EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ylli kuranik tetëcepësh dhe ylli i kuq pesëcepësh

Shko poshtë

ylli - Ylli kuranik tetëcepësh dhe ylli i kuq pesëcepësh Empty Ylli kuranik tetëcepësh dhe ylli i kuq pesëcepësh

Mesazh  Arsenic 30.01.14 22:42

Ylli kuranik tetëcepësh dhe ylli i kuq pesëcepësh

Në një nga suret më misterioze në Kuran, Suretu Et Tarik (e Yllit të Mëngjesit) zoti u drejtohet njerëzve me gojën e Muhametit, duke thënë:
«Unë betohem për qiellin dhe Yllin e Mëngjesit

E çka dini ju, se çka është Tariku?

Ylli me dritë shpuese,
Atje nuk ka shpirt, por ka një mbrojtës mbi të». (Kuran, Sure Et Tarik: 86, 1-4)

Përse zoti i Gjithëfuqishëm, krijuesi dhe Zoti i universit betohet mbi një yll? Çfarë të veçante ka ky yll? Al-Tarik, Ylli i Mëngjesit, është planeti Venus, i cili është objekti qiellor më i ndritshëm pas Hënës. Venusi e ka ndriçimin më të madh pas perëndimit të diellit dhe para lindjes së tij.

ylli - Ylli kuranik tetëcepësh dhe ylli i kuq pesëcepësh Images17

Për këtë arsye Venusi që në Lashtësi është quajtur “Ylli i Mëngjesit” dhe “Ylli i Mbrëmjes”. Me planetin Venus lidhet një simbol misterioz kuraniko-islamik, Oktogrami (ylli me tetë cepa), i cili në arabisht quhet Rub el Hizb. Oktogrami është formuar nga dy katrorë, katërkëndsha me brinjë të barabarta, të mbivendosur diagonalisht.

Oktogrami në teologjinë islame quhet “khatim sulayman”, “vula e profetëve”, një term ky që gjendet në Kuran. Prandaj oktagrami përdoret si shenjë ndarëse e fragmenteve në tekstin e Kuranit. Kurani është i ndarë në gjashtëdhjetë hizbe. Oktogrami ndan çdo një të katërtën e hizbit.

Oktagrami gjithashtu përdoret si shenjë treguese e përfundimit të kapitullit në tekstet arabe, në përgjithësi. Oktogrami, me rreth në mes, si pikën e nëntë, është simboli kryesor i shkollës sufiste islame, dhe simbolizon fuqinë e përkryer. Oktogrami ishte në flamurin e Imperisë Osmane, së bashku me Hënën rritëse (Fjala “Gjysmëhënë” që përdoret në shqip për anglishten “Crescent” nuk është e saktë, se Hëna nuk është përgjysëm në fazën në të cilën quhet “Crescent”, ndryshe Hëna e re, në rritje.

Prandaj unë gjej si më të saktë fjalën “Hënë rritëse”) deri kur Ataturku e ndryshoi flamurin duke vendosur yllin me pesë cepa, për të cilin nuk e shpjegoi kurrë bindshëm se çka simbolizonte. Oktogrami është shumë i pranishëm në ornamentet arkitektonike islame. Në arkitekturën islame, ku tradicionalisht nuk janë pëlqyer imazhet, ornamentet gjeometrike kanë pasur dhe kanë shumë rëndësi.

Oktogrami është një simbol shumë i vjetër idhujtar. Origjina e tij është tek sumerët, të cilët krijuan të parin qytetërim të zhvilluar të botës, në Mesopotami, në jug të Irakut të sotëm, pesë mijë vite para Krishtit. Prej Urit, oktogrami kaloi dhe në qytetërimet e tjera vjetra të Lindjes së Mesme, babilonasit, kaldeasit, fenikasit, dhe më tutje tek hindutë, etj.

Oktogrami shihej si simbol i pajtimit dhe sintonisë së njeriut me yjet. Oktogrami ishte pjesë e kultit që lidhej me planetin Venus. Për sumerët, Venusi ishte perëndesha Inanna, e cila ishte hyjni e dashurisë, pjellorisë dhe luftimit. Perëndeshës Inanna i ishte kushtuar tempulli më i madh në qytetin kryesor sumer, Uruk (4000-3000 para Kr.).

Ky tempull quhej Shtëpia e Qiellit. Simboli i perëndeshës Inanna ishte ylli me tetë cepa, oktogrami, i cili e përfaqësonte atë. (Jeremy Black, Anthony Green, “Gods, Demons and Symbols of Ancient Mesopotamia: An Illustred Dictionary”, 1992, University of Texas Press, f. 156, 169-170) Inanna u bë Ishtar tek akadianët (ata përdornin sumerishten si gjuhë religjioze), Astarte e fenikasve, Afrodita e grekëve të vjetër dhe Venus e romanëve.

“Inanna adhurohej në mëngjes, duke i bërë blatime, ndërsa në mbrëmje ajo bëhej patronesha e prostitutave të tempujve, kur ylli i mbrëmjes kqyrej si prostitutë, që endej në qiejt e natës”. (Michael Jordan, “Dictionary of Gods and Goddesses”, New York 2004, Fact on File Inc., f. 137)
Ylli me tetë cepa shfaqet edhe tek Hinduizmi, ku quhet edhe Ylli i Lakshmit, i perëndeshës Lakshmi dhe është qartësisht një huazim i arianëve të ardhur në nënkontinentin Indian, nga fetë vendore, të influencuara nga sumerët, toka e të cilëve nuk qe shumë larg.

Por kulti i Lakshmit ka rëndësi për çka analizohet këtu, se ai është përshkruar në librat e shenjtë hindu, Veda, dhe na bën me dije tërthorazi më tepër për kultin nga i cili është huazuar. Lakshmi ka ngjashmëri edhe me Venus.

Sipas vedave:
“Lakshmi doli nga një det prej qumështi dhe qëndron mbi një gjethe lotusi”. (po atje: f. 172)
Në kultin e perëndeshës Inanna, ashtu si dhe në atë të të ngjashmeve të saj në Lindjen e Mesme, si Isis, bënte pjesë edhe linjshmëria shenjtë gjeometrike e përputhjes së ciklit të rritjes së Hënës, përkatësisht Hënës rritëse me atë të ngritjes së Canopus, yllit më të ndritshëm në qiell pas Sirius. Kjo linjshmëri ishte simbol i virgjërisë së perëndeshës.

Tempujt sumerë, babilonas, kaldeas ndërtoheshin në mënyrë të tillë që të kishin përputhje gjeometrike me skema të caktuara të lëvizjes së trupave qiellorë.

Perëndesha Inanna kishte lidhje me Hënën edhe për faktin se, në mitologjinë sumere, Inanna ishte vajza e zotit-Hënë, Nanna, Si nnë akadisht. (po atje: f. 212). Zoti-Hënë është tepër i rëndësishëm në kultet e Mesopotamisë. Nana-Sin paraqitet në trajtën e Hënës së re, Hënës rritësë. Kështu, Inanna është bija e Hënës së re. Edhe perëndesha Lakshmi kishte lidhje me Hënën se ajo ishte motra e Chandra (Hënës). Kur Chandra zbriste në tokë, shoqërohej nga Lakshmi.

Hëna rritëse (“Hilal” në arabisht) është një simbol shumë i rëndësishëm në Islam. Arabët, si në kohën paraislamike ashtu edhe në kohën islamike e kishin dhe e kanë Hënën rritëse si referencë për kalendarin e tyre, që është hënor. Hëna e re shënon fillimin e muajve në kalendarin arab, ku muajt kanë dhe funksione religjioze. Prej këtej që arabët e vjetër qenë më të interesuar për muajin e lindjes së njeriut, se për vitin.

Tempulli më i shenjtë i Islamit, Kaaba (Qabja) në Mekë është në përputhje gjeometrike të përkryer me dy dukuri astronomike, me ciklin e rritjes së Hënës dhe me ngritjen e Canopus, yllit më të ndritshëm pas Sirius. Saktësisht muri jugor i Kaaba është në këtë përputhje gjeometrike astronomike, çka është edhe më interesante se Canopus njihet si ylli polar i jugut.

Islami pretendon se Kaaba është ndërtuar fillimisht nga engjëjt e dërguar nga zoti, sipas modelit të shtëpisë së tyre në qiell dhe pastaj është rindërtuar nga Ibrahimi (Abrahami).

Nëse është kështu, atëherë del se për Zotin paska një rëndësi të madhe kulti i perëndeshës sumere Inanna! Apo më saktë, zoti nuk është gjë tjetër veç një evoulim i zotit suprem sumer, Nana-Sin, babait të Inanna, i cili ka evouluar në shumë trajta në kultet e mëvonshme në Lindjen e Mesme. Këtë gjë e provon dhe fakti se zoti suprem në Kaaba, në kohën e Muhametit ishte Hubal, zoti-hënë.

Është edhe një gjë tjetër që e lidh Kaaba-n me kultin perëndeshës Inanna, posaçërisht me oktogramin. Kaba është një ndërtesë në trajtë kubi dhe vetë fjala “Kaaba” do të thotë “kub”. “Kaaba” me trajtën e saj të bën asosacion me oktogramin. Aq më tepër kur Kaaba është një tempull bosh, në pikëpamjen e muslimanëve.

Brenda Kaaba-s nuk ka asnjë objekt të shenjtë të veçantë, përveç Gurit të Zi, i cili në fakt është pjesë e ndërtesës, duke qenë se gjendet në një qoshe të saj. Por a mund të ketë një tempull ku nuk ka kurrgjë brenda? Edhe sikur të pranohet versioni islam se Kaaba u ndërtua nga engjëjt në kohën e Adamit (Ademit), lind pyetja se çka kishte brenda këtij tempulli, gjë për të cilën zoti në kuran nuk thotë kurrgjë.

Kjo të bën të besosh se Kaaba nuk ka qenë gjë tjetër veç një tempull i perëndeshës sumere Inanna, i ndërtuar nga udhëtarët sumerë.

Duke konsideruar implikimin astronomik të Kaaba-s, është e sigurt se ajo është ndërtuar nga një qytetërim me dijeni të thella astronomike dhe jo nga banorët e Gadishullit Arabik, për të cilët vetë burimet islame thonë se në kohën para Muhametit jetonin në atë që quhej Xhahilia, Epoka e Padijes.

Është e vërtetë se beduinët e përdornin Canopus-in si pikë orientimi në udhëtimet e tyre, por atyre u mungonin dijenitë astronomike dhe arkitektonike për të bërë ndërtime me implikime astronomike si Kaaba. Madje arabët nuk e pëlqenin Canopus-in as si pikë orientimi në udhëtimet e tyre, se Canopus zhduket përtej horizontit, çka i bënte arabët që ta quanin yll të pabesë.

Derisa arabët e Hexhazit jetonin në Hemisferën Veriore, ata qenë aq thellë në jug sa të mund ta shihnin yllin dhe ta përdornin si yll polar jugor, si pikë orientimi, por nuk e quanin si të sigurt. Kjo për faktin se u mungonin njohuritë astronomike të sumerëve, babilonasve, kaldeasve për t’ u orientuar në hartën qiellore. Me siguri kanë qenë udhëtarët sumerë ata të cilët ndërtuan Kaaba-n, si tempull të Inanna.

Kulti i Inanna u trashëgua nga arabët kurejshë të Mekës tek kulti i Al-Uzza, perëndesha arabe e dashurisë, për të cilën Hisham Ibn Al-Kalbi (vdekur në 821-822), në “Libri i Idhujve”, burimi më i rëndësishëm për mitologjinë arabe paraislamike, thotë:
“Al-Uzza ishte idhulli më i madh midis kurejshëve . Ata e kishin zakon që të udhëtonin tek ajo, t’ i ofronin dhurata dhe të kërkonin favoret e saj nëpërmjet flijimeve”. (Hisham Ibn-Al-Kalbi: “The Book of Idols”, Princeton University Press 1952, f. 16)

Statuja e Al-Uzza gjendej në Kaaba, së bashku me idhujt e tjerë. Al-Kalbi shton për al-Uzza:
“Kurejshët e nderonin atë mbi të gjithë idhujt e tjerë”.(po atje: f. 19)

Kulti i Al-Uzza ishte i lidhur me planetin Venus. Ekziston një analogji e qartë mes kultit dhe supremacisë së perëndeshës Al-Uzza dhe perëndeshës hindu Lakshmi. Perëndesha Lakshmi në kultin hindu është perëndeshë e pjellorisë, dijes, bukurisë, hijeshisë, fatit, kurajës.

Është Lakshmi, e cila jep fuqi, madje edhe për Zotin suprem në panteonin Indian, Narayana. Lakshmi përfaqëson energjinë shpirtërore femërore, për të cilën besohej se ka një efekt pastrues, fuqizues dhe lartësues mbi njerëzit. Pra, Lakshmi është qartësisht homologia e Inanna, dhe kjo ka rëndësi për diçka që do ta shpjegoj më tutje.

Kulti i Al-Uzza përmbante një ritual astronomik, me origjinë të qartë sumere. Sipas këtij riti, të shtatë priftëreshat të cilat qenë në Kaaba, në shërbim të Al-Uzza dhe që përfaqësonin secila nga një prej planetëve të njohur, vinin rrotull Kaaba duke e qarkuar shtatë herë Gurin e Zi, një herë për çdo trup qiellor të njohur (atëherë njiheshin shtatë trupa të mëdhenj qiellorë, pesë planetë, si dhe Dielli dhe Hëna). Çdo ritual përmbante mistere, dhe vetë zbulimet astronomike të cilat lidheshin me kultet, qenë pjesë e mistereve.

Derisa aspekti i dukshëm i ritit lidhej me numrin shtatë, misteri lidhej me numrin tetë. Sumerët e dinin se Venusi ishte një planet dhe jo një yll, pra se dy yjet tek te të cilët perceptohej ai qenë në fakt një planet.

Kështu, kjo ishte një performancë nderimi sipas traditës së mistereve sumere, ku Guri i Zi simbolizonte Yllin e Mëngjesit, planetin Venus, prej të cilit sumerët besonin se vinin asteroidet që binin në tokë. Vetë Guri i Zi nuk ishte gjë tjetër veçse një asteroid i rëndomtë.

Arabët idhujtarë besonin se Guri i Zi kishte rënë nga planeti Venus, i lidhur me kultin e Al-Uzza, kështu që në misteret e Kaaba, Guri i Zi përfaqësonte Al-Uzza. Sipas traditës sumere, në Kaaba, gjatë performacës së ritualit të Al-Uzza bëheshin dhe orgji seksuale të ritualizuara, ku priftëreshat e saj qenë nudo. Në vazhdim të kësaj tradite ritualesh misterioze idhujtare, edhe sot ata që shkojnë për haxh në Kaaba nuk veshin veçse një rryp bezeje të bardhë sa për të mbuluar paksa njërën anë të gjoksit dhe organin seksual.

Në Antikitet, ylli me shtatë cepa, Heptagrami simbolizonte të shtatë trupat e mëdhenj qiellorë të njohur në kultet dhe ritualet e mistereve që kryheshin në tempuj. Heptagrami është sot në heraldikën saudite, duke qenë figura në urdhërin më të lartë që shteti saudit u jep individëve për merita, Urdhrin e Abdul Aziz, mbretit-themelues të Arabisë Saudite.

Ibn Al-Kalbi, tek “Libri i Idolëve” shkruan për tre perëndeshat e Kaaba, ndër të cilat edhe Al-Uzza:
“Ato gjithashtu quheshin edhe ‘Vajzat e Allahut’ dhe supozohej të ndërmjetësonin para Zotit (për njerëzit)”. (po atje: f. 17)

Sipas Hinduismit, perëndesha Lakshmi ka dy motra, Doddamma dhe Chikamma. Kësaj tresheje i ofroheshin flijime se besohej që kjo sillte fat. Arabët idhujtarë quanin “Allah” zotin suprem të panteonit të tyre idhujtar. Vetë fjala “Allah” do të thotë thjesht “zoti”. Idhulli kryesor në panteonin idhujtar arab qe Hubal, për të cilin Al-Kalbi shkruan:
“Kurejshit kishin gjithashtu idhuj të ndryshëm brenda dhe përreth Kaaba. Më i madhi prej tyre ishte Hubal… ai qëndronte brenda Kaaba”.(po atje: f. 23)

Hubal ishte zoti-hënë, i ngjashëm me zotin-hënë Nana të sumerëve, babain e Inanna. Ajo që të bën përshtypje në Kuran është se i pari ndër shumë betimet që bën zoti është betimi për Hënën. Në Suren “Al Muddath’ ir”, e treta sure sipas rendit në të cilin janë kumtuar ato, zoti betohet:
“Pasha Hënën”.(Kuran, Al Muddath’ ir: 74, 32)

Pse zoti i gjithëfuqishëm duhet të betohet kështu? Betimin “pasha këtë e pasha atë”, mund ta a bëjë ai që ka rrezik t’ i humbë ato falë veprimit të një force superiore. Kush rrezikonte t’ ja merrte Hënën Allahut?

Është e qartë se këtu kemi të bëjmë me një betim politeist, të Zotit-Hënë, i cili është i përfshirë në një luftë me hyjnitë e tjera të panteonit, të cilat kërkojnë ta përmbysin dhe t’ i zënë vendin. Muhameti ruajti rendin hënor të botës arabe paraislamike, madje në shumë pikëpamje e theksoi atë.

Kalendari paraislamik arab nuk ishte plotësisht hënor, por kishte një përputhje me stinët. Islami zhduku çdo përputhje me stinët, duke bërë që muajt të shtegtojnë çdo vit nëpër stinë të ndryshme, si beduinët, duke u bërë kështu absurde emërtimet e muajve të cilët janë po ato të kalendarit paraislamik. Muajt e kalendarit islamik janë bërë rrëmujë e vërtetë, ashtu si rendi i sureve të Kuranit.

Rabi al-Awwahl është muaji i tretë i kalendarit arabo islamik, por fjala do të thotë “i pari”. Në mënyrë domethënëse, në datën 12 të këtij muaji ka lindur Muhameti (Shitët besojnë se kjo ka ndodhur në 17).

Muaji i parë në kalendarin islamik është Muharem, që vjen nga fjala “haram”, i ndaluar dhe që ka të bëjë me ndalimin e luftës në këtë muaj nga ana e arabëve idhujtarë. Ky, që në kohën e idhujtarisë ishte muaji më i shenjtë pas Ramadanit (Ramazanit).

Kuptohet se këta mjeranë luftonin mesveti, se kurkush nuk shkonte që t’ i pushtonte territoret e tyre. Muhameti i ruajti të pandryshuar muajt e shenjtë të kalendarit paraislamik. Ata u bënë muajt e shenjtë të kalendarit islamik, me të njëjtat atribute. Muaji i dytë është Safar, që do të thotë “me udhëtuar”, se përgjithësisht në atë muaj niseshin karvanet, gjë që nuk përkon më në kalendarin islamik.

Kalendari islamik zbulon më së miri se si Muhameti e adoptoi idhujtarinë arabe në Islam. Kalendari ka rëndësi të madhe në një religjion, dhe po kështu ndodhte dhe në politeizmin arab, i cili kishte kalendarin e vet. Muhameti e adoptoi kalendarin politeist arab pikë për pikë. Të katër muajt e shenjtë të kalendarit idhujtar arab, u bënë muajt e shenjtë të Islamit.

Përveç Muharem, të cilin e përmenda më lart, Rajab ishte një muaj i shenjtë i kalendarit idhujtar, i cili u bë muaji i shtatë i kalendarit islamik. Fjala do të thotë “me respektuar”. Ky është një nga katër muajt e shenjtë të kalendarit idhujtar në të cilët lufta ka qenë e ndaluar. Dhu al-Qidah ishte një muaj i shenjtë në kalendarin politeist, dhe quhej “zoti i armëpushimit” se arabët idhujtarë nuk bënin luftë gjatë këtij muaji.

Ky ishte një nga katër muajt kur lufta ishte e ndaluar. Ky u bë muaji i njëmbëdhjetë i kalendarit islamik. Dhu al-Hijjah ishte muaji i shenjtë në kalendarin idhujtar. Ai ishte muaji i Haxhit, i cili bëhej në ditët 8, 9, 10 të këtij muaji. Vetë emri i këtij muaji do të thotë “Zotëruesi i haxhit”. Haxhi në Kaaba ishte ritual paraislamik. Ky muaj u bë muaji i dymbëdhjetë i kalendarit islamik dhe një tjetër muaj i shenjtë i tij.

Emrat e muajve të tjerë të kalendarit islamik, të trashëguar nga kalendari arab idhujtar, zbulojnë më së miri origjinën e Islamit në një idhujtari të shkretëtirës. Jumada al-awwal është muaji i pestë. Fjala do të thotë “toka të thata”. Shaban ishte muaji i tetë. Fjala ka kuptimin “i ndarjes” se arabët idhujtarë shpërndaheshin në kërkim të ujit në shkretëtirë.

Ramadan (Ramazan) është muaji i nëntë. Fjala ka kuptimin “i nxehtë i madh, tokë e djegur”.

Ky ishte muaji më i shenjtë për arabët idhujtarë dhe mbeti i tillë edhe për Muhametin, i cili projektoi në të historinë e Abrahamit. Gjatë këtij muaji ndalohej lufta në kohën paraislamike. Shawal është muaji i dhjetë.

Fjala do të thotë “me ngritë, me bartë” dhe shenjon shtatëzaninë e devesë në këtë periudhë. Kështu urohet shtatëzania e devesë, e cila ishte e mirëpritur për arabët nomadë për të cilët deveja kishte rëndësi të madhe. Por në kalendarin islamik ku muajt nuk përputheshin me stinët kjo kishte mbetur si një rudiment pa kuptim.

Kalendari islamik është hënor. Muajt fillojnë me Hënën e Re. Meqenëse kalendari është hënor, dita kalendarike fillon pas perëndimit të diellit, me muzgun. Viti në të cilin jemi është viti 1431, dhe ka filluar me fillimin e muzgut të ditës së 18 dhjetorit 2009 e do të vazhdojë deri në 6 dhjetor 2010. Kalendari, duke qenë hënor, nuk përkon me stinët natyrore, të cilat tekefundit në Arabi janë të parëndësishme. Përkimi me stinët ndodh vetëm çdo 33 vite.

Me kalendarin islamik u ruajt praktikisht kulti i zotit-hënë, i Allah-Hubal, imitim i Nana sumer, atit të Inanna. Al-Uzza, duke qenë vajza e Allah, siç e kam cituar më lart, ishte praktikisht edhe vajza e Hubal. Nderimi i Al-Uzza më tepër se Allah-Hubal të kujton prevalimin e Inanna tek sumerët. Së bashku me këtë kult arabët kishin trashëguar edhe traditën e shoqërive sekrete, të tubuara në tempujt idhujtarë.

Sulltanët osmanë, të cilët u bënë khalifë në shekullin XVI, duke vendosur Hënën rritëse dhe yllin tetëcepësh në flamurin e shtetit të tyre islamik, vizualizuan simbolikën idhujtare që bart Kaaba, vendi më i shenjtë i Islamit.

Por a menduan sulltanët osmanë, të cilët e kishin origjinën nga Azia Qendrore, se përse khalifët arabë kurejshë para tyre, si dhe mbretërit e Arabisë Saudite me krijimin e këtij shteti në shekullin XX, nuk e kanë përdorur dhe nuk e përdorin këtë simbolikë? Duket se ky ishte problemi i fundit që i shqetësonte sulltanët osmanë. Problemi kryesor për ta ishte ai i legjitimitetit të munguar për mbajtjen e titullit të khalifit.

Sulltanët osmanë e dinin se ata nuk kishin legjitimitet si khalifë, se nuk i përkisnin fisit kurejshi të Muhametit, të cilit duhet t’ i përkisnin khalifët sipas traditës osmane.

Familja e Osmanit madje nuk ishte as arabe dhe nuk kishte asnjë lidhje gjaku me Mekën apo Medinën. Prandaj, sulltanët osmanë, të etur për të fituar legjitimitet si khalifë, u treguan më nderues të Kaaba-s se khalifët e dikurshëm kurejshë, duke vendosur në flamurin osman simbolikën e Kaaba-s. Sulltanët osmanë të cilët e bënë këtë, qartësisht nuk dinin diçka të cilën e dinin khalifët e

dikurshëm kurejshë, si dhe mbretërit e mëvonshëm sauditë, dhe që i bëri që ta evitojnë simbolin e Hënës rritëse dhe të yllit. Këtu nuk kishte të bënte ndonjë mospëlqim për simbolet në përgjithësi, se si khalifët arabë kurejshë, ashtu dhe mbretërit e mëvonshëm sauditë kanë përdorur shumë simbole, duke përfshirë edhe oktogramin. Problemi me siguri është se ata kanë dashur që të fshehin diçka, një sekret, një mister.

Në Testamentin e Vjetër Ylli i Mëngjesit identifikohet me Djallin. Grekët e vjetër, të cilët mendonin se Ylli i Mëngjesit dhe ai i Mbrëmjes qenë dy objekte të ndryshme qiellore e quajtën Yllin e Mëngjesit Fosforus (Dritësjellës), të cilin latinët e quajtën në gjuhën e tyre Lucifer.

Në Testamentin e Vjetër, librin e Isaia (14: 3-20) Luciferi identifikohet me djallin, Engjëllin e Rënë, të flakur nga Zoti për shkak të kundërshtimit që i bëri atij, një episod ky që rrëfehet edhe në Kuran, ku ashtu si në Testamentin e Ri, Shajtani (Satani), ndryshe Iblisi, i kërkon Zotit që të ketë të drejtën t’ i verë në provë njerëzit dhe t’ i konvertojë, gjë që Zoti e pranon.

Lidhja e Yllit të Mëngjesit me Djallin e ka origjinën në kultin sumer të Inanna, ku kjo perëndeshë e identifikuar me planetin Venus është njëherësh perëndeshë e dashurisë dhe e luftimit. Në mitologjinë greke, kulti i Afroditës, homologes së Inanna, evouloi duke u bërë ajo gruaja e Hefestit, zejtarit të Olimpit që prodhonte armë, pra përcaktonte mënyrën e luftimit.

Gjithashtu Afrodita na del edhe si e dashura e Aresit, zotit të luftës, me të cilin ka një vajzë. Venusi roman është gruaja e Vullkanit, homologut të Hefestit dhe e dashura e Marsit, homologut të Aresit.

Tek sumerët e vjetër, tek kulti i perëndeshës Inanna e kishin origjinën shoqëritë sekrete, ku ritualet okulte shërbenin si maskim për grupet të cilët kërkonin të siguronin pushtet dhe kontroll sekret mbi shoqërinë dhe shtetin.

Në thelb bëhej fjalë për konspiracione. Në këta tempuj bëheshin edhe orgji të kontrolluara, të ritualizuara, si imitime të ritit që quhej Martesë e Shenjtë, ku mbreti sumer kryente marrëdhënie seksuale me kryepriftëreshën e tempullit të Inanna. Orgjitë e ritualizuara, me origjinë nga ky kult, janë bërë të njohura gjerësisht në kohën tonë nëpërmjet filmit “Eyes Wide Shut”, dhe librit e më pas filmit “Da Vinci Code”.

Këto përdoreshin edhe për kamuflimin e shoqërive sekrete. Në Kuran dhe në veprimtarinë e Muhametit gjatë lindjes së Islamit ka shenja të qarta të kultit të Inanna dhe të shoqërive sekrete që derivojnë prej tij. Muhameti qartësisht bëri një kompromis me idhujtarinë arabe paraislamike dhe këtu qëndron një nga sekretet e suksesit të tij.

Me të njëjtën origjinë si oktogrami është edhe pentagrami, Ylli i Kuq, simboli i komunizmit ndërkombëtar. Enigma e madhe e komunizmit fillon që nga simboli i tij, Ylli i kuq. Ky simbol u adoptua nga Revolucioni Bolshevik në Rusi, për t’ u bërë pastaj simbol i komunizmit ndërkombëtar.

Ylli i kuq nuk mund t’ i atribuohet Marx-it dhe Engelsit se ata nuk e përdorën atë, përveçse ndoshta në ndonjë esoterikë komuniste, e cila nuk qe e njohur veçse për një elitë sekrete brenda komunizmit ndërkombëtar. Ylli i kuq u adoptua publikisht si simbol i komunizmit në Bashkimin Sovjetik, pas Revolucionit të Tetorit, madje disa vite më vonë pas tij.

Kjo u bë pa ndonjë shpjegim të kënaqshëm. Më pas u tha se Ylli i kuq simbolizonte pesë kontinentet, kur ato në fakt qenë gjashtë. Njeriu që kishte përgjegjësinë për adoptimin e këtij simboli nga bolshevikët ishte çifuti Lev Bronshtajn (Trocki). Por as ai vetë, më vonë, kur u largua nga Bashkimi Sovjetik si kundërshtar i Stalinit, nuk tregoi ndonjë entuziazëm për ta marrë përsipër autorësinë e simbolit të komunizmit ndërkombëtar.

Në Bashkimin Sovjetik u krijua dhe një Urdhër i Yllit të Kuq, në vitet tridhjetë, që ishte një dekoratë e lartë, por nuk u botua kurrë një libër për historinë e Yllit të kuq, si simbol. Një gjë është e sigurt. Ylli i kuq u bë një simbol nën të cilën rreth gjysma e njerëzimit kaloi vuajtje të tmerrshme në shekullin XX, duke përfshirë dhe shqiptarët.

Ylli i kuq u shndërrua në një simbol të mistikës ateiste, derisa me të u krijuan regjime të një teokratcie të llojit të vet, me sundimtarë-zota, të llojit të Stalinit, Enver Hoxhës, Mao Ce Dun etj. Është interesante se as Lenini, as Stalini më pas, nuk parapëlqyen që ta marrin autorësinë e këtij simboli. Arsyeja nuk është e vështirë që të kuptohet.

Ylli me pesë cepa, ndryshe pentagrami, ishte një simbol djallëzor që në Antikitet. Ai përdorej dhe përdoret gjerësisht në magjinë e zezë. Gjithashtu ylli me pesë cepa është dhe një simbol i freemasonerisë.

Pentagrami, i quajtur edhe pentakle (pesëkëndësh) ka një domethënie në okultizëm, ku shenjon bashkimin e Venusit me Diellin. Origjina e yllit me pesë cepa shkon në Sumerinë e lashtë, në qytetin Uruk, ku lindi kulti i Inanna dhe oktogrami.

(Cornelia J. de Vogel, “Pythagoras and Early Pythagoreanism, An Interpretation of Neglected Evidence on the Philosopher Pythagoras”, Assen, Netherlands: Van Gorcum, 1966. p. 292-7
Beatrice Laura Goff, “Symbols of Prehistoric Mesopotamia”, New Haven: Yale University Press, 1963, p. 76, figurat në faqet: 316, 339, 464
E. Douglas Van Buren [Elizabeth], “Symbols of the gods in Mesopotamian art”, Roma: Pontificium institutum biblicum, 1945. p. xvi, 191)

Gjashtë herë gjatë vitit, planeti Venus, varësisht pozicionit të tij ndaj Diellit, në mëngjes dhe mbrëmje, krijon një pentagram me pozicionin e tij.

Gjashta, sikur dihet është numri që përsëritet tre herë në numrin 666, që është numri i Djallit, Satanit, Luciferit, i cili është i asocuar me Venusin, Yllin e Mëngjesit. Ylli pesëcepësh është një simbol i rëndësishëm në magjinë e zezë. Ai është quajtur “gjurma e këmbës së djallit”.

Kisha e Satanit, e cila është shfaqur publikisht në shekullin XX, e ka atë simbolin e vet. Mefistofeli, tek “Fausti” i Goethe, e quan yllin pesëcepësh “shputën e shtrigës”.

Studiuesi i okultizimit Eliphas Levy (1810-1875) paraqiti tezën se kur njëri cep i pentagramit është i ngritur lart kjo simbolizon okultizmin e mirë, ndërsa kur janë dy cepa të ngritur lart, kjo simbolizon okultizmin e keq. Por ai nuk solli dot asgjë për ta mbështetur këtë tezë të tij.

Në shoqëritë sekrete ekziston një lidhje shumë e sofistikuar me pentagramin, përveç asaj të dukshme. Kompasi në emblemën masonike është i hapur në këndin 72 gradë, që është edhe hapja e këndit të pentagramit.

Është interesante se në simbolikën komuniste parapëlqehej pentakli, ylli pesëcepësh me këndet e vizualizuara, ndaj pentagramit, yllit pesëcepësh ku këndet nuk janë vizualizuar.

Yjet e vëna mbi kullat e Kremlinit qenë pentacle, jo pentagrame. Pentakli është ai që përdoret më së shumti në okultizëm. Regjimeve totalitare komuniste u përshtatej simboli i idhujtarisë djallëzore, Ylli i kuq.

Pse duhej që komunizmi ateist të adoptonte një simbol mistik, reaksionar në fjalorin komunist? Kjo tregonte se komunizmi kishte një origjinë të errët, okulte, dhe nuk ishte ideologji e proletariatit, sikur vetëshpallej.

Ylli i kuq i jepte një domethënie të re sloganit komunist. “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni!”… në shërbim të elitës sekrete okulte të Yllit të Kuq. Nuk është e rastit që ishte Lenini ai që e adoptoi Yllin e Kuq si simbolin publik të komunizmit.

Lenini, me doktrinën e vet të organizatës revolucionare pararojë, ishte ai që e zhvilloi marksizmin nga një ideologji në platformën e një shoqërie sekrete elitare, e ndërtuar si një forcë aktive për të marrë pushtetin me dhunë.

Ylli kuranik, oktogrami dhe Ylli i Kuq komunist, pentagrami, ose pentakli, nuk janë gjë tjetër veçse anë të së njëjtës medalje të së keqes së historisë. Ylli i kuq ishte vetëm i fundit në radhën e simboleve pagane djallëzore, që iu janë imponuar shqiptarëve me dhunë.

Para tij ishte ylli kuranik, oktogrami. Fakti se origjina e tyre është e njëjtë, është shumë domethënës. Njëri ishte i lidhur me një fe, tjetri me një ideologji.

Por, siç do të tregoj në vazhdim, të dy nuk qenë gjë tjetër veçse doktrina sundimi të kamufluara, të cilat përdoreshin nga elita të këqija. Islamikët pretendojnë se feja e tyre ofron norma morale për njeriun, për ta bërë botën të përkryer, por a nuk pretendonte dhe komunizmi të njëjtën gjë?

Komunistët nuk i përgjigjeshin pyetjes se si ishte e mundur që një doktrinë e cila pretendonte të ishte zgjidhja morale për njerëzimin, kishte si simbol atë të mistikës djallëzore. Të njëjtës pyetje nuk i përgjigjen edhe islamikët, të cilët kanë si simbole ato të idhujtarisë së shkretëtirave.

Rreth 1700 vite para lindjes së Muhametit jetonte një mbret me emrin Hyll, eponimi i Ilirëve. Ilirët me siguri që veten nuk e kanë quajtur “ilirë” dhe as trojet e tyre “Iliri”. Fjalët “ilir” dhe “Iliri” janë përshtatje në shqipen e sotme të fjalëve greqisht “Illyroi” dhe “Illyrida” të cilat na kanë arritur nëpërmjet autorëve të vjetër grekë (madje edhe autorët romakë që kanë shkruar për ilirët dhe Ilirinë, në pjesën më tëe madhe kanë qenë grekë me origjinë).

Nga ilirët për fat të keq nuk kemi trashëguar shkrime. Autorët e vjetër grekë sigurisht që i shtrembëronin emrat e popujve dhe vendeve të huaja, varësisht rregullave të artikulimit në gjuhën greke. Kështu grekët në Mesjetë fjalën “alban” e tjetërsonin në “alvanos” dhe “Albania” në “Alvania”.

Në greqishten antike shtrembërimi duhet të ketë qenë edhe më i madh. Mund të diskutohet për atë se si mund të ketë qenë emri real i ilirëve dhe Ilirisë, nisur nga norma e deformimit në greqishten e vjetër, por një gjë është e sigurt. Deformim ka pasur.

Derisa historia u tregua aq e ashpër me ilirët, duke sjellë që nga ata të mos trashëgonim literaturë, ne na duhet të rindërtojmë identitetin e tyre real duke kqyrur si shkrimet e autorëve të huaj ashtu edhe traditën gojore shqiptare, e cila qartësisht është me prejardhje ilire.

Në shqip kemi fjalën shumë të vjetër “Hyll”, për “yll”, si dhe fjalën “Hyu” për “zot” (perëndi), e cila e ka origjinën nga fjala “Hyll”. Fjalët “hyjni” dhe “hyjnore” në shqipen e sotme, qartësisht e kanë origjinën nga fjala “Hyll”.

Sipas autorëve antikë, Hylli ishte mbreti i parë legjendar i ilirëve. Ai qartësisht kishte për emër atë të popullit, i cili me siguri që vinte nga një perëndi që adhurohej në emrin Hyll. Emri “hyll” dhe trajta e mëpasme “yll” kanë mbijetuar edhe në emrat e mbretërve të mëvonshëm ilirë, si Bardhyll (Ylli i Bardhë).

Kështu që ilirët e vjetër, duke pasur emërtimin me bazë fjalën “Hyll”, duhet të jenë quajtur diçka si Hyllanë.

Mbreti legjendar Hyll u priu ilirëve për të ardhur në trojet ku banojnë shqiptarët sot në Ballkan. Unë nuk jam ndër ata që besojnë se ilirët e kanë origjinën tek pellazgët, të cilët qenë popullsi indigjene ballkanase. Ilirët qartësisht qenë arianë, dhe dihet se arianët janë të ardhur në Ballkan, në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit.

Unë mendoj se është në dëm të ilirëve që t’ i quash ata pellazgë dhe populli më i vjetër në Ballkan, se kështu i ngarkon ata me fajin se përse nuk arritën që të ndërtojnë dot një qytetërim po aq të zhvilluar sa të fqinjëve grekë, apo edhe maqedonë, kur supozohet të kenë pasur shumë më tepër kohë për këtë gjë. Unë besoj se është e kundërta, ilirët nuk kanë pasur shumë kohë për të zhvilluar qytetërimin e tyre, dhe kur qenë duke e bërë këtë, u gjendën nën goditjet e popujve të tjerë, të cilët kishin arritur më herët në Ballkan si grekët.

Unë ndaj tezën e studiuesve gjermanë se ilirët kanë arritur në Ballkan, në trojet ku janë shqiptarët sot dhe më gjerë përgjatë bregdetit të Adriatikut, në vitet pas Luftës së Trojës, e cila ka ndodhur në shekullin XII para Kr. Studiuesit gjermanë e kanë identifikuar momentin e ardhjes së ilirëve në regjion me dyndjen doriane në Greqi, pasiqë ilirët i shtynë dorët nga pas dhe këta u dyndën në Greqi ku shkatërruan qytetërimin mikenian.

Ilirëve u printe mbreti legjendar Hyll. Ilirët qartësisht qenë idhujtarë adhurues të një zoti-hyll, i cili qe kryesori në panteonin e perëndive të tyre. Emri i këtij zoti mbijetoi tek ilirët dhe shqiptarët deri në ditët tona, në fjalën “Hyu”, e cila është sinonim i fjalës “Zot”. 1700 vite pas Mbretit Hyll, në Arabi lindi Muhameti, i cili do të bëhej profeti i Islamit.

Safijurrahman El- Mubarekfuri në librin e vet “Nektari i vulosur i xhennetit”, një jetëshkrim i Muhametit që ka fituar çmim të parë në një konkurs në botën islame dhe që mbahet si një ndër jetëshkrimet më të mira të tij, shkruan:
«Fjala El- Areb, do të thotë shkretëtirë, stepë, tokë papjellore, pa ujë dhe pa bimë. Me këtë emër që nga kohët e lashta është quajtur Gadishulli Arabik, sikurse që me të njëjtin emër janë quajtur banorët e këtij vendi, i cili është bërë atdhe i tyre». (Safijurrahman El-Mabarekfuri: “Nektari i vulosur i xhennetit” “Shoqata e Vakëfit Islamik”, Tiranë 1998, f. 12)

Fjala “arab” do të thotë “shkretëtirs”. Profeti i lindur në shkretëtirë do të krijonte një fe e cila do të përvetësonte idhujtarinë arabe, me bazë kultin e trupave qiellorë, të kopjuar nga qytetërimet përreth, posaçërisht sumerët dhe babilonasit si dhe dy fetë e tjera, Judaizmi dhe Krishterimi. Flamuri osman, nën të cilin Islami pushtoi trojet shqiptare, ishte një gjysmëhënë me yll. Ylli i tretë në historinë shqiptare do të ishte ylli me pesë cepa komunist.

Në një koincidencë me konotacion okult emri i çiftit diktatorial të Shqipërisë komuniste, Enver dhe Nexhmije (Hoxha) do të thoshte në arabisht “Yll i Ndritshëm”. Fjala “Enver” do të thotë “i ndritshëm”, ndërsa fjala “Nexhmije” do të thotë “Yll”.

Nga tre yjet e historisë shqiptare, i pari, ai i Mbretit Hyll ishte i mirë, ndërsa dy të tjerët qenë të këqinj. Ky studim kërkon të provojë analogjinë mes dy yjeve të këqinj të historisë shqiptare, atij islamik dhe atij komunist, si dhe analogjinë e gjithçkaje qëndron pas këtyre dy simboleve të së keqes. Ky studim është një thirrje që nacioni shqiptar të dalë nga influenca e yllit të keq islamik.

Nëse Ylli i Kuq u shua, duke marrë fund influenca e tij e keqe, ylli islamik rrezikon të na marrë me vete në shndërrimin e tij në një vrimë të zezë thithëse. Hylli ilir është i adoptuar edhe në Krishterim, me yllin e Pemës së Krishtlindjes, i cili u mor nga tradita ariane, tek e cila e kanë origjinën edhe kultet ilire. Kështu, tradita ilire shkrihet natyrshëm me atë të krishtere dhe Hylli (ylli) iliro-kristian ndriçon Volkgeist iliro-shqiptar, Shpirtin e Nacionit.

A do të thotë kjo se shqiptarët duhet të kthehen në fenë e të parëve, Krishterimin? Kjo do te ishte e mirëpritur dhe Perëndimi është duke dhënë kumte të qarta zyrtare për këtë gjë.

Edhe këtë vit, kur Bashkimi Europian vendosi që t’ u japë Bosnjë-Herzegovinës dhe Shqipërisë të drejtën e qarkullimit të lirë, pas votimit të rezolutës përkatëse në parlamentin europian, u tha përsëri se data e fillimit të qarkullimit të lirë duhet të afrohet para Krishtlindjeve, ashtu që qytetarët e këtyre vendeve të mund të udhëtojnë para kësaj feste. Pra qytetarëve të këtyre vendeve, pasardhësve të muslimanëve të konvertuar në kohën e pushtimit osman, u stimulohej ringjallja e shpirtit të krishterë.

Feja tradicionale e shumësisë së shqiptarëve ka qenë Katolicizmi. Kjo nuk do të thotë se shqiptarët-pasardhës të atyre që u konvertuan me dhunë në muslimanë në kohën osmane, duhet të bëhen katolikë sot. Kryesorja është që ata të bëhen të krishterë, të riteve perëndimore. Por edhe nëse nuk ndodh kjo, rëndësi ka që të bëhet deislamizimi.

Disa islamikë albarabë mendojnë se duken veçanërisht i zgjuar duke e quajtur kthimin në fenë e të parëve, kthim në paganizëm.

Por a nuk e bart Islami paganizmin, çka është Guri i Zi në Mekë rreth të cilit tubohen në haxh besimtarët islamikë nga e gjithë bota? Po Hëna rritëse çka është?

A nuk qe këto idhujtari pagane arabe, paraislamike? Ne shqiptarëve nuk na lidh veçse një aksident historik me fenë e shpikur nga Muhameti, për të bashkuar arabët në një komb dhe një shtet.

Kastriot Myftaraj
Arsenic
Arsenic

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi