EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për zanafillën

Shko poshtë

Për zanafillën Empty Për zanafillën

Mesazh  Odin 10.04.12 19:28

Për zanafillën

Për zanafillën Text,_foto,_9_prill_12_562111

“Gjithësia, Perënditë, Njerëzit – Rrëfime Greke për Zanafillën”, kështu titullohet libri i autorit Jean-Pierre Vernant, që sapo është botuar në shqip nga Botimet IDK. Kushdo që dëshiron të dijë diçka më tepër për njërën ndër trashëgimitë më të rëndësishme të njerëzimit, këtë mund ta gjejë në këtë libër.

Çfarë kishte kur ende nuk ekzistonte diçka, kur nuk kishte asgjë? Kësaj pyetjeje, grekët i janë përgjigjur me rrëfenja dhe mite.

“Në fillim fare, ajo çka ekzistoi së pari, qe një Zbrazëtirë.

Grekët i thonë Kaos. Çfarë është Zbrazëtira? Është një boshllëk, një zbrazëti e errët ku nuk dallohet dot asgjë. Hapësirë përmbysjeje, marramendjeje dhe rrëmuje, pa cak, pa fund. Gjithçka ishte gllabëruar nga kjo Golle, si nga një gojë e stërmadhe që përpin çdo gjë në një natë të vagëlluar.

Pra, në pikënisje, është vetëm kjo Golle, humnerë e verbër, e zezë, e pafund”, kështu shkruan autori Jean-Pierre Vernant në librin e tij “Gjithësia, Perënditë, Njerëzit – Rrëfime greke për zanafillën”. Ky libër sapo është botuar edhe në gjuhën shqipe nga ‘Botimet IDK’, në përkthim të Luan Canaj.

Autori i librit, Jean-Pierre Vernant, është një ndër dijetarët më të famshëm të mitologjisë greke, i cili në këtë ritregim magjepsës të miteve greke kombinon njohuritë e tij të thella me një stil rrëfimi krejt origjinal.

Duke e filluar me krijimin e Tokës nga Kaosi, rrëfimi i tij vazhdon me tredhjen e Uranit, luftën e Titanëve, perënditë e Olimpit, dredhitë e Prometeut e të Zeusit dhe krijimin e Pandorës, gruas së parë. Rrëfenja e tij i çon lexuesit nga lufta e Trojës te udhëtimet e Odiseut, nga historia e Dionisit te fati i tmerrshëm i Edipit, deri në përballjen e Perseut me Gorgonat.

Libri i Jean-Pierre Vernant është një libër për këdo që dëshiron të dijë diçka më shumë për një ndër trashgimitë më të rëndësishme të njerëzimit.

Jean-Pierre Vernant ia ka kushtuar gjithë jetën studimit të mitologjisë greke. Duke na ritreguar këto rrëfenja, ai na zbulon domethënien e tyre të shumëfisht dhe sjell në jetë figurat e dashura të legjendave ku i ka rrënjët e origjinës qytetërimi ynë.

Në parathenie të librit autori tregon se si ka ardhur deri te shkrimi i tij.

“Një çerek shekulli më parë, kur im nip ishte ende fëmijë dhe i kalonte pushimet me mua e time shoqe, kishim vënë një rregull që për ne ishte po aq rutinë sa dhe të larët e të ngrënët: çdo mbrëmje, me të ardhur ora që Zhylieni shkonte në shtrat, e dëgjoja tek më thërriste që nga dhoma e vet, shpeshherë me një lloj padurimi: ‘Zhipe , dua përrallën, përrallën!’

Unë shkoja i ulesha pranë dhe i tregoja ndonjë legjendë greke. S’e kisha të vështirë të qëmtoja në morinë e miteve me të cilët merresha gjithë kohën duke i analizuar, zbërthyer, krahasuar, interpretuar, duke u rrekur që t’i kuptoja, por që atij ia përcillja tjetërsoj, lirshëm, ashtu siç më vinin në mendje, si të ishin përralla me zana, pa e vrarë trurin për gjë tjetër gjatë të rrëfyerit, nga kreu në fund, përveçse të mos humbisja fillin e tregimit dhe të ruaja tensionin dramatik: na ishte një herë…”, shkruan Jean-Pierre Vernant.

‘Na ishte një herë...’ ishte edhe titulli, të cilin Vemont kishte menduar fillimisht t’ia vënte librit prej 199 faqesh, i cili ka marrë vlerësime të shumta nga revista të ndryshme.

“Kush kërkon një rrëfim të dorës së parë për domethënien dhe zanafillën e miteve greke, si dhe një narrativë sa të freskët aq dhe rrëmbyese, s’ka udhërrëfyes më të mirë sesa J.P. Vernant”, shkruan për këtë libër Publishers Weekly. Ndërkaq, Library Journal shkruan se “libri është një rrëfim i nivelit më të lartë. Një thesar mjaft i pasur për të gjithë lexuesit”.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi