EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qyteti i Humbur "Atlantis" (Atlantida)

Shko poshtë

Qyteti i Humbur "Atlantis" (Atlantida) Empty Qyteti i Humbur "Atlantis" (Atlantida)

Mesazh  SCORPIUS 24.06.17 13:06

Nje nder misteret me te medha ne bote, eshte edhe qyteti i humbur me emrin Atlantida (Atlantis). Qe prej koheve te lashta, njerezit jane perpjekur per te gjetur Atlantis, i cili besohet te jete permbytur pas nje termeti apo cunami. Edhe filozofi grek, Platoni, e ka pershkruar Atlantis si nje ishull te madh qe gjendej ne afersi te ngushtices se Gjibraltarit.
Platoni e pershkruan Atlantis si nje qytet te civilizuar me pallate te bukura qe nuk krahasohet me asnje qytet te antikitetit. Sipas filozofit grek, Atlantis ishte e mbushur me qytetare te bukur, qyteti kishte nje arkitekture te mrekullueshme.
Mendohet te kete qene plot toka pjellore, pallate madheshtore e tempuj mahnites kushtuar kryezotit atlantas Posedonit qe mbushur kjo perandori misterioze dhe e humbur. Vendet atlantide zbukuroheshin me kopshte, faltore, pallate dhe me rrjete te tera kanalizimesh e rrugesh. Ne kete qytet ekonomia dhe fushat e tjera, mendohet te ishin shume te zhvilluara.
fizikani gjerman Rainer Kuhne mendon se ka qene nje rajon ne bregun jugor te Spanjes i shkaterruar nga nje permbytje mes viteve 800 dhe 500 para Krishtit. Fotografi satelitore tregojne struktura katerkendore ne balte, qe Kuhne mendon se mund te jene rrenojat e tempujve te pershkruar nga Platoni. Gjeografi suedez, Ulf Erlingson thote se vetem Irlanda i shkon per shtat pershkrimit te Platonit. Te tjere mendojne se, Atlantida eshte ishulli Spartel, nje kenete ne Ngushticen e Gjibraltarit qe u fundos nen det 11500 vite me pare.

Megjithate, studiues klasike nxjerrin ne dukje faktin, se shume pak e merrnin per te drejtperdrejte rrefimin e Platonit perpara koherave moderne. "Ideja ishte se ne duhej ta perdornim kete histori per te ekzaminuar idete tona te qeverisjes dhe pushtetit. Nuk e kemi kuptuar fare, nese ne vend qe te mendojme per keto gjera, ne shkojme dhe kerkojme ne shtratin e deteve", shkruan filozofja Julia Annas tek: "Platoni: nje hyrje shume e shkurter". Ideja se Platoni i referohej nj vendi ne Atlantik nuk vdes kollaj, e thuajse çdo ishull apo mase toke qe shtrihet diku mes bregut lindor dhe Amerikes e Evropes apo Afrikes eshte supozuar si vendi i kontinentit fantastik te Platonit. Fatkeqesisht, snje prej ketyre ishujve nuk jane aq mbreselenes ne mase apo qellim dhe as nuk kane ndonje te dhene per te treguar se aty ka banuar nje qyteterim i avancuar.
Ne Azi tregohet nje legjende qe te kujton kontinentin e permbytur Atlantis mbi te cilin flet edhe Platoni. Ne Azi qyteterimi i permbytur njihej me emrin Mu.

Ne fillim u tha se kontinenti ka qene diku ne oqeanin indian, pastaj u tha se ka qene ne Detin Paqesor qe mund te shpjegohet me perhapjen e kultures polineze.Sot, shkencetaret e hedhin poshte konceptin e Mu apo te Atlantisit dhe Lemurias, si fizikisht te pamundur sepse nje qyteterim nuk mund te shkaterrohet ne nje kohe te shkurter. Nje teori tjeter ne lidhje me qyteterimin e humbur te Atlantisit eshte se ai eshte rikrijimi i nje ngjarjeje historike qe ndodhi mijera vjet para se Platoni te vinte ne jete. Ndarja e Bosforit nga deti i Mesdheut dhe permbytja e Detit te Zi. Thuhet se shume qyteterime mund te kene lulezuar ne bregun e Detit te Zi ne ate kohe, per t’u permbytur brenda pak kohesh, çka ka mund te kete shkaktuar qe njerezit te ikin drejt rajoneve te tjera dhe te rrefejne variantet e tyre mitologjike te historise...

SCORPIUS
SCORPIUS

"Djalli është tërbuar me mua sepse i heq nga duart viktimat, por Zoti më mbron"

10


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi