EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga getot e Frankfurtit, në majat e financës

Shko poshtë

Nga getot e Frankfurtit, në majat e financës Empty Nga getot e Frankfurtit, në majat e financës

Mesazh  Luli 28.11.14 13:57

Nga getot e Frankfurtit, në majat e financës Haltonhouse_northface_549514098

Nga banka e shkëmbimit të valutave në Frankfurt, në fundin e Shtatëqindës, Rothschildët nisën fluturimin drejt Europës. Financuan industritë që po lindnin si dhe qeveritë e cdo regjimi politik, duke marrë pjesë si protagonistë në ndërtimin e shoqërisë moderne të industrisë dhe financës

Frankfurt mbi Main, në vitin 1744. Pranë rrugës së madhe lumore të Renit dhe në kufirin mes Francës dhe Holandës, qyteti e kishte shfrytëzuar më së miri atë pozicion. Shkëmbime fitimprurësh të mallrave dhe parasë gjallëronin rrugët. Me 35 mijë banorët e tij, Frankfurti ishte një prej qendrave më të mëdha të Gjermanisë. Një e dhënë e vecantë: më shumë se një e dhjeta e popullsisë ishte e përbërë nga hebrenj që kishin gjetur një vend të përshtatshëm për të vënë në përdorim dhuntinë e tyre për tregti dhe biznes. Ashtu si në të gjithë Europën, edhe në Frankfurt hebrenjtë jetonin në geto. Shumë familje që banonin aty dalloheshin nga targa me ngjyrë tjetër që vendosej në hyrje të ndërtesës. Një prej këtyre familjeve quhej Zum rothen schild, në gjermanisht “me targë të kuqe”, dhe ajo shprehje do të bëhej mbiemri identifikues i Rothschild-ëve.


Në shtëpinë me targë të kuqe

Në vitin 1744, në shtëpinë me targë të kuqe lindi Meyer Amschel. I mbetur jetim në moshë të re, bëri pasuri me atë që kish trashëguar nga prindërit. Nga babai kishte mësuar të shkëmbente monedha të cfarëdo lloji dhe nga të gjithë llojet e origjinave dhe në Frankfurt, ku në cdo pranverë vinin shumë të huaj të joshur prej panairëve që zhvilloheshin aty, qarkullonin monedha të të gjithë llojeve. Nëpër duar i kaluan edhe monedha të lashta e të rralla, që i ngjallën pasionin numizmatik. Dhe ky i fundit do të ishte celësi i suksesit të tij.

Princi Vilhelm Hanau kishte depozituar para në sasi shumë të mëdha duke i shitur ushtarë mercenarë dajës së tij, George II, mbret i Anglisë. Me ato para, kish mundur mes të tjerave t’i lironte rrugë pasionit të tij, pikërisht për numizmatikën. Dhe kush më mirë se sa ai hebreu nga Frankfurti do të mund t’i blinte monedha, t’ia shiste, duke kontribuar në rritjen e koleksionit të tij? Mes princit dhe kambistit lulëzoi kështu një shkëmbim epistolar që Meyer Amschel diti ta shfrytëzojë për të nxitur veprimtarinë e tij financiare dhe tregtare. Pasuritë e tij rriteshin ditë pas dite, bashkë me reputacionin si njeri i besueshëm që i qëndronte angazhimeve të marrë. Ndërkohë, nga martesa me bijën 17-vjecare të një dyqanxhiu në Frankfurt i buroi një tjetër mbështetje e fortë për kompaninë, pasuria njerëzore, që do të konsistonte në pesë djem.


Ekonomia e luftës

Në trazirën që po përcante Europën e monarkive dhe fisnikërisë së lashtë, e tronditur nga revolucioni francez, biznesi i shoqërisë Rothschild po pësonte rritje. Fushatat e para ushtarake të shteteve në koalicion kundër Francës revolucionare panë të përfshihej edhe princi i Kassel, i cili u besoi agjentëve të tij, përfshirë Rothschild-ët, detyra të mirëshpërblyera. Rothschild-ët përfituan nga shanset që ofronte ekonomia e luftës për të zgjeruar aktivitetin e tyre të mallrave. E shtrinë deri në mallra fitimprurës si furnizimet ushtarakë: uniforma, mbulesa, cadra, birra, armë. Ndërkohë, aktiviteti tjetër, ai i bankierëve dhe kambistëve lulëzonte në po të njëjtën masë, aq sa për të sjellë në arkat e familjes para likuide, gurë të cmuar, vepra arti, monedha të cmuara dhe tituj shtetërorë. Këtë pasuri po e rrisnin me shpejtësi që kur, të pasur e më pak të pasur, princër dhe njerëz të zakonshëm, u kërkonin atyre para hua.


Nga Frankfurti në botë

Futja e Europës në luftë i bëri që të viheshin në kërkim të tregjeve të rinj. Për të kompensuar mungesat prodhuese në kontinent, Rothschild-ët hapën një filial në Londër, magazinë e madhe e një ekonomie që shfrytëzonte kolonitë angleze në Amerikë, Azi dhe Afrikë. Ia besuan djaloshit me shumë iniciativë Nathan, atëherë pak më shumë se njëzetë vjecar. Nathan u nis në Angli në vitin 1795 me cantën të mbushur me flori dhe para, pa ditur asnjë fjalë anglisht, duke marrë zemër vetëm prej besimit që i kish dhënë i ati. Brenda pak vitesh do të bëhej kolona mbështetëse e Familjes Rothschild në rrafshin planetar.

Nathan kishte qenë i pari i fëmijëve të transferuar në perëndim që kish dhënë prova për të dhënat e tij si bankier. Ai vetë ka rrëfyer në atë kohë një cështje të jashtëzakonshme biznesi të realizuar në Angli. “Kompania e Indive Lindore kishte për të shitur flori me një vlerë 80 mijë stërlina. Shkova në ankand”, kujtonte Nathan, tashmë i moshuar, “dhe e bleva të gjithë. E dija që qeveria angleze kishte nevojë për të paguar trupat që luftonin në Portugali kundër Napoleonit. Ia shita, dhe ata nuk dinin si të bënin për ta transferuar në Portugali. E mora unë përsipër, duke e kaluar nëpërmjet Francës. Ishte puna më e mirë që kam bërë në jetën time”.


Kush fitoi në Vaterlo?

Beteja e Vaterlosë u humb nga Napoleoni dhe u fitua nga Rothschild-ët. Duket paradoks, por ka një të vërtetë brenda. Ja se si shkuan gjërat. Kishte pak kohë që Rothschild-ët kishin shtrirë në të gjithë kontinentin rrjetin e tyre të shërbimit të informacionit që ndiqte nga afër zhvillimet e luftës. Kishin mjete të mëdhenj në dispozicion: anije, karro, kuaj të shpejtë, agjentë të shpërndarë kudo që sillnin para, tituj, letra dhe lajme. Dhe lajmi më i vyer ishte ai i rezultatit të betejës së Vaterlosë.
Bursa e Londrës ishte në pritje me ankth. Nëse do të fitonte Napoleoni, vlera e titujve shtetërorë anglezë do të pësonte rënie. Në rast të kundërt, me armikun të mposhtur dhe perandorinë franceze në gjunjë, Bursa e Londrës do të kish kapur yjet.

Beteja u zhvillua në 18 qershor. Ditën tjetër, një agjent i Rothschild-ëve kishte në dorë, të sapo dalë nga shtypi, një gazetë holandeze që jepte lajmin e humbjes së Napoleonit. I hipi një anijeje dhe në datën 20 zbriti në portin e Folkestone, ku vetë Nathan Rothschild po e priste në bankinë. Një rrugëtim i shpejtë me karrocë dhe Nathan u gjend në Londër disa orë përpara se lajmi zyrtar të arrinte në kryeqytet. Mbërriti në Borsë dhe u shfaq para dhjetëra agjentëve të kompanive të tjera që e prisnin. Ata e dinin që Nathan e dinte. Me fytyrën pakëz të ngrysur, sikur të donte të jepte lajmin e kaq, Nathan nuk bleu, por nisi të shesë tituj shtetërorë. Të gjithë e imituan, të bindur se kishte fituar Napoleoni.

Titujt u ulën gjithnjë e më shumë në vlerë, por pak sekonda përpara se lajmi zyrtar dhe i vërtetë të kalonte kangjellat e bursës, Nathan ktheu drejtim dhe filloi të blejë me cmime të ulët. Dhe bleu me dorë të lirë deri kur lajmi i lumtur shpërtheu në kryeqytetin anglez. Vetëm në atë ditë fitimet e tij ishin të jashtëzakonshëm. E tija kish qenë një taktikë e vërtetë lufte. Kishte përdorur paratë ashtu sic Napoleoni përdorte ushtarët: përqëndronte shumë, me shpejtësi, në një pikë të vetme të zgjedhur me kujdes. Do të kish siguruar një fitore të madhe ose një humbje të rëndë. Por nëse Napoleoni kishte humbur betejën e jetës, ai e fitoi.

Kjo nuk do të thotë se ishin të vërtetë zërat që qarkullonin, shumë të përhapur edhe prej humorit antisemit, që Rothschild-ët kishin bërë pasuri me vetëm një goditje, me një lehtësi të barabartë me qasjen e tyre krejt pa paragjykime. Kompetenca, ndershmëria dhe tradita kulturore zinin një rol po kështu të rëndësishëm.


Rothschild-ët në Francë

Në vitet Tetëqind Rothschild-ët u vendosën në Francë me baronin James de Rothschild. E shpejtë ishte ngjitja e tij, që nisi si këshilltar i mbretërve të Francës. James u bë një prej financierëve më të rëndësishëm dhe të fuqishëm duke luajtur një rol të dorës së parë në financimin e sipërmarrjeve hekurudhore, minerare dhe industriale, në importin e cajit dhe specieve nga Lindja, në blerjen e shtëpive, tokave dhe vreshtave në Francë. Në fillimet e Tetëqindës ishte me siguri një prej burrave më të pasur të planetit. Në shtëpinë e tij të quajtur Chateau Rothschild në Boulogne-Billancourt, pranë Parisit, kishte një oborr të vërtetë të tijin. Artisti i parë në shërbim të tij ishte Gioacchino Rossini që për të kompozoi një sasi të madhe pjesësh muzkore. Piktori Ingres ishte portretisti zyrtar; Heinrich Heine ishte poeti personal.

James kishte interesa të gjerë dhe me paratë e tija financoi vepra për ndihmë, spitale, shkolla, shërbime sociale. Në mënyrë të vecantë u mor me bamirësi ndaj popullit të tij dhe financoi kolonitë e para hebreje në Palestinë. I pëlqente shumë të bënte gjërat në mënyrë madhështoredhe të mos privohej nga asnjë lloj interesi i tiji. Një vlerësues i verërave dhe ushqimeve, investoi në këta sektorë dhe në fundin e jetës së tij arriti që të blejë zonën e prodhimit të shumë të vlerësuarës Chateau Lafite.

Koleksioni i tij i artit bënte që të dukej shumë i vogël ai i mbretërve dhe u pasurua në mënyrë të vazhdueshme me blerje të reja. Në kulmin e suksesit James bleu një pallat të mrekullueshëm të shtatëqindës, rezidenca e fundit e të pushtetshmit Tayllerand, ku Rothschild-ët francezë do të banonin deri në Luftën e Dytë Botërore. E braktisën përpara mbërritjes së nazistëve në Paris.


Italia e Rothschild-ëve

Në gjysmën e parë të Tetëqindës familja u përhap në vende të ndryshëm mes pesë djemve të themeluesit: Nathan në Londër, Amschel në Frankfurt, James në Paris, Salomon në Vienë dhe Carl në Napoli, dhe u shndërrua në rrjetin më të madh financiar të Europës, me aftësinë që t’i jepte hua të rëndësishme monarkive për vepra me peshë. Në Itali banka Rothschild i dha hua të mëdha Shtetit Papnor si dhe mbretërve të ndryshëm të Napolit përvec se Dukatit të Parmës dhe Dukatit të Madh të Toskanës. Në mënyrë të vecantë bëri biznes me Borbonin e Napolit që në mesin e viteve njëzetë duhej të menaxhonin një deficit në rritje që i detyronte të mblidhnin sasi të mëdha titujsh shtetërorë interesat e të cilëve në pjesën më të madhe shkonin jashtë vendit.

Më e ndërlikuar ishte prania e tyre në Mbretërinë e Sardenjës dhe nuk ishte pa konflikte interesi. Për të paguar zbritjen e madhe që kërkonte Austria Piemontes në fundin e luftës së 1848-49 dhe që piemontezët e kishin humbur, bankieri dhe ministri i Financave Giovanni Nigra nisën një tratativë me Rothschild-ët e Francës. Operacioni u kryqëzua me shkrirjen mes bankës së Xhenovës dhe asaj të torinos. President i kësaj të fundit ishte vëllai i ministrit, dhe vetë ministri i kërkoi një favor personal James Rothschildit.

Cavour, që në atë kohë ishte një qytetar i zakonshëm, u përfshi në skaje, por kur mësoi se Baroni i Madh po shpërblente kundërpalët e torinos me përfitime personalë e refuzoi ofertën e bankierit.

Rothschild-ët, dhe nuk kish si të ishte ndryshe, u përfshinë në cështje të tjera financiare që ofruan bazën për një ndërhyrje të madhe pas unifikimit të Italisë. Duke filluar që nga viti 1861 ndërhynë për të financuar, ashtu si kishin bërë në Austri dhe në Francë, veprat hekurudhore si dhe menaxhuan një prej kompanive të mëdha, atë të Alta Italia. Rrjeti i kompanisë i kontrolluar nga Rothschild-ët përfshinte praktikisht të gjithë rrjetin e veriut, në tërësi afro 1400 kilometra, deri në Firence.

U zgjerua duke përfshirë linja të tjera mes të cilave atë ndërkombëtare të lidhjes mes Italisë dhe Francës përmes Frejus. Shoqëria hekurudhore e Alta Italias bleu nga shteti edhe shërbimet e lundrimit në liqenet e Lombardisë. Shoqëria gjithësesi përfundoi shumë shpejt në një paqëndrueshmëri të thellë ekonomike që e pati kulmin me dështimin dhe riblerjen nga ana e shtetit.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi