EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Syri i keq

5 posters

Shko poshtë

Syri i keq Empty Syri i keq

Mesazh  Admin 08.07.08 0:50

Syri i keq

Syri i keq Hu10

Syri i keq, ose mësyshi është një dukuri e paidentifikuar mirë në besimet popullore, sepse nuk dihet kush e ka "syrin e keq" madje as personi përkatës nuk është koshient se e ka këtë veti.

Syri i keq dëmton bagëtinë, por edhe fëmijët dhe çdo gjë tjetër që është e bukur. Ai shkakton sëmundje të ndryshme madje edhe vdekjen.

Prandaj fëmijve u vëhet hajmalia në qafë, në rrobe, në djep etj, kurse bagëtisë sidomos qejve të bukur u vëhet në ballë.

"Syni i keq mundet edhe lisin me e tha" - thuhet në popull.

Prandaj për çdo gjë që i pëlqen ndokujt, qoftë njeri, kafshë, apo send, duhet të thuhet "mos e paftë syni i keq".

Nga Mark Krasniqi "Lugu i Baranit"
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syri i keq Empty Re: Syri i keq

Mesazh  Jon 13.01.09 0:34

Syri i keq“ apo marrja mësysh

Marrja mësysh quhet „el-ajn“ (syri apo „syri i keq). Marrja mësysh është shikim me admirim nga ana e një personi shpirtlig, e përzier me zili, nga i cili paraqitet dëmi apo sëmundja e të marrurit mësysh apo „syrit të keq“. Ai që trupërohet reagon në atë mënyrë që i skuqet fytyra kur e shikojnë të tjerët, zverdhet në fytyrë…

Për shkak të lidhjes së pandashme të të shikuarit dhe reaksioneve të tilla ky veprim i përshkruhet syrit, megjithëse në të vërtetë ai është veprim i shpirtërave, të cilët në natyrën e vet përmbajnë tipare, aftësi e fuqi të ndryshme, me të cilat ndikojnë tek njerëzit e tjerë pa prejke fizike. Pra, vetëm me shikim.

Nga syri i atij që merr mësysh fluturon shikimi si shigjetë dhe, po qe se ia qëllon këtë „shigjetë“ tjetrit, i cili është i pambrojtur (s’ka bëre te lutje te thelle) , atëherë edhe e dobëson këtë person. Nëse viktima është e mbrojtur (ka bërë lutje te thelle), atëherë kjo „shigjetë“ i kthehet pronarit të vet.
(Ky është mësimi nga: „Kush ia bën varrin tjetrit – hyn vet ne të“).

Megjithatë, marrja mësysh apo „syri i keq“ nuk mund të krahasohet me zilinë. Zilia ka kuptim më të gjërë se kjo. Personat që marrin mësysh janë lloj i veçantë i ziliqarëve. Ndërsa çdo ziliqar s’ka aftësi të marrjes mësysh.

Zilia burimin e vet e ka te urrejtja dhe zhdukja e ndonjë mirësisë në një person tjetër.

Marrja mësysh, nga ana tjetër, bëhet nga mahnitja dhe admirimi mbi bukurine e dikujt apo diçkaje. Të dyja këto të parbashkët e kanë shkaktimin e dëmit.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syri i keq Empty Re: Syri i keq

Mesazh  Admin 21.06.09 21:14

VDEKJA PREJ SYVE

Syri, sa i keq mund të bëhet ai

“Sytë e këqinj” janë ngushtë të lidhur jo vetëm me përdorimin, por edhe me vetë lindjen e magjisë. Njerëz të caktuar, kafshë, veçanërisht disa zvarranik, kanë aftësi që me shikim, vështrim apo me vetë prezencën e tyre t’u përcjellin të keqën të afërmve të vet, bagëtisë, pemëve e perimeve, shkurt - të gjitha gjallesave.

Në mbrëmje, gjersa po pinim çaj në një dhomë konvikti, ku ishin mbledhur ca shokë të grupit për ta përgatitur provimin e nesërm, për befasinë e të gjithëve, gota e çajit në të cilën pinte shoqja Sh., u ça përgjysmë, si të ishte prerë me ndonjë sharrë diamanti.

Të gjithë mbetëm të shtangur, pos Sh, e cila filloi të na rrëfejë, ndërsa ne për disa çaste harruam preokupimin e provimit të nesërm “...

Kjo më ndodh shpesh. As vetë nuk e kam të qartë si dhe kur sytë e mi bëhen shkatërrimtarë, destruktiv. Mjafton që të më pëlqej diçka pa masë, jashtëzakonisht shumë, dhe... ja p.sh. kjo gotë e gdhendur kaq bukur, m’i ngacmoi pamasë ndjenjat e lakmisë. U koncentrova në të dhe pas disa sekondave ajo u thye, madje si nga dora e njeriut...

Një ditë, gjersa po vija në ligjërata, nga distanca e vërejta një djalosh me një çantë afaristësh në dorë. Në të parë m’u duk se ishte një shok grupi, mirëpo me t’u afruar, kuptova e po zhgënjehesha. Befasisht m’u shfaq dëshira e madhe të di se ç’ka në atë çantë. Dhe, kur çanta i shpëtoi nga dora, iu rrëzua në tokë, dhe u hapë. Nga ajo dolën ca fletore, lapsa, një pasqyrë etj. dëshira m’u plotësua... Një ditë tjetër, po shkoja në ndejë, te një shoqe, e cila e kishte ditëlindjen. Isha veshur bukur. Moti ishte i vrerët.

Shiu sapi kishte pushuar. Një veturë, shkeli në një bërrakë dhe më bëri pis duke më spërkatur. Nuk kishte gjë tjetër që urreja më shumë në atë moment se atë veturë dhe shoferin e saj. Sytë m’u ngulën në të. Akoma pa i bërë 20-30 metra ajo i dha një të goditur shtyllës së neonit dhe u dëmtua plotësisht. Për fat, të lënduar nuk pati.

Me siguri keni vërejtur ndonjëherë se ndonjë person ka shikim të thellë depërtues, një shikim të çuditshëm, i cili është i pakëndshëm dhe vështirë e durojmë, dhe që në të shumtën e rasteve na shqetëson.

Kur njeriu e ndjen këtë shikim, menjëherë hutohet dhe e ndjen veten të dobët - sikur të jetë një pengesë në komunikim me personin që e ka këtë shikim.

Jemi dëshmitarë të asaj se sot edhe shkenca pranon disa veti të caktuara telepatike, ku disa njerëz posedojnë aftësi të tilla (fuqi parashikuese, intuitë jashtëzakonisht të zhvilluar, etj.). Mund të themi se në këto aftësi mediative, gjithsesi hyjnë sytë që marrin m'sysh.

Reagimi më i shpeshtë i njeriut kur konfrontohet me faktin që nuk mund ta shpjegojë është shmangia totale e tij. Ky lloj i injorimit nuk zgjidh asgjë, sepse ekzistojnë shumë të panjohura, të cilat njerëzimi do të duhej të tentojë t'i zbërthejë.

Një prej dukurive të tilla, për të cilin është shkruar dhe folur gjithmonë, janë edhe sytë që të bëjnë shpëshherë keq. Të gjithë, duke marrë parasysh edhe historianët, linguistët e arkeologët, dinë se gjithnjë është besuar se dikush prej nesh ka "sy të këqinj".

"Sytë e këqinj" janë ngusht të lidhur jo vetëm me përdorimin, por edhe me vetë lindjen e magjisë. Njerëz të caktuar, kafshë, veçanërisht disa zvarranik, kanë aftësi që me shikim, vështrim apo me vetë prezencën e tyre t'u përcjellin të keqën të afërmve të vet, bagëtisë, pemëve e perimeve, shkurt - të gjitha gjallesave.

Që t'i bëjë keq ndonjë personi apo kafshe mund t'i dërgohet shikim i habisë, çudisë apo befasisë. Shikimit i ndihmohet me fjalë të cilat, ai që shikon, i flet në të njëjtën kohë. Të keqen mund ta bëjë edhe personi, i cili duke folur lavdëron dhe uron, ndërsa me vetëdije largohet prej asaj që flet. Në këtë rast, ajo që mendon realizohet, për shkak se mendimet janë të këqija.

Shkenca, njerëzit e edukuar në anët e ndryshme të botës, kurrsesi nuk mund të shpjegojnë se si disa njerëz aplikojnë fuqinë e vet magjike dhe si me ndihmën saj nxisin sëmundjen, aksidentin, madje edhe vdekjen. Antropologët, duke derdhur mund të madh tentonin të zbulojnë mënyrën, në të cilën arrihet fuqia e të bërit keq ndaj personave dhe gjërave.

Njëri prej konkludimeve të tyre është se, "shikimin e keq" e krijon vetë mendja, do të thotë lakmia dhe xhelozia, që rrjedhin prej thellësisë së trurit tonë. Lakmia, xhelozia dhe sytë e këqinj në mënyrë të pandashme janë të lidhur dhe kur bashkohen me fjalë bëhet paraqitja e "shpirtrave të këqinj", të cilët botës i sjellin sëmundjen, paaftësinë, tronditjen dhe vdekjen. Shpirtrat e këqinj dhe sytë e këqinj prej fillit të njerëzimit konsideroheshin si një.

Sumerët, Babilonasit dhe Asirët janë popujt më të vjetër në tekstet, e të cilëve përmenden sytë e këqinj. Tekstet e para rrjedhin prej mijëvjeçarit të tretë para erës së re, dhe përbëjnë bazën e magjisë babilonase dhe asirase. Arabët po ashtu besonin në sytë e këqinj dhe magjinë gjatë tërë historisë së tyre. Thënia e vjetër arabe thotë: "Nëse ekziston diçka në botë që mund ta mbizotëroj fatin, atëherë ai është syri i keq".

Edhe Abisinasit, gjegjësisht, etiopiantët, gjithnjë ishin nën frikën prej syve të këqinj, që i quanin "ajenat". Është një legjendë e tyre që edhe sot e kësaj dite mund të dëgjohet: "Deri sa mësuesi shëtit me nxënësit pranë detit, panë një plakë, e cila rrinte ulur në një bankë.

Vetë shfaqja e saj ishte e tmerrshme. Sytë i ndritnin si ari, duart dhe këmbët i kishte sikur degëzat më të holla, ndërsa prej goje villte zjarr... Nxënësit pyetën mësuesin se ç'është ajo që panë? Ai u përgjigj: Ajo ishte syri i tokës, e keqe dhe e mallkuar; kur ai shikim lëshohet në anijen që lundron në det, ajo menjëherë fundoset; kur shikon kalin, ai menjëherë gjuan kalorësin, kur shikon në lopën, e cila jep qumësht, qumështi menjëherë shndërrohet në gjak; kur shikon nënën me fëmijë, do t'i ndaj dhe shkatërrojë".

Syri i keq fitoi emra të ndryshëm gjatë historisë së vet, në Itali i thonë "oculi maligni", në Gjermani "übel augen", në Holandë "oze blik", në Francë "navars ocil", tek Arabët "ain al-hasad", etj.

Ka dy lloje të syve të këqinj: ata të cilët mallkojnë me vetëdije dhe ata që mallkojnë pavetëdije. Mallkimi me vetëdije, me qëllim që të bëhet e keqja e bëjnë njerëzit e ndryshëm (më shumë femrat), shpirtrat e këqinj etj.

Në traditën tonë popullore njihen si shtriga dhe shtriganë. Fatkeqësisht, ndodh që edhe babai më i qetë, shpirtmirë, dhe i përkushtuar ndaj fëmijëve të tij, prej paditurisë, e kurrsesi prej qëllimit të keq, mund t'i bëjë keq atij që i afrohet, pa marr parasysh se kush është ai (qoftë edhe fëmija i tij). Ka shumë njerëz që mund të mallkojnë me sy pa qenë të vetëdijshëm për këtë.

Edhe pse vështirë është të thuhet, se cilët janë më të shumtë, ata që bëjnë me vetëdije apo pavetëdije, një gjë është e sigurt, të dy palët në mënyrën e vet janë të rrezikshëm.

Arben Shala
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syri i keq Empty Re: Syri i keq

Mesazh  Jon 07.08.09 14:49

Syri i keq

Besimi se me të shikuar mund t'u bësh dëme njerëzve, kafshëve e madje edhe gjërave, ishte i përhapur edhe në mesin e ilirëve.

Shkrimtari romak, Plini, i cili shkruan për këtë, është i bindur se në mesin e ilirëve kishte njerëz të cilët me shikim mund t'i bëjë mësyshë dhe ta mbytë ata që i shikonin më gjatë... Është me rëndësi të përmendet se këta njerëz i kanë nga dy bebe në secilin sy.

Duke u mbështetur te Plini po këtë e thotë edhe një autor tjetër romak, Aul Geli. Besimi se kishte njerëz që me të shikuar mund të bijë mësyshë dhe të dëmtonin ishte shumë i përhapur te popujt primitivë, po madje edhe te popujt e civilizuar dhe nuk është kurrfarë specifike ilire.

Është e çuditshme që një njohës aq i mirë i kulturave paleoballkanike, si ishte Qiro Truhelka mendon se popujt që jetojnë sot në Ballkan këtë besim e morën nga ilirët.

Aleksandër Stipqeviç - Ilirët
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syri i keq Empty Re: Syri i keq

Mesazh  Odin 21.01.13 13:40

Syri i keq në Rugovë

Syri i keq ose mësyshi në Rugovë shpjegohet si në viset e tjera, por këtu ka disa imtësira të veçanta.

Kështu,p.sh., sykeq bëhet edhe ai njeri të cilin si fëmijë nëna e ka ndarë nga gjiri, por ky ka qarë shumë dhe kështu nëna ka vazhduar t'i japë gji përsëri.Njeriu i tillë, kur sheh ndonjë fëmijë të bukur, të shëndoshë, nëse nuk i thotë "mashalla", fëmija sëmuret, dridhet si të kishte ethe.Kur ngjan me kafshën, ajo ngordh.

Nga mësyshi,ose syri i keq,mbrohen e shërohen me veprime të ndryshme magjike si p.sh.me një pe që merret nga rrobat e sykeqit.Këtë pe e ndezin dhe me tymin e tij tymoset fëmija,ose bagëtia.

Për ta bërë të pamundshëm ndikimin e dëmshëm të sykeqit, merret një grusht dheu të cilin e gjuajnë mbrapa sykeqit duke thënë:"mësa mundesh me i bâ keq këtij dheu,aq mundesh me i bâ keq edhe NN."

Më parë ka pasur shumë njerëz sykëqinj; madje, shumë nga këta as nuk kanë qenë të vetëdijshëm që e posedojnë këtë fuqi të dëmshme.

Besohet se edhe tash ka njerëz të tillë.Kështu,një grua i thotë nipit të vet (të cilin nuk e kishte parë një kohë më të gjatë):"Uh,sa kânke rritë!", pa thënë më parë "mashalla".Prej kësaj dite fëmija sëmuret fort.

Në Kuqishtë, na tregon Hysen Ymeri Gjovukaj, njëherë kishte bër "zjafet" me rastin e të qethurave të deleve.Duke dalë mysafirët për t'u shpërndarë, njëri nga këta e sheh një qengj të madh e të bukur dhe thotë:"A âsht ky kingj, a dash?", pa thënë "mashalla".Mbas një ore ky qëngj ngordh, duke qenë më parë shëndosh e mirë.

Se sa fuqi ka sykeqi shihet nga ky shembull.Një rugovas (sykeq) e ka çarë dy copash fundin e bukës ( përdorëse në të cilën gatuhet buka)vetëm me një shikim të tij të rreptë.

Burimi:
Akademia e shkencave dhe e artëve e Kosovës
Seksioni i shkencave shoqërore
Libri 6
RUGOVA -monografi etnografike-
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syri i keq Empty Re: Syri i keq

Mesazh  Odin 21.01.13 13:47

Syri i keq

Syri i keq 20aqtt10

Besimi ne syrin e keq eshte shume i perhapur ne te gjitha viset ku banojne shqiptaret. E kane syrin e keq, sidomos njerezit me sy te kalter. Keta ne Kurvelesh i quajne "Verdhome". perveç tyre, syrin e keq e kane edhe ata njerez qe kane pire gji dy here. Besohej se nje syresh mund te rrezonte vetem me te pare kaloresin, te shembte themelet e shtepise, etj.

Sipas besimeve popullore, syri i keq bie mbi njerezit, kuajt e bukur e pelat, mushkat e lopet etj. Keshtu, qe te mos i marrin me sysh femijet e bukur, shqiptaret e kane zakon qe t'i peshtyjne.

Kunder syrit te keq, perveç formulave te llojit "xhu, xhu, te plaçin syte, ç'pe ketu, ketu laç"., perdorin edhe hajmali te ndryshme: femijeve u vene ne qafe ose nder jeleke sumbulla argjendi, pak dru bushi apo ndonje thelb hurdhre.

Ne Smokthine u varin ne qafe eshe nje gozhde te shtypur prej gurit te mullirit, kurse ne Terbaç nje kryq. Veç kesaj, i lene pa lare e me petka te vjetra, ose i nxijne ballin me blozen e tiganit. Nder hajmalite tjera mund te permendim rrashtat e breshkave dhe eshtrat e iriqit, nuskat trikendeshe etj.

Nje nga hajmalite me te fuqishme kunder syrit te keq dhe kunder te gjitha magjive behet kesisoj:
"Kapet nje gjarper, duke ia mberthyer koken me nje kerrabe. Pastaj ia presin koken me argjend, me buzen e mprehur te nje monedhe te madhe. Pastaj e thajne dhe e vene midis dy monedhave prej argjendi dhe e bekon prifti." (Durham, Prejardhja e disa fiseve... VII, 1, f. 511.

Ne Jug, kuajve, e sidomos mushkave, qe jane te bukura, u vene ne balle nje dhemb derri te stolisur me rruaza ose nje cope lekure ujke. Ne Veri u varin rruaza te kaltra (prej bronzi), tufeza floku ose qeska trikendeshe lekure me te shkruara. per te mbrojtur arat dhe shtepite perdorin kafka te kuajve. Kuajve te shales u varnin ne qafe nje pale dhembe derri, ne trajte gjysmehene. (Durham, Prejardhja e disa fiseve... VII, 2, f 513-514)

Kur ndonje femije eshte marre me sysh marrin nje ene me uje dhe hedhin brenda thengjinj te ndezur. Per ç'do thengjill qe hedhin ne uje, permendin emrin e njeriut qe ka pare femijen ate dite. ne qofte se ndonje thengjill bie ne fund te enes, atehere besojne se se ai jeri qe permenden kur u fundos thengjilli e ka patur syrin e keq. Per ta sheruar, me ate uje i njomin floket, duart e kembet, duke thene: "Si shkon uji, shkofte e liga jote"

Plini shkruan me bindje se ne mesin e ilireve kishte prej atyre njerezve, te cilet mund te vrisnin te tjeret vetem duke i pare. "Eshte e rendesishme te thuhet,-shkruan ai, -se keta njerez kane nga dy bebeza ne secilin sy" (Historia naturalis, VII, 16.)


Në Shqipëri, për çdo sëmundje që vjen prej syrit të keq, futen 3 cope hithëra në nje ujë që marret pa folë asnji fjalë.Hithërat përdoren për të stërkat me ujë njeriun e sëmurë ose futen në ujë tri gjethe të të njëjtit lloj dhe stërkaten kafshët.
Në raste të randa, merret ujë në tri burime tê ndryshme dhe përzien kështu besohet që efikasiteti trefishohet.

Burimi:Revue MELUSINE Tome IV 1892-1893
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syri i keq Empty Re: Syri i keq

Mesazh  Hagel 10.12.14 21:48

Syri i keq 104_mu10


Seksi nuk ishte një temë tabu në Pompei, para dy mijë vjetëve.
Përfaqësimi i saj në muret e jashtme të shtëpive kishte për qëllim për të shmangur syrin e keq ... dhe për të sjellë prosperitet për pronarin e tyre.
Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syri i keq Empty Re: Syri i keq

Mesazh  gjilanasi 20.09.15 20:03

Syri i keq Mauvais-oeil-bionique-L-1


Rreth syrit të keq


Besimi se ndokush ka syrin e keq dhe me të mund të të shkaktojë dëm, ekziston jo vetëm te popujt primitivë, por faktikisht në tërë botën

Nëse dyshoni në këtë, mjafton që ta shikoni me ngulm dikë në pjesën e prapme të kokës (dikë që gjendet para jush). Nëse ai e kthen kokën dhe ju shikon, kjo d.m.th. se keni energji të mjaftueshme dhe duhet të jeni të kujdesshëm, meqë pa dashje mund ta prishni harmoninë e brendshme të ndokujt, sidomos të dikujt që është i sëmurë, i lodhur, apo në depresion, meqë në raste të tilla mbrojtja e brendshme e organizmit është e dëmtuar. Ky edhe është ai që në popull quhet syri i keq. Ekspertët e bioenergjisë mendojnë se shikimi është një armë tepër e rrezikshme. Me të, sipas tyre, mund të riprogramohet personi tjetër.

Është parë se pjesa e syrit që quhet iris, është e lidhur me të gjitha organet e brendshme. Kështu, duke shikuar në sy jo vetëm që mund të dihet gjendja e organeve të brendshme, por mundet edhe të ndikohet në to.
A kemi të bëjmë këtu me telepati?

Ndoshta kanë të drejtë ata që thonë se, me anë të shikimit, mund të ndryshohet gjendja emocionale. Ata na bindin se me anë të shikimit mundemi jo vetëm ta qetësojmë apo zemërojmë ndokënd, por edhe ta vrasim. Te disa popuj qëmoti ekziston bindja se, njeriu i cili është në shtrat të vdekjes, në vete posedon një energji kolosale, e cila mund t’i dëmtojë ata që e shikojnë atë. Për këtë shkak të dënuarve me vdekje iu lidhen sytë. Për këtë shkak edhe të vdekurve ua mbyllin gjithsesi sytë.


Eksperimentet shkencore

Shkencëtarët nga Universiteti “Queens” kishin vendosur ta bënin një eksperiment rreth asaj se a ekziston me të vërtetë fuqia e syrit të keq, apo jo. Në këtë studim kishin marrë pjesë me qindra vullnetarë. Secili prej tyre ulej në mes të dhomës, e personi tjetër, në një moment të caktuar, e shikonte personin tjetër në zverk. Në 95% të rasteve është parë se shikimi i tjerëve ndihet fuqishëm. Shikimi i tjetrit përshkruhej si presion i vogël në kokë.


Nga historia

Historia është plot dëshmi rreth vdekjes misterioze të njerëzve dhe ngordhjes së kafshëve si pasojë e syrit të keq.

Plinius Plaku (viti 23-79 para erës së re) ka shkruar për këtë rreth 2000 vjet më parë, e për këtë dëshmojnë edhe kronikat mesjetare. Që në vitin 1880, stërvitësi i njohur Durov kishte bërë eksperimente në kafshë. Ai mendonte se shikimi i njeriut ka ndikim vendimtar, sidomos nëse shikimi fiksohet te sytë, apo sikur që thoshte stërvitësi, më thellë se sytë, në trurin e kafshës.

Ka shumë dëshmi se disa njerëz kanë “shikim magjik”. Në librin “Sekrete dhe e panjohur”, të botuar në vitin 1904, autori I. Kupchinsky flet për një të njohur të tij nga Krimeja, i cili sa herë që kalonte afër pulave, i mbyllte sytë. Ai e bënte këtë sepse, sa herë që shikonte pulat me ngulm, ato ngordhnin.


Sekreti i syrit të majtë

Syri i majtë te shumica e kafshëve, por edhe te njerëzit, është më i ndjeshëm ndaj pranimit të informatave të huaja, sesa syri i djathtë. Tani është dëshmuar se edhe në art ekziston “parimi i syrit të majtë”. Këtë e zbuloi kërkuesi shkencor Christopher Tyler me rastin e analizimit të portreteve të mjeshtërve të njohur të pikturës. Në të shumtën e rasteve, intuitivisht, piktorët e vendosin syrin e majtë të personit të portretizuar në qendër të pikturës.


Bebet, më të ndjeshmet

Që të gjithë ne kemi dëgjuar se fëmijët, por veçanërisht bebet, janë më të ndjeshme ndaj mësyshit. Sipas ekspertëve të bioenergjisë, kjo shpjegohet me faktin se bebet ende nuk e kanë të zhvilluar aurën mbrojtëse. Për këtë shkak preferohet që bebja, derisa ta mbushë një vit, të mos ekspozohet shumë ndaj shikimeve të personave të huaj, sidomos kur fle (me ç’rast nënat dhe gjyshet tona mbulonin fytyrën e bebes me shami), meqë atëherë mbrojtja e brendshme e bebes është edhe më e dobët.

gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Syri i keq Empty Re: Syri i keq

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi