EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thënie nga Fridrih Niçe

Shko poshtë

nice - Thënie nga Fridrih Niçe Empty Thënie nga Fridrih Niçe

Mesazh  Thenie Shqip 05.01.16 21:36

Jetë - do të thotë: të flakësh vazhdimisht larg teje gjithçka që dëshiron të vdesë. Jetë - do të thotë: të jesh i ashpër dhe i pamëshirshëm me gjithçka që plaket dhe dobësohet brenda nesh - dhe jo vetëm brenda nesh. Jetë - do të thotë gjithashtu: të mos të të vijë keq aspak për ata në prag të vdekjes, të mjerët e pleqtë; Të jesh vazhdimisht vrasës; - Por ja që plaku Moisi tha: "Mos vrit!"
Jeta mbaron aty ku fillon "mbretëria e zotit".
Mos hyni kishave nëse doni ajër të pastër.
A është njeriu një prej gabimeve të zotit, apo është zoti një prej gabimeve të njeriut?
Nuk është dashuria e tyre për njeriun, por pafuqia e dashurisë së tyre që i ndalon kristianët e sotëm të na çojnë drejt e në turrën e druve.
Nuk ka aq dashuri e mirësi në botë sa të na lejohet ta shpenzojmë drejt qenieve imagjinare.
Shpjegimet misticiste konsiderohen si të thella. E vërteta është se nuk janë së paku as sipërfaqësore.
Zoti vdiq, zoti mbetet i vdekur dhe ishim ne që e vramë.
Në parajsë, gjithë njerëzit interesantë mungojnë.
Një shëtitje e rastit në pavionin e të çmendurve tregon se besimi nuk provon kurrgjë.
Në kristianizëm as morali, as feja nuk bien në kontakt me realitetin në asnjë pikë.
Besimi kristian që prej zanafille është flijim, flijim i krejt lirisë, krejt krenarisë, krejt vetëbesimit të shpirtit; Është në të njëjtën kohë përulje, një vetërrënim dhe vetëgjymtim.
Për sa kohë që prifti, ky mohues, shpifës dhe helmues profesionist i jetës, mbahet ende si një lloj i epërm qenieje njerëzore, atëherë nuk mund të ketë përgjigje ndaj pyetjes: "Ç'është e vërteta?"
Besim do të thotë të mos duash të mësosh çka është e vërtetë.

Burimi: Thënie nga Fridrih Niçe
Thenie Shqip
Thenie Shqip

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi