Jeta është ëndërr

Shko poshtë

Jeta është ëndërr Empty Jeta është ëndërr

Mesazh  Berti69 prej 15.10.15 14:28

Jeta është ëndërr Jeta10

Ti nuk ekziston as edhe në ëndërr. Ndonjëherë duhet të kesh parë ëndërr brenda ëndrrës. Ëndërron sikur je në shtrat, je në gjumë e po shikon një ëndërr.

Ka një histori të lashtë Kineze: Një druvar po priste dru në xhungël. Ishte lodhur e u shtri nën një pemë për gjumë. Ëndërroi sikur aty pranë gjendej i groposur një thesar diamantësh e florinjsh në poçe të mëdha mbuluar nga balta. Në ëndërr, ai mendoi të vinte natën për t’i marrë pa u pikasur, pasi ditën do ta kapnin e ai ishte njeri i varfër. Kur u zgjua nguli një shkop në tokë për të shënuar vendin e u kthye në shtëpi. Kur u err u kthye te vendi dhe gjeti shkopin atje ku e kishte ngulur vetë, ndërsa poçet i kishin marrë. U kthe në shtëpi e i tha gruas: “Nuk e marr vesh, nëse ëndërrova për thesarin apo e pashë vërtet. Shkopi ishte në vend, e janë edhe vrimat ku ishin groposuar poçet, kështu që nuk ishte vetëm ëndërr. Dikush duhet t’i ketë marrë florinjtë.” Gruaja ia ktheu: “Duhet të ketë qenë ëndërr. Ke parë në gjumë shkopin e ngulur në tokë dhe vrimat bosh ku ishin poçet. Kështuqë, futja gjumit në paqe, i dashur!”

Por ndodhi që edhe një njeri tjetër ëndërroi gjithashtu ato poçe të groposura në të njëjtin vend, ku një druvar nguli një shkop si shenjë për të gjetur lehtësisht vendin. Kur u zgjua, vrapoi te vendi i ëndrrës, gjeti shkopin dhe poçet plot thesare gjithashtu. Pasi çoi thesarin në shtëpi i tha gruas: “Nuk e kuptoj: A pashë një ëndërr apo një vizion. Sidoqoftë, i solla poçet në shtëpi. Janë provë se nuk ëndërrova e duhet ta kem parë druvarin të ngulte shkopin atje, prandaj e dija ku ishte thesari.” E shoqja i tha: “Poçet janë këtu tani, kjo duket qartë. Por nëse pe me sytë e tu druvarin të shenjonte vendin me shkop, nuk duhet ta mbajmë vetëm ne thesarin! Merri poçet te mbreti dhe lërja atij në dorë vendimin!”

Burri ishte njeri i ndershëm dhe bëri siç i tha gruaja e vet. Shkoi te mbreti, të cilit sapo i ishte ankuar edhe druvari për të njëjtën gjë. Mbreti u hutua fare. Më në fund u tha: “Është shumë e vështirë të vendos nëse ishit zgjuar apo në ëndërr, prandaj po e ndaj thesarin më dysh mes jush, pasi ka plot për të dy!” Ashtu u bë. Atë natë mbreti i tha mbretëreshës: “Diçka e çuditshme ndodhi sot: Dy njerëz panë të njëjtën ëndërr. Ishte e vështirë të vendosja nëse e panë vërtet apo e ëndërruan thesarin, por poçet ishin realisht atje, kështu që i ndava në dysh mes tyre.” Mbretëresha i tha: “Futja gjumit tani, duhet të kesh parë ëndërr!”

Për mijëra vjet kjo çështje u diskutua në Kinë – ëndërruan apo jo? Kush pa ëndërr?

Kjo ndodh kur na vjen fundi në jetë, gjithçka nga jeta duket si ëndërr.

Është e vështirë të vendoset nëse shkopi ishte vërtet atje e nëse poçet ishin groposur vërtet atje; nëse gruaja e fëmijët ekzistonin vërtet, miqtë apo armiqtë; ishim të pasur apo të varfër; fituam apo humbëm; ishim fitimtarë apo pa fat.

Në çastin e vdekjes të gjitha ngjarjet e jetës kalojnë para syve si një ëndërr. Jetuam vërtet apo ishte vetëm një ëndërr? Ata që i dinë gjërat thonë: “Kjo është një ëndërr me sy hapur.” Është ëndërr sepse nuk ka lidhje me atë që është. Është një gjendje  e ndërmjetme imagjinare; thjesht një mendim.

Nuk ka rëndësi nëse e pe në gjumë apo zgjuar. E veçanta e ëndrrës është se ndodhet këtu për një çast e pastaj zhduket. Në çastin e vdekjes gjithçka humbet. Brenda kësaj ëndrre ti sheh një tjetër ëndërr që quhet ego. E konsideron veten ai që bën, autorin e ëndrrave. Fryhesh gjithë mendjemadhësi, që e gjithë bota të shohë, vetëm ti nuk e sheh. Të tjerët janë në të njëjtën gjendje, kurrë nuk shohin të tyren, por egon e gjithë të tjerëve.


OSHO
Përktheu Arben Orhani
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


434


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi