetare, i cili mund të na japë një model për komunitetet e të ardhmes të cilët përpiqen t’i mbijetojnë një apokalipsi.

Për shekuj me radhë, njerëzit arratiseshin drejt kësaj zone për të gjetur një parajsë të sigurtë prej romakë anti-kristianë, banditëve dhe më vonë prej myslimanëve anti-kristianë. Gurë masivë shërbenin si dyer në hyrjet e qytetit dhe tuba ajrosës e mbanin vendin me ajër të freskët për njerëzit që jetonin me muaj të tërë nën tokë. Diku pas shekullit të 10 qyteti u mbyll dhe ekzistenca e tij ishte e panjohur derisa një turk në vitin 1969 në punimet e shtëpisë së tij, padashur, hapi një mur që e futi në një nga tunelet e qytetit.



gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi