EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Refleksion - Meditim

+2
Jon
Neo
6 posters

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 06.08.09 23:37

Refleksion - Meditim

meditim - Refleksion - Meditim Medita11

Ankorimi i vibracionit të bashkimit

Gjithmonë e më shumë njerëz bëhen të ndërgjegjshëm se jemi duke hyrë në një kohë ndryshimesh të mëdha. Dhuna dhe luftërat po bien gradualisht nëpër botë, me gjithë shpërthimet e rastit, që raportohen gjatë e gjerë nga mediat.

Mirëdashje dhe një ndjenje përgjegjësie të përbashkët për të ardhmen tonë tregohet nga aq shumë njerëz dhe organizata sot se do të ishte punë e vështirë të japësh një imazh të saktë të gjithë dashamirësisë së burrave dhe grave në gjithë planetin tonë të mrekullueshëm.

Megjithatë kërcënimet duken dërrmuese kundër nesh ... vazhdimi i shpërthimit demografik në pjesëtet më të varfra të botës, dëme kundrejt mjedisit në përmasa të paqena më parë, përshtypja e indiferencës nga ana e politikanëve dhe ndërmarrjeve vigane ndaj dëmeve që bëjnë ndaj të tjerëve, e të tjera ... duket se loja ecën kundër nesh dhe fëmijëve tanë, fëmijëve të tyre dhe të gjithë brezave të ardhshëm.

Nga jashtë, njeriu mund të mendojë se asnjë përpjekje ose iniciativë individuale ka një shans për të ndikuar mbi rezultatin.

Por shikuar nga brenda, nga pika e epërme të Krijuesit të këtij universi, nëqoftë se mund të merret përsipër për pak çaste kjo perspektivë krejt unike, të gjitha gjërat duken në një dritë të ndryshme.

Nëpërmjet ushtrimit të vullnetit të vet të lirë, njerëzimi është duke shtruar një udhë të re drejt një të ardhme të mrekullueshme prej lumturisë së patreguar dhe begatisë shpirtërore. Njeriu po mëson të largojë shekuj plot me urrejtje për gjininë e vet dhe koncepte të gabuara për rolin dhe vendin e vet në këtë botë materiale.

Një burim i ri Dashurie gufon i bollshëm nga zemrat e milionëve e milionëve qeniesh, dhe kjo shprehje e natyrës së shenjtë të njeriut e transformon dalëngadalë këtë botë në një vend plot harmoni, barazi, shëndet dhe kuptimit të përgjithshëm se çfarë mban të gjitha format e Jetës bashkë në një sinfoni barazpeshe dhe bashkimi.

Kjo ndërgjegje e brendshme shprehet tani nëpërmjet një numri gjithmonë e më të madh kanalesh, dhe shpesh do të jetë në vijën e parë të punëve njerëzore.

Të udhëhequra nga nxitje të brendshme dhe qindra rastësish të vogla, por të mrekullueshme, këto kanale po zbulojnë se sa thjeshtë është t'i shërbesh Synimit të Madh të Jetës, kur dëshira e papenguar për ta ndihmuar Zotin është motivimi i vërtetë i vendimeve dhe veprave të tyre, dhe jo dëshirat tokësore të një uni ende të pazbutur nga përkushtimi vetëmohues ndaj Qenies së Dritës.

Sinkronicitete, ngjarje plot kuptim që nuk shpjegohen nga logjika e zakonshme, ka me kaq bollëk sot që librat janë shkruar për të demonstruar ekzistencën e tyre si të ishte ndonjë ligj tjetër natyror i këtij universi. Jemi duke pushtuar pikat e fundit mbizotëruese të frikës dhe ndarjes, dhe shpejt bota dhe ndjenja jonë e brendshme e ekzistencës në këtë botë do të rilinden plotësisht.

Mu në këtë moment, lumenj energjie dhe vullneti ankorohen nëpërmjet iniciativave madhështore, që të gjitha përkushtohen për ta ngritur dhe shëruar këtë botë. Jo vetëm do të shërohet bota jote nga vurata fizike, por më e rëndësishme, shpirtrat tona do të lëvizen në formë spirale prapa në mitrën e Krijimit për t'u bashkuar me nivelin e

Realitetit nga të gjithë ata ishin shfaqur para kohërash.

Ndarja nuk do të jetë më. Iluzioni nuk do të jetë më. Vetëm do të jetë Bashkimi, vibracioni i përhershëm i Bashkimit. Dhe ne jemi thirrur t'i afrohemi këtij Realiteti të thjeshtë, por të pafund, si rrezet e një ylli, që i afrohen përsëri qendrës nga ishin dërguar, për t'u shkrirë në përsosjen e bashkimit të hareshëm.

Jean Houdon
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 06.08.09 23:46

Jam pjesë e Zotit

E sforcoj këtë imazh aq shpesh sa mundem. E lë gjithmonë e më shumë të bëhet natyra ime e vërtetë.

E informoj nënvetëdijen time me këtë imazh. Lidhem me vizionin e një jete të shenjtë, të cilën mund ta jetoj në të vërtetë. Jeta ime qoftë lutja ime.

Ky vizion ka brenda vetes një fuqi të madhe. Asgjë nuk është më e fuqishme se një vizion me të cilin mbetem krejtësisht e lidhur.

Sa më shumë vizioni im më bëhet natyra e dytë, aq më shumë realitet mund ta tërheqë. Sa më shumë më obligon vizioni im, aq më shumë më mban edhe në situata të vështira. Sa më e plotë të bëhet vizioni im, aq më shumë bëhet një pjesë e procesit krijimtar shërues në botë.

Në këtë rrugë largohem nga të gjitha imazhet e vjetra të një religjioni lidhur me një Zot që dënon.

Jam pjesë e Zotit. Si pjesë e kërkoj dhe e gjej Zotin në brendinë time. Këtu e gjej pasqyrën për një botë të përkryer. Këtu gjendet lidhja e vullnetit tim më të thellë me vullnetin e fuqisë hyjnore.

Eshtë një vendim ta rinjohësh Zotin brenda vetes, ta shohësh dhe ta realizosh. Me këtë vendim rritet një besim i madh.

Kjo fuqi hyjnore brenda meje dëshiron të realizojë me dëshirë të pafre një botë të paqes, të bashkësisë, të pranisë shpirtërore dhe të gëzimit sensual. Me të e ndjek këtë rrugë. Lejoj që ajo më drejton. Ajo është ndihma ime e madhe për ta braktisur frikën dhe për ta ndjekur rrugën e besimit.

Që Zoti është pranë meje, këtë e ndiej në një gëzim dhe ngrohtësi të madhe të brendshme, që ma hap rrugën nëpër të gjitha vështirësitë.

Kjo fuqi hyjnore ma dhuron lidhjen e ngushtë me gjithçka që është. Ajo është një fuqi revolucionare, që më mban të lidhur me të vërtetën, sepse nuk ka nevojë më ta druaj ndonjë të vërtetë.

Të jem pjesë e Zotit, kjo më lidh me bashkësinë e të gjitha gjallesave, kudo që të jem. Ky është burimi i transformacionit, që do ta hapë ndryshimin historik.

Falëminderit dhe Amin.

Fuqia hyjnore ma dhuron lidhjen e ngushtë me gjithçka që është. Ajo është një fuqi revolucionare, që më mban të lidhur me të vërtetën, sepse nuk ka nevojë më ta druaj ndonjë të vërtetë.

Sabine Lichtenfels - "Burimet e dashurisë dhe paqes"
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 06.08.09 23:54

Kur fatkeqësia të troket në derë, si reagon?

A je një karotë, një kokërr veze apo një kokërr kafeje?


Një karotë, një kokërr veze dhe një filxhan kafeje ... Kurrë s'do të shikosh një filxhan kafeje si më parë.

Një grua e re shkoi tek e ëma dhe ia tregoi për jetën e saj dhe si të rënda i kishte punët. Nuk dinte se si t’ia dilte dhe donte të dorëzohej. Ishte e lodhur nga e luftuara.

Dukej se sapo të zgjidhej një problem, po shfaqej një tjetër. Nëna e saj e çoi në kuzhinë. Mbushi tri tenxhere me ujë dhe vuri secilën në zjarr të madh. Shpejt uji në tenxheret filloi të zihej. Në të parën vuri karota, në të dytën vuri veze dhe në të fundit vuri kokrra kafeje të bluara. I la të ziheshin pa thënë as një fjalë.

Pas rreth njëzet minutash e fiku zjarrin. Hoqi karotat dhe i vendosi në një tas. Nxori vezet dhe i vendosi në një tas. Pastaj derdhi kafen në një tas.

Duke iu kthyer të bijës, e pyeti: “Më thuaj, çfarë po sheh?”

“Karota, veze dhe kafe”, iu përgjigj. E ëma e afroi dhe kërkoi që t'i prekte karotat. E bëri dhe vuri re që ishin të buta. E ëma pastai kërkoi që vajza të merrte një kokërr veze dhe ta hapte. Pasi hoqi lëvozhgën, vështroi vezen e fortë nga zierja. Më në fund, e ëma lypi të bijën që ta gllabëronte kafen. Vajza buzëqeshi kur shijoi aromën e saj të pasur. Pastaj vajza pyeti: “Çfarë do të thotë kjo, nënë?”

Nëna e saj shpjegoi se secili prej këtyre sendeve ishin ballafaquar me fatkeqësinë e njëjtë – ujë që ziente. Secili reagoi ndryshe.

Karota u fut e fortë, e ashpër dhe e rreptë. Mirëpo, pasi iu nënshtrua ujit që ziente, u zbut dhe u bë e dobët.

Vezja kishte qenë e brishtë. Lëvozhga e hollë e jashtme kishte mbrojtur brendësinë e lëngshme, por pasi kaloi nëpër ujin që ziente, brendësia e saj u ngurtësua.

Mirëpo, kokrrat e bluara të kafes ishin unike. Pasi u futën në ujin që ziente, e kishin ndërruar ujin.

“Cila je ti?” e pyeti të bijën.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------
Mendo për këtë: Kush jam unë? A jam karota që duket e fortë, por me dhimbje dhe fatkeqësi fishkem dhe humb fuqinë time?

A jam vezja, që fillon me një zemër të farkëtueshme, por ndryshon me vapën? A kisha një shpirt rrjedhës, por pas një vdekjeje, një ndarjeje, halleve financiare ose një provë tjetër a jam ngurtësuar dhe bërë i ngrirë? Lëvozhga ime a duket si më parë, por në brendësi, a jam i hidhëruar dhe i ashpër me një shpirt të ngrirë dhe një zemër të ngurtësuar?

Apo a jam si kokrra e kafes? Kjo kokërr në fakt ndërron ujin e nxehtë, mu atë rrethanë që sjell dhimbjen. Kur uji bëhet i nxehtë, ajo lëshon aromën dhe shijen. Nëse je sikur kokrra, kur punët janë më të këqia, ti bëhesh më mirë dhe e ndryshon situatën përreth teje. Kur ora është më e errët dhe provat më të rënda, a ngrihesh vetë në një nivel tjetër? Si e përballon fatkeqësinë? A je një karotë, një kokërr veze apo një kokërr kafeje?

Paç aq shumë gëzim që të bëhesh i ëmbël, aq shumë prova që të bëhesh i fortë, aq shumë brenga që të mbetesh njerëzor dhe aq shumë shpresë që të bëhesh i lumtur.

Njerëzit më të lumtur nuk kanë medoemos më të mirat e të gjithave; vetëm shfrytëzojnë më së miri gjithçka që shfaqet në rrugën e tyre.

E ardhmja më e çelur do të jetë gjithmonë e bazuar mbi një të kaluar të harruar; nuk mund të përparosh në jetë derisa të largosh dështimet dhe pikëllimet e kaluara.

Kur ke lindur, qave, dhe të gjithë përreth buzëqeshnin.

Jetoje jetën tënde ashtu që në fund ti je ai që buzëqesh, dhe gjithkush afër teje të qajë.

Ndoshta dëshiron t'ua dërgosh këtë mesazh atyre njerëzve që janë të rëndësishëm për ju atyre që kanë prekur jetën tënde në një mënyrë apo tjetër; atyre që të bëjnë të buzëqeshësh kur vërtet ke nevojë; atyre që të bëjnë të shohësh anën më të çekur të gjërave kur je vërtet i dëshpëruar; atyre miqësinë e të cilëve e çmon; atyre që knar aq shumë kuptim në jetën tënde.

Roxie Liddle
Perktheu SLB
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 0:24

Lute Universin të të ndihmojë

Nganjëherë është e kotë t'i analizosh problemet dhe të mendosh për ta në mënyrë racionale.

Një qëndrim shpeshherë shumë më i efektshëm është t'i drejtohesh unit tënd të brendshëm, ta lutesh universin të të ndihmojë.

Ulu i qetë, merr frymë thellë disa herë, përqëndroje vëmendjen tënde në veten tënde.
Lute në heshtje ose me zë urtësinë tënde të brendshme të të udhëheqë ose të ndihmojë për ta kuptuar mesazhin.

Kur të vlerësosh që je në të vërtetë, vepro sipas kësaj ndjenjeje.

AFIRMIM:
Uni im i brendshëm
më orienton dhe më këshillon.

Shakti Gawain
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 0:29

Manifestimi Radikal + Falja Radikale

Disa grupe kanë përdorur këto teknika për të manifestuar shërime të mrekullueshme dhe përvoja të begata.

Rregullat e lojës:

1) ARGËTOHUNI SA MË SHUMË.

2) PRITNI TË NDODHË DIÇKA E MIRË.

Heqja e mbeturinave

1) Kur nuk i heqim mbeturinat, bëhen të qelbura dhe lëshojnë erë të keqe, dhe shpejt shtëpia jonë nuk është më një vend i bukur. Zgjidhja është të hiqen mbeturinat, të pastrohet shtëpia, të hapen dritaret dhe të hyjë pak ajër i freskët.

2) E njëjta gjë mund të ndodhë me mendjen. Kudo që kemi lejuar që të grumbullohen mendime negative, mendimi ynë bllokohet dhe bëhet i rëndë. Këto mendime të rënda negative pengojnë rrjedhën e mirëqenies.

3) Çdo fushë e jetës suaj ku lejoni të vazhdojë frika, inati, dyshimi, kritika, mungesa, konflikti ose ndonjë ndjenjë tjetër negative është një vatër për sëmundje, depresion, vështirësi, mungesë financiare dhe probleme të tjera.

4) Zgjidhja është e dyfishtë. Pikësëpari, ashtu si nxjerrim mbeturinat jashtë, duhet ta pastrojmë mendjen tonë nga modele të vjetra negative të mendimit. Së dyti, duhet ta “mbushim vakuumin” duke e zëvendësuar me mendime të reja të begata, që sjellin sukses.

5) Do të kemi disa ushtrime për të pastruar mendjet tona nga mendime të vjetra negative, gjë që na përgatit për manifestimin radikal vijues.

Udhëzime paraprake

1) Do të kemi shumë për të shkruar. Pajisuni për këtë qëllim me ndonjë bllok shënimesh. Më praktik është një dosje ku gjëra mund të hiqen dhe të futen, por nëse dëshironi, mund të përdorni edhe çdo stil tjetër që preferoni.

2) Ky do të jetë libri juaj i mirëqenies, pra jeni të lirë ta zbukuroni ose të krijoni një kopertinë ose faqe të parë, si për shembull "Libri im i Manifestimit Radikal" ose bëni diçka tjetër për të treguar se "do të ndodhë diçka e mirë".

Heqja e mbeturinave

1) Koncepti i Faljes radikale thotë se një pjesë e problemit është mbajtja e ndjenjave tona negative brenda. Pra hapi i parë i faljes është një hap pastrimi: Të tregojmë historinë tonë.

2) Për çdo person/situatë në jetën tonë që ju mërzit momentalisht ose që ju ka mërzitur, kështu që nuk ju hiqet nga mendja, merrni një faqe në bllokun tuaj dhe quajeni “Kjo është historia ime për (emri i njeriut)”. Pastaj tregoni historinë tuaj.

3) Mos fshihni ndjenjat tuaja, lirojini. Po të keni mendime negative, lëshojini. Po të ndieni që ky person ka qenë “idiot”, thuajeni. Po të ndieni që ju ka bërë keq, shkruani të gjitha detaje të përflakura.

4) Ky është shansi juaj të jeni plotësisht disfunksional, pra lini mendimet negative të fluturojnë lirisht. Argëtohuni me këtë, lëshojeni. (Mos kini merak, do të kthenni mbrapsht të gjitha këto ligësitë në një ushtrim të mëvonshëm, pra dojeni këtë copëtues, argëtohuni tani.)

5) Kur të shënoni historinë tuaj, shkruani: “Largoj të gjitha mendime dhe ndjenja negative për (person/situatë) përgjithmonë. U fal atyre, i fal vetes, dhe ia hap veten dashurisë dhe shërimit”.

6) Do të udhëzoheni të rilexojmë pjesë të tjera të bllokut tuaj përditë. MOS rilexoni këtë pjesë të bllokut. Sapo të keni shënuar këto ndjenja negative, LARGOJINI.

7) Po të vazhdoni ushtrimet e Faljes Radikale, do të çuditeni se sa ndryshe ndiheni për këta persona/situata më në fund.

Argetim pa mase

1) Fillojmë me një ushtrim të fuqishëm mirëqenie quajtur “Libri juaj i Aspekteve Pozitive”.

2) Krijoni një listë njerëzish që ju kanë ndikuar në ndonjë mënyrë, pozitive a negative.

3) Filloni të zgjidhni dy njerëz që i adhuroni dhe dy njerëz që kanë qenë një sfidë për ju.

4) Për secilin prej të katër njerëzve, quani një faqe: “E vlerësoj (emri i personit) sepse”. Pastaj shkruani sa më shumë gjëra që gjeni. Filloni me njerëzit që i adhuroni, që të jetë më lehtë.

5) Duke e bërë këtë, mund të kujtoni njerëz të tjerë, që ose i adhuroni ose janë një sfidë. Filloni një faqe për secilin prej këtyre njerëzve.

6) Kaloni ca kohë çdo ditë duke i hedhur një sy asaj që e keni shkruar. Shtoni shënime të reja për gjëra që i çmoni në këto persona dhe filloni faqe të reja për njerëz të rinj që ju vijnë në mendje.

7) Bëjeni këtë për 30 ditë dhe shihni se çfarë do të ndodhë!

Më shumë argëtim

1) Quani një faqe: “Cilat janë qëllimet e mia”, dhe çdo ditë hidhuni një sy qëllimeve tuaja dhe shtoni më shumë, që ju vijnë ndër mend.

2) Quani një faqe: “Cilat përjetime argëtuese mund t’i imagjinoj të më ndodhin mua apo të tjerëve”, dhe çdo ditë hidhini një sy listës suaj me përjetime argëtuese dhe shtoni të gjitha të tjera që ju vijnë ndër mend.

3) Quani një faqe: “Diçka e mirë ka ndodhur”, dhe çdo ditë hidhini një sy listës suaj me përjetime argëtuese dhe shtoni të gjitha të tjera që ju vijnë ndër mend.

4) Quani një faqe: “Ide të mrekullueshme që më kanë ardhur”, dhe çdo ditë hidhini një sy listës suaj të ideve të mrekullueshme dhe shtoni të gjitha të tjera që ju vijnë ndër mend.

5) Argëtohuni me këtë, luani me të. Gjërat që i keni shkruar në këto faqe, do të përdoren.

Nga Charles Curtis
Perktheu SLB
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 0:44

Stina vjeshtore e nje karriere

Cila eshte stina aktuale e karrieres suaj? Ju me gjase e dini menjehere.

Ajo qe eshte vertet e rendesishme eshte ndergjegja se jetet tona dhe karrieret tona jane ciklike. Gati cdo njeri kalon neper shume cikla gjate jetes.

Degjova per here te pare per stinet e karrieres nga Rick Jarow, autori i librit "Krijoni punen qe e doni". Kur ndiejme sikur cdo gje te ishte e vdekur ne karriere, na ndihmon te kuptojme se po e perjetojme dimrin.

Kurre mos kini frike, se dimri mbaron: pranvera do te vije ne te vertete! Dhe nese jemi te vemendshem per stinen, mund te zbulojme se cfare duhet te bejme per t'u pergatitur per ate qe do te vije.

Qielli i kalter, moti i fresket dhe ngjyrat e arta te tetorit mund te jene nje frymezim i vecante. Ashtu si vjeshta eshte stina e preferuarper shume njerez, nje vjeshte karriere mund te jete nje kohe e lumturne jeten tuaj.

Gjethet nderrojne nga e gjelberta ne te arten kur pema fillon te ofroje frutet e stineve te kaluara. Ngjyrat e celeta shenojne nevojen per t'u pergatitur per stinen e qete, te pergjumur, qe do te pasoje se shpejti.

Vjeshta eshte nje menyre per te thene mirupafshim me mirenjohje dhe me gezim. Ketu ne qytetin tim te vogel ne Nju Meksiko shpetojme mollet e fundit para se te vije ngrica. I riparojme kondicioneret ne dimer dhe sigurojme ngrohjen.

Macet na falin kur ne vend te peshkut ton u servirim ushqim te thate te miratuar nga veterineri, dhe ngrohen duke na perkedhelur. Qeni ofron te shkurtoje shetitjen e mbremjes:
qenka ftohte jashte!

Gjendeni ne vjeshten e karrieres suaj ne qofte se ndieni sikur te ishit gati per te leshuar pe. Shpesh ndieni nje terheqje te fundit, si lulezimi i celet i gjetheve te vjeshtes. Besoj se nderrues te karrieres do te jene te pergatitur mire per nje jete te re nese i respektojne keto ndjenja.

Pranoni se keni fituar dicka te vlefshme nga karriera e fundit ose vendbanimi i fundit, edhe pse jeni gati per te vazhduar rrugen.

Shijojini ditet dhe castet e fundit te ndricuara dhe pergatituni per qetesine dhe kthjelltesine e dimrit.

Nga Cathy Goodwin
Perktheu SLB
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 0:48

Tolerancë

Praktiko tolerancë

Tolero ndjenjat tona, reagimet tona, vecorite tona, qenien tone njerezore. Tolero baticat dhe zbaticat tona, qendresa jone ndaj ndryshimit, luftimin tone dhe nganjehere natyren tone te papelqyeshme.

Tolero frikat tona, gabimet tona, tendencen tone natyrore per t'iu shmangur problemeve dhe dhimbjes. Tolero ngurrimin tone per t'u afruar, per ta treguar veten per te qene te prekshem.

Tolero nevojen tone per t'u ndier nganjehere me mire se te tjeret, nganjehere te turperuar, dhe nganjehere per te dashur mes njerezve te barabarte. Tolero menyren se si perparojme - disa hapa perpara, ca hapa prapa.

Tolero deshiren tone instinktive per te kontrolluar dhe menyren si mesojme kunder deshires sone te shkeputemi nga preokupimet. Tolero menyren se si nga njera ane flasim per dashuri dhe nga ana tjeter nganjehere i largojme te tjeret. Tolero tendencen tone te kemi ide te ngushta, te harrojme te kemi besim te Zoti, dhe nganjehere te ngecemi.

Disa gjera nuk i tolerojme. Mos tolero sjellje fyese ose shkaterrimtare ndaj te tjereve ose ndaj vetes.

Praktiko nje tolerance te shendoshe plot dashuri ndaj vetvetes, tha di´kush. Duke e bere kete, mesojme tolerance per te tjeret. Pastaj shko edhe nje hap me tutje. Meso se gjithcka njerezore qe jemi duke toleruar na ben ne dhe te tjeret te bukur.

AFIRMIM:
Sot do te jem tolerant ndaj vetes sime. Prej kesaj do te mesoj nje tolerance te pershtatshme ndaj te tjereve.

Melody Beattie
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 0:55

Verifikoni bindjet tuaja për jetën dhe shëndetin

Në vend ta mbushni nënvetëdijën tuaj me koncepte negative, mund ta furnizoni nënvetëdijën tuaj me mesazhe të shëndosha dhe jetëzgjeruese.

1. BAZONI AFIRMIMET TUAJA NË FAKTE TË QARTA RACIONALE DHE JO NË ILUZIONE DHE ËNDËRRIME.
2. PËRDORNI KOHËN E TASHME PËR AFIRMIMET TUAJA.
3. PËRDORNI FJALË POZITIVE.

Provojeni.

Le të shikojmë tani fushën e SHËNDETIT.

Shëndeti është më shumë se mungesa e simptomave ose sëmundjeve.
Është një gjendje paqeje të brendshme, ku trupi, mendja dhe shpirti synojnë harmonikisht një qëllim të përbashkët.

95% TË TË GJITHA SËMUNDJEVE BUROJNË NGA KONFLIKTE TË PAZGJIDHURA DHE ZAKONE TË KËQIA. Konfliktet janë shpesh të pavetëdijë dhe shprehen në simptoma ose një gjendje të përgjithshme të pakëndshme.

Konflikte të pazgjidhura, ushqimi i pashëndetshëm dhe mungesa e lëvizjes e dobësojnë sistemin imunitar, pra aftësinë e trupit për t’u mbrojtur nga epërsia e mikrobeve si baktere, viruse dhe myku.

Nevoja të paplotësuara jetësore dhe shpirtërore çojnë deri te rezinjata, lëshimi i vetvetes në një nivel të thellë qelizor, me rezultatin e sëmundjeve kronike ose të varësive nga droga të ndryshme në përpjekje për të arritur plotësimin nëpërmjet objekteve të tjera.

Po qe se keni sinqeritetin dhe guximin për të shikuar se cilat nevoja të paplotësuara jetësore dhe shpirtërore janë në bazë të zakoneve të këqia dhe të simptomave, atëherë mund t’i ballafaqoni frikat që ju pengojnë në plotësimin e tyre.

SHPESHHERË SIMPTOMAT TRETEN KUR T’U LEJONI NEVOJAVE DHE FRIKAVE TË NDRYDHURA TË HYJNË NË NDËRGJEGJEN TUAJ.

Vëzhgoni mendimet dhe ndjenjat që i keni lidhur me shëndet. A e konsideroni shëndetin si diçka vetëkuptuese? A luftoni me probleme fizike, emocionale ose shpirtërore? Këto probleme a janë pjesë e një tradite familjare apo rezultati i stilit tuaj personal të jetesës?

Në vijim do të gjeni POHIME TË FIKSUARA NGA KULTURA, LIDHUR ME TEMËN E SHËNDETIT, që mund t’i keni dëgjuar hera-herë si fëmijë.

Mos e tepro. Nuk do të jetë aq keq sa thua.
Shëndeti i keq është dënimi për veprat e këqia.
Familja jonë nuk ka para për sëmundje.
Trupi nuk është i rëndësishëm. Mendja/koka/efekti kanë rëndësi.
Përderisa trupi funksionon, ku është problemi? Ka gjëra më të rëndësishme në jetë.
Të kujdesesh për trupin/sport/gjumë/shëndet është luks dhe diçka egoiste.
Njerëzit me shëndet të mirë nuk kanë punuar shumë në jetë.
Njerëzit e sëmurë kanë kohë dhe para të tepërta.
Mos u anko, të tjerët janë shumë më keq.
Të plakësh do të thotë të sëmurësh.
Çfarë vjen vetvetiu, edhe ikën vetvetiu.
Kush është i sëmurë, e ka fajin vetë.

Dhe tani disa BINDJE QË NJERËZIT I KISHIN FITUAR SI FËMIJË DHE SIPAS TË CILAVE JETOJNË AKOMA.

Vetëm kur jam e sëmurë, njerëzit më vërejnë.
Kur jam me shëndet, duhet të punoj tepër.
Një jetë plotësisht e shëndoshë është e mërzitshme.
Vetëm kur të peshoj (x kg) më pak, mund të jem e lumtur.
Jam tepër e dobët. Nuk ka çka të bëj kur jam e sëmurë.
TI më bën të sëmurë.
Nuk mund të kem besim në trupin tim.
Nuk mundem për shkak të “këmbës sime prej druri”.

A ju duket e njohur njëra nga këto fjali?

Hidhni në letër fjalitë që kanë qenë të rëndësishme në jetën TUAJ.
Këto mesazhe kanë fuqi.

ZGJIDHNI DY-TRI NGA MË TË RËNDËSISHMET DHE FORMONI TË KUNDËRTËN.

Dr. Ulla Sebastian
Perktheu SLB
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 22:31

AFORIZMA PER RRITJEN SPIRITUALE

Cdo pervoje sherben per t'ju bekuar dhe jo per t'ju plagosur.

Secili vend dhe secila situate ne jete paraqesin nje shans per rritje.

Vendi me i mire per t'u rritur eshte tamam aty ku gjendeni. Koha me e mire eshte tani.

Je mirenjohes per mundesite per t'u rritur.

Testet me te medha nga te gjitha testet jane ato ne shtepi, me familjen. Prandaj shtepia eshte nje vend i shkelqyeshem per t'u rritur.

Eshte mundesi e mire per t'u rritur ne qofte se njerezit flasin gjera per ty, kundrejt teje. Kjo te jep nje shans per ta ushtruar Dashurine e vertete. Kjo te jep nje shans per ta ushtruar paqen e vertete. Vete fakti qe ata bejne zhurme me gojat e tyre nuk eshte arsye per t'u ndier keq per kete. Kundershtimi eshte nje gje shume e shendoshe meqe nxiton dhe sforcon rritjen.

Nuk ka asgje qe ndodh qe nuk mund te perdoret. Nuk ka asnje ngjarje qe nuk mund te perdoret si mesues.

Cdo minute e cdo dite do te duhej te perdorej per t'u rritur.

Duhet te perpiqemi te shkojme gjithe rrugen. Neve na eshte dhene ta bejme kete. Ne e kemi mundesine te kthehemi gjithe rrugen per ne shtepi, drejtperdrejte tek Absolutja.

Prite te pakufishmen, asgje me shume. Nuk mund te teprosh.

Celesi eshte malli per clirim. Me ta kapur, do te bartesh gjithe rrugen.

Ne deshiren tone per ta arritur clirimin ose realizimin, ndimohemi ne ate menyre sa ne u ndihmojme te gjithe te tjereve.

Rritu derisa ta arrish piken ku gjithe vemendja ndodhet larg teje dhe tek te tjeret.

Sa me lart ngritesh, aq me shume mosdallim do te vije. Do t'i pranosh lideret e te gjitha feve njelloj.

Duhet t'u falenderosh atyre qe te kundershtojne, sepse ata te japin nje shans te jashtezakonshem per rritje.

*************
(Komentim: Sa veshtiiiiiiiiire! krenaria individuale e "unit" eshte teper e madhe ... cfare te besh? ta rikujtosh e rikujtosh pa rene ne gracke ta nenvleftesosh veten duke besuar cdo gje)
*************

Sa me intensive jane krizat ne kete bote, aq me shume mundesite do t'i kemi te rritemi.

Do te ishte aq shpejt nese njerezit do te pyesnin me mundim te vazhdueshem dhe intensiv: "Cfare jam une?"

Nga: Hale Dwoskin / Lester Levenson, "Happiness is Free"
perkth.: SLB
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 22:34

Qaji hallet e tua

Ziu eshte nje forme intensive trishtimi per shkak te vdekjes ose per shkak te mbarimit te dickaje. Eshte shume e rendesishme te shperthehesh lirisht ne pikellimin tend pa e shtypur.

Nganjehere ai zgjat shume ose kthehet me perseritje te rregullt gjate nje kohe shume te gjate. Pranoje dhe kujdesu per mbeshtetjen e nevojshme cdo here qe kjo dhimbje rishfaqet. Per paradoks, ti mund te clirohesh nga dicka ose mund t'i vesh fund vetem duka ia pranuar ziun. Lotet qarkullojne brenda teje, te pastrojne dhe krijojne hapesiren e
favorshme per riperteritjen.

AFIRMIMI:

Kur e shoh pikellimin tim,
e sheroj trishtimin tim
dhe krijoj hapesire
per dicka te re.

Shakti Gawain
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 22:38

Disa fjale te bukura (Serenity)

«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤
¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
Ti e sheh veten si te vogel dhe te kufizuar.
Por nese mbyll syte gjate meditimit,
do te shohesh gjeresine e ndergjegjes sate -
dhe po sheh se gjendesh ne qendren e amshurise.
Aty perqendrohu.

-- Paramhansa Yogananda
______________________________________________
«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤
¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
Kurre nuk eshte vone te jesh njeriu qe mund te kesh qene.

-- George Eliot
______________________________________________
«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤
¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
Ku te shikosh ...

"Duhet ta kuptosh teresine e jetes,
jo vetem nje pjese te vogel te saj.
Per kete arsye duhet te lexosh,
per kete arsye duhet t'i shikosh qiejt,
per kete arsye duhet te kendosh dhe kercesh
dhe te shkruash poezi dhe te vuash dhe te kuptosh,
sepse e gjitha kjo eshte jeta."

-- J. Krishnamurti
______________________________________________
«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤»§«¤»¥«¤
¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯

KOMENTIM: Goethe (?) tha dicka te ngjashme, qe me pelqen shume. Tha se cdo dite duhet te lexojme ndonje poezi te mire, te shikojme ndonje pikture te mire ose te degjojme ndonje muzike te mire.
Une vyshkem dhe vdes pa kenduar dhe kercyer, ndersa vuajtjet perpiqem t'i transformoj ne kuptim. Te kuptoj sa me shume njerez dhe situata, ta kem zemren gjithmone e me te gjere.
Po ju? si e perjetoni ju "teresine e jetes"? A kendoni e kerceni ose preferoni t'i shikoni qiejt? Cfare lexoni, cfare shkruani? Sa keni vuajtur? Dhe me ne fund: cfare keni kuptuar?

Lista ekziston gjithashtu per te menduar me shkrim rreth pyetjeve dhe impulseve te tilla. Atehere mund te behet nje udhetim i brendshem.
Nese deshironi, ndajini mendimet, ndjenjat, intuicionet tuaja me te tjerat dhe te tjeret.

SLB
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 22:44

Meditim inkurajues

Sot zemra ime eshte pa frike.Kam besim ne te miren, te qendrueshmen dhe te verteten.

Sot do te kujdesem per mendimet dhe fjalet e mia; do ta mbaj ndergjegjen te palekundur duke realizuar se kjo eshte nje fuqi shpirterore ne te cilen mund te kem besim.

Me vendosmeri kthehem drejt burimit te shenjte qe nuk njeh ngaterrim, drejt asaj qendre shpirterore qe nuk njeh frike.
Shpirti nuk ka frike nga asgje, e shenjta nuk ka armiq, dhe shpirti nuk njeh kundershti.
Me vetedije i afrohem qendres sime te shenjte, burimit te gjithckaje qe ekziston.
Ndiej ngrohtesine e pranise se saj.

Hyj ne nje besim te perkryer nepermjet dashurise dhe mirebesimit, dhe ne nje vetbesim te plotesuar nepermjet dorezimit te vetes ndaj se mires.

Duke pranuar te miren ne te gjitha rruget e mia, duke u deshiruar te tjereve vetem te miren, qendroj ne vetbesim te qete.
E hap ndergjegjen ime ndaj kuptimit se gjithe fuqia dhe prania e ketushme me mbeshtjell ne perqafimin e saj te amshuar; se shpirti me jep pergjithmone jeten e tij.

Kam besim tek vetvetja sepse besoj te Zoti. Besoj ne fatin tim sepse di se Ligji i se Mires vepron nepermjet meje.
Kam besim ne te ardhmen dhe pres me entuziazem gjerat e mira qe do te vijne.
Prandaj e pranoj plotesine e jetes ne kete çast.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 22:46

KALENDARI I SHPIRTIT

Të takon në këtë orë diellore
Ta njohësh kumtin plot me urtësi:
I dëvotshëm ndaj bukurisë botërore,
Në ndjenjë e përjeton veten në brendësi.
Uni i njeriut mund të humbet
Në unin e botës, dhe po aty, të gjendet.

Nga Rudolf Steiner

Kjo do të thotë se: Fuqia shpirtërore e dritës në botën e jashtme është tani aq e madhe sa ne duhet t'i dorëzohemi asaj nëpërmjet ndjenjës. Kështu kemi një parandjenje të humbjes së unit të rëndomtë për ta gjetur veten përsëri në një ekzistencë më shpirtërore në kulmin e diellit veror.

***********************
Rudolf Steiner është themeluesi i antropozofisë, një nga lëvizjet më të suksesshme ezoterike në botë. Përveç ideve të pakuptimta (në mendimin tim) për evolucionin e njeriut dhe të planeteve, ka shumë mendime dhe impulse të bukura, p.sh. sa i përket harmonizimit të jetës materiale me atë shpirtërore. Fushat e aplikimit praktik, ku antropozofia dallohet me sukses, janë mjekësia alternative (p.sh. terapia e veshtullit kundër kancerit), arsimi (shkollat „Waldorf") dhe bujqësia ekologjike.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 22:49

Meditim per t'u shtendosur

Shtendosu dhe qetesohu.
Lexo fjalite e meposhtme dhe cdo here qe sheh nje kryq (+), perqendrohu mbi frymemarrjen tende: Merr fryme thelle dhe e (i) shtendosur derisa mushkerite te jene te mbushura, pastaj largoje gjithe ajrin ne menyre te ngadalte dhe te rregullt.
Imagjino se me cdo leshim fryme debon pak me shume tendosje nga trupi yt, si ajer qe del nga nje balon.

***************************

Une jam e(i) shendosur dhe e(i) qete. +
Une marr fryme thelle dhe ne menyre te rregullt. +
Nje ndjenje e kendshme ngrohtesie me pershkon. +
Krahet e mi behen te rende dhe te bute. +
Trupi im ndihet i shtendosur dhe i qete. +
Asgje nuk me shqeteson. +
Une jam ne paqe me boten. +
Cdo gje eshte e qete dhe e gezueshme. +
Qetesia dhe heshtja me mbeshtjellin. +
Une jam njesh me gjithesine. +
Une jam harmoni. +
Une jam heshtje. +
Une jam ne paqe. +

Donald Norfolk
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 22:51

Keshilla

Prezenca jote eshte prezente ne kete bote
Ti je i vecante,askush tjeter nuk eshte si ty
Jeta jote duhet te jete c'far ti do dhe e plote
Ruaji ditet e tua me xhelozi dhe mbaje ne sy

Nemero vetem urimet dhe jo shqetsimet e tua
Mos e lejo vheten qe te bjere ne vetmi dhe ligje
Qindra pyetje brenda teje jane bere mish e thua
Kuptoje ato, ki kurajon dhe jepu nje pergjigje

Mos e kufizo vehten tende kurre per asnje rast
Shume enderra jane duke pritur te behen realitet
Harrije qellimin,deshiren,realizimin,vere dhe bast

Asgje s'te mundon me shume se merzitja e vertete
Duaje veht-vehten pa kufi dhe cmendurisht
Kariera e gjate ka probleme,e rendesishmja behet
Mos i merr gjerat perhere teper seriozisht.

Jetoje jeten teper i qete
Kurre mos shko mbrapa ne jete
Mos harro se pak dashuri te shpie deri ne rete
Shume gjera shkojne e te lene te shkrete

Mos harro qe shoqeria eshte investimi me i madh
Thesari i jetes eshte te jetosh me te tjere
Jeto ne shoqeri sikur te hash vetem buke e djath
Ruaje shendetin,shpresen dhe gezimin perhere.

Harxhoje kohen per te arritur nje Yll...
Dhe mos harro kurre se sa i vecante ti je
Nuk je nje kafshe qe jeton ne pyll
Por je bere te gezosh gjithecka mbi dhe!

Agideeba
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 22:53

Te jesh artist ...

Te jesh artist do te thote te dallosh te vecanten. Te cmosh te cuditshmen. Te mbash nje ndjenje lozonjare ne qendrimin tend ndaj normave pergjithesisht te pranuara.

Ta shtrosh pyetjen: "Perse?" Te jesh artist do te thote te kalosh rrezikun qe shume nga te gjitha ato qe perbehen nga parate, prona dhe prestigji te duket sadopak budalla.

Te jesh artist do te thote te pranosh te habitshmen. Do te thote te lesh ne nje dhome nje mobilje te papershtatshme nese te pelqen.

Do te thote t'i qepesh nje palltoje qesharak, qe te ben te lumtur. Do te thote te mos perpiqesh gjithmone te jesh dicka qe nuk je.

Julia Cameron
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 22:54

Si hije ...

E keqja (injoranca) eshte si hije -
nuk ka substance reale ne vetveten,
nuk eshte gje tjeter vec mungese drite.
Nuk mund ta besh hijen te zhduket
duke provuar ta luftosh, ta shkelmosh, te protestosh
ose me ndonje forme tjeter qendrese shpirterore ose fizike.
Per te bere qe nje hije te zhduket,
duhet ta ndricosh, ta hedhesh drite.

Shakti Gawain
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 22:57

KALENDARI I SHPIRTIT (12)

Shkëlqimi i bukurisë së botës
Më detyron nga thellësitë e shpirtit
Që fuqitë hyjnore të jetës sime
T'i lëshoj për fluturimin nëpër botë;
Ta braktis veten time
Duke kërkuar veten plot besim
Në dritën dhe në ngrohtësinë e botës.

Rudolf Steiner

************
Eshtë fjala për dëshirën e forcave më të thella të shpirtit për t'ia dhënë veten dritës dhe ngrohtësisë së sferave të larta.

"Për ta gjetur veten, së pari humbe veten."

(Komentimi im: Vetja që humbet nuk është njëlloj me atë që gjendet ... mendohuni për këtë ... Ajo që humbet nganjëherë quhet "ego" (uni) dhe është mentaliteti i ngushtë, i ndarjes dhe përçarjes, i frikës; ndërsa ajo që është për t'u gjetur quhet "self" ose "Higher Self" dhe është realizimi i bashkësisë deri në njësi i vetes me të tjerët dhe me Zotin / energjinë hyjnore etj., mentaliteti i dashurisë.)
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 22:58

Sherimi

Sherimi i nje pjese
nuk duhet te provohet
pa trajtuar teresine.

Mos kerko ta sherosh
trupin pa shpirtin.
Dhe nese koka dhe trupi
duhet te jene te shendoshe,
duhet te fillosh
duke sheruar shpirtin;
sepse ky eshte gabimi
me i madh i kohes sone
gjate trajtimit
te trupit njerezor:
qe mjeket se pari e ndajne
shpirtin nga trupi.

Platoni
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 23:01

MENDIMI I DITES

Edhe ne qofte se te duket se cdo gje shkon ne drejtim te gabuar, merr zemer, sepse ne te vertete situata mund te jete krejt ndryshe nga c'duket. Pikerisht kur ne e presim me se paku, batica-zbatica e jetes mund te ndryshoje. Baticat e zbaticat e jetes ndryshuakan, dhe ndryshojne shpesh. Shko me rrjedhen.

Ne qofte se je e/i deshperuar dhe gjerat duken te erreta, mos u dorezo. Kurre mos u dorezo. Sic thuhet, nata eshte gjithmone me e erret para agimit. Dhe furtunat vijne per te kaluar.

Pra, edhe ne qofte se cdo gje duket teper frustruese ose teper stresuese ose thjesht nuk ia del mbane, kujto se bile gjate ketyre koheve kozmosi po shpaloset sic duhet.

Edhe ne qofte se dhemb, kjo ka vlere. Edhe ne qofte se kjo nuk eshte ajo qe e deshiron, mund te jete kjo qe te duhet.

A.J. Mahari (apo "soul")
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 23:03

SIKUR PENDA NE ERE

Ekzistenca e shumices se njerezve i ngjan nje pende
e cila sipas rrethanave fryhet andej-ketej nga era.
Here eshte lart, here poshte, here majtas, here djathtas,
pa plan dhe pa qellim ...

Por kjo ekzistence e lehte si pende, e papercaktuar
mund te kthehet edhe ne nje fluturim i lire, i drejtuar kah qellimit.
Kush i njeh ligjet e eres
mund ta drejtoje veten per te qene ne vrundull.
Me lehtesi leviz me ndihme te eres,
e shfrytezon ate dhe ligjet e saj
per t'u drejtuar ne nje drejtim te zgjedhur vete.

Dr. Wolfgang Beier
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 23:04

Jeta

Jeta është mundësi, përfito nga ajo.
Jeta është e bukur,adhuroje.
Jeta është ëndërr, jetoje.
Jeta është sfide, perballu me te.
Jeta është loje, luaje.
Jeta është detyre, plotesoje.
Jeta është e shtrenjte, vleresoje.
Jeta është pasuri, ruaje.
Jeta është dashuri, shijoje.
Jeta është mister, zbuloje.
Jeta është dhimbje, sfidoje.
Jeta është kenge, kendoje.
Jeta është tragjedi, shmangiu.
Jeta është fat, perfito.
Jeta është aventure, kujdes.
Jeta është shume e çmuar, duaje.
Jeta është lufte, mesohu dhe me te.
Jeta është jetë, lufto për të...

Nëna Tereze
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 23:10

Ka nje zgjidhje per çdo problem

Probleme kane nje imazh negativ. Probleme konsiderohen si dicka e keqe.

Askush nuk deshiron te kete probleme. Por ne fakt problemi deshiron te na komunikoje dicka, eshte nje mesazh per ne. Pra probleme jane udherrefyes te vlefshem. Nuk duhet t'i shtyjme tutje ose madje t'i luftojme. Pra mund te definojme ne menyre krejt te re nocionin e problemit:

Sipas kesaj, nje problem eshte:

- nje sfide
- nje shans per t'u rritur
- nje dhurate qe ia bejme vetes
- nje kostum pas trupit
- nje situate

Cfare tingellon me mire: "Kam nje problem" ose "Gjendem ne nje situate"?
"Problemi" na kujton pune te mundimshme. "Situate", nje detyre per t'u zgjidhur. Fjalet kane fuqine e vet. Duke shqiptuar nje fjale, ne i japim fuqi dhe e perforcojme. Perse te perforcojme probleme? Kjo nuk qenka e nevojshme.

Ja disa keshilla per temen e problemeve:

1. Mos u befasoni kur shfaqen probleme. Ato jane pjese te jetes si
azoti eshte pjese e ajrit.

2. Mos i mbicmoni problemet tuaja. shumica u japin nje problemi me shume
peshe nga c'meriton.

3. Mirepritini problemet. Kane nje efekt stimulues dhe e bejne jeten
interesante. Si doni t'i gjeni dhe zhvilloni pikat e forta dhe aftesite
tuaja po te mos ishte nepermjet problemeve?
Probleme jane vija rruge dhe jo tabela ndalese!

4. Ne cdo problem fshihen mundesi te vlefshme. Kerkojini!

5. Hartoni nje liste me mundesite e zgjidhjes. Nese njera mundesi del si
e pazbatueshme, atehere provoni tjetren. Mos humbni kurajon - duhet te
kete nje zgjidhje!

6. Gjithmone eshte vendimtare se cfare do te beni me problemin tuaj.
Shume njerez jane bere vetem me ane te problemeve ajo qe jane tani.

7. Mbajeni qendrimin tuaj themelor pozitiv. Me humor dhe gezim, shumecka
behet me lehte. Kjo nuk eshte vtem nje fjale e urte.

Dhe nese ju vjen vertet e keqja, atehere kujtoni se: Asnje problem na le
pas si na e ka gjetur. Dhe si na le pas, kjo varet nga ne vete.

*****************************************
Komentim: Ka probleme te renda, sic jane p.sh. lufta, diktatura, struktura shtypese, keqtrajtim dhe perdhunim, semundje fizike dhe psiqike dhe veshtiresi ekonomike, ku vetem mendimi pozitiv nuk ndihmon; perkundrazi, njerezit qe megjithate nuk arrijne te behen te lumtur mund te ndihen te fajshem per fatin e vet.
Megjithate, me "problemet e vogla" te perditshmerise kjo mund te ndihmoje shume, dhe edhe problemet e renda mund te lehtesohen ne njefare menyre.

SLB
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 23:14

TA HEQESH FRIKEN NGA BRAKTISJA
==================================
"Ku je, o Zot? Pse me braktise?"

Shume njerez na kane braktisur. Shume shpesh jemi ndier te vetmuar. Ne mes te
luftrave dhe mesimeve tona e pyesim veten a mos na ka braktisur edhe Zoti.

Ka dite te mrekullueshme kur ndiejme pranine dhe mbrojtjen e Zotit, qe drejton
secilin nga hapat tane dhe secilen ngjarje. Dhe ka dite te hirta dhe te shkreta
te erresires shpirterore, kur e pyesim veten a ka nje gje te vetme ne jeten tone
qe eshte e drejtuar apo e planifikuar. E pyesim veten a di Zoti vertet te gjitha
gjerat, a kujdeset Zoti per ndonje gje fare.

Ne ditet e erreta terhiquni ne heshtje. Detyrojeni veten per nje discipline te
bindshme derisa te merrni pergjigje. Pergjigja do te vije.

"Nuk kam ikur, femija im. Une jam gjithmone ketu. Ki besim tek une. Cdo gje ne
jeten tende drejtohet dhe planifikohet. Une e di dhe une kujdesem per ty. Gjerat
do te ndodhin sa me shpejt per te miren tende. Ki besim dhe ji mirenhohes. Une
jam ketu. Se shpejti ti do ta shohesh dhe do ta dish vete."

### Sot nuk do te harroj se Zoti nuk me ka braktisur. Mund te kem besim se Zoti
me udheheq, se ma tregon drejtimin dhe planifikon cdo detaj te jetes sime me
dashuri. ###

Psikoterapi spirituale eshte besimi tek ekzistenca e nje fuqie me te madhe. Per njerez qe orientohen brenda feve tradicionale eshte Zoti, por te tjeret mund ta konsiderojne si
energji te madhe, si pjesen me te urte te vetvetes etc., sipas botekuptimit tenvet. Marredhenia me kete fuqi konsiderohet si kryesore per procesin e sherimit.SLB

Melody Beattie
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 07.08.09 23:17

Tolerance

Une e bej punen time
dhe ti e ben punen tende.
Nuk jam ne kete bote
per te jetuar sipas pritjeve te tua.
Dhe ti nuk je ne kete bote
per te jetuar sipas te miave.
Ti je ti dhe une jam une,
dhe nese rastesisht e gjejme njeri-tjetrin,
eshte e mrekullueshme.
Nese jo, nuk ka cfare te besh.

Frederick S. Perls
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 08.08.09 14:13

Gjej kohen

Gjej kohen te meditosh,
eshte burim i forces.

Gjej kohen te luash,
eshte çeles i rinise.

Gjej kohen te lexosh,
eshte themel i te diturit.

Gjej kohen te kesh respekt,
eshte rruga e lumturise.

Gjej kohen te enderrosh,
eshte rruga qe te dergon tek yjet.

Gjej kohen te duash,
eshte gezimi i vertete i te jetuarit.

Gjej kohen te jesh i kenaqur,
eshte muzika e shpirtit.

Kenge antike irlandeze
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 08.08.09 14:14

MEDITIM - kunder abortit!
(Kushtuar femijeve qe nuk e kane pare kurre driten e diellit)

Mami!... Mami!...

Me degjon?

A eshte e vertete: se ti nuk mund te me degjosh; ti nuk njeh zerin tim, fytyren time, buzeqeshjen time, lotet e mi...

Mami! Si eshte dielli? A eshte e vertete, qe drita dhe ngrohtesia jane si nje dashuri e vertete?

Mami, eshte e vertete qe lulet jane te bukura dhe me plote arome?

A eshte e vertete se eshte bukur te vraposh, te buzeqeshesh, te luash, te duash, te kendosh?

Mami, eshte e vertete se qielli eshte i zbukuruar me yje te shumte, re, driteza, diell e hene?

Mami, a eshte e vertete se deti eshte i kalter dhe dallget e detit dijne te kendojne?

Eshte e vertete qe bimet jane te shumeta dhe jane mirenjohese?

Qe lumi eshte i paster dhe i rrjedhshem?

Mami, eshte e vertete qe zogjte flututojne ne qiell duke ciceruar dhe kane kujdes te vecante per krijesat e tyre me te vogla?

A eshte e vertete, o Mami se te gjitha kafshet, edhe ato me te egrat, ia degjojne zerin te birit me dore ne zemer?

Mami, sa do te doja te mbeshtetem ne zemren tende! Qellimi im ka qene te te dua, te degjoj, te perkdhel; kam dashur te jetoj, te njoh fytyren tende te embel...

Mami, pse me ke mbytur?

Mami!... Mami!
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 08.08.09 14:14

PROFESORI DHE LUNDERTARI

Një dite një nder profesoret më të medhenj të universitetit, kandidat per çmimin Nobel dhe i famshem në mbarë boten, arriti në bregun e një liqeni.
E luti një lundertar që ta merrte në lunder e që së bashku të benin një shetitje neper liqen me lundren e tij. Njeriu i mirë pranoi menjehere
Kur ishin larg bregut, profesori filloi ta pyeste lundertarin.
“A e njeh historine”
“Jo” - u pergjigj ai.
“Atehere ke humbur një çerek të jetes!”
Pas pak e pyeti prapë:
“A e njeh astronomine”
“Jo” - iu pergjigj lundertari.
“Atehere ke humbur dy çerekë të jetes sate”.
E pyeti edhe per të treten herë:
“A e njeh filozofine”
“Jo” - ishte edhe kesaj here pergjigja e lundertarit.
"Atehere ke humbur tre çerekë të jetes sate”.
Papritmas filloi një stuhi e terbuar. Lundra, që ishte në mes të liqenit, luhatej prej ujit andej e kendej si një levozhgë arre. Atehere në mes të vurbullit të stuhise duke bertitur me sa zë që kishte, që të mund të degjohej, lundertari e pyeti profesorin:
“A di të notosh?”
“Jo” - iu pergjigj profesori i rrembyer nga frika.
“Atehere e ke humbur terë jeten!”


Çfarë sherbejnë njohuritë e shumta nese nuk dimë të jetojmë!
Ka shumë rruge që zakonisht janë të lumtura e ngashnjyese, por që të çojnë në vdekje. Ndersa rruga e jetes është vetem një: Rruga e Dashurise!
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 08.08.09 14:15

Femijet mesojne ate çfare perjetojne…

Nese femija jeton ne kritike,
Meson te denoj.

Nese jeton ne inat,
meson te sulmoj.

Nese jeton ne ironi,
Meson te jete i ndrojtur.

Nese jeton ne turp,
meson te ndjehet fajtor.

Nese jeton ne tolerance,
Meson te jete i durueshem.

Nese jeton ne besim,
Meson te kete shprese.

Nese jeton ne ndershmeri,
meson drejtesine.

Nese jeton ne gatishmeri
Meson te kete fe.

Nese jeton ne mirekuptim.
Meson te pranoi.

Nese jeton ne miqesi,
meson te gjej dashuri ne bote.

nga Doretj Law Nolte
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 08.08.09 14:16

Dhjetë të vërteta për të medituar mbi jetën...

1. Do të fitoni trup
Mund ta duani apo dhe ta urreni, por do t'jet ai i juaji për tërë jetën.

2. Do t'mësoni mësime
Jeni regjistruar në shkollën e rregult jozyrtare që quhet jetë. Në atë shkollë çdo ditë do t'keni rast të mësoni mësime të caktuara. Ato mësime mund t'ju pëlqejnë apo dhe ti konsideroni si marrëzi dhe të parëndësishme.

3. Nuk ekzistojnë gabimet, por vetëm mësimet
Rritja është proces i provave dhe gabimeve: eksperimentim. Eksperimentet e "pasuksesshme" poashtu janë pjesë e procesit si edhe eksperimentet që "janë të suksesshme".

4. Mësimi përsëritet gjersa të mësohet
Mësimi ju ofrohet në forma të ndryshme gjersa ta mësoni atë. Kur ta mësoni njërën, mund të kaloni në tjetrën.

5. Procesi i të mësuarit kurrë nuk ndërprehet
Nuk ekziston pjesa e jetës që nuk e ka mësimin e vet. Nëse jeni gjallë, gjithnjë ekziston një mësim që duhet ta mësoni.

6. "Atje" nuk është më mirë se "këtu"
Kur "atjeja e juaj bëhet "këtu", thjeshtë do t'paraqitet një tjetër "atje" e cila do të duket më e mirë se "këtu".

7. E shihni veten te të tjerët
Mund të dashuroni apo dhe të urreni diçka te personi tjetër, gjersa ajo nuk reflekton diçka që dashuroni apo urreni në veten tuaj.

8. Pikë së pari nga ju varet se çfarë jetë do të jetoni
I posedoni gjitha aftësitë dhe vetitë që ju nevojiten. Nga ju varet se si do t'i përdorni ato. Zgjedhja është e juaja.

9. Zgjidhja ndodhet brenda juve

Përgjigjet për pyetjet jetike ndodhen brenda jush. Nevojitet që vetëm të shiqoni, të dëgjoni dhe të besoni.

10. Do t'i harroni të gjitha këto
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 08.08.09 14:16

Jeta e njeriut

Dikush ka thënë se jeta është një ëndërr dhe më e keqja fillon kur fillon të zgjohesh.

Zgjimi është vdekja e shpejtë pasi çdo gjë është iluzion.

Unë nuk e besoj këtë.Mendoj se ne futim në jetën tonë ëndrra pa fund, pasione e iluzione.

Ka raste kur eci në rrugë symbyllur duke i besuar instinkteve të mia e pasioneve që më shtyjnë në rrugën e jetës duke me dhuruar buzëqeshje e një zjarr të brendshëm.

Por unë jetoj vërtet, ndiej .. nuk jam vetëm një spektator pasiv në këtë skenë botërore.

Shekspiri e ka quajtur teatër : një iluzion pamor, mashtrim duke u shtirur si personazhe që ndoshta nuk ekzistojnë fare po ne mendojmë se ekzistojnë.

Ai ka jetuar shekuj më parë kur pas maskave të femrave në teatër fshiheshin meshkuj që nuk dinin asgjë për botën e femrës.

Ajo botë e errët e fshehur pas mureve e fustaneve të gjatë e korseve mbytëse, botë e femrave kukulla që linin në duart e meshkujve gjithçka:jetën e të ardhmen e tyre.

Po shpirti nuk blehet apo komandohet si një makinë. Ka disa nyje që prodhojnë shpresa e iluzione të cilat askush nuk mund ti drejtojë.

Natën kur mbyllim sytë ne ëndërrojmë pa i menduar ëndrrat, thjesht duam të qetësohemi , të shplodhim trupin e mesa duket vetëm mes ëndrrash mund ta arrijmë paqen.

Një buzëqeshje krijohet në buzët e njoma të trëndafilta të një foshnje kur lundron mes ëndrrash.

Të duket sikur bota është më e bukur, sikur sheh dritë kudo e yjet shkëlqejnë më tepër atë natë, vetëm prej një buzëqeshje të pafajshme.

Kur mendon për dashurinë tënde, atë që do më tepër në këtë botë, atë që të bën të qash e të qeshësh përsëri mes lotësh, atëherë mendja jonë kalon si në një paradë të vërtetat dhe iluzionet që i ke hedhur si një mantel kësaj dashurie.

Asgjë nuk është perfekte në këtë botë asnjë person po fantazia e ky shpirt i pabesueshëm që njeriu e ruan nga dallgët e jetës si thesarin më të shtrenjtë, të bën ta besosh se idealja ekziston.

Realja me të vërtetat e hidhura lihet mënjanë një çast dhe e vë kokën në jastëkun e ndjenjave ..fillojnë të krijohen imazhe të thuren ëndrra të këndshme e ti mbulohesh nga një gaz i brendshëm që vetëm ti e sheh e ndjen.

Edhe ajri bëhet plot aroma dhe sytë mbulohen nga një mjegull lulesh e ngjyrash gati të tejdukshme, ylbere të pafundta e dritë ëngjëjsh.

Iluzionet të pushtojnë zemrën dhe aty ke gjithçka të nevojitet. Vjen dikush që të prek shpatullën e të pyet për diçka e zgjohesh.

Sheh se je ulur diku e ndien ndoshta ftohtë. Jeta është kjo, zgjohesh në një moment.

Mendja fillon të punojë përsëri me llogjikën dhe zbarkon në realitet duke mbartur pak nga ai gaz i brendshëm lumturie. Flet e sytë të shkëlqejnë, optimizmi të jep një dritë të purpurtë në fytyrë.

Sa e lehtë është të ndihesh më mirë , mjafton një dorë e vogël iluzioni.

Përfundimisht jeta të duket jo aq e keqe. “Unë qenkam I lumtur e nuk e dija?”-pyet iluzioni yt, ai zëri i dytë që çdokush e ka brenda vetes.

Ne jemi ujë, ajër dhe ëndrra. Formula sekrete e krijimit të njeriut. Sa i thinjur dhe i hidhur është ai shpirt i zbrazur nga ëndrrat.

Fantazia vdes kur njeriu e dëbon vet dhe atë njëçik që i mbetet brenda e vret me trishtim realiteti.

Por jo gjithmonë vret realiteti. Ai të dhuron shpresa. Hirushja e Borëbardha na kanë ndjekur në fëmini me atë moralin e fitores së të mirës mbi të keqen dhe ne ndjekim këtë fill duke menduar: “Po, dashuria fiton mbi urrejtjen, e mira mbi të keqen, pse jo?”

Jeta është kaq e bukur sepse ka larmi. Ka hidhërim po ka dhe gëzim, ka të qara po ka edhe të qeshura, ka hije po edhe dritë, ka pleqëri e vdekja po ka dhe fëmijëri e jetë.

Jeta një zhurmë midis heshtjes ka thënë Isabel Allende.

PO një zhurmë plot të papritura, iluzione nën diell e pluhur yjesh.

Nëse guxon jeto shijo pluhurin e yjeve, kupat e ëndrrave piji deri në fund e lësho një pasthirrmë kënaqësie, trego çfarë ndien e ndaje lumturinë.

Lumturia është një krijim i bukur i njeriut.

Ka shume zhurmë brenda, shumë energji shumë fjalë tinguj shumë botë. Pihet në doza të vogla e ndarë mes njerëzish se e tëra njëherësh të vret.

Shpirti i njeriut është aq i pafund po zemra është kaq e dobët , kjo shoqeri ndan çdo gjë: dashuri e shpresë.

Një pikëz të qeshure bën dy buzë të tjera të hapen, një ëndërr e treguar me pasion frymëzon ëndrra të tjera.

Pak zhurmë krijon zhurmën tjetër në këtë jetë.

Sa i bukur zinxhiri i jetës, shkon pafundësisht e rikthehet përsëri te ne.

Jeta e njeriut: ujë, ajër e ëndrra të veshura në iluzione e ndjenja… Sa pak kemi nevojë për të qenë të lumtur!
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 08.08.09 14:27

ANA E BRENDSHME E BUKURISE

Vetja jote fizike nuk eshte aspak teresia e asaj qe je. Megjithate PASQYRON ate qe je: nje qenie e pashoq shpirterore e nje bukurie dhe rendesie te jashtezakonshme.

Kur e kupton kete dhe e shikon veten ne kete menyre, atehere do ta trajtosh trupin tend sikur te strehonte nje shpirt, dhe do ta jetosh jeten tende sikur te ishte pjese e nje plani te madh.

Do te shperblehesh me nje rrezatim te padyshimte qe vjen nga brendesia e thelle dhe qe tregohet edhe ne anen e jashtme.

Nese bisedon me gra te shumta te ndritshme, sic e kam bere une, do te gjesh se ne nje menyre a tjeter te gjitha ato "gjeten religjion". Jeta i ka shtyre - shpeshhere nepermjet dhimbjes, nganjehere nepermjet gezimit - te kerkojne te verteta te fshehura nen siperfaqen e rrethanave te tyre.

Disa e thelluan fene e femijerise, te tjera gjeten nje fe te re. Shume zbuluan lutjen apo meditimin, ose ato kapercyen nje varesi ose dolen nga nje dileme duke rindertuar jeten e tyre mbi nje themel spiritual.

Pavaresisht nga hollesirat individuale, nje fuqi hyri ne jeten e tyre qe shkaktoi qe preokupimet te perqendruara mbi vetveten te zvogeloheshin dhe qe zemrat e tyre te
rriteshin.

Kete fuqi mund ta quash Zot, por nese ndonje fjale tjeter te vjen me mire, atehere perdore ate natyrisht. Pa marre parasysh emrin qe e zgjedh, kjo eshte nje fuqi qe mund te lartesoje mendimet e tua dhe te zvogeloje ato qe erresojne driten tende te brendshme: frike, xhelozi, zemerim, lakmi ... ju dini, te shtate mekatet themelore dhe disa sahanlepires tjere.

Te jesh perfekte eshte e panevojshme. Te jesh njerezore do te mjaftoje. Nese merr vesh se ne te vertete je "bere e tmerrshme dhe e mrekullueshme", mund te kapercesh brengat e shumta per kofshet dhe per rrudhat rreth syve dhe mund te fillosh te rrembesh njerezit me PREZENCEN tende. Nuk ka nevoje te kesh paraqitjen e grave ne revistat.

Ato zakonisht perfaqesojne vetem njerin koncept bukurie, nje koncept qe varet nga rinia dhe qe mbeshtetet nga kozmetika, ndricim dhe arti i vendosjes ne skene. Ajo qe ti do te kesh ne vend te kesaj eshte nje prush qe as nuk blihet as nuk futet ne shishe.

Deri para pak kohe, kultura bashkekohore nuk i jepte shume rendesi nje shpirti te bukur. Kjo ishte ashtu me gjase sepse askush nuk gjeti dot se si te nxjerresh perfitim nga kjo.

Pavaresisht nga arsyja, ai mesazh te nenvleftesosh bukurine qe rrjedh nga thellesia e brendshme kaloi ne ndergjegjen kolektive. Mirepo, ne realitet bukuria e brendshme eshte i vetmi lloj bukurie qe ka rendesi te vertete sepse eshte i vetmi lloj bukurie qe e percjell distancen.

Mund te llogarritesh me te qe do te mbese, edhe pse ti nuk ndihesh mire ose ti ke qene e zgjuar gjithe naten me nje femije te semure ose kur te jesh dhjete - ose tridhjete - vjet me e madhe se tani.

Dhe meqe kjo bukuri eshte aq e thelle sa shpirti, mbase bile mund ta marresh me vete kur te ikesh.

Mund ta parafytyrosh shprehjen e saj te jashtme si karizme ose hijeshi, si klase ose ekuiliber. Kur e ke, syte e tu jane ne te vertete dritare per shpirtin.

Buzeqeshja jote mund te beje qe gjithkush te ndihet mire. Nje terheqje e paperballueshme del nga personaliteti yt, keshtu qe, pa marre parasysh moshen apo llojin e trupit, dhe pa marre parasysh a e mban veten per bukuri apo jo, ti QENKE e bukur.

Eshte ceshtje e zhvillimit te shpirtit, te ures qe te lidh si njesi trup-mendje me shpirtin,
me driten e brendshme, me "ate te Zotit ne secilin person".

Ky eshte rrezatimi qe mund te ndricoje nje dhome, te ndricoje jeten tende, dhe te jape ate lloj bukurie qe me gjithe kalimin e viteve nuk do te zvogelohet kurre.

Nga: Victoria Moran
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 08.08.09 14:31

SI TE NDIHMOSH NJE NJERI NE ZI
(te cilit i ka vdekur nje njeri i dashur)

* Njeriu ne zi nuk eshte nje qenie ekzotike te cilen mund ta vezhgosh si nje skene ne teater ose ne cirk. Jepia ndjenjen qe ti je krejt prezent: "Une jam ketu dhe rri tek ti."

* Le ta kuptoje qe ai mund te llogarise me ty. Beje te ndieje qe ti i dhuron gjithe vemendjen dhe perkujdesjen tende.

* Le ta dije qe ti e pranon pa kusht ne ziun e tij dhe qe ai nuk ka nevoje ta shpjegoje veten. Le te kuptoje qe ti ia pranon ziun dhe qe je i gatshem te marresh pjese ne hidherimin e tij.

* Le ta kuptoje qe ti je dikush qe, pavaresisht nga c'do te ndodhe, do te jesh ne anen e tij, qe je dikush qe mund ta lere ashtu sic eshte. Mbeshtete kur qan dhe thuaji se ka te drejten te sillet ashtu.

* Thuaji qe mund te jete i zhurmshem dhe i deshperuar, sepse humbja eshte e pakthyeshme dhe nuk ka shprese per nje ritakim. Perkrahe ne ziun e tij dhe je konsekuent me te nese eshte ne pyetje merrja parasysh e realitetit te tij.

* Thuaji se deshiron t'i ndihmosh gjate kryerjes se formaliteteve te ndryshme, keshtu qe ai do te gjeje kohe per ziun e tij pa u nderprere dhe pa u bezdisur.

* Nese sheh dike qe qan, mos u ngut menjehere per ta ngushelluar ne vend. Se pari vezhgoje situaten, sepse perndryshe ekziston rreziku qe ti i krijon pershtypjen qe eshte e panatyrshme te qash.

* Lere te vetem dhe rri tek ai pa e mbuluar me pekule, perndryshe ai do te ndihet si nje femije i vogel qe eshte i pangushellueshem dhe i humbur.

* Jepia gjithmone pershtypjen qe prania jote nuk do te thote qe ai duhet te mbaroje te jete me zi. Lere te kuptoje qe nuk duhet te shpetoje me ziun. Ziu mbaron vetvetiu kur behet i tepert, kur "kaloi" krejt.

* Thekso shprehimisht se ti nuk ndihesh i ngarkuar dhe qe, nese ky rast do te ndodhe, do t'ia thuash.

*Lere te kuptoje se fjalet e tua nuk deshirojne ta heshtin me ngushellim, por ta sforcojne ne ziun e tij. Ai duhet te mund te qaje hallet e tija ne gjirin tend kur nuk e dhuron me. Por lere edhe te vetem, jepia pershtypjen qe ti je i besueshem, qe ai eshte ne gjendje te kujdeset per vetveten dhe te mund te te marre ne telefon ne cdo kohe.

Nese besimi mes jush eshte rritur ne ate mase qe mund t'i afroheni njeri-tjetrit, atehere perpiqu ta prekesh me kujdes duke lene doren tende per nje kohe ne supin e tij, duke mbajtur dhe ngrohur duart e tija, duke ia perkedhelur shpinen, duke ia prekur floket. Ne te gjitha dili ne krah si shok. Nuk ka nevoje te flasesh gjithe kohen.
Shikime, prekje dhe heshtja meditative kane shpeshhere nje ndikim me te madh se te folurit e panderprere.

Meqe njeriu me zi zakonisht i ka mbledhur ne vete antenat e shqisave, eshte e keshillueshme te kujdeset qe te mund te perceptoje bukuri te shumellojshme, qe i josh
perseri shqisat e tija. Natyrisht kjo mund te mos i takoje kohes se pare, kur ndikimi i tronditjes se humbjes ndihet vecanerisht thelle. Shetitjet ne natyre, vizita koncerti, muzeu dhe ekspozite mund te ndihmojne qe jeta mund te kthehet ne trup nepermjet shqisave.

Nga: Jorgos Canacakis
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 08.08.09 14:34

Kur ti vete je ne zi

- Hyrja ne dhimbjen e zisë eshte si hyrja ne dhimbjet e lindjes. Lindja dhe vdekja perkojne se bashku. Dhimbja e zise paralajmeron lindjen e dickaje te re, qe eshte e gjalle. Detyra jone eshte qe kjo gje e re te vije ne bote e shendoshe nepermjet nesh. Kuptohet vetvetiu qe kjo shpeshhere dhemb shume.

- Dhimbja e humbjes duhet te kalohet me dhimbje, perndryshe dhemb pa marre fund.

- Nuk mund te gjesh rrugen e daljes jashte zise ne qofte se nuk hyn brenda zia prape e prape, serish dhe ne menyra te ndryshme.

- Ne mund te kujdesemi qe te na mbetet aftesia per te vajtur. Pa te vetem veshtire mund te jetojme, prandaj duhet te kemi kujdes qe ajo te kete shkembim me gezimin. Njeri e sjell tjetrin.

- Eshte e lehte t'i besh zise syrin qorr. Por nuk mund t'i ikim.

- Mendimet e zise mund t'i lesh te fluturojne rreth kokes sate si zogj te zinj. Nuk ka nevoje t'i lesh te depertojne ne zemren tende.

- Ate qe e ke humbur dhe qe e ke dashur duhet ta varrosesh ne dhe, por jo ne zemren tende. Ky vend te duhet per ndjenjat e tua.

- Mund te pastrohesh nga zia, por zia vete nuk mund te pastrohet krejt. Do te kthehet prape e prape ne menyra te ndryshme.

- Kush nuk i flijohet dhimbjes se zise, nuk ka arsye se pse te ndryshohet.

- Kujdesu qe te rrish ne kontakt me zine, por mos u qep pas tij.

- Ngushellimi nuk do te thote assesi qe nuk lejohet me te qash.

- Lamtumirja qe e perjeton bashkon gjera te reja. Ti dorezon dicka te vdekur dhe e merr kujtimin. Ketu kurre nuk eshte fjala per humbjen. Dicka te vdekur nuk mund ta humbesh dot sepse nuk ka asgje per te humbur: E vlefshmja mbetet, e humbura pervetesohet perseri ne ndonje menyre tjeter.

Nga: Jorgos Canacakis
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 08.08.09 14:44

Te thuash "jo"

Ka nje fjale qe shume njerezve s'ua mban gjuha ta thone, nje nga fjalet me te shkurtra te gjuhes sone: JO. Thuajeni me ze te larte: JO.

JO - aq e thjeshte per t'u shqiptuar dhe njekohesisht aq e veshtire. Kemi frike te humbim dashurine e te dashurve tane. Na kapllojne ndjenja faji. Besojme se njerez "te mire", femije, prinder, bashkeshorte, te krishtere ose myslimane "te mire" kurre nuk thone "jo".

Problemi eshte qe ne ia ulim vleren vetvetes dhe humbim dashurine e njerezve te cileve deshirojme t'u pelqejme ne qofte se nuk mesojme te themi "jo". Vec kesaj, ne i denojme te tjeret me qejfmbetjet tona te fshehura.

Kur te themi "jo"? Kur "jo" eshte ajo qe e mendojme ne te vertete.

Ne qofte se mesojme te themi "jo", atehere nuk na duhet me te mbrohemi me genjeshtra. Fitojme besimin e te tjereve dhe fitojme besim tek vetvetja. Kur themi ate qe e mendojme ne te vertete, ne i kryejme vetes nje sherbim te mire.

Kur kemi frike te themi "jo", ne i japim vetes edhe pak kohe. Bejme nje pauze, e ushtrojme fjalen ne mendje dhe pastaj themi "jo". Nuk ka nevoje te japim shpjegime te gjata per vendimin tone.

Ne qofte se dime te themi "jo", atehere mund t'i themi "po" se mires. "Jo-ja" jone dhe "po-ja" jone merren seriozisht. Fitojme kontroll mbi vetveten. Dhe mesojme nje sekret: Nuk eshte aq e veshtire te themi "jo".

AFIRMIM:
Sot dua te them "jo" kur mendoj "jo".

Nga: Melody Beattie
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 08.08.09 14:47

Te thuash "po"

Mund te mesojme t'u themi "po" gjerave qe na bejne mire; "po" deshirave tona - qe kane te bejne me ne edhe me te tjeret.

Mund t'i themi "po" gezimit. "Po" vizites tek miqte, "po" ndihmes nga te tjeret; "po" per te marre pjese ne nje grup per vetendihme.

Mund te mesojme t'u themi "po" marredhenieve te shendosha, njerezve dhe aktiviteteve qe na bejne mire.

Mund te mesojme t'i themi "po" vetvetes, deshirave dhe nevojave tona, instinktit tone dhe udheheqjes sone prej Fuqise se Larte.

Mund te mesojme te themi "po" kur jemi te mendimit qe duhet t'i ndihmojme dikujt tjeter. Mund te mesojme t'u themi "po" ndjenjave tona.

Mund te mesojme te themi "po" kur duam te bejme nje shetitje, te bejme gjumin e drekes, kur deshirojme qe dikush t'i beje masazh shpines sone ose kur blejme nje tufe lulesh per veten.

Mund te mesojme t'i themi "po" nje pune qe eshte e mire per ne.

Mund te mesojme t'i themi "po" gjithckaje qe na ben mire dhe qe na perkrah. Mund te mesojme t'i themi "po" me se mires qe jeta dhe dashuria mund te na ofrojne.

AFIRMIM:
Sot dua t'i them "po" gjithckaje qe eshte e mire dhe e drejte.

Nga: Melody Beattie
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 14.08.09 13:45

RRASKAPITJA
keshilla

* Mos harroni qe ciklin e rraskapitjes mund ta nderpreni ose braktisni
ne cdo moment.

* Pranoni faktin se ndodheni ne gjendje rraskapitjeje.

* Qartesojini vetes se cfare jane menyrat e te menduarit dhe te
sjellurit qe jane te shtrenguara dhe mundesisht ju mbingarkojne.

* Uleni prape shpejtesine tuaj deri ne ritmin tuaj natyror.

* Pergjegjesine delegojiani te tjereve.

* Liroheni nga ndjenja faji kur nuk arrini te beni gjithcka vete.

* Degjojeni trupin tuaj, jepini nje ushqim te rregullt dhe te
shendoshe, mjaft pushim dhe gjume, shtendosje dhe levizje.

* Degjojeni veten mire: A jeni cinik (e, i hidheruar ose
indiferent (e)) Atehere gjendeni tashme mjaft thelle ne rraskapitje, dhe
eshte pjekur koha tamam per te dale nga kjo.

* Mos u futni ne stres te ri, por reduktojeni stresin.

* Vini prioritete, hiqni ngarkesa te panevojshme.

* Perpiquni t'i reduktoni mekanizmat tuaj te brendshme kontrolli.

* Brengosjen e partnerit tuaj ose te nje shoqeje te mire mos e kuptoni
si kritike, por hapuni per ate cfare tjetri deshiron t'ju komunikoje.

* Kerkoni keshillen dhe ndihmen e nje specialisti, sepse nuk mund te
beni gjithcka vetem. Percaktoni pa frike nje takim.

* Nese keni depresione, besohuni nje mjeku.

* Problemet tuaj shendetesore beni qe te trajtohen sa duhet.

* Ne jeten private mos i mohoni nevojat tuaja per intimitet, per
dashuri, per ngrohtesi.

* Shmangiuni izolimit. Edhe pse deshironi me mire te fshiheni, kerkoni
perkrahje dhe qartesim nga te tjeret. Dorejashtet ndoshta nuk mund t'i
zgjidhin problemet tuaja, por mund t'ju hapin perspektiva te reja dhe
kendveshtrime interesante.

* Cdo dite merreni kohen per nje "vizite" (mendore) ne vendin tuaj te
preferuar.

* Perpiquni ta gjeni prape humorin tuaj.

* Cdo dite lejojini vetes nje kenaqesi te vogel.

Nga: Helga Vollmer
Perktheu SLB
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 14.08.09 13:51

TE BEHESH NJERI - TE JESH NJERI

11 shtatori - aq shtangese qe kjo mund t'u duket disave - eshte nje ftese per t'u bere njeri dhe per te qene njeri.

Te heqim dore nga vleresime te gabuara si: "Feja ime eshte me e vertete se jotja", "Menyra ime e te jetuarit eshte me e mire se jotja", "Une di me mire se ti se cfare eshte mire per ty" e keshtu me radhe.

Ky nuk eshte egalitarizem as nuk braktisja e te drejtave te individeve dhe grupeve, por pretendimi i vetekuptueshem per individualitet - vetem jo ne kurrizin e te tjereve.

Sepse paska shume gjethe ne njeren peme, jo vetem nje gjethe e vetme e madhe. Te gjitha gjethet ushqehen nga nje trung te jetes. Dhe ndonjehere te gjitha bien dhe treten.

Edhe ne nje kopsht ka shume lule dhe bime, dhe ato te gjitha ndricohen nga dielli i njejte dhe ujiten njesoj nga shiu.

Wulfing von Rohr
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 14.08.09 13:55

NJE ARSYE E RE PER MIRENJOHJE

Sot ne mengjes kam varrosur nje keter. Dhembet e maces nuk kishin lene gjurme. Ne gropen qe e kisha hapur mes krizantemave te para, ky vogelush i lazdruar dukej se vetem ishte mblidhur kutullac per te fjetur gjume. Kur bera pirg disa lopata dheu mbi varrin e vogel, me nje buzeqeshje i rikujtova lojerat e femijerise, kur varroseshin zogj, brumbuj dhe minj te cofur.

Befas i kujtova njerezit - mijera e mirera - qe askush nuk i kishte varrosur kurre, sepse as nuk ishin mbetur trupat e tyre: viktimat e dhunes, duke filluar tek Hiroshima dhe Nagazaki gjer ne Manhattan.

Mirenjohje? Ne keto rrethana, kjo fjale dukej si krejtesisht pa vend, bile si fyerje.

Por megjithate eshte domethenese se mund tre flasim per rrethanat "e dhena". Gjithcka qe jepet eshte nje dhurate, dhe pergjigja e pershtatshme per cdo dhurate eshte mirenjohje. Nga mund te perbehet dhurata ne kete rast?

Dhurata qe na eshte dhene me alarmin e 11 shtatorit eshte nje shans pa precedent. Dhurata nrenda cdo dhurate perbehet nga nje shans.Ne keto dite eshte shansi per ne qe te zgjohemi - te zgjohemi perballe cmendurise se dhunes dhe kunderdhunes. Ne fund te fundit jemi vetem deshmitare te hallkes se fundit te nje zinxhiri te hakmarrjes per hakmarrje. Ky akt i sapondodhur hakmarrjeje nuk eshte i pari, por na paraqet nje mundesi unike per t'u zgjuar, keshtu qe te jete i fundit.

Sado shtanges te jete, shume prej nesh kane qene ne gjendje ta shperfillnin rrethin vicioz te dhunes - te dhunes se vetes sone dhe te te tjereve - kur rrotullohej ende larg nesh. Gjendeshim ne gjume. Ky ka qene nje zgjim pa dorashka. Po tash?
Mund te tregohemi mirenjohes per alarmin duke mbetur te zgjuar dhe duke vepruar syhapet. Nje rrezik i zbuluar, qe kundervihet, eshte vetem i gjysme.

Rreziku gjendet ne dhune, pavaresisht se kush e perdor., qofshin terroriste ose qeveri te zgjedhura. Asnje retorike, asnje poze nuk mund ta fshehin me tutje faktin se dhuna krijon dhune te re. Duhet ta thyejme kete rreth vicioz te cmendurise.

Dhuna i ka rrenjet ne secilen zemer. Qenka zemra ime ne te cilen kam per te zbuluar frike, shqetesim, ftohtesi, antipati dhe regetime te zemerimit te verber. Ketu ne zemren time mund ta kthej friken ne besim guximtar, shqetesimin dhe ngaterrimin ne qetesi, ndarjen ne nje ndjenje perkatesie, antipati ne dashuri dhe nga sjellja irracionale mund 'i kthehemi arsyes se kthjellet.

Perfytyrimi i brendshem krijues do ta udhezoj secilin prej nesh se si mund t'i vihet kesaj pune.
Deshiroj ketu te permend pese hapa te vogla, qe me kane ndihmuar mua personalisht ta tregoj mirenjohjen time per apelin dhe te rri i zgjuar.

Cdo mirenjohje eshte nje shprehje besimi. Cdo mosbesim ben qe as nje dhurate nuk e pranojme si te tille - kush mund te garantoje a mos eshte ndonje karrem, ndonje perpjekje mitosjeje, ndonje kurth?

Mirenjohje e ka kurajon per te pasur besim dhe keshtu e kapercen friken.

Gjate ketyre diteve, atmosfera eshte e ngarkuar me frike, me nje frike qe ushqehet dhe manipulohet nga politikanet dhe mediat. Ketu ndodhet rreziku me i madh per ne: frika ben qe dhuna vazhdon me tutje.

Mobilizoje guximin e zemres sate, ashtu si e bejne te zgjuarit te vertete.

THUAJ SOT NJE FJALE QE I JAP KURAJO NJE PERSONI TE FRIKSHEM.

Meqe mirenjohja shpreh guxim, ajo rrezaton qetesi. Ky lloj qetesie mund te lidhet me njenja te thella. Ne te vertete, histeria masive qe harbon tregon me shume ngaterrim se ndjenje te thelle, me shume gjalleri te percipte se nje rryme te thelle dhimbsurie.

Bashkohu me njerez vertet te dhimbsur, qe jane te qete dhe te forte. Nga qetesia ne qendren e zemres sate drejtohu jashte.

MBAJ SOT I QETE DOREN E DIKUJT DHE PERHAP QETESI.

Kur je mirenjohes, zemra jote eshte e hapur - e hapur ndaj te tjereve, e hapur per surpriza. Ne ditet pas alarmit kemi perjetuar shembuj te shquar per kete sinqeritet; njerezit ndihmojne te huajt shpeshhere ne menyre heroike. Mirepo te theret e kthejne koken, bile guxojne me pak se perpara ta shikojne njeri-tjetrin.

Dhuna fillon me ndarjen. Thyeje kete model. Lidh kontakt, se paku kontakt nepermjet syve, me nejrez qe zakonisht nuk i perfill fare: me nepunesin ne sportel, me rojtarin e parkingut, me dike ne ashensor.

SOT SHIKO NJE TE HUAJ NE SYTE DHE SHIH SE NUK KA TE HUAJ.

Mund te ndihesh ose mirenjohje ose antipati, por jo te dy ne te njejten kohe. Mirenjohja e debon antipatine, nuk ka vend per te dyja ne zemren e njejte. Nese ti je mirenjohes, ti di se i perket nje rrjeti ku jepet dhe merret, dhe ti i thua "po" kesaj perkatesie. Ky "po" eshte kryesorja e dashurise. Nuk te duhen fjale per ta shprehur; nje buzeqeshje mjafton per ta vene keke "po" tendin ne veprim. Le te mos kete rendesi sot a ta kthen tjetri buzeqeshjen.

SOT DHUROI DIKUJT NJE BUZEQESHJE TE PAPRITUR DHE JEP KESHTU KONTRIBUTIN TEND PER PAQE NE TOKE.

Ajo qe mirenjohja jote ben per ty eshte aq e rendesishme sa ajo qe ben per te tjeret. Mirenjohja e perforcon ndjenjen tende te perkatesise. Kjo ndjenje perkatesie perforcon arsyen tende te kthjellet, "commom sense". "Po-ja" jote te akordon me interesat e perbashketa te te gjithe njerezve.

Pas alarmit, asgje pervec arsyes se kthjellet ka kuptim. Ne kemi nje armik te vetem, armikun tone te perbashket: dhunen. Arsyja e kthjellet na meson qe mund ta ndalojme dhunen vetem duke mbaruar te veprojme ne menyre te dhunshme. Lufta nuk eshte rruge per paqe.

SOT DEGJOJI LAJMET DHE SE PAKU NE RASTIN E NJE LAJMI PROVO SE CFARE THOTE ARSYJA.

Te pese hapat qe une i propozoj ketu jane te vegjel, por te efektshem. Fakti qe jane te vegjel eshte ndihmetar: Secili mund t'i beje.

Imagjino nje vend qytetaret - ndoshta madje udheheqesit - e te cilit jane sypatrembur, te qete dhe te hapur per njeri-tjetrin; nje vend qytetaret e te cilit kuptojne se te gjithe njerezit perkojne se bashku si nje familje edhe duhet te veprojne keshtu; nje vend qe qeveriset nga arsyja e kthjellet. Ne ate mase qe ne nuk tregohemi plot urrejtje, por mirenjohes, ky perfytyrim behet realitet.

Kush mund te kishte parashikuar se ne keto dite te erreta mirenjohja do te rrezatone ne kete shkelqim te ri? E ndricofte rrugen tone.

David Steindl-Rast
Shtator 2001
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 14.08.09 14:05

Çdo fëmijë lind si ndivid, por tepër rrallë njeriu vdes si individ

Me gjitha qëllimet më të mira, prindët, mësuesit, udhëheqësit, klerikët dhe të ngjashmët na mbjellin idenë e konkurrencës, rivalitetit, ambicies, duke krijuar kështu prej çdo fëmiu qenien e cila me jetën takohet në lufta mendimesh, me fjalë të tjera, në dhunë, në agresivitet...

Çdo masë është e llojllojshme, vetëm individi nuk është i llojllojshëm. Çdo individ është vetëdije autentike. Me çastin e shkrirjes në masë ai e humb vetëdijen e vet; atëherë kolektiviteti zotëron mbi të, atëherë ai bëhet mendje mekanike.

Nuk është me rëndësi se për çka mblidhet masa, qoftë nëse mblidhen në emër të religjionit ose të racës - kjo nuk është e rëndësishme. Masat si të tilla janë të shëmtuara, masat edhe i kanë bërë krimet më të rënda sepse ato nuk kanë vetëdije. Ato janë vetëm mosdije kolektive.

Masa gjithmonë është kope e deleve, ndërsa e gjithë e kaluara ishte vetëm një përpjekje që çdo individ të mishërohet me një dhëmbëzor në mekanizëm, të mishërohet me pjesën e vdekur të masës së vdekur.

Sa më shumë që është i mosdijshëm, dhe sa më tepër që i ka sjelljet e shkaktuara nga dominimi i kolektivit, ai gjithnjë e më shumë bëhet i parrezikshëm. Në të vërtetë, ai kështu bëhet i padëmshëm.

Ai kështu s'do mund ta shkatërrojë as robërinë e vet, religjionin, ngjyrën e lëkurës. Këto janë robëritë e tij, e këto ai madje edhe i feston.

Çdo fëmijë lind si ndivid, por tepër rrallë njeriu vdes si individ.

Në kolektivitet dhe masë ti gjithmonë i kthehesh vdekshmërisë së të kaluarës. Njeriu i cili jeton sipas urdhërave të masës ndalet së jetuari. Ai thjesht e përcjell dikënd si robot.

Njëzet vjet kam jetuar në vendet në të cilat barabartë ishin të përfaqësuar hindusët dhe myslimanët. Ishin barabartë të fuqishëm dhe gati çdo vit kacafyteshin. E kam njohur një profesor në universitetin ku jipja mësim.

Kurrë s'më ka shkuar mendja se ai njeri do t'ia vënte zjarrin një tempulli hindus. Ishte xhentëllmen i vërtetë - i mirë, me edukim të lartë, i kulturuar. Kur ndodhën njëherë trazirat mes hindusëve dhe myslimanëve, unë vështroja nga anash.
Myslimanët ia vunë zjarrin një tempulli hindus, e më pas hindusët e dogjën një xhami.
E shihja atë profesor të zënë rreth djegies së tempullit hindus. Ndërhyra dhe e nxorra për krahu. E pyeta:
"Profesor Farid, ç'jeni duke bërë?"

Mbeti i befasuar. M'u përgjigj: "Më vjen keq, por e humba veten në këtë masë. Pasi që të gjithë e bënin këtë, unë harrova në përgjegjësinë vetjake, të gjithë të tjerët ishin përgjegjës për këtë. Për herë të parë e ndjeva veten të lirë prej përgjegjësisë. Askush nuk mundi të më qortojë. Ishte një grumbull i myslimanëve, e unë isha vetëm një pjesë e atij grumbulli".

Me një rast tjetër, një shitore myslimane e orëve plaçkitej. Ishte një shitore mjaft e shtrenjtë me një koleksion të orëve me vlerë. Të gjithë hindusët, të cilët i morën ato orë dhe shkatërruan shitoren, e mbytën edhe pronarin.

Një prift i vjetër qëndronte në shkallë, dhe me plot vrer i bërtiste masës:"Ç'jeni duke bërë? Kjo i kundërvihet religjionit tonë, moralit tonë, kulturës sonë. Kjo nuk është në rregull".

E vështroja atë skenë nga libraria, që gjendej në anën e kundërt të asaj shitoreje. Befasia më e madhe filloi të ndodhë. Kur njerëzit i morën të gjitha gjërat me vlerë, në shitore mbeti një orë e vjetër muri - ishte tepër e madhe, me siguri kishte një vlerë antikiteti.

Duke parë se masa u shpërnda, plaku e ngarkoi atë orë në shpinën e vet dhe e mori. Ishe tepër e rëndë për të,sepse ishte orë e madhe. Nuk mundja t'u besoja syve. Ishte ai që i ndalonte njerëzit të plaçkitnin, e pikërisht ai edhe e mori gjënë e fundit. Dola jashtë dhe e ndala priftin e moshuar. E pyeta: "Kjo është e çuditshme, gjithë kohën bërtisje se është kundër moralit tuaj, religjionit, e ti sapo e vodhe orën më të madhe nga shitorja".

Ai m'u përgjigj: "Unë bërtisja tepër shumë, mirëpo askush s'më dëgjoi. Pastaj, befas, në mua lindi ideja se hidhërohesha pa nevojë dhe se kot e çava kohën time. Ata, edhe përkundër britjeve të mija, i merrnin gjërat nga shitorja. Për këtë dhe mendova se më mirë është të marr edhe unë diçka para se ta merr ndokush tjetër."

E pyeta: "Mirëpo, ç'ndodhi me religjionin tënd, me moralin, kulturën? "M'u përgjigj me turp në fytyrë: "Kur askush nuk kthen kokën kah religjioni, kultura e morali, pse të jem unë viktima e vetme?

Edhe unë, poashtu, jam pjesë e kësaj mase. I dhashë vetes mundin më të madh që t'i ndaloj, mirëpo askush nuk deshi t'i përmbahet religjionit, moralit dhe rrugës së drejtë, për çka edhe unë nuk dua të mbetem humbës dhe budallakisht të qëndroj këtu. Askush madje as nuk më dëgjoi, askush nuk e pranoi asnjë vërejtje timen". Pastaj me nguti e vazhdoi rrugën me orën e madhe në shpinë.

Njeriu e humb edhe atë pak vetëdije individuale mjaft lehtë, duke e tretur në oqeanin e mosdijes kolektive. Në po këtë shtrihet shkaku i të gjitha luftave, trazirave, pushtimeve, vrasjeve.

Çdokush lind i padjallëzuar, i mbushur paqë e dashuri... pa dije mbi ndalesat që e presin në botë, pa dije mbi armatimin nuklear me të cilin ia tregojnë mirëseardhjen, pa dije mbi politikat e ndyra që e terrorizuan njeriun me shekuj.

Me gjitha qëllimet më të mira, prindët, mësuesit, udhëheqësit, klerikët dhe të ngjashmët na mbjellin idenë e konkurrencës, rivalitetit, ambicies, duke krijuar kështu prej çdo fëmiu qenien e cila me jetën takohet në lufta mendimesh, me fjalë të tjera, në dhunë, në agresivitet. Ata e dijnë fort mirë se gjithmonë do të mbetesh në prapavijë deri sa je agresiv.

Kështu pastaj përherë sillesh zaten se je gjithmonë me dikë në rivalitet; e thekson veten aq for=
t si të ishte ndonjë çështje e jetës a vdekjes. E gjitha kjo është bazë e sistemit tonë edukues.

Të gjithë të mësojnë të jesh para të tjerëve pa e marë parasysh çmimin. Herët a vonë, fëmiut do t'i duket sikur ta ketë gjithmonë shpirtin në fyt, gjithnjë do të garojë. Madje edhe nëse e lëndon dikënd në atë garë, ai do të përpiqet të jetë i pari.

Duket se dhuna do të jetë pjesë e shoqërisë që shpreh rivalitetin. Në shoqëri të tilla ti nuk mund të kesh mik. Të gjithë të shtiren se të janë miq, e në të vërtetë janë armiq, sepse luftojnë të mbërrijnë në shkallën e njëjtë. Të gjithë ata janë armiq, sepse përpiqen të ngadhnjejnë dhe ti të humbësh.

E gjithë shoqëria është e dhunshme, dhe ti duhet të jesh edhe më i dhunshëm nëse dëshiron të jesh ambicioz. Unë e dua njeriun jo-ambicioz, jo-konkurent, njeriun i cili nuk ka afsh për fuqi. Çdo fëmijë mund të jetë rebel. E gjitha çka i duhet atij është të mos jetë i ndarë prej padjallëzisë së vet.

Çdokush e ka rebelin në vete, mirëpo shoqëria është tepër e fuqishme. Ajo të bën qyqar, dinak. Ajo nuk orvatet ta ndërtojë autenticitetin tënd. Ajo nuk i lejon askujt të bëhet autentik, sepse kështu mund të bëhet rebel kundër të gjithave.

Një mik nga Japonia ma dërgoi një statujë të Gautam Budës. Ishte statujë e rrallë, kurrë më parë s'kisha parë gjë të tillë. Në një dorë të asaj statuje ishte llamba e vogël. Duhesha të vendosja ca vaj që të mund të shndërriste.

Miku më tha: "Ky është kushti: duhet të ndizet flaka përherë". E në dorën tjetër të statujës qëndronte shpata e nxjerrë jashtë. Kjo është e mundshme vetëm në Japoni - vetëm Japonia mundi të krijojë shkathtësi luftarake dhe gjuajtjen e shigjetës me hark që bazohet në meditim. Ishte ky arti meditativ i tyre.

Ne në Indi nuk mundemi të kuptojmë se Gautam Buda ka shpatë. Mirëpo, bukuria e statujës ishte në atë se gjysma e fytyrës, e cila mbulohej me dritën e asaj llambe, tregonte paqen, harmoninë - aq i qetë dhe i heshtur, ndërsa në anën tjetër fytyra e tij ishte e mprehtë sikurse edhe shpata që mbante në dorë, ishte kjo një fytyrë e një luftëtari të madh.

Artisti që e ka punuar këtë vepër duhet ta ketë bërë një punë të madhe. Në fytyrën e njëjtë ai na tregon sintezën e madhe - shpatën në duart e paqes.

Kjo është ideja ime e rebelimit, rebelit. Ai duhet të rrjedh prej dashurisë sate ndaj njeriut, e jo nga tërbimi e hidhërimi nga e kaluara. Ti nuk duhet ta shkatërrosh të vjetrën; ideali yt, caku yt është ta krijosh të renë.

Pasi që e reja nuk mund të krijohet deri sa nuk largohet e vjetra, duhet ta rrënosh atë. Mirëpo, nuk ka kurrëfarë zemërimi në këtë. Ky është një proces i rëndomtë. Kur e rrënon ndonjë godinë të vjetër, atëherë ti nuk ke hidhërim e zemërim në vete. Ti vetëm e pastron atë vend ashtu që ta ndërtosh një godinë të re më të bukur.

Ti jeton me njerëzit që e kanë këtë ëndërr, atë që e patën kur ishin fëmijë të vegjël. Ajo ëndërr është e po atyre kualiteteve, por është e ngulfatur, e nënçmuar. Pengesat e kësaj ëndërre mund të mënjanohen.

Dhe do të mbetesh i befasuar, sepse nuk ka njeri i cili nuk e ëndërroi ndonjë ëndërr të bukur mbi ardhmërinë, i cili nuk ka qenë në gjendjen e padjallëzisë, i cili madje njëherë nuk e ka shijuar shijen e paqes, dashurisë, bukurisë. Mirëpo e gjitha kjo qe e shkatërruar, e ndyrë, e njollosur prej sistemeve të ndryshme shoqërore e të shëmtuara. Fuqia e vetme shtrihet në lashtësinë e tyre.

Por, lashtësia, si fuqi e tyre, tash u tregua si një dobësi e madhe. Këtë duhet shtyrë vetëm pak, është shoqëri thuaja e vdekur. Ajo gërmon varrin e vet me duar të veta dhe qëndron buzë atij varri. Ti duhesh vetëm ta shtyesh dhe menjëherë do të zbulosh se në varr shtrihet ndonjë njeri si Ronald Regani. Dhe me njerëzit e këtillë shkon e gjithë bota që e paraqiste ky.

Ne duhet të fillojmë prej fillimit, prej pikës fillestare. Sërish si Adami dhe Eva, sërish nga kopshti i parajsës,... sërish fillimi i vërtetë.

Osho
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 24.09.09 23:48

TE FALESH DHE TE LARGOSH

Nga Shakti Gawain

Shënoji emrat e personave që në jetën tënde kanë qenë burimi i urrejtjes, zemërimit ose plagosjes.
Shkruaj atë çfarë të kanë bërë dhe përse ndien mërzi.
Pastaj mbylli sytë, shtendosu dhe vizualizo (parafytyro) çdo person.
Shpjegoji arsyet e zemërimit tënd si dhe plagën që fshihet brenda tij.
Thuaji që tani dëshiron të bësh çdo gjë të mundur për të larguar dhe liruar gjithë energjinë e bllokuar mes jush.
Dhurojia mëshirën tënde dhe shqiptoji fjalët vijuese:
"Unë të fal dhe të çliroj nga urrejtja ime.
Vazhdoje rrugën tënde dhe qofsh i lumtur".
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 24.09.09 23:50

Hapi dyert e zemrës
(Eileen Caddy)

Gjithçka që e kam unë, është e jotja.
Mendo për mrekullinë e këtyre fjalëve,
dhe pastaj lejo që vetëdija jote të zgjerohet,
kështu që mund t'i pranosh
dhe t'ua kuptosh domëthënien e vërtetë.
Shih si bëhen realitet në jetën tënde
dhe mos prano kurrë më ndonjë përkufizim,
sepse të gjitha premtimet e mia do të plotësohen,
nuk janë premtime boshe.
Mbaji thjesht në besimin tënd,
dhe në besimin kurrë mos u lëkund.
Gjithçka vjen tek shpirtrat që më shërbejnë
dhe që vënë gjithë besimin e tyre tek unë.
Shih si zhvillohet mrekulli pas mrekullie para syve të tu.
Dalloji mrekullitë në gjërat e vogla të jetës
ashtu si në gjërat e mëdha.
Hapi sytë e tu, që të mos humbësh asgjë;
hape zemrën tënde dhe lëre dashurinë të rrjedhë.
Dashuria e tërheq dashurinë.
Cdo shpirt përmallohet për t'u dashur,
pra përse të mos dhurosh dashuri,
dhe duhet të marrësh ashtu si ti jep.
Por mëso të japësh lirisht, pa asnjë kusht,
dhe shijoje jetën plotësisht.

Përktheu SLB
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 24.09.09 23:57

Natyra nuk është as e shurdhër as memece

Në këtë orë, shkëlqimi i maleve
shuhet në qiejt e butë.

Në këtë orë, kodrinat vetë
i bashkohen bisedës.

Në këtë orë, malet
flasin bashkë me zë të ulët,

bredhat përkulen te njëri-tjetri
duke biseduar mes vete,

dhe shelgu lakohet drejt shelgut
duke pëshpëritur sekrete.

Edhe retë tërhiqen te njëra-tjetra
dhe ndahen prapë, në këtë orë.

Këngë e popullit Jokut në Siberi



Natyra nuk është as e shurdhër as memece. Të parët tanë flisnin për natyrën si diçka të gjallë, për drunj që komunikojnë njëri me tjetrin, për shpirtrat e luginës dhe për oqeane që flasin me njëri-tjetrin si dhe me kushërinjtë e tyre njerëzore.

Tani shkenca është duke zbuluar dëshmitë që pohojnë disa nga këto zbulesa për ndërlidhjet tona planetare. Drunjtë që sulmohen nga dëmtues u lëshojnë drunjve sinjale kimike të tjerë duke ua paralajmëruar rrezikun; atëherë drunjtë që e marrin mesazhin kanë kohë për të prodhuar substanca kimike të dëmshme për pushtuesit. Prandaj kënga e popullit siberian Jokut nuk është vetëm poetike, por thellësisht e vërtetë, sepse drunjtë e pyllit komunikojnë me njëri-tjetrin në mënyra që ne vetëm tani fillojmë t'i rizbulojmë. Ndoshta do të gjejmë po ashtu se gurët dhe retë, që ne besojmë se janë të pajetë, por që popujt më të hershëm konsideronin si të gjallë, komunikuakan, siç e sugjeron kënga.

Patricia Monaghan
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 25.09.09 0:00

Carpe diem

Miku im, mos pyet fare. Mos e pyet falltarin
ose fatrrëfyesin të të tregojë sa gjatë do të jetosh.
As mos pyet për mua. Më mirë ta mos dish.
Më mirë të marrësh çdo ditë thjesht siç na jepet,
nuk ka dallim a do të pasojnë shumë më tepër
apo a është viti i fundit kur e shohim oqeanin,
siç hidhet kundër shkëmbinjve afër. Ji i arsyeshëm:
pi pak verë; mos shiko tepër larg përpara.
Bile kur bisedojmë, koha kalon me vrap.
Korri frytet e së sotshmes, dhe kjo le të jetë mjaft.
Horaci

Poeti i madh Horac është i njohur për qëndrimin e vet "carpe diem" ose "kape ditën", për të cilin kjo ode është një shembull i mirë. Fjalët e tij janë aq të freskëta sot sa para gati dy mijë vjetësh. Falltarët e letrave dhe filxhanëve të kafesë edhe sot ballafaqohen me klientë që dëshirojnë që të zbulohet gjithë fati i tyre. Por çfarë të shërben ta dish kohën e saktë kur të vdesësh? Ekziston edhe e sotshmja, për ta jetuar sa më plotë.

Ekziston edhe dielli, duke lindur në madhështinë e ylberit ose duke perënduar në një flakërrimë të shkëlqyer. Ekzistojnë bota dhe të dashurit tanë; ekzistojnë puna jonë dhe kënaqësitë tona. Të dish se kur do të mbarojnë nuk ndryshon dhuratat e së sotshmes për ne. Siç e këshillon poeti, le ta jetojmë ditën e sotshme aq plotësisht sa mundemi, dhe po të jetë dita e fundit që e shohim, do të kemi jetuar në të vërtetë.

Patricia Monaghan
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 25.09.09 0:13

UNI APO INTUICION?

Si te dime nese na flet uni yne apo intuicioni yne? Per fillestare, ne qofte se nuk keni zakonin ta degjoni kete ze te qete te brendshem qe e quajme intuicion, mund te mos degjoni shume udheheqje. Duke kerkuar te qetesoni te tjere dhe te fitoni pelqimin e tyre, mund te keni hequr dore bile nga dijenia se cilat jane nevojat dhe deshirat e tua, nga frika qe mund te jene ne konflikt me atyre te njerezve te rendesishem ne jeten tende. Te kryesh ndryshime ne jete duket e paperballueshme sepse nuk je lidhur me udheheqjen tende te brendshme. Kjo udheheqje e mirefillte njihet ne keto menyra:

1. Zeri intuitiv eshte i qete, por kembengules. Mendimet vazhdojne te kthehen, por nuk shfaqen si urgjente. Zeri i unit kerkon qe te besh nje vendim tani, nga frika qe dicka mund te zhduket.

2. Mesazhe intuitive te tregojne drejtimin e vetezhvillimit dhe te ndjenjes ta shprehesh veten me plotesisht. Uni, perkundrazi, thote: "Pse ta caj koken?" "Kjo eshte pune e tepert". "Kjo eshte teper e shtrenjte". Uni paraqet arsyetime racionale per te mos vepruar dhe mbron gjendjen momentane.

3. Zeri intuitiv perdor fjali te thjeshta pohuese, si "Eshte koha te vazhdoj te shkollohem". "Duhet te shkruash". "Vazhdo". Keto pohime jane specifike dhe te dobishme. Uni vazhdon te pertype pohimet e vjetra dhe mbeshtetet shume ne justifikime.

4. Intuicioni vjen drejtperdrejt dhe qart ne mendjen tende. Zeri i unit eshte i pavendosur dhe i frikesuar. Eshte i preokupuar me perpjekjet te gjeje rrugen me te mire per te zvogeluar ose kontrolluar ngjarjet.

5. Zeri intuitiv te con jashte zones se rehatshmerise, por ti di ne zemren tende qe te udheheq per te bere gjene e mire. Zerit te unit i pelqen te te tregoje histori terrori.

6. Zeri intuitiv te jep nje hap ose qellim ne nje kohe. Uni ve qellime te kunderta ose krijon nje situate ku fitorja eshte e pamundshme.

7. Intuicioni te tregon cfare te besh per te qene besnik ndaj vetes. Uni te tregon cfare te besh per t'i bere punet te mira per te tjeret.


Nga Carol Adrienne nga libri i saj "When life changes - or you wish it would. How to survive and thrive in uncertain times"

Perktheu SLB
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 25.09.09 0:21

VERIFIKONI BINDJET TUAJA PËR JETËN DHE PËR SHËNDETIN
Dr. Ulla Sebastian


SOT do t’ju tregoj se si mund të NDËRRONI MENDIME NEGATIVE PËR SHËNDETIN TUAJ. Kjo dituri do t’ju ndihmojë të FITONI KONTROLL MBI MENDIMET TUAJA.
Në vend ta mbushni nënvetëdijën tuaj me koncepte negative, mund ta furnizoni nënvetëdijën tuaj me mesazhe të shëndosha dhe jetëzgjeruese.

1. BAZONI AFIRMIMET TUAJA NË FAKTE TË QARTA RACIONALE DHE JO NË ILUZIONE DHE ËNDËRRIME.
2. PËRDORNI KOHËN E TASHME PËR AFIRMIMET TUAJA.
3. PËRDORNI FJALË POZITIVE.

Provojeni.

Le të shikojmë tani fushën e SHËNDETIT.

Shëndeti është më shumë se mungesa e simptomave ose sëmundjeve.
Është një gjendje paqeje të brendshme, ku trupi, mendja dhe shpirti synojnë harmonikisht një qëllim të përbashkët.

95% TË TË GJITHA SËMUNDJEVE BUROJNË NGA KONFLIKTE TË PAZGJIDHURA DHE ZAKONE TË KËQIA.

Konfliktet janë shpesh të pavetëdijë dhe shprehen në simptoma ose një gjendje të përgjithshme të pakëndshme.

Konflikte të pazgjidhura, ushqimi i pashëndetshëm dhe mungesa e lëvizjes e dobësojnë sistemin imunitar, pra aftësinë e trupit për t’u mbrojtur nga epërsia e mikrobeve si baktere, viruse dhe myku.

Nevoja të paplotësuara jetësore dhe shpirtërore çojnë deri te rezinjata, lëshimi i vetvetes në një nivel të thellë qelizor, me rezultatin e sëmundjeve kronike ose të varësive nga droga të ndryshme në përpjekje për të arritur plotësimin nëpërmjet objekteve të tjera.

Po qe se keni sinqeritetin dhe guximin për të shikuar se cilat nevoja të paplotësuara jetësore dhe shpirtërore janë në bazë të zakoneve të këqia dhe të simptomave, atëherë mund t’i ballafaqoni frikat që ju pengojnë në plotësimin e tyre.

SHPESHHERË SIMPTOMAT TRETEN KUR T’U LEJONI NEVOJAVE DHE FRIKAVE TË NDRYDHURA TË HYJNË NË NDËRGJEGJEN TUAJ.

Vëzhgoni mendimet dhe ndjenjat që i keni lidhur me shëndet. A e konsideroni shëndetin si diçka vetëkuptuese? A luftoni me probleme fizike, emocionale ose shpirtërore? Këto probleme a janë pjesë e një tradite familjare apo rezultati i stilit tuaj personal të jetesës?

Në vijim do të gjeni POHIME TË FIKSUARA NGA KULTURA, LIDHUR ME TEMËN E SHËNDETIT, që mund t’i keni dëgjuar hera-herë si fëmijë.

Mos e tepro. Nuk do të jetë aq keq sa thua.

Shëndeti i keq është dënimi për veprat e këqia.

Familja jonë nuk ka para për sëmundje.

Trupi nuk është i rëndësishëm. Mendja/koka/efekti kanë rëndësi.

Përderisa trupi funksionon, ku është problemi? Ka gjëra më të rëndësishme në jetë.

Të kujdesesh për trupin/sport/gjumë/shëndet është luks dhe diçka egoiste.

Njerëzit me shëndet të mirë nuk kanë punuar shumë në jetë.

Njerëzit e sëmurë kanë kohë dhe para të tepërta.

Mos u anko, të tjerët janë shumë më keq.

Të plakësh do të thotë të sëmurësh.

Çfarë vjen vetvetiu, edhe ikën vetvetiu.

Kush është i sëmurë, e ka fajin vetë.

Dhe tani disa BINDJE QË NJERËZIT I KISHIN FITUAR SI FËMIJË DHE SIPAS TË CILAVE JETOJNË AKOMA.

Vetëm kur jam e sëmurë, njerëzit më vërejnë.

Kur jam me shëndet, duhet të punoj tepër.

Një jetë plotësisht e shëndoshë është e mërzitshme.

Vetëm kur të peshoj (x kg) më pak, mund të jem e lumtur.

Jam tepër e dobët. Nuk ka çka të bëj kur jam e sëmurë.

TI më bën të sëmurë.

Nuk mund të kem besim në trupin tim.

Nuk mundem për shkak të “këmbës sime prej druri”.

A ju duket e njohur njëra nga këto fjali?

Hidhni në letër fjalitë që kanë qenë të rëndësishme në jetën TUAJ.

Këto mesazhe kanë fuqi.

ZGJIDHNI DY-TRI NGA MË TË RËNDËSISHMET DHE FORMONI TË KUNDËRTËN.

Perktheu nga gjermanishtja SLB
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 25.09.09 0:25

NDËRGJEGJSHMËRI

Kape mirë mendjen tënde: Aftësitë “Çfarë”


VËZHGO

* VETËM SHIKOJE NGJARJEN. Shikoje pa u kapur në ngjarje. Përjetoje pa reaguar ndaj përjetimit tënd.
* Ki një “MENDJE ÇAMÇAKËZ” duke lënë që ngjarjet, ndjenjat dhe mendimet të hyjnë në mendjen tënde dhe të dalin prapë menjëherë.
* KONTROLLO vëmendjen tënde, por jo atë që e sheh. Mos largo asgjë. Mos iu qep asgjëje.
* Ji si një rojë në portën e pallatit, VIGJILENT ndaj çdo mendimi, ndjenje dhe veprimi që vjen nëpër portën e mendjes sate.
* Shko brenda vetes dhe vëzhgo. SHIKO se si vijnë e ikin mendimet, si retë në qiell. Vërej çdo ndjenjë, siç ngrihet dhe ulet, si dallgët në oqean. Vërej saktësisht çfarë po bën.
* Vërej se çfarë vjen nëpër SHQISAT e tua – sytë, veshët, hundën, lëkurën, gjuhën tënde. Shih veprimet dhe shprehjet e të tjerëve. “Merr erën e trëndafilëve”.

PËRSHKRUAJ

* JEPIA PËRJETIMIT FJALË. Kur të shfaqet ndonjë ndjenjë apo mendim apo ti bën diçka, pranoje. Për shembull, thuaji vetvetes në mendjen tënde: “Sapo më ka mbështjellë trishtimi” ... ose.. “Muskujt e stomakut po shtrëngohen”... ose.. “Një mendim ‘Nuk mund ta bëj këtë’ ka hyrë në mendjen time". ... ose.. “po eci … hap, hap, hap”... .
* VISHI PËRJETIMET ME FJALË. Përshkruaji vetes se çfarë po ndodh. Jepia ndjenjave të tua një emër. Thuaji një mendimi thjesht mendim, një ndjenje thjesht ndjenjë. Mos u bë i zënë në përmbajtje.

MERR PJESË

* Hyj në përjetimet e tua. Lejo që të përfshihesh në çast, duke lëshuar pe nga ripërtypja. BËHU NJËSH ME PËRJETIMIN TËND DUKE HARRUAR PLOTËSISHT VETVETEN.
* VEPRO ME INTUITË nga Mendja e Urtë. Bëj vetëm atë që nevojitet në çdo situatë – një valltar i shkathët në sheshin e vallëzimit, njësh me muzikën dhe me partnerin tënd, as kokëfortë as me duar në gji.
* PRAKTIKO aktivisht aftësitë e tua duke i mësuar, derisa të bëhen një pjesë e jotja, kur mund t’i përdorësh pa ndruajtje.
* PRAKTIKO:

1. Të ndryshosh situata të dëmshme.
2. Të ndryshosh reagimet e tua të dëmshme ndaj situatave.
3. Të pranosh vetveten dhe situatën ashtu si janë.

Marsha Linehan
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 25.09.09 0:28

NDËRGJEGJSHMËRI

Kape mendjen tënde: Aftësitë “Si”

PA GJYKIM

* Shiko, por MOS GJYKO. Merr një qëndrim të lirë nga gjykimet. Vetëm faktet. Përqëndrohu në “çfarë”, jo në “të mirën” ose “të keqen”, “të tmerrshmen” ose “të mrekullueshmen”, në atë që “duhet” ose “nuk duhet”.
* DALLOJI DHE SHKËPUTI MENDIMET E TUA nga faktet, nga “kush, çfarë, kur dhe ku”.
* PRANO çdo çast, çdo ngjarje, ashtu si një çarçaf i shpalosur në lëndinë pranon edhe diellin edhe shiun dhe çdo gjethe që bie mbi të.
* PRANO të dobishmen, të shëndetshmen, por mos e gjyko. PRANO të dëmshmen, të padobishmen, por mos e gjyko.
* Në qoftë se zbulon që e gjykon veten, MOS GJYKO GJYKIMIN TËND.

ME NJË MENDJE TË NDËRGJEGJSHME

* BËJ VETËM NJË GJË NË NJË KOHË. Kur je duke ngrënë, ha. Kur je duke ecur, ec. Kur je duke u larë, lahu. Kur je duke punuar, puno. Kur je në një grup ose një bisedë, përqëndroje vëmendjen tënde në po atë çast ku je me personin tjetër. Kur je duke menduar, mendo. Kur je duke planifikuar, planifiko. Kur je duke kujtuar, kujto. Bëj çdo gjë me vëmendjen tënde të plotë.
* Nëse veprime të tjera ose mendime të tjera ose ndjenja të forta ta heqin mendjen, LARGOJI dhe kthehu në atë që po bën – prapë e prapë e prapë.
* PËRQËNDROJE MENDJEN TËNDE. Po të zbulosh që je duke bërë dy gjëra njëkohësisht, ndalu dhe kthehu në një gjë të vetme në një kohë.

ME EFEKTSHMËRI

* PËRQËNDROHU NË ATË QË FUNKSIONON. Bëj atë që duhet bërë në çdo situatë. Largohu nga “e drejtë" dhe "e padrejtë", "e vërtetë" dhe "e gabuar", "duhet" dhe "nuk duhet".
* RESPEKTO RREGULLAT E LOJËS. Mos “ta prish hundën për ta dënuar fytyrën”.
* Vepro aq SHKATHËT sa mundesh, duke iu përgjigjur nevojave të situatës në të cilën gjendesh. Jo të situatës ku dëshiron të jesh; jo të situatës që është “e drejtë”; jo të situatës që është më e këndshme; jo të situatës që ... Mbaji parasysh QËLLIMET E TUA në këtë situatë dhe bëj atë që është e nevojshme për t’i realizuar.
* LARGOHU NGA hakmarrja, inati i kotë dhe hipokrizia, që të plagosin dhe nuk të hyjnë në punë.

Marsha Linehan
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 25.09.09 0:32

Strategji për të mbijetuar kriza


HEQJA E VËMENDJES

Me aktivitete:

Merru me ndonjë hobi;

pastroje shtëpinë;

vizito ngjarje kulturore ose sportive;

thirr ose vizito një shok/shoqe;

luaj lojëra kompjuteri ose të tjera;

bëj një shëtitje;

puno;

bëj sport;

dil në ndonjë restaurant;

pi një çaj ose një kafe pa kofeinë;

zë peshq;

copëto dru;

puno në kopsht ose oborr;

luaj me top.


Me kontribute:

Jepi dikujt ndonjë kontribut;

merru me punë vullnetare a humanitare;

jepi dikujt tjetër diçka;

bëj diçka të bukur për dikë tjetër;

bëj një befasi të menduar mirë.


Me krahasime:

Krahasohu me njerëz që e përballojnë jeta njëlloj si ti ose më keq.

Krahasohu me njerëz që kanë më pak fat se ti.

Shiko telenovela;

lexo për katastrofa,

për vuajtjen e të tjerëve.


Me ndjenja të kundërta:

Lexo libra ose tregime emocionale,

letra të vjetra;

shiko filme emocionale;

dëgjo muzikë emocionale.

Ji i/e sigurtë se kjo krijon ndjenja të ndryshme. Ide:

filme horrori,

libra me barcoleta,

filme komike,

muzikë fetare,

muzikë marshimi,

këngë inkurajuese.


Me largim:

Mos e prano situatën duke e larguar për një çast.

Largoje situatën mendërisht.

Përfytyro se si ndërton një mur mes vetes dhe situatës.

Ose largoje situatën duke e bllokuar në mendjen tënde.

Mos i ripërtyp mendimet.

Mos mendo për aspektet e dhimbshme të situatës.

Vendose dhimbjen në një raft ose sirtar.

Mbylle dhe largoje për një çast.


Me mendime të tjera:

Numëro deri në 10;

numëro ngjyrat në një pikturë, një pemë, nga dritarja, çfarëdo qoftë;

bëj gjëegjëza;

shih televizion;

lexo.


Me ndjenja të tjera intensive:

Mbaj akull në dorë;

shtrydh një top gome;

bëj një dush shumë të fortë dhe të nxehtë;

dëgjo muzikë me zë shumë të lartë;

seks;

vë një shirit gome përreth kyçit të dorës, tërhiqe dhe largoje.

Marsha Linehan
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Neo 25.09.09 0:35

Strategji për të mbijetuar kriza 2

PËRMIRËSOJE ÇASTIN

Me fantazi:

Imagjino skena qetësuese.

Imagjino një dhomë sekrete në brendinë tënde dhe shiko se si është e zbukuruar. Shko në këtë dhomë çdo herë që ndihesh shumë i/e kërcënuar. Mbylle derën nga gjithçka që mund të të plagosë.

Imagjino që gjithçka bëhet mirë.

Imagjino që e përballon mirë.

Sajo një botë fantazie që është qetësuese dhe e bukur, dhe lë mendjen tënde të shëtitet në të.

Imagjino se si ndjenjat e dhimbshme rrjedhin jashtë teje si uji nga një gyp.


Me domëthënie:

Gjej ose krijo ndonjë kuptim, domëthënie ose vlerë në dhimbje.

Kujto vlerat shpirtërore, dëgjo ose lexo për to.

Përqëndrohu në çfarëdo aspekti pozitiv në një situatë të dhimbshme që mund të gjesh. Përsëriti prapë e prapë në mendje.

Ktheji limonat në limonadë.

Me lutje:

Hapia zemrën tënde një qenieje madhështore, një urtësie më të madhe, Zotit ose mendjes sate të urtë.

Kërko forcë për ta duruar dhimbjen në këtë moment.

Dorëzojia punët e tua Zotit ose një qenieje të lartë.

Me shtendosje:

Përpiqu të shtendosësh muskujt duke tendosur dhe shtendosur çdo grup të madh muskujsh, duke filluar me duart dhe krahët, duke kaluar deri në pikën më të lartë të kokës dhe pastaj më ulët;

dëgjo një kasetë ose CD relaksuese;

bëj sport derisa të lodhesh;

merr një dush të nxehtë ose ulu në një vaskë me ujë të nxehtë;

pi qumësht të nxehtë;

fërko qafën dhe lëkurën e kokës, kofshët dhe këmbët.

Ulu në një tub të mbushur me ujë shumë të ftohtë ose shumë të nxehtë dhe rri derisa uji të jetë i vakët.

Merr frymë thellë;

bëj një gjysmë buzëqeshje;

ndërro shprehjen e fytyrës.

Me një gjë të vetme për çast:

Përqëndroje gjithë vëmendjen në atë që po bën tani. Mbahu në po atë cast ku je; vëre mendjen në të tashmen. Përqëndroje gjithë vëmendjen tënde në ndjenja fizike që përcjellin detyra jomendore (p. sh. shëtitje, larja e rrobave, larja e enëve, pastrimi i shtëpisë, riparime). Ji i vetëdijshëm/e vetëdijshme se si lëviz trupi yt gjatë çdo detyre.

Bëj ushtrime për shtimin e vëmendjes dhe vetëdijës.

Me një pushim të shkurtër:

Jepia vetes një pushim të shkurtër. Shtrihu në shtrat dhe tërhiqi batanijet mbi kokën tënde për 20 minuta.

Merr një dhomë në një hotel në bregdet ose në malësi për një ditë a dy; lëri peshqirët në dysheme pas përdorimit.

Luti një njeriu nga shtëpia jote që të sjell kafe në shtrat, ose të gatuajë darkë për të (ofroji që të bësh të njëjtën gjë për të).

Bli një revistë të lezeçme ose një gazetë në kioskë, shtrihu në shtrat me çokollatë dhe lexoje.

Bëj bukë të thekur, struku në një karrige dhe haje bukën dalëngadalë.

Merr një batanije me vetë, dil në park dhe ulu atje mbi batanijen gjithë mbasditën.

Hiq telefonin nga priza për një ditë, ose lë t'u përgjigjet thirrjeve autopërgjegjësi.

Bëj një pushim 1-orësh në ajër të pastër nga puna e rëndë që duhet bërë.

Me inkurajim:

Nxite veten. Përsërit prapë e prapë: “Mund ta duroj”, “Kjo nuk do të vazhdojë përgjithmonë”, “Do ta përballoj”, “Po bëj aq sa mundem”.

Marsha Linehan
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditim - Refleksion - Meditim Empty Re: Refleksion - Meditim

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi