EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Magjia

2 posters

Shko poshtë

Magjia - Magjia Empty Magjia

Mesazh  Admin 17.05.08 14:13

Magjia

Magjia - Magjia Magiep

Magjia është dukuri e cila e tejkalon horizontin e dijenisë së shoqërisë në të cilën shumica e njerëzve jeton.

Magjistari përdor aftësitë e tij për qëllime të mira ose jo, për këtë arsye ka dy magji, e bardhë dhe e zezë.

Shkenca e magjisë vepron përmes simboleve, qofshin këto fjalë, mendime, figura, gjeste, kërcime apo tinguj. Teknikat e magjisë mund të ndahen në 4 kategori:

1.Magjia omeopatike, e cila kryhet nëpërmjet përdorimit të imazheve ose objekteve të ndryshme si personifikim i personit, mbi të cilin do të bjer magjia (afërsisht siç ndodh në ritet Voodoo).

2.Magjia me kontakt, që kryhet nëpërmjet përdorimit të substancave të ndryshme të përgatitura me përbërës natyror.

3.Hipnotizimi me anë të formulave magjike.

4.Parashikimet si astrologjia, leximi i letrave, leximi i fatit në dorë etj.

Gjatë riteve magjike këto ndarje edhe mund të kombinohen me njëra tjetrën. Në rastet kur magjistari kërkon ndihmën e shpirtrave dhe forcave të errëta atëherë kemi të bëjmë me spirtitualizëm dhe demonologji.

Historia e magjisë në kulturën perendimore

Ne shumicen e kulturave antike, besimet dhe praktikat magjike kane ekzistuar qe ne lindjen e qyteterimeve. Karakteristika janë te ngjashme ndersa menyra e zbatimi ndryshon.

Njerezi ishin shume supersticioze ndaj magjive por edhe fenomeneve natyrore te cilat nuk arrinin ti shpjegonin.

Ne France janë gjetur disa piktura te periudhes se paleolitit te cilat provojne perdorimin e magjise për ndihme ne aktivitete te ndryshme si gjuetia ose për menjanimin e rreshjeve.

Magjia ne Egjipt

Në shoqërinë e Egjiptit antik besohej shumë në magji. Në panteonin egjiptian përveç Veret-Hekau, perëndesha e magjisë, dhe shumë njerëz të tjerë që kanë qeverisur vendin zotëronin të tilla aftësi.

Këtë e tregojnë dokumentet dhe papiruset e shumta që janë gjetur, të cilat përmbajnë formula magjike në gjendje për të zgjatur jetën, të zgjidhin çështje dashurie dhe për të luftuar të këqijat.

Magjia ne Lindjen e Mesme

Ne Mesopotami, ne te ashtuquajturen toka e Magjistareve, janë gjetur shume dokumenta qe faktojne jo vetem ekzistencen e magjise por edhe praktikimin e saj masiv, deri te kryerja e ritualeve ne grup. Keto burime japin shembuj te llojeve te ndryshmete praktikave gjate magjise, ku mund te permendim:

•Perdorimi "fjaleve magjike" te cilat

•Perdorimi i shkopit magjik ose medaljoneve te ndryshem;

•Krijimi i nje rrethi njerezish për te mbrojtur magjistarin nga shpirtrat.

•Perdorimi i simboleve misterioze për te kerkuar ndihmene e fuqive te mbinatyrshme

Megjithate ne Lindjen e Mesme magjia lidhej ngushte me astrologjine e cila shpjgonte çdo lloj fenomeni natyror ose jo.
Magjia ne Boten Greko-Romane

I pari qe futi termin "magjistar" ne fjalorin e Greqise ishte Euriditi, i cili e perdori kete fjale për te treguar nje prift te Peresise Antike. Qe nga shekulli VI p.e.s. termi "mageia" perdorej për te perkufizuar pratika ose rituale te trasheguara nga Persia.

Pikerisht kultura helena shkriu elementet magjike me ato astrologjike e alkimike, për ti dhene shkas lindjes se shume spekullimeve ne shekujt qe do pasonin. Ne letersine latine janë gjetur shume deshmi ne lidhje me magjine.

Vrasje te mistershme, kafshe qe flasin, statuja qe ecin, metamorfoza, medaljone qe kurojne janë vetem disa nga elementet qe citohen ne veprat e Oracit, Porfirit, Plinit apo Virgjilit.

Ne panoramen letrare te magjise latine vendin e pare e zene pa dyshim "Metamorfozat”. Apuleio është nje nga shkrimatret e pare te asaj epoke qe ka folur për magji ne librin e tij “Gomari i Arte”. Ne fakt vete Apulieo është gjykyar për ushtrim magjie pasi u perpoq qe me ane te disa fomulave te bindte nje vejushe qe te martohej me te ne menyre qe te perfitonte nga pasuria e saj. Sipas ligjeve te Romes çdokush qe perdorte magjine për qellime perfitimi ndeshkohej rende deri me

Renia e Magjise

Ne shekullin XVII kur magjia ishte ne kulmin e saj dhe pritej te merrte nje zhvillim akoma me te madh ndodhi krej e kundert. Shkenca perparonte dhe vazhdonte te jepte shpjegime fenomeneve qe deri ne ate moment ishin abstrakte.

Nje nga emrat qe u dallua për sulmin e ashpër ndaj doktrines se magjise ishte Francis Bacon. Renia e magjise u pershpejtua dhe nga mendimtare te shquar si Dekart-i dhe Hobbes.

Gjithashtu ne shekullin e XVII Iluminismi e mundi magjine por pa arritur ta zhdukte perfundimisht ate.

Magjia ne shekullin e XIX

Ne historine e njerezimit, gjate gjysmes se dyte e viteve 1800 pati nje rilindje te interesit ndaj magjise. Nje nga emrat me te spikatur te kohes ne kete fushe ishte pa dyshim Eliphas Lévi.

Veprat e shumta letrare qe ky njeri shkroi paten nje ndikim te rendesishem ne brezat pasardhes. Ne dekaden e fundit te 1800-es u themluan dhe disa organizat ose grupime me prirje magjie.

Nder me te njohurat mund te permendim Hermetic Order of the Golden Dawn apo Teosofic Society.

Magjia Sot

Imazhi i magjise ne ditet e sotme nuk është fort i qarte , kjo fale dhe e kaosit qe ekziston mbi doktrinen magjike, apo te tjera te kesaj natyre.

Teorikisht gjerat janë si ne lashtesi, kushtet për te bere magji janë pak a shume te njejtat por gjithnje te varuara nga yjet, formulat, shpirtrat dhe sendet magjike.

Tematikat qe hasen gjate studimit te magjise kryesisht kane te bejne me lidhjen e saj me shkencen dhe fene, por dhe funksionin e saj shoqeror.

Magjia është nje fenomen qe ka lindur njeheresh me qyteterimet me te lashta, ndersa sot është kthyer dhe ne object studimi, antropologjia Kulturore, etnologia dhe psikologjia.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia - Magjia Empty Re: Magjia

Mesazh  Neo 16.06.09 6:17

MAGJIA

Magjia - Magjia Aotd1

Çdo gjë e krijuar dhe çdo gjë që do të krijohet në makro a mikrokozmos rrjedh nga ndikimet e elementeve ambientale. I tërë universi ngjanë në një orë mekanike me lloj-lloj pjesësh rrethore të ndërlidhura mes vete. Madje edhe vetë kuptimi hyjnor, Perëndia, është analogji me elementet ambientale.

Magjia definohet si dituri e shenjtë ose si dituri e të gjitha diturive. Midis magjisë dhe mistikës në të vërtet ka pak dallim. Të gjitha dituritë, pavarësisht si janë krijuar, krijohen në bazë të diturisë universale.

Shumë sekte dhe shumë rrugë të zhvillimit spiritual-shpirtëror me fjalën magji kuptojnë një lloj cytjeje të nxitur me fuqi magjike. Prandaj, posa të përmendet fjala magji, shumë persona ndjejnë frikë.

Edhe në mesin tonë ka njerëz të ndryshëm me aftësi krejt të pakta (ose edhe pa to) po merren me magji, e që në të vërtet janë keqpërdorues e sharlatan të magjisë.

Që nga kohet e hershme personat e ashtuquajtur “Magosët” janë trajtuar si persona të lartësuar - të dedikuar, të iluminuar - të ndriçuar dhe kështu fjala magji rrjedh nga profesioni i tyre.

Ne, shqiptarët, fjalën magji kryesisht e njohim në kuptimin negativ, që është gabim, sepse siç theksuam edhe më lart, magjia është dituri e të gjitha diturive. Te ne njihen magjitë, sehiret, t’bamet dhe të gjitha këto i quajmë si magji e zezë dhe përsëri gabojmë, sepse në kuadër të sehireve, t’bameve hyjnë edhe t’bamet e mira të cilat njeriut i ndihmojnë për t’u shëruar ose për t’u mbrojtur nga e keqja e cytësit.

Dua të përmend atë që është më shumë intersenate për të mirën dhe të keqen. Çdo element kozmik e ka anën ose rolin e vet, që ne pastaj njërën e kemi quajtur pozitive e tjetrën negative; njërën shkak e tjetrën pasojë; njërën krijim e tjetrën rrënim.

Religjionet e ndryshme në botë elementet ambientale aktive i përshkruajnë si të mira, ndërsa anën tjetër negative e emërtojnë si të keqe. Këto janë: e mira dhe e keqja, e bardha dhe e zeza, dita dhe nata, femra dhe mashkulli etj. këto terme vlejnë vetëm për botën fizike.

Po të shikojmë do të shohim se nocionet - mirë dhe keq, nuk ekzistojnë, nuk ka as të mirë as të keqe; këto nocione i ka krijuar njeriu e jo universi. Mbani mend: në univers nuk ka as të mirë as të keqe, sepse çdo gjë është krijuar nga ligjet e pandryshueshme dhe pikërisht në ato ligjshmëri qëndron principi hyjnor dhe vetëm përmes njohjes së këtyre ligjeve ne mund t’i afrohemi Perëndisë.

Në fondin e magjisë hyjnë edhe letrat tarot. Këto nuk janë letra të zakonshme për lojë, ato janë libër shpirtëror, ku dituritë nga ndërdija i zhvendos në vetëdije.

Në një mënyrë taroti është një lloj libri me simbole të dedikuara të cilat brenda vetes, në mënyrë simbolike, i kanë fshehtësitë me të larta hyjnore. Në letrën e parë tarot është magjistari me shkop në njërën dorë, ndërsa dorën tjetër e ka të ngritur nga qielli. Ky magjistar është sundues i të gjitha elementeve kozmike dhe në mënyrë simbolike e thotë atë që e ka thënë edhe Hermesi: “Çka ka lart ka edhe poshtë, çka ka poshtë ka edhe lart”.

Çdo gjë e krijuar dhe çdo gjë që do të krijohet në makro a mikrokozmos rrjedh nga ndikimet e elementeve ambientale. I tërë universi ngjanë në një orë mekanike me lloj-lloj pjesësh rrethore të ndërlidhura mes vete. Madje edhe vetë kuptimi hyjnor, Perëndia, është analogji me elementet ambientale.

Në shënimet më të vjetra të lindjes elementet ambientale quhet Tattvat. Tattvat janë pesë elementet kozmike:

1. Akasha - principi i elektrikut - (V - elementi ambiental i akashës);

2. Taxhasi - principi i zjarrit - (IV - elementi ambiental i zjarrit);

3. Vaji - principi i ajrit - (III - elementi ambiental i ajrit);

4. Apasi - principi i ujit - (II - elementi ambiental i ujit);

5. Pritivi - principi i i tokës - (I - elementi ambiental i tokës).

Nuk është e lehtë të përshkruhen e të sqarohen elementet kozmike.

Akasha - principi i elektrikut. Në makrokozmos dhe në mikrokozmos (të njeriut) gjendet akasha dhe të gjitha elementet e tjera. Për këtë arsye principi i elektrikut është ai më i larti, më i fuqishmi, më i pakuptueshmi. Akasha është element ambiental i të gjitha gjërave që janë formuar e që do të formohen. Me fjalë të tjera, akasha është element ambiental i paraorigjinës.

Prandaj, në elementin ambiental të akashës, pra në principin e elektrikut, nuk ka kufizime në kohë e në hapësirë. Këtu gjendet zanafilla dhe tërë pastërtia e të gjitha mendimeve dhe e ideve, këtu gjendet bota e shkaqeve dhe pasojave; e tërë bota fizike buron ose reflekton nga akasha.

Çdo magjistar i përndritur informatat i merr nga akasha. Rudolf Shtajner (austriak, dr. I fizikës dhe i kimisë, është marrë me magji të lartë), shpjegon shumë mirë për kronikën e akashës...

Kjo është temë më vete dhe specifike. Kam bërë shumë pak eksperimente në Prizren në autotrans. Secili element kozmik e ka simbolin dhe ngjyrën e vet.

Akasha e ka simbolin e vesë me ngjyrë të zezë ose indigo. Elementi ambiental i zjarrit e ka trekëndëshin me ngjyrë të kuqe. Elementi ambiental i ajrit e ka rrethin me ngjyrë të kaltër. Ai i ujit e ka simbolin e gjysmëhënës me ngjyrë të argjend. I tokës është me ngjyrë të verdhë.

Akasha, gjithashtu, i ka rojet e veta. Kur të shohin se je i papastër ose i papërshtatshëm ato nuk të lejojnë të afrohesh. E kam dërguar një djalosh në akashë i cili nuk ishte aq serioz. E shihte akashen, por kur tentonte t’i afrohej i shndërrohej në zjarr.

Gjithashtu, e kam provuar edhe me një femër, e cila ishte e pastër shpirtërisht. Akasha e pranoi. Ajo e shihte akashën dhe kishte ndjenja të bukura që nuk mund t’i përshkruante.

Të gjitha bukuritë magjepse e te papërshkrueshme i gjente tek akasha. Kjo femër, pasi doli nga akasha, transi i saj ishte shumë i thellë dhe gjërat i perceptonte në mënyrë më të qartë.

Salih Basha
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia - Magjia Empty Re: Magjia

Mesazh  Neo 16.06.09 6:21

MAGJIA

Kallëpi astral apo fluidi elektromagnetik nuk është identik me Aurën. Kallëpi astral është vetëm si lidhëse midis trupit fizik dhe mendjes së trupit astral.

Pra, kallëpi astral së bashku me trupat tjerë e ushqejnë trupin fizik. Çdo ndikim që i nënshtrohet trupit astral - eterik, automatikisht, njëjtë ndikon në trupin fizik

Elementi ambinetal i Zjarrit rrjedh prej Akashës. Vetitë e elementit ambiental të zjarrit janë nxehtësia dhe burimi. Ky element i ka dy pole: polin pozitiv dhe atë negativ.

Elementi ambiental i ujit ka dy pole: polin aktiv që ndërton, që jep jetë, që ushqen dhe që mban, si dhe elementin negativ të ngjashëm me zjarrin që shkatërron, që shpartallon, që tret dhe që ndanë. Përndryshe, principi i zjarrësisë, sipas ligjit të krijimit, nuk kishte ekzistuar sikur mos ta kishte polin kundërshtues, principin e ujit.

Këto dy principe ambinetale, zjarri dhe uji, janë bazë prej të cilëve çdo send është krijuar. Principi ambinetal i ajrit është ndërmjetësues ndërmjet zjarrit dhe ujit. Elementi ambiental i ajrit është si një lloj mediumi që mban drejtpeshimin ndërmjet principeve kundërshtuese.

Përmes ndikimit të përbashkët të zjarrit dhe të ujit, e tërë jeta ka marrë fuqinë e lëvizjes. Principi ka rol ndërmjetësues, që prej zjarrësisë e merr vetinë e thatësisë dhe nga uji e merr vetinë e lagështisë.

Pa këto dy veti nuk do të paramendohej jeta. Këto dy veti, principit të ajrit i japin dy polaritete: pozitiven, që krijon jetën dhe atë negative, që të njëjtën jetë e shkatërron. Principi i ajrit nuk është element tërësisht i vërtetë.

Ndërmjet ndikimit të këtyre tri elementeve është krijuar elementi i katërt - elementi ambiental i tokës, i cili në vete përfshin ato dy elementet ambientale tjera. Prej këtyre rrjedhim hapësira, masa, pesha dhe koha. Prej këtyre katër elementeve formohet magneti katër polar - katër ploariteti.

Principi i dritës rrjedh prej elementit të zjarrësisë.

Drita në vete përmban principin e zjarrësisë, për këtë ajo është e shndritshme, depërtuese dhe ekspansive. E kundërta e dritës është errësira. Errësira rrjedh prej principit të ujit, për këtë arsye ka veti kundërshtuese me dritën, pa errësirë nuk do të ekzistonte drita.

Pra, drita dhe errësira kanë rrjedhur midis lojës së dy elementeve ambientale: të zjarrit dhe ujit. Për këtë arsye drita ka veti pozitive, kurse errësira - negative. Kjo lojë në mes, ndodh në të gjitha niveleve kozmike.

Njeriu është fotografi e vërtetë e shfaqjes së Perëndisë; ai është formuar si formë e tërë universit. Çdo gjë që gjendet në makro-univers, gjithashtu në përmasa të zvogëluara, gjendet edhe tek njeriu. Mu për këtë arsye njeriu trajtohet si mikro-univers.

Sipas hermetizmit, shëndeti i plotë i njeriut varet prej harmonizimit të plotë të elementeve ambientale kozmike. Shtrohet pyetja se ku mund të gjendet akasha te njeriu. Akasha gjendet te njeriu në gjak dhe në spermë.

Ndikimi i gjakut dhe i spermës kanë mundësuar krijimin e jetës. P.sh. te elementi ambiental i zjarrit, kurrë të rritet te ne - në trupin tonë, atëherë reagojmë me etje - kemi etje. Në qoftë se mbisundon elementi ambiental i ujit, atëherë ne ndjejmë të ftohtë.

Në qoftë se mbisundon elementi i tokës, atëherë ndjejmë lodhje. E kundërta, p.sh. nëse trupi ynë ngopet me elementin ambiental të zjarrit, atëherë trupi ynë e ndjen nevojën e lëvizjes dhe të punës.

Materia ka rrjedhur prej principit të akashës, e kjo ne na është e njohur si eter kozmik, dhe kjo varet prej principit të akashës, sepse akasha këtë e mban dhe e udhëheq. Duhet të sqarohet se në këtë princip kozmik mund të arrihet bartja e fluidit elektrik apo magnetik.

Në këtë princip kozmik e kanë bazën përçuesit në largësi nëpërmjet eterit kozmik e këto janë: radiofonia, teknika e radarëve, telefonat pa përçues, telegrafia, televizioni etj. Këto veti magjistarët qysh moti i kanë njohur, për magjistarët këto principe dhe ligjshmëri janë normale.

Përmes vibrimeve të imta të elementeve kozmik ambientale, përmes fluidit elektrik dhe magnetik në realitet mendja dhe trupat tjerë si: trupi astral, trupi eterik, trupi emocional etj. te njeriu kanë dalë prej akashës, sepse ajo punon në vibrime shumë të imta. Fluidin elektromagnetik të mendjes dhe të trupit astral magjistarët e vërtet e quajnë “kallapi Astral” apo “kanali i jetës”.

Kallëpi astral apo fluidi elektromagnetik nuk është identik me Aurën. Kallëpi astral është vetëm si lidhëse midis trupit fizik dhe mendjes së trupit astral. Pra, kallëpi astral së bashku me trupat tjerë e ushqejnë trupin fizik. Çdo ndikim që i nënshtrohet trupit astral - eterik, automatikisht, njëjtë ndikon në trupin fizik.

Mirëpo pa ndikimin e shpirtit tonë të pavdekshëm nuk do të ndikonte as kallëpi astral e as trupat tjerë dhe as trupi fizik. Mirëpo, shpirti ynë absolut - Uni ynë i vërtetë, pa ndihmën e kallëpit astral dhe trupat tjerë së bashku me trupin fizik nuk do t’i kryente funksionet e veta në materie. Pra, kallëpi astral i ka të gjitha vetitë që i ka shpirti i njeriut - Uni i vërtet në ne.

Kur çelet syri i tretë

Si mund të vërehet trupi astral?

Ai vërehet me ndërrimin e gjendjes psikike. Ata që e kanë të çelur të ashtuquajturin “Syri i tretë”, ata vërejnë në dy dimensione. Të dedikuarit e lart - qartpamësit dhe të shenjtit, ata udhëtojnë e shohin nëpër botra të ndryshme gati njëjtë sikurse që ne vërejmë në botën fizike. Vetëm se të kundruarit në botën tjetër nuk është i njëjtë sikurse të pamurit me dy sy të trupit.

Të kundruarit në botra tjera bëhet me ndjenja, disi sikur do të kundronte në të tëra anët në të njëjtën kohë - në mënyrë sferike. I dedikuari i cili e ka këtë aftësi i vëren aurat e njerëzve, lexon mendjet e tyre, i identifikon sëmundjet e të tjerëve.

Kemi parë nëpër kisha (ka edhe nëpër xhami por te ne nuk ka), vizatime të shenjtorëve ose të dedikuesve me aura rreth kokës ose trupit në formë të rrumbullakët, këto janë aura të shenjtërisë me ngjyrë ari. Këto vizatime të mesjetës nuk janë të rastësishme, sepse piktorët e lashtë kanë qenë okultistë ose spiritist.

Shpeshherë niveli astral përshkruhet si dimension i katërt. Ky është gabim, sepse ai dimension nuk është i përbërë vetëm prej katër elementeve kozmike.

Në nivel astral shihen rrezatimet e amshueshmërisë, amshueshmëri e cila nuk ka as fillim e as mbarim. Për këtë arsye akasha nuk njeh kufizime në kohë e hapësirë. I dedikuari - magjistari i shkolluar, i cili di si të gjendet në atë nivel, në atë hapësirë, mund të informohet për të kaluarën, të tashmen apo për të ardhmen. Shumë religjione, apo okulist ose spiritist, nivelin e astarlit e quajnë “Ana tjetër” ose “Ana pas vdekjes”.

Vdekja nuk ekziston, ekziston vetëm ndërrimi i dimensioneve

Të dedikuarit i është e qartë se nuk ekziston as kjo anë e as ajo anë dhe vdekja si vdekje, siç ne e kuptojmë, për të është plotësisht e huaj. Vdekja nuk ekziston, ekziston vetëm ndërrimi i dimensioneve. Në themelet e këtyre ligjshmërive i dedikuari nuk njeh frikë për vdekjen.

Nëpërmjet të mbisundimit të elementeve ambientale, ai me vullnetin e vet e lëshon kur të dojë trupin e vet fizik. Për këtë arsye magjistari mund të shkoj në vendet më të largëta, ai mund të udhëtoj edhe në këtë nivel dhe më shumë se kjo. Ka shumë shënime se si shumë të shenjtë janë parë përnjëherë në dy vende dhe kanë vepruar me efikasit.

Ç’kuptim ka parajsa dhe ferri për të dedikuarit?

Për ndryshim, niveli astral ka shumë lloj banorësh. Në këtë nivel janë personat të cilët e kanë lëshuar trupin fizik - kanë përjetuar vdekje fizike (ka edhe presona që janë të gjallë dhe që i hulumtojnë këto nivele). Disa religjione këto, nën nivele, i quajnë si parajsë apo ferr. Këto emërtime për të dedikuarit janë vetëm thënie simbolike. Sa më e pastër është ndonjë qenie njerëzore, ajo ndalet në atë nivel të botës tjetër më të pastër në dimensionin më të hollë të astralit.

Astrali ka edhe banorë tjerë. P.sh.: i ka të ashtuquajturit elementarë, e këta janë qenie që i kanë një, dy ose tri veti a vibrime të elementit ambiental. Këto janë qenie që i përshtatën vibrimeve të nivelit të ndërdijes, që qëndrojnë në të njëjtat vibrime që njeriut i janë karakteristike, të cilat njerëzit i krijojnë dhe i lëshojnë pavetëdijshëm në botën astrale, derisa janë të gjallë në Tokë.

Në mesin e elementarve ka edhe të atillë që kanë arritur një shkallë të përsosmërisë mjaftë të lartë dhe këta elemetarë i shfrytëzojnë magjistarët e zi për qëllime vetjake. Pastaj, ka larva që i krijojnë magjistarët për magji të zezë. Këto larva nuk janë qenie të vërteta, ato kanë vetëm epshe dhe qëllime shtazarake; këto gjenden në shkallë më të ulët të astralit.

Ka mundësi që këto qenie në mënyrë artificiale të formohen. Ka edhe qenie të tjera të astralit, që u takojnë katër elementeve ambientale kozmike.

Në elementin ambiental të zjarrit këto qenie quhen “Salamanderite”; në elementin ambiental të ajrit quhen “Silfet”; në atë të ujit “Niksanet” dhe “Undinet”; kurse në elementin ambiental të tokës quhen “Gjugjmagjugjët” (shkurtabiqët). Këto qenie paraqesin lidhjen midis nivelit të astralit dhe tokës. Ekzistojnë edhe shumë qenie të tjera: satiret, zanat e malit, qeniet e ujit apo zanate ujit.

Këto qenie, e shumë të tjera, ekzistojnë njëjtë si ekzistojnë njerëzit dhe qeniet tjera në Tokë - në botën fizike.

Salih Basha
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia - Magjia Empty Re: Magjia

Mesazh  Neo 16.06.09 6:23

MAGJIA

Mençuria dhe dituria janë dy kuptime të cilat dallohen në mes veti, dhe prej kësaj rrjedh ajo shprehja: “se shumë më lehtë është diçka të mësosh sesa për diçka të arrish mençuri”. Mençuri në të vërtet aspak nuk varet prej dijes edhe pse këto dy nocione deri në një shkallë janë të ngjashme.

Niveli i botës mentale

Përveç botës astrale ekziston edhe bota mentale. Sikurse trupi fizik, që e ka botën boten fizike, edhe truri astral e ka boten astrale. Po ashtu, edhe mendja e edhe shpirti e kanë nivelin mental që quhet “sferë mentale”. Edhe kjo sferë i ka nivelet e veta.

Vetë shpirti kryesor ka rrjedhur prej akashës. Sikurse trupi astral që, nëpërmjet fluidit elektromagnetik të botës astrale, ia krijon vetës kallëpin astral, po ashtu njëjtë, fluidi elektromagnetik i botës mentale e krijon kallëpin e mental i cili e lidh trupin mental me atë astral.

Materia mentale është elektromagnetike dhe shërben si përçues për mendime dhe ide deri tek vetëdija e shpirtit, e cila, nëpërmjet trupi astral dhe trupit mental, i realizon qëllimi në nivelin material - tokësorë. Pra, idetë dhe mendimet rrjedhin prej shpirtit të akashës.

Prapa çdo mendimi rrjedh çdo ide bazë, e ajo, sipas vetisë, vet e pranon një formë krejtësisht tjetër dhe ashtu lindin format mendore apo idetë plastike, të cilat barten nëpërmjet eterit dhe arrijnë deri tek kallëpi mental, përmes të cilit barten deri tek uni i ynë - vetëdija.

Sipas kësaj, njeriu ose truri i tij, assesi nuk janë krijues të mendimeve, por (para)burimi i të gjitha mendimeve gjendet në sferën më të lartë, e kjo është akasha - niveli më i lartë i niveleve të tërësishme mentale.

Në themelet e njohurive jepet të kuptohet ku ekzistojnë mendimet e pastra elektrike, magnetike, të kombinuar, elektromagnetike dhe më në fund, mendimet neutrale. Edhe niveli mental i ka banorët e vet, e këta janë personat e vdekur, të cilët janë ngritur dhe zhvilluar dhe e kanë lënë botën astrale e tani jetojnë nëpër nivele mentale. Ekzistojnë elementarët dhe elementet.

Mençuria dhe dituria

Mençuria dhe dituria janë dy kuptime të cilat dallohen në mes veti, dhe prej kësaj rrjedh ajo shprehja: “se shumë më lehtë është diçka të mësosh sesa për diçka të arrish mençuri”. Mençuri në të vërtet aspak nuk varet prej dijes edhe pse këto dy nocione deri në një shkallë janë të ngjashme.

Burimi i vet mençurisë qëndron praktikisht në Zotin, pra tek principi i shkakut ose drejtpërdrejt në nivelin më të lartë - akashën, nga i cili, siç thamë, dalin të gjitha nën nivelet, si mentale ashtu edhe astrale, dhe më në fund arrijnë në botën tonë materiale.

Mençuria nuk varet prej arsyes apo prej ndërgjegjes së dikujt, por ajo varet prej pjekurisë, pastërtisë, përsosmërisë dhe prej personalitetit të veçantë të çdo njeriu. Mençuria mund të konsiderohet si një lloj gjendjeje e unit të dikujt. Për këtë arsye, ne njohuritë nuk i marrim vetëm me arsye, por shpeshherë i arrijmë me anë të intuitës apo inspirimit.

Por, më e rëndësishmja është se mençuria dhe dituria duhet të zhvillohen paralel. Sipas aftësisë së mençurisë të dikujt ne arrijmë ta kuptojmë nivelin e tij, por edhe dijen, assesi nuk duhet lënë anash.

Në qoftë se mençuria dhe dituria e mbanë hapin në harmoni, atëherë të dedikuarit i mundësohet t’i kuptoj ligjshmëritë e mikro dhe makro-kozmosit.

Me këto që i thamë për mençurinë dhe diturinë, në mes shumë ligjshmërive, ne kemi zgjidhur nyjën e një fshehtësie kryesore, dhe me këtë edhe ta posedojmë çelësin e zgjidhjes së fshehtësisë së “Tetragrammatonit”, respektivisht, fshehtësinë e magnetit katër polesh, dhe këtë, në të gjitha nivelet kozmike.

Njeriu, kur diçka që nuk ka arritur ta kuptoj, ai atë e ka përshkruar si “fuqi e lartë”! E çfarë fuqie ka qenë ajo, është varur nga ajo, se në çfarë ai ka besuar. Në këtë mënyrë kanë lindur lloj-lloj zotash tek popujt e ndryshëm, e këta pastaj janë ndarë në zota të mirë dhe të këqij (demon).

Pra, kanë lindur shumë Hyjni, Engjëj, Demiurz, Demon, Shpirtra etj., të cilët, gjithmonë ju kanë përshtatur mentalitetit të atij populli, pa marr parasysh se ato qenie, kanë jetuar realisht apo vetëm në imagjinatën e tyre.

Arritja e lartësisë Hyjnore

Te magjistari është krejtësisht ndryshe. Ai e njeh Zotin e tij në të gjitha aspektet dhe për këtë ai Hyjnisë së vet i jep nderimin ma të lartë, sepse e dinë, se ai vet është i krijuar në “fotografinë” e Perëndisë, dhe nga kjo edhe ai vet është pjesë e Zotit.

Tek Zoti ai sheh idealin më të lartë, detyrën më të lartë, dhe po ashtu, edhe qëllimin e tij më të lartë që të jetë vet i lartësuar në Hyjni dhe në këtë mënyrë të bëhet Njeri - Zot. Sinteza që të bëhet një me Zotin përbëhet prej asaj: që aq shumë të ndërtohet ideja për Hyjni, prej shkallëve më të ulëta dhe atyre më të larta për tu bërë një me Universalitetin.

Mistikët janë ata që i kanë arritur lartësitë Hyjnore. Përgjatë ngritjes, magjistari bëhet një me mistikun dhe këtë e bënë atëherë kur të bëhet një me Hyjninë e vet.

Ndërsa, nëse dëshiron ta largoj individualitetet personal, ai në mënyrë të vullnetshme kalon në “shkapërderdhje”, dhe kjo “shkapërderdhje” në terminologjinë mistike quhet “vdekje mistike”.

Çfarë do të thotë kjo? Kur magjistari i arrin të gjitha fshehtësitë kozmike dhe bëhet Njeri - Zot, ai me vullnetin e vetë i “shkapërderdh” të gjithë trupat e tij duke filluar nga ai fizik, elektrik - astral, mental etj., dhe derisa të mbetët vetëm shpirti kryesor - uni i pavdekshëm me vetëdije kozmike.

Me ushtrime intensive dhe me mësues të vërtet është e mundur që çdo njeri ta arrijë këtë lartësi. Me arritjen e kësaj lartësie, magjistari, jo vetëm që arrin t’i ndihmojë popullit të tij, por edhe gjithë njerëzimit dhe universit.

Salih Basha
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia - Magjia Empty Re: Magjia

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi