EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkencëtarët: Jetojmë në një hologram të dizajnuar nga alienët

2 posters

Shko poshtë

Shkencëtarët: Jetojmë në një hologram të dizajnuar nga alienët Empty Shkencëtarët: Jetojmë në një hologram të dizajnuar nga alienët

Mesazh  Siroco 06.07.15 17:14

Shkencëtarët: Jetojmë në një hologram të dizajnuar nga alienët Alienet

Një shkencëtar është duke supozuar se njerëzit po jetojnë brenda një hologrami të dizajnuar nga specie të avancuara aliene.

Po sikur çdo gjë që keni bërë ose që do të bëni është thjeshtë një produkt i një kodi kompjuterik tepër të avancuar? Çdo marrëdhënie, çdo ndjenjë, çdo kujtim mund të jetë prodhim i një banke të super kompjuterëve.

Kjo teori intriguese e propozuar së pari nga Nick Bostrom, një profesor në Fakultetin Filozofik në Universitetin Oxford, dhe drejtor themelues i Future of Humanity Institute(Instituti i të ardhmës së njerëzimit), dhe i programit Impacts of Future Technology (Ndikimi i teknologjisë të së ardhmes). Ka disa shkenctarë të cilët pajtohen me këtë teori.

MessageToEagle.com kishte raportuar më herët se si Rich Terrile, drejtor i Evolutionary Computation and Automated Design në NASA, kishte supozuar se krijuesi ynë është një programues kompjuterik kozmik.

Kjo lë të kuptohet se ne po jetojmë në një botë holografike dhe çdo gjë rreth nesh, duke përfshirë vetën tonë nuk është “e vërtetë”

Nëse bëni një kalkulim të thjeshtë duke përdorur ligjin e Moore, i cili thotë se kompjuterët behën dyfish më të fuqishëm në çdo dy vjet, ju do të shihni se si brenda një dekade, ne do të kemi mundësinë ta kompjuterizojmë një jetë njerëzore 80 vjeçare, duke përfshirë çdo mendim të krijuar gjatë asaj periudhe në një periudhe 1 muajsh.

“Në mekanikën kuantike, grimcat nuk kanë një gjendje definitive, përveç nëse janë duke u vëzhguar. Një shpjegim është se ne po jetojmë përbrenda një simulimi, duke parë atë çka kemi nevojë ta shohim, dhe në momentin kur kemi nevojë ta shohim, ” shtoi ai për Vice.

Përktheu: Anjesa Musa
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkencëtarët: Jetojmë në një hologram të dizajnuar nga alienët Empty Re: Shkencëtarët: Jetojmë në një hologram të dizajnuar nga alienët

Mesazh  drtn74 06.07.15 17:22

Nuk thonë kot ,shkollën e madhe nuk mund ta mbajnë të gjithë.Edhe shpëton pa lajthitur po jo në ketë rastin e këtij profesorit.Gjynah!
drtn74
drtn74

Quajme koincidence paaftesine tone per te shpjeguar lidhjen e ngjarjeve.
(Jorge Luis Borges)

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi