Qabja e mrekullive

Shko poshtë

Qabja e mrekullive  Empty Qabja e mrekullive

Mesazh  F786 prej 20.08.18 15:24

Qabja e mrekullive: 1

Qabja e mrekullive  Hajj-2016

Haxhi, një nga 5 shtyllat e Islamit, zhvillohet në Mekë, një pelegrinazh rreth Qabes, vendi i parë në Tokë ku adhurohej Zoti një.
Në pesë faljet ditore, Myslimanët zbatojnë drejtimin “kibla” që është drejtimi nga Qabja e shenjtë, në Mekë. Kjo gjë bëhet si rrjedhojë e unitetit shpirtëror, por edhe për të shmangur faljen e namazit në drejtime të ndryshme.
Është një urtësi që “fshihet” dhe qëndron pas këtij drejtimi, (kiblës, për nga Qabja) por shumica që nuk e kuptojnë, mendojnë se myslimanët “adhurojnë” kubenë e zezë në Meke, diçka aspak e vërtetë.
Fakti që myslimanët “përulen” në këtë drejtim, pra drejt Qabes, nuk do të thotë se janë duke e adhuruar atë; në Islam është një rregull, nëse dikush që falet pa e ditur se në cilin drejtim është Qabja, mund të falet në çdo drejtim, sepse edhe në Kuran thuhet:
“E Zotit është lindja dhe perëndimi; kudo që shkoni aty do të jetë prania e Zotit. Zoti është i Gjithëpranishëm, i Gjithëdijshëm…” (2:115)

Nga ky varg, kuptojmë se kuptimi i drejtimit nga Qabja është vetëm për të qënë të bashkuar (në falje) megjithatë çdo drejtim, hapësirë, i përket Zotit (qënies supreme). Edhe Haxhi vetë, është një tjetër shenjë e unitetit.

Por, nëse sheh, që nga masat e sasitë (kuantet) më të vogla që ekzistojnë, e deri te trupat qiellorë, që nga atomet e deri tek planetet e yjet (dhe jo vetëm) të gjitha rrotullohen përreth akseve të caktuara, në një rend të caktuar lëvizjeje, shembuj të së cilave gjen pafundësisht, dhe kjo është ekzaktësisht çfarë besimtarët myslimanë bëjnë sot, përqark Qabes.
Qabja e mrekullive  Fotolia_41271320_s
Qabja e mrekullive  AHR0cDovL3d3dy5saXZlc2NpZW5jZS5jb20vaW1hZ2VzL2kvMDAwLzA5MS8xNjEvb3JpZ2luYWwvbW9sZWN1bGVzLmpwZWc=

Haxhi simbolizon, se çdo gjë adhuron Qënien Supreme, Krijuesin, por jo trupin (në këtë rast Qabja) që qëndon në qendër të këtij “rrotullimi”.
Kjo përfaqëson unitetin në të gjithë krijimin.
Përkrah faktit dhe argumentit logjik, në lidhje me këtë drejtim, dhe vetë Qaben, ka shumë argumente shkencore, dhe spirituale po ashtu, që do të bashkangjitet më poshtë.


Edituar për herë të fundit nga Vitruvian në 21.08.18 12:08, edituar 1 herë gjithsej
F786
F786

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qabja e mrekullive  Empty Qabja e mrekullive: 2

Mesazh  F786 prej 20.08.18 15:33

Qabja e mrekullive  Muslim-Praying
Kur një person performon përuljen si në faljen islame, namazin, dhe vendos kokën mbi tokë, drejt Qabes, “ngarkesat” e dëmshme “lirohen” nga trupi i tij, në mënyrë të përsosur.
Kjo bën që trupi të balancojë sistemin e tij të energjisë që mbart, dhe për të kuptuar këtë, duhet të njihemi fillimisht me “prerjen e artë” e cila shfaqet në matematikë dhe art.
Në matematikë, dy sasi janë në të tillë raport, vetëm nëse raporti i tyre është i njëjtë me raportin e shumës së tyre në atë më të madhe të dy sasive.

Qabja e mrekullive  MTM3MjExNTk2Mw==
Qabja e mrekullive  1507244255279
Qabja e mrekullive  Altin-oran-vucut
Raporti i artë është një konstante matematike irracionale përafërsisht 1,6180339887. Emra të tjerë të përdorur për raportin e artë janë “seksioni i artë” dhe mënyra e artë. Ky raport zakonisht paraqitet me shkronjën greke “φ”.
Qabja e mrekullive  Maxresdefault
Nëse zbatojmë këtë raport në glob, do të vini re se pika e artë e Tokës është qyteti i Mekës, dhe pika e artë e vetë Mekës, është Qabja e shenjtë.
Duke qënë pika e artë e globit, ajo është po ashtu fusha më e fortë magnetike në Tokë. Për të kuptuar këtë, mund të marrim po ashtu shembullin e galaksive në univers, por edhe të gjërave më të vogla, si p.sh bimët. Ato lëshojnë energjinë, që nga qëndra e tyre, deri në skajet e jashtme të tyre.
Në të tillë mënyrë, ato marrin energjinë negative, dhe japin energji pozitive, duke krijuar ekuilibër.
F786
F786

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qabja e mrekullive  Empty Qabja e mrekullive: 3

Mesazh  F786 prej 20.08.18 15:33

Trupi ynë merr çdo ditë, ngarkesa electromagnetike nga çka e rrethojnë, të cilat janë të dëmshme për të gjithë ne, pa përjashtim.
Të tilla ngargesa përqëndrohen në pjesë të caktuara, kryesisht në pjesët e përparme të trurit, të cilat sjellin dëme të shumta, sidomos depresion, presion mendor madje edhe përtesë, por këto janë më të paktat e përmendura, duke qënë se ato ndikojnë në aspekte të ndryshme, duke sjellë po ashtu probleme më të rrezikshme.
Kjo pjesë e trurit, njihet dhe si “çakra qëndrore” (Ajna) nëpërmjet së cilës merren dy llojet e energjisë.
Por të tilla ngarkesa, çlirohen kur balli prek tokën, në drejtimin drejt Qabes, fushës më të fortë magnetike në Tokë!
F786
F786

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qabja e mrekullive  Empty Re: Qabja e mrekullive

Mesazh  Pansophia prej 20.08.18 20:48

Po Qabja (Kubi i ZI) eshte simbol i Saturnit dhe njerezit rreth tij vertiten si unazat e planetit, dhe vete Saturni simbolizon Satanin. Eshte politeizem ne thelb por shumica e ben si puna e robotit, u thone ta bejne dhe e bejne pa ditur pse dhe ckuptim ka.
avatar
Pansophia

168


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qabja e mrekullive  Empty Re: Qabja e mrekullive

Mesazh  FlyEmirates prej 20.08.18 21:24

Kaaba eshte Guri I vogel qiellor qe eshte nxire me kalimin e viteve ne toke nga mekatet njerezore, thuhet.. Mos e ngaterro me merkaaba, levizjen me prirje djallezore..
FlyEmirates
FlyEmirates

Server : 695 - Death Mirage
Level: 92
Power: 102000
Water Main

13


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qabja e mrekullive  Empty Re: Qabja e mrekullive

Mesazh  F786 prej 21.08.18 11:09

Qabja në Mekë s'ka lidhje me Saturnin. Ajo konsiderohet "shtëpia e parë" e adhurimit të Zotit, si qënia e vetme supreme, dhe thuhet se u krijua nga Abrahami dhe i biri.
Në një pjesë të caktuar të saj, është vendosur "guri zi" i cili siç e përmende, besohet se u kthye në të zi nga mëkatet e njerëzve.
Qabja u krijua si "shtëpi" për adhurimin e Zotit, dhe siç ndodh edhe sot, shtëpitë janë "kubike" por nuk përdoret që njerëzit të adhurojnë atë vetë, por Zotin.

F786
F786

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qabja e mrekullive  Empty Qabja e mrekullive: 4

Mesazh  F786 prej 21.08.18 12:03

Viti i elefantit
Jemeni i viteve 500 (i erës sonë) drejtohej nga idhujtarë, të cilët në regjimin e tyre, persekutonin ata që mohonin idhujt e tyre (statuja, objekte që i krijonin vetë) dhe vrisnin krisitianët monoteistë.
Ata vrisnin të krishterët që mohonin “zotat” e tyre, dhe i hidhnin në gropa të mëdha, në flakë. Për tu hakmarrë ndaj liderit idhujtar, që kryente të tilla veprimtari në Jemen,  liderët sirianë të lajmëruar nga kristianët e mbijetuar, njoftuan liderin e krishterë të Abisinisë (Etiopia sot) i cili dërgoi ushtrinë e tij në Jemen, të drejtuar nga një njeri i njohur si Abreha al Ashram, i cili pas rrënies së idhujtarëve në Jemen, nisi të drejtojë atje.

Qabja e mrekullive  Makkah-P96
Turizmi në Arabi kishte sukses, dhe fiset drejtuese pasuroheshin gjithnjë e më shumë nga kjo gjë, çka ngjalli “xhelozi” në zemrën e Abrehasë, i cili ishte i etur për të tillë sukses.

Qëndra e suksesit ishte Meka, dhe sigurisht Qabja, por që fatkeqësisht gjatë asaj kohe, idhujtarët e kishin mbushur me mbi 300 idhuj, por megjithatë Qabja e ruante vlerën, fuqinë dhe identitetin e saj. Mekasit besonin në një qënie supreme, por nuk qenë mjaftueshëm “të ngopur” dhe shtonin praktika, duke i krijuar “partnerë” Zotit duke e krahasuar Atë me statujat e ndryshme që adhuronin.
Qabja ishte një qendër mjaft e njohur, ndaj Abreha, për të pasur sukses, dëshiroi ta shkatërronte atë, dhe duke nisur të ndërtonte një qendër të madhe adhurimi, Abreha dëshironte që njerëzit, dhe arabët kryesisht, të mos shkonin në Qabe, por në vendin që do të ndërtonte ai vetë.

Qabja e mrekullive  %D9%86%D9%82%D8%A7%D8%B4%DB%8C_%D8%A7%D8%B3%D8%AA%D8%A7%D8%AF_%D8%A7%D8%AD%D9%85%D8%AF%DB%8C%D9%87

Kur ndërtimet e tij përfunduan, ai ftonte arabët drej vendit të tij, qëndrës së tij, por nuk kishte rezultate të plota, sepse të gjithë shkonin te Qabja. Kështu, ai dëshironte të shkatërronte Qaben, dhe nisi ushtrinë e tij të madhe drej Mekës.
Abreha, arriti që me ushtrinë e tij, dhe një turmë elefantësh, të shkojë deri në Mugamas, një vend pranë Mekës. Duke sulmuar banorët, barinjtë, dhe këdo tjetër, ai arriti që gjithashtu t’i merrte bagëtitë, dhe kryesisht devetë. Nga këto deve, 200 i përkisnin Abdul Mutalibit (gjyshit të Profetit Muhamed) i cili ishte në atë kohë udhëheqësi i Kurejshëve, fisit drejtues në Mekë.
Abreha pastaj dërgoi një lajmëtar për t'i treguar popullit të Mekës se ai donte vetëm të shkatërronte Qaben, dhe nuk erdhi për të vrarë asnjë prej tyre.
Abdul Mutalibi, shkoi tek Abreha, bashkë me lajmëtarin e tij, dhe kur lideri, Abreha, e pa atë (Mutalibin) një burrë shtatëlartë, i pahshëm dhe me pamjen dhe personalitetin e një udhëheqësi, Abreha u çua prej fronit.
Ai i kërkoi Abdul Mutalibit atë që kishte për të thënë, dhe ajo që tha, ishte se donte që Abreha t’ia kthente 200 devetë e tij.
Abraha ishte shumë i befasuar. Ai tha: "Kur të pashë së pari, mendova se ishe një njeri shumë i respektuar dhe i nderuar, por gjëja e parë që më the, më bëri të ndryshoj mendje për ty. Unë kam ardhur për të shkatërruar Qaben tuaj dhe ju jeni të shqetësuar për devetë tuaja?! "
Abdul Mutalibi ja kthehu shkurt, dhe mjaft thjesht: “Ashtu siç devetë më kanë mua, të zotin e tyre, edhe Qabja e ka Zotin e saj. Unë jam këtu për të mbojtur devetë e mia, Qaben, nëse do, Zoti e mbron…
Abreha ja ktheu devetë, dhe ditën tjetër, u nis të shkatërrojë Qaben, i shoqëruar nga ushtia e tij e madhe, dhe elefantët e shumtë, mes të cilëve dallohej prej tyre më i madhi, një elefant “gjigand” mes të tjerëve, i cili qëndronte me madhështi në krye të ushtrisë.
Elefanti nisi të ecë, dhe kur arritën brënda në Mekë, drej Qabes, elefanti ran ë gjunjë, dhe nuk lëvizte. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë.
Sa herë që ushtarët e Abrehasë e drejtonin elefantin në ndonjë drejtim, përveç kiblës, ai lëvizte lirshëm, por kur e orientonin dhe e shtynin të shkonte drej Qabes, ai ndalonte dhe nuk bënte as një hap më shumë.

Befas, ndërsa kjo po ndodhte, erdhi ndëshkimi që përmendet në suren Fil të Kur'anit (105). Qindra zogj që nuk ishin parë kurrë më pare, u shfaqën në qiell, si re e zezë, fluturuan drejt Mekes, dhe secili zog kishte 3 gurë shumë të vegjël, në sqep dhe këmbë.
Ata fluturuan mbi ushtrinë e Abrehasë, dhe hidhnin prej lartësisë së madhe guralecat. Çdo guralecë shkoi drejt nëpër trupat e njerëzve, dhe nga “presioni” i rrënies së madhe, gurët “shponin” lëkurat e ushtarëve, duke i lënduar rëndë. Elefantët filluan të vrapojnë si të çmendur në drejtimin tjetër, në përpjekje për të mbijetuar, ndërkohë që zogjtë nisën të rrethojnë Qaben e shenjtë, duke u rrotulluar rreth saj, në fluturim…
F786
F786

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qabja e mrekullive  Empty Re: Qabja e mrekullive

Mesazh  Pansophia prej 21.08.18 22:34

Vitruvian shkruajti:Qabja në Mekë s'ka lidhje me Saturnin. Ajo konsiderohet "shtëpia e parë" e adhurimit të Zotit, si qënia e vetme supreme, dhe thuhet se u krijua nga Abrahami dhe i biri.
Në një pjesë të caktuar të saj, është vendosur "guri zi" i cili siç e përmende, besohet se u kthye në të zi nga mëkatet e njerëzve.
Qabja u krijua si "shtëpi" për adhurimin e Zotit, dhe siç ndodh edhe sot, shtëpitë janë "kubike" por nuk përdoret që njerëzit të adhurojnë atë vetë, por Zotin.

E di kush eshte Zoti per njerezit? Satani, Zoti i materies. Mos i jepni ngjyrim fetar dickaje qe eshte me e lashte se feja.
avatar
Pansophia

168


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qabja e mrekullive  Empty Re: Qabja e mrekullive

Mesazh  F786 prej 23.12.18 13:58

Pansophia shkruajti:
Emir shkruajti:Qabja në Mekë s'ka lidhje me Saturnin. Ajo konsiderohet "shtëpia e parë" e adhurimit të Zotit, si qënia e vetme supreme, dhe thuhet se u krijua nga Abrahami dhe i biri.
Në një pjesë të caktuar të saj, është vendosur "guri zi" i cili siç e përmende, besohet se u kthye në të zi nga mëkatet e njerëzve.
Qabja u krijua si "shtëpi" për adhurimin e Zotit, dhe siç ndodh edhe sot, shtëpitë janë "kubike" por nuk përdoret që njerëzit të adhurojnë atë vetë, por Zotin.

E di kush eshte Zoti per njerezit? Satani, Zoti i materies. Mos i jepni ngjyrim fetar dickaje qe eshte me e lashte se feja.

Satani, zoti për njerëzit? Satani i tërheq njerëzit drejt kryerjes së mëkateve dhe mosbindjes në besim dhe praktikë. Ai e do imoralitetin dhe mëkatin, dhe ‘pëshpërit’ në veshë e zemra, duke mbushur mendjet tona me çështje të parëndësishme, por Satani nuk ka kontroll real mbi ne. Zoti, si Qenie Supreme, ka kontroll të plotë mbi krijimin e vet, jo Satani.
F786
F786

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qabja e mrekullive  Empty Re: Qabja e mrekullive

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi