EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Horoskopi , çelësi i suksesit

Shko poshtë

horoskopi - Horoskopi , çelësi i suksesit Empty Horoskopi , çelësi i suksesit

Mesazh  Admin 23.08.08 19:08

Horoskopi, çelësi i suksesit

Medaljet në Lojërat Olimpike kanë lidhshmëri me shenjat e horoskopit. Duket e çuditshme, por ky është zbulimi i statisticienit Kenneth Mitchel.

Duke krahasuar ditëlindjet e atletëve, ai ka vërejtur se shenjat kanë rëndësi të madhe te fituesit në disiplina të caktuara.

Diçka e dyshimtë është duke ndodhur në Lojërat Olimpike në Pekin. Ajo duket se ka të bëjë me yjet.

Harrojini stërvitjet, përkushtimin dhe vendosmërinë. Shenja e horoskopit e një atleti mund të jetë sekreti drejt medaljes së artë olimpike.

Pasi krahasoi ditëlindjet e secilit fitues olimpik nga fillimi i lojërave moderne më 1896, statisticieni britanik, Kenneth Mitchell zbuloi se medaljet e arta janë të shkruara në yje.

Ai kuptoi se atletët e lindur në muajt e caktuar kanë shanse më të mëdha të shkëlqejnë në gara të posaçme. Mitchel e përshkoi fenomenin ‘Efekti i Peshkut’, pasi zbuloi se atletët e lindur në këtë shenjë kanë marrë rreth 30 për qind më tepër medalje se cilado shenjë tjetër në garat e notit dhe vaterpolo.

Në historinë e Lojërave, fituesit e mëdhenj në medaljet e përgjithshme janë lindur nën shenjën e bricjapit, ujorit dhe dashit.

Ata kanë marrë numër më të madh të me daljeve të arta. Duke kontrolluar ditëlindjet e fituesve, në Pekin janë shfaqur rezultate të tjera interesante.

Për luftëtarët me ‘shpata’, akrepi është shenja e duhur. Dy nga tre fitues të medaljeve në Pekin në konkurrencën individuale janë në shenjën e akrepit, tha ai.

Për kërcyesit me shkop është më mirë të jenë në shenjën e demit. Andaj të gjithë ata që shpresojnë në suksesin olimpik mund të hyjnë në uebfaqen olympicstarsign.com, për të kontrolluar ditëlindjen e tyre dhe të kuptojnë se cili sport do t’u përshtatet atyre sipas astrologjisë.

Edhe Mitchel ish-te i befasuar nga zbulimi i tij që ka thënë se ishte përfundimtar “dhe vërtet mendoj përfundimtar”.

“Shanset për të dal e kundërta janë shumë të vogla”, tha ai, duke shpjeguar se kishte bërë hulumtimin pasi ishte larguar nga puna si IT.

“Dhe sa për informatë, unë i di ca gjëra rreth statistikave. Kam diplomë nga Universiteti i Glasgow për ekologji statistike e po ashtu edhe 33 vite tjera përvojë nga puna rreth analizave statistikore”, shpjegoi ai në uebfaqen e tij.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi