EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbrojtja kundër Magjisë

5 posters

Shko poshtë

magji - Mbrojtja kundër Magjisë Empty Mbrojtja kundër Magjisë

Mesazh  Magus 25.09.09 14:18

Mbrojtja
(Lloji i magjise : magji e bardhë)

Hudhëra

Hudhëra është e njohur që në kohërat e lashta për aftësitë e saja për të përzënë valët negative.
Vendoset në një prag dritareje, varet në një mur jashtë apo brenda dhe ju ruan nga e keqja dhe nga shpirtërat e këqinj.
Një hudhër e mbjellur në një kopsht do të ju ndihmoj për të mbrojtur mjedisin tuaj.


Mbrojtje kundër depërtimit të vdekurit në botën tonë
(Lloji i magjise : magji e bardhë)

Këtu është një formulë e magjisë për të mbrojtur veten kundër të vdekurve (sigurisht vetëm nga shpirtrat e të vdekurve), të cilët mund të kthehet në botën tonë me qëllim të bëjnë operacione ose të na bëjnëj keq.
Kjo formulë mund të ju mbroj edhe kur ju keni bërë një gabim me një ritual të magjisë :

"Dhat kann ec it tiunda,
Ef ec se tunridhur
Leica lopti a
Ec sva vinc,
At their villir fara
Sinna heim hama
Sinna heim huga."


Edituar për herë të fundit nga magjistari në 08.10.09 13:31, edituar 1 herë gjithsej
Magus
Magus

Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.



101


Mbrapsht në krye Shko poshtë

magji - Mbrojtja kundër Magjisë Empty Re: Mbrojtja kundër Magjisë

Mesazh  Magus 25.09.09 15:13

Mbrojtja personale në formë të lutjes
(Lloji i magjise : magji e bardhë)

Zoti i plotfuqishëm, Dritë e plotfuqishme , N. (emrin e engjëllit tuaj mbrojtës apo të shenjtorëve që ju doni të falenderoni)
Faleminderit për ditën e bukur që kalova sot.
Kërkoj nga ju që të keni mirësinë të më mbroni mua dhe N. (emri i personit).
E vë shpirti tim në duart tuaja, gjakun tim, mishin tim për ju që të më udhëzoni drejt qëllimeve që kam vendosur për veten.
Më mbroni kundër të gjitha të keqijave që mund të më bëhen në mënyrë të ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme.
Jap faljen time për të gjithë armiqtë e mi dhe ju kërkoj ti pranoni në mesin tuaj.


Mbrojtje kundër syrit të keq

Gjithmonë mbani me vete një gur të quajtur sy Tiger (në një xhep apo të varur) pastrohjeni me ujë të ftohtë kohë pas kohe ...
Magus
Magus

Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.



101


Mbrapsht në krye Shko poshtë

magji - Mbrojtja kundër Magjisë Empty Re: Mbrojtja kundër Magjisë

Mesazh  Magus 08.10.09 13:29

Formula Mbrojtëse
(Lloji i magjise : magji e bardhë)

Këtu janë disa nga këto formula që i kanë mbijetuar kohës.
Ju duhet që ta shkruani në një fjongo jeshile dhe ta lidheni rreth dores.
Çdo formulë ka një ndikim të veçantë:

_Alemiah: Mundëson demaskimin e hipokritëve dhe tradhtarëve.

_Cahatel: Ju mbron nga çfarëdo ndikimi negativ.

_Chavakiah: Vepron si një mbrojtje e fuqishme kundër ndikimeve të fshehta dhe forcon lidhjet familjare.

_Hakamiah: I largon armiqtë okult.
Magus
Magus

Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.



101


Mbrapsht në krye Shko poshtë

magji - Mbrojtja kundër Magjisë Empty Re: Mbrojtja kundër Magjisë

Mesazh  Magus 12.10.09 14:48

Spastrimi dhe mbrojtja e mjedisit tend
(Lloji i magjise : magji e bardhë)

Menyra se si mund ta mbrosh dhe spastrosh veten dhe hapesirat e tua te banimit dhe punes.

Spastrimi i mjediseve, hapesirave tona te banimit dhe te punes, mund te kete ndikim shume te mire mbi shendetin e te gjitheve qe duhet te jene ne kete zone, si dhe mbi prodhimtarine.


Uji


Para se te flesh ne gjume naten, mbush nje gote me uje dhe vendose prane kokes afer shtratit, keshtu qe do te jete prane teje kur je ne gjume.

Ky uje nuk eshte uje per t'u pire. Eshte atje per te kapur gjithe energjine qe nuk deshiron te kesh perreth teje.

Kjo gote nuk duhet te perdoret kurre per te pire uje. Ne mengjes zbraze ujin ne tualet dhe shpelaje goten tri here dhe derdhe ne tualet edhe ujin me te cilin e ke shpelare goten. Bashke me te do te zhduket edhe gjithcka qe ishte ne gote.

Nuk ka rendesi se cilen dore perdor per te marre ujin, por ne mengjes duhet te perdoresh doren me te cilen nuk shkruan, per ta zbrazur goten.

Simbolika e perdorimit te kesaj dore dhe e gjithe procedures eshte qe refuzon te marresh prape ate qe uji mund te kete mbledhur gjate nates.


Spastrimi i dhomes

Cdo substance e avullueshme ne qoshet e nje dhome do te ndihmoje qe te spastrohet dhoma nga ndikime shpirtrash.
Per nje pushim te mire ose per spastrimin e nje dhome nga ndikimet dhe energjite negative, tymoje me arome, sic eshte temjani, caj etj.

Per te spastruar atmosferen e nje dhome, perziej nje grusht kripe deti me uje ne nje shishe per sperkatje (per hekurosje) dhe shperndaje kete uje te kripur ne ajer dhe ne dysheme neper dhome. Shperndaje sidomos ne qoshet dhe perreth dritareve dhe dyerve. Kjo eshte metode e mire edhe per te spastruar nje zyre pune.


Fto shpirtra te mire, engjej udherrefyes

Per te mbrojtur nje dhome, mund te shkosh neper kete hapesire tek te gjitha dyert dhe dritaret, me duar te ngritura drejt tavanit.
Thuaj nje lutje dhe lute engjellin tuaj mbrojtes (dhe te tjere), udherrefyesit e tu shpirterore dhe shpirtra te tjera te mira qe te hyjne dhe ta mbrojne hapesiren nga ndikime negative.


Lutja

Lutja e thjeshte per mbrojtje eshte nje metode e dobishme jo vetem per ta mbrojtur veten fizikisht, por edhe hapesiren tende.
Magus
Magus

Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.



101


Mbrapsht në krye Shko poshtë

magji - Mbrojtja kundër Magjisë Empty Re: Mbrojtja kundër Magjisë

Mesazh  Magus 13.04.10 18:51

Drita

Drita është ushqimi i vërtetë për jetën tonë të brendshme. Mendo çdo ditë për dritë; përqendrohu në të dhe imagjino që të mbështjell dhe të përshkon.

Atëherë jo vetëm do të ndihesh i mbrojtur nga çdo ndikim i dëmshëm, por edhe do të tërheqësh fuqitë mirëbërëse të kozmosit.

Do të tërheqësh engjëj që do të vijnë për të marrë pjesë në punën tënde dhe për të të mbështetur në mundimet e tua. Imagjino dritë që shpërthehet tutje prej teje duke u përhapur nëpër hapësirë dhe duke përshkuar vetëdijën e të gjitha qenieve.

Nuk ka ushtrime më të efektshme ose më të fuqishme se ato me dritë. Me dritë ndërton qenien tënde të brendshme.

Magus
Magus

Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.



101


Mbrapsht në krye Shko poshtë

magji - Mbrojtja kundër Magjisë Empty Re: Mbrojtja kundër Magjisë

Mesazh  Magus 01.06.11 19:43

Mbrojtja kundër Magjisë së Zezë

Per tu mbrojtur kunder magjise se zeze duhet:

- Evitoje kontaktin fizik me persona qe dyshon apo personin qe dyshoni e prekni çdo here me lart se ai ku ju ka prekur.
- Mos prano dhurata nga personi qe dyshoni ne te kunderten duhet te digjet.
- Mos le asnjehere ne dore te dikujt mbeturinat trupore si thonjet, floket ...
- Duhet te besh nje ritual te fuqishem mbrojtes ne shtepi.
- Ne kater qoshet e shtepise hidh kripe te trashe dhe ne hyrje qymyr.
- Beje djegie (temjan) rregullisht per pastrimin e shtepise.
- Mbaje me vete nje talisman te fuqishem mbrojtes.
- Nese ke ne shtepi shtaze vezhgoni sjelljet e tyre me vemendje.
- Nen krevat vendos nje gur kristali ngjyre vjollce
- Duhet qe pastrosh trupin tuaj me dush por duke duke u lutur.Une nuk e di nese ju jeni nje besimtar, por pa marre parasysh fene tuaj, falja (lutja) eshte e rendesishme dhe duhet te behet me zemer.
- Ne rast te ndonje problemi te paevitueshem te reagoni me urtesi.

Dhe se fundi ekzistojne persona qe e kane me te lindur largimin dhe mbrojtjen nga magjia dhe kerkoni ndihme prej tyre.
Magus
Magus

Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.



101


Mbrapsht në krye Shko poshtë

magji - Mbrojtja kundër Magjisë Empty Magji mbrojtese

Mesazh  aqqq 07.06.11 17:16

MAGJI MBROJTESE

Une po ju tregoj nje magji mbrojtese qe do tju mbroj nga magjia e zeze .
(vetem nga magjit e vogla,jo nga ato qe kane energji negative te madhe apo nga demonet e fuqishem)
Mjafton ta lexoni me ze jo shume te lart por mesatar ne nje vend te qete.


“Element te Diellit
Element te dites
Ejani nga kjo rruge
Fuqia e Nates dhe Dites
Une therras ty
Une te ftoj ty
Te me mbrosh mua
Keshtu do te jete”.


aqqq
aqqq

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

magji - Mbrojtja kundër Magjisë Empty Re: Mbrojtja kundër Magjisë

Mesazh  Xhemajl 09.06.11 15:07

Me duket se e ka thene edhe dikush me heret ne kete forum, por po e them edhe une: Mbrojtja me e mire, ndaj nje magjie eshte qe te mos besosh ne te.
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

magji - Mbrojtja kundër Magjisë Empty Re: Mbrojtja kundër Magjisë

Mesazh  Gon! 10.06.11 10:13

Kur beson vetëm në Perendinë ajo energji nuk mund të të bëj gjë, madje as nuk mund të të ofrohet. Provo njëher, beso në Perendinë dhe lutu me gjithë sinqeritetin që ke dhe vazhdo duke besuar dhe duke u lutur dhe duke mos qenë mendim keq ndaj askujt, të garantoj se do të jesh i mbrojtur nga këto magji sa të jesh gjallë. Qfarëdo që të besosh, zemra dhe trupi i pranon ato, kurse ato që nuk i beson nuk i pranon as trupi as zemra.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

magji - Mbrojtja kundër Magjisë Empty MBROJTJA NGA MAGJIA E ZEZE

Mesazh  xheme 03.12.11 22:47

MBROJTJA NGA MAGJIA E ZEZE

Në të gjitha literaturat profesionale ezoterike të shumë shkollave të magjisë së bardhë, përveç disa metodave terapeutike vetëmbrojtëse, si metodë më e fortë dhe më efikase theksohet mosbesimi në magjinë e zezë (negacioni i vetëdijshëm i ndikimit të saj).

Por, sa është reale që vërtetë dhe me gjithë qenien tonë e mohojmë se ajo ekziston? Frika nga e keqja dhe pasiguria permanente në vete na bëjnë tolerant dhe diku në intimen e shumë njerëzve ekziston doza e caktuar e dyshimit.

Metoda tjetër rituale tejet efikase është metoda e autosugjestionit, përmes së cilës, si vazhdimësi ndikojmë në vetvete duke rrënjosur gjithnjë mendime pozitive të vetëbesimit. Kështu krijojmë një barrierë të fortë energjetike rreth "Aurës" sonë, e cila pengon çfarëdo ndikimi negativ nga jashtë.

Autosugjestioni duhet të jetë i përhershëm dhe me besim të fortë në suksesin e saj. Kur për veten krijojmë "larva" të forta energjetike pozitive, atëherë në "Aurën" tonë kurrë nuk do të ketë plasaritje për ndikime të padëshirueshme nga jashtë.

Personalitetet e ndryshme me karakter dhe vetëbesim të fortë, kurrë nuk ka mundësi të jenë nën ndikimin e veprimeve nga jashtë: "Aura" e tyre është e mbyllur dhe vepron vetëm në brendinë e vet funksionale.
xheme
xheme

11


Mbrapsht në krye Shko poshtë

magji - Mbrojtja kundër Magjisë Empty Re: Mbrojtja kundër Magjisë

Mesazh  Magus 18.03.12 20:31

Talisman Mbrojtës kundër Magjisë dhe ndikimeve Okulte

Këtu është një hajmali e lehtë për tu bërë dhe efikase në mbrojtje.

Përbërësit dhe pajisjet:

- Një copë nga kartoni i bardhë

- Qiri i bardhë

- Bojë Blu.

Rituali:

Nën dritën e një qiri të bardhë, në një ditë të martë ose të dielë, shkruani katrorin magjik me ngjyrë blu në një copë kartoni të bardhë:

SATOR
AREPO
TENET
OPERA
ROTAS



Mbajeni këtë mjet mbrojtës për ti ikur ndikimeve okulte.
Nëse ju doni që të mbroni një shtëpi apo një vend tjetër, vendoseni apo mbajeni në një vend larg syve të tjerëve.
Magus
Magus

Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.



101


Mbrapsht në krye Shko poshtë

magji - Mbrojtja kundër Magjisë Empty Re: Mbrojtja kundër Magjisë

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi