Meditimi

Shko poshtë

meditimi - Meditimi Empty Meditimi

Mesazh  Luli prej 29.10.14 10:52

meditimi - Meditimi Meditation_a_way_of_life__by_spidermancrd-d49vs3l


Konstatimet paraqesin faktin qe ne mijera vjet njerezit kane perfeksionuar vetedijen nepermjet meditimit.Ne ditet e sotme te civilizimit me qindra mijera individe jane bere meditues te rregullt.
Meditimi percaktohet si forme e perqendrimit te shtendosur qe mund te bllokoje stimujt shqisore vemendje largues.

Meditimi mendohet te jete me efekte mjaft pozitive per organizmin, keto efeke psikologjike, sipas studimeve, permiresojne jeten e individit duke sjelle nje gjendje te ulet stresi, permiresim te besimit ne vetvete, largon tensionin dhe sjell edhe nje sere efektesh pozitive ne pathologjine humane.

Wallace dhe Banson zbuluan se efektet pozitive te meditimit intuitiv si : ulja e konsumit te oksigjenit, rritja e rezistences elektrike te lekures, ulja e rrahjeve te zemres, zvogelimi I ajrit te futur gjate frymemarrjes etj, duke vene ne pah efekte si keto qe nuk shfaqen gjate hipnozes.

Tipet e meditimit te persosur dhe te kultivuar jane disa duke cilesuar Zenin, Jogen dehe TM-ne (Neditimi intuitiv).


Zeni - eshte forma me e vjeter e meditimit.Medituesi perqendron vemendjen ne frymemarrjet e veta duke u perpjekur te elminoje efekte e shqisave te tjera.Stimujt e jashtem duhen eleminuar gjate ketij procesi.Praktikisht medituesi i Zenit eshte ne gjendje te prodhoje nje gjendje te ndryshuar te ndergjegjes.


Joga - Ne kete forme meditimi, individi eshte ne gjendje te ndryshoje gjendjen e tij te ndergjegjes nepermjet modifikimit te proceseve te tij autonome si rrahjet e zemres, tensionin e gjakut dhe tretjen e ushqimit.Te gjithe kemi praktikuar neper palestra kete forme terheqese meditimi qe sjell aq prehje pas nje dite te lodhshme apo nje tensioni fizik e mendor.Ajo c'ka e ben terheqes kete forme meditimi eshte pozicioni qe merr praktikuesi qe njihet si pozicioni Lotus.Ai perqendrohet ne nje objekt pamor dhe perserit nje fjale ose shprehje qe ne Joga quhet “Mantra”.Medituesi i Jogas eshte ne gjendje qe te modifikoje ndergjegjen e tij nepermjet kesaj forme duke ulur deri ne zero efektet e stimujve mjedisore.


TM-ja-eshte nje forme e Jogas ne te cilen serish aplikohet fjala/shprehja “Mantra”.(tingull ndryshe) pergjate nje periudhe kohore dhe gjate kesaj kohe ai perpiqet te ule deri sa te bllokoje efektin e stimujve te tjere.Ndryshimi mes TM-se dhe Jogas qendron ne faktin se dnryshe nga praktikuesi i Jogas qe duhet te marre pozicionin e rehatshem “Lotus”, ky I TM-se nuk mund te marre cdo pozicion te tille.

Keshtu, qellimi i te gjitha meditimeve eshte te bllokoje vetedijen normale duke dhene nje gjendje te modifikuar te ndergjegjes.

Ekzistojne perplasje mendimesh ne faktin e dobise pathologjike te meditimit.Ka studius qe mendojne se meditimi ka efekte terapeutike (Herbert Benson) dhe rezultati eshte nje “Gjendje e shtendosur”Ka te tille qe mendojne se nuk ka kurrfare ndryshimi ndermjet nje medituesi dhe nje individi qe pushon ne qetesi (David Holmes dhe koleget e tij).Ndryshimet ne tensionin e gjakut, frymemarrjes dhe rrahjet e zemres ishin te ngjashme ne te dyja grupet.Sidoqofte nuk eshte dhene ende nje pergjigje perfundimtare, nderkohe qe psikologet i njohin dobite e TM-se ne trajtimin e anktheve dhe streseve.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi - Meditimi Empty Re: Meditimi

Mesazh  Luli prej 02.03.15 0:33

Meditimi i rëndësishëm në uljen e stresit!

meditimi - Meditimi 640px-Sukkasana

Meditimi mund të ketë një efekt pothuajse të menjëhershëm në uljen e stresit, kanë zbuluar hulumtuesit.

Ata thonë se tri ditë të njëpasnjëshme të 25 minutave të seancave mund të ketë një efekt dramatik.

Ata kanë studiuar një ‘Meditim të ndërgjegjshëm’, teknikë kjo e zhvilluar në vitin 1970, e cila ende është e disponueshëm në faqe online.

“ Shumë persona raportojnë se e përdorin praktikën e meditimit për reduktimin e stresit, por ne dimë shumë pak rreth asaj se sa shumë ju keni nevojë për reduktimin e stresit dhe përfitimet shëndetësore”, ka thënë autori kryesor J.David Cresëell, profesor i psikologjisë.

Meditimi funksionon, dhe sipas hulumtuesve ju do të shihni ndryshimin vetëm brenda tri dite.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

884


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi - Meditimi Empty Re: Meditimi

Mesazh  Berti69 prej 15.10.15 14:16

meditimi - Meditimi Buddha

Çfarë është meditimi?

Meditimi është të dëshmuarit. Meditimi nis duke u ndarë fillimisht nga mendja, duke qenë dëshmitar. Kjo është e vetmja rrugë për ta shkëputur veten prej çdo gjëje. Nëse shikoni dritën, një gjë është e sigurt: ti nuk je drita, por ai që je duke e vështruar. Nëse po shihni lulet, një gjë është e sigurt: ti nuk je lulja, por ai që vëzhgon. Vëzhgimi është çelësi i meditimit. Vërej mëndjen tënde. Mos bëj asgjë – mos përsërit mantra, emrin e Zotit – vetëm shiko se ç’po bën mendja. Mos e ngacmo, mos e ndalo, mos e detyro; mos bëj absolutisht asgjë. Vetëm bëhu vëzhgues, spektator dhe mrekullia e të vëzhguarit është meditim. Ndërsa je duke parë, mengadalë mendja boshatiset nga mendimet; por nuk po fle, bëhesh edhe më vigjilent, i vetëdijshëm.

Ndërsa mendja boshatiset plotësisht, gjithë energjia flakëron në zgjim. Kjo flakë është pasojë e meditimit. Pra, mund të themi se meditimi është një emër tjetër për të dëshmuarit, vëzhguarit, spektatorin pa anjë lloj gjykimi e vlerësimi. Vetëm duke vëzhguar dilni menjëherë jashtë mendjes…

Çfarëdo Maharishi Mahesh Yogi e njerëz të tjerë si ai bëjnë është gjë e mirë, por quajnë meditimin diçka që nuk është. Këtu i çojnë njerëzit në rrugë të gabuar. Nëse do të ishin të sinqertë e autentikë dhe t’u thoshin njerëzve se kjo të jep shëndet mendor e fizik, jetë më të qetë, ekzistencë paqësore, atëherë do të ishin në rregull. Por në çastin që nisën ta quanin “meditim kapërcyes”, ata emërtuan një gjë mëse të zakonshme me një kuptim themelor, të cilin nuk e përmbush. Njerëzit kanë qenë në meditim transshendent për vite të tëra, e në Lindje për mijëra. Por kjo nuk është bërë njohja e vetes së tyre, nuk i ka bërë Gautam Buddha.

Nëse doni të kuptoni saktësisht çfarë është meditimi, Gautam Buddha është njeriu i parë që i dha emrin e saktë – të dëshmuarit.


OSHO
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


434


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi - Meditimi Empty Re: Meditimi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi