EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

15 rregullat e të jetuarit, nga Rumi

2 posters

Shko poshtë

Rumi - 15 rregullat e të jetuarit, nga Rumi Empty 15 rregullat e të jetuarit, nga Rumi

Mesazh  Neo 04.05.16 1:02

Rumi - 15 rregullat e të jetuarit, nga Rumi P01xcznd

“Studiomë mua sa të mundesh, prapë nuk do të më njohësh, sepse ndryshoj në njëqind mënyra nga ajo që ju shihni tek unë. Vendoseni veten tuaj pas syve të mi dhe më shih ashtu si e shoh unë vetën time, sepse unë kam zgjedhur të banojë në një vend që ju nuk mund ta shihni. "~ Rumi

Jalal ad-Din Muhamed Balkhī, i njohur si Rumi, ishte një poet persian, jurist, teolog, dhe mjeshtër Sufi, i cili shkroi disa nga fjalët më të bukura dhe më të thella që janë shkruar ndonjëherë. Ka aq shumë urtësi dhe aq shumë fuqi në fjalët e tij. Është poeti më popullor në SHBA, dhe atje ka shitur me miliona kopje. Globalisht, është ndër poetet më të cituar që ka njohur bota e njerëzimit.

I destinuar që të bind njerëzit se me dashuri mund të bëjnë mrekulli, Rumi ka arritur që të studiohet ndër vite nga shumë universitete me renome në mbarë botën.

Këshillat e tij bazohen në mësimet që kanë fuqinë për të frymëzuar dhe për të jetuar një jetë më autentike, të bukur, të dashur dhe kuptimplotë.

Janë me qindra “rregullat e jetës” që transmetohen ndër shekuj, nga të thënat e Rumi-t. 15 prej tyre, që flasin për “gjetjen e vetës me dashuri dhe vullnet të mirë”, po ua rendisim më poshtë;


1. Ndalo së vepruari ngadalshëm. Ju jeni univers në lëvizje.


"Ti ke lindur me potencial. Ti ke lindur me mirësi dhe besim. Ti ke lindur me ideale dhe ëndrra. Keni lindur me madhështinë e të jetuarit në këtë botë. Keni lindur me krahë (fat). Ju nuk janë të destinuar për zvarritje dhe përkulje, dhe nuk duhet ta bëni. E gjitha çfarë ju duhet është që krahët (fatin) tuaj ti ushtroni për përdorim dhe të fluturoni."

Ti rri dhe thua për ditë ‘Kjo që bëjë është e çuditshme”. Më falni por, siç e shpjegon edhe Rumi, jeni ju i çuditshëm. Ju keni gjithë energjinë e diellit tek ju, por ju e mbani atë të robëruar nga rrethanat dhe njerëzit me energji jo të mirë që i keni afruar vetës. Nëse nuk lëvizni me punë, atëherë ju jeni si një lloj ari i çmuar, që për çudi pret që ta fus dikush në furrë dhe të krijoj monedha nga vlera e tij. Kjo nuk duhet të ndodh. Ju duhet që energjitë tuaja ti shpenzoni në veten dhe punën tuaj.

Pse duhet të qëndrojë në fund të një pusi kur një litar i fortë është në duart e mia?."Ky univers nuk është jashtë jush. Shiko brenda vetes; çdo gjë që ju doni, ju mund të jeni nëse përkushtoheni. "


2. Detyra jote është që të jetoni jetën në një mënyrë që ka kuptim për ju, jo për "ata".


"Fillo një projekt të madh, pa mend, si Noah... dhe do ta shihni që njerëzit do si do prapë do të flasin për ju, në të mirë dhe në të keq. A duhet të më shqetësoj kjo?! Asnjëherë. Le të shqetësohen ata që humbin kohën duke më gjykuar mua”, thoshte Rumi.


3. Kurrë mos heqë dorë nga vetvetja.


"Kur ju kaloni në një periudhë të vështirë, kur çdo gjë duket se është në kundërshtim me dëshirat dhe vullnetin tënd, dhe pikërisht kur ju bëhet të mendoni se nuk mund ta shtyni as edhe një ditë më shume, eh, ju, pikërisht atëherë nuk duhet të hiqni dorë. Në këto momente ju do të jeni fitimtari i vetëm. Bëjeni një listë me gjërat që ju keni synim dhe kurrë mos harroni të shkruani për njerëzit që mund ti keni në krah gjatë rrugëtimit, por mos harro, gjithmonë lër vende boshe...


4. Injoranca është burgu i gjithësisë dhe Zotit.


Rumi transmeton; "Injoranca është burg i Zotit. Njohja e vetës është pallati i Zotit. "


5. Kur ju e mendoni për vetën, vetëm atëherë ju bëheni ai i cili duhet të jeni.


"Harroje sigurinë. Jeto dhe shkel pikërisht atje ku do të kishit frikë të hynit për të jetuar. Edhe nëse duhet ta shkatërroni reputacionin tuaj, bëjeni. Futeni vetën tuaj në “zjarr”. Kërkoni flakën tuaj, dhe kurrë mos u magjeps nga historitë e të tjerëve. Fati i tyre , nuk është i juaji.


6. Është diçka që ju mund ta bëni më mirë se kushdo tjetër.


"Gjithkush është krijuar për të bërë diçka më të veçantë se tjetri, dhe dëshira për ta zbuluar atë është vënë në çdo zemër.”

"Hapni zemrën tuaj dhe kërkoni për llambën ose varkën e shpëtimit, aty mund të ketë edhe shkallë. Por të gjitha kanë vetëm një drejtim, të shërojnë shpirtin tuaj që është në kërkim të vetvetes."


7. Ju nuk keni për ti parë menjëherë të gjitha shkallët pa e bërë hapin e parë.


“Gjithmonë provo dhe shkel aty ku të tjerët nuk kanë lënë gjurmë. Ku e di, ndoshta nuk kanë provuar asnjëherë. Atje mund ta gjesh thesarin tënd.

Ju gjithmonë shihni rrugët, por pa i ecur nuk mund ta dini se nga është rruga juaj, ajo nuk do t’ju thotë ‘ja ku jam’. Kërkojeni."


8. Kur ju angazhoheni për diçka, bëjeni atë me gjithë zemër.


"Nëse nuk epesh me zemër, nuk arrini të shihni madhështitë e botës. Kur ju bëni gjëra që ju vijnë nga zemra, ju ndjeni një lumë që lëviz në ju, një gëzim i madh ju përshkon. Kur veprimet vijnë nga hesape të tjera, ndjenja zhduket.
Kudo që të jeni, dhe çdo gjë që ju bëni, bëjeni vetëm me besim dhe dashuri për të”.


9. Mos u pikëllo. Gjërat e mira vijnë së bashku.


"Mos u pikëllo. Çdo gjë që ju humbni vjen në një formë tjetër. Njeriu nuk mund të humb asgjë në këtë botë nga ajo që s’është e destinuar për të. Por të mirat e universit janë për të gjithë, mjerë ata që nuk i gjejnë kurrë".


10. Mendoni pak. Ndjeni më shumë.


"Arsyeja është e pafuqishme në shprehjen e dashurisë. Vendosi mendimet tuaja për të fjetur, mos lejo ti hedhësh hije zemrës tënde. Vetëm me gjërat që i bënë nga zemra mund të prekësh qiellin. Mos e humb vetën me mendime boshe e shqetësuese. Mos mendoni se kush dhe si e krijoi atë apo këtë tjetrën! Pse qëndroni në burg kur dera është kaq e hapur?

Ka një qiri në zemrën tuaj, gati për t'u ndezur. Ka një boshllëk në shpirtin tuaj, gati për t'u mbushur. Ju jeni zgjidhja e tyre.”


11. Vlerësoni gjithmonë dy gjëra në jetën tuaj, të mirën dhe të keqen.


“Thash, vlerësoni, nuk thash të humbni kohë duke i menduar se pse e keqja nuk është e mirë, apo e kundërta.
Jini mirënjohës për çfarëdo që rruga e jetës ju sjell, sepse secila gjë, ngjarje, njeri, tek ju, është dërguar me një mesazh dhe udhëzues. Nëse jeni të inatosur nga ajo që tjetri e ka e ju jo, atëherë më thoni si do të mund të punoni për vetën tuaj përderisa ju jeni duke e parë se si tjetri ka gjetur vetën?!

Dhe vazhdoni e gërmoni me zemër në zemrën tuaj. Dhe mos harroni kur dikush godet një qilim/tepih, goditjet nuk janë kundër qilimit, por kundër pluhurit në të."


12. Ne jemi krijuar nga dashuria. Dhe vetëm me dashuri krijohen gjërat e mira.


"Detyra juaj nuk është që të kërkoni dashuri, detyra juaj është të jepni dashuri. Vetëm atëherë do të shihni se si do të largohen pengesat në rrugën tuaj, askush nuk mundet ta injoroj dashurinë për shumë gjatë. Përmes dashurisë gjithçka që është e hidhur do të jetë e ëmbël, përmes dashurisë gjithçka që është e bakrit do të jetë ari, përmes dashurisë gjithë uji i keq do të bëhet verë, përmes dashurisë gjithë dhimbja do të kthehet në mjekësi."


13. Shpirti juaj nuk i përket kësaj bote, trupi po.


“Dhe shpirti është ai pa të cilin trupi juaj nuk do të jetë në këmbë. Pse mos ta drejtoni ku duhet, ju jeni drejtuesi, dhe gjithmonë ka energji për ta drejtuar jetën.

Të gjitha fetë, racat, trupat, lindin me shpirt. Dallimet janë vetëm iluzion dhe kotësi. Drita e diellit mund të duket pak më ndryshe në këtë mur se ajo që bën në atë mur, dhe ndoshta është shumë më ndryshe në këtë murin tjetër, por ajo është ende një dritë, dhe ju mund ti bëni vend edhe më shumë."


14. Zgjidhni partnerin e jetës me shumë dashuri dhe mençuri.


"Merrni dikë që nuk pret vetëm rezultatin tuaj, por që është në kërkim të pasurisë shpirtërore për vete. Merrni dikë që nuk i frikësohet humbjeve, dikë që nuk ka interes të vogël për jetën, dhe që në personalitetin e tij: është i/e lirë."


15. Rrisni fjalët tuaja, jo zërin.


"Zhurma nuk është zgjidhje, as edhe e bërtitura. Ajo është frikë e pa forcë, sa e merr edhe një erë e lehtë. Mundohuni të i peshoni fjalët tuaja, dhe jo forcën e zërit. Është shiu që rrite lulet, jo rrufeja."
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rumi - 15 rregullat e të jetuarit, nga Rumi Empty Re: 15 rregullat e të jetuarit, nga Rumi

Mesazh  gjilanasi 26.09.16 14:12

10 ndryshimet që i duhen jetës sipas Rumit

Rumi - 15 rregullat e të jetuarit, nga Rumi The-Reed-Flute



Këtu janë dhjetë këshillat që ndryshojnë jetën, të frymëzuara nga të thënat e poetit të madh Sufi, Rumi.

1. Frika nga ndryshimet

"Ik nga ajo që është e rehatshme. Harrojeni sigurinë. Hyrë aty ku e keni frikën më të madhe për të jetuar. Shkatërrojeni qëndrimin tuaj ‘në një vend’, të njohur prej vitesh nga të tjerët. Provoje frikën pikërisht aty ku e dinë që do të mund të dhemb, është pikërisht dhimbja ajo që i bënë njerëzit më të fortë dhe më syhapur. Rreziko dhe lufto me frikën tënde. Bëhuni të njohur, hyni në veshët e të tjerëve."

2. Krijo mitin tënd

"Shkruaj vetë çdo ditë tënden, duke e mbushur me [përjetime dhe histori reale. Mos u merr me historitë e të tjerëve. Harrojeni pjesën që e thonë të tjerët se kinse gjithmonë duhet mësuar nga gabimet e të tjerëve. Njerëzit ndryshojnë në këtë botë, dhe kupto se gabimi i tjetrit nuk mund të jetë edhe gabimi yt. Provo dhe planifiko për vete pa u ndikuar nga dështimet e të tjerëve. Krijo vet mitin tënd."

3. Trego mirënjohje

"Vishuni me mantelin e mirënjohjes dhe ajo do të ushqej në çdo hap të jetës tuaj. Tregohu mirënjohës nga ato që ke arritur. Tregoju njerëzve të tu mirënjohje edhe nëse ata të kanë dhënë coftë vetëm një buzëqeshje në jetë."

4. Merrni iniciativa

"Pse duhet të qëndroni në fund të një pusi, kur një litar i fortë është në duart e tua? Kërkoni gjithmonë për gjëra të reja, ide të reja, njerëz të rinj. Është e kotë të presësh se idetë ju vijnë vetvetiu, se njerëzit e mirë takohen rastësisht, apo se gjërat e reja i gjeni në vende të reja. Jo! Krejt çfarë ju duhet është të jeni kërkues, të merrni iniciativa."

5. Besoni

"Vetëm kur niseni të dilni në rrugë, atëherë e shihni rrugën. Kështu është edhe jeta, duhet besuar se do të shihni atë që e dëshironi, dhe të lëvizni me atë besim.”

6. Përqafoni pengesat

"Nëse jeni të inatosur nga çdo gjë për rreth jush, si do të gjeni lumturinë? Nuk u ka faj asgjë jashtë që ju nuk jeni të kënaqur me vetën tuaj, apo me jetën që keni krijuar. Pengesat në jetë janë sprovë dhe kërkim për më të mirën e mundshme."

7. Shiko brenda

"Detyra juaj nuk është për të kërkuar për dashuri, por thjesht për të kërkuar dhe për të gjetur të gjitha pengesat brenda vetes që ju keni ndërtuar kundër saj. Pra mos prit të tjerët të të duan kur t’i nuk respekton vetën tënde."

8. Mëso nga vuajtjet

"Plaga është vendi ku drita duhet të hyjë. Ktheni plagët në ushqim të mirë për shpirtin dhe mendjen tuaj."

9. Mos u shqetëso me atë që të tjerët mendojnë për ju

"Unë dua të këndoj si këndojnë zogjtë, dhe jo të shqetësohem në lidhje me atë se kush më dëgjon apo çfarë ata mendojnë. Bëjini gjërat që u duhen ju dhe që ju ndihmojnë juve, dhe mos humbisni kohë duke menduar se çka të tjerët do të thonë për ju."

10. Bëni atë që doni

"Lëreni vetën tuaj të tërhiqet nga energjia që japin gjërat pozitive nga mendja juaj. Drejtohuni në ato çfarë ju me të vërtetë doni."
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi