EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Histori nga jeta e Budes

Shko poshtë

histori - Histori nga jeta e Budes Empty Histori nga jeta e Budes

Mesazh  Xhemajl 24.04.11 21:32

Histori nga jeta e Budes

histori - Histori nga jeta e Budes Buddha

Një herë, një nxënës erdhi tek Buda dhe i kërkoi ti shfaqte një mrekulli, duke i thënë se vetëm atëherë do ta besonte. Buda i buzëqeshi me keqardhje dhe i shfaqi një mrekulli të madhe. Nxënësi i habitur thërriti:
- Tani jam i gatshëm të kaloj të gjitha shkallët e Nxënësisë nën udhëzimet e tua.
Por Buda i tregoi  derën dhe i tha:
- Tani nuk më nevojitesh.
Një nga nxënësit e Budës e pyeti:
-  Cfarë duhet të bëj, nëse dikush më godet?
Buda i tha:
- Nëse nga një pemë do të thyhej një degë që do të binte mbi ty, cfarë do të bëje?
Nxënësi tha:
- Kjo do të ishte  një ndodhi e rastësishme, një koincidencë e thjeshtë që unë ndodhesha poshtë pemës kur dega binte. Do të vazhdoja rrugën time.
- Të njëjtën gjë duhet të bësh edhe kur dikush të godet. Ndoshta ka ndonjë problem, ishte i inatosur apo nuk mund të përmbante nervat e tij. Është e njëjta gjë sikur të binte mbi ty dega e pemës. Vazhdo rrugën, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Një grua, të cilës ikishte vdekur  djali i saj i vogël, takon Budën. Gruaja qante dhe bërtiste se  kishte humbur dashurinë e saj të vetme dhe se ishte e dëshpëruar dhe kërkonte ndihmën e Budës.
- Mirë do të të ndihmoj, i tha Buda, por më parë shko në qytet dhe më sill një grusht grurë nga shtëpia ku nuk ka vdekur asnjeri.
Gruaja  u nis menjëherë në qytet dhe filloi të kërkonte për një shtëpi të tillë, por kudo i thonin:
- Mund të të japim grurë sa të duash, por nga shtëpia jonë kanë vdekur njerëz.
Kjo përgjigjje përsëritej cdo herë që pyeste, por gruaja  ndalonte shtëpi për shtëpi me shpresën se do të ekzistonte të paktën një shtëpi e tillë.
Filloi të ngrysej, dhe gruaja filloi të kuptonte  se vdekja ishte një pjesë e pandarë e jetës, se është pjesa e kundërt e jetës dhe se ndodh vazhdimisht. Vdekja nuk ishte vec një fatkeqësi personale dhe se nuk i kishte ndodhur vetëm fëmijës së saj.
Buda po vdiste. Dyzet vite me radhë ecte dhe mijra njerëz e ndiqnin. Duke ju drejtuar nxënësve të tij, ju tha:
- Kjo është dita ime e fundit. Nëse keni dicka për të më pyetur, kjo është mundësia juaj e fundit. Ka ardhur momenti që secili të marrë rrugën e tij.
Një errësirë e thellë mbuloi nxënësit e tij. Ananda, nxënësi i tij i preferuar qante si foshnjë e vogël, dhe ndërsa  lotët e tij i  rridhnin nga sytë , godiste me dëshpërim  gjoksin e tij.
- Tëlutem Ananda pusho, i tha Buda.
- Cfarë do të bëjmë ne pa ty? Tha Ananda. Ishe këtu dhe të gjithë ne ecnim me dritën që ti lëshoje. Gjithcka ishte e sigurtë.  Harruam krejtësisht se ekzistonte errësira. Duke të ndjekur ty, gjithcka për ne ishte dritë. Tani që po ikën, cfarë do të bëjmë?
Dhe vazhdonte të qante dhe të ulërinte.
- Dyzet vite ecje në dritën time dhe akoma nuk arrite të nxjerrësh dritën tënde? Sa më shumë të ecësh nën dritën e huazuar, aq më shumë imiton dhe humbet dritën tënde. Jo, më mirë të iki!
Fjalët e fundit që Buda tha ishin:
- Të jeni dritë për vetet tuaja.
Një njeri i varfër që jetonte i dedikuar Budës, kishte nje statujë shumë të vjetër dhe të bukur të Budës, një vepër artistike të shkëlqyer. Ky njeri e ruante si të ishte një thesar shumë i madh.
Një natë dimri të ftohtë, njeriu ishte i vetëm brenda kasolles së tij prej kashte. Bënte shume ftohtë dhe  njeriu po dridhej nga i ftohti. Ndjente se po i afrohej vdekja. Nuk kishte asgjë për të ndezur zjarrin. Në mesnatë, kur njeriu  filloi të ngrinte nga i ftohti, përpara tij u shfaq Buda  dhe i tha:
- Përse nuk ndez zjarr me statujën time?
Statuja e drurit ndodhej në një cep tjetër të murit. Njeriu u frikësua,  kujtoi se ishte një demon.
- Cfarë thua? Të djeg statujën e Budës? Kurrën e kurrës!
Buda buzëqeshi dhe i tha:
- Nëse më shikon tek statuja, atëherë më ke humbur. Unë jam brenda teje , jo brenda drurit. Nuk jam në objektin e lutjes, por ndodhem brenda atij që lutet. Unë dridhem brënda teje! Të lutem , digje statujën!
Një i ri pyeti një plak me flokë të gjatë gri:
- Gjysh, sa vjec je?
- Sapo mbusha katër vjec, i tha ai.
Djaloshi u habit, dhe pastaj duke qeshur  i tha:
- Po bëni shaka, keni flokë gri dhe një mjekërr kaq të gjatë, si mund të jeni katër vjec?
- Po të të them të vërtetën, jam katër vjec. Gjithë këto vite jetoja duke ndjekur fitimin, thoja gënjeshtra dhe  nuk isha i sincertë. Vetëm katër vite më parë  njoha Mësimet e vërteta të Budës dhe njoha se cfarë do të thoshte Mirësi. Përzura pangopësinë, urrejtjen dhe  budallallëkun, zvogëlova dëshirat e mia dhe me mendje të hapur po përpiqem të njoh veten time. Vetëm katër vitet e fundit jeta ime ka marrë kuptim dhe vetëm këto katër vite njoh se cfarë është paqja brendësore dhe gëzimi. Ti po më pyesje se sa vjec jam. Meqënëse njoh jetën e vërtetë vetëm 4 vitet e fundit, të thashë me të vërtetë se jam katër vjecar.
Një herë dikush pyeti Budën:
- A ekziston Zoti?
- Po, ju përgjigj Buda.
Të njëjtën ditë një tjetër njeri e pyeti:
- A e ekziston zoti?
Dhe Buda i tha:
- Jo.
Në fundin e ditës një njeri i tretë e pyeti Budën për ekzistimin e Zotit dhe Buda nuk ju përgjigj, vetëm ngriti gishtin e tij drejt qiellit. Të gjitha këto po i ndiqte nxënësi i tij, Ananda. Gjatë natës e pyeti Budën:
- Nuk mund të fle. Të lutem më thuaj, përse në të njëjtën pyetje  dhe tre përgjigjje krejt të ndryshme?
Buda i tha:
- Pasi ishin tre njerëz krejt të ndryshëm. I Pari besonte se Zoti nuk ekziston dhe kishte nevojë shumë që të forconte  besimin e tij. Unë i thashë se Zoti ekzistonte, pasi për të arritur tek e Vërteta njeriu duhet të clirohet nga ato në të cilat beson. I dyti besonte se Zoti ekzistonte. Atij i thashë se Zoti nuk ekzistonte. Unë jam këtu për bërë që mendja të fluturojë mbi besimin dhe se vetëm atëherë njeriu do të njohë të Vërtetën. I treti  nuk ishte, as besimtar, as ateist, dhe kështu nuk ishte e nevojshme ti them as’’Po’’ dhe as ‘’Jo’’,  dhe për këtë dhe heshta, duke i thënë me këtë mënyrë ‘’Bëj si unë, domethënë zhytu në heshtje dhe do ta kuptosh’’.
Buda lajmëronte gjithmonë kur shkonte në ndonjë qytet apo fshat:
- Ju lutem mos bëni  11 pyetje që kanë të bëjnë me Zotin, shpirtin, vdekjen, të vërtetën….
Kur e pyesnin se përse? Ai u përgjigjej.
- Pasi këto pyetje nuk kanë përgjigjje. Nuk është se nuk e di përgjigjjen. Por fillimisht, nuk ekiston mundësia për të shprehur me fjalë  përgjigjjen e drejtë. E dyta,  kuptimi i këtyre rëndësive nuk të bën shenjtor dhe as nuk udhëheq drejt ndricimit. E treta, se këto pyetje lindin fetë të cilat pengojnë  mirëkuptimin e realitetit të vërtetë. Mund të pyesni për zemërimin, për kurnacërinë, ngulitjen, shëndërrimin. Pyesni për mënyrën e braktisjes së mendjes, për hir të meditimit…*
Sindarta  sorollatej për gjashtë vite, ku vizitoi të gjithë  të mëncurit, shenjtorët, shkencëtarët, gurutë e ndryshëm, por megjithatë  kishte mbetur i pakënaqur, pasi nuk ndjente  ndryshime të thella. Rruga e heremitit, agjërimi, joga, të gjitha i dolën të kota.
Një herë Sindarta donte të kalonte lumin . Rrjedha e lumit ishte e fortë , ndërsa Sindarta ishte  kaq i dobët sa që ju morën mëndt dhe ra në ujë. E mori lumi, por megjithatë, dha të gjithë fuqinë e mbetur për tu kapur në një rrënjë të një peme dhe rrjedha e lumit  e dërgoi në breg.
Në një gjendje të tillë, duke mos pasur fuqi për të dalë nga lumi , Sindarta  papritmas kuptoi se : ‘’Jeta është e ngjashme  me oqeanin. Dhe nëse jeta është një oqean, atëherë të gjitha ato që bëj janë një gabim i madh. Nëse jam katandisur të mos jem i aftë të mos kaloj një lumë si do të mund të kaloj oqeanin e jetës?  Rruga ime nuk është e duhura. Jam shumë i dobët, ndërsa për tu ngjitur tek Zoti, më nevojitet  shumë energji’’.
Përfundimisht doli nga lumi, u shtri nën një pemë për tu clodhur. Ajo natë kishte hënë të mbushur. Për herë të parë pas gjashtë vitesh jete prej heremiti, Sindarta ra në gjumë të thellë pa ëndrra. Në mëngjes kuptoi se nuk nxitohej për të arritur diku, nuk kishte ndonjë objektiv përpara tij, nuk duhej të bënte ushtrime. Ishte hera e parë që  ndjente një liri të plotë. I shtrirë nën pemë vëzhgonte agimin e diellit. Shikonte mënyrën me të cilën shuhej dhe ylli i fundit i mëngjesit. Thuhet se në momentin që  u zhduk ky yll, u zhduk dhe Sindarta. Atëherë Lindi Buda!. Në një moment  kaluan përpara tij  6 vitet e sorollatjes si një makth, por ato mbetën në të kaluarën .
Buda u ndricua!
Një fshatar i varfër priste shumë ditë që të ftonte Budën në shtëpinë e tij. Një ditë herët në mëngjes qëndroi afër pemës nën të cilën  po flinte Buda për të qënë i pari që do ta ftonte.
Kur Buda u zgjua, fshatari i tha:
- Të lutem pranoje ftesën time. Ëndërroja për shume vite  dhe mezi e prisja momentin që do të vizitonit shtëpinë time. Jam njeri i varfër dhe nuk mund të ofroj shumë gjëra, por të lutem mos e refuzo ftesën time.
Buda ju përgjigj se do të shkonte.
Në të njëjtin moment arriti qeveritari i krahinës i shoqëruar nga shumë njerëz, i cili i tha Budës:
- Të ftoj  në pallatin tim. Ma bë këtë nder.
Buda i tha qeveritarit:
- Sot nuk do të mundem, pasi tashmë i kam premtuar këtij njeriu. Tryeza e varfër e fshatarit kishte vetëm një ushqim: ishin kërpurdha kukarmuta , që rrallë herë janë  helmuese. Fshatari i shkretë nuk e dinte. Kur Buda filloi të hante e ndjeu shijen e hidhur, por megjithatë nuk donte ta thoshte, për të mos mërzitur të zotin e shtëpisë. Kështu Buda hante kërpurdhat helmuese dhe njeriu i varfër ishte i lumtur.
Buda u kthye tek nxënësit e tij dhe helmi filloi të vepronte duke i krijuar dhimbje të mëdha. Doktori kur e vizitoi i tha:
- Gjëndja është shumë e vështirë. Helmi ka penetruar  në gjak dhe është e pamundur  të shpëtohet. Buda do të vdesë.
Buda u tha nxënësve të tij që u mblodhën përreth tij:
- Është një njeri i shkëlqyer. Ushqimin e parë ma dha nëna ime dhe të fundit ai. Nëna ime më ndihmoi të shikoj këtë botë dhe ai më ndihmoi të shikoj  botën tjetër. Duhet të silleni me respekt ndaj tij.
Nxënësit e tij ishin shumë të mërzitur dhe Ananda tha me zemërim:
-Cfarë thua Mësues?!  Ta respektojmë ashtu sikur nënën tuaj? Ai është vrasës! Dhe meriton vdekje për atë që bëri.
Buda i tha nxënësve të tij:
- Po, e di se mund të vrisni atë njeri  të shkretë, por ju do të bëni atë që po ju them unë, pasi Buda pranon helm, por ofron dashuri.
Një Brahman (klerik) i famshëm pyeti Budën, se cfarë vecorish kishte sakrifica supreme. Dhe Buda i tregoi një histori me një mbret  të fuqishëm që jetonte shumë shekuj më parë. Pas një lufte të madhe  ku arriti të konkuistonte  gjysmën e globit, dëshiroi të bënte në nder të perëndive një sakrificë  të madhe.
Kështu thirri një shenjtor  shumë të njohur  dhe kërkoi këshillën e tij për të plotësuar dëshirën e tij. Duke ju përgjigjur, shenjtori i tha mbretit, se fillimisht  duhet ti jepte shtetit qetësinë, prosperitetin dhe sigurinë dhe vetëm atëherë do të mund të bënte sakrificën. Nuk duhet të vritet asnjë qënie e gjallë. Duhet të hidhen  në humnerën  e Malit të Shenjtë njëqind kova qumësht, gjalpë dhe mjaltë. Dhe vetëm kështu sakrifica do të arrinte qëllimin e saj.
Në vazhdim, Buda vijoi:
- Por ekziston një tjetër sakrificë, që është shumë më e lehtë dhe më supreme, të ndërtosh  një Tempull  për Zotin dhe për nxënësit e tij.
Por ekziston edhe një sakrificë më supreme nga e kaluara, të ndërtosh  brënda teje Tempullin e të vërtetës dhe kurrë të mos vrasësh  qënie të gjallë dhe të shmangësh gënjeshtrat.
Por ekziston dhe sakrificë më supreme, kur dikush bëhet  murg dhe refuzon të gjitha gëzimet dhe hidhërimet e kësaj bote.
Por për njeriun e thjeshtë sakrifica supreme është , të arrijë me fuqinë e shpirtit të tij sigurinë se nuk e prekin  të mirat e materialeve e kësaj bote.
Momentin që Buda u bë i Ndricuar ishte nata e Hënës së Mbushur. Të gjitha mërzitë dhe shqetësimet e tij u zhdukën, sikur të mos kishin ekzistuar asnjëherë, sikur dikur ishte i fjetur dhe tani u zgjua. U zhdukën të gjitha problemet dhe pyetjet e papërgjigjura që më parë e torturonin. Ndjente plotësinë e Ekzistencës dhe Bashkimin me Natyrën.
Pyetja e parë që i lindi në mendjen e tij ishte : ‘’Si mund të shpreh të gjitha ato që mendoj? Duhet tju shpjegoj bukurinë e së Vërtetës, duhet tju tregoj  Realitetin. Por si do ta bëj?’’
Kjo ishte një pyetje që torturonte  cdonjërin nga ata që u ndricuan dhe njohën të vërtetën.
Njerëz nga e gjithë bota erdhën për të parë , pasi të gjitha qëniet kanë tendencë të drejtohen drejt Dritës.
Mendimi i parë që shprehu ishte: ‘’Cdo mendim i shprehur është një gënjeshtër’’. E tha dhe pastaj heshti. Heshtja zgjati shtatë ditë. Kur e pyesnin për dicka  ai ngrinte dorën e tij me një ton të rëndë dhe me gishtin e tij tregonte drejt qiellit.
Miti thotë se : ‘’Zotat mbi qiell u shqetësuan. Përfundimisht  mbi tokë u shfaq një njeri i Ndricuar. Ky është një fenomen shumë i rrallë! U shfaq mundësia për tu bashkuar  bota e njerëzve  me Botën Superiore… por njeriu i cili mund të bëhej urë  midis Qiellit dhe Tokës nuk flet. Pas shtatë ditësh Zotat bashkë me mbretin e tyre Indra, zbritën në tokë dhe takuan Budën. Prekën shputën e tij dhe i kërkuan të mos mbetej i heshtur.
Buda ju tha:
- Shtatë ditë mendohem mbi gjërat pro dhe kundër, dhe akoma nuk shikoj arsye se përse të flas. Fillimisht nuk ekzistojnë fjalë që të mund të shpreh  eksperiencën time të mrekullueshme. E dyta, gjithcka që do të them  nuk do të bëhem i kuptueshëm. E treta, 99 personave nga 100 përvoja ime nuk do tju ofrojë asgjë, ndërsa ai që është i aftë, mund ta gjejë dhe vetë të Vërtetën. Përse tja heq këtë mundësi? Ndoshta kërkimi i të vërtetës do të zgjasë shumë më tepër. Dhe cfarë ndodhi? Përpara tij cdonjeri ka shumë shekuj!
Atëherë Zotat i thanë:
- Ndoshta do të prishet bota meqënëse zemra e Perfektit preferoi Heshtjen. Buda i madh duhet të predikojë Doktrinat e tij. Mbi tokë ekzistojnë  njerëz me  shpirt të pastër të cngulitur nga materializmi, por nëse doktrina jote nuk  do të prekë zemrën e tyre, atëherë ata do të vdesin. Ata kanë nevojë  një shtytje të lehtë, një fjalë të drejtë. Vetëm ti do të mund ti ndihmoje  të bëjnë hapin e vetëm të drejtë drejt të Panjohurës.
Mbizotëroi heshtje… pastaj Buda mbylli sytë e tij dhe tha:
- Sigurisht, do të flas për ata të paktët. Nuk kam kaq fuqi për tju treguar të gjithë të Vërtetën, por mund tju  tregoj Yllin udhëheqës.
Një njeri erdhi tek Buda dhe e pështy në fytyrë. Buda fshiu fytyrën e tij dhe e pyeti:
- Vetëm kaq? Mos do ndonjë gjë tjetër?
Ananda kur e pa u vërsul i zemëruar, duke thirrur me keqadashje:
- Mësues! Më lejo ta ndëshkoj këtë njeri mediokër!
- Ananda, u bëre Sanias( njeri që braktisi gjërat botërore dhe dedikoi jetën e tij Zotit), por disa herë e harron këtë gjë, tha me qetësi Buda, nuk e kuptove  se si ky fukarai ka vuajtur shumë, shikoji sytë e tij që u skuqën  nga zemërimi. Me sa duket nuk ka fjetur  gjithë natën përpara se të bënte këtë veprim. Pështyma ishte  rezultati i kësaj  cmendurie dhe tani ndoshta u clirua nga dashakeqja e tij. Duhet të tregosh dhembshuri, ndërsa ti do ta vrasësh dhe të bëhesh i cmendur si ai!
Një herë Sindarta banonte afër Sabatit, në Xhetavana, në manastirin Anata Pindika. Atje  një mëngjes, pasi u vesh  dhe mori kupën dhe mantelin e tij, u fut në Sabati për të kërkuar lëmoshë.
Në atë kohë në shtëpinë e Brahmanit Agika ndizej zjarri i sakrificës dhe ofertat ishin mbledhur. Atëherë Sindarta dukë lypur derë më derë, arriti në shtëpinë e Brahmanit Agita. Agita duke e parë nga larg Sindartën i bërtiti: ‘’Ndalo atje morracak! Ndalo atje Sramana gjynahqar! Ndalo atje i degraduar!’’ kur dëgjoi këto fjalë Sindarta ju përgjigj me këtë mënyrë Brahmanit:
»A e di o Brahman se cfarë është një i degraduar apo gjërat që bëjnë një njeri të degraduar? Dëgjo o Brahman të ti them. Njeriu që ka urrejtje dhe që zemërohet, që është  keqadashës dhe hipokrit, që beson në mendime të gabuara, që është mashtrues, mëso se ky njeri është degraduar.
»Ai që në këtë botë dëmton qënie të gjalla si të jetë si të mos jetë i dyherëlindur (initacionant) dhe tek i cili nuk ekziston dhembshuri  për qëniet e gjalla, mëso se ai është i degraduar.
» Ai që  shkatërron  apo rrethon qytete dhe fshatra dhe njihet si armik, mëso se ai është i degraduar.
» Ai që vjedh, ai që thotë gënjeshtra, mëso se ai është i degraduar.
»  Ai që pavarësisht se është i aftë, nuk mirëmban nënë apo babain e tij kur të jenë plakur, mëso se ai është i degraduar.
» Ai që , kur pyetet se cfarë është e mirë, jep këshilla të këqija dhe mban sekrete, mëso se ai është i degraduar.
» Ai që ka kryer një mëkat, dhe që shpreson që mos ta marrë vesh njeri se e bëri ai, dhe bën keq fshehurazi, mëso se ai është i degraduar.
» Ai që që vjen në orën e ushqimit, dhe i kërkon me fjalë si një Brahmani ashtu si edhe  një Sramana dhe  ata nuk i jep asgjë, mëso se ata janë të degraduar.
» Ai që është iI mbështjellë  në padituri, dhe nuk fal asgjë, por flet në mënyrë të pahijshme, mëso se ai është i degraduar.
» Ai që lartëson veten e tij dhe ndjen neveri për të tjerët për arsye të krenarisë, duke qënë ai vetë i ulët, mëso se ai është i degraduar.
» Ai që shan Budën (të ndricuarin) apo nxënësit e tij, një lypës që sillet apo një nikoqir, mëso se ai është i degraduar.
»Ai që nuk është shenjtor por megjithatë hiqet si i tillë, ai është hajduti më i madh në të gjitha botët dhe është me të vërtetë më i keqi nga të degraduarit.
Ata që të kam përshkruar me të vërtetë quhen të degraduar. Nuk bëhet  që nga lindja e tij dikush i degraduar, dhe as nuk bëhet dikush që nga lindja e tij Brahman. Nga veprat e tij bëhet dikush i degraduar dhe nga veprat e tij bëhet dikush Brahman.
Buda ishte i ulur në hijen e pemës Vajan kur ju afrua një princ i fuqishëm mbi kalin e tij madhështor, i cili ishte i mbuluar me një mbulesë të shkëlqyer. Pas tij ekzistonte një grup i madh njerëzish oborrtarësh dhe  roje personale. Pasi e përshëndeti , i kërkoi të bëhej nxënësi i pranuar i tij. Buda ju përgjigj se ai nuk ishte gati akoma.
Princi, i turpëruar u kthye  në pallatin e tij dhe filloi të meditojë mbi arsyen se përse e kishte refuzuar i Ndricuari. Arriti në konkluzionin se gabimi i tij ishte mënyra e shfaqjes së tij përpara atij që dëshironte të bëhej mësuesi i tij. Ajo mënyrë aq luksoze nuk ishte  e drejtë.
Kaloi një vit  dhe princi u riparaqit përpara Budës. Këtë herë  ishte i vetëm dhe në këmbë, i veshur shumë thjeshtë. I bëri të njëjtën kërkesë, por mori  të njëjtën përgjigjje negative. Princi, që interesohej me të vërtetë për të mësuar nga i Ndricuari, u dëshpërua kur pas shumë meditimesh nuk kishte arritur të kuptonte se cila ishte mënyra e duhur për tu paraqitur pëprara Mësuesit.
Kështu pas një viti ju afrua Budës shumë heshturazi, i veshur me thjeshtësinë më të madhe dhe kur Buda hapi sytë e tij dhe i nguli mbi të, princi u ul në gjunjë dhe i lutej ta testonte , ti jepte një mundësi sado të vogël, pasi ankthi dhe stresi që ndjente, që nuk kishte as mundësinë për tu testuar, i shterronte besimin dhe i shkatërronte jetën.
Sindartës i erdhi keq për të dhe i tha se gjatë vitit që do të fillonte do të shkonte ai vetë ta takonte. Prince kërcente nga gëzimi i tij dhe i premtoi se nëse ai e bënte një gjë të tillë, do ti përgadiste një pritje madhështore dhe se do ta mbushte me pasuri dhe me lavdi. Buda mbylli përsëri sytë dhe vazhdoi meditimin e tij.
Pasi kaloi viti, princi ju afrua përsëri Budës, shumë i dëshpëruar. Ra në këmbët e tij dhe me lotë në sy i tha se ai nuk kishte vajtur në takimin që i kishte premtuar, pasi ai e priste një vit të tërë dhe nuk e kishte parë.
Sigurisht që më pe, i tha Buda. Dhe më largove nga afër teje  me shqelma.
Prince , i tmerruar u betua 100 herë se nuk kishte bërë dicka të tillë.
Buda i tha:
- E mban mend atë plakun që tu afrua gjatë paradës kur ti po kalëroje, dhe që ti e përzure me shqelma?  Ai isha unë.
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi