EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monolog!

2 posters

Shko poshtë

Monolog! Empty Monolog!

Mesazh  protoni 07.07.11 9:39

Duke u nisur nga fakti që në natyrë ekziston një luftë e pakompromis mes absolutes dhe relatives, duke i parë disa dukuri natyrore si absolute në shiqim të parë dhe shumë prej tyre relative gjithashtu në dukje të parë, pastaj e qena se ngritja e hipotezave të njëjta dhe vertetimi i tyre mund të rezultoj pozitiv dhe negativ, dhe se shumë bindje, përshtypje, konstatime e besa edhe vërtetime mund të jenë të përkohshme, këto si dhe të tilla si këto mund të na shpiejnë në një konluzion natyrisht relativ, se figura biologjike, po ashtu edhe sociale e qenjes njerëzore është relative dhe gjithsesi e përkohshme, e cila njëherit nuk ofron asnjë lloj garancioni stabil të karakterit social, psikologjik, biologjik e historik në drejtim intenziteti, force, fuqie dhe kohëgjatësie në kohë dhe hapësirë, në kuadër të universit.
Njeriu nuk guxon të krenohet e as të krekoset kinse ka bërë diqka revolucionare, në gjirin universal, për faktin se nuk ekziston apo nuk dihet se ekziston as edhe një planetë opozitare e populluar e cila kishte me sherbyer si pikëreferimi apo si shkallë krahasimi apo vlerësimi, mes dy botërave apo më mirë të themi mes dy planeteve.

Njeriu flet shumë për veten, por fatkeqësisht ai di fare pak për veten e tij, ai më tepër di për botën e gjallë që e rrethon ate se sa për veten e tij, për cudi ky kufizim ndoshta është tentuar të prostudiohet por me siguri në mungesë të fakteve dhe provave shkencore materiale që vërtetojnë gjenezen faktike të njeriut, njeriu studimin për veten e ka filluar në gjyxëm të rrugës e këndej deri në ditët e sotme.

Kësisoji, duke e detyruar logjiken tonë për një gyykim të shëndoshë, për një gjykim të bazuar në parimet e racionalitetit, shtrohet pyetja se a jemi ne më të vëretë ata për të cilët mendojmë që jemi?

Kulla merret nga brenda!

Njeriu është çështjë problemore në univers por më problemore është për veten e tij, sepse siç potencuam edhe më herët ai nuk di asgje per veten e tij, fakti që gjeneza e tij shtjellohet në formë shume të dyshuar tregon se jemi të hedhur nga një dorë e fuqishme universale, pa na pyettur dhe marrë verdiktin apo gatishmërinë tonë për të ekzistuar.
protoni
protoni

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Monolog! Empty Re: Monolog!

Mesazh  nert 07.07.11 18:11


fakti që gjeneza e tij shtjellohet në formë shume të dyshuar tregon se jemi të hedhur nga një dorë e fuqishme universale, pa na pyettur dhe marrë verdiktin apo gatishmërinë tonë për të ekzistuar

Cfare eshte fakt ketu, qe gjeneza e jetes ne toke eshte e shtjelluar ne forme te dyshuar ??? A mund te jesh pak me i qarte
nert
nert

63


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi