EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meditim per ate qe une jetoj

Shko poshtë

meditim - Meditim per ate qe une jetoj Empty Meditim per ate qe une jetoj

Mesazh  Estilen 24.07.11 22:11

Meditim per ate qe une jetoj

Po, nje cast nga jeta ime dhe ndjej kenaqesi qe jam larg veseve, alkoolit, cigares, droges dhe rebesheve te sajuara...
Jam i lumtur qe perkrah kam njeriun me te cilin ndaj te gjitha kenaqesite dhe tallazet e jetes, jam i kenaqur qe kam 2 ''yje'' qe me ndricojne shtepine, jam i lumtur qe ajo pjese e shoqerise ku une gjendem nderton vetem 'ura'' miqesie dhe bashkpunimi, por dhe pak i shqetesuar kur ''urat'' nuk arrijne te lidhen me te dy anet e bregut, ndoshta dhe per fajin tim.
Jam i lumtur qe kam gjetur nje rruge te jetes pa shume ''balte''dhe kur me duhet te kaloj permes ''pisllekut'' vesh ''cizmet'' e gjata, duke e minimizuar sterkalat e llucit, asnjehere nuk i pres rrugen te ligut, por e le te kaloje, dhe kur gjendem perpara nje te shkaluri, rigjej rrugen duke ridemensionuar kordinatat.
Nuk bej pakte te cdo lloi ne kurriz te miqve, por nuk hesht perpara armiqeve dhe ne se nuk i bind mundohen ta godas sa me rende, nuk bej kompromis me te asnjehere....

Jeta eshte jo shume e gjate dhe njeriu ka nevoje per nje cast te meditoj dhe njekohesisht te analizoi...Jeta duhet jetuar me te gjitha variacionet e saj, duke shmangur ato mundesi negative, qe te cojne ne kulisa te erreta te pashpresa, ashtu sic perfundoi jeta nje talentitei rangut boteror, Amy Winehouse.
Atehere meqe jeta eshte kjo qe na shfaqet para syve, meditoni dhe ju qe lexoni kete shkrim nen tingujt e katij talenti te shuar.