EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fuqia e pabesueshme e Masonëve! A kanë ndikuar në ndryshimin e historisë?

2 posters

Shko poshtë

Fuqia e pabesueshme e Masonëve! A kanë ndikuar në ndryshimin e historisë? Empty Fuqia e pabesueshme e Masonëve! A kanë ndikuar në ndryshimin e historisë?

Mesazh  Siroco 24.11.15 13:35

Fuqia e pabesueshme e Masonëve! A kanë ndikuar në ndryshimin e historisë? Freemasons-300x281

Për shekuj me radhë ata janë fshehur ndaj publikut duke e mbajtur sekret shoqërinë e tyre. Historia e tyre është aq e mistershme sa që nuk dihen fillesat.

Ritualet e tyre janë kryer gjithmonë në privatësi të madhe dhe anëtarët këndojnë vargje të mistershme, ashtu si edhe emri i tyre.

Por ajo që ka frymëzuar thashetheme dhe spekulime të shumta është se si influenca e kësja organizate hije ka arritur të ndikojë në krerët e politikës botërore, politikanëve më të mëdhenj, ushtarakëve të fuqishëm, diplomatëve, spiunëve apo shkencëtarëve.

Padyshi Freemasonët, të quajtur thjesht Masonët, janë organizata më me ndikim në botë rreht së cilës janë thurrur mijëra historira misterioze.

Por sipas një zbulimi të fundit ata duket se kanë pasur një ndikim edhe më të fuqishëm nga çmendohej, sidomos në historinë e Britanisë së Madhe.

Lista e sapo publikuar e 2 milionë emrave, përfshirë pesë mbretër, apo shumë shkencëtarëve bën të besojmë se Masonët kanë ndikur fuqishëm në krijimin e historisë së Britanisë së Madhe.

Ndër emrat që bëjnë pjesë në listë janë: Mbreti Eduard VII, Eduard VIII, George VI, Duka i Kentit, Uinston Churchill, Lord Kitchener, Duka i Uellingtonit, eksploruesi Lord Shackleton, shpikësi i penicilës Aleksandër Fleming dhe Oskar Uajld.

Sipas vlerësimeve janë 250 mijë Masonë në Britaninë e Madhe dhe 6 milionë në mbarë botën.

Shumë e cilësojnë si një organizatë bamirëse dhe “hobby”, por në fakt ajo është një organizatë e fuqishme që shpesh ka ndikim më shumë se disa prej shteteve më të fuqishme.

Disa të tjerë mendojnë se të jesh Mason është thjesht një grupim me rite të caktuara.

Por nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket.

Personat që hyjnë brenda Masonerisë i premtojnë besnikëri të përjetshme dhe janë gati të bëjnë gjithçka për hir të saj.

Nga studimet që po kryhen së fundmi kanë dalë disa të dhëna mjaft interesante.

5 prej hetuesve të mbytjes së Titanikut doli se ishin pjesë e Masonëve dhe mediat angleze mendojnë se ata mund të kenë ndikuar në tjetërsimin e kësaj ngjarje.

Në studimet e bëra për periudhën nga fillim shekulli i 18-të deri në 1921 dolën të dhëna interesante.

Shumica e vrasësve serialë në historinë e Britanisë së Madhe rezultuan se ishin Masonë.

Edhe vrasësi më famëkeq Xhek Rrjepësi doli si ishte pjesë e Masonëve.

Origjinat e Masonëve në Britani duket se datojnë që prej shekullit të katërmbëdhjetë.

Por krijimi i tyre dhe ideja për të krijuar një organizatë të fuqishmë me ndikim botëror duket se nisi në 1220.

Në shekullin e 17 ato patën një zhvillim të madh në Angli dhe botë.

Vetëm në Londër pati 7 degë të Masonëve.

Në vitin 1717 4 prej këtyre grupimeve u bashkuan në një.

Brenda disa dekadave Masonët nisën të tërhiqnin disa prej figurave më të rëndësishme të shoqërisë britanike.

Në 1776 Masonët hapën një sallë të quajtur “Shtëpiza e Madhe”.

Ndikimi i tyre u shpërnda në gjithë vendin dhe shoqërinë britanike.

Por megjithëse grupet e ndryshme të Masonëve mohonin se kishin qëllime të errëta, në shekullin e 18-të një grup masonësh në Brentford u akuzuan se donin të vrisnin mbretin George III.

Rritja më e madhe e Masonëve ishte gjatë luftërave botërore.

Pas Luftës së Parë Botërore vetëm në Britaninë e Madhe pati 350 grupime Masonësh.

Pas luftës së dytë ky numër shkoi në 600.

Por pyetja që shqetëson të gjithë dhe nuk ka ende një përgjigje është: Kush përfiton nga aktiviteti i Masonëve?!

Vetë Masonët apo shoqëria e gjerë?

Vetë Masonët nuk e mohojnë se veprimtaria e tyre është e lidhur me përfitimet personale, por nuk është keq edhe krijimi i një përfitimi të përbashkët të shoqërisë dhe organizatës masonike.

Por skeptikët thonë se qëllimet e Masonëve janë shumë më të errëta nga sa mendohet apo mund të shihet dhe provohet.

Ata i bëjnë favore njëri-tjetrit, kontrata milionëshe, mbyllin sytë aty ku duhet, dhe një sërë përfitimesh që të tjerët veçse mund t’i ëndërrojnë.

Daily Mail
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fuqia e pabesueshme e Masonëve! A kanë ndikuar në ndryshimin e historisë? Empty Re: Fuqia e pabesueshme e Masonëve! A kanë ndikuar në ndryshimin e historisë?

Mesazh  Pansophia 24.11.15 17:00

Sa me larg burimit, aq me shume dege, aq me i turbullt uji.
avatar
Pansophia

97


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi