Shkenca zbulon Perëndinë?

Shko poshtë

Shkenca zbulon Perëndinë? Empty Shkenca zbulon Perëndinë?

Mesazh  DaniEL prej 17.03.15 0:32

Ajnshtajni nuk besonte se ishte e mundur. Stephen Hawking thotë se mund të jetë zbulimi më i madh shkencor i të gjitha kohërave.

Teleskopë të rinj, më të fuqishëm, kanë zbuluar mistere rreth gjithësisë, duke ngritur pyetje në lidhje me origjinën e jetës.

Gjithashtu, ato që biologët molekularë dijnë tani rreth kodit brenda ADN-së kanë bërë shumë shkencëtarë të pranojnë se universi duket një dizajn i madh, dhe janë duke folur rreth Perëndisë.

Që nga agimi i qytetërimit njeriu ka hedhur sytë drejt yjeve, duke pyetur se çfarë i krijoi dhe në ç’mënyrë janë vendosur atje. Në një natë të qartë syri i njeriut mund të shohë rreth 6000 yje, Hubble dhe teleskopë të tjerë të fuqishëm tregojë se ka triliona yje të grumbulluara në mbi 100 miliardë galaktika. Dielli ynë është si një kokërrizë rëre mes të plazheve të botës.

Megjithatë, para shekullit XX, shumica e shkencëtarëve besonin se galaktika ‘Udha e Qumështit’ ishte i tërë universi, dhe se vetëm rreth 100 milionë yje ekzistonin.

Shumica e shkencëtarëve besonin se universi ka ekzistuar gjithmonë.

Por në fillim të shekullit XX, astronomi Edwin Hubble zbuloi se universi po zgjerohej, dhe çdo gjë në të, (materie, energji, hapësirë, kohë) kishte një fillim.

Kjo tronditi mbarë komunitetin shkencor. Shumë shkencëtarë, përfshi Ajnshtajnin, reaguan negativisht. Madje Ajnshtajni, me ekuacionet, shmangu implikimin e një fillimi, por më vonë e quajti “gabimi i madh i jetës sime”.

Ndoshta kundërshtari më i zëshëm i një fillimi të universit ishte astronomi britanik Fred Hoyle, i cili me sarkazëm e quajti krijimin ‘big bang’ (zhurmë e madhe). Ai këmbëngulte se universi gjithmonë ka ekzistuar.

Së fundi, në vitin1992, eksperimentet satelitore COBE provuan se universi me të vërtetë ka pasur një fillim që disa shkencëtarë e quajnë ‘moment i krijimit’, shprehja më e preferuar është “big bang”.

Shkenca nuk është në gjendje të thotë se çfarë ose kush e shkaktoi universin. Disa besojnë për një Krijues. Teoricieni britanik, Edward Milne, shkroi një traktat matematikor mbi relativitetin që përfundon me këto fjalë: “Për sa i përket shkakut të parë të universit, në kontekstin e zgjerimit, kjo lihet për lexuesit të vendosin, por pamja është jo e plotë pa Perëndinë”.

Para këtij zbulimi, shumë shkencëtarë e konsideronin llogarinë biblike të krijimit nga asgjëja si joshkencore.

Xhorxh Smut, shkencëtar, fitues i Çmimit Nobel, shkruante: “Nuk ka dyshim se ekziston një paralele mes ‘big bangut’, si ngjarje, dhe nocionit biblik të krijimit nga asgjëja.

Shkencëtarët që e quanin Biblën libër përrallash, tani janë duke pranuar konceptin e krijimit nga asgjëja.

Astronomët shpejt e kuptuan se një shpërthim kozmik kurrë nuk do të mund të krijojë jetën, si asgjë nuk mund të krijohet nga shpërthimi i një bombe bërthamore. Dhe kjo do të thotë se një projektues duhet ta ketë planifikuar krijimin. Kështu, shkencëtarët filluan të përdorin fjalë të tilla si, “Super-intelekt”, “Krijues”, dhe madje “Qenia Supreme” për të përshkruar këtë projektues.

Fizikanët llogarisin se që jeta të ekzistojë, graviteti dhe forcat e tjera të natyrës janë të nevojshme, përrndryshe universi nuk mund të qëndrojë. Sikur shpejtësia e zgjerimit të ishte më e dobët, thonë ata, graviteti do të kishte tërhequr të gjitha materiet duke shkaktuar një “kriza e madhe.”

Dhe që jeta të ekzistojë, kushtet në sistemin diellor dhe planet gjithashtu duhet të jenë në përputhje. Për shembull, pa oksigjen, askush nuk do të jetë në gjendje të marrë frymë. Dhe pa oksigjen, uji nuk do të mund të ekzistojnë. Pa ujë nuk do të ketë reshje, etj. Elemente të tilla si hidrogjeni, azoti, natriumi, karboni, kalciumi dhe fosfori janë gjithashtu thelbësorë për jetën.

A është gjithë ky rregullim një rastësi? Sumë shkencëtarë tani mendojnë se dikush në prapaskenë projektoi dhe krijoi universin.

Shekullin e kaluar (XX), shkencëtarët mësuan se një molekulë e vogël e quajtur ADN është “truri” pas çdo qelize në trupin tonë. Më shumë që ata zbulojnë për ADN-në, më shumë befasohen nga madhështia që qëndron pas saj.

Ata që besojnë se bota materiale është e gjitha që ekziston (materialistët), argumentojnë se ADN-ja ka evoluar nga seleksionimi natyror. Megjithatë, edhe evolucionistët më të flaktë e pranojnë se origjina e kompleksitetit të ADN-së është e pashpjegueshme; bashkë-zbuluesi i saj, Francis Crick, besonte se ADN-ja kurrë nuk mund ta ketë origjinën në tokë, dhe se duhet të ketë ardhur nga hapësira kozmike.

ADN-ja përmban inteligjencë të tillë që trondit imagjinatën; një informacion ekuivalent me një turrë librash që do të rrethonin tokën 5000 herë.

Dhe ADN-ja vepron si një gjuhë e koduar jashtëzakonisht komplekse. Bill Gates, themelues i mikrosoftit, thotë se softwari i ADN-së është “shumë, shumë më kompleks sesa çdo software që është zhvilluar ndonjëherë”.

Shkenca nuk është në gjendje për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me Perëndinë dhe qëllimin e jetës. Megjithatë, ndërsa Bibla kishte të drejtë në lidhje me krijimin nga asgjëja, a mund të jetë ajo e besueshme në lidhje me Perëndinë, jetën dhe qëllimin e saj?

Nga VOA
DaniEL
DaniEL

Yahushua HaMashiach është : `` Udha, e Vërteta dhe Jeta; do ta njihni të Vërtetën dhe e Vërteta do t`ju bëjë të Lirë``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

49


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca zbulon Perëndinë? Empty Re: Shkenca zbulon Perëndinë?

Mesazh  xhimi ejm prej 17.03.15 1:19

Së pari, ajo që në shkencë konsiderohet si “Big Bang” ka kuptim totalisht tjetër nga ajo që në librat fetarë konsiderohet si “Fillimi. Së dyti, kërkova shumë për të gjetur ndonjë burim të mundshëm informacioni për disa nga ato që ju i konsideroni si të thëna të shkencëtarëve. Ndoshta nuk kërkova sa duhet, por do të ishte mirë që kur citoni të vini edhe burimin përkrah. Së treti, kur thoni “Astronomët shpejt kuptuan … “ dua të di se nga e kuptuat ju këtë gjë që Astronomët kuptuan. Së katërti, përmendi një sërë faktesh për AND-në, por nuk kuptoj lidhjen me qëllimin e këtij postimi. Nëse AND ka ardhur nga hapësira (që me shumë mundësi ka ardhur), si ndikon kjo në favor të qëllimit të këtij postimi? Përkundrazi, dua të rikujtoj se librat fetarë mbrojnë katërcipërisht faktin se vetëm në Tokë mund të ketë jetë. Së pesti, është e vërtetë që njerëzimi nuk di shumë gjëra dhe nuk e kupton vetë qënien e tij dhe jo më universin, por ndoshta kjo vjen sepse nuk është mjaftueshmërish inteligjent.

Eshtë e vërtetë që e vërteta të bën të lirë, por që kjo të ndodhë duhet të mbahen të gjitha portat e hapura! Të paktën ka një pkiëpyetje në fund të "shkenca zbulon perëndinë".
xhimi ejm
xhimi ejm

Mosbesimi është shenjë zgjuarësie dhe zhvillimi, jo besimi.

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca zbulon Perëndinë? Empty .............

Mesazh  Activmember prej 18.03.15 7:55

Njerezve qe ju pelqen ti binden verberisht nje ideje te shitur si mbinatyrale nga persona te cilet pretendojne se jane sherbetoret e miresise edhe te njerezimit, keta i quajme besimtare. Besimi i verber ne pergjithesi nuk eshte ne natyren njerezore, por propaganda fetare gjate gjithe ketyre shekujsh ka bere punen e vet. Shkenca nga ana tjeter njerezit qe vene trurin ne levizje edhe mundohen ti japin spjegim ambientit qe na rrethon, semundjeve qe na shkaktojne vdekjen, njerezit qe perpiqen ti japin nje dite fund shfrytezimit te popullsis nga oligarket e sotem te cilet mbajne sot peng njerezimin me metoda mesjetare, te cilet e kane shenderruar sot boten ne nje treg sklleverish. Ata njerez, keto institucionet e tjera fetare politikane gjoja bamirese etj.. perpiqen ti perdorin si vegla per te vazhduar te shfrytezojne njerezimin ne te ardhmen me makinacione moderne te cilat vijne nga bota e shkences. Nje thike buke eshte nje aritje shkencore ne kohen e vet, ne doren e kujt do te bjere dhe per cfare do perdoret nvaret nga dora qe do ne doren e nje kushinjeri nje thike mund te jete nje instrument gatimi, ne doren e nje krimineli mund te shenderrohet ne nje arme vdekje prurese. Me pak fjale shkenca nuk ka as parti as demone shkenca eshte mendja e njeriut qe studjon vet vehten dhe do vazhdoje ti ofroje njerezimt frytet e saj, se ne cilen dore do te bien edhe se me cmenyre do te perdoren eshte ne doren e njerezimit per te vendosur. Por qe fakti qe e ardhmja eshte me shume ne doren shkencore sesa ate te demoneve kete nuk duhen sy qe ta shohesh as fuqi mbinjerezore cdo hap qe ka bere njerezimi perpara eshte shkence, cdo hap qe ka bere mbrapa apo ka qendruar per shekuj me rradhe ne vend eshte fe politike interesa personale pa asnje lloj humaniteti dhe pa asnje shenje dinjiteti.
Activmember
Activmember

...................

24


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca zbulon Perëndinë? Empty Re: Shkenca zbulon Perëndinë?

Mesazh  DaniEL prej 18.03.15 18:05

Gjithesesi faleminderit per mendimin tuaj sado kiritik qe te jete ai. Sidoqofte ka fakte te mjaftushme per ekzistencen e Zotit kudo dhe kur do por njeriu ka lirine qe te zgjedhi se ku do te besoje.
DaniEL
DaniEL

Yahushua HaMashiach është : `` Udha, e Vërteta dhe Jeta; do ta njihni të Vërtetën dhe e Vërteta do t`ju bëjë të Lirë``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

49


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca zbulon Perëndinë? Empty Re: Shkenca zbulon Perëndinë?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi