Zëri i fantazmës që dëgjohet çdo 21 qershor në Itali

Shko poshtë

Zëri i fantazmës që dëgjohet çdo 21 qershor në Itali Empty Zëri i fantazmës që dëgjohet çdo 21 qershor në Itali

Mesazh  Equinox prej 06.03.15 12:00

Zëri i fantazmës që dëgjohet çdo 21 qershor në Itali Castello-azzurrina-montebello

Misteri i fantazmës “Kaltra” është një mister italian, pjesë e një historie të vërtetë. Legjenda e “Gudendalinës” e njohur si “Azzurrina” (“Kaltra”) është ruajtur gojarisht në shekuj nga banorët e një province në Rimini (Itali).

“Gudendalina” ka lindur në 1370 në një familje feudale dhe u rrit në një kështjellë në qytetin e Montebelos, provincë e Riminit . “Gudendalina” ishte një fëmijë albin dhe supersticioni popullor i asaj kohe e lidhte albinizmin me ngjarje mbinatyrore magjike, ose me djallin. Për shkak të këtij supersticioni, i ati e mbante vajzën të mbyllur në shtëpi duke e ruajtur me roje, kështu e mbronte vajzën nga paragjykimet popullore. Nëna vazhdimisht ia lyente flokët duke u munduar t’ia jepte një pigment sa më natyral, për të mos qenë ndryshe nga të tjerët. Pigmenti i saj biologjik shumë i bardhë bënte që boja të dilte shumë shpejt nga flokët dhe keqlyerja e vazhdueshme bëri që flokët të merrnin reflekse të kaltra. Lyerja e bërë keq dhe ngjyra e kaltër e syve të vajzës bëri që vajza të mbiquhej “Kaltra”.



Zëri vjen nga nëntoka

Në 1375 vajza ishte vetëm 5 vjeçe, në po atë vit, në fortesën e vjetër, ku rritej vogëlushja, ndodh një fakt tragjik, Kaltra zhduket dhe nga ai moment nuk u gjend më kurrë. Dyshimet ishin të shumta, fakti që nuk u gjend kurrë një trup pa jetë, bëri që ngjarja të transformohej dhe të trajtohej shumë ndryshe nga banorët e zonës. Thuhet se, në fillim të solsticit veror, çdo 5-vjeçar, dëgjohet një zë i thellë që vjen nga nëntoka, zërat që dëgjohen lidhen me historinë e Kaltrës së vogël. Legjenda gojarisht ka arritur deri në ditët tona, ku teknologjia ka bërë të mundur nxjerrjen në dritë të disa fakteve misterioze.



Regjistrimet, përgjatë viteve

Në 21 qershor 1990 (dita e solsticit veror), teknikët, nëpërmjet aparaturave të sofistikuara, regjistruan disa episode tingujsh, të cilët arritën në studion qendrore. Gjatë dëgjimit u ndien tinguj të ngjashëm me zhurmën e fortë të shiut dhe më pas…….. një zë. Në vitin 1995, përsëri në 21 qershor, u bënë regjistrime të reja, ku u dëgjuan të njëjtët tinguj, i njëjti zë. Regjistrimet kanë vazhduar në vitin 2000, 2005 dhe 2010. Në të gjitha regjistrimet dëgjohen tinguj dhe zëra të ndryshëm, të cilët nga dëgjuesit interpretohen ndryshe, diku duket një ngashërim fëmije, diku një e qeshur, ose edhe ndonjë fjalë. Të gjithë tingujt shoqërohen nga zhurma ere dhe shiu.

Zëri i fantazmës që dëgjohet çdo 21 qershor në Itali Guardate-questa-bimba-e-un-fantasma_h_partb
Equinox
Equinox

220


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zëri i fantazmës që dëgjohet çdo 21 qershor në Itali Empty Re: Zëri i fantazmës që dëgjohet çdo 21 qershor në Itali

Mesazh  Equinox prej 09.03.15 17:07

Equinox
Equinox

220


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi