EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Etruskët - 3 mijë vjet mistere

3 posters

Shko poshtë

Mistere - Etruskët - 3 mijë vjet mistere Empty Etruskët - 3 mijë vjet mistere

Mesazh  Admin 23.05.09 18:16

Etruskët - 3 mijë vjet mistere

Janë një prej popujve më enigmatikë të historisë sonë. Gjuha e tyre dhe origjina e tyre mbeten edhe sot, një rebus i padeshifrueshëm. U shfaqën në brigjet tokësore pothuajse 3 mijë vite më parë. Po nga vinin? Dhe mbi të gjitha, si u zhdukën etruskët, qytetërimi më i lashtë i Italisë?

Dëshmi të mrekullive të lashtësisë


Janë një prej popujve më enigmatikë të historisë sonë. Gjuha e tyre dhe origjina e tyre mbeten edhe sot, një rebus i padeshifrueshëm. U shfaqën në brigjet tokësore pothuajse 3 mijë vite më parë. Po nga vinin? Dhe mbi të gjitha, si u zhdukën etruskët, qytetërimi më i lashtë i Italisë?

Një hipotezë e re mund të hapë sot një të çarë në misterin e tyre të lashtë dhe të padepërtueshëm. Një e çarë e thellë tridhjetë metra, në thellësi të asaj toke që etruskët e konsideronin të shenjtë. Bëhet fjalë për të famshmet "rrugë minerare" ciklopike të tyre, gërmime shumë të thellë të fshehur në vegjetim dhe të gërmuar vetëm me ndihmën e daltave dhe çekiçëve të vegjël.

Studimi i rrugëve minerare nxjerr megjithatë në pah pikëpyetje trazuese: Për çfarë mund të shërbenin këto vepra kolosale? Përse çdo rrugë minerare kalon për një nekropol? Përse nga muret e lartë dalin në mënyrë të vazhdueshme hapje të varreve të lashtë?

Përse kisha templare dhe ndërtesa të tjera si këto janë ngritur në afërsi? Dhe si është e mundur që disa besojnë se, edhe sot, këto vende kanë një fuqi të veçantë, aq sa të celebrojnë në brendësi të trye me rite spirituale?

Shpgjegimi i misterit duhet të kërkohet në ritet dhe në mitet etruskë. Perëndeshja e Krijimit për etruskët ishte Uni, toka Mëmë. Fuqia e saj e shenjtë frymëzon në mënyrë të thellë të gjithë artin etrusk, tokësor dhe përtej tokësor.

Sipas legjendës, ishte mbreti i parë, Tarkun, që mori udhëzimet e shenjtë drejtpërdrejtë nga një qenie mbinjerëzore, Tages, një djalosh me zë plaku, i cili doli që nga dheu. Tages, përpara se të rikthehej sërish në nëntokë u dha Tarkunit dhe dymbëdhjetë priftërinjve etruskë (Lukumonët) Librat Akerontikë: tekste të shenjtë që flisnin për udhëtimin e shpirtërave përtej lumit të Adilës, drejt mbretërisë së nëndheshme të Hadit dhe Persefonit. Është libri etrusk i të vdekurve, rruga drejt fundit.

Mistere - Etruskët - 3 mijë vjet mistere 2etrus10

Pra, për etruskët ekzistonte në nëntokë një hyjni shpërndarëse e forcës dhe dijes. Gjithë kulti i tyre i Tokës është penetrimi fizik dhe ritual i botës së nëndheshme, në kërkim të dijes dhe të fuqisë së shenjtë.

Por është edhe një tjetër qytetërim arkaik që nderon të njëjtin kult: janë inkasit e Perusë së lashtë. Mbretëria e nëndheshme e Ukupaçës është analoge me etruskët dhe zoti i tyre, Uasharinka, kur evokohet nga priftërinjtë inkas shfaqet ashtu si Tages, si një perëndi që shpërndan fuqi dhe dije. Por nuk është kjo e vetmja analogji mes dy qytetërimeve...

Rrugët minerare duhet të jenë në këtë mënyrë shtigje të shenjtë, pasazhe ritualë që lidhnin qytetet e të gjallëve me ata të të vdekurve. Thellësia e tyre duhet të ketë shërbyer për t'i bërë më të afërt me nëntokën, në kontakt me atë që etruskët e konsideronin burimi i drejtpërdrejtë i fuqisë së shenjtë. E në çfarë mënyre kjo hipotezë duhet të jetë ende e lidhur me zhdukjen e etruskëve?

Harta e rrugëve të shenjta të zbuluara deri sot tregon se si shpërndarja e tyre dukej se i bindej një projekti të madh gjeometrik. Duket se të gjithë këto rrugë të nëndheshme shkonin drejt një qendre precize gjeografike: liqeni i Bolsenës.

Velzna ishte emri i lashtë i Bolsenës, liqeni më i madh vullkanik i Evropës. Përreth liqenit ngrihej Fanum Voltumnae, pylli i shenjtë më i rëndësishëm i Etrurias, që i kushtohej perëndeshës së ujit. Liqeni u zgjodh nga priftërinjtë si omfalos, domethënë kërthizë e shenjtë e të gjithë qytetërimit etrusk. Këtu, një herë në vit, dymbëdhjetë Lukumonët mblidheshin për të festuar bashkimin shpirtëror të popullit etrusk.

Në qendër të liqenit dalin dy ishuj: Martana dhe Bizentina. Ky i fundit konsiderohej nga etruskët si një ishull i shenjtë, zemra e vërtetë gjeografike dhe shpirtërore e të gjithë "kombit" etrusk. Tempulli i madh e i shenjtë nuk është gjendur asnjëherë dhe tekstet e lashtë të bëjnë të mendosh se ndoshta u fsheh nga vetë priftërinjtë bashkë me kullat e tij, si dhe me thesaret e tyre të fshehtë.

Mistere - Etruskët - 3 mijë vjet mistere 3etrus10
Varreza të lashta etruske.

Bolsena ka megjithatë një ngjashmëri mbresëlënëse me Titikakën e Andeve, që ishte liqen i shenjtë dhe qendër spirituale e qytetërimit inkas. Edhe në Titikaka dalin dy ishuj dhe edhe atje, inkasit zgjodhën njërin si kërthizën e tyre të shenjtë.

Priftërinjtë thoshin se poshtë këtyre ujërave banonte shpirti i Uasharinkës. Pra për të dy qytetërimet, ishulli në liqen përfaqësonte portën e komunikimit me botën e shenjtë dhe të fshehtë të nëntokës.

Tamam ashtu si për inkasit, disa mendojnë se një pjesë e popullit etrusk mund të ketë vendosur të zhduket duke shkuar drejt nëntokës.

Në këtë hipotezë, që më shumë ka elementë të fantazisë, ishulli i shenjtë Bizentin përfaqëson një prej hyrjeve në mitiken dhe të mrekullueshmen Agartë.

Agarta është bota imagjinare nëntokësore ku, sipas besimeve ezoterikë, jetojnë zotat e mëdhenj antikë, njerëz që mbajnë sekrete arkaikë dhe që në fshehtësinë e saj mund të mbajë edhe priftërinjtë e zhdukur etruskë.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mistere - Etruskët - 3 mijë vjet mistere Empty Re: Etruskët - 3 mijë vjet mistere

Mesazh  Admin 16.10.11 23:29

Misteri i Etruskëve

Mistere - Etruskët - 3 mijë vjet mistere Img_0710

Origjina e popullit të lashtë mbi kulturën e të cilit u vendos perandoria romake

Hija e Rasnave

Etruskët janë populli më enigmatik dhe më tërheqës që i përket Italisë, territori kryesor i ndikimit të tyre. Simbas hulumtuesit Mario Gattoni Celli, të dhënat historike për ta nuk i kapërcejnë pesë apo gjashtë faqe libri. Asgjë më shumë.

Tekstet shkollore e përshkruajnë shpejt e shpejt monarkinë e fuqishme etruske të zhvilluar nëpër breza, formuar nga shtatë mbretër, mbas të cilëve ia beh menjëherë lindja e republikës romake.

Esetë e studiuesve, duke u mbështetur tek këngët e tyre, shtojnë vetëm se Etruskët ishin autoktonë në gadishullin e tyre, që flisnin një gjuhë të padeshifrueshme dhe që kishin arritur nivele të shkëlqyera në arte, në politikë e në arkitekturë, por pa e vënë theksin në vlerat njerëzore dhe shpirtërore që ata i dhuruan perandorisë romake. Etruskët nuk kanë vdekur kurrë dhe kanë lënë si dhuratë një thesar të paçmuar që rrëfen një histori, një histori të filluar shumë kohë më parë.

Ata e kishin prejardhjen nga Gjigandët


Hulumtuesit më të zotë e vendosin origjinën e Etruskëve në Lydia, në lindje të Smirnes, duke cituar Herodotin që shkruan kështu në Historitë, I, 94: ?Lidët tregojnë se në kohën e mbretit Atys, bir i Manes, në Lidi pllakosi një zi buke e madhe; për ca kohë pupullsia rezistoi, por mandej, duke parë që ajo nuk reshtte,?mbreti e ndau popullin në dy pjesë?

Në krye të atyre që ishin përcaktuar të mbeteshin aty, mbreti vuri veten; në krye të atyre që ishin caktuar të largoheshin, vuri birin e tij Tirrenin. Mërgimtarët zbritën në Smirne, ndërtuan anije?e u vunë në kërkim të një toke të re?, derisa mbasiqë kishin ndaluar në disa vënde, mbërritën pranë Umbrëve ku themeluan qytetin ku ende sot banojnë??

Manes, analog me faraonin e parë Menes, është monarku legjendar Manu, emër që mishëron udhëheqjen e shtatë racave- mëma me nënracat korresponduese. Manu kishte udhëhequr shumë migrime në epokat e parapërmbytjes nga zanafillori Ishull i Bardhë në Detin e Gobëve, Thule mitologjike, territor tropikal i harlisur që i shtrinte kufinjtë e vet në Polin e Veriut, deri në tokat e kontinentit Mu e në Atlantidë.

Etruskët e quanin veten Rasna, nga rrënja ra, analoge me Ramu, mbreti-prift i Mu, Rama në Indi dhe Ra-ja egjiptian, personifikim i energjisë diellore zemra vitale e Kozmosit. Simbole kryqi i thyer dhe globi me flatra i pllakave të Mu, gdhendur në mënyrë respektive mbi muret e Sovana-s në Grosseto , e në Varrin e të Shquarve në Caere. Rrugët tregtare të Etruskëve ishin Tule-t që mbërrinin deri në Himalaje, e jehonën e të cilave e gjejmë në toponimin Caput?tolium, kapo i Tule-ve, Kapitol, Romë.

Paraardhësit e Etruskëve janë Toltekët, nënraca e tretë kryesore e racës atlantidase, siç kuptojmë nga vepra e Arthur Poëell, Sistemi diellor. Me ngjyrë kuqe-brune, kishin një lartësi të mrekullishme dhe ishin të parët në artin e ndërtimit, që vërehet nëpërmjet tempujve ciklopikë, rrugëve me kalldrëm dhe urave.

Ata krijuan një perandori të shkëlqyer nëpërmjet disa mijëvjeçarëve, derisa një kataklizmë u përplas në Atlantidë dhe Toltekët mundën të hidhen në Amerikë, duke themeluar qytetërimin inkas, teksa trashëgimtarët e tyre ndërtuan në shekullin IX para Krishtit Tula-n në Meksikë, me ?atlantët? e tyre gjigandë.

Geni toltek gjendet i pacënuar nën nënracën e gjashtë akkadiane, pikërisht e Etruskëve, që përfaqsojnë lidhje të pazgjidhshme edhe me Egjiptianët, Majatë e Indianët e Amerikës së Veriut, të tjerë prejardhës nga Toltekët.

Ata flisnin sanskritisht

Po kush ishin në të vërtetë Etruskët? Gjuha e depërton misterin? Perandori Klaud, i mrekulluar nga bota e tyre, shkroi Tirreniket në njëzet vëllime, zhdukur të gjitha në hiç.

Të njejtin fat pësuan Anualet Etruske që ruheshin në Tabularium Capitolinum, të cilat rrëfenin origjinën e vërtetë të Romakëve, Librat Etruskë, duke mbijetuar vetëm ndonjë fragment në autorët latinë.

E çuditshme, duke e ditur se nxënësit romakë shkonin për të studiuar etruskisht në shkollën prestigjioze Kaere. Gjuha e Rasna-ve, pohon filologu Bernardini Marzolla, zbulon një prejardhje antike nga idioma e parë e planetit: sanskritishtja.

Teksti më i plotë është gdhendur mbi fashat e një mumjeje të zbuluar në Egjipt dy shekuj më parë, e cila sot ndodhet në Muzeun e Zagrebit. Rrypat e fashës që janë katërmbëdhjetë metra, përbëjnë ?Librin e Mumies?, duke iu shtuar bashkangjitur mështu dymbëdhjetë mijë shkrimeve tjera të mbetura.

Adhurues të Nënës së Madhe

Rreth vitit 1.000 para Krishtit, banorët e Lydias u vendosën në ishullin Lemno me kryeqytet Hefestian, në Detin Egje, i cili është i mbjellur me nekropole e sanktuare kushtuar viirgjëreshës së zezë Çibele, që thirrej nënë e Indo-s.

Vajzat mësonin teogaminë e shenjtë në kolegje të veçanta, që të kujtojnë ato të Mamakones inkase e ato të Vestaleve romake. Shoqëria etruske e ishte e tipit matriarkal, si Atlantida, me gra që ishin të pranishme në kultet e shenjta dhe gëzonin ndikim të fortë në vendimet më të rëndësishme.

Provë për këtë është varri Regolini?Galassi, zbuluar më 1836 në Kaere, ku është varrosur princesha Larthia. veshur me një rrobë të endur me sfera të vogla të kokrrizuara. Pohon, mandej, edhe historia e Lukumonit, bir i një fisniku korintas që së bashku me gruan e tij Tanakuila arriti në Romë nga Tarkuinia në shek. VII sec. para Krishtit.

Në portat e Romës, një shqiponjë ia rrëmbeu kapelën Lukumonit, për t‘ia rikthyer mandej sërish. Një ndodhi e tillë shfaqet edhe në mitin actek, e në themelimin e kryeqendërs Kajamarkuila në Peru, ku një kondor kishte kurorëzuar themeluesin e saj.

Tanakuila është një emër inkas, meqë ?kuila? do të thotë hënë, duke lënë të nënkuptohet se gruaja i përkiste një kulti të lashtë hënor. Në etruskisht i njejti emër është Thanakhvil, ku ?than? është pamja femërore e Zotit Tin dhe ?akhvil? është shërbëtore, do të thotë ?shërbëtoret e zotave?, një urdhër i lashtë.

Deshmi te antikeve

-Herodoti thotë se popullsia e Etruskëve u krijua nga shpërngulja e disa banorëve të Lidias, të cilët u pati prirë drejt brigjeve italiane Tirreni, biri i mbretit Ati; Etruskët u patën quajtur prej grekëve Tirrenë, simbas emrit të prijësit të tyre..

-Kurse Helaniku nga Lesbi thotë se fjala ishte për Pellazgët-banorë të Thesalisë, që qenë shpërngulur në Etruri në një çast të historisë së tyre.

-Antiklidi u besonte të dyja këtyre hipotezave, pra që shpërngulja ishte bërë edhe prej Lidëve edhe prej Pellazgëve.

-Historiani grek Dionisi i Halikarnasit (shek. I para Krishtit), krejt ndryshe prej të tjerëve, mbështet autoktoninë, pra origjinën indigjene të popullit etrusk.

Heshtja etruske...

Qendra fillimore dhe zemra e jetës etruske është Fanum Voltumnae, mes pyllit të dendur të Lamonit përresth Liqenit të Bolsena-s, që i shtrinte kufinjtë e veta deri në Tarkuinia, duke formuar një vend të shenjtë në kufirin mes qiellit e tokës.

Këtu, në Tempullin e shenjtë, lukumonët e dymbëdhjetë qyteteve të shenjta mblidheshin çdo vit për të zgjedhur një prift të ri dhe për të kremtuar ceremoninë misterioze të Paska-s, në ku thyhej buka dhe pihej vera, ndërsa pjesëmarrësve u jepej shega si simbol i ripërtëritjes.

Rasnat e dinin se detyra e tyre në tokë po shkonte drejt fundit, ashtu si edhe inkasit të cilët nëpërmjet yjeve të njejtin paralajmërim. Dhjetë ?Saekula? Zgjati qytetërimi i lavdishëm që ata kishin krijuar, e askush, as dhe më i fuqishmi i lukumonëve nuk ishte në gjendje t‘i kundërvihej. E u zhduk në agimin e një Dielli të ri kjo rracë e lavdishme që në heshtje e kishte mbrojtur kohën.

Nga Dino Vitagliano
Përktheu: Shpëtim Kelmendi
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mistere - Etruskët - 3 mijë vjet mistere Empty Re: Etruskët - 3 mijë vjet mistere

Mesazh  Dimitrov Xhunga 17.10.11 10:19

Retheqark brigjeve te pellgut te Mesdheut jetonin njerez te nje qyteterimi te perbashket,te nje gjuhe te perbashket qe njihet me emrin pellazge.Pak eshte hulumtuar per ta,pak jane marre me ta.Sot ky emertim i pergjithshem "pellazg" fsheh te panjohura ende te pazgjidhura,por ne nje te ardhme jo te larget,nen kete qyteterim do te perfshihet e do te behet pjese e se teres edhe kultura etruske,ashtu sic kunder do te njihet boterisht se kultura greke nuk ka qene gje tjeter vecse pjese e kultures se pergjithshme pellazgjike."ENIGMA" e d'Angelyt flet per kete.Kaq nuk mjafton duyhet te tjere e te tjere te depertojne ne zgjidhjen e shume "enigmave" te tjera qe kane te bejne me pellazget pjese perberese e se ciles eshte edhe kultura etruske.
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mistere - Etruskët - 3 mijë vjet mistere Empty Re: Etruskët - 3 mijë vjet mistere

Mesazh  Odin 18.07.14 10:34

Etruskët e Italisë, të ardhur nga Turqia

Problemi i përfshirjes apo jo i Turqisë në Bashkimin Evropian hapi debate të shumta mbi përkatësinë evropiane të këtij vendi. Historianë e studiues hodhën tezën se ndryshimet mes turqve e evropianëve nuk ishin thjesht të natyrës fetare, por se mes dy popullsive ekzistonin ndryshime thelbësore racore. Studimi i fundit gjenetik, që  publikohet në prestigjiozen “The american journal of human genetics”, arrin në një përfundim mbresëlënës: një ndër popujt më të lashtë të Italisë ka ardhur në gadishull rreth 2 mijë e 5 qind vjet më parë, i shpërngulur nga Anatolia e Turqisë së sotme

Pak kohë më parë, kur problemi i përfshirjes apo jo i Turqisë në Bashkimin Evropian ishin në rend të ditës të debateve në rangjet më të larta politike dhe mediatike të kontinentit tonë. Në diskutim u përfshinë jo vetëm politikanë e gazetarë, por edhe studiues e shkencëtarë të fushave të ndryshme, të cilët sollën argumentet e tyre mbi përkatësinë evropiane të popullsisë turke, përkatësi që u shqyrtua në dimensione të ndryshme. Siç mund të merret lehtë me mend, argumentet kryesore të të gjithë atyre që shpreheshin se turqit nuk kanë asnjë tipar evropian, por janë popull thellësisht aziatik, bazohen kryesisht te përkatësia e tyre fetare. Ndërkohë që përkrah tyre u rreshtuan edhe zërat e historianëve, sociologëve e shkencëtarëve të dimensioneve të tjera, sipas të cilëve popullsia turke nga të gjitha aspektet nuk kishte asgjë të përbashkët me popujt evropianë.

Për tri ditë me radhë, rreth 20 ekspertë historianë nga Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Holanda, Spanja, Greqia e Turqia u matën përballë një publiku shumë të vëmendshëm mbi këtë argument tejet kompleks e të vështirë për t’u trajtuar. Në fund të takimit u arrit në përfundimin se vërtet Turqia e lashtë kishte lidhje të forta me botën greke e romake, por që nga ana tjetër burimet historike flisnin shkoqur, “Turqia nuk është evropiane”.

Për të gjithë ata që në këtë debat mendonin të kundërtën, do të kishte qenë me vend që të kishin në dorë rezultatet e studimit të drejtuar nga dy shkencëtarë të Universitetit të Pavisë në Itali, sipas të cilit nuk ka asnjë dyshim se etruskët e Italisë janë shpërngulur rreth 2 mijë e 5 qind vjet më parë nga ajo që njohim sot si Azia e Vogël. Studimi i koordinuar nga Antonio Torroni e Alessandro Achilli me pjesëmarrjen e një numri të madh shkencëtarësh të tjerë, mes të cilëve gjenetisti i njohur i popullsive, Luca Cavalli Sforza, do të publikohet pas pak ditësh në prestigjiozen “The american journal of human genetics”.

Mistere - Etruskët - 3 mijë vjet mistere Stele-etrusque

Etruskët

Themeluesi i teorisë që i shihte etruskët si popullsi autoktone dhe hidhte poshtë çdo tezë për shpërnguljen e tyre nga diku tjetër është Dionisi i Alkarnasës, një historian grek që ka jetuar në vitet e fundit të epokës para Krishtit (mendohet se ka vdekur në vitin 7 para Krishtit). Historiani i dedikon kësaj dileme pesë kapituj të librit të tij të parë mbi “Antikitetin romak”, në të cilët hedh poshtë teoritë që i identifikonin etruskët me pellazgët apo lidianët dhe mbështet me forcë hipotezën se ishin një popull “jo i shpërngulur nga diku tjetër, por autokton”. Lidhur me këtë, Dionisi shkruan: “Pasi pellazgët u larguan nga krahina, qytetet e tyre u populluan nga njerëz që banonin në kufijtë me ta, kryesisht tirrenë, të cilët vunë nën zotërim pjesën më të madhe të tokave…”

Etruskët janë një ndër popullsitë që përbënin Italinë e dikurshme dhe ishin vendosur në zonën e quajtur Etruria, e cila sot korrespondon me krahinën që shtrihet nga Toskana në Umbria, deri në lumin Tevere dhe në kufijtë e Lacios. Në gjuhën e tyre quheshin rasenë apo rasnë, ndërsa në greqisht tirsenë. Shkëlqimin më të madh e arritën në shekullin VI para Krishtit, gjatë të cilit arritën të vinin nën hegjemoninë e tyre të gjithë Gadishullin Italik. E para që do ta lëkundte këtë supremaci do të ishte Roma në vitin 510 para erës sonë, gjë që do ta vazhdonin latinët, të cilët i shkatërruan etruskët në një betejë të drejtpërdrejtë. Për më shumë se dy shekuj etruskët u përpoqën të ndalnin zgjerimin romak, por në vitin 295 u mundën përfundimisht. Pas dhjetë vitesh u vunë krejtësisht nën dominimin e Romës, e cila përmes një serie traktatesh i përfshiu mes aleatëve të gadishullit. Asilimi i tyre i plotë nga Perandoria Romake u bë pas vitit ‘90 para Krishtit, periudhë në të cilën iu dha edhe e drejta për t’u quajtur qytetarë romakë.

Lidianët e Azisë së Vogël

Ajo që në antikitet quhej Lidia, shtrihet në Turqinë e sotme dhe përkon me provincat perëndimore të Anatolisë, ku aktualisht gjenden krahinat e Izmirit e të Manisës. Sot, si edhe në vitet për të cilët po flasim, tokat e krahinës ishin mjaft pjellore, gjë që e bënte rajon mjaft të populluar, ndërkohë që duhet thënë se pasurinë e saj kryesore, arsyeja për të cilën bëhej zonë mjaft e lakmuar, ishte lumi i vogël (Paktoli), që e përshkonte tej për tej, shtrati i të cilit bartte rezerva të konsiderueshme ari. Si mbretëri u ngrit pas rënies së Perandorisë Hitite në shekullin XII para Krishtit.

Deri përpara kësaj periudhe njihej si Maoinia, ndërsa në veprën “Iliada”, Homeri i njihte banorët e saj si maionë. Kryeqytet të vendit Homeri njeh Haidin. Për popullsinë e saj gjenden mjaft të dhëna edhe në hebraisht, ku mësohet se ishin popull luftarak e harkëtarë shumë të aftë. Gjuha e tyre bënte pjesë në familjen indoevropiane e lidhur fort me atë hititen, duke qenë njëkohësisht edhe pjesë e familjes së gjuhëve anatoliane. Krahina shquhej edhe për lulëzimin e tregtisë, që ia mundësonte pozicionimi mjaft i volitshëm gjeografik, duke qenë se kontrollonte njëherësh Egjeun dhe Detin e Zi. Mbretëria lidiane vuri nën kontroll një pjesë të mirë të Azisë së Vogël, për të rënë më pas nën dominimin persian.

Prej shekujsh qarkullonte një legjendë, sipas së cilës mbreti i saj, Ati, për shkak të një periudhe të vështirë, gjatë së cilës mbretëria u përfshi nga fatkeqësitë e nga uria, e ndau popullsinë në dy pjesë. E para, e destinuar të qëndronte të mbijetonte në tokat e mbretërisë, tjetra të merrte rrugën drejt tokave të reja e drejtuar nga njëri prej të bijve, Tirseni (Tirreni). Ky i fundit, pas një kalvari të gjatë, i drejtoi njerëzit që e pasuan në Etruria të Italisë, ku, po sipas kësaj legjende u bashkua me civilizimin vilanovian vendas, duke krijuar atë që njihet sot si popullsia etruske.

Studimi

Kishte të drejtë Herodoti, i cili mbështeste tezën që etruskët vinin nga Lidia, zonë e cila sot shtrihet në pjesën perëndimore të Turqisë, ndërkohë që duket se ka qenë krejtësisht e pabazuar teoria e Dionisit të Alkarnasës, që hodhi hipotezën se kultura etruske i kishte rrënjët te popullsia autoktone vilanoviane, e cila arriti kulmin e lulëzimit rreth nëntë shekuj para Krishtit. Për të arritur në këtë shkencëtarët italianë kryen një studim mjaft të avancuar gjenetik mbi ADN-në mitokondriale (gjenet mitokondriale te njeriu trashëgohen nga linja femërore. DNA-ja mitokondriale u nënshtrohet shumë pak ndryshimeve). Për këtë, shkencëtarët shqyrtuan ADN-të e 322 individëve pa lidhje gjaku, mes tyre nga tri lokalitete të ndryshme të Toskanës së Italisë: Murlo, në provincën e Sienës, Volterra, ish-qytet antik etruskian në provincën e Pizës, Valle del Casentino, në provincën e Arecos. Të dhënat më pas u krahasuan me ADN-të mitokondriale të rreth 15 mijë individëve me prejardhje nga 55 popullsi të ndryshme evropiane e të Lindjes së Mesme. Nga krahasimi mes të dhënave u bë e mundur gjetja e lidhjeve gjenetike mes këtyre popullsive kaq të largëta nga njëra-tjetra gjeografikisht.

ADN-ja mitokondriale përdoret në studime të kësaj natyre, pasi trashëgohet vetëm nga nëna dhe përgjatë rrjedhës së kohës akumulon një seri të caktuar mutacionesh gjenetike. Nga numri i tyre mund të përcaktohet shkalla e lidhjes “farefisnore”: dy individë, me ADN-në që ka pësuar vetëm një mutacion, kanë paraardhës të përbashkët më të afërt në kohë nga ata, ADN-ja mitokondriale e të cilëve ka pësuar numër më të madh ndryshimesh.

Në bazë të rezultateve të arritura falë kësaj metode mjaft të avancuar u arrit që mes toskanëve të sotëm dhe disa prej popullsive të Azisë së Vogël të zbulohej një lidhje gjenetike mjaft e afërt në kohë, që i përket epokës postneolitike (2500-5000 vjet më parë). Duke lënë mënjanë mitet e legjendat e duke u mbështetur fort te shkenca, mund të arrijmë në përfundimin se ndoshta është mjaft e vërtetë teza e Herodotit, sipas së cilës etruskët u nisën nga Turqia e sotme për t’u vendosur në tokat e Toskanës së Italisë.

Duket tezë mjaft e pranueshme edhe për shkak të një studimi tjetër të ngjashëm të botuar tashmë në revistën shkencore “Proceedings of the Royal Society: biological science”, i cili nuk bën tjetër veç e përforcon më tej këtë rezultat. Studimi u krye nga një tjerë shkencëtar, Paolo Ajmone-Marsan, i Universitetit Katolik Sacro Cuore të Piaçencës, i cili në kërkimin e tij u ndihmua nga i njëjti grup që punoi për studimin e mësipërm. Kësaj here objekt studimi u bënë gjedhët dhe jo më njerëzit. Gjenet e dy prej racave më tipike të lopëve që rriten në Toskanë u krahasuan me ato të racave që kultivohen sot sidomos në Turqi. Edhe në këtë rast ngjashmëria ishte mjaft e madhe dhe rezultati i la shkencëtarët me gojë hapur. Edhe lopët e Toskanës kanë prejardhje nga Azia e Vogël.

“Nuk ka asnjë dyshim se këto dy studime paralele konfirmojnë hipotezën që etruskët mbërritën në Toskanë përmes detit, rreth nëntë shekuj para erës sonë, duke marrë me vete edhe bagëtitë e tyre”, thotë me siguri studiuesi italian, Alessandro Achilli. U përhapën në një zonë shumë të gjerë të Italisë qendrore dhe u bënë një civilizim mjaft i sofistikuar mes shekujve të shtatë e të pestë para Krishtit. Pas kësaj periudhe, si shumë popuj e zona të botës së atëhershme, ranë pre e shtrirjes së pandalshme të republikës romake, që më pas do të kthehej në një nga perandoritë më të mëdha në historinë e njerëzimit. Dalja e etruskëve nga historia lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me lulëzimin e qytetërimit romak, i cili pak nga pak arriti t’i asimilonte krejtësisht. Pas viteve 500 para erës sonë tokat e etrurisë nisën t’u dhuroheshin ushtarëve veteranë të Romës, të cilët, me shumë gjasa, sipas gjenetistëve të Universitetit të Pavisë u martuan me gratë vendase. Në këtë mënyrë, edhe pse romakët arritën të zhduknin përgjithmonë gjuhën dhe kulturën e tyre, gjenet e lidianëve arritën deri në ditët e sotme.

Herodoti (shekulli V para Krishtit)

Nën mbretërimin e Atit, biri i Manit, e gjithë Lidia u bë pre e urisë dhe e fatkeqësive. Jetuan në këtë mynxyrë për plot 18 vite. Por fatkeqësitë nuk bënin tjetër veç rëndoheshin më shumë me kalimin e viteve. Atëherë mbreti vendosi ta ndante popullin në dy grupe: atyre që do t’u binte shorti do të qëndronin, ndërsa pjesa tjetër do të kërkonte një jetë më të mirë diku tjetër. Në krye të atyre që do të largoheshin vuri të birin Tirrenin (Tirsenin). Pasi ndaluan nëpër shumë brigje e pasi vizituan shumë popuj të tjerë mbërritën në tokën e umbrëve, ku ndërtuan edhe shumë qytete, në të cilat vazhdojnë ende të jetojnë. Por nuk e quanin më veten lidianë dhe e morën emrin e birit të mbretit që i kishte udhëhequr.

Përktheu Lorenc Rabeta
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mistere - Etruskët - 3 mijë vjet mistere Empty Re: Etruskët - 3 mijë vjet mistere

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi