Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Shko poshtë

Magjia e zezë dhe ndikimi i saj Empty Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Mesazh  Adnan Abrashi prej 09.01.09 17:23

MAGJIA E ZEZË DHE NDIKIMI I SAJ

"Mos jam vallë nën ndikimin eventual të magjisë së zezë?!" nga pamundësia të badhafaqohemi me ndonjë sëmundje apo shqetësim psikik, është një pyetje që shumëkush nga ne shpesh ia parashtron vetes.

Edhe pse njohuritë për magjinë e zezë në Kosovë dhe tek populli shqiptar në përgjithësi janë nga lashtësia dhe i takojnë kohërave arkaike, fatkeqësisht, kjo frikë, edhe sot e kësaj dite, me përmasa të mëdha është e shprehur ende tek gjeneratat tona të reja. Përveç termit të popullarizuar "magji e zezë", për këtë dukuri, në popullin tonë mund të dëgjojmë edhe termet: "sehire", "të bame" etj.


Çka është MAGJIA E ZEZË?

Magjia e zezë është ndikimi psikik i një personi në personin tjetër nga larg, pa dijeninë e tij, me qëllim që atij ose ndonjë anëtarit tjetër të familjes, t'i shkaktohet dëm apo çfarëdo e keqe. Magjia e zezë kryhet nga personi i caktuar që disponon aftësi të jashtëzakonshme të ndikimit psikik nga larg dhe quhet magjistar.

Këta persona, aftësinë e veprimit përmes magjisë së zezë, e kanë të lindur, të trashëguar nga njeri prej të afërmve (zakonisht prej prindërve) ose të arritura me ushtrime të caktuara mentale si pjesëtar i ndonjë kulti të magjisë së zezë.

Praktika ka treguar se magjistarët që aplikojnë magjinë për qëllime negative, aftësitë e tyre i kanë vërejtur tek pas tejkalimit të ndonjë krize mentale, prandaj me plot të drejtë mund të konstatojmë se ata janë njerëz psikikisht të sëmurë.

Magjistari, zakonisht ritualin e caktuar të magjisë së zezë e kryen me porosinë e personit të tretë dhe për këtë veprim realizon të mira të konsiderueshme materiale.

Rituali i magjisë së zezë mund të kryhet në mënyrë direkte, ku mjafton vetëm emri, emri i njërit prind, mbiemri dhe mosha e viktimës, si dhe në mënyrë indirekte, përmes sendit të caktuar fizik ndërmjetësues.

Si send ndërmjetësues fizik, zakonisht kërkohet: fotografia e viktimës, copa e thoit, qimja e flokut, copa e veshjes intime që është bartur një kohë të gjatë nga viktima, gjaku te femrat nga një vatë higjienike e mbeturinës menstruale, unaza etj.

Njëra ndër veprimet më të rëndësishme të bërjes së magjisë së zezë është parafytyrimi tejet i qartë i ngjarjes. E keqja që duhet t'i ndodhë viktimës duhet të vizuelizohet qartë nga magjistari në pëlhurën filmike të paramenduar si figuracion psikik.

Pasi të kryhet ky ritual, përdorohet metoda tjetër e mbushjes emocionale të ngjarjes së paramenduar dhe, së fundi, e tërë kjo si formë tejet e fortë energjetike bartet (induktohet) tek sendi fizik i viktimës.

Po të bëjmë krahasime, ky veprim përafërsisht është i njëjtë sikurse tek magneti aktiv, i cili pas fërkimit me forcën e vet magnetike, magnetizon në metal tjetër. Më pas, sendi fizik i viktimës ku është kryer rituali induktiv i magjisë, i dorëzohet porositësit duke i sugjeruar që atë ta vendosë diku afër vendit ku më së shumti qëndron viktima gjatë ditës: tavolinës së punës, shtratit të fjetjes, pragut të shtëpisë etj.

Kur jemi tek format energjetike të induktimit psikik, vetëm të konkretizojmë se, kjo energji mentale që e përdor mendja gjatë koncentrimit të fortë dhe induktimit të saj kah sendi i caktuar, nuk është energji e ndonjë forme kinetike që e njeh fizika e jonë si shkencë, por kemi të bëjmë me një energji nga dimensionet astrale të absorbuara përmes gjendjes së koncentruar të transit psikik.

Pasi që kjo energji nuk mund të regjistrohet nga asnjë instrument sado i sofistikuar matës, mu për këtë shkak, magjia si mënyrë e ndikimit psikik tek të tjerët nga larg, mohohet prej shkencës zyrtare si një besëtytni e kotë paganë.

Nëse do të arrihet ndonjëherë deri te një zbulim i ndonjë instrumenti të tillë, atëherë pa dyshim se kjo do të jetë arritja më e madhe e njerëzimit. Kjo do të na mundësonte që lehtë të regjistrohen dhe të lexohen edhe mendimet e të tjerëve.

Si funksionon veprimi magjizezë?

Për ta sqaruar veprimin e ndikimit të magjisë, në rend të parë duhet sqaruar kuptimin e trupit astral që është pjesë e ndërtimit të tërësisë së çdo gjallese. Njeriu si qenie e përsosur fizike me të gjitha organet e veta funksionale, përbëhet edhe nga trupi energjetik që ndryshe quhet si: "trupi astral", ose në shumë literatura të popullarizuara ezoterike, si "AURA". Ajo, në një distancë prej 7,5 cm, e përshkruan tërë trupin fizik të njeriut.

"Trupi astral" është substancë energjetike dhe ajo nuk mund të vërehet me shqisat tona normale, edhe pse ka njerëz të prirë dhe të ushtruar mentalisht që "Aurën" e regjistrojnë edhe me shqisa fizike.

Se "Aura" si mbështjellëse energjetike e trupit vërtet ekziston, nuk ka dyshim edhe për shkencën bashkëkohore, sepse kohën e fundit janë zbuluar shumë instrumente tejet precize digjitale elektronike që e regjistrojnë dhe e incizojnë atë.

Këtu si ilustrim mund të përmendim kamerën e popullarizuar të KIRILIJANOVIT (sipas mbiemrit të zbuluesit sovjetik). Trupi astral, pra, është trup energjetik dhe funksioni i tij është i shumëfishtë.

Si detyrë themelore ka, që në rend të parë ta furnizojë me ENERGJI VITALE (jetësore) tërë qenien tonë, të cilën e pranon nga Universi.

Në "trupin astral", (që gjendet në AURë) përveç funksionit të furnizimit me energji vitale, në forma të "valëve elektromagnetike" janë të regjistruara të gjitha mendimet, emocionet dhe synimet tona në përgjithësi, së bashku me ngjarjet e ndryshme që na kanë ndodhur dhe presin të ndodhin në të ardhmen.

Për nga funksionaliteti i tij, "trupi astral" është neutral dhe nuk bën dallime në mes të mirës dhe të keqes. Nëse ato kanë depërtuar në ndërdijen tonë, aty regjistrohen dhe ekzekutohen të gjitha mendimet, përjetimet emocionet dhe parafytyrimet e ndryshme.

Ky funksion i natyrshëm i qenies sonë është tërësisht i pavetëdijshëm, prandaj ne as që mund ta vërejmë me vetëdije të plotë. Ai nuk njeh largësi të shprehura me metra ose kilometra. Në të nuk ekziston hapësira e caktuar e veprimit dhe as koha.

Një "trup astral" individual, njëkohësisht është integrim në trungun e përgjithshëm astral kolektiv që ne ndryshe e quajmë edhe si "ndërvetëdije kolektive" (sipas K.G. Jungut).

Prandaj, në të, përveç aktiviteteve të vetëdijshme të mendjes sonë, regjistrohen edhe porosi telepatike (transmisive) që përmes planit "astral kolektiv" përcillen në planin "astral individual" konkret.

Pas këtij sqarimi, t'i kthehemi sërish sendit fizik ku është kryer rituali i magjisë së zezë. Kur personi i caktuar-viktima, vjen për së afërmi në kontakt me pjesën e vet fizike, në të cilën më parë nga magjistari është induktuar porosia magjizezë, atëherë "Aura" e tij e njeh atë si diçka e vetja, ashtu që pa kurrfarë pengesa e pranon mbushjen energjetike nga ai send. Kështu energjia e indiktuar nga sendi ndërmjetësues transmetohet në "Aurën" e viktimës dhe, varësisht nga forca e mbushjes energjetike që është induktuar, pret momentin e caktuar të realizimit.

Zbulimi dhe evitimi I ndikimit magjizezë


Së pari duhet pasur kujdes se çdo problem, "fati i zi", apo ndonjë sëmundje e pashërueshme, nuk duhet të merret decidivishtsi e shkaktuar nga magjia e zezë.

Sepse, nëse për vete permanent krijojmë mendime negative në formë të frikës, dyshimeve... etj., atëherë edhe këto gjendje psikike, si valë elektromagnetike, përmes shtypjes, depërtojnë dhe regjistrohen në ndërvetëdijen tonë, duke pritur aty çastin e favorshëm të realizimit. çdo mendimi i yni, pa marrë parasysh në është negativ apo pozitiv, krijohet si figuracion i vizuelizuar dhe nëse përcillet me një emocion të fortë shpirtëror, si valë elektromagnetike, regjistrohet në ndërvetëdijen tonë.

Përsëritja e përhershme shkakton mbushjen energjetike dhe kjo porosi e shkaktuar nga vetë ne është reale, me tendencë që të materializohet në praktikë.

Pra, analizën e parë në evitimin e magjisë së zezë duhet nisur nga vetvetja. Mos jemi vetë shkaktarë të saj? Nëse kemi indice të forta se, vërtet, jemi nën ndikimin e magjisë së zezë, atëherë hapi i dytë që duhet bërë është zbulimi i sendit ndërmjetësues fizik.

Kjo ka një rëndësi të madhe dhe të shumëfishtë, sepse nga shëruesi (terapeuti) i aftë me zbulimin e sendit ndërmjetësues, mund të vërehet se çfarë metode e ndikimit energjetik është kryer në të (ritualit të ajrit, zjarrit, ujit ose tokës).

Më pas, përmes djegies, hedhjes në lum, varrosjes në tokë, bëhet asgjësimi i sendit ndërmjetësues dhe pengohet ndikimi i mëtejmë i tij.

Të kemi kujdes!

Me zbulimin dhe asgjësimin e sendit ndërmjetësues fizik nuk është shkatërruar edhe ndikimi i magjisë së zezë, e cila veç ka depërtuar. Ajo, si "larvë" ekziston në "AURëN" e viktimës dhe ende vepron.

Prandaj, duhet lajmëruar terapeutin e aftë, i cili posedon aftësi që me metoda të kundra ndikimeve pozitive (magjisë së bardhë), ta asgjësojë në tërësi nga "Aura" veprimin e mëtejmë të "lavrës" së mbetur negative.

Mbrojtja nga magjia e zezë


Në të gjitha literaturat profesionale ezoterike të shumë shkollave të magjisë së bardhë, përveç disa metodave terapeutike vetëmbrojtëse, si metodë më e fortë dhe më efikase theksohet mosbesimi në magjinë e zezë (negacioni i vetëdijshëm i ndikimit të saj).

Por, sa është reale që vërtetë dhe me gjithë qenien tonë e mohojmë se ajo ekziston? Frika nga e keqja dhe pasiguria permanente në vete na bëjnë tolerant dhe diku në intimen e shumë njerëzve ekziston doza e caktuar e dyshimit.

Metoda tjetër rituale tejet efikase është metoda e autosugjestionit, përmes së cilës, si vazhdimësi ndikojmë në vetvete duke rrënjosur gjithnjë mendime pozitive të vetëbesimit. Kështu krijojmë një barrierë të fortë energjetike rreth "Aurës" sonë, e cila pengon çfarëdo ndikimi negativ nga jashtë.

Autosugjestioni duhet të jetë i përhershëm dhe me besim të fortë në suksesin e saj. Kur për veten krijojmë "larva" të forta energjetike pozitive, atëherë në "Aurën" tonë kurrë nuk do të ketë plasaritje për ndikime të padëshirueshme nga jashtë.

Personalitetet e ndryshme me karakter dhe vetëbesim të fortë, kurrë nuk ka mundësi të jenë nën ndikimin e veprimeve nga jashtë: "Aura" e tyre është e mbyllur dhe vepron vetëm në brendinë e vet funksionale.

Adnan Abrashi-NANDA
Adnan Abrashi
Adnan Abrashi

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia e zezë dhe ndikimi i saj Empty Re: Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Mesazh  Jetmira prej 02.10.13 9:49

Magjia e zezë dhe ndikimi i saj MAGIE-a18651386

Magjia e bardhë dhe Magjija e zezë

Për magjinë e Bardhë pak flitet. Per fat të keq duhet mir ta njifni magjin e zezë që të mund të ndihmoni njeriut dhe tua hjekni magjinë e zezë. Kjo është ndihma e magjisë së bardhë.  Duhet të theksoi që ju duhet të keni përvojë, dije, energji, njohje që të ju ndihmoni njerzve.
ikur dikush te ju bej magji te zez menjiher fillon te ju shkoi keq dhe te zgjat nji kohë të gjatë. Pra ai person ua don te keqen.

Shum magji te zeza perdoren te populli yn dhe keto percillen gojem goj si nji lloj tradicioni ne mes te njofshmeve neper gjenerata. Kur ti ndihmoni njeriut dhe te ja largoni magjin e zezë ai është si një fat ku ati njeriu apo familje ia këthen gezimin e jetës në ftyren e tij dhe jeten e tij. Me magji te bardh njerzit i liron nga magjit e zeza, ia kthen shendetin, gruaja e sulmume nga magjit e zeza ja kthen gëzimin dhe ajo familje behet me fëmij edhe kjo është një e mirë e madhe që mundëson magjija e bardhë. Edhe kur e sheron njenarkoman apo nje alkoolist apo ja hjek njeriut shprehin e keqe prej pirjes së duhanit apo ja largon njeriut shprehin që të luan kockë  dhe kasino edhe kjo është e mirë.

Te ne ne trojet tona per fat te mirë si te them se edhe ky nuk është fat, perdoret magjija e zez primitive se sikur te perdorej magjija e zez profesionale kishte me qenë shum ma keq per te ne.


Shum njerz mashqi apo femra, mund te them ma shum femrat e perdorin magjin e zezë te ne thuaja 99%, te cilet prej gjelozisë që kan ndaj tjetrit shkoj dhe e bejn kundershtarin si ta quej impotent si mashkull njashtu femer dhe ndikojn ne fatin e tyre. Krejt kjo mund te sherohet me magji te bardhë. Shum magji te zeza shkaktojn frigë apo fobije të ndryshme dhe halucinacione te këqija, si frigë nga vdekja, nga ekzistenca thuaja nga çdo send.

Duhet shum lutje dhe rituale që të largohet magjija e zezë, shum her është e nevojshme që të behet ndonji hajmali apo ma te fuqishem qe jan Talismanet që të mbrohet dhe te pastrohet ai person, mbrojtje për shpi, per dashurij, për punë, për fëmijë mvarsisht prej problemit që ka personi.

Magjija e bardh jo vetem që të mon me hjek magjin e zez por edhe te mbron kundra çdo magjije te zezë që ajo ma mos të përsëritet. Çdo largim i magjisësë zezë është individual mvarsisht prej problemit. Asnjiher nuk është e njejtë, ka raste që për tu mbrojtur nga magjit perdoret fotografija e atij personi dhe perdoren rituale te ndryshme dhe lutje të ndryshme dhe ne ket menyr ju ndihmohet njerzve. Ndonjiher duhet mu pregadit uji special me lutje dhe rituale që personi që ka magji të zezë te i ndihmohet. Kur personi mbrohet prej te keqes te ai person shum te mira i ndodhin, ose ruhet që mos te bej ndeshje, ose ne pun i hec puna mbar ne pun mos te gaboj ose ju kthehet harmonjija ne mes partnerve.

Shum mirë është që të jeshë magjistar i bardhë. Magjistari i bardh i Beson Zotit dhe punon per te mir te njerzve. Kurse Magjistari i zi nuk beson ne Zotin po i beson Satanes dhe forcave te errta te tina.

Magjistari i bardh beson se ka bot tjeter dhe pas vdekjes e din ku shkon nese ban keq e per ket ai kursesi nuk ban keq dhe se perdor magjin e zezë. Magjistari i zi nuk i njef te gjitha se me ber mi njoft qka e pret pas vdekjes kurr nuk e kishte perdor magjin e zezë.
Magjija e zezë përdoret që dikush te lendohet, ti bej keq personit te caktuar dhe familjes së tina. Shum njerz pyesin pse bash mu  me kan ba magji te zezë kur i kam ndihmuar te gjthve. Pergjigja është shumë e thjesht dhe e kjartë. Dashurija, mbrapshtija, urrejtja, suksesi, inati, fati i kujt do njeriut i pengon njerzve që bajn keq që dëshirojnë dhe mundohen jeten e vet ta bajn te lumtur, por deshirojnë që të tjerve të ju shkaktojn keq dhe shpesh ju bin fatkeqësij te medha.

Fatkeqësisht që këso njerz ka. Me magjij te zezë nuk luhet sepse kur largohet magjija e zez menjiher ai person që e ka ba magjin e zezë i kthehet si bumerang mbrapa ne trup te tij. Çka mbjell korrish thot populli. Asht mir me i njohur simptomet e magjisë së zezë para se te bahet von. Shpesh magjija e zezë e shkatrron shendetin, jep diagnoza te rrejshme, personi gjithnji e ma keq e ndin veten. Shpesh her simptomet jan nervoza, shtangimi i ftyres, rrehja e zemres, kokëdhimbja, mundim, te fikët, si dhe ndrrimi i shpejt i disponimit dhe depresioni. Magjija e zezë është shkak i shkatrrimit të familjes, fëmijet dalin nga dora , lazdrohen, pin alkool, behen narkoman dhe sjellje jo morale. Magjija e zezë jeten ua ban ferr, çdo lloj fatkeqësije dhe per fat te keq edhe e sjell vdekjen e  dikujt.

Në rituale bëhen kurban edhe shtazët, mirren flokët, shfrytzohet mjalta për me e lidhur mashkullin, çka mundet me qenë shumë e rrezikshme për shëndet. Disa thojnë se ka pi zhive(e cila është shumë e rrezikshme për shëndetin njashtu ajo mund ta mbyt njeriun). Ky termin mund te quhet magji e zezë, nemë të cilen njerzit ua qesin të tjerve, në kafe, çaj, sok uji etj... Veni re te personat të cilet keto i shfrytzojnë. Keni me vrejtur edhe vetë që te disa persoa në shpi apo banesë ju bëhet keq, apo ju mund ta ndieni veten keqë dhe të pa forcë. Për fat të keq ka njerz me sy të kqij që mund të bien të msyesh, ata është mjaft veq me të shiquar njiherë dhe pas nji kohe të caktuar do të ju ndodhë ndonji e keqe apo baksuz apo punët dot ju shkatrrohen. Shkallët janë simbol i sukseseve në punë. Njerzve të cilëve ju pengon që ju jeni me pare apo financa i fortë shumë lehtë munden me ua shkatrruar punën, paret dhe të gjitha gjerat tjera duke e përdorur magjinë e zezë.
Jetmira
Jetmira

487


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia e zezë dhe ndikimi i saj Empty Re: Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Mesazh  kushtrimipeja prej 21.10.13 17:10

Si ta gjejm sendin ndermjetsus te magjise se zeze edhe a ka mundsi qe at send ndermjetues ta sjell ne shtepi magjistari duke i urdheruar demonet dmth permes demoneve.
kushtrimipeja
kushtrimipeja

Qdo njeri lind i paster me Fen Islame por prinderit dhe shoqeria e devijojne.

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia e zezë dhe ndikimi i saj Empty Re: Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Mesazh  55 prej 23.10.13 11:48

Magjia e zeze perdoret per te torturuar, per te shkaktuar deme materiale, semundje, per te terhequr forcen jetesore te tjereve ose edhe per te vrare njerez qe mund te kryhet nga shpirtrat e lige.

Ka disa lloje magjish te zeze ku futet ajo simpatike ku meren kukulla a ku ta di une dhe ngulen gjilpera dhe thuhet mallkimi, eshte ajo e qirinjve, eshte dhe ajo qe kryhet me ane te armeve spirituale ose sic quhen ndryshe astrale e shume te tjera dhe te gjitha vijne prej dimensioneve te uleta ose ferrit.

Ju keshilloj te mos e perdorni kete sepse kerkon shume energji dhe shpirtrat do te perdorin energjine tuaj per ta bere kete dhe do te ndiheni te ezauruar fizikisht dhe shpirterisht dhe do ju duhet kush e di se sa kohe ta merni veten.

Per tu mbrojtur ka shume menyra te krishteret perdorin Mburojen e Krishtit, disa te tjere mbeshteten ne nje filozofi pozitive, ndaj magjise se zeze, te tjere bejne mburojen psikike ose mund te kene ndonje entitet tjeter. Ndersa per ta ditur se nga vjene-nqs eshte dikush i lindur klairvoient - sic quhet ndryshe shikimi i dyte  ose e shte i pergatitur ne disiplina okulte.
55
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


265


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia e zezë dhe ndikimi i saj Empty MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ

Mesazh  Crash prej 26.10.13 21:30

Magjia e Zeze si  thuani ju mund te ekzistoj, por ne disa raste ka edhe smundje psikike q'rregullime mendore, por me vjen keq ne kte forum qe ka shum rituale e gjera te magjis qe jan vetem pallawra shkruajn komente kinse kam provuar , postojm shum palidhje me mire te hapet nje tem e magjis se zez si kjo, se ne disa qe shoh

ÇKA ESHTE, NE REALITET, MAGJIA E ZEZE?

Magjia e zeze eshte ndikimi psikik i nje personi ne personin tjeter nga larg, pa dijenine e tij, me qellim qe atij ose ndonje anetarit tjeter te familjes, t'i shkaktohet dem apo çfaredo e keqe. Magjia e zeze kryhet nga personi i caktuar qe disponon aftesi te jashtezakonshme te ndikimit psikik nga larg dhe quhet magjistar.

Keta persona, aftesine e veprimit permes magjise se zeze, e kane te lindur, te trasheguar nga njeri prej te afermve (zakonisht prej prinderve) ose te arritura me ushtrime te caktuara mentale si pjesetar i ndonje kulti te magjise se zeze. Praktika ka treguar se magjistaret qe aplikojne magjine per qellime negative, aftesite e tyre i kane verejtur tek pas tejkalimit te ndonje krize mentale, prandaj me plot te drejte mund te konstatojme se ata jane njerez psikikisht te semure.

Magjistari, zakonisht ritualin e caktuar te magjise se zeze e kryen me porosine e personit te trete dhe per kete veprim realizon te mira te konsiderueshme materiale.

Rituali i magjise se zeze mund te kryhet ne menyre direkte, ku mjafton vetem emri, emri i njerit prind, mbiemri dhe mosha e viktimes, si dhe ne menyre indirekte, permes sendit te caktuar fizik ndermjetesues. Si send ndermjetesues fizik, zakonisht kerkohet: fotografia e viktimes, copa e thoit, qimja e flokut, copa e veshjes intime qe eshte bartur nje kohe te gjate nga viktima, gjaku te femrat nga nje vate higjienike e mbeturines menstruale, unaza etj.

Njera nder veprimet me te rendesishme te berjes se magjise se zeze eshte parafytyrimi tejet i qarte i ngjarjes. E keqja qe duhet t'i ndodhe viktimes duhet te vizuelizohet qarte nga magjistari ne pelhuren filmike te paramenduar si figuracion psikik. Pasi te kryhet ky ritual, perdorohet metoda tjeter e mbushjes emocionale te ngjarjes se paramenduar dhe, se fundi, e tere kjo si forme tejet e forte energjetike bartet (induktohet) tek sendi fizik i viktimes. Po te bejme krahasime, ky veprim perafersisht eshte i njejte sikurse tek magneti aktiv, i cili pas ferkimit me forcen e vet magnetike, magnetizon ne metal tjeter. Me pas, sendi fizik i viktimes ku eshte kryer rituali induktiv i magjise, i dorezohet porositesit duke i sugjeruar qe ate ta vendose diku afer vendit ku me se shumti qendron viktima gjate dites: tavolinise se pupnes, shtratit te fjetjes, pragut te shtepise etj.

Kur jemi tek format energjetike te induktimit psikik, vetem te konkretizojme se, kjo energji mentale qe e perdor mendja gjate koncentrimit te forte dhe induktimit te saj kah sendi i caktuar, nuk eshte energji e ndonje forme kinetike qe e njeh fizika e jone si shkence, por kemi te bejme me nje energji nga dimensionet astrale te absorbuara permes gjendjes se koncentruar te transit psikik.

Pasi qe kjo energji nuk mund te regjistrohet nga asnje instrument sado i sofistikuar mates, mu per kete shkak, magjia si menyre e ndikimit psikik tek te tjeret nga larg, mohohet prej shkences zyrtare si nje besetytni e kote pagane. Nese do te arrihet ndonjehere deri te nje zbulim i ndonje instrumenti te tille, atehere pa dyshim se kjo do te jete arritja me e madhe e njerezimit. Kjo do te na mundesonte qe lehte te regjistrohen dhe te lexohen edhe mendimet e te tjereve.
Crash
Crash

Mos dorëzimi eshte arritja drejt qellimit



52


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia e zezë dhe ndikimi i saj Empty Re: Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Mesazh  55 prej 28.10.13 10:42

E lexova edhe kete por deri te gjysma dhe duket qe ske praktikuar ndonje here kete lloj magjie qe flet. Une per vete e kam praktikuar dy here dhe me eshte dukur sikur jam mberthyer nga ndonje fryme mbytese sa mezi qe merrja fryme ajrin perrreth dhe fillova qe te beja disa yshtje qe i gjithe ky makth te merrte fund dhe e dija se do te vdisja ne ate moment, se di se si kam mbetur gjalle.

Sa i perket asaj qe kerkon fuqi psikike kjo i perket vraseseve psikik dhe per te arritur kete duhet qe se pari te kalosh aurene e personit pastaj te behet magjia ose hedhja e ndonje arme spirituale ne astral. Por dihet se aura nuk kalohet aq shpejt sa mendohet se ajo duket si forma e nje veze dhe ka shtate shtresa dhe psiko vampiret duhet te hane auren pastaj te bejene mallkimin dhe aura sapo veren qe dukush po e sumlon menjehere fillon edhe mer veprim edhe bllokon veprimin e vampireve psikik dhe per kete duhet kater muaj qe aura e dikujt te shkaterrohet dhe kush ka kaq kohe qe dikush te merret me kete gje. Prandaj shumica e magjistareve te zinj dergojne ndonje shpirt te keq dhe ne rastin me efektiv ndonje demon.

Pastaj ka magji shume te tjeshta qe skerkojn fare ndonje fuqi te madhe psikike une dy i kam permendur qe behen me se shumti ajo e qeririt dhe simpatetike, por nuk jane efektive dhe qe te kene rezultat duhet te perseritet rituali nag magjistari qindra here dhe atij i duhet qe te ezohurohet emocionalisht te gjitha emocionet e tij ti hedhi mbi viktimen qe e ka lenduar shpirterisht dhe qe me te ne te kaluaren ka pasur nje lidhje shume te ngushte. Per ta bere nje gje te tille ai i duhet ndihma e demoneve e shpirtrave te keq,d uhet ta uli krenarin e tij deri ne ate nivel sa nuk behet me dhe me pas e gjithe qenia e tij rrethohet nga nje erresir qe ai sdo ta kishte dashur kurr, fillon edhe pendohet per ato qe ka bere mbase disa persona nuk e kishin merituar kete qe ai e ka bere. Muret e jetes se tij tashi fillojne edhe behen te zinj edhe stili i jetes se tij behet e zeze, dhe fillon edhe ta perdori me shume magjin e zeze por edhe torturohet me shume nga shpirtrat qe ai i ka bere keq.

Ne magji te ndroshme sidomos ajo voodoo njehere pasi i ke thirrur shpirtrat ata te kerkojne dicka si sakrific dhe ndonjehere pasi jane thirrur nuk kthehen me andej nga kane ardhur ndryshe nga ato grimoiret evropiane.
55
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


265


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia e zezë dhe ndikimi i saj Empty Re: Magjia e zezë dhe ndikimi i saj

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi