Teknika Meditimi

Shko poshtë

meditimi -  Teknika Meditimi Empty Teknika Meditimi

Mesazh  Luli prej 13.03.15 0:32

Sygjerime praktike per te eksperimentuar individualisht ne boten e meditimit dhe te emocioneve.


Metoda - Tema dominuese

Metoda eshte shume e lehte. Mbaj nje ditar per 7 dite dhe sheno çdo dite, ate çka konsumon pjesen me te madhe te kohes tende, cila eshte fantazia qe lulezon me shume gjate dites, cili eshte drejtimi ne te cilin energjia jote eshte gjithmone e gatshme te levizi.
Thjesht vezhgo per 7 dite dhe sheno gjithçka ne ditarin tend: ne kete menyre mund te gjesh karakteristiken tende kryesore.

Dhe ky zbulim eshte gjysma e fitores.Do te japi nje force te jashtezakonshme, sepse sapo ke zbuluar armikun tend.


Metoda  - Transformimi i zemerimit

Meditimi i jastikut
Kur: Çdo mengjes
Koha: 20 min

"Hapi i pare" ne procesin e transformimit,
parashikon nxjerrjen e zemerimit, por jo mbi dike tjeter. Ne fakt nese e nxjerr mbi dike tjeter kurre nuk mund ta shprehesh totalisht.
Do te doje ta vrisje, por s'eshte e mundur. Megjithate mund ta besh me nje jastëk. Jasteku nuk do reagoje, as nuk do te hedhi ne gjygj, as do mbaj meri, as do jete armiku yt pergjithmone: jasteku, thjesht s'do bej asgje perkundrazi, do jete i lumtur dhe do qeshi me ty.


Hapi i 2 - te qe duhet mbajtur mend eshte ky:

Behu i vetedijeshm. Kur e kontrollon veten nuk eshte e nevojshme asnje vetedije: thjesht kryen nje veprim mekanik, je i ngjashem me nje automat. Zemerimi shperthen dhe nje mekanizem hyn ne veprim: papritur e gjithe qenia jote tkurret dhe mbyllet. Po te ishe i vetedijshm, s'do ishte kaq e lehte ta kontrolloje. Shoqeria ku jetojme nuk meson kurre vetedijen duke qene se nje person qe vezhgon me nje prezence vigjilente dhe te vetedijshme eshte i hapur ne maksimumin e mundesive te tij. Eshte pjese e vetedijes te jesh i hapur: je i hapur, dhe nese do te shytpesh diçka kur je i  hapur, kjo mund te jete kontradiktore, mund te shpertheje jashte. Shoqeria te meson si te mbyllesh brenda vetes, si te germosh nje grope brenda qenies tende, pa lene asnje dritare hapur, keshtu qe asgje te mos dali jashte.

Mbaj mend: kur asgje s'del jashte, asgje nuk hyn brenda. Kur zemerimi s'mund te dali je i mbyllur.


Metoda - Vrapimi

Kur: Ne mengjes

Ky eshte nje ushtrim i pershtatshem per te gjith ata qe nuk arrijne te shprehin zemerimin, dashurine, friken, dhe emocionet e tjera te ngjashme.

"Eshte e veshtire te punosh direkt me zemerimin,
duke qene se mund te jete shtypur shume thelle;
prandaj, te keshilloj te punosh me te, ne menyre indirekte. Vrapi ndihmon shume ne eliminimin e zemerimit dhe frikes. Kur vrapon per shume kohe, dhe merr fryme thelle, mendja pushon se funksionuari dhe trupi merr kontrollin e situates."

Faza e pare: Ne mengjes fillo te vraposh rruges. Fillo duke bere 2 kilometra. Perdor te gjith trupin.
Mos vrapo sikur ti kishe duart e lidhura: vrapo si nje femije, duke perdorur te gjith trupin, duke levizur si kembet ashtu dhe duart, dhe merr fryme me bark.

Faza e dyte: Tani ulu poshte nje peme dhe pusho, djersit i qete, shijo flladin e eres teksa ndihesh i qete dhe ne paqe. Je vetem nje trup qe merr fryme, je gjalle, je nje organizem ne sintoni me universin.

Keshille : Muskulatura duhet te jete e relaksuar. Nese te pelqen noti, mund te shkosh notosh, dhe ky eshte shume i dobishem. Por edhe ky duhet bere sa me totalisht te jete e mundur. Çfaredo lloj gjeje ne te cilen arrin te perfshihesh totalisht, eshte efikase. Ajo qe ka rendesi nuk eshte inati, zemerimi apo cfaredolloj emocioni tjeter qe te zoteron, por te leshosh veten te perfshihet totalisht nga diçka. Ne kete rast do jesh ne gjendje ta perfshish veten si nga inati ashtu dhe nga dashuria.
Personi qe di te jete total ne cfaredo lloj situate, mund te zhytet totalisht ne çdo gje.


Metoda - Kundalini



Faza e pare: 15 minuta

Rrini lirshëm,jo të tendosur dhe lëreni trupin tuaj të tundet me një lëvizje që vjen nga këmbët dhe shtrihet deri lart.Këmbët rrinë në vend pa lëvizur.Ndjeni energjitë që ngrihen lart.Sytë rrinë të mbyllur.


Faza e dytë: 15 minuta

Kërceni duke e lënë trupin të lëvizë vetë në një vallëzim spontan.Sytë mbahen mbyllur


Faza e tretë: 15 minuta

Mbani  sytë mbyllur dhe rrini ulur,palëvizur duke vëzhguar çfarë ndodh brenda dhe jashtë jush


Faza e katërt: 15 minuta

Shtrihuni me sy mbyllur dhe rrini pa lëvizur


Metoda  - Nadabrahma

Është një teknikë e vjetër tibetane, e cila zgjat një orë dhe ka tre faza.Eshtë një metodë që bëhet ulur dhe ku huming dhe lëvizjet e duarve krijojnë një balancë dhe një harmoni të brendshme midis trupit dhe mendjes.Mund të bëhet në çdo orë të ditës ,stomaku duhet bosh dhe duhet ndenjur të paktën 15 minuta pasivë pas këtij meditacioni.

Faza e parë: 30 minuta

Uleni në një pozicion të rehatshëm dhe me sytë mbyllur.Bashkoni buzët dhe filloni huming mmmmmmm.....  të fortë dhe të rëndë.Kjo do të krijojë një vibracion brenda trupit tuaj. Mund ta parafytyroni veten si tub të zbrazët të mbushur vetëm me vibrimet e zërit tuaj. Vjen një moment kur huming do të vazhdojë vetë, ndërsa ju do të bëheni thjesht dëgjues. Merrni frymë natyrshëm, dhe mund ta lëvizni trupin lehtë dhe ngadalë nëse do keni nevojë.

Faza e dytë: 15 minuta

Faza e dytë ndahet në dy pjesë nga 7 minuta e gjysëm secila. Në pjesën e parë lëvizni duart, me shuplakat të drejtuara lart në një lëvizjë rrethore nga brenda jashtë. Filloni nga kërthiza dhe lëvizni të dy duart përpara, duke i ndarë  pastaj për të bërë me secilën prej tyre nga një gjysmërreth të njëjtë, në mënyrë të tillë që në fund të dy duart të kthehen në pozicionin fillestar. Lëvizja e duarve duhet të jetë aq e ngadaltë sa të duken sikur nuk lëvizin. Ndjeni që ju po i jepni energji universit.

Pas 7 minutash e gjysëm ktheni duart, me shuplakat poshtë, dhe filloni t’i lëvizni në krah të kundërt. Tani duart do të vijnë bashkë deri tek kërthiza dhe pastaj do të ndahen në secilën anë të trupit.Ndjeni se tani energjinë po e merrni brenda jush. Ashtu si edhe në fazën e parë,mund të bëni lëvizje të vogla dhe të ngadalshme.

Faza e tretë: 15 minuta

Rrini absolutisht në qetësi dhe pa lëvizur.


Metoda  - Nataraj

Është meditacion vallëzimi 65 minuta me tre faza dhe me muzikën e vet specifike.

Vallëzoni duke festuar dhe duke u kënaqur. Të humbni në vallëzim dhe të relaksoheni në qetësi pa lëvizur është rruga e brendshme për këtë metodë.Harrojeni atë që kërcen,qendrën e egos, bëhuni vallëzimi vetë. Ky është meditacioni. Vallëzoni derisa të harroni se “ju” po vallëzoni dhe të filloni të ndjeni se ju jeni vetë vallëzimi. Ndarja nuk duhet të ekzistojë dhe atëherë vallëzimi bëhet meditacion.

Nëse ndarja është akoma aty, atëherë ky është një ushtrim i mirë, i shëndetshëm, por nuk mund të thuhet se është shpirtëror.Eshtë thjesht një vallëzim por ende nuk është meditacion. Ai që kërcen duhet të ikë që të mbetet vetëm vallëzimi.Mos rrini mënjanë,mos jini vrojtues por merrni pjesë

Faza e parë: 40 minuta

Me sytë mbyllur vallëzoni si të magjepsur. Lereni pavetëdijen tuaj t'ju kontrollojë .Mos bëni asgjë mos i kontrolloni lëvizjet tuaja dhe mos jini dëshmitar të asaj që  ndodh.Jini totalisht në vallëzim.

Faza e dytë: 20 minuta

Duke mbajtur sytë mbyllur, shtrihuni poshtë menjëherë. Rrini në qetësi dhe pa lëvizur.

Faza e tretë: 5 minuta

Festoni sipas dëshirës


Metoda - Devavani

Është një meditacion që zgjat 1 orë dhe ka 4 faza nga 15 minuta secili.Sytë mbahen mbyllur.Devavani është zëri hyjnor që lëviz dhe flet përmes atij që mediton, i cili bëhet si një enë e zbrazët,një kanal.

Ky meditacion është një Latihan i gjuhës dhe e relakson aq thellë mendjen e vetëdijshme saqë nëse bëhet në mbrëmje të çon në një gjumë  të thellë.

Faza e parë: 15 minuta

Uluni dhe rrini në qetësi gjatë kohës që luhet muzika.

Faza e dytë: 15 minuta

Filloni të prodhoni tinguj të pakuptueshëm, për shembull: “La... la... la...” dhe vazhdoni derisa të fillojnë të dalin tinguj jo të zakonshëm por të ngjashëm me fjalë.

Këta tinguj duhet të vijnë nga pjesa e papërdorur e trurit të cilën e keni përdorur si fëmijë, para se të mësonit të flisnit. Përdoreni një intonacion të butë dhe të pranueshëm bisedues; mos qani, mos qeshni, mos bërtitni.

Faza e tretë: 15 minuta

Ngrihuni dhe vazhdoni të flisni, duke e lejuar trupin tuaj që të lëvizë lehtas në harmoni me tingujt. Nëse trupi është i relaksuar energjitë do të krijojnë një latihan jashtë kontrollit tuaj.

Faza e katërt: 15 minuta

Shtrihuni, rrini në qetësi dhe pa lëvizur.


Metoda  - Mandala

Kjo është edhe një teknikë e fuqishme, katarktike,me katër faza, nga 15 minuta secila.

Faza e parë: 15 minuta

Vraponi në vend me sytë hapur,duke filluar ngadalë dhe gradualisht duke e rritur shpejtësinë gjithnjë e më shpejt. Ngrijini gjunjët sa më lart të jetë e mundur.Merrni frymë thellë dhe në mënyrë të rregullt pasi kjo gjë vë në lëvizje energjinë e brendshme. Harroni mendjen, harroni edhe trupin.

Faza e dytë: 15 minuta

Uluni me sytë të mbyllur dhe me gojën të hapur e të lirshme. Rrotullojeni trupin nga beli butësisht, si një kallam të cilin e lëkund era. Ndjeni erën që ju përkund nga njëra anë në tjetrën,para dhe mbrapa, rreth e përqark.Kjo i çon energjitë e zgjuara drejt qendrës së kërthizës

Faza e  tretë: 15 minuta

Shtrihuni në shpinë, hapni sytë dhe pa e lëvizur kokën i rrotulloni ata, në drejtim të akrepave të orës. Bëjeni rrotullimin me sy sikur po ndiqni akrepin e sekondave të një ore të madhe dhe sa më shpejt të mundeni. Ka rëndësi  që goja të mbetet e hapur, kurse nofullat të relaksuara, me një frymëmërrje të lehtë dhe ritmike. Kjo gjë i përqëndron energjitë tek syri i tretë.

Faza e katërt: 15 minuta

Mbyllni sytë dhe rrini në qetësi pa lëvizur.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi -  Teknika Meditimi Empty Re: Teknika Meditimi

Mesazh  fire2 prej 23.11.17 10:17

Perpara se ti provoni keto metoda teper te rrezikshme duhet te gjeni nje person tjeter te afert qe ti provoje per ju. Asnjehere mos i provoni vete te paret pasi pasojat mund te jene te pakthyeshme. Gjithmone mbani nje njeri te afert qe ta perdorni si kavje provash. Quhet metoda e devijacionit skolasik.
fire2
fire2

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi -  Teknika Meditimi Empty Re: Teknika Meditimi

Mesazh  55 prej 24.11.17 19:00

fire2 shkruajti:Perpara se ti provoni keto metoda teper te rrezikshme duhet te gjeni nje person tjeter te afert qe ti provoje per ju. Asnjehere mos i provoni vete te paret pasi pasojat mund te jene te pakthyeshme. Gjithmone mbani nje njeri te afert qe ta perdorni si kavje provash. Quhet metoda e devijacionit skolasik.

aspak te rrezikshme..pse duhet te jene..nese ndjek udhezimet ashtu sic thote osho ska aspak rrezik je vetem apo me kaviet..duhet ta nisesh me pak si fillim...koha aty eshte per nivelin e avancuar..problemi qendron nese nuk japin efekt fare..jo nese jane te rrezikshme ose te dobishme
55
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


265


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi -  Teknika Meditimi Empty Re: Teknika Meditimi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi