E-maili i Wikileaks: Vatikani e di që ka alienë…

Shko poshtë

E-maili i Wikileaks: Vatikani e di që ka alienë… Empty E-maili i Wikileaks: Vatikani e di që ka alienë…

Mesazh  gjilanasi prej 12.10.16 0:33

E-maili i Wikileaks: Vatikani e di që ka alienë… Alien-300x150

“Jashtëtokësorët duan të ndihmojnë njerëzimin, por kanë frikë tendencat e dhunshme të njerëzve“.

Kështu mësohet se thuhet nga disa email-e të menaxherit të fushatës së Hillary Clinton, të publikuara nga WikiLeaks.

“Gara hapësinore po nxehet (…) pa dyshim që jemi më afër se kurrë një lufte hapësinore. Pjesa më e madhe e satelitëve që rrotullohen rreth Tokës i përkasin SHBA-së, Kinës dhe Rusisë dhe testet e fundit të armëve anti-satelitore nuk e lehtësojnë faktorin frikë”, shkroi në vitin 2015 astronauti i ndjerë amerikan Edgar Mitchell në një e-mail drejtuar shefit të fushatës së demokratëve, John Podesta.

Sipas Mitchell, “inteligjenca jashtëtokësore jo e dhunshme që vjen nga një univers i afërt po përpiqet të ndajë energji nga pika zero me planetin tonë, por nuk do të tolerojë asnjë formë dhune ushtarake në tokë apo në hapësirë”.

Ish astronauti i NASA-s gjithashtu shprehet se Vatikani është në dijeni të ekzistencës së inteligjencës jashtëtokësore.

Në emaile ai i kërkonte stafit të kandidatit demokrat një takim për të diskutuar mbi zbulimin e kësaj çështjeje.

Nuk duket rastësi që në fillim të këtij vitit menaxheri i fushatës së tanishme të kandidates demokrate e bindi Hillari Klintonin që të deklasifikonte arkivat mbi UFO-t, nëse fiton zgjedhjet presidencial të SHBA-së.
gjilanasi
gjilanasi

384


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi