EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maja

+2
Neo
Admin
6 posters

Shko poshtë

Maja Empty Maja

Mesazh  Admin 25.05.08 11:44

Menyra e ndertimit te Kalendarit te Majave

Maja Palenq10

Majat e llogarisnin kohen nepermjet nje kombinimi te disa cikleve te nderthurur sebashku per te percaktuar levizjen e diellit, henes dhe planetit Venus. Kalendari i tyre ritual i njohur si Tzolkin ishte i perbere nga 260 dite. Bashkon numrat nga 1 deri tek 13 me nje sekuence prej 20 dite-emra. Funksionon ne nje menyre te ngjashme si ditet e javes tone qe ciftezohen me numrat e muajve.

Kalendari Tzolkin u shkri me ciklin diellor prej 365 dite qe quhej "Haab". Kalendari perbehej nga 18 muaj me 20 dite sejcili (numrat nga 0-19) dhe nje muaj te "shkurter" me vetem prej 5 ditesh qe quhej Wayeb dhe qe konsiderohej si nje kohe e rrezikshme. Kalendarit Tzolkin dhe Haab i duhej nje periudhe prej 52 vjetesh qe te perfundonte ciklin e plote.

Sic e kam shpjeguar me pare kalendari i Majave nuk ishte i rastesishem dhe as nje numerim i rendomte por nje perllogaritje e sakte astronomike (gje per te cilen majat ju njihet merita si mjaft te zhvilluar). Procesi i ngadalte gjate te cilit solstici dimeror bashkohet me brezin e erret te Rruges se Qumeshtit eshte funksionimi i nje fenomeni qe njihet si precedenti i ekuinokseve. Ketu perfshihen rrotullimi i ngadalte i boshtit te Tokes qe shkakton zhvendosjen e ngadalte te pamjes yjore ne hapesire.

Per vezhguesit ne toke kjo shkakton levizjen e ngadalte te diellit gjate solsticit dimeror ne relacion me trupat e tjere qiellore te Rruges se Qumeshtit.

Rrotullimi i plote ose cikli i plote kryhet cdo 26 mije vjet.

Pothuajse 2100 vjet me pare kur te dy kalendaret ai i numerimit te madh dhe tjetri i quajtur Popol Vuh u hartuan nga Majat perputhen me pamjen e brezit te erret te Rruges se Qumeshtit qe mund te observohej 30 grade mbi perendimin e diellit ne solsticin dimeror.

Kjo vecori e Rruges se Qumeshtit mund te vihet re prej te gjitheve ne nje nate te qarte verte. Ne agimin e solsticit dimeror te vitit 2012 dielli do jete pikerisht ne brezin e erret te konstelacionit tone duke e bere kete te fundit te dukshem nga cdo pike e horizontit.

Pra ne kete menyre Rruga e Qumeshtit "do ulet" mbi Toke duke prekur cdo pike perreth dhe duke hapur ne kete menyre nje porte kozmike qiellore. Kjo me pak fjale do te thote nje venie ne vije te drejte te gjithe trupave qiellore te galaktikes sone.

Pra edhe njehere kalendari Tzolkin prej 260 ditesh dhe ai Haab prej 365 perputheshin cdo 52 vjet. Ne Tzolkin 260 ditor koha nuk rrjedh ne menyre lineare por leviz ne nje rreth te perseritur, i ngjashem me nje spirale.

Ndersa kalendari i Numurimit te Madh ose Haab eshte linear si kalendari yne gregorian.

Nga Darius
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Maja Empty Re: Maja

Mesazh  Neo 28.09.09 23:50

Kalendari i Majave

Midis kryeveprave te tjera te realizuara prej Majave ata kane shpikur dhe nje kalendar qe te habit me saktesine dhe kompleksitetin e tij. Ai eshte i vjeter prej me shume se 3 mije vjetesh dhe ndahet ne numerimin e madh dhe ne ate te vogel.

Hartimi i ketij kalendari lidhej me kohen e te mbjellave dhe te korrave por edhe me ngjarje te ndryshme astronomike saktesia e te cilave i ka habitur studiuesit.

Koha qe perdornin per kultivimin e misrit matej me numrat qe duhet te kene qene mbledhja e gjithe gishtave te dores dhe te kembeve dhe si rrjedhoje numri 20 ose sic e quanin majat, kal. Ketyre 20 diteve ata i dhane emra te ndryshem.

Maja Screenshot12dn

Dhe ky numer shumezohej me 13 kal (260) dite, koha e mjaftueshme per te mbjellat dhe korrjet te cilen majat e quanin milpa. Kjo menyre e aplikuar kryesisht per bujqesine i dha fillesen hartimit te kalendarit te majave te cilin ata e quajten Tzolkin. Fjala Tzol do te thote “te vesh gjerat ne rregull” ndersa fjala kin do te thote “dite”.

Tzolkin fillimisht ishte nje ceremoni ne te cilen prifterinjte caktonin rendin e diteve per te kuptuar kohen per mbjelljet. Nje cikel Tzolkin lidhej me pergatitjen e tokes ndersa nje cikel i dyte lidhej direkt me rritjen dhe korrjen e misrit.

Nga nje kendveshtrim fetar kjo periudhe kohore prej 13 kal i dha nismen hyjnizimit te numrit 13 ndersa krijimi i periudhes prej 13 ditesh u quajt Oxlahukin qe me pas u be baza e Kalendarit Tzolkin dhe si rrjedhoje 260 dite mipla perbehen nga 20 periudha trembedhjete ditore.

Me pas Majat vune kohen qe i duhej Diellit per te kompletuar ciklin vjetor koha e te cilit u percaktua nepermjet 28 periudha 13 ditore duke dhene keshtu shumen prej 364 ditesh, nje kohezgjatje kjo qe nuk perputhej plotesisht me ciklin.

Me pas matematikanet dhe astronomet (sic supozohet) Maja rane dakort qe te krijonin nje vit prej 360 ditesh per efekt perllogaritje kalendarike te cilin ata e quajten Tun dhe qe e ndane ne 18 muaj me nga 20 dite dhe e quajten Uinal, sejcili me nje emer te te vecante dhe me numra nga 0 tek 19. Me pas ata krijuan nje njesi matese prej 5 ditesh qe e quajten Uayeb dhe qe ja bashkangjiten vitit Tun, gje qe solli krijimin e kalendarit Haab.

Ne kete kalendar Uayeb vendosej perpara fillimit te vitit astronimik. Tzolkin dhe Haab me pas u koordinuan duke krijuar keshtu kalendarin e rrumbullaket.

Pra nuk ka asnje dyshim mbi saktesine e kalendarit te majave. Kete kalendar e gjejme ne Piramiden Chichen Itza ne gadishullin e Jukatanit, Meksike.

Maja Chitchenitza3

Ajo qe te gjithe shkenctaret bien dakort sot eshte ky kalendar nuk perben thjesht dicka mitologjike per shpalos dhe nje njohuri perfekte qe kishin Majat mbi levizjen qiellore te yjeve ne galaktinen e Rruges se Qumeshtit dhe ne disa konstelacione.

Disa astronome dhe studiues kane zbuluar qe ndertimi i kalendarit dhe data te vecanta te tij te percaktuara gjate ndertimit, jane perputhur me ngjarje te ndryshme kozmike, eklipse, ndryshime apo kalime te trupave planetare etj. Shume prej tyre jane te mendimit qe data me te cilin mbyllet kalendari (21 dhjetor 2012) mund te jete fundi i nje epoke kozmike dhe fillimi i nje te reje.

Maja 179133080509050912

Dhe ketu fillon shtjellimi i te gjitha hipotezave.

Nga Darius
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Maja Empty Renia e Majave

Mesazh  Jon 16.10.09 1:31

Renia e Majave - Çfarë thonë shkencëtarët?

Maja Majah

E sollën vetë fundin e tyre


Për 1200 vite me radhë, Majat dominuan Amerikën Qendrore. Në kulmin e perandorisë së tyre, diku rreth vitit 900 para Krishtit, qytetet e Majave ishin të tejmbushur me më shumë se 2.000 persona për milje katror - të krahasueshme me Kontenë moderne të Los Anxhelosit. Edhe në zonat rurale, Majat numëronin 200-400 vetë për milje katror. Por krejt papritur, pllakosi në qetësi totale. Dhe heshtja e thellë dëshmoi një nga katastrofat më të mëdha demografike në parahistorinë e njeriut - "zhdukjen" e shoqërisë dikur shumë të gjallëruar të Majave.

Çfarë ndodhi? Disa studiues të financuar prej NASA-s mendojnë se e dinë mirë çfarë ka ndodhur. "Ata ia bënë vetvetes", thotë arkeologu veteran tom Sever.

"Majat janë përshkruar shpesh si njerëz që kanë jetuar në harmoni të plotë me mjedisin e tyre", thotë Dr Robert Griffin. "Por si shumë kultura të tjera, përpara dhe pas tyre, ata përfunduan duke shpyllëzuar dhe shkatërruar peizazhin e tyre, në përpjekjet për t'u shtuar në kohë të vështira".

Një thatësirë e madhe pllakosi pikërisht në kohën kur Majat filluan të zhduken. Dhe në kohën e rënies së tyre, Majat kishin prerë shumicën e drurëve nëpër hapësira të mëdha toke, për të pastruar fushat me qëllim që të rrisnin misër për të ushqyer popullsinë e tyre në zhvillim. Ata prenë gjithashtu pemët për t'i bërë dru zjarri si dhe për materiale ndërtimi.

"Atyre u duhej të digjnin 20 pemë për të ngrohur gëlqeren për të prodhuar vetëm 1 metër katror suva gëlqereje që e përdornin për të ndërtuar tempujt e tyre të mëdhenj, rezervuaret dhe monumentet", shpjegon Sever. Ai dhe ekipi i tij përdorën stimulime kompjuterike për të rindërtuar modelin se si shpyllëzimet mund të ketë luajtur një rol në përkeqësimin e thatësirës. Ata i izoluan efektet e shpyllëzimit duke përdorur disa modele kompjuterikë klimaterikë të provuar: Modeli i qarkullimit të mesëm atmosferik UVP/NCAR, i njohur si MM5, dhe CCSM.

"Ne modeluam skenarët e rastit më të keq dhe më të mirë: 100 përqind shpyllëzim në zonën e Majave dhe aspak shpyllëzim", thotë Sever. "Rezultatet ishin befasuese. Humbja e të gjitha pemëve shkaktonte një rritje 3-5 gradë në temperaturë dhe një ulje 20-30 përqind të reshjeve". Rezultatet janë domethënëse, por nevojiten më shumë hulumtime për të shpjeguar plotësisht mekanizmat e rënies së Majave. Të dhënat arkeologjike tregojnë se ndërsa disa qytet-shtete të Majave ranë gjatë periudhave të thatësirës, të tjerë mbijetuan e madje lulëzuan.

"Ne besojmë se thatësira ishte ndier ndryshe në zona të ndryshme", shpjegon Griffin. "Ne supozojmë që rritja e temperaturës dhe ulja në shira e shkaktuar prej shpyllëzimeve lokale ka shkaktuar probleme serioze të mjaftueshme për të shtyrë disa, por jo të gjitha qytet-shtetet, drejt buzës së greminës".

Një cikël vdekjeprurës thatësire, ngrohjeje dhe shpyllëzimi mund të ketë sjellë fundin e Majave. Majat e kryen shpyllëzimin përmes bujqësisë pri dhe digj - një metodë që përdoret sot ende në ish-tokat e tyre, kështu që studiuesit e dinë se si funksionon. "Ne e dimë që për çdo 1-3 vite që mbjell një copë tokë, duhet ta lësh ugar për 15 vite që të rimarrë veten.

Gjatë asaj kohe, pemët dhe bimësia mund të rriten sërish atje, ndërkohë që ti pret dhe djeg një tjetër zonë për të mbjellë". Por, po nëse nuk e lë tokën djerrë për aq kohë sa është e nevojshme për t'u "rimbushur"? Apo sikur të pastrosh gjithnjë e më shumë fusha, për të plotësuar kërkesën në rritje për ushqim? "Besojmë se pikërisht kjo ka ndodhur", thotë Griffin. "Majat prenë dhe dogjën hapësira shumë të mëdha të tokave të tyre për t'i mbjellë".

Jo vetëm që thatësira e bëri të vështirë rritjen e sasisë së mjaftueshme të ushqimeve, por gjithashtu do të kish qenë e vështirë për Majat që të siguronin ujë të mjaftueshëm për t'i mbijetuar stinës së thatë. "Qytetet përpiqeshin të ruanin një furnizim 18-mujor me ujë në rezervuarët e tyre", thotë Sever. "Për shembull, në Tikal kishte një sistem rezervuarësh që mbanin miliona gallonë ujë. Pa shira të mjaftueshëm, rezervuarët u thanë". Etja dhe uria nuk është se bëjnë shumë për të bërë të lumtur popullsinë. Pjesa tjetër, siç thuhet, është histori.

"Në disa prej qyteteve-shtete të Majave, janë gjetur varre masivë që përmbanin grupe skeletësh me zbukurime nefriti në dhëmbë - diçka e rezervuar për elitat e Majave - ndoshta në këtë rast aristokraci e vrarë", spekullon ai. Asnjë faktor i vetëm nuk gjunjëzon një qytetërim, por shpyllëzimi që dha një dorë në afrimin e thatësirës mund të ketë shkaktuar acarim të problemeve të tjerë si trazira, luftë, vdekje prej urisë dhe sëmundje.

Shumë prej këtyre konkluzioneve vijnë si rezultat i imazheve të nxjerra nga hapësira, vëren Sever. "Duke interpretuar të dhëna satelitore infra të kuqe, ne kemi lokalizuar qindra qytete të vjetër e të braktisur që më parë nuk dihej që ekzistonin. Majat përdornin suva gëlqereje si themele për të ndërtuar qytetet e mëdha me tempuj të zbukuruar, observatorë dhe piramida. Me kalimin e qindra viteve, gëlqerja depërtoi në tokë. Si rezultat, bimësia përreth është e dallueshme me rrezet infra të kuqe edhe sot e kësaj dite".

"Teknologjia hapësinore është duke e revolucionarizuar arkeologjinë", përfundon ai. "Ne po e përdorim për të mësuar rreth telasheve të të lashtëve, me qëllimin për të shmangur një fat të ngjashëm në kohët tona".
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Maja Empty Re: Maja

Mesazh  Zattoo 06.11.11 22:26

Lakandonet: pasardhesit e Maya

Sot pasardhesit origjinale te Maya-ve jane Lakandonet. Per dy shekuj e gjysem 400 Lakandonet kane jetuar ne xhunglen e Chiapas por sot me mjetet moderne te komunikimit po behen pjese e kultures moderne dhe ne kete menyre kultura e tyre e origjines humbet serish.

Lakandonet qe aktualisht jetojne ne pyjet e Chiapas ne jug te Meksikes, adhurojne rrenoja monumentesh te ndertuar ne periudhen klasike te Maya-ve. Sipas bestytnive te petyre pasardhesve ato ndertime ishin krijuar nga qenie mbinatyrore qe ata quajne “k’hu”, dmth “perendi”. Jane shtepite e perendive por syri yne, sipas besimit te tyre, nuk eshte ne gjendje t’i shohe ne te gjithe bukurine e tyre dhe shohin vetem guret.

perveç adhurimit te rrenojave te ndertimeve antike, Lakandonet adhurojne edhe shkembinj te medhenj ne breg te liqeneve dhe per te komunikuar me perendite perdorin tymoses prej balte te pjekur. Keto rituale jane te njejta me ato qe perdornin Maya-t antike.

Gjate disa ritualesh fetare Lakandonet ngjyrosin fytyren, veshjen e tyre dhe tymosesin me “orianen”, me nje fjale nje substance e kuqe si gjaku qe nxirret nga orelana, per te pershkruar sakrificat njerezore qe beheshin nga Maya-t ne periudhen postklasike. Ashtu siç thame me pare, Maya-t mendonin se gjaku ishte nje lidhje me hyjnoren. Vete Lakandonet thone qe “gjaku i njerezve eshte oriana e perendive”; perendite, sipas ketyre bestytnive, kenaqen shume me aromen e gjakut te njeriut.

Lakandonet mbartin me vete nje besim te forte te trasheguar nga Maya-t, ate te Fundit te Botes ose me saktesisht, te mbarimit te “kesaj” bote, te kesaj epoke.

Sipas Maya-ve kane ekzistuar 5 periudha kozmike:

periudha e ujit;
periudha e ajrit;
periudha e zjarrit;
periudha e tokes;
periudha e arit/floririt.

Ne çdo periudhe kemi nga nje qyteterim te ri. Keto periudha, me civilizimet perkatese, kane mbaruar te gjitha si pasoje e kataklizmave sepse toka periodikisht ka nje spostim te aksit te saj rrotullues.

Aktualisht ne gjendemi ne periudhen e arit (ne realitet per sa u perketketyre periudhave ka teori te ndryshme) te qeverisur nga Quetzalkoatl dhe periudha jone, sipas kalendarit Maya, do te mbaroje midis datave 21 dhe 23 dhjetor 2012.

Sipas kerkuesit Maurice Cotterell profecia qe ka te beje me fundin e periudhes tone vjen si pasoje e nje llogarie e bere mbi invertimin fushave magnetike tokesore, parashikuar pikerisht per vitin 2012. Per ate vit parashikohet afrimi i planetit Venus drejt Tokes dhe kjo do te shkaktoje nje ndryshim vibracional.

Lakandonet mbeshtesin faktin qe fundi i botes do te filloje me nje eklips te diellit qe do te erresoje pyllin e tyre totalisht. Shume Lakandone u konvertuan ne te krishtere pikerisht sepse e dine qe dita e fundit (xutan) po vjen dhe ne ate dite deshirojne te shkojne ne qiell me Jezusin. Duan te shpetojne.

“E DI QE AFROHET DITA E FUNDIT, KUR PERENDITE DO T’I JAPIN FUND KETIJ CIKLI TE BOTES (…). GJYSHI IM THOSHTE QE ISHTE AKOMA LARG, BABAI IM QE NUK ISHTE AKOMA AFER. POR MUA PERENDITE MA THANE: XUTAN ESHTE DUKE ARDHUR”.

Ne te vertete burime te tjera mbeshtesin faktin qe ne ate date, gjithmone sipas Maya-ve, do te kete nje ndryshim por rraca njerezore do te vazhdoje te egzistoje: imazhet katastrofike qe pershkruhen ne Apokalips (fjale qe perkthehet ne “zbulim”) nuk jane tjeter veçse projeksionet e frikes tone sepse epoka jone karakterizohet nga frika.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Maja Empty Re: Maja

Mesazh  Zattoo 06.11.11 22:28

5 periudhat Maya dhe Fundi i Botes

Kultura e Maya-ve konsiderohej si kultura ameroindiane me e pasur. aspektet e saj me te dalluara ishin njohurite astronomike, matematike (mbi tegjitha per perdorimin e zeros) dhe urbanistike, te lidhura me nje kalendar shume te sakte dhe nje sistem shkrimi ne fillim ideografik (glifi) te perkthyer vetempjeserisht dhe mepastaj ne nje sistem pike dhe vize.

Gjeografikisht populli maya gjendej ne zonat e Meksikes lindore, gadishullin Yukatan, Belize, disa zona te Guatemales, Hondurasit dhe ne Salvador. Kjo zone eshte shume e rendesishme nga pikepamja e rendesise klimaterike dhe topografike, sepse shkon nga pyjet e dendura ne rrafshnalta te gjera, e megjithate ky popull arriti te krijoje nje perandori te madhe me qytete-shtete te medha.

Zona gjeografike e Maya-ve perfshin vendndodhje te shumta ne te cilat mund te admirojme edhe sot ate qe ka mbetur nga kjo popullate qe, ashtu si dhe popullsite e tjera pre-kolumbiane, kishte nje art ne ndertim qe te le pa fjale per saktesine dhe preçizionin e tyre.

Historianet e ndajne periudhen Maya ne 3 faza:

periudha preklasike: nga 2000 a.C. ne 250 d.C.;
periudha klasike: nga 250 d.C. ne 900 d.C.;
periudha postklasike: nga 900 d.C. ne 1519, date qe shenon mberritjen e europianeve dhe zhdukjen e mepasshme te civilizimit Maya.

Mbi Maya eshte folur shume: astronome shume te mire, ndertues te mrekullueshem dhe ka teori te ndryshme mbi zhdukjen e tyre. Nder qytetet me te rendesishme Maya permendim, ne gadishullin Yucatan, Chichén Itza i cili ka shume mundesi te ishte nje tempull (me nje burim) dedikuar Kukulkan-it (ose Kukumatz), ose ndryshe “Gjarperit me Pende”, atij qe Azteket quanin Kuetzalkoatl.

Gjarperi me pende nuk eshte pikerisht nje zot, ashtu siç mendohet; ishte, sipas popullsive prekolumbiane, pruresi i civilizimit, nje njeri i mençur me nje mjeker te gjate te bardhe i cili nga Aztlan (qe do te thote “toka e lejlekeve”), ishull nga i cili sipas legjendes kishin prejardhjen Azteket, solli kulturen dhe qyteterimin ne Ameriken Qendrore.

Ne Meksike kujtojme Palenque, e njohur per artin e saj dhe skulpturat te cilat jane te ngjashme me ato egjiptiane. Ne fakt mbeshtetet fakti qe mund te kete patur nje relacion midis qyteterimit amerikan dhe atij egjiptian ose, siç pretendon Peter Tompkins, qe piramidat e ketyre dy kulturave te jene ndertuar nga i njejti qyteterim.

SAKRIFICA – PERENDITE

Midis glifeve te gjetura dhe perkthyera eshte nje qe pershkruan derdhjen e gjakut. Maya-t e kishin zakon te benin sakrifica te pergjakshme qe kishin te benin me mbreter dhe prifterinj qe duhet te zhvilloheshin me tej (ngritje shpirterore) dhe te kishin ne vizion Gjarperin e shenjte dhe kishin si praktike te zakonshme dhe autosakrificen.

Autosakrifica ishte ndryshe per femrat dhe meshkujt: meshkujt duhet te tejshponin .... me objekte te mprehte dhe duhet te fusnin ne vrimat e bera disa fije kashte; femrat, ne te kundert, duhet te shponin gjuhen dhe buzet. Ky ritual jepte nje gjendje transi, si rrjedhoje dhe e perdorimit te substancave te caktuara. Transi kthehej pastaj ne vizionin e Gjarperit te shenjte.

Maya-t besonin se gjaku ishte nje mjet per te krijuar nje lidhje midis botes se siperme dhe asaj te poshtme, ishte dmth nje çeles per te arritur tek hyjnorja. Gjaku dhe uji konsideroheshin baza e jetes.
Disa elemente ikonografike te perdorur per te treguar gjakun nderlidhin prezencen e ketij ketij elementi me figuren e perlave.

Maya-t, nen aspektin fetar dhe shpirteror, adhuronin ne Yucatan te ashtequajturin Qenie Supreme, krijuesin e Tokes dhe Qiellit (ndoshta e krahasueshmeme Zotin tone) qe quhej Haunab Ku, si dhe perendi te tjera, midis te cilave:

Itzamnà: zoti i diellit dhe Qiellit, i kultures, i shkences mjekesore, agrikultures, i shkrimit dhe kalendarit;
Bakab, djali i Itzamnà;
Ixkel, gruaja e Itzamnà, perendesha e tokes dhe henes;
Kukulkan ose Kukumatz, dmth Gjarperi me pende, mbrojtesi i prifterinjve.

FUNDI I MAYA-ve

Ne 1517 Hernandez de Cordoba zbarkoi ne Yucatan dhe ky zbarkim ishte katastrofik per popullaten autoktone. ai dhe pushtuesit e tjere paten impatkin e pare me ndertimet ne gur. Pas pushtimit spanjoll kultura Maya filloi te shfaqte shenjat e para te rrenimit.

Ne brendesi te Yucatan ndodhen betejat e para me popullsite indigjene te cilat shkaktuan humbje per europianet, midis te cileve dhe vdekjen e vete Hernandez de Cordoba. Te tjere europiane vazhduan vepren qe kishin filluar.

Ne 1562 Ipeshkvi Diego de Landa vazhdoi, ne emer te Zotit, evangjelizimin dhe shkaterrimin etnik nepermjet vrasjeve, torturave dhe gjithçka qe mund te perdorej. Ne kete menyre u shfarosen keto qyteterime, por eshte gjithashtu e vertete qe edhe sot fundi i Maya-ve paraqet nje mister sepse ka disa qe mbeshtesin tezen qe Maya-t ne te vertete jane transferuar ne nje dimension tjeter.

Librat e vetem Maya qe kane mberritur deri ne ditet tona jane: “Kodi Drezda”, “Kodi i Madridit”, “Kodi Grolier” dhe “Kodi i Parisit” (Kodet mbajne emrat e qyteteve ne te cilat gjenden aktualisht) dhe “Relacionas de las cosas de Yucatan” i cili eshte nje permbledhje e Diego de Landa ku tregon kulturen dhe mendimin e Maya-ve ne periudhen e pushtimit duke dhene mendime mbi interpretimin e glifeve dhe kalendarit.

Bibliografia:
- Noone, R. W. – (1982) “5/5/2000 Ice: the Ultimate Disaster”, New York, Harmony Books.
- Cortez, C. – (1997) “Enigma Maya”, Fabbri editori, Milano.

Burime te tjera:
- DVD National Geographic – (2010) “Ancient Aliens”
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Maja Empty Re: Maja

Mesazh  Zattoo 06.11.11 22:30

Kalendari Maya

Nje nga elementet kulturore me te rendesishem dhe perfaqesues te qyteterimit Maya eshte kalendari. Ne fakt egzistojne teori te ndryshme mbi kete: disa burime flasin per dy kalendare: “tzolkin”, kalendari i shenjte, dhe “haab”, kalendari civil. Burime te tjera, ne kundershtim me keto, permendin nje kalendar te trete, “tun”, qe perdorej per perllogaritjet e gjata.

“Tun“-i duket sikur futet ne kalendarin civil, dmth qe merret si sinonim per kalendarin civil: perdorimi i llogaritjeve te gjata, faktikisht, mund te behet vetem me nje kalendar te gjate, qe ne fakt eshte pikerisht kalendari civil.

“Tzolkin” duket si nje kalendar hyjnor dhe ritual, i ndare ne 13 muaj nga 20 dite seicili per nje total prej 260 ditesh. Ne kete kalendar kemi konceptin e dites (kin) dhe egzistojne dy tipe madhesishe/matjesh me te medha se sa dita por, jo te krahasueshme as me javen tone dhe as me muajin. Gjithsesi kemi nje emer per te pershkruar muajin ne kalendarin tzolkin: “uinik”.

Maya-t kishin njefare sjelljeje perkundjrejt diteve dhe shifrave: i shikonin nen nje aspekt hyjnor. Kishte dite qe konsideroheshin me fat dhe pa fat (sipas prifterinjve antike ishin te dobishem, me fat dhe pa fat, dhe kishin te benin me vendimet e rendesishme si p.sh. dite kur te merrnin vendime per lufte, te dyluftonin, kryenin rite, merrnin vendime politike). Sipas kesaj, disa vendime te rendesishme merreshin ekskluzivisht ne dite te caktuara.

Kalendari i dyte, “haab“, perbehej nga 360 dite plus 5 dhe perputhej me vitin diellor. Maya-t ishin ne dijeni qe viti diellor perbehej nga 365,242 dite dhe vendosen ta korigjonin kete gabim (dmth numrat pas presjes) me qellim per te patur nej numer te plote per nje saktesi me te madhe; krijuan keshtu kete kalendar duke e ndare ne 18 periudha (pop) seicili prej 20 ditesh qe shkonin nga zero ne 19. Dita e fundit e nje muaji (diktuar me numrin “zero”) ishte dhe dita e pare e muajit pasardhes. Ne fund te tetembedhejte periudhave shtohej nje tjeter, perbere vetem nga pese dite. Kjo periudhe kishte emrin “uayeb” dhe konsiderohej si e keqe.

LLOGARITE

Ashtu si pame me lart, Maya-t njihnin zeron. Ky popull numeronte me sistemin njezetor, dmth me baze njezeten. Pas nje periudhe ne te cilen perdoren hieroglifet, Maya-t adoptuan nje sistem me pike dhe viza.

Pikat tregonin numrat nga 1 ne 4, kurse viza tregonte 5-en. Zerua pasqyrohej me nje shenje ne formen e syrit. Sistemi i tyre ishte mbledhes por dhe pozicional, me nje fjale Maya-t ishin ne gjendje te shkruanin numra te çdo lloji.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Maja Empty Re: Maja

Mesazh  Zattoo 06.11.11 22:31

Maya: profecite dhe fundi i botes

Maja Maya

Sipas shume kerkuesve, kataklizmat qe karakterizuar fundin e Periudhes Maya u shkaktuan nga nje invertim i fushave magnetike tokesore, si pasoje e spostimit te aksit tokesor te rrotullimit.

Ne fakt Toka periodikisht ndikohet nga nje levizje e aksit te saj ne raport me aksin eliptik te sistemit diellor. Kjo do te provokonte skenare apokaliptike, dhe profecite qe parashikojne fundin e botes jane te shumta: ka nga ata qe parashikojne zjarr dhe flake nga qielli, kush termete dhe katastrofa naturale, dikush impaktin e meteoriteve, dikush per luftera berthamore ndaj te cilave rraca njerezore nuk do te mbijetoje ose do te mbijetojne vetem pak qe e meritojne dhe quhen te “rizgjuar”.

Ajo qe u ben pershtypje lexuesve te thjeshte, por dhe atyre me te kulturuar, nuk jane diferencat e profecive nga njera-tjetra, por gjerat qe ato kane te perbashketa. Ne fakt ndodh shume shpesh, qe autore te ndryshem, pa qene ne dijeni te njerit apo tjetrit autor, qe kane jetuar ne epoka te ndryshme dhe ne vende te ndryshme, te pershkruajne skena te njellojta.

Profetet konsideroheshin si udhetare te kohes, kishin dhuntine te shkonin para ne kohe dhe te shikonin ate qe do te ndodhte apo kush do te ishte fati (ose nje nga fatet e mundshme) te historise njerezore.

Shume profeci te famshme pershkruajne njefare katastrofe qe do te bjere ne planetin tone dhe do te lajmerohet nga tre dite erresire ne te gjithe token…
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Maja Empty Re: Maja

Mesazh  Odin 06.10.12 19:10

Zbulohet varri i mbretëreshës së Maya-ve

Maja F1_05maya-jpg1349426970

Arkeologët besojnë se kanë zbuluar varrin dhe mbetjet mortore të mbretëreshës së Majave në Guatemalë. Ajo ishte varrosur me stoli të punuara nga gurët e çmuar dhe thika nga xhami vullkanik. David Freidel, një arkeolog amerikan, i cili zbuloi varrin në rajonin Peten, ka thënë se bëhet fjalë për një ndër zbulimet më të rëndësishme që lidhen me Mayat.

Në varr janë zbuluar edhe vazo qeramike nga shekullit VII dhe VIII, si dhe guaca, gurë të çmuar dhe thika prej gurit të zi. Kufoma e gruas është dërguar në laboratorin për testimin e ADN-së në Guatemalë. Freidel ka thënë se 43 vjet punon në Guatemala, Meksikë dhe Belize dhe se ky është zbulimi i tij më i madh deri më tani për shkak se bëhet fjalë për një mbretëreshë emri i së cilës është i njohur si Kalomt'e K'abel.

“Ajo ka qenë gruaja e mbretit K'inich Bahlam II, por titulli i saj, Kalomt'e ose Luftëtare Supreme, tregon se ka pasur më shumë autoritet sesa burri i saj”, ka thënë Freidel. Çifti ka udhëhequr mbretërinë Vak së paku në dy dekadat e fundit të shekullit VII. K'abel është e paraqitur edhe në pjesë të një shkëmbi (El Peru-Waka) i cili momentalisht është i ekspozuar në Muzeun e Artit në Cleveland.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Maja Empty Re: Maja

Mesazh  Luli 15.11.12 0:16

Fundi i Majave
Flasin studimet e fundit

Maja Maya-300x168

Dekada me mot ekstrem, dobesuan dhe me pas shkaterruan komplet, fillimisht kulturen politike dhe me pas edhe popullsine e Maya-ve. Keto jane rezultatet ne te cilat ka arritur nje studim i bere nga nje ekip kerkuesish qe perfshin edhe dy shkencetare te Universitetit te Kalifornise.

Renia e Maya-ve eshte nje prej mistereve em te medha te botes. Tani, per here te pare, kerkuesit kane arritur te kombinojne nje regjistrim te sakte klimaterik te mjedisit te Maya-ve se bashku me nje regjistrim te sakte te historise politike te Maya-ve ne menyre qe te mundesojne nje kuptim me te mire te rolit qe ka patur moti ne renien e ketij civilizimi te madh.

Zbulime t e ketyre kerkuesve jane publikuar ne numrin e dates 9 nentor 2012 te revistes Science.
“Ketu ne kishim nje shoqeri ne nje nivel shteteror te jashtezakonshem qe kishte krijuar kalendare, arkitekture te mahnitshme, vepra arti, dhe ishin te angazhuar me tregti neper te gjithe Ameriken Qendrore.” – tha profesori i antropologjise ne Universitetin e Kalifornise Davis dhe bashkeautori Bruce Winterhalder.

“Ata ishin njerez te jashtezakonshem. kishin mireqenie, agrikulture, te zhvilluar, dhe ne rreth 80 vjet gjithshka u shkaterrua.”

Per te percaktuar se cfare po ndodhte ne fushen sociopolitike gjate secilit prej atyre viteve, studimi vezhgoi Maya Hieroglyphic Database Project, qe drejtohet nga drejtoresha dhe gjuhetara Martha Macri, ne Qendren Gjuhesore Native |Amerikane ne Universitetin e kalifornise Davis. Ajo eshte nje specialiste ne lidhje me hieroglifet Maya e cila ka gjurmuar monumentet e gurit te kesaj kulture per perafersisht 30 vjet.

“Secili prej monumenteve Maya eshte histori politike.” – tha Macri.

Te gdhendura ne secilin monument eshte data ne te cilen eshte ndertuar si edhe data te ngjarjeve te rendesishme, si per shembull ditelindja e drejtuesit apo hyrja ne fuqi, si edhe datat e disa vdekjeve, varrosjeve, apo betejave te medha. Kerkuesit kane vene re qe numri i monumenteve te ndertuara eshte ulur me kalimin e viteve deri sa me pas ndodhi renia totale e Maya-ve.

Megjithate, ben pershtypje fakti se neper monumente nuk permendeshin ngjarje ekologjike, si per shembull stuhite, thatesirat apo referenca ne lidhje me suksesn apo deshtimin e te korrave.

Per te marre ate informacion, kerkuesit mblodhen stalagmite nga nje shpelle ne Belize, me pak se nje milje nga vendi i Maya-ve Uxbenka dhe rreth 18 milje nga tre qendra te tjera te rendesishme dhe perdoren ne to izotopoe oksigjeni.

Te kombinuara, stalagmitet dhe hieroglifet i lejuaj kerkuesit te lidhnin reniet e shiut me politiken. Periudhat ku kishte me shume shi perputheshin me nje ritje ne popullsi dhe qendra politike ndermjet viteve 300 dhe 660. Nje ndryshim klimatik dhe nje periudhe thatesire ndermjet viteve 660 dhe 1000 shtuan konkurencen politike dhe shkaktuan instabilitet te pergjithshen sociopolitik, dhe ne perfundim renie politike.

Kjo periudhe ndiqet nga nje thatesire e zgjatur ndermjet viteve 1020 dhe 110 qe me shume mundesi i korespondon deshtimit te te korrave, vdekjes, urise, migrimit, dhe qe coi me pas ne renien e civilizimit Maya.

“Ka kohe qe dyshohet qe ngjarjet klimaterike mund te shkaktojne shume shqetesime politike dhe qe i bejne shoqerite subjekte te semundjeve dhe pushtimeve.” – tha Macri.

“Tani ka prova per kete. Ne jemi te varur nga ngjarje klimatologjike qe jane jashte kontrollit tone.”
“Eshte dicka qe tregon se sa delikate mund te jete struktura jone politike. A jemi ne ne rrezik ashtu si ishin Maya-te?”
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Maja Empty Re: Maja

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi