EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

''Magjia dhe mallkimi'' Njeri...

Shko poshtë

Magjia - ''Magjia dhe mallkimi'' Njeri... Empty ''Magjia dhe mallkimi'' Njeri...

Mesazh  Estilen 22.02.11 10:49


''Magjia dhe mallkimi'' Njeri...



Magjia - ''Magjia dhe mallkimi'' Njeri... A20792a127ebc30e5bc70d_m

Është e çuditshme kur sheh sa të ngjashëm janë një kategori kafshësh me njerëzit. I shikon sidomos nga sytë, gjithë atë shprehje kanë,vetëm s’kanë gojë të flasin e të shprehen. Përsosmëri syri i tyre, lëkura, qimet, skeleti, shqisat... Hanë, pinë, flenë, zgjohen, teshtijnë, gogësijnë, luajnë, kërcejnë, në disa raste më mirë se si njerëzit...

Fetë thonë se kafshët janë vënë në shërbim të njeriut si krijesa më e lartë...Dakord. Po ferr e parajsë, a ka për kafshët vallë? Pyetje e vështirë, pasi asnjë prej tyre nuk është kthyer në këtë botë të na rrëfejë gjë. Se mos e kanë bërë njerëzit kaq gjë!...Edhe ata që na kanë rrëfyer ndonjë gjë, deri tek “pragu” kanë shkuar dhe janë kthyer përsëri në këtë dynja.

Disa thonë se kanë parë një si tunel me në fund një si dritë të veçantë të fortë, shumë të bukur, kanë ndierë një dashuri hyjnore të paparë dhe të paprovuar në botën tonë të perceptueshme nga shqisat që njohim, dhe që rrethonte dhe depërtonte shpirtrat e tyre.

Neurologë, psikologë dhe mjekë rrëfejnë se këto jane një halucinacion i trurit, në gjendjen kur nuk funksionojnë në sistem indet dhe qarqet e trurit, ose kur ky është me dëmtime fizike. Një neurokirurg i huaj e shpjegonte pak si më thellë punën me teori kuantesh, thërrmijash shumë herë më të vogla se neutroni, protoni dhe elektroni, dhe konkludonte se nuk është çudi që ashtu si kuanti ndodhet në të njëjtën kohë në dy vende të ndryshme, edhe shpirti të...

Po të mos zgjatemi shumë në këto teori, që mos iu hyjmë në “hak” ekspertëve me ndonjë pasaktësi...Po të kalojmë tek këto që “dimë” ose na kanë rrëfyer. Mirë parajsa që është qejf o qejf...po ky ferri, ky ferri se si na duket!... A nuk duket si dënim goxha i rëndë ky i ferrit?

Të kalosh tërë përjetësinë e pasvdekjes në zjarret e llahtarshme të tij dhe mynxyra pa fund, se si të duket. Të paktën të ishte me vite dënimi. 15 a 25 vite ferri p.sh. Po me ferr të përjetshëm, dënimi sikur është shumë!...Duket shumë e rëndë që për një jetë kaq të shkurtër të njeriut të brishtë, ta dënosh në pafundësi dhe përjetësi, sado mëkatar të jetë ai.

Ne vetë mëkatarët vdekëtarë, kur iu bëjmë drejtësi mbi tokë të tjerëve njerëz mëkatarë që vrasin e presin, i dënojmë me vuajtje të kufizuara; 10, 20, 25 vjet, apo ja edhe burgim të përjetshëm, që i bie maksimumi nja 50-60 vite të kësaj jete.

Kurse vetë Zoti mëshirëplotë e tolerant, të jetë kaq i ashpër në dënime me krijesat që po vetë i ka krijuar!...Edhe vetë Zoti do ta kritikonte vetveten për këtë dënim kaq të ashpër e të pafundëm...po të mos na e kishte lënë ne në dorë të reflektonim, të ndryshonim sjellje, e t’i luteshim të na falte mëkatet tona...pra, që të mos përfundonim në ferr...

Meqë dhe në këtë fushën teologjike mund të ketë plot argumentues dhe ekspertë përkatës të na plotësojnë ato që duken si boshllëqe në dijet tona rreth punëve të Zotit, le tua lemë atyre sqarimet e detajuara...

Por, meqë bota përvev feve përkatëse ka dhe plot teori dhe filozofi nga më të ndryshmet që rreken të zgjidhin misteret dhe enigmat e punës së shpirtrave të krijesave, një pyetje na vërtitet ndonjëherë: Si p.sh., si mundet që macja apo qeni ta kenë kaq të pakët fatin, ndryshe nga ne njerëzit, që shpirti i tyre të jetë “burgosur” dhe “dënuar” brenda një trupi kafshe; pra maceje apo qeni?

Ç’kusure, mëkate, ose më e pakta, ç’inferioritet apo dallim paska shpirti i tyre nga i një njeriu, bie fjala, keqbërës apo vrasës (jo në rrethana lehtësuese)?...Po sikur të supozohet që, meqë jetojmë në një botë ku ciklet janë ligjësi e natyrës dhe botës, t’u bjerë rasti dhe radha shpirtrave të tyre të ciklojnë dhe të kalojnë nëpër trupat e çdo gjallese, pra të njëri-tjetrit, pas çdo ikje dhe fikje të dukshme nga kjo botë?

P.sh., ke lindur gjarpër? Pasi ngordh, rilind diku tjetër si kameleon. Vjen dita dhe i lë shëndenë botës edhe si kameleon? Më tutje lind tigër, pilivesë diku, në një vend tjetër gjeografik...E më tej, nga tigri a pilivesa në njeri. Nga njeri në kalë a gomar, dhe kështu vazhdon cikli pa fund...

Kjo mund të ishte deri diku jo shumë shqetësuese për njeriun e thjeshtë dhe pa ndonjë humbje të madhe. Sado që edhe përjetësia edhe përkohshmëria e ekzistencës janë të frikshme në efekt të parë. Por, për atë që vrapon të fitojë pa hesap para dhe pasuri, me makutëri dhe nxitim, me çdo mjet dhe kusht, dhe t’u lerë pasuri e trashëgimi pa hesap fituar me të padrejtë, trashëgimtarëve të vet gjenetikë, duhet të jetë jo e lehtë kjo punë.

Ja, ta zëmë se je goxha funksionar në këtë botë në një vend të caktuar dhe ke bërë një mal me para, është e tmerrshme që pasi të ikësh nga kjo botë e të rilindësh si hardhucë apo ketër në Ganë apo në Ishujt Maldive. As që ke vetëdije më se kujt ia ke lënë paratë dhe psuritë, dhe kë ke pasur për të parë dhe trashëgimtarë gjenetikë.

Të gjithë njerëzit e botës njësoj të duken për nga “lidhja e gjakut”; të bardhë, të verdhë, të zinj, të kuq. Ç’u pa që u bëre copë për të lënë trashëgimi dhe shkele me këmbë njerëzit e tjerë që s’i pate për të afërm e fis?! Të ngushëllon të paktën mendimi, që edhe në u bëfsh hardhucë a ketër, të paktën nuk do ta marrësh vesh dhe s’do jesh i vetëdijshëm se je një kafshëz, pra që je hardhucë apo ketër...

Mirëpo, kjo është nga pozitat e të menduarit të njeriut për kafshët dhe speciet e tjera; askush s’e ka provuar dhe faktuar se si e perceptojnë dhe konceptojnë ato vetveten dhe të tjerët...

Pra, anasjelltas.Për t’u rikthyer tek ata që kanë provuar eksperienca të “pragut” dhe të vdekjes klinike dhe janë rikthyer në këtë jetë, të bënte përshtypje nga një emision televiziv; një njeri afarist i fuqishëm në Amerikë që kishte qenë mjaft i vrullshëm në biznesin e tij; punonte natë e ditë.

Mjaft i ngrysur dhe i ashpër me vartësit, mjaft i kursyer dhe i përmbajtur në donacione dhe shpërblime. Kjo, deri në momentin që kishte pasur një rast vdekjeje të tillë, dhe thoshte se kishte parë dhe ndierë gjëra të veçanta. M[/b][/color][/font]ë[font=Georgia][color=cyan][b] pas, jeta e tij dhe personi vetë kishte ndryshuar krejt.

I ishte kthyer një jete paqësore, të qetë, ishte bërë më i dhënë, më i dashur, më i gjendur me të tjerët. Edhe mimika i kishte ndryshuar dhe qe lehtësuar nga ngërçi e makuteria për të fituar sa më shumë. Sikur ta dëgjonim dhe ne ca më tepër, s’do qe keq...Po kush dëgjon, thuaj!..
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi