EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Truri

+12
Androo
Fikrro
Berti69
Zattoo
ushtaridardan
Black Angel
Elizza
Estilen
protoni
Admin
Neo
Jon
16 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

syri - Truri - Faqe 2 Empty Re: Truri

Mesazh  Luli 22.11.12 0:14

Truri duhet të fshijë kujtimet për të qenë më i shpejtë

syri - Truri - Faqe 2 Truri1

Me kalimin e viteve në fakt nuk dobësohet kujtesa, por aftësia jonë e gjetjes së kujtimeve dhe mënyrave në të cilat i kemi ruajtur.

Kujtesa njerëzore është proces kompleks, pohojnëshkencëtarët, ndërsa përbëhet nga mësimi, kujtimet dhe harresa. Kujtesa në fakt ka kapacitet të pakufizuar, por funksionon në atë mënyrë që të dhënat e vjetra i shtyn mënjanë nëse nuk i përdor.

Në këtë mënyrë me kalimin e viteve në fakt nuk dobësohet kujtesa, por aftësia jonë e gjetjes së kujtimeve dhe mënyrave në të cilat i kemi ruajtur, prandaj nuk do të ishte keq të mësohet të ndikohet në to që kujtimet e rëndësishme të mbesin gjithmonë në dispozicion.

Pikërisht me këtë merret ekipi i psikologëve në Universitetin California në Los Angeles, dhe kanë ardhur në përfundim që truri ka sistem krejtësisht të ndryshëm të arkivimit të të dhënave nga memoria kompjuterike.

Kujtimet mund të ndryshojnë sipas dëshirës, pohojnë shkencëtarët, ndërsa nevojitet të fokusohemi në ato pozitive për të zëvendësuar të padëshirueshmet dhe të dhimbshmet.

Ndryshimi i mënyrave në të cilat u qaseni kujtimeve mund të ndihmojë në riinterpretimin e historisë dhe largimin e hallkave të shprehive që dalin nga kujtimet e këqija, ndërsa një nga metodat më efikase është programimi neurolinguistik (NLP).

Pasi që ndodhitë e fundit në hierarkinë e kujtesës janë më të rëndësishme se të vjetrat, truri eliminon informatat e vjetra të cilat i konsideron të padobishme dhe i shtyn thellë në kujtesë, kështu që ndonjëherë është e nevojshme të arrihet tek to vetëm me teknikat e avancuara si NLP ose hipnoza.

Nga memoria nuk zhduket asgjë, prandaj është mjaft e rëndësishme që në mënyrë periodike të kujtohen disa ndodhi dhe informata të rëndësishme që të mos përfundojnë të varrosura thellë dhe të mbuluara nga pluhuri, por të mbesin në dispozicion në secilin moment.

Luli

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri - Faqe 2 Empty Re: Truri

Mesazh  Luli 02.12.12 12:46

Truri i pianisteve eshte ndryshe

syri - Truri - Faqe 2 1354009526-pianiste

Pianistët kanë një organizim të ndryshëm të disa zonave cerebrale: pikërisht të atyre zonave që analizojnë tingujt.

Në fakt, është arritur të vërtetohet se të mësosh t’i biesh pianos gjatë fëmijërisë dhe më pas të vijohet me studimin e saj edhe në moshë të rritur, modifikon strukturën celebruare.

Kjo, pasi truri ynë ndryshon dhe mëson vazhdimisht, duke treguar një aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur në ambient.

Veç të tjerash, sipas një studimi të Fredrik Ullen, nga ‘Karolinska Institutet’ në Stokholm, i cili më pas është publikuar në revistën “Natyra e Neuroshkencës”, vazhdimi i ushtrimit çon në prodhimin e të ashtuquajturës ‘substancë e bardhë, mielina, një kompleks yndyror që rrethon nervat dhe që shërben për të përshpejtuar transmetimin e sinjaleve, për shembull përforcon nervat që lejojnë lëvizjen në mënyrë të pavarur të gishtat të duarve.

Luli

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri - Faqe 2 Empty Re: Truri

Mesazh  Albaniaa 14.07.13 7:53

Truri i njeriut është organi më kompleks në trupin e njeriut dhe padyshim një ndër kreacionet më komplekse në universin që jetojmë.

Është e qartë se mrekullitë më të mëdha në botë të bëra nga njeriu janë rezultat i trurit të njeriut duke e bërë atë organin më të mahnitshëm të një qenie njerëzore.
Truri i njeriut me kompleksitetin e tij vepron si një pajisje e sigurt e cila mban edhe kujtimet më të vogla të një personi.
Personaliteti i një personi ndikohet shumë nga truri i tij, i cili ndikon edhe në gjenerimin e vetëdijes njerëzore e cila i jep një personi lëvizje, pasion dhe emocion.
Nuk ka dyshim që truri i njeriut është me të vërtetë një organ i pabesueshëm i cili kërkon kujdes maksimal për të mbajtur në lëvizje proceset vitale të trupit të njeriut.

Këto janë vetëm disa nga funksionet vitale që kryen truri i njeriut, por gjëja më e mahnitshme në lidhje me trurin e njeriut ështe se shumë fakte që janë pak të njohura nga shumë njerëz me një tru plotësisht funksional.



Dhjetë faktet më interesante rreth Trurit të Njeriut janë:

Truri i njeriut është i vetmi organ në trupin e njeriut që nuk ka nerva, pavarësisht nga fakti se ai vepron si komandë qendrore për sistemin nervor qendror. Kjo do të thotë që truri i njeriut nuk ndien dhimbje.
Truri i njeriut konsumon pjesën më të madhe të energjisë së përgjithshme që është prodhuar në trupin e njeriut. Për të qenë më të saktë, truri konsumon 20% të energjisë, përkundër faktit se ai përfaqëson vetëm 2% të peshës së përgjithshme të trupit. Energjia është me rëndësi jetike për ruajtjen e qelizave të shëndetshme të trurit.
Numri i neuroneve të pranishme në tru është përafërsisht rreth 100 miliardë, shifër kjo rreth 15 herë më e lartë se popullsia e përgjithshme në tokë. Ky numër i lartë i neuroneve rrit aftësinë e përpunimit të trurit.
Truri i njeriut llogaritet si organi më yndyror në trupin e njeriut. Rreth 60% e trurit të njeriut është i përbërë nga yndyra. Për më tepër, 75% e masës totale të trurit është e përbërë nga uji i cili rregullon funksionet e ndryshme në tru.
Neocortex është pjesë e trurit të njeriut që është përgjegjëse për gjuhën dhe ndërgjegjjen. Ajo përbën rreth 76% të trurit të njeriut.
Shumë njerëz besojnë që qeniet njerëzore përdorin më pak se 10% të trurit të tyre. Ky është një keqkuptim, sepse çdo pjesë e trurit ka një funksion të njohur.
Gjatë shtatzënisë së hershme, neuronet shumohen në një normë prej 250.000 neurone për minutë.
Rreth 15-20% (750ml) të prodhimit të përgjithshëm kardiak është drejtuar në tru çdo minutë.
Energjia e konsumuar nga truri është e mjaftueshme për të ndriçuar një llambë të lehtë, dhe
Truri i njeriut nuk është aq i përsosur siç mendohet. Truri i njeriut ka bërë që në shumë raste të mashtrojë njerëzit duke bërë që ata të shohin gjërat ndryshe nga realiteti.

Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri - Faqe 2 Empty Re: Truri

Mesazh  Albaniaa 14.07.13 7:55

TRURI - “KY TOP MAGJIK”



Truri është një ndër krijesat më të ndërlikuara dhe më të çuditshme të natyrës në tokë dhe është fare pak i shfrytëzuar. Me të drejtë fiziologu Sherington, i cili zbuloi shumë ligje të funksionimit të trurit, e quajti atë “top magjik” dhe konsideroi se truri do të mbetet fshehtësia e natyrës, e cila e fundit do t’i zbulohet njerëzimit.



Për t’i kuptuar më mirë sjelljet e njerëzve, duhet të dimë më shumë mbi ndikimet biologjike tek ata. Pra, cili është ai gjenerator aq i fuqishëm që i futë në funksion gjithë këto procese psiko-fizike? Kush tjetër, pos trurit.

Truri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, jo vetëm të psikologëve të sotëm , por edhe të dijetarëve që nga kohët më të lashta, sepse aktiviteti i tij psiko-fizik, ndikon dhe drejton pothuajse shumicën e sjelljeve. I përbërë nga miliona neurone, truri (sidomos ai i qenies njerëzore) është organi më i ndërlikuar i çdo gjallese. Shprehur figurativisht ai është më i ndërlikuar se cilido kompjuter i sotëm modern, pra një superkompjuter biologjik. Sa për ilustrim, sërish figurativ, po e cek se i tërë rrjeti telefonik botëror, në krahasim vëllimor me trurin, paraqet vetëm një kokërr fasuleje.

Truri është edhe pjesa më e rëndësishme dhe më e ndërlikuar e sistemit nervorë. Ai veçanërisht luan rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e jetë psikike të njeriut; rregullon funksionimin e organeve; harmonizon organizmin në përgjithësi; bënë të mundur lidhjen e organizmit me realitetin objektiv (nëpërmjet transmetimit të impulseve nervore) dhe paraqet bazën fiziologjike për tërë jetën psikike: pra, është bartës i të gjitha proceseve psikike.

Pjesët kryesore të trurit janë tri: truri i madh, truri i mesëm dhe truri i vogël, kurse pjesa më e rëndësishme dhe më e zhvilluar e tij është korja e trurit ose siç quhet ndryshe, korteksi. Në zhvillimin e sistemit nervor, korja e trurit zhvillohet më së voni dhe ajo paraqet rezultatet më të larta të evolucionit. Sipërfaqja e saj është rreth 2m2 dhe përmban rreth 14miliard elemente qelizore.

Truri i të porsalindurit është katër herë më i lehtë se ai i njeriu të rritur. Deri në vitin e gjashtë truri arrin përafërsisht 90% të peshës dhe të proporcioneve të tij përfundimtare. Kështu, ndërmjet moshës 9 dhe 10 vjeçare, truri i fëmijës arrin të ketë proporcion gati të njëjtë me atë të trurit të të rriturit. Gjithashtu, është vërtetuar shkencërisht se pesha dhe mosha e trurit nuk është e lidhur drejtpërsëdrejti me zhvillimin e inteligjencë. Truri peshon rreth 1.5 kg.



Forca e trurit



Siç u tha edhe më lartë, inteligjenca nuk varet, as nga pesha e as nga vjetërsia trurit. Mund që njeriu në moshë shumë të re ose shumë të vjetër, të arrij rezultate fenomenale. P.sh. Gogeni filloi të merret me art pas moshës 30 vjeçare. Mikeloangjelo, veprat më madhështore i krijoi në moshën 80 vjeçare. Edhe Pikaso veprat më të mëdha i krijoi n vitet e 90 të jetës.

Aleksandri i Madh i Maqedonisë i ka njohur me emër të gjithë ushtarët e vet. Mitroditi ka sunduar mbi 22 popuj dhe ka biseduar me të gjithë pa përkthyes. Kinej Cynes, delegat i mbretit Pirro, për një ditë i mësoi të gjithë emrat e anëtarëve të senatit dhe të shumë njerëzve tjerë të Romës, me të cilët u taku. Filozofi dhe mjeku arab, Ibun Sina, shekulli X, qysh në moshën 10 vjeçare e recitonte Kur’anin përmendësh, ndërsa në moshën 14 vjeçare edhe të gjitha veprat e Aristotelit. Shkrimtari spanjoll, Alfonso Tostado, shekulli XV, kishte memorie fantastike: secilën libër që e lexonte dy herë, mund ta përsëriste fjalë për fjalë. Mocarti si 14 vjeçar, në kishën e Shënë Pjetrit në Romë, majti në mendje gjatë kohës së interpretimit gjithë muzikën e një muzikantit të madh, notat e së cilës mbaheshin në fshehtësi. Indiania, Shakuntala Devi ishte për gjashtë sekonda më e shpejtë se kompjuteri në zgjidhjen e një problemi të ndërlikuar matematikor (është fjala për vitet e 80-ta) etj.

Gjithashtu, truri i madh ndahet edhe në dy gjysmë pjesë: e majta dhe e djathta, kështu që secila anë e trurit kontrollon pjesën e kundërt të trupit: pra, në qoftë se dëmtohet ana e majtë e trurit, pëson paralizë pjesa e djathtë e trupit dhe anasjelltas.

Kërkimet më të reja nga profesoresha Roberta Ornshtajn japin dritë më tepër në aktivitetin e këtyre dy pjesëve të trurit. Pjesa e majtë e trurit drshkencore: matematikën, logjikën, analizën etj., ndërsa pjesa e djathtë drejton aktivitetet artistike: ngjyrat, muzikën, ritmin, fantazinë etj.

Sipas Ornshtajn-it, njerëzit që janë mësuar ta shfrytëzojnë njërën anë të trurit, e kanë vështirë ta shfrytëzojnë edhe pjesën tjetër. Është interesant se kur njëra anë e trurit dëmtohet, atëherë e gjithë forca kalon në anën tjetër. Por në qoftë se shfrytëzohen të dy pjesët e trurit, shumëfishohet aftësia deri në gjenialitet.

Hulumtimet tek njerëzit, të cilët zakonisht konsiderohen artistë ose shkencëtarë të mëdhenj dhe supozohet se kanë shfrytëzuar te dy pjesët e trurit, japin këto rezultate: Ajnshtajni konsiderohet si shkencëtari më i madh i kohës së vetë. Ai nuk ishte vetëm matematikan apo fizikan, por edhe ëndërrues i madh, i cili për ëndërrimet gati që përjashtohet nga kolegji. Sipas fjalëve të tij, Teorinë e relativitetit nuk e zbuloi duke punuar në tavolinë,por i shtrirë në një rrafsh, duke shikuar diellin me sy gjysmë të mbyllur. Rrezet e diellit duke kaluar nëpër qepalla, oscilonin duke u shpërndarë në mijëra rrezatime të imëta. Ajnshtajni pyeti vetën se si do të dukej udhëtimi në një nga ato rreze të diellit. Kështu, fantazia e sillo atë deri në atë vend, ku njohuria shkollore nuk e lejonte të shkonte, por imagjinata (ana e djathtë e trurit) dhe njohuritë shkencore (ana e majatë e trurit) e sollën atë deri te zbulimi më i rëndësishëm i të gjitha kohërave - Teoria e Relativitetit.

Pikaso, një ndër piktorët më të njohur të kohës së sonë, tregon se në mënyrë matematikore dhe gjeometrike e ka përshkruar atë që ka dashur ta punojë, duke paraqitur detajisht marrëdhëniet specifike të cilat ka pretenduar t’i krijojë me ngjyrë, formë dhe vijë.

Ndoshta rasti më i mirë për ilustrimin e forcës së përbashkët të dy pjesëve të trurit do të ishte Leonardo da Vinçi, një ndër kokat më kreative të të gjitha kohërave, i cili ishte: matematikan, linguist, artist, anatomist, arkitekt etj. Supozohet se Leonardo me njërën dorë ka vizatuar, ndërsa me tjetrën ka shënuar njëkohësisht. Ekspertet që janë marrë me punimet e Leonardos, thonë se për t’i përmbledhur të gjitha punimet e tij, një njeriu i duhet 40 vite punë të pandërprere, nga tetë orë në ditë dhe atë, me njërën dorë të shkruaj, ndërsa me tjetrën të vizatojë.

Siç pamë edhe më lartë, kapaciteti i trurit është i pakufishëm. Sa është i pakufishëm aq është edhe i pazbuluar dhe misterik ose me fjalët të tjera, truri është i vetmi organ që e studion vetveten.

Konsiderohet se truri është një ndër krijesat më të ndërlikuara dhe më të çuditshme të natyrës në tokë dhe se është fare pak i shfrytëzuar. Sipas prof. Toni Bizen, trurin e kemi në funksion vetëm 1%, ndërsa Karl Shishar jep mendimin se vetëm 10% e trurit shfrytëzohet, kurse pjesa tjetër (90%) është një gjigant i vjetur. Ndërsa sipas njohurive më të reja, supozohet se ne shfrytëzojmë vetëm 4% nga numri i përgjithshëm i qelizave nervore.

Nga gjithë kjo që u tha, del se truri posedon kapacitet të pamatur, të cilin asnjë tru elektronik, së paku deri më sot, nuk mund ta arrijë. Ai mund të pranoj (teorikisht) deri në 1015 të mendimeve. Se sa është mundësia e pamatur e pranimit të informacioneve mund ta kuptojmë vetëm përmes rrugës së krahasimit figurativ. Për t’u numëruar kjo madhësi e informacioneve, një njeriu i duhen 30 milion vjet punë të pandërprerë, ditë e natë, me shpejtësi: një informacion për një sekondë; ose nëse e paramendojmë se secila pjesë e mendimeve ose çdo informacion është në madhësinë e një kokrre gruri, atëherë kjo masë e pamatur e grurit do të mund të vendosej në një depo, e cila do të kishte lartësinë 3 metra, gjerësinë 5 metra dhe gjatësinë 4500 km.

Në koren e trurit, mendohet se ekzistojnë rreth 15 miliardë qeliza, të cilat po të vendosën në një varg të pandërprerë, do të formonin gjatësinë rreth 100.000 km.

Se si funksionojnë ato qeliza në tru, me biliona lidhjesh mes veti, me gjasë, deri në fund, kurrë nuk do të zbulohen.



Historia e zhvillimi i trurit



Siç e cekëm edhe më lartë, truri ka tërhequr vëmendjen e njeriut që nga lashtësia. Sipas shënimeve historike truri për herë të parë përmendet në një papirus, të cilin historianet e mjekësisë e konsiderojnësi libër më të vjetër mjekësor në botë.

Ky papirus edhe u emërtua si “Papirus Edvin Smith”, sipas emrit të personit i cili e gjeti në Ksar (Egjipt) më 1862. Supozohet se është shkruar rreth vitit 1700 p. e. r. (1200 vjet para Hipokratit, babait të mjekësisë, në formulën e të cilit edhe sot e kësaj dite betohen mjekët e rinj para se ta fillojnë këtë profesion).

Truri përmendet edhe tek grekët e vjetër, si tek Hipokrati, Aristoteli, Platoni etj., por tek më vonë, në shkollën e Alkesandriesë, 335 - 285 p. e .r., Herofili dhe kolegu i tij Erazistrati, filluan të merren në mënyrë sistematike me trurin dhe prej atëherë zbulimet për trurin përparojnë ngadalë nëpër shekuj deri në ditët tona.

Përsosja e pjesëve të posaçme të trurit, tek organizmat shtazor gjatë evolucionit, vështirë mund të shpjegohet, edhe pse evolucioni i shqisave organike ka filluar mjaftë herët, qysh në kohën kur janë formuar organizmat njëqelizorë.

Mund të thuhet se tek shqisat organike ekziston një substancë, e cila ka rolin e baterisë për shndërrimin e rrezeve të marra në energji elektrike me forcë të ulët. Të gjitha kërkimet për sistemin e komunikimit nëpërmjet sinjaleve biologjike (impulseve) te organizmat shtazor, vërtetojnë se komunikimi kryhet posaçërisht nëpërmjet impulseve bioelektrike. Përshtypjet e jashtme bartën nëpërmjet shqisave (në formë fotografish) në qendrat përkatëse, ku një pjesë e tyre mbeten përgjithmonë lidhje biokimike. Pra, shqisat, jo vetëm të njeriut, por edhe të shumë gjallesave tjera, nuk janë gjendje metafizike, por procese biokimike. P.sh. pa kujtesën (mbamendjen) organizmat shtazor nuk do bënin shumë dallime. Ato nuk do e dinin kë e kanë mik e kë armik; nuk do mund të kryenin zgjedhjen e ushqimit; nuk do e njihnin partnerin e vet. Prraktikisht ato do të silleshin në mënyrë shumë instinktive.

Sipas shumë eksperimenteve me shtazë, të cilave u është nxjerr truri i madh, është treguar se ato shtazë kanë treguar sjellje shumë të pakoordinuara. P.sh. gjarpri, pa trurin e madh, mund të lëvizë shumë mirë, por nuk i njeh armiqtë e vetë. Pëllumbi, pa trurin e madh, qëndron pa lëvizur sikur mumie, pra nuk tregon kurrfarë interesi për ndodhitë që zhvillohen rreth tij. Qeni pa trurin e madh, nuk e njeh pronarin e vet, nuk e dallon ushqimin e nuk e njeh as frikën. Majmuni pa trurin e madh, nuk posedon kujtesë ose inteligjencë dhe jeton deri në tri javë. Bretkosa dhe peshku, pa trurin e madh, kanë sjellje gati normale. Kurse, fëmija pa trurin e madh, në një rast ka jetuar tri vjet e nëntë muaj, edhe pse nuk e ka njohur nënën e vet e as që ka mundur të mësoj diçka.

Ndërsa tek njeriu, gjatë eksperimentimeve, kemi këto rezultate: Çrregullimi i funksionit të trurit të vogël ka si pasoj jostabilitetin e theksuar gjatë qëndrimit me sy hapur, luhatet tepër, është jostabil, kurse symbyllur rrëzohet. Te çrregullimet apo ngacmimet e trurit të mesëm, shkaktohet humbja e ndjenjës mekanike, termike, akustike, optike ose shkaktohet ndjeshmëria e tepruar (hiperstezia). Çrregullimi i trurit të madh, respektivisht i korës së trurit, mund të shkaktoj humbjen e plotë të kujtesës apo mbamendjes ose të shkaktoj rritjen enorme të saj.

Neokirurgu nga SHBA-të dr. Wait-i, i pari arriti që ta izolojë trurin. Mbi 100 trurë të majmunëve, Wait-i arriti t’i ndajë nga kafka dhe t’i largoj nga truri dhe për orë të tëra t’i mbajë në jetë. Ndërsa tre shkencëtarë japonezë (Sudo, Kito dhe Adaqi), arritën që disa trurë të maceve t’i ngrijnë nën -20º C, t’i ruajnë në frigoriferë me ngrirje të thellë dhe prapë t’i ringjallin. Kur arritën ta ndajnë trurin nga trupi, atëherë lindiedhe ideja për mundësinë e përrënditjes (shartimit) të trurit. Dr. Wait-i arriti i pari ta realizoj këtë eksperiment që më 1965 nëpërmjet transplantimit të trurit të qenit. Prapë lindi pyetja: a mund të bëhet kjo edhe te njeriu? Wait-i mendon se po, por thotë se ai nuk do e bëjë i pari, pasi ende nuk e ka gjetur daljen nga dilema se a është kjo e drejtë apo jo.

Shkaqet e zhvillimit të trurit nuk mund të jenë vetëm dëshirat dhe aktivitetet e qenieve të gjalla. Kushti, pothuajse kryesor për zhvillimin e trurit, është ambienti natyror, në të cilin sillet njeriu. Njeriu dhe ambienti janë faktorë nga të cilët varet edhe zhvillimi i shpejtë ose i ngadaltë i trurit. Duhet të cekim se inteligjenca trashëgohet nga paraardhësit në masë shumë të vogël, prandaj ajo arrihet dhe zhvillohet nga aktiviteti gjatë gjithë jetës. Pra, me të drejtë fiziologu Sherington, i cili zbuloi shumë ligje të funksionimit të trurit, e quajti atë “top magjik” dhe konsideroi se truri do të mbetet fshehtësia e natyrës, e cila e fundit do t’i zbulohet njerëzimit.

Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri - Faqe 2 Empty Re: Truri

Mesazh  Albaniaa 14.07.13 7:56

Eshte pjesa me e rendesishme dhe me e nderlikuar e sistemit nervor,veqanarisht luan rol te rendesishem per zhvilimin e jetes psiqike te njeriut.Pra eshte bartes i te gjitha proceseve psiqike.Truri i te posalindurit eshte kater here me i lehte se sa ai i nje njeriu te rritur.Deri ne vitin e gjashte truri arrin perafersishte 90% te peshes dhe te proporcioneve te tij perfundimtare.Keshtu ndermjet moshes 9 dhe 10 vjeqere truri i femijes arrin te kete proporcione gati te njejta me ate te trurit te te rriturit.Gjathashtu eshte vertetuar shkenctarishte se pesha e trurit nuk eshte e lidhur drejtperdrejte me intelegjencen e individit.

Truri peshon rreth 1.5 kg.Pjeset kryesore te trurit jane tri:truri i madh,truri i mesem,dhe truri i vogel,kurse pjesa me e rendesishme dhe me e zhvilluar e trurit eshte korja e trurit(korteksi),dhe permban rreth 14 miliard elemente qelizore.Gjithashtu,truri i madh ndahen ne dy gjysmepjese:e majta dhe e djathta,keshtu qe secila ane e trurit kontrollon pjesen e kundert te trupit: pra,neqofte se demtohet ana e majte e trurit peson paralize ana e dhjathe e trupit ose anasjelltas.Pjesa e majte e trurit drejton aktivitete shkencore,matematiken,logjiken, analizen etj,,ndersa pjesa e djathe drejton aktivitete artistike,fantastike,ngjyrat,ritmin etj.Eshte interesat se kur njera ane e trurit dobesohet,ateher e gjithe forca kalon ne anen tjeter.

Por neqofte se shfrytezohen te dy pjeset e trurit,shumfishohet aftesia deri ne gjenialitet.

Konsidrohet se truri eshte nje nder krijesat me te nderlikuara dhe me te cuditshme te natyres ne tok dhe se eshte fare pak i shfytezuar.Supozohet se vetem rreth 4% e trurit shfrytezohet nga njerezit.Kapaciteti i trurit eshte i pakufishem.Sa eshte i pakufishem,aq eshte edhe i pazbuluar dhe misterik ose me fjale te tjera, truri eshte i vetmi organ qe studion vetveten. /Mjekesia/

Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri - Faqe 2 Empty Re: Truri

Mesazh  Albaniaa 14.07.13 7:57

Truri përpunon mesazhet që vijnë në të prej Sistemit Nervor Periferikdhe palca kurrizore, vendos se cilat reagime janë të domosdoshme
dhe dërgon urdhra tek muskujt për të kryer sjelljen e duhur.
Truri mund të kuptohet më mirë duke ekzaminuar tre seksionet e tij më të rëndësishme:

1-Truri i prapëm,
2-Truri i mesëm,
3-Truri i përparmë.

Truri i prapëm...

Megjithëse sjellja kontrollohet nga një bashkëveprim kompleks i shumë strukturave trunore.Truri i prapëm lidh palcën kurrizore me pjesën tjetër të trurit.
Ai kontrollon funksionet bazë jetike të trupit siç janë: frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës.Truri i prapëm përbëhet nga palca e zgjatur, ura, truri i vogël dhe formacioni retikular.


Truri i mesëm...

Truri i mesëm është një masë relativisht e vogël që lidh trurin e prapëm me trurin e përparmë.Megjithëse shërben kryesisht si stacion transmetimi për mesazhet që vijnë në tru,ai përmban mesazhe që luajn rol gjithashtu në të parit,të dëgjuarit dhe në lëvizje.


Truri i përparmë...

Truri i përparmë është pjesa më e madhe dhe më komplekse e trurit.Ai, jo vetëm ndikon në një pjesë të madhe të funksioneve bazë jetike të njeriut, por gjithashtu është përgjegjës edhe për sjellje unikale njerëzore të nivelit më të lartë siç janë të menduarit dhe të folurit.
Strukturat më të rëndësishme të trurit të perparmë janë talamusi, hipotalamusi dhe truri i madh.

Truri i Madh (Cerebrum) është pjesa më e madhe e trurit të përparmë dhe përbëhet nga dy struktura të veçanta të quajtura hemisfera, të cilat lidhen me njëra tjetrën nëpërmjet korpus kallosum, një tufë nrvash, që informon çdo hemisferë se çfarë është duke ndodhur në hemisferën tjetër.

Hemisfera e majtë e trurit të madh kontrollon anën e djathtë të trupit dhe hemisfera e djathtë kontrollon anën e majtë të trupit të njeriut.
Hemisfera e majtë është më logjike, më analitike dhe gjysëm verbale dhe ushtron kontroll më të madh mbi shprehitë manuale, të të lexuarit, të gjuhës dhe të folurit.

Hemisfera e djathtë përpunon informacionin joverbal dhe është më e lidhur me emocionet, imagjinatën dhe informacionin artistik.

Shtresa më e jashtme e trurit të madh, korteksi cerebral, është pjesa e trupit që i bën njerëzit me të vërtetë qënie unikale. Korteksi ka seksione të veçuara, lobet, që kontrollojnë aktivitete të ndryshme.

Kur kujtojmë ndodhi të së kaluarës, apo i përgjigjemi pyetjeve jemi duke përdorur lobet frontale të korteksit.Lobet oksipitale na lejojnë të interpretojmë çfarë shohim përreth.

Kur dëgjojmë dikë duke folur kemi në funksion lobet temporale,ndërkohë që lobet parietale janë përgjegjës për interpretimin e ndijimeve të tilla si të prekurit, dhimbja dhe temperatura.

Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri - Faqe 2 Empty Re: Truri

Mesazh  Albaniaa 14.07.13 7:58

Funksionimi i trurit pas zgjimit nga gjumi...


Shumë njerëzve u duhet kohë për t’u dalë gjumi pasi çohen nga shtrati.Një studim i ri tregon se gjatë minutave të para pas zgjimit, aftësia jonë për të marrë vendime nuk është më e mirë se pas konsumimit të një sasie jo të vogël alkoholi.

Nuk është habi që kaq shumë njerëz pijnë kafe në mëngjes për të fituar energji.

Një studim i ri nga Universiteti i Kolorados ka zbuluar se dobësia fizike dhe mungesa e ekuilibrit që ndjejmë kur zgjohemi nga gjumi mund
të na bëjë më të paaftë se po të mos flinim fare. Josh Rodgers është student që ka marrë pjesë në këtë studim.Kur ai zgjohet papritur dhe i kërkohet të bëjë një test të thjeshtë matematike, Josh nuk lëviz shpejt dhe nuk mendon qartë.

“Është me të vërtetë e vështirë.”

Profesor Kenet Right udhëhoqi studimin i cili është botuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë.  “Ne kemi zbuluar se kur ngrihemi nga gjumi aftësitë tona janë shumë më të kufizuara sesa gjatë orëve që jemi zgjuar.

” Profesor Wright ka zbuluar edhe se kur mund të merren notat më të ulëta në provime. “Mungesa më e theksuar e aftësive ndodh menjëherë pas zgjimit
gjatë pak minutave të para. Shumicën e kohës kjo lloj mungesë ekuilibri e quajtur ndryshe ''inerci e gjumit'' kalon gjatë 10 minutave të para.
Por për disa njerëz mund të zgjasë deri në dy orë.

Profesor Right dhe studiues të tjerë testuan një grup pacientësh së pari pasi kishin fjetur gjithë natën për një javë me radhë. Pastaj ata i testuan këta pacientë pasi kishin qendruar 26 orë pa gjumë.Pacientët ishin më mirë kur ishin pa gjumë fare.

Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri - Faqe 2 Empty Re: Truri

Mesazh  Zattoo 01.09.13 0:37

Krijohet mini-truri njerëzor në laborator

syri - Truri - Faqe 2 Largea_minitruri1377762833

Shkencëtarët në Austri kanë arritur të rrisin trurin e parë njerëzor të përmasave të vogla në një laborator, duke sqaruar se suksesi i tyre mund të çojë deri te kuptimi më i mirë i mënyrës se si zhvillohet truri.

Zbulimi i fundit shkencor do të përdoret kryesisht për atë se çfarë e shkakton sëmundjen e skizofrenisë dhe autizmit.

Shkencëtarët kanë përdorur qelizat burimore njerëzore dhe kanë krijuar mostrën në laborator që u lejon atyre të rrisin të ashtuquajturin “organoidin celebral”, apo mini-trurin që përmban disa rajone të dallueshme të trurit.

Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri - Faqe 2 Empty Re: Truri

Mesazh  Berti69 04.12.13 1:12

Truri i femrave dhe meshkujve, i ndërtuar ndryshe?

syri - Truri - Faqe 2 Brain

Trutë e meshkujve dhe femrave janë të ndërtuar ndryshe, gjë që shpjegon edhe arsyen se pse disa veprime kryen ndryshe nga dy gjinitë.

Një ekip kërkuesish nga Universiteti i Pensilvanisë në SHBA, skanoi trutë e 1000 meshkujve dhe femrave për të parë diferencat në funksionimin e tyre.

Nga ky studim del se truri i meshkujve kanë më shumë ndërlidhje nervore mes lobit frontal dhe atij të pasmë, dhe shumë pak lidhje mes dy hemisferave. Ndërsa ndërlidhjet më të mëdha te truri i femrave janë ato mes dy hemisferave.

Kjo diferencë ndërlidhjesh nervore, tregon se pse meshkujt, në përgjithësi, janë më produktivë në kryerjen e veprimeve si, drejtimi i biçikletave apo kanë një sens orientimi më të zhvilluar, ndërsa femrat janë më produktive në kryerjen e detyrave më të komplikuara, apo kryerjen e disa detyrave në një kohë.

Në studim del se femrat janë shumë herë më produktive sa i përket memories. Ato mund të mbajnë mend lehtë fraza fjalësh të thëna në situata të shkuara, apo fytyra njerëzish, ngjyra apo episode të së shkuarës.

Berti69

411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri - Faqe 2 Empty Re: Truri

Mesazh  Zattoo 24.01.14 10:43

Pasiviteti ndryshon trurin

syri - Truri - Faqe 2 Pasiv_251196
Një numër studimesh ka treguar se ushtrimet mund të rimodelojnë trurin duke ndihmuar krijimin e qelizave të reja të trurit dhe duke përfshirë ndryshime të tjera. Tani duket se edhe pasiviteti po ashtu mund ta rimodelojë trurin.

Studimi i cili ishte kryer në minj, por që ka mundësi të këtë implikime edhe për njerëzit po ashtu, thonë hulumtuesit, ka gjetur se të qenit joaktiv ndryshon formën e neuroneve të caktuara në disa mënyra qe kanë efekt jo vetëm në tru por edhe në zemër gjithashtu.

Të gjeturat mund të ndihmojnë të shpjegohet, pjesërisht, se pse pasiviteti në jetë është kaq i keq për ne.

Gati deri para 20 vjetëve, shumica e shkencëtareve besonin se struktura e trurit rregullohej kah mosha madhore, dhe se qelizat e reja të trurit nuk do të mund të krijoheshin pas ndryshimit të formave të atyre qe ekzistonin, apo në çfarë do mënyre mendjen tuaj fizikisht pas moshës se adoleshencës.

Por, që nga atëherë, studimet neurologjike kanë vërtetuar se truri ruan plasticitet, apo kapacitet për t’u riformuar për gjatë jetës sonë. Ushtrimet duket të jenë në veçanti të shkathtë në rimodelimin e trurit, studimet kanë treguar.

Ama, pak është bërë e ditur nëse pasiviteti në mënyrë të njëjtë ndryshon strukturën e trurit dhe nëse po, cilat mund të jenë pasojat.
Shkencëtarët në Universitetin e Mjekësisë në Wayne dhe institucione tjera kanë mbledhur dhjetëra minj. Ata vendosen gjysmën e minjve në një kafaz me rrota për vrapim dhe i lejuan ata të vrapojnë me dëshirë. Minjtë e pëlqejnë vrapimin.

Pjesa tjetër e minjve u mbajt brenda në kafaz po rrota për vrapim dhe qëndruan pasiv tërë kohën.

Pasi gati 3 muajve pushimi apo vrapimi, minjtë ishin injektuar me një ngjyrë të veçante e cila i ngjyrosë pjesët të caktuara të neuroneve në tru. Në këtë rast, shkencëtarët dëshiruan të bëjnë me shenjë neuronet në palcën e minjve, një pjesë e panjohur e trurit qe kontrollon frymëmarrjen dhe aktivitet e tjera të pavetëdijshme, qendrore në ekzistencën tonë.
Këto të gjetura janë të rëndësishme sepse plotësojnë kuptimin tonë, se si të një nivel qelizor, pasiviteti ngritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Dr. Mueller tha “rezultatet tregojnë se pasiviteti mund të ndryshojë strukturën dhe funksionimin e trurit ashtu siç benë dhe aktiviteti”.

Natyrisht, minjtë nuk janë njerëz, dhe ky është një studim i shkurtër, dhe jo afat gjatë. Por, çka mësuam nga kjo është se pasiviteti, mos lëvizshmëria ka efekte të mëdha fiziologjike.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri - Faqe 2 Empty Re: Truri

Mesazh  Luli 08.03.15 0:37

Fakte interesante dhe të pazakonta për trurin

syri - Truri - Faqe 2 220px-Chimp_Brain_in_a_jar

Truri është kompleks dhe vështirë kuptohet. Truri është ai që e bën çdo gjë të punoj si duhet. Trupi mund të mbahet gjallë, por pa tru një person nuk mund të jetë i plotë.

Këtu janë disa fakte interesante dhe të pazakonta në lidhje me trurin.

1. Truri nuk ndjen dhimbje, edhe pse dërgon sinjale të dhimbjes.

2. Truri ka nevoja të mëdha të oksigjenit, ai kërkon 20 për qind të oksigjenit dhe kalorive edhe pse përbën vetëm dy për qind të peshës totale të trupit.

3. 80% e trurit është ujë gjë që do të thotë se duhet të keni kujdes nga dehidratimi.

4. Truri është më aktiv gjatë natës, edhe pse mund të mendoni se ai është vigjilent gjatë ditës, kur edhe pjesa tjetër e trupit tuaj është. Por në fakt nuk është ashtu. Truri juaj është më aktiv kur fle.

5. Fuqia e mahnitshme kompjuterike e trurit tuaj kërkon vetëm rreth 10 vat energji për të vepruar.

6. Sa më i zgjuar që jeni aq më shumë ëndrra do shihni.

7. Truri ndryshon formë gjatë pubertetit. Vitet adoleshente nuk ndryshojnë vetëm mënyrën se si ndjeheni por edhe se si silleni e cila me raste mund të jetë me rrezik për ju.

8. Truri mund të ruajë gjithçka, teknikisht, truri juaj ka kapacitet për të ruajtur çdo gjë që ju keni përjetuar, keni parë, lexuar apo dëgjuar.

9. Informacioni në tru udhëton me shpejtësi të ndryshme. Neuronet në tru janë ndërtuar ndryshe dhe informacioni mes tyre udhëton me shpejtësi të ndryshme. Kjo është arsyeja pse nganjëherë mund të kujtohen informacionet në çast e nganjëherë jo.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

syri - Truri - Faqe 2 Empty Re: Truri

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi