EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pesë fakte se fantazmat kanë pushtuar shtëpinë tuaj

Shko poshtë

Pesë fakte se fantazmat kanë pushtuar shtëpinë tuaj Empty Pesë fakte se fantazmat kanë pushtuar shtëpinë tuaj

Mesazh  Siroco 17.06.15 11:44

Pesë fakte se fantazmat kanë pushtuar shtëpinë tuaj 20141018191025444646

Disa mendojnë se fantazmat ekzistojnë.

I të njëjtit mendim është edhe hetuesi i aktiviteteve paranormale John E.L. Tenney, i cili ka dhënë pesë fakte që tregojnë se shtëpia juaj është e pushtuar nga fantazmat.


E ndjeni se ju preku diçka kur askush nuk është në shtëpi


Tenney ka thënë se fantazmat fillojnë të shfaqin praninë e tyre me prekjen e njerëzve.

“Nëse e ndjeni se ju preku diçka kur e dini se vetëm ju jeni në shtëpi, atëherë është prezenca e një fantazme”, ka thënë ai.


Orenditë lëvizin vetë


Sipas hetuesit të aktiviteteve paranormale, njerëzve nuk u duhet një hetim i vështirë për të vërejtur se shtëpia e tyre është e pushtuar.

“Mjafton që të shikoni sesi orenditë në shtëpinë tuaj kanë lëvizur nga vendi i mëparshëm”, ka theksuar Tenney.


Njerëz të vdekur në shtëpinë tuaj


Njerëzit mendojnë se vdekja ose vrasja në shtëpi i thërret fantazmat në atë vend. I të njëjtit mendim është edhe hetuesi i cili ka thënë se shumë shtëpi janë të pushtuara nga vetë shpirtrat e njerëzve që kanë vdekur në atë shtëpi, transmeton koha.net.


Dëgjoni zëra të çuditshëm

Ashtu siç e ndjeni prekjen e dikujt, ju mund të dëgjoni edhe zëra të çuditshëm kur jeni në shtëpi. Sipas Tenneyt, fantazmat e bëjnë këtë kur dëshirojnë të tregojnë diçka te njerëzit.


Papritur ndjeni parfumin e njeriut tuaj të dashur që ka ndërruar jetë


Hetuesi ka thënë se kur njerëzit nuk binden me veprimet e deritanishme të fantazmave, ata fillojnë të shfaqin praninë e tyre përmes parfumit.

“Është parfumi i thjeshtë të cilin i vdekuri e ka përdorur sa ishte në atë botë”, ka thënë Tenney.

Koha.net
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi