Joshje, magji e zezë dhe kanibalizëm

Shko poshtë

Joshje, magji e zezë dhe kanibalizëm Empty Joshje, magji e zezë dhe kanibalizëm

Mesazh  Luli prej 17.11.14 9:40

Dy gra dhe një burrë joshnin femrat për punësim...

Joshje, magji e zezë dhe kanibalizëm Xfjghjmh

Në periferi të Garanhus, një zonë rurale në verilindje të Brazilit, Jorge Beltrao Negromonte da Silveira përfundoi në pranga bashkë me gruan e tij Isabel Cristina Pires dhe të dashurën Bruna Cristina Oliveira da Silva, për vrasjen dhe gatimin e disa vajzave.

Vajzat hynin në shtëpinë e tre të sipërpërmendurve me premtimin e një vendi pune si baby sitter. Sapo përfundonin në kurth, vriteshin duke ndjekur një ritual të magjisë së zezë, në përfundim të së cilit burri dhe dy gratë hanin pjesë nga trupat e vajzave. Mbetjet e tjera përdoreshin për gatime, të cilat shiteshin në lokalet e zonës përreth.

Bashkë me tre kanibalët jetonte edhe një vajzë 5 vjeçare, e bija e Negromonte dhe njërës prej grave, e cila ndihmoi policinë gjatë hetimeve.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën edhe mbetje trupore të dy grave, si dhe rroba të shqyera dhe të lyera me gjak. Në shtëpinë e horrorit agjentët gjetën edhe një ditar të Negromonte, të cilin e emërtuan si “rrëfime të një skizofreni”, ku ai përshkruante ritualin në të cilin nënshtroheshin viktimate e tij.

Gjatë procesit gjyqësor Negromonte mohoi të ishte i çmendur, duke u shprehur i penduar, ndërsa krimet e tij i cilësoi si një moment dobësie.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi