Legjenda e 6 Racave

Shko poshtë

legjenda - Legjenda e 6 Racave Empty Legjenda e 6 Racave

Mesazh  Elizza prej 13.12.15 18:05

Legjenda e 6 Racave

legjenda - Legjenda e 6 Racave Abstract_scene

Sipas Doktrinës së Racave, raca e parë ishte ajo e vetë-lindur - papeshë, qenie si engjuj që ishin deri në 50 m të gjatë.

legjenda - Legjenda e 6 Racave Aliens

Raca e dytë ishte e ashtuquajtura Hiperboreanët. Ata ishin si fantazma, me trupa më të prekshëm se etërit e tyre dhe më të shkurtër në lartësi - deri në rreth 40 m.

Raca e tretë ishin Lemurianët. Ata kishin 2 fytyra dhe 4 krahë, dhe ishin rreth 20 m të gjatë. Lemurianët mendohet se banonin në kontinentin mitik Lemuria, të vendosur në territorin e sotëm të Indisë.

Raca e katërt ishin Atlantidasit - rreth 4 m të gjatë, duke u bërë gjithnjë e më të shkurtër nga fundi i ekzistencës së tyre. Ata ishin në gjendje të përcillnin mendimet në distancë dhe të ndikonin në gravitetit. Atlantidasit besohet të kenë pas makina fluturuese, ata mendohet të kenë ngritur figurat e gurit në ishullin e Pashkëve, që kanë ndërtuar piramidat egjiptiane dhe mrekullitë e tjera të botës së lashtë. Supozohet se Atlantidasit kanë banuar në kontinentin Atlantis që u zhyt pas një tërmeti. Filozofi legjendar Platoni la të kuptohet ekzistencën e këtij kontinenti mistik.
legjenda - Legjenda e 6 Racave Easter_island

Raca e pestë, të cilës i përkasim ne, quhet raca ariane. Mendohet që të kanë lindur në epokën e fundit të viteve te atlantidasve. Në fillim, Arianėt ishin deri në 3 m të gjatë, pastaj u bën më të shkurtër. Me kalimin e kohës, kjo racë u bë "e egër" dhe nuk ishte më në gjendje për të zotëruar dhe për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e atlantidasve.

Pjesa e jashtme fizike e racës së pestë çoi në karakteristikat e njeriut modern. Shkencëtarët janë duke punuar në teori, sipas së cilës, raca jonë do të evoluojë në një më të mirë, race të re, racë e gjashtë.

Sipas fizikanit rus Leonid Maslov, ndryshimi në racën e gjashtë do të ndodhë përmes të ashtuquajturit "tranzicion kuantik". Ky tranzicion do të ndryshojë pamjen e jashtme të Tokës, por ajo që do të shoh ndryshimin më të madh është vetëdija e njerëzve. Sipas Maslov, pas këtij hapi të madh, të gjithë kufijtë do të shkatërrohen. Njerëzit do të jenë në gjendje të lëvizin lirishëm nëpër hapësirë dhe kohë, duke udhëtuar mijëra milje në sekond.
Komunikimi përmes telepatisë do të bëhet diçka krejtësisht normale. Populli i racës së gjashtë do të përballet me misionin pushtues të planeteve të reja dhe galaktikave. Njerëzimi do të ketë privilegjin për të jetuar përgjithmonë.
Elizza
Elizza

223


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi