EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush e vrau 2 PAC-un.??

Shko poshtë

kush - Kush e vrau 2 PAC-un.?? Empty Kush e vrau 2 PAC-un.??

Mesazh  Asgardian 09.09.12 19:00

shpesh'her kemi degjuar per nje kengetar revplucionist dhe nje reper me aftesi te jashtzakonshme verbale me nje intelekt te bujshem me nje oratori te bukur dhe te theksuar qe emri i tij eshte TUPAK SHAKUR
eshte vrare me shum mistere qe shumica besojn te jet akt i kryer nga vet CIA si shum kengetar tjer dhe figura te njohura qe perfunduan me vdekje.!!

Tupac Amaru Shakur (emri i lindjes Lesane Parish Crooks) lindi më 16 qershor 1971, njihet gjithashtu me emrin e tij të artit edhe si “2Pac” dhe Makaveli. Ai njihet sigurisht, më shumë si një artist repi në Amerikë, por ai ishte aktor filmash e poet. Ai renditet në librin Guinness të rekordeve botërore si artisti më i shitur i rap/hip-hop që ka ekzistuar ndonjëherë, duke arritur në 73 milionë kopje të shitura të albumeve të tij në mbarë botën, përfshirë këtu edhe mbi 44,5 milionë shitje vetëm në SHBA. Shumë nga këngët e Shakur flasin për dhunën e problemet në getot zezake të qyteteve amerikane, racizmin dhe shpesh edhe për rivalitetin me kolegët e shokët e tij të gjinisë muzikore që ai ushtronte. Tupac është i njohur për mesazhet e tij të forta politike, ekonomike, sociale. Ai është kuotuar nga kritika, fansat e menaxherët e industrisë muzikore si reperi më i madh që bota ka pasur ndonjëherë. U vra në rrethana misterioze më 13 shtator 1996.

Reperi amerikan me ngjyrë, Tupac Shakur, u vra para dhjetë vjetësh në rrethana që nuk u sqaruan kurrë. Dhe u dënua megjithatë me mallkimin për të mbetur i pavdekshëm. Vepra e tij për shumë muzikologë e fansa të tij mbetet e pashoqe

Tupac, parajsa e gangsterëve
Shumica e pop-starëve të vdekur herët mund të themi se tanimë flenë të qetë me të vdekurit e tjerë. Përvjetorët shërbejnë për të kujtuar këngët e tyre që rinovohen e përpunohen dhe rishiten sërish për kënaqësinë e atyre që janë në këtë botë. Në varret e tyre shpesh shihen dhurata të çuditshme e piktura prej grafiti. Dhe qysh prej fiks dhjetë vjetësh, aty vërdallë, ku prehen shpirtrat e tyre, sillet edhe ai i reperit “2pac”. Ata që e njohën që në vogëli, e mbajnë mend atë në Majami si roje, si ndihmëskuzhinier në një pikë “McDonald's”-i në Ohio dhe si shërbyes fetar në një bashkësi religjioze lokale në Luiziana. Për disa fanatikë të Hip Hop-it, prodhimtaria e tij në këtë fushë muzikore është për t’u përshëndetur dhe e paparë. I mallkuar për të jetuar gjithnjë në emigrim, ai akoma shet rregullisht albume, edhe pse ka dhjetë vjet që ka vdekur. Të fundit sa ishte gjallë e shiti pikërisht më 13 shtator 1996, pa mbajtur parasysh këtu një sasi të pamasë kolonash zanore për filma. Më parë, Tupac nxirrte në treg pesë CD dhe përjetonte 13 milionë kopje të shitura. Pas vdekjes, ky numër u pesëfishua.


Fëmijëri e vështirë

Tupac erdhi, në Brooklyn, me emrin Lesane Parish Crooks në këtë botë. Vetëm disa ditë më vonë pasi nëna e tij, Afeni, sapo kishte mbrojtur veten në gjyq pas një akuze për atentat, ajo u lidh e nisi të simpatizonte “Panterat e zeza”. Në vitin 1986, Mutulu Shakur, njerku i tij, për shkak të një vjedhjeje të madhe, u dënua me 60 vjet burg. Familja u zhvendos kështu në Baltimore, ku Tupac me kënaqësi e dëshirë të madhe nisi të ndiqte një shkollë artesh. Në vitin 1988, nëna që merrte drogë e mori të birin tashmë 17-vjeçar me vete në Kaliforni, në Oakland. Këtu, i riu, i cili tashmë i kishte ndërprerë studimet, ra në një shoqëri shpërndarësish droge në një lagje, gjithsesi, me tradita muzikore, në rrethin që ushtronte një formë të veçantë repi, e që njihej si “Digital-Underground”. Në këto rrethana, ai ia doli që jo vetëm të personifikonte më vonë imazhin e gangsterit, por ta ngrinte atë në art, duke i dhënë një vello estetike kësaj figure mitike. Kështu, mund të themi se sot, edhe 15 vjet pas debutimit të tij të parë me "2pacalypse Now", ai shërben për të mësuar më mirë nga e para vijat që lanë gjurmë në jetën e veprën e tij. Vargjeve-këngë shpesh të ngrëna përgjysmë, ku ndjehej dhuna, armiqësia ndaj grave dhe oreksi për më shumë ndryshim, përballë u qëndron një ndjenjë e prekshme. Një mani e guximshme për zgjidhje, që pasqyrohet shpesh në mure që rrëzohen. Kështu, pas maksimës "Thug Life", fshihej qenia e gangsterit, e nga ana tjetër edhe akronimi mobil "The Hate U Gave Little Infants Fucks Everybody". Kush ushqen urrejtjen te fëmijët e vegjël, është turp i shoqërisë. Tupac me repin e tij bëri përgjegjës sistemin, nëse fëmijët merrnin drogë, vidhnin, vrisnin apo mbesnin dhe shtatzënë. Ndonjëherë ai dilte në skenë edhe me emrin “Makaveli”. Kur Makiaveli ishte bërë apostull i moralit të denjë të luftës së klasave e urrejtjes racore dhe qysh nga viti 1996 madje edhe martir.

Tupac, lider i padiskutueshëm
Po e parë në qetësi, “i vdekuri” Tupac, gjithsesi akoma mbetet figura lider. Në Las Vegas, në Madame Tussaud, rrethuar nga shumë dëshmitarë e adhurues të Pop-kulturës së zezë: I mirënjohuri Jimi Hendrix, edhe ky i vdekur tashmë prej kohësh, një Michael Jackson për t’u mëshiruar, një “Prince” plotësisht i rënë, si dhe i palëkunduri Stevie Wonder. Tupac duket se ka marrë aty pozën më interesante, në një lutje të dëshpëruar. Ai mban për këtë akt një shami në kokë, zinxhirë e tatuazhe që i kombinon me pantallona të gjëra, shumë të gjëra. Një skulpturë shumë mbresëlënëse me një përzierje guximi e dhune, zgjuarsie nga ato të rrugës, kombinuar me fatalitet dhe urtësi prej njeriu të rrahur me halle.

Si ndodhi vrasja
Më 7 shtator 1996, Mike Tyson nxori nga ringu edhe një kundërshtar tjetër në Las Vegas. Prodhuesi i himnit të tij "Wrote the Glory", Tupac Amaru Shakur, e la i gëzuar festën që kishte organizuar, e ra papritur viktimë e një grindjeje gangsterësh në New York, dhe e hipën në një makinë BMW që i përkiste grupit të Orlando Anderson, një gangster i përmasave jo të mëdha në metropolin amerikan. Makinën e drejtonte Suge Knight, menaxheri i tij mafioz dhe shef i firmës tashmë të falimentuar, “Death Row”. Ndërsa i afroheshin kryqëzimit në East Flamingo/Koval Lane, përpara i del një “Cadillac”. Tre plumba prekën edhe Tupac dhe njëri qëlloi Knight. Të nesërmen, ishte e premte, 13 shtator, vdiq dhe figura kryesore e repit të zi dhe e muzikës së viteve nëntëdhjetë. Në mes të dekadës, fundi i së cilës solli më pas repera të tjerë të famshëm si: Lauryn Hill e Eminem, që rrëmbyen çmimet “Grammy”.

Rrëfehet njeriu që kishte shtënë në Tupac-in
Në një deklaratë për AllHipHop, Dexter Isaac e ka akuzuar Jimmy Henchmen-in i cili e ka paguar atë në vitin 1994 që të kryej grabitje dhe të shtëna në reperin Tupac Shakur ( dy vite para vdekjes së Tupac-it).

Më 1994 Tupac Shakur ishte qëlluar me armë zjarri gjatë një grabitje e cila ishte bërë në studion e tij në New York. Pasi ishte shtruar në spital, me pesë plagë në trupin e tij, Tupac-i kishte insistuar gjithonë se Notorious B.I.G kishte gisht në grabitjen dhe të shtënat e vitit 1994. Ai i kishte shfaqur akuzat e tij publikisht edhe në shumë këngë të tij.

Dexter u shpreh : “ Më 1994, James Rosemond më angazhoi që të kryej një grabitje tek studioja Quad ku po qëndronte 2Pac Shakur ,” Ai më pagoi 2500 dollarë plus të gjitha stolitë të cilat do t’i grabisja mund ti mbaja për vete, përveq një unaze, të cilën James dëshironte ta mbante për vete. Ishte njëra ndër unazat nga diamanti, të cilat ne i grabitëm atë natë. Unë ende e mbaj si provë, njërën nga stolitë nga grabitja e asaj nate”
une nuk jam antar i organizates vepruese CIA ne SHBA por kjo sdo te thot qe skam kontakte me ta..

“Desha t’i kerkoja falje familjes se Tupac-it dhe për gabimet që i bëra për atë maskarain [Jimmy Henchman],” tha Isaac’u në deklaraten e tij dhënë Metropolitan Detention me qender ne Brooklyn.

Vrasja nuk u sqarua kurrë
Vrasja nuk u sqarua kurrë. Teoria e ushqyer nga rrethet e pop-it: artisti me emrin revolucionar inkas, ra viktimë e konfliktit Lindje –Perëndim. Qysh në vitin 1994, Tupac iu bashkëngjit një mbledhjeje të një grupi këngëtarësh në New York. Asokohe, edhe konkurrenti i tij “Notorious B.I.G.” luante një rol akoma të dorës së dytë. Ai në vitin 1996 u akuzua për vrasje e në vitin 1997 u qëllua për vdekje. Konkurrenca mes brigjeve lindore e atyre të Perëndimit vlerësohet nga dëshmitarët, gjithsesi, si një beteje e padëmshme, e krahasueshme me atë mes “Rolling Stones” për shembull, me “Beatles”. Një teori e dytë akuzon menaxherin e Tupac: Suge Knight në vitin 1994 kishte shpëtuar paq nga burgu, duke i premtuar atij (Tupac-ut) parajsën dhe shitjen e shumë albumeve, pra, kthimin në një mit të vërtetë. Edhe i dyshuari kryesor në këtë çështje, Orlando Anderson, që e rrahu Tupac pas përfundimit të ndeshjes së boksit që sqaruam në fillim të shkrimit, u qëllua më pas. Kështu që çdo gjë mbetet në kuadër të dyshimeve, por asnjë prej tyre nuk të çon në zgjidhjen e çështjes se kush e vrau Tupac dhe përse?

Pyetja se kush e vrau Tupac-un e kush Notorious B.I.G – në, ka mbetur mister.
Asgardian
Asgardian

Nëse unë besoj në Zot dhe Zoti nuk ekziston..nuk humbi gjë
.
Por nëse unë nuk besoj në Zot dhe Zoti ekziston unë humbas shumë.!

27


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi