EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

7 teoritë e konspiracioneve që më së shpeshti përmenden në Kosovë

2 posters

Shko poshtë

7 teoritë e konspiracioneve që më së shpeshti përmenden në Kosovë Empty 7 teoritë e konspiracioneve që më së shpeshti përmenden në Kosovë

Mesazh  Luli 29.05.15 10:40

1. Ibrahim Rugova ka qenë katolik

Ibrahim Rugova ishte takuar me Papa Gjon Palin II, kjo si duket ka ndikuar që të nisin idetë e konspiracionit në të cilin ish-presidenti i Kosovës ishte konvertuar në katolik dhe ka punuar për interesat e këtij religjioni.



2. Amerikanët janë në Kosovë për shkak të pasurisë tepër të madhe nëntoksore që e ka Kosova (e që askush nuk e di)

Një konspiracion tepër i lezeqëm lidhet me idenë se nëntoka e Kosovës ka pasuri marramendëse që asnjëri nga ne nuk e dijmë. Sipas këtij konspiracioni, Kosova përveç thëngjillit ka edhe shumë substanca tjera (që jo gjithmonë precizohen) me vlera tepër të mëdha monetare. Në një variant të konspiracionit, Kosova është duke fjetur mbi ar.



3. Shitësit e drogës të qesin drogë në Coca Cola

Ky konspiracion është tepër i vjetër dhe nuk do fort koment.



4. Edi Rama paguhet nga Greqia, Sali Berisha paguhet nga Serbia

Sa herë që Edi Rama bën diçka që nuk na shkon për shtati dalin komentet dhe llafet se ai paguhet nga Greqia. E njejta ndodhë edhe për Sali Berishën, por ky i fundit më parë paguhet nga Serbia. E nëse ndonjëherë habitesh dhe flet keq për Sali Berishën kur ai është në kulmin e popullaritetit, atëherë rrezikon që edhe ti të njollosesh si UDB-ash.



5. Veton Surroi dhe Albin Kurti janë masonë

Dëshmitë janë të qarta. Por ato nuk i ka askush sepse masonët janë shumë të organizuar.



6. Çkado që ndodhë në Kosovë gatuhet në kuzhinat serbe

Kuzhinat serbe (përveç mishit të derrit) specialitet e kanë ndërhyrjen në secilën punë të Kosovës.



7. Disa yje të estradës dhe disa personalitete publike janë iluminati

Njësoj si Jay Z edhe disa yje të estradës së Kosovës janë pjesë e iluminatit. Njësoj pjesë e iluminatit janë edhe festivali Anibar, Ilir Deda, Dafina Zeqiri etj. Sidoqoftë këtë këngë për iluminatin ua rekomandojmë fuqishëm.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 teoritë e konspiracioneve që më së shpeshti përmenden në Kosovë Empty Re: 7 teoritë e konspiracioneve që më së shpeshti përmenden në Kosovë

Mesazh  drtn74 30.05.15 12:56

Ne Kosove ka uranium.Eshte pranuar qe kjo ishte arsyeja qe i hengri koken Milloshevicit dhe jo gjoja genocidi mbi kosovaret.
drtn74
drtn74

Quajme koincidence paaftesine tone per te shpjeguar lidhjen e ngjarjeve.
(Jorge Luis Borges)

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 teoritë e konspiracioneve që më së shpeshti përmenden në Kosovë Empty Re: 7 teoritë e konspiracioneve që më së shpeshti përmenden në Kosovë

Mesazh  Vizitor 31.05.15 10:06

Amerika nuk futet ne asnje vend pa patur perfitim ekonomik, sic eshte shembulli i Irakut atije vetm per naften u fut ne lufte
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 teoritë e konspiracioneve që më së shpeshti përmenden në Kosovë Empty Re: 7 teoritë e konspiracioneve që më së shpeshti përmenden në Kosovë

Mesazh  Vizitor 31.05.15 11:44

1.Ibrahim Rugova ka vdekur duke qenë i pagëzuar si Pjetër Rugova pra ka qenë katolik

2.Amerikanët kanë ardhur për interesa të veta.

3.Nuk mendoj se shitësit e drogës qesin drogë në Coca cola por e di që njerëzit që e kanë këtë kompani qesin në të subtanca kancerogjene.

4.Edi Rama është treguar mjaft i matur në raportet me vendet fqinje ndërsa Sali Berisha vetëm deklarata nacionaliste  ndërsa në veprime ka qenë antikombëtar.

5.Edhe unë mendoj që janë masonë


6.Jo çkado që ndodh gatuhet në kuzhinat serbe por dihet që një pjesë e madhe e ngjarjeve gatuhet sepse dihet që në Kosovë Serbia ka 2000 agjentë të infiltruar.

7.Sa për estradën shumë kanë qef të jenë Iluminati por në fakt Iluminati nuk ja rras apo var fare.

Pra shpeshherë disa teori konspirative janë edhe të vërteta faktive.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 teoritë e konspiracioneve që më së shpeshti përmenden në Kosovë Empty Re: 7 teoritë e konspiracioneve që më së shpeshti përmenden në Kosovë

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi