Parajsa, plot me flutura dhe engjëj

Shko poshtë

Parajsa, plot me flutura dhe engjëj Empty Parajsa, plot me flutura dhe engjëj

Mesazh  AI IA prej 05.08.14 12:23

Eben Alexander u shtrua në spital, për shkak të
meningjitit në vitin 2008. Ra në koma dhe kur
u zgjua kujton një udhëtim perfekt në një
“dimension më të lartë”, të populluar nga
engjëj, në një skenar parajse. Mes dyshimeve të shumta, ky udhëtim i shtohet fenomenologjisë komplekse të përvojave të paravdekjes
Është një histori shumë e veçantë ajo e Eben
Alexander, një neurokirurg në Harvard, me një
kurrikulum të rëndësishëm akademik. Një
histori që përfundoi në kopertinën e
“Newsweek ” dhe është marrë edhe nga gazeta
të tjera në botë. Me siguri, sepse kjo e
përjavshme është në qendër të polemikave prej disa kohësh. Rrëfimi për “javën në parajsë” të neurokirurgut është kalimi nga një jetë e tërë kërkimesh, të dhënash, studimesh, libra dhe ambient akademik, në interpretimin e një realiteti të ndryshëm, gjatë ditëve në gjendjen e komës. Duhet thënë që për këtë ngjarje ka shkruar edhe një libër që po shndërrohet në një bestseller. Aty tregohet monitorimi i vazhdueshëm i gjendjes së tij cerebrale gjatë asaj që ai e përshkruan si një përvojë në një tjetër botë: ajo pas vdekjes. “Near Death Experience”, ku tregohen eksperiencat e paravdekjes, nuk janë ngjarje të rralla. Madje janë me mijëra rastet e personave që çdo vit tregojnë se kanë parë “por jo jetuar”, në një botë të përtejme, larg realitetit tokësor. Janë të gjitha përvoja që kanë të përbashkët të paktën një element, ndjenjën e vazhdueshme të paqes,
që zakonisht rezervohet për ata që kalojnë
kufirin mes jetës dhe vdekjes. Shumë flasin për
një ekstazë të vërtetë. Dhe në pjesën më të
madhe, kush është kthyer pas, nuk kishte
ndërmend ta bënte dhe rrëfimet konvergojnë të gjithë mbi ndërhyrjen e një force jo të
specifikuar, në gjendje për të afruar
ndërgjegjen me trupin “e braktisur”.

Flutura dhe muzikë
Në rastin specifik të Alexander-it, 58 vjeç,
figura është ajo e një specialisti me një CV
shumë të mirë, që gjatë karrierës së tij do ketë
dëgjuar me dhjetëra raste të këtij lloji të cilave
nuk u kishte besuar asnjëherë. Më pas, kur u
sëmur papritur nga meningjiti në vitin 2008
dhe ra në koma në spitalin e Virxhinias, doktori
vendosi të tregojë versionin personal. Ndërsa
truri i tij nuk kishte “aktivitet” dhe trupi ishte
pa ndjenja e nuk u përgjigjej stimujve të
jashtëm, Alexander thotë se kishte shkuar në
një vend “plot me flutura ku dëgjohej muzikë
dhe këngë”. Këtë udhëtim, ai e përshkruan si
shumë “të gjallë në një univers koherent”.
Alexander tregon për udhëtimin e tij në një
vend të ngjashëm me parajsën, në imazhin e
saj më të zakonshëm që njerëzit kanë për të,
atë të një vendi plot me re, ku u prit nga një
grua shumë e bukur me sy bojëqielli, ku
perceptimi i parë ishte dashuria e
pakushtëzuar nga diçka shpirtërore, duke
fluturuar në krahët e një fluture. E gjithë kjo
teksa ishte pa ndjenja, çka e bëri shkencëtarin
të mendonte për ekzistencën e një tjetër forme
të ndërgjegjes, atë shpirtërore. Përvoja e
Alexander ka modifikuar thellësisht një vizion
shkencor për ndërgjegjen njerëzore. “Si kirurg
që jam, nuk besoja te këto lloj eksperiencash,
shkuan shkencëtari në ‘Newsweek’, dhe
gjithmonë kam preferuar hipotezat shkencore”.
Doktori thotë se nuk është katolik dhe se nuk
beson te jeta e përjetshme. Por më pas
eksperimentoi “diçka kaq të thellë” sa përvoja
të tilla të merren në konsideratë të kërkimet
shkencore. Udhëtimi i tij mes “reve ngjyrë të
kuqe dhe krijesave engjëllore që linin gjurmë
në qiell”. Ai tregon për takime me krijesa të
ndryshme nga ato që ka parë në këtë planet.
“Ishin më të avancuara. Forma më të larta.
Pastaj këngët që vinin nga lart, më mbushnin
me gëzim dhe kënaqësi”. E gjithë kjo ka
ndodhur në një gjendje kur korja cerebrale,
pjesa që kontrollon emocionet dhe mendimet,
nuk ishte në aktivitet. Alexander shton: “Nuk ka
një shpjegim shkencor për atë që ka ndodhur:
ndërsa neuronet e kores nuk ishin aktive për
shkak të infeksionit, diçka si një ndërgjegje e
palidhur me mendjen shkoi në një univers
tjetër. Një eksperiencë, ekzistencën e së cilës
nuk e kisha menduar kurrë”. Këtë përvojë,
doktori e cilëson një shesh xhirimi filmash
hollivudianë. Por që më pas shton: “nuk ishte
fantazi dhe ka ndikuar shumë në aktivitetin tim
profesional dhe sferën shpirtërore”. Ndoshta
libri që ka shkruar mund të sjellë ndryshime
edhe në llogarinë bankare të Alexander, dhe
një pjesë e parajsës mund të materializohet
edhe në tokë. I shkruar nga një neurokirurg
mund të ndihmojë të hedhë më shumë dritë në këtë fenomen kompleks.
AI IA
AI IA

Mund te besh cdo gje, por jo gjithcka!

19


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parajsa, plot me flutura dhe engjëj Empty Re: Parajsa, plot me flutura dhe engjëj

Mesazh  Gabriel prej 05.08.14 16:48

Gjithcka lidhet me trurin dhe ne ate qe besojme realisht.
Mbas vdekjes e vetmja gje e gjalle mbetet vetedija, keshtu qe cfaredo
eksperience qe mund te kemi degjuar apo perjetuar eshte e vertete...
Jeni ju qe e beni ate te vertete dhe te verteten nuk e gjeni ne libra apo internet,
ate nuk jua meson dot njeri, ajo ndodhet brenda jush. Duhet vetem te besoni ne te....
Gabriel
Gabriel

https://www.fiverr.com/bldesign

107


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parajsa, plot me flutura dhe engjëj Empty Re: Parajsa, plot me flutura dhe engjëj

Mesazh  FlyEmirates prej 18.10.18 21:04

Ne nje liber te Abdulla Nana thuhet qe ne parajse secili do te kete nga 300 sherbetore qe do tu cojne nga 300 lloje te ndryshme ushqimesh. Gjithashtu 500 hyrije (vajza engjej) dhe 4000 gra. Hehe
FlyEmirates
FlyEmirates

Server : 695 - Death Mirage
Level: 92
Power: 102000
Water Main

13


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parajsa, plot me flutura dhe engjëj Empty Re: Parajsa, plot me flutura dhe engjëj

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi