Legjenda e mbretit egjiptian Ra

Shko poshtë

legjenda - Legjenda e mbretit egjiptian Ra Empty Legjenda e mbretit egjiptian Ra

Mesazh  Jon prej 07.05.09 5:56

Legjenda e mbretit egjiptian Ra

legjenda - Legjenda e mbretit egjiptian Ra -amonr10

Amon-Ra ishte zoti i Diellit, kryesori i Egjiptit, biri i PTAH krijuesit, që kishte ngritur e bonifikuar tokat pas përmbytjes së madhe, dhe kishte ardhur në Egjipt nga toka të tjera të largëta

Amon-Ra ishte zoti i Diellit, kryesori i Egjiptit, biri i PTAH krijuesit, që kishte ngritur e bonifikuar tokat pas përmbytjes së madhe, dhe kishte ardhur në Egjipt nga toka të tjera të largëta (Crom).

Ptah iu shfaq mbretit Menfi me karron qiellore dhe i urdhëroi celebrimin e përvjetorit të mbretërisë së tij "për 6 herë 100 mijë vjet".

Për grekët ishte Hephaistos që më pas iu bashkangjit Sokaris (zot i të vdekurve) i përfiguruar me kokën e skifterit. Perëndesha më e rëndësishme ishte Hator, e ardhur nga Atfih, përfiguruar me brirë lope, midis të cilëve qëndronte dielli në perëndim. Ishte rivale me m** që kishte kokë luani, e adhuruar në Tebe, perëndeshë e luftës dhe bashkëshorte e Amun. Perëndeshë tjetër e luftës ishte Sachmet, edhe ajo me kokë luani, perëndeshë e Menfi, që nxirrte zjarr mbi armiqtë. Demi ishte i adhuruar në Eliopoli i njohur si Mnevis, i quajtur ndryshe nga egjiptianët "ON".

Mbret dhe zot i qytetit ishte Harachte, me kokë skifteri i përfiguruar nga disku diellor me krahë, por më shumë i njohur si Horus ose Horo (bir i Osiriede dhe Iside i quajtur "mjek i shtëpisë së RA").

RA, dielli, drita e krijuar nga Atum (hynija më antike kozmike) që u ul mbi një grumbull dheu që e kishte nxjerrë vetë nga uji (e famshmja kodër primordiale) për t'i dhënë dritë botës.

U përzie me RA, duke i dhënë jetë RA-ATUM (simbol i jetës dhe i shpëtimit), mori shëmbëlltyrat e një zogu Bennu dhe fluturoi mbi Benben. Një gur i zi në formë piramide i adhuruar gjithmon në epiqendrën fetare të "ON" i njohur si Eliopoli, mbi të cilin ishte shfaqur nën shëmbëlltyrën e zogut Feniks. Ra-Atum nga masturbimi i tij krijoi Zotin e Ajrit, Shu dhe Perëndeshën e Lagështisë Tefnut, nga bashkimi i të cilëve lindi Geb e Nut pra Toka dhe Qielli. (Është e qartë ideja e fekondimit artificial të një veze, duke përdorur spermën e Atum). Geb e Nub lindën Osirde, Iside, Seth, Nephtis. Osiride e Iside lindën Horus sovrani i fundit i dinastisë qiellore.

Përqendrohemi pak në këtë ngjarje që quhet në temat greke Enneade. Në fillim ishin 10 zotat e para që mbretëruan në egjipt, ndërsa "Zep Tepi" kur ishin "Urshu" dhe Neteru.

Eusebio nga Cezarea na tregon atë që, Manetone kishte shkruar: "Për 13.900 vjet mbretëruan zotat, pastaj gjysëm-zotat për 1.255 vjet, ndërsa mbretërit e parë njerëzor për 1.817 vjet dhe pas tyre 40 mbretër të tjerë për 1.040 vjet. Më pas, për 5.813 vjet qeverisën shpirtrat e të vdekurve, para dinastisë së parë egjiptiane me 3.100 para.K, për një total prej 24.925 vjet".

Diodoro Siculo na jep një panoramë të detajuar në një kronikë që na çon në 23.100 para.K, ndërsa Erodoto në 39.000 vitet e tij koordinojne me Papirin e Torinos.

Ky dokument i shkruar në gjuhë soleme gjatë mbretërisë së Ramesses II, i përkiste koleksionit Drovetti dhe u ble me 1824 nga Carlo Felice di Savoia. Është ekzaminuar nga studiuesit Champollion, Seiffarth e Giulio Farina, dhe në të janë listuar emrat e mbretërve që mbretëruan në Egjipt nga koha e parë deri në dinastinë e XIX. Lexohen shumë mirë 90 emra që shkenca zyrtare i atribuon nga 3100 para.K e më pas, duke mos dënjuar të nominojë dhe të konsiderojë emrat e atyre që i përkisnin periudhave të mëparshme nga kjo datë.

Lista nis me emrat e dhjetë, Neteru dhe viteve relative të mbretërimit të tyre; vinë më pas emrat e mbretërve të vdekshëm të jetuar në 3100 para.K.; Përmbledhja finale flet për mbretërinë e "të respektuarve" Shemsu-Hor në 13.420 vjet dhe 23.200 vjet mbretërimi përpara atyre të Shemsu dhe për një total prej 36.620 vjet.

Dalin në dritë detaje të tjera dhe shumë interesante: "Kur Geb ngjitet në fron urdhëron që t'i sillnin kutinë e artë të RA, e cila në momentin kur u hap me anë të një shigjete zjarri vret shoqëruesit e tij.." Një mekanizëm difektoz sipas Hancock, që të kujton Arkën e Aleancës.

Kutia e artë përmbante bastunin e RA, ndërsa Arka e Aleancës shkopin e Aronit.

Mendohet nga studiuesit që shigjeta ishte energji e mbledhur në "bastun" (armë lazer), i cili duhej mbajtur nën ujë për t'u ftohur.

Papiri i Torinos njeh Thot si faraonin e gjashte ose të shtatë, librat e të cilit u fshehën nga zoti i vet në të gjitha anët e globit, pasi duhej të gjendeshin vetëm nga ata që ishin të denjë t'i gjenin. Thotë zëvendësoi Osiride, përfiguruar si Viracocha (shumë i gjatë dhe me mjekër). Shtëpia e Osiride sipas Librit të të Vdekurve "mbështetej mbi ujë" dhe kishte mure të bëra nga "gjarpërinj të gjallë".

Osiride ishte një zot, që u end nëpër botë për t'u mësuar njerëzve se si të jetonin në mënyrë të qytetëruar dhe për këtë arsye identifikohet si Viracocha dhe e gjejmë në Etiopi, Arabi, Indi, Trake, Bolivi, Meksikë, Tiahuanaco, Teotihuacan.

Sipas sumerëve, Ra ishte një prej fëmijëve të Enlil, të cilit iu caktua toka e Nilit kur u bë ndarja e planetit për të evituar konfliktet midis dinastive të EA dhe ENLIL.

I mbajtur brenda një sythëz lotusi, përfaqëson kozmosin dhe shpirti i tij do të kthehet përsëri në sythëzën e lotusit (BRAHMA).

RA përfigurohej shpesh me kokën e formuar nga 4 dasha të shenjtë. Në Ande përfigurohej nga Kondor dhe Anfibë (të sjellë ndërmend ngjarjet që tregoheshin mbi njerëzit kondor).

Në Egjipt, RA identifikohej me një Skifter, një Anfib, të cilat identifikonin edhe Crom. Ndërsa, qeni ishte identifikuesi për Totem (shenjë e fisit) e Huanacas, përfigurim i zotit të diellit.

Amenofis IV i pakënaqur me ndarjen e Ra, në Amon dhe Schamash, krijoi dogmën e Zotit të vetëm Aton (disku diellor), ndryshoi emrin në Akenaton (bir i Aton) dhe krijoi qytetin Aketaten i njohur me emrin Tepe El Amarna.

Çuditërisht edhe Meksikaët e ndanin historinë e tyre në katër periudha:

1 - Aton-atiuh

2 - Ehec-aton-atiuh

3 - Eton-atiuh

4 - Ti-alton-atiuh

Në një himn për Zotin Ra, thuhet: " Ti endesh nëpër yje dhe në hënë, drejton anijen Aton në qiell dhe mbi tokë, ashtu si yjet që xhirojnë pa pushim pranë polit të Veriut dhe që nuk perëndojnë kurrë".

Mbi një piramidë ndodhet ky shkrim: "Ti je ai që është, në krye të anijes së diellit, prej miliona vjetesh".

Taylor Hansen i gjendur midis Apaches në Arizonë, u tregoi atyre disa piktura egjiptiane, në njërën prej të cilave Apache njohën një hyni të cilës ata i kishin dedikuar një valle dhe që e kishin kërcyer përpara tij. Apache e quanin këtë zot Ammon Ra "zoti i flakës dhe i dritës".

Zoti unik i adhuruar nga egjiptianët dhe që manifestohej tek dielli në formën e figurave të ndryshme, siç mendonte Benoit de Maillet, dhe i ngjashëm me konceptin e Kircher, që konsideronin Zotat si simbolë që fshihnin misterin e ringjalljes së Fjalës së Përjetshme.

RA është zot i diellit edhe në ishujt Markezë, i adhuruar edhe nga Aritët (Perëndim të Amazonës), të afërm me ata që jetonin mbi Ren dhe në Greqi, dhe të Arjanëve të Persisë.

Simboli fetar i Ariteve të Amazonës është një kryq si ai i Maltës, i gjetur i vizatuar mbi një gur jeshil (diorite), ashtu si kryqi krishtian dhe ai i Zotit Marduk (dragoi fluturues me kokë gjarpëri).

Schamash ishte zoti diellor dhe mbrojtës i perandorisë Babiloneze, në të cilën Marduk kishte emrin BEL, emër që do të përdorej edhe në Asiri. Ndërsa, En.lil u identifikua me emrin Kharbe, emër i vjetër i zotit të Kassitëve.

Babilonezët adhuronin edhe zotin e dritës Nusku. Por, zoti diellor dhe mbrojtës i perandorisë Babilonezë ishte edhe Shamash. I njohur në Larsan me emrin Utu (i ndritshëm) si zot i diellit, ndërsa në Sippar si zot i luftës. I përfiguruar me krahë në krye të një ushtrie të formuar nga luftëtarë dhe ata me krahë dhe me kokë shqiponje. Vëlla i Irnini, (i biri i Sin dhe nip i Enlil) zot i hapësirës ajrore, dhe njëkohësisht i biri i ANU që ndërtoi Nippur. Schamash konsiderohej zot i sumërit dhe i popullit me kokë të zezë, bashkëshort i Sud të cilën e quante Nin.Lil.

Tempulli i Nippur ishte përshkruar si një banesë që prekte qiellin "shtëpia për t'u ngritur në qiell", nga ku En.Lil ngrinte në hapësirë anijet që hetonin në zemër të të gjitha tokave.

Vëllai i tij Ea.Enki, zot i ujrave të kripura (deteve), krijoi rracën njerëzore me ndihmën e zonjës së maleve Nin.Hur.Sag (e quajtur më vonë Nin. Ti-zonja e jetës).

Fjala "TI" ka kuptimin e "jetës" dhe "brinjës", pra u bë zonja e brinjës ashtu si edhe Eva.

Enki kishte dy fëmijë, Ninurta (nga kronikat konsiderohej si "ai që lëshonte shigjeta dritë") dhe Nanna ndryshe Zu, sovran i Ur, i cili fluturonte me anijen e tij në qiell.

Historitë e tjera tregojnë: Ninurta luftoi kundër Zu kur ky vodhi tavolinat e fatit, dhe e mposhti me një Til (fjalë sumere), ndërsa në gjuhën asire quhet Tilmun, ndërsa në gjuhën hebre "Til" do të thotë Raketë.

Shamash për Moabitet, Fenikasit dhe Aruas (Amazonia) ishte Chamesh; Chemis në ishullin Haiti; Kadmos për Fenikasit (zoti i kuq) i adhuruar edhe përgjatë brigjeve nga Balltiku deri në Indio. Camosi o Comesh (zot i diellit venezuelian) bashkë me Keri (perëndesha e hënës) e adhuruar në fiset Xingù, në ishujt Capitao Vasconcelles dhe Gadishullin Malaka si zot i rrufesë, i dritës, i zhurmës dhe tërmeteve, i diellit; i quajtur krijues e i njohur me emrin Te-Pe-Dn.

Mbi liqenin Titicaca, në ishujt Kaneti në Bolivi, jetojnë Uros që pohojnë të jenë popull më antik sesa ai i Inkasve dhe se dega e racës së tyre ekzistonte përpara To. Ti. Tu. (babai i qiellit që krijoi njeriun e bardhë). Thonë se gjakun e kanë të zi, dhe se nuk janë si njerëzit e tjerë të globit, pasi vijnë nga një planet tjetër. Thonë se ekzistojnë që kur toka ishte akoma në mes të errësirës dhe mjergullës, dhe se kanë ngelur pak dhe evitojnë kontaktet me popullsitë e tjera.

Emri Uros na çon tek emri Horus, në tavolinën e fildisht të gjetur nga Jean Jacques Marie De Morgan, mbi të cilën është shkruar: "I përket qiellit ai që ëshë i qiellit bashkë me zotat që duhet të ngrihen. Baba kam ardhur tek këto dy nëna. Unë ngjitem në qiell dhe udhëtoj mbi metal, unë ngjitem në qiell midis yjeve të pavdekshëm".

Horus ose ndryshe Horo, që në bord të anijes së RA përdori "syrin e Horo" për të goditur armikun Seth. Horo ishte shok i Thoth (zoti i diellit, energjisë dhe shkencave) i përfiguruar si një majmun, babain me peliçe të bardhë, i ardhur nga kozmosi me një "dhomë qiellore" (në ditët tona do të na vinte ndërmend një kapsulë e NASA), u ul mbi kodrën e ishullit të dy zjarreve, në mes të liqenit të dy thikave.

Përgatiti: Klarita Bajraktari
Jon
Jon

1163


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi