7 religjionet më të reja në botë

Shko poshtë

7 religjionet më të reja në botë Empty 7 religjionet më të reja në botë

Mesazh  Anon prej 11.04.15 19:09

1. Religjioni Open Source (Burim i Hapur)

7 religjionet më të reja në botë 2ce6vqf

U themelua në vitin 2001. Në krahasim me fetë që përdorin struktura autoritare, hierarkike, dhe që janë rezistente ndaj ndryshimit, ky religjion promovon diversitetin kulturor, pjesëmarrjen qytetare, vetëvendosjen, decentralizimin, dhe beson në teorinë e evolucionit.


2. Mrekullia e dashurisë

7 religjionet më të reja në botë 2pqvwo0

Themeluar nga David Swanson dhe bashkëshortja e tij Carole Seidman në vitin 1987, Mrekullia e Dashurisë predikon se ekzistenca jonë është e mbyllur në një cikël vicioz të dhimbjes, vuajtjes, vdekjes, dhe rilindjes. Mrekullia e Dashurisë mëson se njerëzit mund të lirohen prej këtij cikli duke hequr dorë nga egoja dhe duke i shërbyer Zotit Gourasana.


3. Jeta Univerzale

7 religjionet më të reja në botë 1zqsgnn

Themeluar në vitin 1959 nga Kirby H. Hensley, ka 100 mijë besimtare në të gjithë botën. I njohur gjithashtu si "ULC" (Kisha e Jetës Univerzale), ajo shërben edhe si një komunitet online. Ky religjion pretendon që promovon lirinë e besimit me slloganin "ne jemi të gjithë fëmijët e të njëjtit univers."


4. Scientology

7 religjionet më të reja në botë 10dtcw7

Religjion i themeluar nga L. Ron Hubbart ne vitin 1953. Ky religjion mëson besimtarët e saj që njerëzit janë qenie të pavdekshme të cilët e kanë humbur kujtesën e jetërave të mëparshme. Scientologjistët besojnë se prejardhja e njerzve vjen nga një planet tjetër.


5. Shkenca e Lumtur (Happy Science)

7 religjionet më të reja në botë 30x78s4

Religjion që u themelua ne vitin 1991 nga Ryuhu Okawa. Okawa pretendon që ka kanalizuar shpirtrat e Muhamedit, Krishtit, Budës dhe Konfucios (në mesin e shumë qenieve të tjera) dhe pretendon të jetë mishërim i qenies supreme shpirtërore të quajtur El cantare.


6. Kisha e Modifikimit Trupor (Church of Body Modification)

7 religjionet më të reja në botë Zx78g6

U themelua në vitin 2010. Ky religjion ka një grup të vogël të besimtarëve (disa dhjetra mijëra) të cilët besojnë që ritet e lashta të modifikimit trupor ngritin spiritualitetin e njeriut. Piercing dhe tatuazhi i karakterizon besimtarët e kësaj kishe.


7. Kreativiteti (Creativity)

7 religjionet më të reja në botë Vg7ld

Është një lëvizje e re fetare me bazë në Illinois të ShBA, që u themelua nga Ben Klassen në vitin 1973. Ky religjion pretendon t’i bashkojë njerëzit e bardhë me anë të një organizate të përbashkët, raciste dhe politike. Kreativiteti fitoi vëmendje në Shtetet e Bashkuara kur Benjamin Nathaniel Smith (themeluesi i religjionit) dha dorëheqje vrau një numër të madh të njerëzish jo të bardhë.


Referenca: /ripost/
Anon
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

270


Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 religjionet më të reja në botë Empty Re: 7 religjionet më të reja në botë

Mesazh  FlyEmirates prej 31.07.18 21:48

keto jane sekte dhe jo religione.. dhe po shtohen dita dites..
FlyEmirates
FlyEmirates

Server : 695 - Death Mirage
Level: 92
Power: 102000
Water Main

13


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi