EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nefelimet ose Engjejt

Shko poshtë

Nefelimet ose Engjejt Empty Nefelimet ose Engjejt

Mesazh  Admin 22.05.09 18:48

Trashegimia e ndaluar e nje fisi te huaj – Nefelimet ose Engjejt

A eshte qyteterimi yne trashegimi i ndonje fisi engjejsh, i atij te Nefelimeve, per shembull? Per tu pergjigjur kesa pyetje duhet te dime se cfare mendimesh dhe paragjykimesh kemi per engjejt.

Ata i shoqerojme me ikona dhe skulptura te para-lindjes, i konsiderojme biles si krijesa te mbinatyrshme te cilat nderhyjne ne jeten tone ne momente dhe situata te veshtira. Ketu e 2000 vjet me pare kjo ishte pamja stereotipe qe kultivoi feja dhe ne e pranojme pa ditur se nga erdhen dhe si ndihmuan ne zhvillimin e fese se organizuar.

Shume veta mendojne se pese volumet e para te Dhiates se Vjeter jane te mbushura me tregime per engjej qe ju shfaqen Patriarkeve te urte dhe Profeteve. Por shpesh per keta engjej te shfaqur ka informacione jo te sakta.

Per shembull per shfaqien e engjejve tek Abrahami ose tek Loti, engjejt pershkruen thjeshte si njerez qe rrine dhe hane si zakonisht.

Nderkohe engjejt u bene pjese e fese judaike vetem kur hebrenjte u kthyen nga roberia, rreth viteve 450 para Krishtit. U deshen gati dy shekuj qe te fillonin te shfaqeshin ne literaturen fetare judiste. Vepra te tilla si Bibla e Danailit dhe libri i Apokalipsit i Tovit permbajne tregime enigmatike per qenie engjellore me emra te vecante, me forme te vecante dhe me nje shkalle hieraktike te caktuar.

Thone se keta nuk ishin me origjine judiste por erdhen nga Persia. Meqense Irani nuk duket te ishte origjina e engjejve eshte fakt se hebrenjte ishin te roberuar dhe te detyruar te ndikoheshin nga besime te tjera sic eshte feja me e vjeter, ajo e magjistarve. Sipas tyre ekzistonin qenie te mbinatyrshme qe u korruptuan dhe mekatuan me njerezit. Kjo teme i merr te dhenat nga nje liber i Enohut.

LIBRI I ENOKUT

Ky liber tregon per periudhen nga viti 165 para Krishtit deri ne fillimet e epokes se krishterimit. Kjo veper permban historine pas renjes se engjejve, te atyre qe ne fillim njihen si roje dhe mbrojtes.

Libri i Enokut tregon historine e 200 engjejve te revoltuar te cilet vendosen t’i shkelin ligjet qiellore, te zbresin ne Toke dhe te zgjedhin gra te zakonshme e te martohen me to.

Vendi ku ndodhi kjo ngjarje eshte maja Ermon, nje vend mitik qe ka lidhje me majat e zbardhura ne vargmalin Anti-Liban ne veri te Palestines se sotme. Te 200 kryengritesit i dinin pasojat e antarsise se tyre dhe vendosen te betohen se udheheqesi i tyre Semiaza do te merrte mbi veten e tij fajin nese ky aksion do te perfundonte keq.

Pas uljes se tyre ne Toke keto roje mbrojtese u zhyten ne kenaqesine tokesore me bashkeshortet femra. Nga ky bashkim do te lindnin gjigandet Nefelime. Fjala Nefelim eshte hebraike dhe do te thote “Ata qe rane”, te cilet identifikohen me gjigandet.

MISTERE QIELLORE

Nje pune tjeter shume e mire qe bene te 200 kryengritesit engjej ishte se u trasmetuan sekretet qiellore atyre qe deshironin t’i degjonin.

Njeri prej tyre quhej Azazil dhe thuhet se u mesoj njerezve si te pregatisnin shigjeta, thika, parzmoret etj. Mesoi se si te mernin metalet nga Toka dhe si ti perpunonin.

Sipas legjendes keta engjej u mesuan tokesoreve metalurgjine, ne fakt qe na sjell ndermend poemen e Prometeut dhe pranine e Efesit metalurg.

Nder te tjera Azazili u mesoi njerezve si te pergatisnin zbukurime dhe si te perdornin antimonin ne art dhe ne mjeksi per sherime. Ndersa grave u mesoj si te ngjyrosnin qerpiket dhe syte, si te beheshin me te bukura dhe si te perdornin gure te cmuar per zbukurim.

Keshtu sic degjohet, ky fakt ka ndodhur ne ate epoke kur kozmetika dhe ngjyrimet e trupit ishin te panjohura dhe me teper se keto, ai u mesoi grave si te ndjenin kenaqesite seksuale qe ishin nje mallkim, sipas patriarkeve judiste.

Engjej te tjere u akuzuan se i zbuluan njerezimit njohurite mbi astronomine, metereologjine, gjeodezine dhe gjeografine, si dhe trupat qiellore si Dielli dhe Hena. Udheheqesi i tyre Semiaza u mesoi artin e magjise.

Dikush tjeter u mesoi “Te emblen” dhe “Te hidhuren”, perdorimin e barerave, perdorimin e bojes dhe letres si dhe forma te hershme te shkrimit. Akoma me mekatar ishte Kasdiili i cili thuhet se u mesoi njerezve si te hiqnin embrionin nga mitra, domethene u mesoi grave deshtimin.

Te gjitha keto qe flasin per trasmetimin e njohurive te ndaluara per njerzit na cojne ne disa pyetje: Pse valle engjejt zoteronin njohuri te tilla? Pse do tu duheshin keto? Pse duhet te dinin perpunimin e metaleve dhe shkrimit? Pse dinin proceduren e deshtimit te femijve? Asnjera nga keto aftesi nuk u shkonte per shtat nje engjelli qiellor te Perendise.

Vetem nese keta do te ishin thjeshte njerez!!! Sipas mendimit tim, zbulimi i dijeve duhet te kete lidhej me ekzistencen shume me heret te ndonje fisi te zhvilluar qe ia kalonte sekretet dhe misteret e tij te ruajtura mire, nje qyteterimi tjeter me pak te zhvilluar. Kjo na kujton edhe nje here Atlantiden dhe njohurite e humbura te njerezimit.

Por per fat te keq megjithe perpjekjet e bera jemi akoma shume larg vertetimit te plote te ekzistences se nje qyteterimi te tille. Por le te kthehemi tek Nefelimet qe legjenda thote se iu afruan njerezve.

Nderkohe Perendia hakmeret kunder ketyre engjejve qe mbeten ne Toke dhe dergon engjejt besnike te qiellit per t’i ndershkuar ata dhe pjedhen e tyre, Nefelimet.

Keshtu udheheqesi kryesor Semiaza varet koke poshte ndersa shpirti i tij internohet per tu bere yll i kostelacionit te Orionit ne Qiell. I dyti Azazil lidhet kembe e dore dhe internohet ne erresiren e nje shkretetire.

Mbi te hidhen shkembinj te medhenj qe ta bllokojne ate deri ne kohen kur te jape llogari. Keshtu qe engjejt qe erdhen nga lart u bene heronj dhe sakrifikuan veten dhe misteret qiellore, per t’i trasmetuar dije njerzimit, duke u bere deshmitare te vrasjes se femijve te tyre.

Te mos harojme se edhe Prometeu ishte nje kujdestar tjeter i njerzve dhe u martirizua sepse u mesoi atyre perdorimin e zjarrit si dhe shkenca te tjera qe siguronin mireqenie dhe zhvillim.

Por lind pyetja: Pse zemerohet Qielli?

Natyrisht dijet jane ato qe e shtyjne njerezimin drejt zhvillimit, por ketu kemi nje perendi qe nuk deshiron kete, apo rrugen e njerezimit drejt zhvillimit. Ndoshta shume nga keto pyetje gjenden ne papiruset e Detit te Vdekur, aty ku e ka origjinen edhe libri i Enokut.

SEKRETET E DETIT TE VDEKUR

Akademiket qe here pas here studjojne kete problem, gjejne shume ngjashmeri ndermjet predikimeve te Librit te Enohut dhe Ungjullit te Esseve te nje bashkesie fetare njerezish qe jetuan ne brigjet perendimore te Detit te Vdekur.

Kjo u vertetua ne vitin 1947 ku u saktesua se te papiruset e Detit te Vdekur te shkruara nga Esseet, kishte disa pjese nga shkrimet e Librit te Enohut. Doreshkrimet e plota qe jane ruajtur deri tani jane shkruajtur ne gjuhen etiopiane Ge’ez.

Papiruset e Detit te Vdekur vertetojne theniet e Librit te Enohut dhe vleresoheshin shume nga Esseet e Kumranit te cilet jetuan para ketyre shkrimeve te vitit 165 para Krishtit.

Ne papiruset ne fjale permenden engjejt roje dhe kujdestare, si dhe Nefelimet. Shume nga keto shkrime akademiku Xh.T.Milik i konsideron si mbetjet e nje prove te humbur qe quhet Libri i Gjigandeve.

Ky liber njihet nepermjet disa te dhenave te shkrimeve fetare te cilat kishin arritur deri ne Evrope, Kine dhe ne lartesine e Tibetit.

Libri i gjigandeve vazhdon historine qe tregon Libri i Enohut dhe thote se Nefilimet perballuan njohjen e shkaterrimit qe i priste per shkak te gabimeve dhe mekateve qe bene baballaret e tyre, rojet kujdestare (engjejt).

Leximi i kesaj vepre te lashte na informon lidhur me temen e Nefelimeve qe ishin viktima te pafajshme qe nuk e kishin ne dore fatin e tyre. Por cfare ishin ne te vertete keta engjej roje qe u sakrifikuan per njeriun? Studiuesit akademike dhe te dhena te ndryshem na thone cdo dite se qyteterimi yne eshte shume me i lashte nga sa na thote shkenca.

Ne shume libra permenden vazhdimisht Piramidat, Tiahuanako, Maja, Piri Reis, Platoni, akumulatori i Bagdatit dhe shume gjera te tjera te cuditshme. Megjithate asnjeri nuk i merr seriozisht keto zbulime interesante oto shtohen cdo dite bile dhe nga ana e shkences.

Keshtu sot nuk mund te mohojme se ne fund te kohes se akullnajave ka ekzistuar nje qyteterim i zhvilluar. Nuk dime asgje se nga kane ardhur keta njerez. Disa pretendojne se erdhen nga Atlantida, te tjere nga Qielli. Me e ndershme eshte te pranojme se nuk dime asgje. E pabesueshme eshte se ata lane prapa gjurme dhe kryesisht shkollen me te gjalle te njerezimit, legjendat mitologjike.

Roje kujdestare mund te quheshin ndryshe Titanet ose Nefelimet. Sido qe te emerohen ama, prania e tyre eshte lidhur fort me kontributin qe ata i dhane njerezimit dhe te mos shqetesohemi sepse ndoshta, heret a vone do te merret vesh per prejardhjen e tyre.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi