Konspiracionet në lidhje me Iluminatin

Shko poshtë

Konspiracionet në lidhje me Iluminatin Empty Konspiracionet në lidhje me Iluminatin

Mesazh  Donald D'ARANEO prej 05.11.16 18:02

Konspiracionet në lidhje me Iluminatin Maxresdefault
Sot, imazhi që vjen ndoshta në mendjen e një njeriu mesatar në përmendjen e Illuminati, është Vula e Madhe e Shteteve të Bashkuara që shfaqet në anën e pasme të dollarit. “Syri që sheh gjithçka” në piramidë, është bërë sinonim i morie të shumëllojshme komplotesh të errëta. Si autori origjinal i teorisë se simbolika e Iluminati-t ka depërtuar jetën tonë të përditshme, Uilliam Gaj Kerr ka pasur një nga ndikimet më të mëdha tek dija moderne mbi Iluminatin.
Një zyrtar i marinës kanadeze, që shërbeu në të dyja luftërave botërore, prodhimtaria e pasluftës  e Kerr qe e ndarë ndërmjet betejave mes nëndetëseve dhe teorive të konspiracionit. Ai mori një qasje fondamentaliste kristiane ndaj çështjes së Illuminatit, dhe shkrimet e tij janë interpretuar shpesh si anti-semite. Me gjithë kujdesin që tregoi për të bërë dallimin ndërmjet hebrenjve dhe atyre që i identifikon si pjesëtarë të “Sinagogës së Satanait” (një term i huazuar nga Libri i Zbulesës), referencat e tij ndaj një fjalimi të një rabini imagjinar, të sajuar nga autori i njohur anti-semitik dhe apologjeti nazist Eustas Mallins është ndoshta tregues i ndjenjave të tij.
Kerr identifikoi liberalizmin, komunizmin dhe okulten si tre elementët të sulmit të Iluminati-t mbi Krishterimin. Sipas Kerr, “njerëzit që dëshirojnë të mbeten të lirë mund të ndjekin vetëm një plan veprimi. Ata duhet të mbështesin krishtërimin, përkundrejt të gjitha formave të ateizmit dhe laicizmit”.
Një nga pretendimet kryesore të Kerr, kishte të bënte me ekzistencën e një komploti nga ana e gjeneralit të Konferatës Albert Pajk, për të shkaktuar 3 luftëra botrërore me qëllimin lehtësimin e synimit të Iluminatit për dominimin e botës. Me sa duket, Lufta e Parë Botërore qe një mjet për të vendosur komunizmin ateist, e dyta për të forcuar kauzën sioniste, dhe Lufta e Tretë Botërore do të zhvillohet ndërmjet sionistëve dhe botës myslimane...
Ndërsa Elis Bailej nuk e përmendi kurrë Iluminatin në ndonjë nga shkrimet e veta, kontributi i saj në lëvizjen Epoka e Re, është një nga ato më me ndikim tek mitologjia moderne mbi Iluminati’n. Edhe pse fillimisht një teosofiste, ripunimi i materialeve të tilla rezultoi në një botëkuptim të dallueshëm nga ai i Helena Blavackit, që do të siguronte strukturën për shumë nga kultet moderne të Epokës së Re.
Brenda komunitetit të teoricienëve të konspiracionit, Bailej është një figurë polarizuese. Shumica e atyre që janë pjesë e misticizmit të Epokës së Re e admirojnë, ndërsa fondamentalistët e krishterë e konsiderojnë shpesh si figurë satanike dhe subversive, e prirur në nxitjen e Rendit të Ri Botëror. Shumë aspekte të mësimeve të Bailejit, janë keqinterpretuar apo ekzagjeruar nga kritikët e saj, dhe ngjan të ketë një keqinformim të madh mbi materialet që gjenden rreth saj sot në internet.
Pjesa më e madhe e diskursit në rrjet ka të bëjë më të “Planin e saj 10 pikësh” , që thuhet se është zbatuar nga Iluminati ose OKB-ja, dhe lexohet si një karikaturë e dëshirës së supozuar ultra-liberale për të shkatërruar traditën perëndimore. Në realitet, nuk ekziston absolutisht asnjë tregues se ajo ka hartuar ndonjëherë një plan të tillë.
Ndërsa shumica e pretendimeve të atribuara Bailejit është sigurisht e pabazuar, kjo s’do të thotë se ajo nuk është e denjë për kritika. Ajo qe shumë kritike ndaj popullit hebre, dhe përhapi mitin e superioritetit arian. Për pasojë, Bailej referohet shpesh si nga shkrimtaret bashkëkohorë të Epokës së Re, që u atashuan një forme më të hapur të anti-semitizmit. Në këtë pikë, të paktën mësimet e saj nuk janë shumë larg prej cilitdo nga kritikët e saj.
Xhon Robison ishte një fizikan, matematikan dhe profesor filozofie skocez, që bashkëpunoi ngushtë me figura të tilla të shquara si Xhejm Vat. Mund të thuhet se kontributi i tij më i madh qe shpikja e një sirene mekanike, edhe pse vepra e tij mbi Iluminati i dha më tepër famë. Në vitin 1797, Robison publikoi librin me titull “Provat e një komploti kundër të gjitha feve dhe qeverive të Evropës”.
Libri u botua në të njëjtin vit me Kujtimet e Baryelit, dhe përmbante pretendime pothuajse identike se Masoneria e Lirë ishte infiltruar nga Iluminati Bavarez, si pjesë e një komploti për të nisur Revolucionit Francez. Natyrisht, studiuesit e historisë i shqyrtuan me shpejtësi këto pretendime, duke arritur në përfundimin se qenë të pabazuara në fakte.
Nga 1830, ishte “shumë-pranuar në përgjithësi që Baryel, Robison, dhe autorë të tjerë, qenë të detyruar ta përshkruanin këtë organizatë në një përmasë masë dhe ndikim që në realitet nuk e kishte”. Përveç kësaj, shumë Masonë të Lirë hodhën poshtë çdo lloj lidhje me Iluminati, dhe një pjesë e madhe provash është grumbulluar për këtë qëllim në internet.
Madje edhe Xhorxh Uashingtoni, që ishte një mason dhe tanimë akuzohet shpesh se ka qenë një anëtar i Iluminatit, do të vihej në dijeni bi teorinë e konspiracionit, kur iu dërgua një kopje e librit të Robisonit. Nga përgjigja, del e qartë se Uashingtoni nuk pajtohej me pretendimet se Masoneria qe e prekur nga Iluminati. Është interesant fakti që ai besonte se parimet e Iluminatit bavarez ndaheshin gjerësisht edhe në Shtetet e Bashkuara:
Nuk ishte qëllimi im të dyshoja që doktrinat e Iluminatit dhe parimet e Jakobinizmit nuk qenë të përhapura në Shtetet e Bashkuara. Përkundrazi, askush s’është më shumë i kënaqur se unë për këtë fakt. Ajo që doja të thosha, është se nuk besoj që Lozha e Masonëve të Lirë në këtë vend është përpjekur të përhapë parimet e këqija të këtyre të fundit. Individë të tyre të veçantë mund të kenë bërë këtë, apo edhe intrumente të përdorur për të themeluar Shoqëri Demokratike në Shtetet e Bashkuara, mund të kenë patur këto objekte; dhe aktualisht ka një ndarje të Popullit nga Qeveria në këndvështrime. Kjo është shumë e qartë për t’u vënë në pikëpyetje...
Konspiracionet në lidhje me Iluminatin Illuminati-member-reveals-all
Donald D'ARANEO
Donald D'ARANEO

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi